Historia e profetit Jusuf(Jozef) a.s.

Nė rreshtat nė vazhdim, do ti qasemi njėrės nga historitė mė tė bukura tė Kuranit, tė cilėn Zoti e shtjellon nė njė sure tė vetme. Nė kėtė qasje, ne do tė eksplorojmė jetėn e dy profetėve tė nderuar, atė tė Jusufit, birit tė Jakubit a.s dhe atė qė ndodhi me vėllezėrit e tij. Gjatė historisė sė Jusufit a.s, do tė cekim dhe pjesė nga jeta e Jakubit birit tė Is'hakut, birit tė Ibrahimit a.s.
Surja Jusuf, nė tė cilėn trajtohet e gjithė historia e kėtij profeti, i ėshtė shpallur profetit Muhamed a.s nė Meke. Ajo sjell nė mendje vuajtjet dhe mundimet qė kaloi profeti Jusuf a.s. Nė pėrgjithėsi, tė gjithė suret qė janė shpallur nė Meke, pėrmbajnė qortime, paralajmėrime dhe kėrcėnime. Ndėrkohė qė diēka e tillė nuk ndodh nė suren Jusuf dhe jo vetėm kaq. Surja Jusuf i fal lexuesit kėnaqėsi dhe ēlodhje. Nė kundėrshti me historitė e tjera tė profetėve, tė cilėt pėrfundonin me ndėshkimin e Zotit, historia e Jusufit a.s, pas sprovave tė njėpasnjėshme, ka njė pėrfundim tė lumtur dhe tė gėzuar.
Lidhur me kėtė fakt, thotė Ata, njė nga dijetarėt e brezit tė tabi'inėve:"ēdo i brengosur qė e dėgjon historinė e Jusufit a.s, pas saj do tė ndjehet mė i lehtėsuar."
Surja Jusuf iu shpall Profetit a.s pas sures Hud, nė tė cilėn ceken shumė emra profetėsh dhe ndėshkimi me tė cilin Zoti i shkatėrroi popujt e tyre.
Surja Jusuf, iu shpall profetit Muhamed a.s nė vitin qė njihet ndryshe "viti i dėshpėrimit", pasi nė kėtė vit, ndėrroi jetė Ebu Talibi, xhaxhai i Profetit a.s. Ai e kishte rritur Profetin a.s, e kishte mbajtur dhe edukuar nė shtėpinė e tij dhe e donte shumė atė. Veē kėsaj, ai ishte personi qė e mbronte Profetin a.s mė shumė se kushdo tjetėr nga dashakeqėt. Vetė Profeti a.s e pohon diēka tė tillė nė njė hadith, ku thotė:"Kurejshėt nuk mė kanė lėnduar derisa vdiq Ebu Talibi."
Tre ditė pas vdekjes sė Ebu Talibit, Profetit a.s i vdes dhe njė njeri tjetėr shumė i dashur, gruaja e tij Hadixheja, Zoti qoftė i kėnaqur me tė. Ajo ka qenė gruaja e Profetit a.s nė kėtė botė dhe do tė jetė gruaja e tij edhe nė xhenet. Ajo ėshtė etiketuar si zonja e grave nė xhenet. Njė ndėr femrat dhe gratė mė tė mira qė kanė ecur mbi faqen e tokės. Thotė Profeti a.s nė njė hadith:"Ka shumė burra qė kanė qenė tė pėrsosur, por nga gratė kanė qenė vetėm katėr:"Asija, gruaja e faraonit, Merjeme vajza e Imranit, Hadixheja vajza e Huvejlid dhe Fatimeja vajza e Muhamedit."
Profeti a.s u hidhėrua dhe u dėshpėrua shumė pėr vdekjen e dy personave mė tė dashur tė tij. Duke i shpallur historinė e profetit Jusuf a.s, sikur Zoti i thoshte: Mos u mėrzit, pasi pas vėshtirėsive vjen lehtėsimi. Historia e Jusufit a.s mbart nė vetvete shumė vlera, dobi dhe pėrfitime.
Tė gjithė historitė e tjera tė profetėve, janė tė shpėrndara dhe tė pa sistemuara, gjė e cila e vėshtirėson shumė punėn e studiuesve dhe hulumtuesve. Historia e Musait a.s pėr shembull, ėshtė e shpėrndarė nė shtatėdhjetė e tre vende nė Kuran. Kurse historia e Jusufit a.s ėshtė pėrmendur e gjitha nė njė sure dhe tė gjithė ngjarjet ndjekin rrjedhėn e tyre njėra pas tjetrės.
Thotė imam Kurtubiu:"Zoti i lartėsuar i ka cekur nė Kuran tiparet e tė gjithė profetėve nė vende e forma tė ndryshme por me pėrmbajtje tė njėjtė, plot retorikė dhe elokuencė – lidhur me historinė e Ibrahimit a.s dhe tre melekėve mysafirė, nė njė ajet thuhet se ai u solli njė viē tė majmė dhe nė njė ajet tjetėr qė u solli njė viē tė pjekur. Kėshtu, ne kuptojmė qė viēi ishte i majmė dhe i pjekur – Ndėrkohė qė historinė ė Jusufit a.s, Zoti e ka rrėfyer tė tėrėn nė njė sure tė vetme." Zoti e ka prezantuar mrekullinė kuranorė si nė rrėfimet e shpėrndara, ashtu dhe nė ato tė cekura nė njė sure.
Historia e Jusufit a.s nė Kuran, fillon me kėto fjalė:
"Elif, Lam, Ra. Kėto janė vargjet e Librit tė qartė! Ne e zbritėm kėtė Kuran nė gjuhėn arabe, pėr ta kuptuar ju. Ne tė tregojmė ty (Muhamed) historinė mė tė bukur pėrmes shpalljes sė kėtij Kurani, ndonėse ti, me tė vėrtetė, nuk ke qenė nė dijeni mė parė. Kur Jusufi i tha babait tė vet:“O babai im! Unė pashė nė ėndėrr njėmbėdhjetė yje, Diellin dhe Hėnėn! I pashė tė mė pėruleshin nė sexhde”, ai i tha:“O biri im! Mos ua trego ėndrrėn tėnde vėllezėrve tė tu, qė tė mos kurdisin ndonjė gjė kundėr teje, sepse, vėrtet, djalli ėshtė armik i hapėt i njeriut." (Jusuf, 1-5)
Ėndrra, ėshtė ajo qė i fjeturi sheh nė gjumė. Jusufi a.s kishte parė nė ėndėrr njėmbėdhjetė yje, diellin dhe hėnėn, tė cilėt i pėruleshin. Kur e dėgjoi kėtė ėndėrr babai i Jusufit a.s, Jakubi, edhe pse nuk kishte njohuri mbi interpretimin e ėndrrave, e kuptoi qė diēka e tillė ishte nder dhe ogur i bardhė pėr Jusufin a.s. Duke konstatuar xhelozi dhe smirė tek vėllezėrit e Jusufit a.s, Jakubi a.s e kėshilloi Jusufin a.s qė kėtė ėndėrr tė mos ia rrėfejė asnjėrit prej vėllezėrve. Jusufi a.s kishte njėmbėdhjetė vėllezėr, prej tė cilėve vetėm Benjamini ishte vėllai i tij pėr nėnė dhe baba. Kurse tė tjerėt, gjashtė ishin nga e njėjta nėnė dhe katėr fėmijė nga dy robėresha tė Jakubit a.s. Benjamini ishte fėmija mė i vogėl dhe nuk kishte xhelozi pėr Jusufin a.s, ndėrkohė qė gjithė tė tjerėt e xhelozonin. Kjo xhelozi e kishte burimin tek dashuria e madhe qė demonstronte Jakubi a.s sidomos ndaj Jusufit a.s, mandej ndaj Benjaminit. Nuk ka ndonjė gjė tė keqe nėse babai apo nėna kanė preferenca dhe disa fėmijė i duan mė shumė se tė tjerėt. E keqe ėshtė kur prindi e shfaq dhe e demonstron kėtė, ua prezanton kėtė ndjenjė dhe fėmijėve tė tjerė. Profeti Muhamed a.s na mėson qė fėmijėt t'i trajtojmė me barazi dhe drejtėsi, edhe pse disa mund t'i duam mė shumė se tė tjerėt. Kjo, pėr tė shmangur zilinė dhe xhelozinė mes tyre.
Jakubi a.s ishte lidhur me Jusufin a.s aq shumė saqė nuk qėndronte asnjė moment pa tė. Sa herė qė Jusufi a.s dilte tė luajė dhe tė argėtohet, Jakubi a.s i shkonte pas.
"Dhe kėshtu, Zoti yt tė ka zgjedhur ty dhe tė mėson shpjegimin e ėndrrave dhe e plotėson dhuntinė e Vet ndaj teje dhe familjes sė Jakubit, ashtu siē e ka plotėsuar mė parė ndaj tė parėve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Pa dyshim, Zoti yt ėshtė i Urtė dhe i Gjithėdijshėm”. (Jusuf, 6)
Zoti i lartėsuar e pėrzgjodhi Jusufin a.s mes gjithė vėllezėrve tė tij dhe gjithė njerėzve tė kohės, qė ta dėrgojė si profet. Ai do i mėsojė interpretimin e ėndrrave dhe do tė derdhė mbi tė mirėsi e begati tė pafund.
Lidhur me shkakun qė Profetit a.s iu shpall surja Jusuf, thuhet se hebrenjtė e pyetėn atė mbi profetin Jusuf a.s dhe menjėherė iu shpall kjo histori nė formėn e saj mė tė plotė. Hebrenjtė nuk e posedojnė historinė tė plotė siē ėshtė nė Kuran.
"Pėr tė gjithė ata qė pyesin, nė historinė e Jusufit dhe tė vėllezėrve tė tij, ka shumė mėsime. – pėr hebrenjtė qė pyetėn dhe pėr tė gjithė njerėzit e tjerė, historia e Jusufit a.s pėrcjell koncepte dhe mėsime tė dobishme - Vėllezėrit e tij thanė: “Jusufi dhe vėllai i tij, janė mė tė dashur se ne pėr babanė tonė, ndėrkohė qė ne jemi njė grup i tėrė. Babai ynė, me tė vėrtetė, po gabon rėndė. – kjo ishte mungesė respekti dhe etike karshi babait tė tyre - Vriteni Jusufin ose braktiseni nė ndonjė vend tė largėt, se pastaj babai juaj do tė kthehet nga ju dhe, pas kėsaj, do tė bėheni njerėz tė mirė”. (Jusuf, 8-9)
Gjatė diskutimeve me njėri-tjetrin, njėri nga dhjetė vėllezėrit propozoi qė ta heqin qafe Jusufin a.s. Njė tjetėr, Jehodha, e kundėrshtoi kėtė propozim pasi e konsideroi diēka shumė tė rėndė, ata do tė vrisnin vėllain e tyre. Ai vetė propozoi qė ta syrgjynosin diku larg. Ata vendosėn tė kryejnė njė krim dhe mė pas tė pendohen. Ta vrasim ose ta syrgjynosim, pastaj pendohemi tek Zoti.
Me kėtė rast, shtrohet pyetja: A pranohet pendimi i atij qė synon tė veprojė njė gjynah apo krim dhe pastaj tė pendohet?
Dijetarėt myslimanė e kanė shqyrtuar kėtė mesele dhe kanė arritur nė pėrfundimin se: Porta e pendimit ėshtė e hapur nė ēdo kohė. Zoti pret ēdo natė qė tė pendohet gjynahqari i ditės dhe pret ēdo ditė qė tė pendohet gjynahqari i natės. Porta e pendimit qėndron e hapur pėr kėdo qė shpreh dėshirėn tė pendohet. Vetė Zoti i lartėsuar e pranoi pendimin e vėllezėrve tė Jusufit a.s. Por nė njė rast tė tillė, rreziku qėndron nė faktin se njeriu mund ta veprojė gjynahun dhe tė vdesė para se tė pendohet.
Jehodha propozoi qė ta hedhin nė njė pus, pėrgjatė rrugės qė kalojnė karvanėt:"Njėri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin, por hidheni nė fund tė ndonjė pusi; do ta marrė ndonjė karvan; nėse pėrnjėmend doni tė bėni diēka me atė”. (Jusuf, 10)
Vėllezėrve tė tjerė u erdhi pėr shtat ky propozim. Menjėherė ata vajtėn tek babai i tyre Jakubi a.s dhe i kėrkuan ta lejojė Jusufin a.s t'u bashkohet nė kullotjen e deleve. Siē e thamė, Jakubi a.s nuk qėndronte dot pa Jusufin a.s, kėshtu qė nuk e lejonte tė dalė jashtė shtėpisė.
"Ata thanė: “O babai ynė! Pėrse pėr Jusufin nuk ke besim te ne?! Nė tė vėrtetė, Ne i dėshirojmė ēdo tė mirė atij. Dėrgoje nesėr me ne qė tė argėtohet dhe tė luajė. Tė sigurojmė se do ta ruajmė. (Babai) tha: “Unė brengosem po ta merrni dhe kam frikė se mos do ta hajė ujku, ndėrkohė qė ju s’do ta keni mendjen tek ai.” Jakubi a.s u tregoi mbi mallin dhe dashurinė qė ndjente pėr Jusufin a.s, gjė tė cilėn e pasoi dhe me frikėn qė kishte se mos e gjen diēka e keqe, sulmohet nga ndonjė ujk nė shkretėtirė. - Ata thanė: “Si do ta hajė ujku, kur ne jemi njė grup i fortė! Atėherė, me tė vėrtetė qė ne do tė ishim tė humbur”. (Jusuf, 11-14)
Dhjetė vėllezėrit insistuan nė kėrkesėn e tyre, derisa nė fund Jakubi a.s u dorėzua dhe pranoi ta dėrgojė Jusufin a.s me ta.
Sipas rrėfenjave tė ndryshme, thuhet se gjatė rrugės vėllezėrit e rrahėn Jusufin a.s, e shanin dhe e ofendonin. Me tė arritur tek pusi, tė gjithė ishin tė njė mendimi qė ta hedhin brenda tij. Ndėrkohė qė po e zbrisnin nė pus, para se tė mbėrrijė nė fund tė pusit, Jusufi a.s qėndron mbi njė gur tė dalė. I vetėm nė pusin e thellė dhe tė frikshėm, Jusufi a.s do tė frymėzohej nga Zoti.
"Ne i shpallėm Jusufit: “Ti do t’i lajmėrosh ata pėr kėtė vepėr, pa e vėnė re ata (qė ti je Jusufi).” (Jusuf, 15)
Kjo ishte njė garanci pėr Jusufin a.s nga ana e Zotit, se sė shpejti do tė dalė nga pusi dhe se do tė takohet sėrish me vėllezėrit e tij mėkatarė.
"Dhe nė mbrėmje ata shkuan te babai i tyre, duke qarė." (Jusuf, 16)
Dijetari mysliman, El-amesh, njė herė ndodhej me kadiun e shquar dhe tė drejtė, Shurejh. Nė njė ēast, vjen njė grua t'i ankohet kadiut pėr njė ēėshtje dhe teksa fliste qante me dėnesė. Kadiu Shurejh e dėgjonte dhe nuk i fliste fare. El-amesh ndėrhyn nė njė moment dhe i thotė kadiut:"A nuk e sheh si i rrjedhin lotėt dhe qan?!" Kadiu iu pėrgjigj:"Edhe vėllezėrit e Jusufit vajtėn nė mbrėmje tek babai i tyre duke qarė. Drejtėsia nuk ka tė bėjė me tė qarėn."
"Thanė: “O babai ynė, ne shkuam tė vrapojmė e Jusufin e lamė te rrobat tona, andaj e hėngri ujku. Por ti nuk na beson, edhe sikur tė themi tė vėrtetėn”. (Jusuf, 17)
Me kėto fjalė, ata demaskuan veten, pasi i thanė qė nuk do na besosh edhe sikur tė tė themi tė vėrtetėn.
"Dhe sollėn kėmishėn e tij tė pėrgjakur, me gjak tė rremė. – Tregon Abdullah ibnu Abasi:"Dhjetė vėllezėrit therėn njė dele dhe me gjakun e saj pėrlyen kėmishėn e Jusufit a.s, qė t'a kenė si provė para babait se e ka shqyer ujku." – Me ta parė Jakubi a.s e kuptoi dhe u tha:"Sa ujk zemėrmirė paska qenė! Paska ngrėnė gjithė djalin tim dhe i paska kursyer kėmishėn?!" - Ai tha: “Nuk ėshtė kėshtu, por ju keni sajuar diēka (tjetėr nga sa thoni). Por, durim! Allahut i kėrkoj ndihmė kundėr asaj qė po tregoni ju”. (Jusuf, 18)

Jusufi a.s nė pus
"(Ndėrkohė nė pus) erdhi njė karvan. Ata dėrguan ujėmbartėsin e vet dhe ai lėshoi kovėn e tij dhe thirri:“O sa gėzim! Qenka njė djalė!” Ata e fshehėn atė si plaēkė tregtie, por Allahu e dinte mirė ēfarė bėnin ata." (Jusuf, 19)
Asokohe Jusufi a.s ishte vetėm dymbėdhjetė vjeē. Me tė parė litarin qė u lėshua poshtė pėr ujė, Jusufi a.s u kap pas tij derisa doli lart nė sipėrfaqe. Kur e panė Jusufin a.s tė dalė nga pusi, u gėzuan shumė. Veēse doli njė djalosh qė mund tė shitej si skllav, ata u habitėn dhe me hijeshinė e Jusufit a.s. Ata e morrin dhe e fshehėn bashkė me mallrat e tjerė. Kėtė e bėnė pasi menduan se mund tė ketė humbur dhe familjarėt e kėrkojnė, ndėrkohė qė ata donin ta shesin. Karvani i tyre vinte nga Medjeni (Jordani) dhe ishte drejtuar pėr nė Egjipt. Me tė shkelur nė Egjipt e shitėn menjėherė kundrejt njė ēmimi tė ulėt.
"Ata e shitėn Jusufin me njė ēmim tė ulėt, veē disa grosh, pa pasur fare lakmi (pėr para)." (Jusuf, 20)
Tregon Ibnu Abasi:"Ata e shitėn Jusufin a.s pėr njėzet dėrhemė."
Njė ēmim kaq i ulėt pėr njė djalosh tė ri dhe tė hijshėm si Jusufi a.s ishte nga frika qė kishin se mos demaskoheshin.
Ai qė e bleu Jusufin a.s ishte Azizi, titull qė i pėrkiste ministrit tė financave asokohe nė Egjipt.
"Njė njeri nga Egjipti qė e bleu, i tha gruas sė vet: “Bėja tė kėndshėm qėndrimin kėtu. Ndoshta do tė na shėrbejė ose do ta birėsojmė!" (Jusuf, 21)
Duke qenė se Azizi ishte i paaftė pėr tė lindur fėmijė dhe impotent, mendoi ta birėsojnė dhe ta kenė si djalin e tyre. kėshtu, Jusufi a.s rritet nė pallatin e ministrit tė financave tė Egjiptit, si djali i Azizit. Me kalimin e viteve, Jusufi a.s filloi tė merret dhe me administrimin e ēėshtjeve tė pallatit tė Azizit, gjė e cila e aftėsoi.
"Dhe kėshtu, Ne e vendosėm Jusufin nė atė tokė tė bukur dhe i mėsuam shpjegimin e ėndrrave. Allahu ka kontroll dhe fuqi tė plotė mbi ēėshtjet e Tij, por shumica e njerėzve nuk e dinė." (Jusuf, 21)
Gjithė ky privilegj, Jusufit a.s i erdhi pas sprovės sė madhe dhe shitjes si skllav.
"Kur Jusufi arriti moshėn e pjekurisė, Ne i dhamė aftėsinė e tė gjykuarit dhe dituri. Kėshtu i shpėrblejmė Ne punėmirėt." (Jusuf, 22)
Jusufi a.s u rrit dhe hodhi shtat si burrė i pjekur, nuk adhuroi kurrė idhujt, nuk pati sjellje perverse dhe Zoti e kishte pajisur me gjykim tė shėndoshė dhe dijeni tė gjera. Nė kėtė periudhė, Zoti e etiketon Jusufin a.s si djalosh i ditur, i urtė dhe punė mirė. Nėse njė i ri gėzon kėto tipare, ėshtė e pamundur qė tė hedhė qoftė dhe njė hap nė rrugėn e ligėsisė.

Jusufi a.s nė sprovė
Kur mbushi shtatėmbėdhjetė vjeē, hijeshia e Jusufit a.s s'kishte tė krahasuar. Mbi hijeshinė e tij, disa interpretues tė Kuranit thonė me ekzagjerim:"Sa herė qė ecte pėrbri njė muri, reflektonte dritė mbi mur."
Por ajo qė ėshtė e ditur nga tė gjithė ėshtė se Jusufi a.s gėzonte hijeshi tė rrallė. Profeti Muhamed a.s tregon mbi udhėtimin e tij natėn e Miraxhit:"...u takova dhe me Jusufin a.s, tė cilit i ishte dhėnė gjysma e hijeshisė."
Interpretuesit e Kuranit thonė:"Zoti e ka ndarė bukurinė dhe hijeshinė nė dy pjesė, njėrėn ua shpėrndau njerėzve dhe krijesave tė tjera, kurse tjetrėn ia dha Jusufit a.s."
Nėse kjo ėshtė hijeshia dhe bukuria e Jusufit a.s, ē'mund tė mendojmė pėr hijeshinė, bukurinė dhe madhėshtinė e Krijuesit tė Jusufit a.s!
Gruaja e Azizit a.s, duke jetuar pėrditė me kėtė hijeshi tė rrallė, u tundua dhe u dha pas Jusufit a.s duke dashur ta ēojė nė shtrat. Pėr t'ia arritur qėllimit, ajo e joshte ēdo ditė Jusufin a.s, i fliste me pėrkėdheli dhe nuk e fshihte pasionin tundues.
"Por ajo nė shtėpinė e sė cilės gjendej ai, nisi t'a joshė nė kundėrshtim me dėshirėn e tij. Ajo ia mbylli tė gjitha dyert dhe i tha:"Jam e gatshme pėr ty! Kurse ai tha: “Allahu mė ruajt! Me tė vėrtetė, padroni ėshtė kujdesur pėr mua dhe, pa dyshim, keqbėrėsit nuk do tė shpėtojnė kurrė”. (Jusuf, 23)
Si mund t'ia bėj diēka tė tillė, atij qė ėshtė kujdesur pėr mua si pėr djalin e tij? a nuk ėshtė kjo njė vepėr e ligė dhe e keqe?
Duket qartė qė Jusufi a.s e refuzoi kėtė propozim qė nė fillim dhe se as qė e kishte ēuar nė mendje diēka tė tillė. Zoti i kishte dhėnė pjekuri dhe urtėsi Jusufit a.s, gjė e cila e bėnte tė respektojė kufijtė dhe tė mos i shkojė mendja tek pėrdhosja e nderit tė tjetrit, aq mė tepėr tė dikujt qė i kishte bėrė mirė. Kėtė e theksojmė, pasi ka disa dijetarė qė pretendojnė se edhe Jusufi a.s ushqeu tė njėjtėn ndjenjė pėr gruan e Azizit dhe se u dha pas saj.
"Ajo e dėshiroi atė; por edhe Jusufi do ta kishte dėshiruar atė, sikur tė mos kishte parė provėn e Zotit tė vet. " (Jusuf, 24)
Pėr ta shtjelluar dhe kuptuar mė mirė atė qė ndodhi, le tė marrim njė shembull. Jam duke ecur rrugės dhe po tė mos mė kishte kapur filani pėr krahu, do tė kisha rėnė nė njė puset tė hapur. Pra, unė nuk rashė nė puset, sepse dikush mė kapi dhe mė largoi prej saj. E njėjta gjė ndodhi dhe me Jusufin a.s, i cili nuk u dha pas gruas sė Azizit, as qė e dėshiroi dhe as qė nuk i vajti nė mendje njė vepėr e tillė. Kjo, sepse ai konstatoi dhe pa njė provė nga ana e Zotit. Ajo qė pohojnė disa interpretues tė Kuranit se edhe Jusufi a.s e dėshiroi, madje u shtri nė shtrat me tė, por pasi pa njė provė nga Zoti u ngrit dhe e braktisi. Diēka e tillė nuk mund ta pranojmė pėr njė besimtar tė devotshėm, e si mund ta pranojmė pėr njė nga profetėt e Zotit tė lartėsuar, i cili e dinte se marrėdhėniet jashtėmartesore janė padrejtėsi dhe vepėr e ligė?!
Fjalėt:“Allahu mė ruajt! Me tė vėrtetė, padroni ėshtė kujdesur pėr mua dhe, pa dyshim, keqbėrėsit nuk do tė shpėtojnė kurrė” Jusufi a.s i tha menjėherė sa dėgjoi propozimin e gruas sė Azizit. E e refuzoi kėtė vepėr pa i dhėnė mundėsi vetes as qė tė mendohet dhe ta pleqėrojė. Situata dhe joshja ishte aq e madhe, saqė tė paktėn Jusufi a.s mund dhe ta ēonte ndėrmend njė vepėr tė tillė. Nėse dikush ėshtė agjėrueshėm nė Ramazan dhe nė pikėn e vapės ku e ka mbėrthyer etja, para i shfaqet njė gotė me ujė tė ftohtė, menjėherė mendon "ah sikur ta pija qė tė shuaj etjen!" Megjithatė, ai refuzon, pasi ėshtė agjėrueshėm. Jusufi a.s as qė e ēoi ndėrmend njė vepėr tė tillė, pasi pa njė provė dhe argument nga ana e Zotit. Po ēfarė pa Jusufi a.s?
Nė fakt, nuk dihet me saktėsi se ēfarė ishte, por ishte diēka qė ia ndėrpreu dhe mundėsinė pėr ta ēuar ndėrmend njė ligėsi tė tillė. Disa interpretues tė Kuranit, mendojnė se Jusufi a.s pa Xhibrilin a.s. Interpretues tė tjerė mendojnė se pa tė atin duke kafshuar gishtin. Tė tjerė mendojnė se pa padronin dhe burrin e Zulejhasė qė po hynte nė shtėpi. Kurse disa interpretues tė tjerė mendojnė se Jusufi a.s pa tė shkruar mbi mur fjalėt "ajo ėshtė shfrenim dhe rrugė e shėmtuar!" (Isra, 32)
Kėto ishin disa mendime tė interpretuesve tė Kuranit, tė cilat nuk mbėshteten nė ndonjė hadith tė Profetit a.s. Gjithė sesi, ajo qė na intereson ėshtė se Jusufi a.s pa diēka qė ia largoi edhe mundėsinė pėr tė menduar rreth gruas sė Azizit.
"Kėshtu e larguam nga e keqja dhe vepra e shėmtuar, sepse ai, nė tė vėrtetė, ishte nga robėrit Tanė tė sinqertė." (Jusuf, 24)
Zoti e mbrojti Jusufin a.s nga vepra e ligė dhe tė menduarit mbi kėtė vepėr. Sinqeriteti ėshtė njė moral dhe vyrtit tjetėr i Jusufit a.s, qė ceket nė kėtė ajet.
Edhe pse Jusufi a.s refuzoi tė flerė me gruan e Azizit, ajo nuk u dorėzua, por vazhdoi me joshjet e saj. Duke parė kėtė, Jusufi a.s u nis tė dalė me vrap jashtė. Ajo iu qep nga pas, sikur bėnin gara me njėri-tjetrin pėr tek dera. "Qė tė dy vrapuan nga dera dhe ajo ia shqeu kėmishėn atij nga mbrapa." (Jusuf, 25)
Jusufi a.s rrekej tė hapė derėn, ndėrkohė qė gruaja e Azizit rrekej ta kthejė mbrapsht duke e tėrhequr nga pas. Nė njė ēast, ajo ia shqyen kėmishėn Jusufit a.s duke e tėrhequr. Nė atė moment, dera hapet me ēelės nga jashtė dhe hyn Azizi i cili sheh tė shoqen e zbukuruar, e cila u gjend ngushtė, dhe Jusufin a.s. Duke dashur tė largojė dyshimet dhe akuzat, ajo ndėrhyri menjėherė dhe tha:"“Ēfarė dėnimi meriton ai qė kėrkon t’i bėjė tė keqe gruas sate - por nga frika se mos e vrasin Jusufin a.s, pasi vazhdonte ta dojė, ajo caktoi dhe dėnimin qė pėrjashtonte vrasjen - pėrveē burgosjes apo dėnimit tė dhembshėm?” (Jusuf, 25)
Jusufi a.s ndėrhyri dhe u mbrojt duke treguar tė vėrtetėn:"Ajo provoi tė mė joshte”.
Kėtu, ndėrhyn njė person i tretė, mbi tė cilin ka mendime tė ndryshme kush mund tė ketė qenė. Kurani mjaftohet duke e etiketuar si dėshmitar. "Njė dėshmitar (qė u gjend aty), pohoi: “Nėse kėmisha e tij ėshtė shqyer pėrpara, atėherė ajo thotė tė vėrtetėn, kurse ai gėnjen. Por, nėse kėmisha e tij ėshtė shqyer prapa, atėherė ajo gėnjen, ndėrsa ai thotė tė vėrtetėn." (Jusuf, 26-27)
Lidhur me kėtė dėshmitar, ekzistojnė dy mendime. Mendimi i parė, ėshtė se ai ishte njė foshnje i cili foli dhe tregoi se ishte gruaja e Azizit ajo qė e joshi Jusufin a.s. Mendimi i dytė ėshtė se ai ishte djali i xhaxhait tė Azizit. Ai propozoi tė verifikohej nėse kėmisha ishte grisur nga para apo nga pas. Nėse ishte grisur tek pjesa e kraharorit, Jusufi a.s ishte fajtor. Nė tė kundėrt, ishte gruaja fajtore.
"Kur burri i saj pa se kėmisha e Jusufit ishte shqyer nga mbrapa, tha: “Patjetėr qė kjo ėshtė njė nga dredhitė tuaja (tė femrave). Nė tė vėrtetė, dredhitė tuaja janė tė mėdha!" (Jusuf, 28)
Azizi i pėrkiste shtresės aristokrate, shtresė e cila nuk i kushton rėndėsi ēėshtjes sė nderit. Nga fjalėt e mėposhtme, duket qartė se atij as qė iu skuq fytyra pėr atė qė kishte ndodhur, por tha:"Ti, o Jusuf, largohu nga kjo! Kurse ti (gruaja ime), kėrko falje pėr kėtė gjynah, sepse, nė tė vėrtetė, ti je fajtore”. (Jusuf, 29)
E tillė ėshtė jeta aristokrate nė pėrgjithėsi, ku nderi i familjes nuk ka rėndėsi dhe burri shndėrrohet nė brinar. Madje, Azizi as qė e dėboi Jusufin a.s nga shtėpia. Edhe pse e dinte atė qė kishte ndodhur, ai i linte sėrish vetėm nė shtėpi pa u shqetėsuar.
Lajmi filloi tė pėrhapej nė qytet, sidomos tek aristokratėt.
"Disa gra (tė parisė) nė qytet po thoshin: “Gruaja e Azizit (ministrit) deshi ta joshte shėrbėtorin e vet. Asaj i ka rėnė vėrtet nė kokė dashuria pėr tė. Ne besojmė se ajo e ka humbur fare”. (Jusuf, 30)
Pra, ata e konsideronin si diēka tė ulėt qė njė grua aristokrate tė flejė me njė shėrbėtor dhe skllav, por sikur tė ishte i njė shtrese tė lartė nuk shihnin ndonjė gjė tė keqe.
Kėto fjalė i mbėrritėn gruas sė Azizit e cila nuk mund tė rrinte duarkryq. Ajo i ftoi pėr gosti gratė e elitės dhe pas ushqimit u ofroi mollė pėr tė ngrėnė. Teksa qėronin mollėt tė mbėshtetura nė jastėkė tė butė, gruaja e Azizit urdhėroi Jusufin a.s tė hyjė nė dhomėn e tyre. Kur e panė hijeshinė e Jusufit a.s, gratė u mahnitėn saqė nuk vunė re se nė vend tė mollėve, filluan tė copėtojnė duart me thika.
"Kur dėgjoi pėr thashethemet e tyre, ajo i thirri ato nė gosti, ēdonjėrės i dha nga njė thikė dhe (i) tha (Jusufit): “Dil para tyre!” Kur e panė, gratė u mahnitėn nga bukuria e tij, prenė duart dhe thanė: “O Zot, o Zot! Ky nuk ėshtė njeri, por qenka njė engjėll fisnik!” (Jusuf, 31)
Njė hijeshi e tillė nuk mund t'i pėrkasė njė njeriu, por njė engjėlli. Sakaq, gruaja e Azizit ndėrhyri dhe tha:"Ajo tha: “Jo, ky ėshtė ai pėr tė cilin ju mė qortuat. Jam pėrpjekur ta josh, por ai ėshtė ruajtur nga gjynahu. Por, nėse ai nuk bėn atė qė e urdhėroj unė, me siguri qė do tė burgoset dhe do tė poshtėrohet”. (Jusuf, 32)
Ajo jo vetėm qė nuk u turpėrua dhe nuk u ndje ngushtė nga ajo qė kishte ndodhur, por insistonte nė pasionin e saj tė verbėr. Veē kėsaj, ajo pohoi se Jusufi a.s e kishte refuzuar.
Gratė elitare iu vėrsulėn Jusufit a.s dhe secila e donte pėr vete. Tashmė nuk ishte vetėm gruaja e Azizit, por shumė gra qė po ēmendeshin pas Jusufit a.s. Ajo qė e vėrteton kėtė, ėshtė pyetja e mbretit qė do tė vijė mė pas, i cili i pyet gratė:"Mbreti u tha (grave): “Si qe puna juaj kur deshėt ta joshnit Jusufin?”. (Jusuf, 51)
Pra ishin tė gjithė gratė qė filluan ta joshin dhe u dhanė pas Jusufit a.s ku secila e donte pėr vete. Ato nuk ishin gra dosido, por pėrfaqėsonin shtresėn mė tė lartė tė Egjiptit, ishin gra tė bukura, gra ministrash dhe pushtetarėsh, tė pasura dhe tė pushtetshme.
Shumė dijetarė pėrmendin Jusufin a.s kur interpretojnė hadithin e Profetit a.s qė thotė:"Shtatė kategori njerėzish do tė strehohen nėn hijen e Arshit tė Zotit, atė Ditė kur nuk do tė ketė hije tjetėr pėrveē tij.... dhe njė i ri qė ėshtė ftuar nga njė femėr e bukur dhe e pushtetshme, por ai i pėrgjigjet:"Unė i frikėsohem Zotit."
Kushdo qė vepron si Jusufi a.s nė raste tė tilla, do tė pėrfitojė nga ky privilegj.
Duke parė se situata veē vinte dhe rėndohej, Jusufi a.s u lut:Ai tha: “O Zoti im, mė shumė e dua burgun se atė ku mė shtyjnė ato. Nėse Ti nuk e largon prej meje dredhinė e tyre, unė do tė jepem pas tyre dhe do tė bėhem nga ata qė nuk (i) dinė (ligjet e Tua).” (Jusuf, 33)
Gratė elitare vunė nė pėrdorim tė gjithė arsenalin e marifeteve dhe dredhive tė tyre me qėllim qė ta bėjnė Jusufin a.s pėr vete, por dėshtuan. Ai kishte kaluar nė mbrojtjen e drejtpėrdrejtė tė Zotit.
"Dhe Zoti e plotėsoi lutjen e tij dhe e shmangu nga dredhitė e tyre. Me tė vėrtetė, Ai dėgjon dhe di ēdo gjė." (Jusuf, 34)
Lajmi se gruaja e Azizit ishte dhėnė pas shėrbėtorit dhe skllavit tė saj, mori dhenė. Nuk mbeti njeri pa folur mbi kėtė skandal, gjė e cila e shqetėsoi pa masė atė. E gjendur pėrballė kėtij skandali, ku tė gjithė e stigmatizonin dhe talleshin, ajo vajti tek i shoqi dhe i qau hallin. Pasi e kuvenduan dhe e pleqėruan mirė kėtė punė, Azizi vendosi ta ndėshkojė Jusufin a.s. Ai urdhėroi qė Jusufi a.s tė vendosej mbi njė gomar, nga pas t'i shkonte njė tellall qė i binte daulles dhe pėrsėriste fjalėt:"Jusuf ēifuti, lakmoi padronet e tij dhe pėr kėtė do tė ndėshkohet me burg."
"Pastaj u ra ndėrmend atyre, pasi i panė shenjat (e pafajėsisė sė Jusufit) qė ta burgosin pėr njė kohė (nė mėnyrė qė ngjarja tė mos pėrhapej nė popull)." (Jusuf, 35)
Bashkė me Jusufin a.s, nė burg hynė dhe dy tė rinj tė tjerė. Gjatė qėndrimit nė burg, tė rinjtė prezantohen me Jusufin a.s dhe me moralin, virtytet e tij, adhurimin dhe pėrkushtimin karshi Zotit. Njė natė, dy tė rinjtė shohin nga njė ėndėrr, tė cilėn ia treguan menjėherė nė mėngjes Jusufit a.s.
"Njėri prej tyre tha: “Unė kam parė (nė ėndėrr) veten, se si shtrydhja verė”. Tjetri tha: “Unė kam parė nė ėndėrr, se si mbaja nė kokė bukė, tė cilėn e hanin shpendėt. Shpjegona kuptimin e ėndrrave. Ne, me tė vėrtetė, shohim se ti je njeri i mirė.” (Jusuf, 36)
Para se t'u interpretojė ėndrrėn, Jusufi a.s filloi t'u flasė mbi vlerat e besimit nė njė Zot tė vetėm.
"Jusufi tha: “Sa herė qė t’ju vijė ndonjė ushqim (nė ėndėrr) si risk pėr ju, unė do t’ju lajmėroj se ēfarė kuptimi ka, para se tė bėhet realitet. Kjo ėshtė prej diturive qė m’i ka mėsuar Zoti im. Unė e kam flakur tej fenė e njerėzve qė nuk besojnė Allahun e qė mohojnė jetėn tjetėr. Unė besoj fenė e tė parėve tė mi - Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Ne, kurrė nuk mund t’i shoqėrojmė Allahut ndonjė gjė (nė adhurim). Kjo ėshtė dhuntia e Allahut ndaj nesh dhe njerėzve tė tjerė, ndonėse shumica e njerėzve nuk janė mirėnjohės." (Jusuf, 37)
Duke qenė se fama e Ibrahimit a.s kishte marrė dhen asokohe, ai u foli dhe mbi Ibrahimin a.s dhe u tregoi se ėshtė pasardhės i tij. Me kėtė, ai tregonte vlerat dhe privilegjet qė i kishte dhėnė Zoti. Kur u pyet profeti Muhamed a.s se kush ishte i fismi, u pėrgjigj:"I fismi ėshtė biri i tė fismit, biri i tė fismit biri i tė fismit. Jusufi biri i Jakubit, biri i Is'hakut biri i Ibrahimit."
Tė katėr kėtė ishin profetė, nder i cili nuk i ėshtė dhėnė tjetėr kujt pėrveē kėsaj familjeje.
"O shokėt e mi tė burgut! A janė mė mirė njė mori zotash tė ndryshėm apo Allahu, i Vetmi, Ngadhėnjimtari? Ata qė ju i adhuroni nė vend tė Allahut, janė vetėm emra, tė cilėt i keni vėnė ju dhe tė parėt tuaj, pa pasur prej Tij asnjė argument. Vendimi i pėrket vetėm Allahut: Ai ka urdhėruar qė tė adhuroni vetėm Atė. Kjo ėshtė e vetmja fe e vėrtetė, por shumica e njerėzve nuk e dinė." (Jusuf, 39-40)
Feja nuk mund tė jetė e plotėsuar dhe e vėrtetė, vetėm kur u referohemi ligjeve tė Zotit si nė ēėshtjet e riteve ashtu dhe nė ēėshtjet jetėsore tė pėrditshme. Vendimi final pėr ēdo ēėshtje, i pėrket vetėm Zotit. Feja ėshtė adhurim dhe legjislacion. Pas kėsaj parathėnieje, Jusufi a.s ua interpretoi ėndrrėn.
"O shokėt e mi tė burgut! Njėri prej jush do t’i shėrbejė verė pronarit tė vet, kurse tjetri do tė kryqėzohet, e shpendėt do tė hanė prej kokės sė tij. Kėshtu ėshtė caktuar kjo gjė pėr tė cilėn pyetėt ju!” (Jusuf, 41)
I riu qė do tė kryqėzohej dhe zogjtė do hanin nga koka e tij, kur e dėgjoi kėtė interpretim tha:"Jo. Nuk ishte e tillė ėndrra." Por Jusufi a.s ia ktheu:"Kjo ēėshtje ka pėrfunduar tashmė."
Atij qė do tė shpėtonte dhe do i shėrbente mbretit, Jusufi a.s i kėrkoi njė nder.
"Jusufi i tha njėrit prej kėtyre tė dyve, pėr tė cilin e dinte se do tė shpėtonte: “Pėrmendėm mua te pronari yt!”
Ai i kėrkoi qė t'ia rrėfejė historinė e Jusufit a.s me shpresė se mos e nxjerr nga burgu. Por me tė dalė, i riu e harroi fare Jusufin a.s, edhe pse filloi punė tek mbreti si kamerier.
"Por djalli bėri qė ai tė harronte ta pėrmendte te pronari i vet dhe kėshtu, Jusufi mbeti edhe disa vjet nė burg." (Jusuf, 42)
Me kėtė, Zoti deshi qė t'i japė njė mėsim tė mirė Jusufit a.s.
Nė njė rrėfenjė, thuhet se Xhibrili a.s vajti tek Jusufi a.s dhe i tha:"O Jusuf! Kush tė mbrojti dhe tė shpėtoi nga komploti i vėllezėrve?!" Jusufi a.s iu pėrgjigj:"Allahu." Xhibrili a.s e pyeti:"Po nga pusi, kush tė nxorri dhe tė shpėtoi?!" Jusufi a.s u pėrgjigj:"Allahu." Xhibrili a.s e pyeti:"Po kush ta dha lirinė, pasi u shite si skllav?!" Jusufi a.s u pėrgjigj:"Allahu." Xhibrili a.s e pyeti:"Po kush tė mbrojti nga gratė?!" Jusufi a.s u pėrgjigj:"Allahu." Xhibrili a.s i tha:"Atėherė pėrse kėrkon ndihmėn e dikujt tjetėr?!"
"Por djalli bėri qė ai tė harronte ta pėrmendte te pronari i vet dhe kėshtu, Jusufi mbeti edhe disa vjet nė burg." (Jusuf, 42)
Pėr kėtė, Jusufi a.s do tė kalojė dhe disa vite tė tjera nė burg, pa u interesuar pėr tė njeri.

Ėndrra e mbretit
Pasi kaluan disa vite, mbreti i Egjiptit sheh njė ėndėrr tė ēuditshme.
"Dhe tha mbreti: “Kam parė nė ėndėrr shtatė lopė tė majme, tė cilat po i hanin shtatė lopė tė dobėta dhe kam parė shtatė kallinj tė gjelbėr e shtatė tė tjerė tė tharė. O paria ime, mė shpjegoni ėndrrėn time, nėse dini t’i interpretoni ėndrrat!” (Jusuf, 43)
Shtatė lopėt e dobėta, i hanin shtatė lopėt e majme. Shtatė kallinjtė e thatė pa kokra, mbėshtilleshin rreth shtatė kallinjve tė mbushur me kokra dhe i shkatėrronin. Interpretuesit e ėndrrave tė mbretit nuk ditėn si ta shpjegojnė dhe interpretojnė kėtė ėndėrr tė ēuditshme.
"Ata thanė: “Kėto janė ėndrra tė ngatėrruara e ne nuk dimė t’i shpjegojmė.” (Jusuf, 44)
Nė kėtė kohė, shėrbėtori i mbretit qė kishte qenė nė burg me Jusufin a.s, kujtohet se ai i interpretonte ėndrrat.
"Njėrit nga ata dy qė shpėtoi (nga burgu), iu kujtua pas njė kohe e tha: “Unė do t’ju njoftoj pėr shpjegimin e kėsaj (ėndrre), vetėm mė dėrgoni (te Jusufi)!”
(Jusuf, 45)
Duke qenė se burgu ku ndodhej Jusufi a.s ndodhej jashtė qytetit, shėrbėtori u nis menjėherė me porosinė e mbretit.
"(Shėrbėtori) I tha: “O Jusuf, o njeri i drejtė! Na shpjego (ėndrrėn) pėr shtatė lopė tė majme, tė cilat hahen prej shtatė lopėve tė dobėta dhe pėr shtatė kallinj tė gjelbėr e shtatė tjerė tė tharė, qė tė kthehem te njerėzit e ta dinė edhe ata”. (Jusuf, 46)
Me ta dėgjuar, Jusufi a.s ua interpretoi ėndrrėn, madje u ofroi dhe njė plan pėr tė dalė nga kriza qė priste Egjiptin dhe rajonin.
"(Jusufi) tha: “Do tė mbillni shtatė vjet rresht. Prodhimin qė do tė korrni lėreni nė kallinj, pėrveē njė pakice qė do t’ju shėrbejė pėr tė ngrėnė, sepse pastaj do tė vijnė shtatė vite tė thata, tė cilat do t’i harxhojnė ato qė i keni ruajtur ju, pėrveē njė pakice qė mund tė kurseni. Pastaj, pas kėtyre do tė vijė njė vit plot shi pėr njerėzit, vit nė tė cilin ata do tė shtrydhin (rrush, etj.).” (Jusuf, 47-49)
Kur e dėgjoi mbreti interpretimin e kėsaj ėndrre dhe propozimin pėr tė dalė nga kriza mbeti i mahnitur. Ai kėrkoi menjėherė qė Jusufi a.s tė dėrgohej nė pallatin mbretėror. I dėrguari i mbretit shkon tek Jusufi a.s nė burg dhe i pėrcjell kėrkesėn e mbretit. Por Jusufi a.s refuzon tė dalė nga burgu. Thotė profeti Muhamed a.s:"Zoti e mėshiroftė Jusufin a.s, sa durimtar qė u tregua! Pėr Zotin! Nėse do mė jepej rasti tė dal nga burgu do pranoja menjėherė."
Jusufi a.s refuzoi tė dalė nga burgu, pa u shpallur pafajėsia e tij pėr akuzat qė i ishin veshur.
"Kur (Jusufit) i erdhi i dėrguari, ai i tha: “Kthehu te mbreti yt e pyete: ē’patėn ato gra qė prenė duart e veta?” Me tė vėrtetė, Zoti im i di dredhitė e tyre”! (Jusuf, 50)
Menjėherė mbreti u interesua mbi tė kaluarėn e Jusufit a.s dhe shkakun qė ishte penalizuar me burg. Pasi dėgjoi se ēfarė kishte ndodhur, ai i mblodhi gratė dhe i pyeti.
"Mbreti u tha (grave): “Si qe puna juaj kur deshėt ta joshnit Jusufin?”. Ato thanė: “Allahu na ruajt! Ne nuk dimė asgjė tė keqe pėr atė”. Gruaja e Azizit (ministrit) tha: “Tani do tė dalė nė shesh e vėrteta! Unė u pėrpoqa qė ta joshja atė; ai ėshtė vėrtet njeri i drejtė qė ta dijė ai (burri im), se unė nuk e kam tradhtuar gjatė kohės sė mungesės sė tij. Vėrtet, Allahu nuk u jep fund tė mirė dredhive tė tradhtarėve. Unė nuk e shfajėsoj veten, sepse shpirti (i njeriut) ėshtė fort i prirur pėr tė keqe, pėrveē atij qė e mėshiron Zoti im. Me tė vėrtetė, Zoti im ėshtė Falės dhe Mėshirė-plotė”. (Jusuf, 52)
Disa interpretues tė Kuranit, mendojnė se fjalėt e fundit janė tė Jusufit a.s dhe jo tė gruas sė Azizit. Por nė fakt, janė fjalėt e gruas sė Azizit.
Kur mbreti konstatoi pafajėsinė e Jusufit a.s, urtėsinė e tij, dijet dhe aftėsitė e rralla, vendosi ta marrė si kėshilltarin e tij mė tė afėrt. Njė njeri qė nuk del nga burgu pa u provuar pafajėsia, patjetėr qė ėshtė i ndershėm.
Kur Jusufi a.s u takua me mbretin dhe biseduan gjatė, mbreti u mahnit nga virtytet dhe aftėsitė e tij.
"Mbreti tha: “Ma sillni atė, do ta marr pranė vetes.” Pasi bisedoi me tė, i tha: “Qysh sot, ti ke pozitė tė lartė dhe je i besuar.” (Jusuf, 54)
Duke qenė se Jusufi a.s gėzonte aftėsi tė rralla administrative dhe nga jetesa nė pallatin e ministrit tė financave, e dinte si shpėrdoroheshin paratė e shtetit, paraqiti kėrkesėn qė kėtė ministri ta drejtonte ai vetė.
"(Jusufi) i tha: “Mė cakto pėrgjegjės tė depove tė vendit, sepse unė jam ruajtės dhe njohės (i mirė i kėtyre punėve)”. (Jusuf, 55)
Mbreti ia pranoi kėtė kėrksesė dhe menjėherė e emėrtoi si ministėr tė financave.
"Dhe kėshtu, Ne i dhamė Jusufit pozitė nė atė vend dhe ai kishte ēfarė tė dėshironte. Ne e shpėrblejmė me mėshirėn Tonė, kė tė duam dhe, punėmirėve nuk ua humbim shpėrblimin. Ndėrsa shpėrblimi i jetės tjetėr ėshtė mė i mirė pėr ata qė besojnė dhe e kanė frikė Allahun." (Jusuf, 56)
Mbreti i la dorė tė lirė Jusufit a.s nė administrimin e tė gjithė ēėshtjeve administrative. Nė njė rrėfenjė, thuhet se mbreti i tha njė ditė Jusufit a.s:"O Jusuf! Mua nuk mė ka mbetur nga pushteti gjė tjetėr pėrveē fronit ku jam ulur. Gjithēka tjetėr ėshtė nė dorėn tėnde."
Shtatė vitet e bollėkut dhe begatisė, Jusufi a.s i shfrytėzoi nė mėnyrėn mė tė mirė. Tė mirat materiale u shtuan jashtė mase. Ashtu siē kishte caktuar dhe planin e punės, Jusufi a.s filloi menjėherė magazinimin e prodhimit tė tepėrt, pėr tė pėrballuar vitet e zizė. Pas shtatė vitesh bollėk, filluan shtatė vite tė tjera zie dhe thatėsire. Zia e bukės u pėrhap nė tė gjithė rajonin, deri nė Palestinė.
Jakubi a.s bashkė me fėmijėt e tjerė vazhdonin tė jetonin nė shkretėtirė dhe nuk i shpėtuan dot zisė sė bukės. Kurse ēmimi i drithit ishte rritur nė pėrmasa tė frikshme, saqė pak syresh kishin mundėsi ta blenin.
Sakaq, mes njerėzve ishin pėrhapur fjalė se Azizi i Egjiptit, shiste drithė me tė njėjtin ēmim qė kishte qenė para thatėsirės dhe zisė. Kudo ishin ngritur ēmimet, pėrveē nė Egjipt. Kjo bėri qė karvanėt tė vėrshojnė nga tė katėr anėt pėr nė Egjipt pėr tu furnizuar me drithė. Jusufi a.s u shiste drith me tė njėjtin ēmim qė kishte qenė mė parė dhe pėr ēdo personi qė ndodhej nė karvan, i shiste vetėm njė deve drithė. Kėtė e bėnte me qėllim qė tė shmangė matrapazėt e pangopur.
"Dhe erdhėn vėllezėrit e Jusufit e hynė tek ai. Ai i njohu, por ata nuk e njohėn." (Jusuf, 58)
Si shumė tė tjerė, edhe vėllezėrit e Jusufit a.s u nisėn pėr nė Egjipt pėr tė blerė drith. Jusufi a.s i njohu menjėherė, kurse ata nuk e njohėn. Menjėherė ai filloi t'i pyesė nga vinin, si quhej babai i tyre, sa vėllezėr ishin, a kishin vėllezėr tė tjerė etj...
"Kur i furnizoi ata me ushqim tė nevojshėm, u tha: “Mė sillni vėllain tuaj prej babait! A nuk e shihni se unė jua jap masėn tė plotė dhe jam mė i miri mikpritės?" (Jusuf, 59)
Pėrveēse u shiste drithė me tė njėjtin ēmim qė kishte qenė para zie, Jusufi a.s u jepte disa kg mė shumė. Pėrveē kėsaj, tė gjithė hallexhinjtė qė vinin pėr tė blerė drithė, ishin miq tė Jusufit a.s derisa tė largoheshin.
"Nėse nuk ma sillni atė, nuk do tė ketė mė ushqim pėr ju dhe mos ejani tek unė!" (Jusuf, 60)
Ai u kėrkoi qė herėn tjetėr, kur tė vinin tė furnizohen me drithė, tė sillnin dhe vėllain e vogėl. Pėrndryshe, Jusufi a.s do e konsideronte kėtė si tradhti dhe do i merrte si spiunė tė ndonjė shteti apo mbretėrie tjetėr.
"Ata thanė: “Ne do tė pėrpiqemi disi, qė ta sjellim nga baba i tij dhe do ta bėjmė kėtė”. (Jusuf, 61)
Veē kėsaj, Jusufi a.s i urdhėroi shėrbėtorėt dhe punėtorėt qė mallin qė vėllezėrit e tij kishin sjellė pėr tė shkėmbyer me drithė, t'ua kthenin sėrish, por ta fshihnin bashkė me drithin. Kjo, me qėllim qė herėn e dytė, kur tė vijnė sėrish tė furnizohen, tė kenė mall pėr ta shkėmbyer.
"Jusufi u tha shėrbėtorėve tė vet: “Ngarkoni barrėt nė kafshėt e tyre e ua fusni brenda paratė! Ata do t’i gjejnė ato, kur tė shkojnė te familja e vet, kėshtu qė do tė kthehen pėrsėri te ne”. (Jusuf, 62)
Me tė mbėrritur nė Palestinė pranė familjes sė tyre, vėllezėrit u mėnjanuan me babanė e tyre Jakubin dhe i rrėfyen gjithēka. Ndėr tė tjerė i treguan dhe kėrkesėn e Jusufit a.s pėr tė marrė me vete dhe Benjaminin.
"Kur u kthyen te babai i tyre, ata thanė: “O ati ynė! Nuk do tė na japin mė ushqim. Prandaj dėrgoje me ne vėllain tonė, qė tė mund tė marrim ushqim; tė sigurojmė se ne do ta ruajmė atė!” (Jusuf, 63)
Jakubi a.s nuk e priti mirė kėtė kėrkesė tė djemve tė tij. Ai ishte zhgėnjyer mė parė prej tyre dhe tani e kishte tė vėshtirė t'ju zinte besė.
"Ai u tha: “A mos vallė t’jua besoj juve, ashtu siē jua pata besuar mė parė vėllain e tij? Allahu ėshtė Ruajtėsi mė i mirė dhe Ai ėshtė mė i mėshirshmi i mėshiruesve!" (Jusuf, 64)
Por njė ndodhi tjetėr do e bėjė Jakubin a.s tė mendohet, madje tė ndryshojė dhe mendje.
"Kur i ēelėn barrėt e tyre dhe gjetėn tė hollat e tyre, qė ua kishin kthyer, ata thanė: “O ati ynė! Ē’duam mė tepėr? Kėto janė gjėrat tona; na janė kthyer. Ne do ta furnizojmė familjen tonė, do ta ruajmė vėllain tonė dhe do ta shtojmė njė barrė deveje (ushqim), e kjo ėshtė barrė e lehtė.” (Jusuf, 65)
Ky ministėr qė shet drithė me tė njėjtin ēmim qė ka qenė para zie, madje u ktheka dhe mallin qė kishin shkėmbyer me drithė nuk qenka njeri i zakonshėm. Kėshtu, Jakubi a.s pranoi ta dėrgojė djalin e vogėl Benjaminin, por mė parė u mori besėn.
"Ai tha: “Unė kurrsesi nuk do ta dėrgoj me ju, derisa tė betoheni nė Allahun, se do tė ma ktheni, me pėrjashtim tė rastit kur ju rrezikon ndonjė e keqe e madhe (tė gjithėve).” Kur ata u betuan, ai u tha: “Allahu ėshtė dorėzėnės pėr atė qė flasim ne." (Jusuf, 66)
Para se tė nisėn, Jakubi a.s i porositi qė kur tė hynin nė Egjipt, tė mos hynin tė gjithė nga e njėjta derė. Kjo, pasi njėmbėdhjetė djem tė rinj, mund tė binin nė sy dhe dikush mund t'i xhelozonte dhe merrte mėsysh.
"O djemtė e mi, mos hyni nga e njėjta portė (e qytetit), por nga porta tė ndryshme. Unė nuk mund tė largoj prej jush asgjė nga (ajo qė ju ka caktuar) Allahu! Se pushteti i pėrket vetėm Allahut. Tek Ai mbėshtetem unė dhe tek Ai le tė mbėshteten ata qė dėshirojnė tė jenė tė mbėshtetur (tek Allahu)”! (Jusuf, 67)
Ai e dinte se syri i keq ėshtė realitet dhe se ai – siē thotė dhe profeti Muhamed a.s – e ēon njeriun drejt varrit.
Kėshtu, kur mbėrritėn nė Egjipt, njėmbėdhjetė vėllezėrit u ndanė dhe hynė nė qytet nga dyer tė ndryshme.
"Kur ata hynė (nė qytet), ashtu siē i urdhėroi babai i tyre, dėshira e Jakubit u pėrmbush, por kjo nuk i ndihmoi aspak para caktimit tė Allahut. Ai (Jakubi), nė tė vėrtetė, ka qenė dijetar i madh, sepse Ne e kemi mėsuar, por shumica e njerėzve nuk e di." (Jusuf , 68)
Dijetarėt myslimanė kanė debatuar rreth etiketimit tė Jakubit a.s nga ana e Zotit si dijetar tė madh. Ata thonė se kjo pėr shkak se nė ēdo fjali qė thoshte, Jakubi a.s patjetėr qė do tė pėrmendte emrin e Zotit.
"Kur dolėn para Jusufit, ky e afroi vėllanė e vet (Beniaminin) dhe i tha: “Unė nė fakt jam vėllai yt dhe mos u hidhėro pėr atė qė mė bėnė vėllezėrit tanė!” (Jusuf, 69)
Siē e kishte zakon, Jusufi a.s i strehonte tė gjithė tė ardhurit pėr tė furnizuar me drithė. Kur u takuan me Jusufin a.s, ky i ndau vėllezėrit nga dy persona nė njė dhomė dhe Benjaminin e mbajti pėr vete. Kur tė gjithė vajtėn nė dhomat e tyre, Jusufi a.s mbeti vetėm me Benjaminin. Aty, ai e pėrqafoi fort dhe i tregoi se kush ishte.
Pasi i pėrgatiti pėr udhėtim, Jusufi a.s urdhėroi qė nė ngarkesėn e Benjaminit, tė fshihej njėsia matėse e drithit.
"Pasi i furnizoi me ushqimin e nevojshėm, (Jusufi) shtiu njė gotė (tė ēmueshme) nė ngarkesėn e vėllait tė vet e pastaj njė lajmėtar thirri:“O karvan, ju jeni vjedhės tė vėrtetė!” (Jusuf, 70)
Pasi kishin pėrshkruar njė copė rrugė, ushtarėt e Jusufit a.s u qepen nga pas derisa i arrijnė. Kjo ceket nė ajetet e mėposhtme:
"Ata u kthyen drejt tyre (e thanė): “Ē’ju ka humbur?" Thanė: “Po kėrkojmė gotėn e mbretit. Kush e sjell atė, ka shpėrblim njė barrė deveje ushqim. Unė pėr kėtė jam dorėzėnės”. (Vėllezėrit e Jusufit) thanė: “Betohemi pėr Allahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur tė bėjmė turbullira nė kėtė vend dhe nuk jemi vjedhės”. Ata pyetėn: “E cili do tė jetė dėnimi, nėse ju gėnjeni”? (Vėllezėrit) thanė: “Dėnimi pėr atė, nė barrėn e tė cilit gjendet gota, ėshtė qė tė mbahet peng ai vetė. Kėshtu i dėnojmė ne keqbėrėsit.” (Jusuf, 71-75)
Sipas ligjeve tė Jakubit, hajduti shndėrrohej nė skllav tė personit qė ka vjedhur. Ndėrkohė qė sipas ligjeve tė Egjiptit, hajduti vritej. Jusufi a.s donte qė i vėllai tė dėnohej sipas ligjit tė Jakubit, pasi synonte ta mbajė nė Egjipt.
"Dhe nisi tė kontrollojė barrėt e tyre para barrės sė vėllait tė Jusufit. Pastaj nxori gotėn nga barra e vėllait tė tij. Kėshtu, Ne e mėsuam Jusufin, qė ta bėnte kėtė dredhi. Ai, sipas ligjit tė mbretit nuk mund ta merrte (pėr skllav) vėllanė e vet, pėrveē se me vullnetin e Allahut. Ne e ngremė lart atė qė duam, e mbi ēdo tė ditur ėshtė njė i Gjithėdijshėm." (Jusuf, 76)
Ky ishte njė plan i rregulluar nga vetė Zoti, me qėllim qė Jusufi a.s ta mbante vėllanė e tij Benjaminin.
"(Bijtė e Jakubit) thanė: “Nėse ka vjedhur, mė parė ka vjedhur edhe vėllai i tij!”148 Jusufi heshti pėr kėtė dhe nuk shpalli gjė, por mendoi nė vetvete: “Ju jeni nė pozitė mė tė keqe. Allahu ėshtė mė i dijshėm pėr ato qė thoni ju”. (Jusuf, 77)
Kur kishte qenė iė vogėl, Jusufi a.s i kishte vjedhur gjyshit nga nėna idhullin qė ai adhuronte dhe ia kishte thyer. Kėtė fakt e pėrmendėn vėllezėrit e Jusufit a.s nė ajetin e mėsipėrm.
(Bijtė e Jakubit) thanė: “O ministėr, ai e ka babanė shumė plak, andaj merr ndonjėrin prej nesh nė vend tė tij! Ne po shohim se ti je bamirės”. (Jusufi) tha: “Allahu na ruajtė, si tė marrim atė tjetrin nė vend tė atij te i cili e kemi gjetur sendin tonė! Atėherė, ne, me tė vėrtetė, do tė ishim tė padrejtė!” (Jusuf, 78-79)
Ata u pėrpoqėn ta bindin Jusufin a.s qė ta lėrė tė lirė Benjaminin, por nuk mundėn.
"Meqė e humbėn shpresėn nė tė (Jusufin), u shpėrndanė dhe u kėshilluan fshehurazi. - Kur njė beduin e dėgjoi kėtė ajet dhe mėnyrėn si ėshtė pėrmbledhur e gjithė ndodhia, tha:"Pėr Zotin kėto fjalė nuk janė fjalė njerėzish." - Mė i madhi nga ata tha: “A nuk e dini qė babai juaj ka marrė prej jush betimin nė Allahun. Ju edhe mė parė e keni shkelur betimin qė bėtė pėr Jusufin. Nuk do tė ndahem prej kėtij vendi, derisa tė mė lejojė babai im ose tė mė gjykojė Allahu, sepse Ai ėshtė Gjykatėsi mė i mirė. Kthehuni te babai juaj dhe thoni: “O babai ynė, djali yt ka vjedhur. Ne dėshmojmė vetėm pėr atė qė dimė. Ne nuk mund ta parashikonim tė panjohurėn. Pyet banorėt e qytetit nė tė cilin kemi qenė dhe karvanin me tė cilin kemi udhėtuar dhe ki besim se ne themi tė vėrtetėn”! " (Jusuf, 80-82)
Kur e hodhėn Jusufin a.s nė pus, babait i thanė:"Por ti nuk na beson, edhe sikur tė themi tė vėrtetėn”. (Jusuf, 17)
"Jakubi tha: “Nuk ėshtė kėshtu, por ju keni kurdisur diēka. Unė do tė kem durim. Shpresoj se Allahu do tė m’i kthejė tė gjitha, sepse Ai, nė tė vėrtetė, ėshtė i Gjithėdijshėm dhe i Urtė” U largua prej tyre dhe tha: “O i mjeri unė pėr Jusufin!” Sytė i ishin zbardhur prej pikėllimit dhe ishte plot zemėrim." (Jusuf, 83-84)
Jakubi a.s e mbante hidhėrimin dhe zemėrimin nė zemėr, pa e shfaqur, gjė e cila ia rėndonte dhe mė shumė gjendjen.
"Ata thanė: “Pėr Allahun, ti po e pėrmend Jusufin pa pushim, saqė do tė sėmuresh rėndė ose do tė vdesėsh!” (Jakubi) tha: “Unė dhimbjen time dhe pikėllimin tim ia paraqes vetėm Allahut e nga Allahu di atė qė nuk e dini ju”. (Jusuf, 85-86)
Mė pas, Jakubit a.s i lind sėrish njė fije shpresė gjė e cila shpaloset nė ajetin:
“O bijtė e mi, shkoni e kėrkoni lajme pėr Jusufin dhe vėllain e tij dhe mos e humbni shpresėn nė mėshirėn e Allahut. Shpresėn nė mėshirėn e Allahut nuk e humb askush, pėrveē jobesimtarėve”. (Jusuf, 87)
Vėllezėrit e Jusufit a.s mblodhėn ca mallra tė pavlera pėr t'i shkėmbyer me drithė dhe u nisėn pėr nė Egjipt.
"Kur ata dolėn para Jusufit, thanė: “O ministėr, ne dhe familjen tonė e ka goditur njė fatkeqėsi e madhe dhe kemi sjellė pak gjėra! Sidoqoftė, na e plotėso masėn (pėr ushqimin) tonė dhe na jep lėmoshė, sepse Allahu i shpėrblen dhėnėsit e lėmoshės”. (Jusuf, 88)
Drithi qė merrnin nga Egjipti u mjaftonte vetėm pėr njė vit. Kėshtu, ata i qanė hallin se u kishte mbaruar drithi, por edhe se malli qė kishin sjellė pėr ta shkėmbyer ishte i pavlerė. Prandaj, i kėrkonin qė tė mos i kthejė duarbosh, por t'u japė diēka, qoftė dhe nė formė lėmoshe.
Jusufi a.s, duke parė se nė ē'gjendje kishin pėrfunduar, nuk deshi qė tė nėnshtroheshin mė shumė, por u tregoi tė vėrtetėn.
Ai tha: “A nuk e mbani mend ēfarė keni bėrė me Jusufin dhe vėllanė e tij, kur ishit tė paditur?” Ata thanė: “Vallė, ti je vėrtet Jusufi?!” (Jusuf, 89)
Nga dita qė e kishin hedhur Jusufin a.s nė pus kishin kaluar njėzet e dy vite. Asokohe Jusufi a.s ishte vetėm dymbėdhjetė vjeē, kurse sot ishte tridhjetė e katėr vjeē.
"Ai u pėrgjigj: “Po, unė jam Jusufi e ky ėshtė vėllai im. Allahu na mėshiroi. Atė qė ruhet (nga gjynahet) dhe bėhet i durueshėm, Allahu e shpėrblen, se Ai kurrė nuk ia humb shpėrblimin punėmirėve”. Ata thanė: “Betohemi pėr Allahun, vėrtet qė Allahu tė ka ngritur ty mbi ne dhe ne paskemi qenė vėrtet tė gabuar”. Ai u tha: “Sot s’ka qortim pėr ju; Allahu do t’ju falė. Ai ėshtė mė i mėshirshmi i mėshiruesve! Shkoni me kėtė kėmishė timen dhe vėreni nė fytyrėn e atit tim e ai do tė shohė, dhe m’i sillni tėrė familjet tuaja!” (Jusuf, 90-93)
Me t'u nisur karvani nga Egjipti nė pėr Palestinė, Jakubi a.s ndjeku erėn e Jusufit a.s. Udhėtimi nga Egjipti pėr nė Palestinė zgjaste tetė ditė.
"Kur karvani u largua nga vendi (Egjipti), babai i tyre tha:“Unė, me tė vėrtetė, po ndiej erėn e Jusufit, ndonėse ju mund tė mė quani matuf ”. Ata thanė: “Pėr Allahun, me tė vėrtetė, ti edhe tani qėndron nė gabimin e mėparshėm”. Kur erdhi sjellėsi i lajmit tė mirė dhe ia vuri kėmishėn nė fytyrė, atij iu kthye shikimi. Ai tha: “A nuk ju kam thėnė se unė di nga Allahu atė qė ju nuk e dini”. Ata thanė: “O babai ynė, kėrko falje pėr ne e pėr gabimet tona! Ne paskemi qenė vėrtet gjynahqarė”. Ai u pėrgjigj: “Do ta lus Zotin tim qė t’ju falė. Pa dyshim qė Ai ėshtė Falėsi dhe Mėshirėploti”. (Jusuf, 94-98)
Jakubi a.s nuk e luti menjėherė Zotin qė t'i falė djemtė e tij, pasi e kishte zemrėn tė mbushur plot hidhėrim e pikėllim, pikėrisht prej tyre.
"Kur ata hynė te Jusufi, ai i afroi pranė prindėrit e vet dhe tha:“Hyni nė Egjipt! Me lejen e Allahut, ju do tė jeni tė sigurt prej ēdo tė keqeje”. Ai i ngriti prindėrit e vet nė fron dhe ata tė gjithė iu pėrulėn atij. – Me t'u bashkuar, tė gjithė i ranė nė sexhde, prindėrit dhe vėllezėrit. Asokohe pėrulja ishte e lejuar, pasi ishte formė nderimi. - Ai tha: “O babai im, ky ėshtė shpjegimi i ėndrrės sime tė dikurshme. Zoti im e pėrmbushi atė. – siē e kemi cekur nė fillim, Jusufi a.s pa nė ėndėrr njėmbėdhjetė yje, diellin dhe hėnėn qė i pėruleshin dhe kjo ėndėrr ishte pėrmbushur tashmė. - Mua mė bėri mirėsi, kur mė nxori nga burgu, kurse juve ju solli nga shkretėtira, pasi djalli pati futur ngatėrresė midis meje dhe vėllezėrve tė mi. Vėrtet, Zoti im ėshtė i Butė me kė tė dojė; Ai ėshtė i Gjithėdijshmi dhe i Urti!" (Jusuf, 99-100)
Mė pas, Jusufi a.s lutet:
O Zoti im! Ti mė ke dhėnė pushtet dhe mė ke mėsuar shpjegimin e ėndrrave! O Krijues i qiejve dhe i Tokės, Ti je Mbrojtėsi im edhe nė kėtė botė, edhe nė botėn tjetėr! Bėj qė tė vdes si mysliman dhe mė shoqėro me punėmirėt (nė botėn tjetėr)!” (Jusuf, 101)
Pas gjithė atyre sfidave dhe sprovave nga mė tė ndryshmet, Jusufi a.s e luste Zotin qė ta mbyllė jetėn si mysliman.

Pėrshtati: Elmaz Fida