Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë bananesh

    Analisti i Huffington Post. Shqipëria më afër një shteti-mafia se një republikë bananesh

    Emri:  oooo.jpg

Shikime: 249

Madhësia:  36.3 KB

    Pas shkrimit “Drama e Shqipërisë” në Huffington Post, ekonomisti Jaime Pozuelo-Monfort shfaqet sërish me një artikull të gjatë me titullin “Një thirrje për shqiptarët”. Ekonomisti i vendosur në Shqipëri për blogun e njohur HuffPost, e nis shkrimin kësaj here me takimin që zhvilloi me studentë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë.

    Lexoni të plotë artikullin e tij publikuar në Huffington Post….

    Është e Mërkurë 9 Dhjetor 2015. Një ditë përapara se ish-ministri I Financave Arben Malaj të më ftonte të prezantoja shkrimin “Drama e Shqipërisë” përpara studentëve elitë në kursin e tij të masterit në Fakultetin e Ekonomisë. Në orën 11 unë hyrë në klasë. 4 studentë të professor Malajt të cilët kanë lexuar artikullin tim në Huffington Post, po mundohen të më të shpjegojnë se përse janë ose jo dakord me artikullin “Drama e Shqipërisë”. Atë nënvizojnë se artikulli kritikon por nuk jep zgjidhje. Ata sugjerojnë se ata bien dakord me 70 % të përmbajtjes së artikullit dhe nuk e miratojnë 30% të tij. Zoti Malaj më lejoji 20 minuta që të vijoja me sugjerimet për përmirësim. Unë risolla në vëmendje se “Drama e Shqipërisë” nuk është krijim personal i imi, por është një dëshmi e mbi 100 personave më të njohur në Shqipëri. Unë i shpjegova studentëve elitë se dy nga prioritet kryesore që Shqipëria duhet të ndërmarrë, janë emancipimi nga politika dhe establishmenti politik dhe divorci eventual, dhe vetëdija se situata aktuale është dramatike dhe është e nevojshme që të përqafohet një politikëbërje radikale.

    Shqipëria është sot më afër një shteti-mafia se një republikë bananesh në vend që të zhvillohet si një komb ashtu si fqinjët e vet Kroacia apo Sllovenia. Ideja e gabuar se Shqipëria do të bëhet si Zvicrra brenda 25 viteve tregon vetëm një mendim të mirë të politikës që udhëheq përballë faktit se një rezultat tragjik e pret republikën ballkanike në mungesë të ndryshimeve të mëdha. Ndërkohë në politikën shqiptare po luhet një Dramë Reale. Është një skenar ku çdo lider politik po ndërmerr një rol shumë mirë të memorizuar, ku pretendentët e mëdhenj të cilët as nuk meritojnë të luajnë në këtë rol, i transmetojnë shoqërisë një kontekt normaliteti dhe menaxhimi i cili nuk qëndron aspak. Është një skenar ku prioritetet e dukshme përqafohen sa për sy e faqe të institucioneve ndërkombëtare të cilat derivojnë në fiasko. Është një skenar ku ajo që duket si përballje dhe polarizimi në fakt portetizohet vetëm për siguruar një copë nga torta elektorale. Është një skenar në të cilën mungesa e incentivave dhe disiplinës individuale, përparon. Në mungesë të modeleve konrekte, cdo individ shëndrrohet në një Lazarillo de Tormesn (personifikimi i një hajduti-jetim të stërvitur nga hajdutët-mjeshtra të cilëve ai u shërben, personazh i një novele spanjolle të cilësuar si heretike me të njëjtën titull”.

    Dështimi i sistemit në Shqipëri, nuk është asgjë tjetër përveç se një ripërsëritje e simptomave që janë shënuar në shumë vend të tjera në zhvillim. Perëndimi ka dështuar në tentativën e vet për të imponuar qeverisjen e vet mes një morie agjensish dhe institucionesh ndërkombëtare.

    Në të njëjtën kohë, ambasadorët të cilët refuzojnë të pranojnë ftesën për të takuar me kukullat e thjeshta të establishmentit oligarkik të koorporatave perëndimore, për të cilët mësëpari por jo i vetmi prioritet është të që alokojnë manifakturat e tyre të eksportit apo të mbrojnë interesat e tyre historike mbi pasuritë e shqiptarëve. Në mungesë të një modeli origjinal dhe elitës mediokre që është nje kopje modeste e politikëbërjes, beson se puna e institucionale dhe legjislacioni për të mirën e kombit do të jetë e mjaftueshme për të ecur drejt prosperitetit. Kjo nuk është e mjaftueshme por e nevojshme. Algjebra bazike, tregon se Shqipëria dhe shqiptarët duhet që të sëndërtojnë vetë rrugën e tyre, një model të ri, një qasje të re me qëllim që ecin drejt prosperitetit, pa hezitim, dhe pa u konfrontuar. Duhet të ketë një model të ri, një qasje të re për Shqipërinë që të mbetet i veçantë. Por në botën e sotme, një skeme e re qeverisje duhet të jetë globale dhe e ndërlidhur.

    Unë refuzoj të besoj dhe të pranoj se ne duhet ti qëndrojmë ende sistemit aktual. Paradigma qeverisëse aktuale në Shqipëri dhe në shumë vende në zhvillim është absolute, e thënë ndryshe e pandryshueshme. Skema të reaj qeverisëse duhet që patjetër të dalin në skenë. Establishmenti aktual duhet të vihet në provë dhe me të duhet përballje. Politikanë profesionistë me interesa kallp dhe mjegullta me koorporata dhe media duhet të zëvendësohen nga një lloj tjetër lidershipi, një dorë e re individësh të pajisur me integritet, pavarësi, pragmatizëm dhe vision, të përbashkuar në një front të përbashkët, në një aleancë të përbashkët në shërbim të shoqërisë.

    Është më me vend që të nisësh të ngresh një ndërtesë të re se të restaurosh një strukturë të vjetër e të ndryshkur. Sistemet, paradigmat kanë lindur, jetojnë dhe bëhen absolute vetëm e vetëm që të zëvendësohen nga një qasje më e mirë. Sigurisht që do të ketë një rezistencë nga aksionerët që e jetojnë përmes privilegjeve të caktuara dhe kështu ata ruajnë status-quon e tyre. Ka një farë konservatorizmi dhe frikë në mes të qytetarëve të cilët mendojnë se alternativat mund të çojnë drejt kaosit, trubullirave dhe revoltës. Por ku mund të mos jetë rasti, sepse ekzistojnë teknologji të reja të cilat mund të sjellin ndryshimin në mënyrë më elegante përmes qëllimeve dhe menyrave paqësore vetëm duke përdorur armën më të fuqishme në dispozicion, armën e bindjes së masës.

    Kjo është një thirrje për të gjithë shqiptarët dhe në veçanti për ata më të talentuarit dhe me ambicie për ndryshimin rrënjësor të sistemit dhe të status-quos dhe kjo me detyron mua që të adresoj këtë memorandum. Disa nga protagonistët të cilët i janë përgjigjur thirrjes sime janë të frikësuar, fshihen në bunkeret e tyre të rehatisë, duke zgjedhur që të ruajnë avantazhin që kanë përmes jetesës konforte që ata kanë. Mos kini frikë, unë po ju sugjeroj sepse sot nuk ka asnjë betejë për të luftuar përveç se bindjes dhe joshejes. Mos kini frikë, unë po ua kërkoj në këtë mundësi që po ju jepet sepse nuk nuk ekziston asnjë frikë përveç frikës vetë. Qëllimi jonë është i drejtpërdrejtë, i guximshëm, vizionar. Ka të bëjë vetëm me imagjinatën për të ardhmen më të mirë të mundëshme dhe për tia prezantuar atë shoqërisë është mënyra më argëtuese. Në rastin më të mirë behet fjalë për një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë si pjesë e një grupi imagjinar shtetesh të ashtuquajtura Ballkanland mes Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë, Mali të Zi dhe Serbisë. Rivalietet e mëparshme duhet të lihen pas me qëllim që të përqafohet një bashkëpunim i ri i cili zgjat përmes punës së përbashkët. Ne duhet ta çojmë integrimin përtej limiteve të mundshme, përtej të pamundurës. Ne duhet të hartojmë një filozofi të bashkëpunimit të gjithëkombësh që shkon në përputhje me ambiciet e Europës së pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo është një thirrje për çdo e për të gjithë shqiptarët, jo një sulm apo një ultimatum.

    Është një ftesë për të ndërmarrë një paradigmë të re që quhet post-politikë në të cilën 6 skuadra të një performance të lartë të secilës republikë ballkanike që ëndërrrojnë horizonte të reja afatgjate për fiksionin e shteteve të Ballkanlandit, ku identitetet respektohen ndërsa kufijtë dhe barrierat shëmben si ato psikologjike ashtu edhe ato fizike rrëzohen. Ashtu si edhe në një novelë të Agatha Christit apo në filmat e Hitchcockut, suspanca dhe intriga e mënyrës tonë të të treguarit do të na japë të gjithë pritshmëri të ankthshme në pritje të serive të ardhëshme. Qytetarët që do të votojnë do të bëhen vëzhgues aktivë të asaj që është Ballkanland. Në këtë pikë ne nuk duhet të aspak ta limitojmë imagjinatën tonë.

    Në linjën time logjike ka një garanci, një angazhim dhe një premtim: që unë do ti qëndroj përjetë vendosmërisë për të identifikuar, për të takuar dhe për të rektrutuar ekspertët më të mirë për të sëndërtuar skuadra të mirëpërgatitura që të vihen në shërbim të shoqërisë, se unë do ti qëndroj pranë çdo prioritet të vetëm për të mbrojtur gjithmonë interesin e më të dobtëve dhe për të sjellë mirëqenie për të gjithë dhe jo vetëm për disa, dhe që unë nuk do të përqafoj axhenda të partive që qëndrojnë në shërbim të së keqjes.

    Në 10 Dhjetor, unë po shëtisja në Bulevardin Dëshmorët e Kombit drejt Oborrit Mbretëro ku në orën 12.00 Princ Leka po më priste në rezidencën e tij. Një déjà vu e mbretërimit të suksesshëm të gjyshit të tij Mbretit Zog, mund të jetë në rrugë e sipër por gjithmonë kjo mbetet në formën e fantazisë. Një Princ Leka i shqetësuar është dakord me analizën time të fundit dhe më rikujton mua terrenin delikat në të cilën ecën vendi i tij i dashur. Ka lavdi përpara nëse ne arrijmë të punojmë sëbashku të bashkuar. Ata që ulëritën për revolucion duhet të jenë të kujdesshëm sa i takon instancave aktuale. Thirrjet për revolucion të artikuluara përmes protestash masive dhe të dhunshme janë provuar si jo të efektshme që të të çojnë në ripërsëritjen e të njëjtave regjime që edhe vetë Pranvera Arabe kishte si qëllim ti hiqte qafe. Revolucionet e ofruara janë të vetmet të cilat mund të largohen me elegancë. Në skenar i ri që është shfaqur dhe në të cilin qytetarët dhe audicena e re mund të zgjedhin nesë duan apo jo të shkojnë. Të limituar nga paaftësia e tyre për të hartuar horizonte të reja, establishmenti politik ka krijuar një vetëdije dypolare për faktin se në çdo rast gjysma e tortës elektorale do ti përkasë secilës palë. Paaftësi për të parafytyruar të konvertuar establishmetin politik në një model të besueshëm dhe jo si barrë. Establishmenti politik jo vetëm që pretendon se e di por edhe vazhdon në mënyrë absurd të ecë drejt një destinacioni të keq-përcaktuar.

    Në të njëjtën kohë, media vazhdon të jetë e mbushur me transmetime shumëorëshe me fjalime politikanësh sharlatanë të cilët flasin për politika që nuk kanë pak për të mos thënë aspak vlerë. Mikrofoni i jepet atyre që nuk e meritojnë aspak. Çmenduria aktuale e marshon sepse lidhjet mes politikës dhe medias janë të manifestuara dhe të shpalosura përmes platformave teknike dhe ideologjike. Simbioza parazite dhe të paramenduara politikanësh tashmë shfrytëzojnë qytetarin si viktimë, pikërisht ata qytetarë që u kanë dhënë atyre liçenca agjentësh 007 për të fshehur vezën e artë të cilët askush as nuk e di që ekziston.

    Drama e Shqipërisë vazhdon për shkak të atyre që bllokojnë dritën dhe zgjedhin të qëndrojnë fort në pozicionet e tyre të privilegjeve të cilët nuk i meritojnë më. Konteksti absurd qëndron sepse shqiptarët, verbërisht i pranojnë liderët e tyre si legjitimë dhe si të vetmit trashëgimtarë të përfaqësimit, dhe për kaq kohë sa do të jetë kështu, shqiptarët do të vazhdojnë të shtyjnë në kohë vetëm duke u joshur nga tentacioni i jetës moderne ku narcizimi individual dominon mbrotjen e të mirës së përbashkët.

    E ndërkohë, ekonomia e tregut të ëngjejve të rënë, vlerëson vetëm ata të cilët nuk e meritojnë, ndërsa ata që punojnë fort mundohen të sigurojnë qëllimet në kufijtë e mbijetesës. Ekuilibri perfekt mes oligarkëve dhe establishmentit politik garanton pranimin në heshtje të situatës nga ana e qytetarëve.

    Nuk është e mjaftueshme të thuash se një tjetër Shqipëri është e mundur. Unë inkurajoj guximtarët e vërtetë dhe të talentuarit të na bashkohen në përpjekjen tonë për ndryshimin e kësaj paradigm. Establishmenti aktual politik duhet të sfidohet ose të lëvizë për më lart ose të largohet. Një lojë Nash jo bashkëpunimi po gatuhet në furrë në anën tjetër të fushës së shahut të të gjithë establishmentit politik. Të ëndërrosh apo të mos ëndërrosh, kjo është çështja.

    Syri

  2. #2

    Për: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë bananesh

    me google transaltor esht perkthyer kjo? Titulli i pari eshte perkthyer gabim.


    artikulli origjinal ne anglisht
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 14-12-2015 më 10:25

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë bananesh

    Qeverine e Rilindjes e mori lumi, pa mbaruar as edhe nje mandat, kur edhe megafoni me i madh i te majteve ne Amerike, del kunder "mafies" ne pushtet qe drejtohet sot nga Ramat e Veliajt e Sorrosit dhe Huffington Post-it.

    Kur e pyeten nje liberal te thekur ne Amerike se pse e sulmoni kaq hapur qeverine ne Tirane qe drejtohet nga "njerezit e idealit", ai u pergjigj shkurt e prere: "Keta nuk jane njerezit e idealit tone. Keta i bejne nje reklame te keqe idealeve tona!"

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes, lart e me lart!

    Albo

  4. #4

    Për: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë bananesh

    Tjeter artikull per Shqiperine dhe reformen ne sistemin gjyqesor dhe nga Huffington Post

    http://www.huffingtonpost.com/fron-nahzi/albania-ambassador-lus-wa_b_8849026.html

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •