Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    "Euro 2016", hidhet shorti, Shqipëria në grupin A me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë

    Emri:  Serbia-Albania-Pri_3073171k.jpg

Shikime: 1224

Madhësia:  49.6 KB

    Në orën 18:00 do të hidhet në Nion të Zvicrës shorti për fazën finale të Europianit “Francë 2016”, ku Shqipëria do të njohë tre rivalët e saj për fazën e grupeve. Për tifozët shqiptarë, kjo do të jetë hera e parë që do të provojnë emocionet e këtij shorti, ndërsa trajneri italian i kuqezinjve, Xhani de Biazi, deklaron se nuk ka asnjë preferencë për emrin e rivalit, pasi Shqipëria është në vazon e katërt dhe të gjitha skuadrat që ajo do të ketë si kundërshtare, do “Francë 2016”, të jenë të një niveli më të mirë.

    Sot në orën 18:00 hidhet në Nion të Francës shorti për fazën finale të Kampionatit Europian “Francë 2016”. Shqipëria do të njohë tre rivalët e saj për fazën e ndeshjeve në grupe. Është hera e parë që vendi ynë po luan në një kampionat europian futbolli. Shqipëria ndodhet në vazon e katërt dhe gjithë skuadrat e tjera që do të ketë si kundërshtare do të jënë të një niveli më të lartë. Në momentin e hedhjes së shortit në Francë do të jenë të pranishëm gjashtë zyrtarë të lartë të FSHF-së, bashkë edhe me trajnerin e Kombëtares, Xhani de Biazi.

    Delegacioni kryesohet nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, zv.sekretari Çela dhe menaxheri i ekipit përfaqësues, Alban Bushi. Në Paris ata do të bashkohen me Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë, Denis Bastari dhe Drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun, Xhankarlo Padovan, të cilët kanë marrë pjesë edhe në seminarin e organizuar nga UEFA. Duka është shprehur një ditë më parë se Shqipëria nuk shkon me pushime në Francë, por do të provojë të zhvillojë Europianin e saj.

    Ndërkohë trajneri De Biazi ka thënë se s’ka preferencë për emrin e rivalit. “Nuk dua të zgjedh asnjë skuadër që e preferoj në grup, e as që do të doja ta evitoja. I marrim skuadrat një nga një. Jemi në vazon e katërt dhe nuk kemi probleme. Duke e pasur parasysh se të gjithë janë të fortë, nuk kemi dëshirë të evitojmë askënd”, u shpreh tekniku Italian. Më poshtë vazot me secilin ekip dhe varianti më i mirë dhe më i keq.

    VAZO 1

    Franca, Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia, Belgjika


    VAZO 2

    Itali, Rusi, Zvicër, Austri, Kroaci, Ukrainë


    VAZO 3

    Çekia, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria


    VAZO 4

    Turqia, Republika i Irlandës, Islanda, Uellsi, Shqipëria, Irlanda E Veriut, Shqipëria

    Varianti më i mirë për Shqipërinë: Portugalia, Austria, Hungaria;

    Varianti më i keq për Shqipërinë: Spanja, Italia, Suedia;

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: "Euro 2016", sot hidhet shorti

    Europiani 22016, Shqipëria në grupin A me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën

    Emri:  Shorti.jpg

Shikime: 761

Madhësia:  34.4 KB

    Po hidhet shorti i finaleve të Kampionatit Europian “Francë 2016” në Paris dhe dy kundërshtarët e parë të Shqipërisë janë për momentin Franca dhe Rumania.

    Kuqezinjtë janë renditur në grupin A pikeisht me francezët dhe rumunët.

    Shqip

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: "Euro 2016", sot hidhet shorti

    Hidhet shorti i “Francë 2016”, Shqipëria në grupin A, me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë

    PARIS- Jo vetëm kuqezinjtë e Xhani De Biasit por gjithë shqiptarët, po mbajnë sot sytë nga Parisi i Francës, aty ku Federata Europiane e Futbollit po hedh shortin e finaleve të Europianit Francë 2016, ku Shqipëria bënë pjesë në vazon e katërt.

    Mësohet se Shqipëria do jetë në Grupin A dhe kundërshtar do ketë Francën Rumaninë dhe Zvicrën.

    Përfaqësuesja jonë merr pjesë për herë të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm, pasi arriti e dyta në fazën e grupeve, ku la pas Danimarkën e Serbinë, teksa vetëm Portugalia korri një rezultat më pozitivë se të përzgjedhurit e Xhani De Biasit.

    Pjesë e delegacionit shqiptar në Francë janë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, zv.sekretari Besnik Çela, trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi dhe menaxheri i saj, Alban Bushi.

    Më herët, drejt Francës janë nisur edhe drejtori i marrëdhënieve me jashtë, Denis Bastari, si dhe ai i marrëdhënieve me publikun, Xhankarlo Padovan, të cilët kanë marrë pjesë në seminarin e organizuar nga UEFA enkas për Europianin.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  4. #4

    Për: "Euro 2016", hidhet shorti, Shqipëria në grupin A me Francën, Zvicrën dhe Rumani

    me pak fat grupi nuk eshte edhe i pakalueshem...shpresojme!
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: "Euro 2016", hidhet shorti, Shqipëria në grupin A me Francën, Zvicrën dhe Rumani

    grupi shume interesant. shpresojme per paraqitje dinjitoze..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: "Euro 2016", hidhet shorti, Shqipëria në grupin A me Francën, Zvicrën dhe Rumani

    Per shqiprin ishte arritje modhe qe erdhem deri ktu. Ndaj frances dhe zvicres as qe bohet fjal ti morim pik. Po fitem me romunt jemi n'rregull.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •