Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Ben Blushi: Edi Rama e Ilir Meta e kanë kriminalizuar politikën

    Fjala e plote, Ben Blushi: Partitë tona kanë marrë peng Shqipërinë duke e kriminalizuar



    Deputeti kritik i PS-së Ben Blushi është skeptik kur flitet për efektet e ligjit për dekriminalizimin, i cili mendon se nuk do të ishte sot në Parlament nëse nuk do të ishte për presionin ndërkombëtar.
    Duke e quajtur parlamentin më të shëmtuar në Europë, Blushi tha se faji për këtë nuk mund të jetë kolektiv por i atyre që i futën të inkriminuarit duke i bërë “make up politik”
    Partitë e majta dhe të djathta, ‘të gjitha jo demokratike” i quajti përrenjtë që furnizuan parlamentin me kriminelë të cilët sot me këtë ligj duhet ti nxjerrin nga parlamenti.
    Në fund Blushi kishte dhe një mesazh për xixëllonjat e partisë

    Pjesë nga fjala

    “Realisht do të doja të mos isha në parlament dhe parlamenti të mos ishte detuar të votonte një ligj kundër vetes. Dhje kjo do të ishte e lehtë nëse këtu nuk do të ishin futur njerëz me të shkuar kriminale të cilët na detyruan të vijmë në këtë ditë që të votojnë dhe vetë ata një ligj kundër vetes. Për fat të keq kjo po ndodh. Për fat të keq jemi sot parlamenti më u shëmtuar në Europë, i cili merr përsipër vetë të pranojë se këtu ka kriminelë.
    Nëse nuk do të ishte për presionin ndërkombëtar ky ligj ndoshta nuk do të ishte miratuar as sot dhe as mot. Çështja këtu është pse ka kriminel në parlamentin e Shqipërisë. A fituan ata me votë të pavarur?! Konkuruan me platformë ekonomike?! Propozuan taksa më të ulëta, çmime më të lira, shëndetësi falas?! Jo. Çfarë propozuan ata?! Asgjë! Kush i futi në Parlament kriminelët dhe për çfarë arsye. Besoj se sot është dita që të gjithë ne që pranuam të bashkëjetojmë me krimin në parlament, na duhet të kërkojmë një ndjesë.
    Njerëzit me të shkuar kriminale nuk erdhën këtu me votat e tyre, iu imponuan me forcë partive tona. Kjo damkë nuk do ti ndahet këtij kuvendi me shumë dekata. Megjithatë është vendi për ta thënë, dhe nuk më vjen fare keq, se përgjegjësia nuk është kolektive por vetëm personale. Është i atyre që i sollën në Parlament, i zbukuruan, i parfumosën, i korrektuan, i lyen me buzëkuq, i bënë make up politik për të na detyruar ta pranojmë këtë shëmti si normë politike.
    Megjithatë dëmi që i është bërë këtij parlamenti është më i vogël se ai që i është bërë shoqërisë shqiptare.
    Problemi është se duke u bërë deputetë, këshilltarë, kryetarë bashkish, funksionarë publikë dhe njerëz që kanë në dorë fatet e dikujt dhe paguhen me taksa, këta njerëz u kthyen në model për shoqërinë. Të jesh i forte, i paprekshëm dhe me imunitet është kthyer në mode. Është kthyer në një modë që na rrezikon ne si shoqëri dhe më shumë sesa të na infektojë ne të infektojë të rinjtë e Shqipërisë, të cilët për fat të keq janë ata që poi kin nga Shqipëria edhe për shkak të këtij modeli. Sepse ky model në shumë raste është I pakonkurueshëm .
    Të rinjte të Shqipërisë sot i themi të mos përdorin mëndjen por muskujt. Duke future njerëz të tillë në parlament kjo është ajo që I themi të gjithë të rinjve. U themi, mos mësoni, mos u edukoni, mos shkoni në shkollë se është e kotë, mos shkoni në universitet, vidhni, trafikoni, shisni njerëz, përdorni dhe shisni drogë, sepse kjo është mënyra më e shpejtë dhe efikase për të marrë një post publik dhe ndoshta për të ardhur në parlament.
    E dini çfarë mendon sot një fëmijë që jeton në një provincë të Shqipërisë. Prindërit e vet nuk kanë mundësi ta çojnë në shkollë. Çfarë i thotë ky model atij fëmije në provincë, njeriut të varfër. Ai nuk ka mundësi të bëjë një karrierë normale. Jeta ia ka bërë të pamundur, trashëgimia nuk ia lejon, parlamenti i Shqipërisë i thotë shit drogë, vrit, shko në Itali, bëj trafik sepse kështu mund të vish e të bëhesh deputet. Kjo është çështja. Është kostoja më e madhe e shoqërisë tonë. Kemi krijuar një model që sot do ta ndëshkojmë me votë.
    Por ne kemi bërë më shumë se kaq. Kemi degraduar sistemin tonë arsimor, sepse kemi prishur sistemin e meritës. Sepse nuk ka nevojë të mësosh që të hysh në administratë publike. Nuk ka nevojë të diplomohesh, të kesh talent për të ardhur në parlament. Mjafton të kesh një mik. Të kesh bërë një krim dhe ai miku ta fsheh.
    Kemi shkatërruar dhe po shkatërrojmë sistemin e karrierës në Shqipëri, duke ndërtuar një klasë të re të atyre që nuk ndëshkohen, që dhunojnë. Në fakt një klasë të re që nuk ka ekzistuar në Shqipëri e ndërtuam në 25 vjet.
    Është normale që një parti, qeveri, apo grup politik nuk ka mundësi financiare, ekonomia nuk ia lejon të bëjë më shumë shkolla. Më shumë rrugë, të ulë taksat. Kjo është e zakonshme ndodh kudo. Mirëkuptohet çdo klasë politike e cila nuk ka mundësi të bëjë të gjitha ato që premton por ama të fusë njerëz të inkriminuar në parlament është pa kosto. Është gratis.
    Po kush të detyron të fusësh njerëz të inkriminuar në parlament?!
    Është falas! Është kostoja e moralit! Por ne shkelëm koston e moralit. I dhamë shoqërisë një moral që nuk e meritonte, sepse në fund të fundit çdo klasë politike përveç se të drejtojë dhe administrojë ka rol edukativ dhe pedagogjik. Ndërton modele. Kjo është detyrë e çdo klase politike. Dhe ju besoni se ne kemi dhënë modelin më të drejtë?!
    Për fat të keq besoj se ky ligj që po miratojmë do të vazhdojë të jetë i paplotë, dhe i pazbatueshëm përsakohë që burimet e kësaj shëmtie nuk kanë gjasa të rregullohen. Është njëlloj si të pretendosh se një lum mund të jetë i pastër edhe nëse përrenjt që e furnizojnë atë janë të ndotur. Eshtë e pamundur.
    Nëse përrenjt janë të ndotur edhe lumi do të jetë pis. E dini kush janë përrenjt e këtij parlamenti?! Janë partitë tona, burimet e këtij parlamenti. Nuk është shoqëria, as Shqipëria, janë partitë që furnizojnë parlamentin që ne kemi sot.
    Dhe përsa kohë që partitë politike në Shqipëri, nuk janë demokratike, nuk respektojnë votat e anëtarësisë, nuk votohen, nuk zgjedhen dhe nuk zgjidhen kush me padrejtësi e kush me parregullsi, këtu do të vijnë të fortët dhe të papërshtatshmit.
    Sepse partitë për fat të keq që e përbëjnë parlamentin sot, nga e majta në të djathtë nga fundi në fillim nuk janë fare demokratike.
    Ky është problem sot në këtë parlament.
    Nëse do të kishim parti më demokratike sot nuk do të kishim nevojë të bënim një ligj për dekriminalizimin. Me votën e njerëzve të thjeshtë të inkriminuarit nuk mund të vinin këtu. Ata kanë ardhur pa rregull. Janë emëruar sepse me votë nuk do të kishin arritur këtu.
    Edhe unë, fatkeqësisht jam pjesë e një partie të tillë që ka nja 3-4 vjet që as voton, as zgjedh njeri. Fut lloj, lloj njerëzish, me listë pa listë i emëron, të padrejtë, të pandershëm, me vendime gjykatash, të pandehur të dënuar. Sepse në partinë, ku jam unë edhe në tuajën, (I drejtohet opozitës) nuk ka votim. Nuk respektohet asnjë rregull.
    Dhe kjo nuk është kosto për mua është kosto për Shqipërinë. Çfarë po ndodh në partitë tona sot: Nëse ke para hyn, nëse je i varfër del. Nëse nuk mëson të japin një punë, nëse mëson të nxjerrin nga puna. Nëse ke dhunuar dikë, fiton, nëse ke nder humb. Nëse rrëmben të gjitha votat e një fshati, të respektojnë. Nëse rreh ata që mendojnë ndryshe nga ty, je I papaparë.Kjo është e vërteta. Këto janë partitë tona politike.
    Filtri, pra partitë që janë filtri i përfaqësuesve të popullit është deformuar deri në masën që sot partitë tona nuk janë më grumbuj apo bashkime njerëzish që respektojnë një program apo statut në mënyrë vullnetare.
    Të gjitha partitë tona janë ndërmarrje fitimprurëse. Kur fiton zgjedhjet një parti është rentabël, kur njëra humb zgjedhjet prêt deri ditën e zgjedhjeve për tu bërë prapë rentabël. Kështu janë sot edhe partitë e mëdha dhe të vogla në Shqipëri. Nuk ndryshojnë nga njëra tjetra nga programet, pasi për fat të keq nuk ka ndryshim programesh për fat të keq, ndryshojnë vetëm nga fitimet.
    Konkurenca për më shumë fitim i ka shtyrë partitë të thërrasin nën armë gjithë ata që kanë shkelur ligjin siç është rasti i këtyre që po nxjerrim sot me ligj këtë parlament.
    Kjo është arsyeja që në këtë parlament nuk ka mësues por nxënës të këqij. Në këtë parlament ka më shumë armë sesa libra. Këtu nuk ka më shumë ekonomistë por më shumë spekullantë, nuk ka më shumë jurist por ish të burgosur. Dhe fatkeqësisht këtu nuk ka inxhinierë por ndërtues të ndërtimeve pa leje. Dhe këto do të vijnë prapë për aq kohë sa partitë tona nuk ndryshojnë, nuk do të jenë demokratike.
    Partitë tona kanë marrë peng Shqipërinë duke e kriminalizuar padrejtësisht. Kjo është arsyeja që drejtësia pengohet pa fund dhe do të vazhdojë të pengohet. Pasi nëse drejtësia do të funksionojë partitë do të ndryshojnë dhe ky parlament nuk do të ketë më të inkriminuar.
    E di që ka shumë shumë njerëz që rudhin buzët dhe unë i mirëkuptoj. E di pse, sepse ka shumë vjet që nuk e kam bërë dallimin midis xixëllonjës dhe dritës.
    Ka deputetë këtu që pa pikën e drojës, dinjitetit, arsyes, e kanë kthyer në alibi, mbrojnë atë që ka ndodhur.
    Kanë kthyer në argument faktin që: Ne i ftuam banditët në parti për shkak se donim të mundnim një bandë që ishte në pushtet. Unë nuk e pranoj këtë gjë. Refuzoj e përçmoj se ky argument: Ftuam ca banditë për të dëbuar ca banditë të tjerë, nuk është vetëm cinik, është racist. Paragjykon shqiptarët. I heq shqiptarëve mundësinë se kanë aftësinë të rrëzojnë kriminelët nga pushteti pa u bërë palë me krimin. Nuk e pranoj këtë argument. Në rastin më të mirë të thuash që u bëra palë me banditët për të rrëzuar banditët do të thotë të bësh sip ala që ke rrëzuar.
    Ose në rastin më të keq do të thotë që nuk ke besim se shqiptarët kanë aftësi e guxim, e sens mase për të rrëzuar një regjim të inkriminuar pa ndihmën e krimit.
    Asnjë popull në Europë pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka bërë këtë që kemi bërë ne, përkundrazi, demokratë apo socialist qofshin, në Europë kanë bërë një pakt me njëri- tjetrin. Kanë konsideruar krimin pa parti dhe drejtësinë pa parti.
    Kjo është arsyeja që në Europë kanë ekuilibër konstant dhe rent constant demokratik që i mbron nga të gjitha rreziqet, financiare apo terroriste që po ndodhin në Europë.
    Ne nuk po e bëjmë këtë. Përkundrazi dështuam dhe po dështojmë me nder dhe me sukses çdo ditë.
    Në fund fare një përgjigje për xixëllonjat. E di kush është ndryshimi mes xixëllonjës dhe dritës?

    Fëmijët e fshatrave kur duan të gjejnë derën e banjos vënë një xixëllonjë në ballë. Ajo nuk është dritë. Xixëllonja të ndihmon të gjesh banjon. Kurse drita ndihmon popujt të dalin nga errësira. Dhe kjo është çështja.
    Megjithëse jam skeptik, do ta votoj këtë ligj, pavarësisht se nuk kam besim se politika jonë do të dekriminalizohet dhe me këtë ligj.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ben Blushi: Edi Rama e Ilir Meta e kanë kriminalizuar politikën

    Djalit te shokut Kico i eshte mbushur mendja per dy gjera:

    1. Qe ai eshte me i zgjuar se i biri i shokut Kristaq.
    2. Qe ai eshte "Ciprasi i Shqiperise".

    Del e ligjeron ne Kuvend. Del e ligjeron ne televizor. Shkruan neper gazeta. Shkruan edhe romane e libra. I ben qe te na mbushi mendjen se eshte me i zgjuar se i biri i shokut Kristaq. Besoj ne zgjedhjet e ardhshme ne PS ai do te dali me moton: "Votoni per te birin e shokut Kico, jo te shokut Kristaq!"

    Por atje ku ai behet i lezetshem eshte kur ia faturon fajin "partive politike", "patise socialiste", Edi Rames dhe Ilir Metes per kriminalizimin e politikes. A thua ne keto 20 vjet ai nuk ka qene anetar i Partise Socialiste? Besoj se ai ka qene spektator kur te gjitha keto kriminalizime kane ndodhur, dhe e gjeti kurajon qe te dali sot e te na denoncoje Ramen e Meten. Nuk e kupton i shkreti qe ai eshte po aq fajtor, dhe duhet te kerkoje falje, si anetar i klases politike dhe si anetar i keshillit drejtues se PS, per gjendjen e krijuar. Ai mund te mos jete vete kriminel, ai mund te mos jete vete i korruptuar, por kjo nuk e ben ate te pafajshem.

    Por mua me kenaq kur ligjeron si Ciprasi i Greqise. Ciprasi, ashtu si i biri i shokut Kico, nuk ka ndonje shkolle te madhe, nuk ka as ndonje profesion, po edhe pse eshte djale i ri, profesion ka "politiken". Dhe e di sa i zgjuar e i zoti eshte? Kur PASOK ne Greqi e beri Greqine socializem, duke marre fonde borxh nga BE dhe duke ua shperndare grekerve si "programe falas sociale", si nje menyre per te blere vota, Ciprasi brohoriste: BRAVO PASOK! Mirepo kur ata kreditoret e huaj donin parate qe i dhane borxh, dhe arka e shtetit ishte bosh, PASOK ra nga pushteti dhe Ciprasi na krijoi nje parti te re. Nese partia meme PASOK u zhyty Greqine ne borxhe dhe e falimentoi, partia e re e Cipras ka per detyre qe: "borxhet si paguajme por as programet sociale falas nuk ua heqim grekerve". PASOK ua dha keto programe sociale e keto pune ne shtet, partia e Cipras do t'ua mbroje nga zerat e kreditoreve qe duan qe te marrin parate e borxhit.

    Edhe i biri i shokut Kico del e thote sot: "I biri i shokut Kristaq, ashtu si PASOK e falimentoi Shqiperine! Me zgjidhni mua qe si Ciprasi i Greqise t'iu mbroj nga falimentimi!"

    Piktori, i biri i shokut Kristaq, na falimentoi me penelin e tij. Shkrimtari, i biri i shokut Kico, do te na nxjerri ne selamet me penen e tij!

    Ciprasi qesh perdite ne televizor e Qeveri, populli grek shtrengon rripin e pantallonave perdite e me fort.

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •