Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Grabiten 3 milionë euro në Kashar!

    Lapsi.al mëson detaje të tjera nga ngjarja e ndodhur sot në mesditë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Qafës së Kasharit, ku u sulmua dhe më pas u grabit një automjet i blinduar që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë. Burime të Lapsi.al thonë se paratë e grabitura janë të Bankës Credins, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 3 milionë eurosh.

    Në komunikatën e shpërndarë për mediat policia nuk e bëri publik emrin e bankës e as shumën e grabitur, ndërsa sqaroi dinamikën e ngjarjes. Në mesditë në vendin e quajtur rruga e Kasharit, pa kthyer në Laknas, një automjet tip fuoristradë i ka prerë rrugën dy automjeteve të një firme private sigurimi “Rogat Security” të cilët ishin duke transportuar paratë.

    Dy automjetet e sigurisë private, një furgon i blinduar me targa TR 46 17 L dhe automjeti tjetër shoqërues po i kësaj shoqërie fizike me targa AA 169 DF të cila ishin duke udhëtuar në drejtim të Rinasit, kur ju ndërpritet rruga nga një automjet tip fuoristradë me targa TR 8801E, në të cilin dyshohet se udhëtonin disa persona.

    Në këto memente mjetet janë ndaluar nga mjeti tip fuoristradë nga e cila kanë zbritur disa persona të veshur me pajime policie, maska dhe armë zjarri , të cilët me anë të një sendi kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar dhe kanë zbritur me forcë punonjësit e policisë private duke i shtrirë në tokë, dhe pasi kanë marrë sasinë e lekëve janë larguar me automjetin e tyre.

    Dyshohet gjithashtu që këta persona të kenë gjuajtur me armë zjarri, pasi në cilësinë e provës materiale në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.

    Personat pasi janë larguar me automjetin e tyre tip Fuoristradë, e kanë braktisur atë në afërsi të City Park duke e djegur.

    Janë shoqëruar për në mjediset e Drejtorisë së Policisë Tiranë, 6 punonjësit e policisë private për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur.

    Policia po punon për zbardhje e plotë të ngjarjes si edhe kapjen e autorëve duke mobilizuar të gjithë punonjësit e Policisë dhe ngritur pika kontrolli.

    Lapsi.al që në momentet e para publikoi foto dhe video nga vendi ku grabitësit u kishin vënë flakën automjetit, me të cilën ia mbathën pas grabitjes së parave. Banka Credins është një prej bankave të rëndësishme në vend, e themeluar vite më parë nga bankieri i ndjerë, Artan Santo. Ky i fundit u ekzekutua dy vjet më parë përballë hyrjes në selinë qëndrore të bankës në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Ekzekutimi mafioz është ende pa autor./LAPSI.AL
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Grabiten 3 milionë euro në Kashar!

    Kesaj i thone hold-up alla shqiptarçe ne mes te dites.
    Na marrshin te ligat italianet dhe Hollivudi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3

    Për: Grabiten 3 milionë euro në Kashar!

    Thyhen kollaj xhamat e makines se blinduar? se kam iden

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Grabiten 3 milionë euro në Kashar!

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Thyhen kollaj xhamat e makines se blinduar? se kam iden
    Teorikisht jane te pathyeshem, por ata qe i kane thyer e kane ditur klecken me siguri.. Ndoshta nuk ishte fare makine e blinduar dhe e kishin bere te dukej si e tille, Makinat e blinduara kushtojne shume.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Grabiten 3 milionë euro në Kashar!

    Si perfundim 3 milion dollare jane leket apo nuk dihet akoma.Po prisja qe te ndryshonte shuma si radhen tjeter,ku nuk dihej sa thase ishin.
    ( Siç duket kesaj radhe i paskan mare me çek )

  6. #6
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Grabiten 3 milionë euro në Kashar!

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Kesaj i thone hold-up alla shqiptarçe ne mes te dites.
    Na marrshin te ligat italianet dhe Hollivudi...
    Te na marin te ligat the ?
    Un kam frike se ne ja kemi marr Ne kthese qekur atyre per krime e image te tilla si kto .
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Grabiten 3 milionë euro në Kashar!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Si perfundim 3 milion dollare jane leket apo nuk dihet akoma.Po prisja qe te ndryshonte shuma si radhen tjeter,ku nuk dihej sa thase ishin.
    ( Siç duket kesaj radhe i paskan mare me çek )
    Njerez brenda bankes thone se jane marre 3 thase me euro. 3 miljon euro
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar 2043 për postimin:

    SERAFIM DILO (05-12-2015)

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Grabiten 3 milionë euro në Kashar!

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Njerez brenda bankes thone se jane marre 3 thase me euro. 3 miljon euro
    "Thone" kur gjehen ne rruge. Ne banke nuk kan sepse te "thone" se duhet te "flasi" dokumenti o dokumentacioni.

    (Ne pergjithsi, leket banka nuk i peshon me kile o i numuron me thase ).

  10. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Grabiten 3 milionë euro në Kashar!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    "Thone" kur gjehen ne rruge. Ne banke nuk kan sepse te "thone" se duhet te "flasi" dokumenti o dokumentacioni.

    (Ne pergjithsi, leket banka nuk i peshon me kile o i numuron me thase ).
    Tani kur vidhen 3 milion evro ne mes te dites pa asnje te arrestuar, eshte mese e qarte se edhe strukturat e policise me urdher "nga larte", jane pjesemarres ne sabotim! Sigurisht qe nje dore ndihme ketu ia kane dhene edhe disa individe te konjuktures se bankes.
    Sepse Credins Bank duke ditur sasine e shumes se vjedhur, menjehere bllokojne apo sinjalizojne numrin e serise gje qe te çon automatikisht tek autoret e kesaj vjedhjeje. Kjo lloj praktike ndiqet nga bankat sot ne te gjithe boten.
    Ketu nuk jane vjedhur vepra artistiko-kulturore me vlere, te cilat mund t'i shesesh mbas nje periudhe fshehjeje ne tregun e zi, por thjeshte para me numer serie dhe date prodhimi.

    Mirepo edhe kjo ngjarje do kaloje ne harrese. Kur jane vrare e zhdukur bankier ne mes te dites, pa asnje te dyshuar apo arrestuar, perse te mos vidhen serbes-serbes edhe disa miliona euro?!

    Ne kete faze kemi mberritur...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Grabiten 3 milionë euro në Kashar!

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Tani kur vidhen 3 milion evro ne mes te dites pa asnje te arrestuar, eshte mese e qarte se edhe strukturat e policise me urdher "nga larte", jane pjesemarres ne sabotim! Sigurisht qe nje dore ndihme ketu ia kane dhene edhe disa individe te konjuktures se bankes.
    Sepse Credins Bank duke ditur sasine e shumes se vjedhur, menjehere bllokojne apo sinjalizojne numrin e serise gje qe te çon automatikisht tek autoret e kesaj vjedhjeje. Kjo lloj praktike ndiqet nga bankat sot ne te gjithe boten.
    Ketu nuk jane vjedhur vepra artistiko-kulturore me vlere, te cilat mund t'i shesesh mbas nje periudhe fshehjeje ne tregun e zi, por thjeshte para me numer serie dhe date prodhimi.

    Mirepo edhe kjo ngjarje do kaloje ne harrese. Kur jane vrare e zhdukur bankier ne mes te dites, pa asnje te dyshuar apo arrestuar, perse te mos vidhen serbes-serbes edhe disa miliona euro?!

    Ne kete faze kemi mberritur...
    E vertet.

    Prandaj nuk thuhet asnjehere shifra egzakt. Eshte bere si mode,duket sikur bankat nuk numurojne leket

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •