Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 54
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokratëve

    Dëmet nga protestuesit, I falsifikuan firmën në gjobën ndaj Bashës, Besmir Karaj kallëzim në Prokurori

    Emri:  besmir-karaj.jpg

Shikime: 480

Madhësia:  103.4 KB

    Besmir Karaj, inspektori që kishte emrin në gjobën e Bashkisë për protestën ka bërë kallzim penal në prokurori.
    Besmir Karaj ka dëshmuar se nuk ka plotësuar asnjë gjobë dhe gjithçka është bërë pa dijeninë e tij nga Kryeinspektori.
    Karaj ka bërë kallzim penal edhe për fallsifikim të firmës së tij.
    Fatura që u publikua në rrjetin social të Erion Veliajt, mbante shumën 16,372,900 lekë.

    ORA NEWS

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Gjoba nuk ka date.
    Ne baze te ligjit behet automatikisht e pavlefshme.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Gjoba nuk ka date.
    Ne baze te ligjit behet automatikisht e pavlefshme.
    Edhe po te kishte, eshte nje cop fletrrufe kuturu!

    Sesi i paska pa Erioni 87 veta tu urinu, ec e kuptoje?

    Keta behen karagjoz pa e kuptuar...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Bej shtet po deshe me mashtrusa te ketij kalibri, qe jo vetem qe fallsifikojne firma, por nuk e kane per gje qe ta publikojne per gjithe boten ta shohi mashtrimin e tyre.

    Lum Tirana per Veliun!

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Si princip eshte i drejte,kush prish,zapton,shkaterron duhet te paguaj. E bere nga Veliaj,nuk ja vlen te perdoret fjala princip,po hajde.

    Po ta kishte derguar si fillim faturen e ndertimit te bunkerit ne Partin Socialiste edhe kjo gjobe drejtuar PD do kishte kuptim.
    Dmth;Perveç kesaj gjobe per Pd mungojne edhe dy gjoba te tjera per PS,njera e ndertimit dhe tjetra e heqjes te ketij bunkeri.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    skender76 (11-12-2015)

  7. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Gjobat per kundrashkeljet i paguan individi dhe jo partia. Pastaj ajo lloj gjobe me firme te fallsifikuar dhe me disa gabime trashanike mbrenda saj, vetem gjobe qe nuk eshte...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 11-12-2015 më 04:47
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Gjobat per kundrashkeljet i paguan individi dhe jo partia. Pastaj ajo lloj gjobe me firme te fallsifikuar dhe me disa gabime trashanike mbrenda saj, vetem gjobe qe nuk eshte...

    Nuk eshte e vertete qe gjobat i paguan individi,po u vertetua qe individi i perket kesaj partie (i shtyre o i urdheruar) edhe partia "gjobohet" o denohet.

    Duhet te vleje i njejti princip si nje ndermarje private o shteterore.

  9. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Une po them si funksionon si parim. Pastaj protestat ne pergjithesi i organizojne sindakatat qe mbeshtesin ideologjine e partise!
    Tek ne partia i ka tentakulat gjithandej...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokra

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Si princip eshte i drejte,kush prish,zapton,shkaterron duhet te paguaj. E bere nga Veliaj,nuk ja vlen te perdoret fjala princip,po hajde.

    Po ta kishte derguar si fillim faturen e ndertimit te bunkerit ne Partin Socialiste edhe kjo gjobe drejtuar PD do kishte kuptim.
    Dmth;Perveç kesaj gjobe per Pd mungojne edhe dy gjoba te tjera per PS,njera e ndertimit dhe tjetra e heqjes te ketij bunkeri.

    Kujt ti thush se?!

    Te ndertosh pa leje, ky miku te ve prangat dhe te dergon faturen per prishjen e objektit qe e ke ndertu me paret tuja.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    SERAFIM DILO (11-12-2015)

  12. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Ekspertët e laboratorit kriminalistik kanë vërtetuar më në fund se gjoba e Bashkisë së Tiranës për dëmet që sipas saj shkaktoi PD në protestën e 8 dhjetorit, është e falsifikuar, raporton AbcNews.

    Fleta që mban firmën e inspektorit Besmir Karaj nuk është plotësuar prej tij, por nga dikush tjetër. Vetë inspektori i pati denoncuar këtë falsifikim në Prokurori ku shpjegoi se nga blloku i gjobave, që mbanin në fund nënshkrimin tij, ishte shkëputur një fletë , e cila ishte plotësuar më pas nga dora e dikujt tjetër. Ky denoncim tashmë është vërtetuar duke nxjerrë në pah një manipulim të shëmtuar për qëllime të vogla politike.

    Çështja bëhet serioze po të kemi parasysh se vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, doli publikisht për të thënë se gjoba ishte e inspektorit dhe si ai “i dilte për zot” rregullsisë së saj. Madje, me një ironi krejtësisht jokorrekte për një funksionar të lartë, Veliaj keqpërdori deri në meskinitet familjen e inspektorit Karaj.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Veliajt ndaj PD, e fallsifikuar

    Postuar në 25 Janar, 2016 02:01

    Ekspertët e laboratorit kriminalistik kanë vërtetuar më në fund se gjoba e Bashkisë së Tiranës për dëmet që sipas saj shkaktoi PD në protestën e 8 dhjetorit, është e fallsifikuar, raportoi AbcNews.
    Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertet e policisë shkencore, të cilët kanë konstatuar se shkrimi që ka plotësuar gjobën nuk është i policit Karaj. Sipas AbcNews, për këtë konstatim, Laboratori i Policisë Shkencore, pranë ministrisë së Brendshme, ka njoftuar edhe prokurorinë e Tiranës, e cila në ditët në vazhdim do të thërrasë për të marrë në pyetje eprorët e policit Karaj. Ata, të cilët mbrëmjen e 8 dhjetorit i morën bllokun e gjobave efektivit të policisë bashkiake.
    Sipas akt-ekspertimit krahasues dhe grafik, fleta që mban firmën e inspektorit Besmir Karaj nuk është plotësuar prej tij, por nga dikush tjetër. Vetë inspektori i pati denoncuar këtë fallsifikim në Prokurori ku shpjegoi se nga blloku i gjobave, që mbanin në fund nënshkrimin tij, ishte shkëputur një fletë , e cila ishte plotësuar më pas nga dora e dikujt tjetër. Ky denoncim tashmë është vërtetuar duke nxjerrë në pah një manipulim të shëmtuar për qëllime të vogla politike.
    Çështja bëhet serioze po të kemi parasysh se vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, doli publikisht për të thënë se gjoba ishte e inspektorit dhe si ai "i dilte për zot" rregullsisë së saj. Madje, me një ironi krejtësisht jokorrekte për një funskionar të lartë, Veliaj keqpërdori deri në meskinitet familjen e inspektorit Karaj.
    Për ta bërë sa më të bujshëm spektaklin e tij, Veliaj kishte zgjedhur bllokun e inspektorit Besmir Karaj për të manipuluar gjobën, pasi babai i tij ishte kryetar i një dege lokale të PD. Intriga banale synonte të denigronte individin, duke i thënë opinionit që PD e gjobitën njerëzit e saj.
    Pas denoncimit të inspektorit, kjo "gjetje" e Erion Velisë ka dalë zbuluar. Por në këtë rast nuk kemi të bejmë me një lojë fëmijësh, por me përfshirjen e kryetarit të Bashkisë në një fallsifikim, që moralisht nuk mund të qëndrojë në këtë detyrë. Edhe si manipulues edhe si abuzues me punonjësit e tij. Ndërsa ligjërisht, në bazë të Kodit Penal, Erion Veliaj, i cili i doli për zot kësaj gjobe, rrezikon deri në 7 vjet burg për falsifikim.
    Ja se çfarë thotë neni 186 për fallsifikim e dokumentave: "Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë".
    Nuk është hera e parë që Veliaj përfshihet në fallsifikime dhe abuzime të ngjashme, që nga koha kur drejtonte Lëvizjen Mjaft, si ministër i Mirëqënies dhe së fundi si kryetar bashkie. /lapsi.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  14. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Ishte dhe eshte nje gjobe koti ,edhe se si parim eshte i drejte por duhej te behej nga nje institucion "i pavarur" o shteteror,(policia etj )
    E beri Veliaj personalisht,vet gjoba behet e pavlefshme;e para, nuk ka precedent,e dyta;krijon po nje precedent qe do te thote kushdo force politike mund te gjobisi tjetren ne çdo lloje manifestimi.

    Po keto ekspertet e laboratorit kriminalistik çfare hyne me gjoben ? Apo Shqiperi hesapi. Edhe institucionent jane si gjobat e Veliajve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 25-01-2016 më 13:14

  15. #13
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Gjoba behet e pavlefshme.
    Esht faallifikuar firma nga vet Erjon 99-shi.

    Teatri vazhdon!!!

    Poplli trimtrap dhe liridaahes, ben sehir...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  16. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Çfare do te beje tani kryebashkiaku Veliaj nese firma nuk eshte e inspektorit mbaj une pergjegjesi! video-foto/

    Erion Veliaj ishte zotuar, betuar dhe përbetuar që firma e inspektorit Besmir Karaj në gjobën e vendosur PD-së për protestën nuk ishte falsifikuar dhe nëse kjo gjë do të vërtetohej ai do të mbante përgjegjësi.

    Deklarata është dhënë fiks 1 muaj më parë, gjatë një emisioni kur ishte i ftuar tek Ilva Tare në Ora Neës. Por sot është bërë publik edhe raporti i Laboratorit të Policisë Shkencore: “Firma e Besmir Karajt në gjobën që i është vënë PD-së, është e falsifikuar”.

    Ja se çfarë tha Veliaj në 24 dhjetor 2015:

    Tani kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi për një vepër penale që është “falsifikimi”. Për këtë vepër penale, kur falsifikimi bëhet nga personi zyrtar dënimi është nga 3 deri në 7 vite burg.
    http://www.syri.net/2016/01/25/cfare...si-video-foto/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  17. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Ore, a ka ndonje denancim per gjoben ne prokurori,polici, nga PD ? Apo eshte si lajmet e qytetarit dixhital,fuks,qe gjuan çiftet nga Liqeni .

    "Se kom edhe une nje gjobe nga Veliaj,ta dergoj tek PD apo tek laboratori i kriminalistikes ?" Me tender natyrisht.

  18. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Doli bllof edhe kesaj rradhe si mashtrues i klasit te pare. Po fajin se ka ky pafillua, por ata qe e votojne kete lloj hermafroditi!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  19. #17
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ore, a ka ndonje denancim per gjoben ne prokurori,polici, nga PD ? Apo eshte si lajmet e qytetarit dixhital,fuks,qe gjuan çiftet nga Liqeni .

    Se kom edhe une nje gjobe nga Veliaj,ta dergoj tek PD apo tek laboratori i kriminalistikes ? Me tender natyrisht.

    Ti mund ta dergosh, por per shpagimin e gjobes shteti ka vendosur ta beje me konçesion
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  20. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ishte dhe eshte nje gjobe koti ,edhe se si parim eshte i drejte por duhej te behej nga nje institucion "i pavarur" o shteteror,(policia etj )
    E beri Veliaj personalisht,vet gjoba behet e pavlefshme;e para, nuk ka precedent,e dyta;krijon po nje precedent qe do te thote kushdo force politike mund te gjobisi tjetren ne çdo lloje manifestimi.

    Po keto ekspertet e laboratorit kriminalistik çfare hyne me gjoben ? Apo Shqiperi hesapi. Edhe institucionent jane si gjobat e Veliajve.
    Ne fakt edhe ne perendim, komuna si institucion, ka te drejte te te gjobisi per kundrashkelje te tipit "ndotje", "parkim i gabuar", "vandalizem" etj etj. Por kjo gjoba e tij ishte qesharake te pakten ne dy gjera: kur thote se jane djegur diku tek 50-60 pisha. Nderkohe qe qendra e Tiranes mezor i ka 30 te tilla!
    Dhe me qesharakja qendron tek syri i mprehte i Veliajt qe paska numeruar nja 40-50 protestues qe paskan patur guximin te bejne edhe sh*urren ne ne ambjente publike...

    Tragji-komedi!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  21. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ti mund ta dergosh, por per shpagimin e gjobes shteti ka vendosur ta beje me konçesion
    Me tendera e konçesione eshte bo çdo gjo ! Edhe fiqt e Veliajt nuk i shet dot mo pa konçesion.

    Jam kurioz ta di,se çfare rruge ndiqet....E ka derguar policia ne laborator o policia ja dergon prokurorise dhe prokuroria e dergon ne laboratorin e kriminalistikes. O direkt PD ne laboratorin e qytetarit dixhital ?

  22. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Falsifikimi i gjobës, Olli: Veliaj të dorëhiqet dhe të dalë para drejtësisë

    Postuar në 25 Janar, 2016 06:01

    Gjoba që Bashkia e Tiranës i vendosi PD-së për protestën e 8 dhjetorit vazhdon të shkaktojë debat. Pasi prokuroria provoi se firma e policit bashkiak ishte e falsifikuar, kreu i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës i kërkon Erion Veliajt të dorëhiqet. Lexoni më poshtë reagimin e Leonard Ollit.

    “Erion Veliaj vijon të promovojë në vazhdimësi talentet e tij. Ai tashmë nuk është vetëm guximtari për të vjedhur, talenti për të mashtruar, por edhe super talenti për të falsifikuar dhe manipuluar. Ekspertiza e laboratorit kriminalistik ka vërtetuar se shkrimi dhe firma në gjobën e Bashkisë së Tiranës, për pesudodëmet që PD krijoi në protestën e 8 dhjetorit, është e falsifikuar, një fakt i bërë publik edhe nga ABC NEËS. Ky falsifikim është provuar shkencërishtt! Nuk ka më akt më të trupshëm dhe veprim më të pacipë se të falsifikosh, të mashtrosh dhe manipulosh publikisht, duke dashur të fyesh e denigrosh një punonjës të shtetit, familjen e tij dhe imazhin e PD-së. Ky aventurier i paskrupullt, i cili jo për herë të parë akuzohet publikisht si i përfshihet në falsifikime dhe abuzime të ngjashme, që nga koha kur drejtonte Lëvizjen Mjaft, si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sot edhe shkencërisht provohet se është i tillë edhe si kryetar bashkie. Meqenëse publikisht, në pacipësinë e tij, ka deklaruar se nuk ka asnjë falsifikim në fletën e gjobës dhe se mban përgjegjësi publikisht për këtë, minimalisht duhet ta japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë, e cila për këtë vepër penale parashikon deri në 7 vite burg dhe deri në 2 milion lekë gjobë! ‪#‎VleiajngasotnukështëkryeqytetariTiranësporkryef alsifikatoriTiranës#”, shkruan Olli në Facebook./LAPSI.AL
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 25-01-2016 më 13:48
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    SERAFIM DILO (25-01-2016)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •