Historia e profetit Ibrahim a.s.

Pas vdekjes sė Salihut a.s dhe me kalimin e viteve, idhujtaria filloi tė pėrhapej sėrish mes njerėzve. Shejtani e realizoi premtimin e tij edhe njė herė nė Palestinė, Gadishullin Arabik, Irak, Egjipt etj...
Me kėtė rast, Zoti i lartėsuar dėrgon njė nga profetėt mė tė shquar, njė nga pesė profetėt e vendosur, babanė e profetėve, Ibrahimin a.s. Emri dhe gjenealogjia e tij ishte Ibrahim biri i Tarih. Nofka e tė atit ishte Azer, pėr shkak se u vinte nė ndihmė njerėzve tė popullit tė tij.
Historia e Ibrahimit a.s ceket nė Kuranin fisnik nė shtatėdhjetė e tre vende, gjė e cila ėshtė tregues i madhėshtisė sė kėtij Profeti dhe rėndėsisė sė historisė sė tij. Ibrahimi a.s ėshtė nga pasardhėsit e Sam-it, djalit tė Nuhut a.s. Ibrahimi a.s lindi dhe u rrit nė veri tė Irakut, nė qytetin Babiloni. Ky qytet ishte selia e civilizimit tė asaj kohe dhe banorėt e tij ishin idhujtarė. Thotė Zoti nė Kuran:
"Dhe ai tha: “Ju, nė vend tė Allahut, keni zgjedhur idhujt, pėr shkak tė dashurisė midis jush nė kėtė jetė.” (Ankebut, 25)
Kur ai i tha tė atit dhe popullit tė tij: “Ē’janė kėta idhuj, qė ju po i adhuroni kaq shumė?”, ata thanė: “Baballarėt tanė i adhuronin kėta.” (Enbija, 52-53)
"Tregoju atyre historinė e Ibrahimit, kur i tha babait tė vet dhe popullit tė vet: “Ēfarė adhuroni ju? Ata u pėrgjigjėn: “Adhurojmė idhujt e pėrherė u jemi pėrkushtuar atyre”. Ai i pyeti: “A ju dėgjojnė ata kur ju luteni? A mund t’ju sjellin dobi apo dėm?” U pėrgjigjėn: “Jo, por i kemi gjetur tė parėt tanė qė vepronin kėshtu." (Shuara, 69)
Ata vetė e pranonin se ishte njė rit qė e kishin trashėguar nga tė parėt e tyre. Me pyetjet e tij, Ibrahimi a.s synonte stimulimin e tyre pėr tė menduar dhe logjikuar mbi adhurimin e idhujve tė tyre. Njeriu e adhuron Zotin, me qėllim qė kur tė ketė nevojė ta lusė dhe Ai t'i pėrgjigjet. Ai e adhuron Zotin, me qėllim qė ta udhėzojė nė jetė dhe ta ndihmojė tė jetojė konform natyrės dhe ligjeve tė Zotit. Megjithatė, kėta njerėz e kishin kyēur arsyen e tyre dhe nuk ishin racionalė nė kėtė ēėshtje.
Vetė Ibrahimi a.s kurrė nuk i kishte adhuruar idhujt e popullit tė tij. Kėtė e konfirmon vetė Zoti nė Kuranin fisnik, ku thotė:"Nė tė vėrtetė, Ne e udhėzuam Ibrahimin nė rrugė tė drejtė qysh mė parė dhe e njihnim atė (se ishte i aftė pėr kėtė gjė)." (Enbija, 51)
Ai e filloi pėrmbushjen e mesazhit tė tij me babanė. Thotė Zoti:"Trego nė Libėr pėr Ibrahimin! Ai ishte njeri i sė vėrtetės dhe profet. Ai i tha tė atit: “O babai im, pėrse adhuron atė qė as nuk dėgjon, as nuk sheh e as qė mund tė tė sjellė ndonjė dobi? O babai im, mua mė ka ardhur prej diturisė, ēfarė s’tė ka ardhur ty; andaj ndiqmė mua dhe unė do tė tė udhėzoj nė rrugėn e drejtė! O babai im, mos adhuro djallin, sepse ai ėshtė gjithmonė i pabindur ndaj tė Gjithėmėshirshmit. O babai im, unė kam frikė se mos tė vjen ndonjė dėnim nga i Gjithėmėshirshmi e kėshtu tė bėhesh i afėrm i djallit!" (Merjem, 41-45)
Pėrgjigja e babait tė Ibrahimit a.s ishte:"Ai u pėrgjigj: “O Ibrahim! Si guxon t’i hedhėsh poshtė zotat e mi?! Nėse nuk heq dorė, unė do tė tė mbys me gurė; andaj, largohu prej meje pėr njė kohė tė gjatė”! (Merjem, 46)
Ibrahimi a.s, me butėsinė qė e karakterizonte, i tha:"Ibrahimi tha: “Shpėtimi qoftė mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim qė tė tė falė. Me tė vėrtetė, Ai ėshtė i mirė me mua." (Merjem, 47)
Edhe pse mori njė pėrgjigje tė vrazhdė, Ibrahimi a.s u lut pėr falje, paqe dhe shpėtim pėr tė atin. Por kur kuptoi se lutja pėr jobesimtarėt ėshtė e ndaluar, u distancua pėrfundimisht.
"Ndėrsa lutja e Ibrahimit pėr faljen e babait tė tij, ka qenė vetėm pėr shkak tė njė premtimi, qė i kishte bėrė. Por, kur iu bė e qartė se i ati ishte armik i Allahut, ai u nda prej tij. E megjithatė, Ibrahimi ishte njeri i dhembshur dhe i butė." (Teube, 114)
Nuk i lejohet njė myslimani qė tė lutet pėr njė jobesimtar tė vdekur, qė Zoti ta falė dhe ta mėshirojė.
Duke qenė se Zoti e kishte nderuar Ibrahimin a.s, ai njihej me nofkėn "Miku i Zotit". Kjo, pasi zemra e Ibrahimit a.s ishte e mbushur me dashurinė pėr Zotin e lartėsuar.
"Po largohem nga ju dhe nga gjithēka qė ju adhuroni nė vend tė Allahut. Do t’i lutem Zotin tim, sepse jam i sigurt se nuk do tė jem fatkeq me lutjet qė ia bėj Zotit tim.” (Merjem, 48)

Thyerja e idhujve
Nė kėtė kohė, Ibrahimi a.s ishte akoma i njomė dhe i ri, tek tė gjashtėmbėdhjetat. Megjithatė, ai ishte profet i nderuar dhe i ftonte njerėzit nė besimin dhe adhurimin e njė Zoti tė vetėm. Gjatė gjithė kohės, ai mendonte se ēfarė mund tė bėnte qė njerėzit tė ndėrgjegjėsoheshin dhe t'i ktheheshin Zotit. Njė nga mendimet e shumta, ishte ē'rrėnjosja e tė keqes e cila simbolizohej tek idhujt. Ai filloi t'i deklarojė idetė dhe planet e tij edhe me njerėzit e tjerė. Thotė Zoti nė Kuran lidhur me kėtė:"(Betohem) pėr Allahun, se do t’i flak idhujt tuaj, posa tė largoheni ju!” (Enbija, 57) Lidhur me kėtė ajet, disa interpretues tė Kuranit, mendojnė se Ibrahimi a.s e tha diēka tė tillė fshehtazi dhe jo haptazi. Por nė fakt, vetė ajeti i mėposhtėm e hedh poshtė kėtė mendim. Vetė njerėzit, duke parė idhujt e thyer, thanė:"Tė tjerėt u pėrgjigjėn: “Dėgjuam njė djalosh qė i pėrgojonte, quhej Ibrahim.” (Enbija, 60)
Ibrahimi a.s priste njė ditė, ku tempulli ku ndodheshin idhujt tė mos kishte asnjė njeri. Tempulli gjatė gjithė kohės gumėzhinte nga njerėzit tė cilėt hynin e dilnin. Pėrveē ritualeve, njerėzit vendosnin ushqime tė ndryshme tek idhujt, me qėllim qė zotat e tyre ta bekonin kėtė ushqim.
Dita e shumėpritur erdhi pėr Ibrahimin a.s. Babilonasit, kishin njė ditė tė shėnuar feste, ku tė gjithė dilnin dhe festonin jashtė qytetit. Pasi e linin ushqimin nė mėngjes tek idhujt qė ta bekojnė, ata dilnin jashtė ku festonin dhe dėfreheshin. Nė fund tė ditės, njerėzit ktheheshin nė tempull pėr tė marrė ushqimin e bekuar dhe pėr ta ngrėnė.
Ndėrkohė qė tė gjithė njerėzit bėheshin gati dhe dilnin pėr tė festuar, Ibrahimi a.s qėndronte ulur dhe nuk fliste. Kur e panė qė nuk ka ndėrmend tė dalė, e pyetėn se ēfarė kishte. Ai u tha:"Kam parė yjet dhe zbulova se sot do tė jem i sėmurė. Prandaj nuk do tė vij me ju pėr tė festuar."Pastaj u hodhi njė shikim yjeve e tha: “Unė jam i sėmurė”. (Saffat, 88-89)
Thotė Profeti a.s:"Ai gėnjeu, por pėr hatėr tė Zotit."
Thotė Zoti nė Kuran:"Nė tė vėrtetė, Ne e udhėzuam Ibrahimin nė rrugė tė drejtė qysh mė parė dhe e njihnim atė (se ishte i aftė pėr kėtė gjė). Kur ai i tha tė atit dhe popullit tė tij: “Ē’janė kėta idhuj, qė ju po i adhuroni kaq shumė?”, ata thanė: “Baballarėt tanė i adhuronin kėta.” (Ibrahimi) tha: “Me tė vėrtetė, ju dhe baballarėt tuaj keni qenė nė humbje tė qartė.” Ata thanė: “A po na sjell tė Vėrtetėn apo je nga ata qė tallen?” i tha: “Jo, por Zoti juaj ėshtė Zoti i qiejve dhe i Tokės. Ėshtė Ai qė i ka krijuar ato, ndėrsa unė jam njėri prej atyre qė e dėshmojnė kėtė. (Betohem) pėr Allahun, se do t’i flak idhujt tuaj, posa tė largoheni ju!” Dhe i bėri ata copa-copa, pėrveē idhullit tė tyre mė tė madh, kėshtu qė ata t’i drejtoheshin atij." (Enbija, 51-58)
"Pastaj u hodhi njė shikim yjeve e tha: “Unė jam i sėmurė”. Ata u larguan prej tij, duke e lėnė pas. Pastaj, ai u pėrvodh te hyjnitė e tyre dhe u tha: “A nuk po hani? Ē’keni, pėrse nuk flisni?” – Juve u kanė ofruar gjithė kėtė ushqim kėtu, pėrse nuk e hani? Pėrse nuk flisni? - Iu afrua atyre kalimthi, duke i goditur me dorėn e djathtė." (Saffat, 88-93)
Nė njė ajet tjetėr, Zoti thotė:"Dhe i bėri ata copa-copa, pėrveē idhullit tė tyre mė tė madh, kėshtu qė ata t’i drejtoheshin atij." (Enbija, 58)
Ibrahimi a.s i theu idhujt, pėrveē idhullit mė tė madh, tė cilit i vari nė qafė kazmėn me tė cilėn i theu tė tjerėt. Kur u kthyen njerėzit nga festa dhe hynė nė tempull, mbetėn gojėhapur. Zotat e tyre ishin thyer copė-copė.
"Disa thanė: “Kush i bėri kėshtu zotat tanė? Me tė vėrtetė, ai ėshtė keqbėrės!” Disa qė e kishin dėgjuar Ibrahimin a.s ndėrhynė menjėherė dhe thanė:"Tė tjerėt u pėrgjigjėn: “Dėgjuam njė djalosh qė i pėrgojonte, quhej brahim.” “Atėherė silleni atė para syve tė botės, qė ata tė dėshmojnė” – thanė ata." (Enbija, 59-61)
Menjėherė e sollėn Ibrahimin a.s dhe u caktua njė ditė pėr ta gjykuar para gjithė njerėzve. Ditėn e gjyqit dhe pasi kishin ardhur njerėzit, e pyetėn:
"Ata e pyetėn: “Ti i bėre kėshtu zotat tanė, o Ibrahim?” Ai tha: “Jo! Kėtė e ka bėrė ky i madhi i tyre. Pyesni ata, nėse flasin!” (Enbija, 62-63)
Pėrderisa zoti juaj mė i madh e ka kazmėn nė qafė, pėrse nuk e pyesni atė qė t'ua tregojė?!
"Atėherė ata i thirrėn mendjes dhe i thanė njėri-tjetrit: “Me tė vėrtetė, ju vetė jeni keqbėrėsit.” (Enbija, 64)
Edhe pse logjika dhe arsyeja ishte nė anėn e Ibrahimit a.s, ata nuk i besuan.
Pastaj ulėn kokat dhe i thanė: “Sigurisht qė ti e di, se kėta nuk flasin! Ai u tha: “Mos vallė, ju adhuroni nė vend tė Allahut gjėra qė nuk mund t’ju sjelljn kurrfarė dobie e as dėmi?! Mjerė ju dhe mjerė ata qė ju i adhuroni nė vend tė Allahut! A nuk arsyetoni?!” (Enbija, 65-67)
"Ai u tha: “Vallė, ju adhuroni ato qė i keni gdhendur vetė, ndėrkohė qė Allahu ėshtė Ai qė ju ka krijuar juve dhe gjithēka qė bėni?!” (Safat, 95-96)
E ēfarė argumenti dhe fakti mė tė madh se t'i shihnin zotat tė copėtuar dhe tė thyer, mund tė kėrkonin?!

Hidheni nė zjarrin flakėrues
Por ata jo vetėm qė nuk i besuan, por morrin vendim qė ta djegin Ibrahimin a.s nė zjarr. Thotė Zoti nė Kuran:Ata thanė: “Pėrgatitni pėr tė njė furrė dhe hidheni nė zjarrin flakėrues!” (Safat, 97)
Ata caktuan njė vend nė shkretėtirė, ndėrtuan njė ndėrtesė tė madhe me gurė dhe u kėrkuan tė gjithė njerėzve tė kontribuonin pėr ta mbushur me dru dhe shkarpa. Tė gjithė njerėzit, burra e gra, tė rritur dhe fėmijė, filluan tė sjellin dru dhe gjithēka qė mund tė digjej, derisa e mbushėn ndėrtesėn. Mandej, ata i vunė zjarrin turrės gjigande tė druve. Kur gjithēka ishte gati, sollėn dhe katapultat qė ta hedhin Ibrahimin a.s nė zjarrin pėrvėlues. Gjatė gjithė kėsaj kohe, Ibrahimi a.s pėrsėriste me vete lutjen e atij qė gjendet ngushtė dhe nė pikė tė hallit. Transmeton imam Buhariu se Profeti a.s ka thėnė:"Hasbunallahu ve ni'mel veqil (na mjafton Allahu qė ėshtė Garantuesi mė i mirė), e ka thėnė Ibrahimi a.s para se tė hidhej nė zjarr."
Nė disa transmetime tė pakonfirmuara, thuhet se kur Ibrahimin a.s e hodhėn me katapultė, para se tė mbėrrijė tek zjarri, i erdhi Xhibrili a.s dhe i tha:"O Ibrahim, a ke ndonjė nevojė?" Ibrahimi a.s iu pėrgjigj:"Pėr ty nuk kam nevojė, por pėr Zotin kam."
Nė njė transmetim, thuhet se meleku i shiut, i kėrkoi Zotit leje qė tė lėshojė shi pėr ta shuar zjarrin e Ibrahimit a.s. Por urdhri i Zotit a.s dhe vendimi i Tij ishin mė tė shpejtė.
"Ne thamė: “O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin! Ata deshėn ta lėndonin, por Ne i bėmė tė dėshtonin.” (Enbija, 69)
Ibrahimi a.s ra nė mes tė zjarrit, i cili me urdhrin e Zotit u kthye i ftohtė dhe shpėtues pėr Ibrahimin a.s. Thotė Abdullah ibnu Abasi:"Nėse Zoti nuk do e kishte urdhėruar zjarrin tė jetė dhe shpėtues pėr Ibrahimin, ai do e kishte lėnduar i ftohti."
Zjarri nuk djeg veēse me urdhėr tė Zotit, ashtu siē nuk pret thika veēse me urdhėr tė Tij. Forca dhe efekti i kėtyre krijesave nuk buron nga vetja e tyre, por nga aftėsia me tė cilėn i ka pajisur Zoti i lartėsuar. Ėshtė Ai qė ua jep kėtė aftėsi dhe ėshtė Ai qė ua heq kur tė dojė.
Nė zjarr, Ibrahimit a.s nuk iu dogjėn as rrobat e trupit. Gjėja e vetme qė iu dogj, ishte litari me tė cilin e kishin lidhur. I pa tė meta ėshtė Zoti i lartėsuar dhe i gjithėpushtetshėm.
Njerėzit pritėn me padurim tė shuhej zjarri, qė tė shohin se ēfarė ka ngjarė me Ibrahimin a.s. Ata mbetėn gojėhapur kur dalluan Ibrahimin a.s tė padėmtuar nga zjarri. Jo vetėm kaq, por vetė Ibrahimi a.s kur u pyet se cilat kanė qenė ditėt mė tė lumtura tė jetė, ėshtė pėrgjigjur:"Nuk kam kaluar ditė mė tė lumtura sesa ditėt qė kalova nė zjarr."
Njerėzit e panė me sytė e tyre Ibrahimin a.s duke dalė nga zjarri, i pa lėnduar prej tij. E ēfarė mrekullie mė tė madhe prisnin qė tė besojnė?! Megjithatė, ata pėrsėri nuk besuan, por vazhduan nė idhujtarinė e tyre. Nga tė gjithė banorėt e Babilonisė, i vetmi qė besoi nė Ibrahimin a.s, ishte Luti a.s. Thotė Zoti nė Kuranin fisnik:"Luti i besoi atij.." (Ankebut, 26)

Ibrahimi a.s pėrballė Nemrudit
Duke parė refuzimin e banorėve tė Babilonisė, Ibrahimi a.s vendosi ta lėrė qytetin e tij. Ndėrkohė, mbreti Nemrud, pėr tė cilin thuhet se kishte nėn hyqmin e tij gjithė botėn asokohe, kishte dėgjuar pėr njė djalosh qė e kishin hedhur nė zjarr dhe nuk ishte djegur. Ai kishte dėrguar ushtarėt qė ta gjejnė dhe t'ia sjellin Ibrahimin a.s. Ushtarėt e gjetėn dhe e dėrguan Ibrahimin a.s para Nemrudit. Nė njė transmetim, thuhet se mbretėrit qė kanė pasur gjithė tokėn nėn hyqmin e tyre kanė qenė katėr, ku ndėr ta, ka qenė dhe Nemrudi. Ai filloi ta pyesė Ibrahimin a.s mbi besimin dhe Zotin e tij. Biseda e zhvilluar mes Nemrudit dhe Ibrahimit a.s ėshtė shėnuar dhe nė Kuran. Thotė Zoti nė suren Bekare:"A nuk ke dėgjuar ti (Muhamed) pėr atė qė bėri fjalė me Ibrahimin pėr Zotin e tij, sepse Allahu i kishte dhėnė pushtet? Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im ėshtė Ai qė jep jetė dhe shkakton vdekje” - ai (Nemrudi) u pėrgjigj: “Edhe unė mund tė jap jetė e tė shkaktoj vdekje”. – pėr tė vėrtetuar se edhe ai jep dhe merr jetė, Nemrudi solli dy tė burgosur, njėrin e ekzekutoi nė ēast, kurse tjetrin e liroi - Ibrahimi pastaj i tha: “Allahu e sjell Diellin nga lindja. Sille ti nga perėndimi”! Atėherė, ai (mohuesi) mbeti me gojėn hapur. Allahu nuk i udhėzon ata qė janė keqbėrės." (Bekare, 258)
Duke e ditur se Ibrahimi a.s kishte shpėtuar nga zjarri, Nemrudi nuk u soll keq me tė dhe e la tė lirė tė largohej.

Ibrahimi a.s nė Sham (Lanton)
Pas kėtij takimi me Nemrudin, Ibrahimi a.s niset pėr nė Sham (Lanton). Ai u vendos nė qytetin Haran, ku edhe u martua me Sarėn. Thotė profeti Muhamed a.s:"Pėrveē Havasė, nuk ėshtė krijuar grua mė e bukur se Sara mbi faqen e tokės."
Siē e cekėm mė lart, i vetmi qė i besoi Ibrahimit a.s, ishte Luti. Thotė Zoti i lartėsuar:"Luti i besoi atij dhe tha: “Unė do tė mėrgoj te Zoti im; me tė vėrtetė, Ai ėshtė i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Ankebut, 26)
Tė dy, larguan nga Iraku dhe u vendosėn nė Sham. "Ne e shpėtuam atė dhe Lutin (dhe i ēuam) nė tokėn, tė cilėn e kemi bekuar pėr njerėzit." (Enbija, 71)
Nė Haran ku u vendosėn, njerėzit adhuronin idhujt. Ibrahimi a.s vendosi njė plan, sipas tė cilit do i ndėrgjegjėsonte njerėzit se adhurimi i idhujve ėshtė diēka e kotė dhe e pavlerė. Njė natė, edhe Ibrahimi a.s doli bashkė me njerėzit nė vendin ku adhuronin yjet.
Dhe kėshtu, Ne ia treguam Ibrahimit mbretėrinė e qiejve dhe tė Tokės, qė ai tė bėhej nga ata qė besojnė vendosmėrisht." (En'am, 75)
Zoti ia bėri tė mundur tė sodisė nė brendėsi tė qiejve dhe tė tokės. Ai pa ato qė sot nuk i shohin dot as me teleskopėt mė tė fuqishėm. Njė njeri qė sheh mbretėrinė e qiejve dhe tė tokės, padyshim qė do tė adhurojė vetėm Zotin e lartėsuar, duke u distancuar nga ēdo idhulli tjetėr. E themi kėtė pasi disa komentues tė Kuranit, janė shprehur se Ibrahimi a.s adhuroi idhujt bashkė me njerėzit e tjerė dhe mė pas Zoti e udhėzoi nė monoteizėm. Kjo ėshtė njė gafė e madhe dhe e pafalshme. E si mund tė pretendosh se njė profet i Zotit adhuron yjet?! Si mund tė ndodhė kjo, pasi ai kishte parė mbretėrinė e qiejve dhe tė tokės?!
Ibrahimi a.s doli natėn bashkė me njerėzit, jo pėr tė adhuruar yjet si ata, por pėr t'i ndėrgjegjėsuar mbi kėtė veprim.
"Kur ra nata, ai pa njė yll dhe tha: “Ky ėshtė Zoti im!” Por, kur perėndoi ylli, ai tha: “Nuk i dua ata qė perėndojnė”. (En'am, 76)
Thuhet se ky planet ishte Afėrdita, planeti mė i afėrt me tokėn. Ai shkėlqen natėn dhe mund tė shihet dhe me sy. Afėrdita ėshtė planet dhe jo yll, por populli i Haranit e kishin marrė pėr yll. Kur u shfaq Afėrdita, Ibrahimi a.s tha me zė tė lartė:"Ky ėshtė zoti im." Me largimin e natės dhe fillimin e agimit, drita e Afėrditės filloi tė dobėsohej derisa u zhduk pėrfundimisht. Ibrahimi a.s e pasoi kėtė me pyetje tė tjera, qė t'i dėgjojnė njerėzit:"Ku vajti zoti im?! ē'qenka ky zot qė zhduket?! Unė kam nevojė pėr tė tani. Njė zot tė tillė unė nuk e dua."
Ibrahimi a.s doli sėrish natėn e dytė dhe kėtė herė piketoi hėnėn si gjoja zotin dhe idhullin e tij.
Kur pa Hėnėn duke lindur, tha: “Ky ėshtė Zoti im!” Por, pasi ajo perėndoi, ai tha: “Nėse Zoti im nuk mė udhėzon nė rrugėn e mbarė, me siguri do tė bėhem njėri nga tė humburit”. (En'am, 76)
O Zot mė drejto nė rrugė tė drejtė, qė tė besoj dhe adhuroj vetėm Ty. Tė gjitha kėto dėgjoheshin nga njerėzit e tjerė. Kur nė mėngjes lindi dielli, Ibrahimi a.s bėri gjoja sikur ka diellin zot dhe idhull tė tij, pasi ai ishte mė i madhi.
"Kur vėrejti Diellin duke lindur, ai thėrriti: “Ky ėshtė Zoti im, ky ėshtė mė i madhi!” Por, pasi dielli perėndoi, ai tha: “O populli im, unė jam larg nga idhujt qė ju ia shoqėroni Allahut nė adhurim! Unė e kthej fytyrėn time nga Ai qė i ka krijuar qiejt dhe Tokėn, duke qenė besimtar i vėrtetė, dhe nuk jam nga idhujtarėt”! (En'am, 78-79)
Megjithatė, kishte njerėz tė cilėt filluan tė polemizojnė dhe ta kundėrshtojnė Ibrahimin a.s pėr ato qė po thoshte. Por ai u pėrgjigj
"Dhe, kur populli i tij polemizoi me tė, ai tha: “Doni tė polemizoni me mua pėr Allahun, ndėrkohė qė Ai mė ka udhėzuar nė rrugėn e drejtė?! Unė nuk i kam frikė idhujt tuaj, sepse vetėm po tė dojė Zoti im, ato mund tė mė lėndojnė. Zoti im, me dijeninė e vet ka pėrfshirė ēdo gjė. A nuk po mendoni?" (En'am, 80-81)
Njerėzit filluan ta kėrcėnojnė dhe t'i fusin frikėn se idhujt dhe zotat e tyre do e lėndonin, pėr ato fjalė qė thoshte.
"E si tė frikėsohem nga zotat tuaj tė rremė, ndėrkohė qė ju nuk keni frikė t’i shoqėroni Allahut idhuj, pėr tė cilėt Ai nuk ju ka zbritur kurrfarė argumenti?! Cili nga ne e meriton tė jetė i sigurt? Mė thoni, nėse njihni tė vėrtetėn! Sa pėr ata qė besojnė dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtėsi (idhujtari), pikėrisht atyre u takon siguria dhe ata janė tė udhėzuar.” Ky ėshtė argumenti Ynė, tė cilin Ne ia dhamė Ibrahimit kundėr popullit tė tij. Ne ngremė kė tė duam nė shkallė tė lartė. Vėrtet, Zoti yt ėshtė i Urtė e i Gjithėdijshėm." (En'am, 82-83)

Ibrahimi a.s nė Egjipt
Duke qenė se njerėzit refuzuan sėrish tė besojnė nė njė Zot tė vetėm dhe tė gjithėpushtetshėm, Ibrahimi a.s vendosi tė emigrojė sėrish. Kėtė herė, ai do tė niset pėr nė Egjipt.
Me tė mbėrritur nė Egjipt, mbretit i shkon haberi se nė mbretėrinė e tij sapo ka shkelur e bukura e dheut. Menjėherė, ai dėrgoi ushtarėt qė t'ia sjellin kėtė grua. Ai i porositi ushtarėt qė nėse burri qė e shoqėron ėshtė i shoqi, ta vrasin. Zoti i tregoi Ibrahimit a.s pėr kėtė kurth. Ibrahimi a.s e porositi Sarėn dhe i tha:"Nėse ushtarėt qė do tė vijnė tė pyesin se kush ėshtė ky burrė, pėr mua, u thuaj qė jam vėllai yt. Pėr Zotin nuk ka njerėz tė tjerė besimtarė mbi kėtė tokė, pėrveē meje dhe teje."
Kur mbėrritėn ushtarėt e mbretit, e pyetėn Ibrahimin a.s:"ēfarė e ke kėtė grua?" Ai u pėrgjigj:"Ajo ėshtė motra ime." Thotė profeti Muhamed a.s:"Nė kėt rast, Ibrahimi a.s gėnjeu."
Dijetarėt i kanė grumbulluar gėnjeshtrat e ibrahimit a.s, tė cilat janė:
1 – Kur u shtir si i sėmurė ditėn e festės, me qėllim qė t'i copėtojė idhujt.
2 – Kur u tha babilonasve se idhujt i kishte thyer mė i madhi prej tyre.
3 – Kur u tha ushtarėve se Sara ishte motra dhe jo gruaja e tij.
Tė tre rastet, ishin nė njė kontekst tė caktuar dhe mund tė interpretoheshin. Megjithatė, ai ndihet i pezmatuar pėr kėto tre gėnjeshtra. Kur Ditėn e Kiametit njerėzit tė shkojnė tek Ibrahimi a.s t'i kėrkojnė tė ndėrmjetėsojė tek Zoti qė tė fillojė llogari, ai do u pėrgjigjet:"Jo, unė kam gėnjyer tre herė dhe mė vjen zor nga Zoti." Ndėrkohė qė njerėzit sot gėnjejnė dhe mashtrojnė pa iu frikėsuar aspak Zotit.
Ushtarėt e ēuan Sarėn tek mbreti. Gjatė rrugės, ajo filloi tė lutej:"O Zot, nėse e di qė tė kam besuar Ty dhe tė dėrguarit tė Tėnd, e kam ruajtur nderin tim dhe tė burrit, mė mbro nga ky qafir!"
Kur mbreti i veēua nė njė dhmė me Sarėn, zgjati dorėn ta prekė, por nė ēast dora i paralizohet dhe i ngrin nė vend. Ai filloi tė ulėrijė dhe bėrtasė, gjė e cila bėri qė ushtarėt dhe njerėzit tė hyjnė menjėherė nė dhomė. Duke u frikėsuar se mos i bėjnė keq, Sara e luti Zotin qė ta shėrojė dhe u shėrua. Megjithatė, mbreti nuk zuri mend. Ai kujtoi se qe diēka momentale dhe e papritur dhe menjėherė zgjati dorėn ta prekė, pėr sėrish dora iu ngri nė ajėr. I gjendur nė kėtė situatė, mbreti i tha:"Mė lėsho!" Sara e luti Zotin dhe dora iu kthye siē e kishte mė parė. Megjithatė sėrish nuk zuri mend dhe zgjati dorėn ta prekė, por edhe kėtė herė iu ngri. I frikėsuar, i tha:"Mė lėsho se do tė fal lirinė." Sara e luti Zotin dhe dora iu shėrua. Ai thirri kėshilltarėt dhe u tha:"Ma hiqni qafe kėtė grua. Pėr Zotin nuk mė keni sjellė njeri, por shejtan."
Mbreti i dha shumė dhurata me vete Sarės para se tė ikte nga pallati. Ndėr tė tjera, ai i dha dhe njė skllave, me emrin Haxhere. Kur Sara u kthye tek i shoqi Ibrahimi a.s, e gjeti duke u falur. Pasi pėrfundoi faljen, Ibrahimi a.s e pyeti:"Ēfarė ndodhi?" Sara iu pėrgjigj:"Zoti nuk e lejoi tė bėjė ē'tė dojė atė qafir." Ibrahimi tha:"Tė falėnderoj o Zot."

Ibrahimit a.s i lind Ismaili
Pas kėsaj ngjarjeje, Ibrahimi a.s mori rrugėn e kthimit pėr nė Palestinė bashkė me familjen. Nė Palestinė, Ibrahimit a.s iu bashkėngjit dhe profeti Lut a.s. Pas njė farė kohe, Ibrahimi a.s i kėrkoi Lutit a.s tė shkojė nė fshatin Sedom dhe t'i ftojė nė besim dhe moralitet. Njerėzit e kėtij fshati ishin shumė tė shthurur moralisht, por mė shumė rreth kėtyre njerėzve do tė flasim nė historinė qė i pėrket profetit Lut a.s. Luti a.s vajti nė Sedom, kurse Ibrahimi a.s, gruaja e tij Sara dhe skllavja Haxhere qėndruan nė Palestinė. Pėrveē misionit si profet dhe i dėrguar i Zotit, Ibrahimi a.s u morr dhe me tregti gjatė qėndrimit nė Palestinė. Madje, mund tė themi se ishte njė ndėr tregtarėt e suksesshėm dhe tė pasur.
Kur Ibrahimi a.s kishte mbushur moshėn tetėdhjetė e pesė vjeēare, e shoqja e tij Sara, u sigurua tashmė se nuk mund t'i jepte tė shoqit fėmijė. Duke e ditur se i shoqi e dėshironte shumė njė fėmijė, Sara i dhuroi Ibrahimit a.s skllaven e saj, Haxheren. Me ta marrė Ibrahimi a.s, u martua me tė dhe i lindi djalin e tij Ismailin a.s. Nė kėtė kohė, Ibrahimi a.s ishte tetėdhjetė e gjashtė vjeē. Por njė ndodhi e tillė ndezi zjarrin e xhelozisė tek Sara. Edhe pse ishte ajo qė ia dhuroi Haxheren Ibrahimit a.s, nuk e pėrballoi dot faktin qė Haxhereja i dha fėmijė kurse ajo vetė jo. Pėr kėtė, ajo i kėrkoi Ibrahimit a.s qė Haxheren ta largojė nė njė vend tjetėr. Nė shumė rrėfenja, thuhet se Sara tentoi disa herė t'i bėjė keq Haxheres, por kėto rrėfenja nuk janė vėrtetuar dhe nuk janė tė sakta. Ajo qė ėshtė konfirmuar nga profeti Muhamed a.s, ėshtė vetėm ēėshtja e xhelozisė. Transmeton imam Buhariu se i profeti Muhamed a.s ka thėnė:"...Haxhereja vishte rroba tė gjata, me qėllim qė gjurmėt t'i mbuloheshin qė mos i shohė Sara."
Me gjithė besimin dhe vlerat e Sarės, xhelozia mbetet diēka e pandashme nga femrat. Njė fakt tė tillė e konstatojmė edhe tek gratė e profetit Muhamed a.s. Prandaj, burrat duhet tė jenė tė kujdesshėm dhe ta marrin nė konsideratė aspektin emocional tė grave tė tyre. Edhe Ibrahimi a.s i mori nė konsideratė ndjenjat e gruas sė tij tė parė Sarės dhe e ndau Haxheren prej saj. Mė vonė, Ibrahimi a.s urdhėrohet qė tė marrė Haxheren dhe foshnjėn e tyre dhe t'i ēojė nė Meke. Si ēdo urdhėr tjetėr, Ibrahimi a.s e vlerėsoi dhe menjėherė u nis bashkė me tė shoqen, Haxheren dhe Ismailin foshnje. Tė gjithė udhėtimet e Ibrahimit a.s bėheshin me anė tė Burakut, kafshė qė pėrdorej nga profetėt nė udhėtime. Me Burak udhėtimi kryhej kur Ibrahimi a.s udhėtonte vetėm. Ndėrkohė qė kur udhėtonte me familjarėt dhe njerėzit e tjerė, nuk e pėrdorte Burakun. Vizitat e mėvonshme qė i bėn Ismailit a.s, ai i bėnte me Burak.

Ibrahimi a.s, bashkė me familjen nė Meke
Udhėtimi pėr nė Meke padyshim ishte i lodhshėm. Kur arritėn atje, Haxhereja u gjende para njė lugine tė shkretė, pa njerėz, pa banesa, pa bimė, pa ujė dhe pa asgjė tjetėr. Nė kėtė luginė tė thatė, Ibrahimi a.s e la gruan e tij Haxheren dhe djalin e tij tė vetėm, Ismailin a.s. Haxhereja u ēudit nga ky veprim i Ibrahimit a.s, ajo kishte menduar se do i lėrė nė njė vend ku tė paktėn tė kishte njerėz dhe ujė. E si mund tė jetonin ata nė atė vend tė shkretė?
Kur pa qė i shoqi u ktheu shpinėn dhe mori rrugėn e kthimit, Haxhereja iu vu pas dhe e pyeti:"O Ibrahim! Nė dorė tė kujt po na lė kėtu?! As ujė, as ushqim dhe as njerėz!" Ibrahimi a.s vazhdoi rrugėn pa i kthyer pėrgjigje dhe pa u kthyer as qė ta shohė. Haxhereja e ndiqte nga pas duke e lutur dhe duke iu pėrgjėruar, por Ibrahimi a.s as qė i kthente pėrgjigje. Duke parė qė i shoqi dukej sikur nuk shqetėsohej, Haxhereja e pyeti pėrfundimisht:"A Zoti tė ka urdhėruar pėr diēka tė tillė?!" Ibrahimi a.s iu pėrgjigj:"Po." Atėherė, Haxhereja thotė njė fjalė e cila ėshtė mėsim pėr burrat para se tė jetė pėr gratė. Ajo i thotė:"Nuk kemi pėr tė vdekur atėherė."
Pėrderisa njeriu u pėrmbahet dispozitave dhe normave hyjnore, nuk ka pėr tė shkuar dėm asnjėherė. Mos iu frikėso fukarallėkut, pėrderisa beson se rizku ėshtė nė duart e Zotit! Kurrė mos gėnje, pasi vetėm duke thėnė tė vėrtetėn realizon objektivat! Kurrė mos prano haramin, pasi ai largon bereqetin! Kur burri dilte nga shtėpia pėr nė punė, gruaja myslimane i thoshte:"O rob i Zotit! Frikėsohu Zotit, pasi ne mund ta durojmė urinė, por e kemi tė pamundur tė durojmė zjarrin! Prandaj, mos na sill nė shtėpi haram!"
Ibrahimi a.s u largua pėrfundimisht, duke e lėnė tė shoqen dhe djalin nė atė luginė tė thatė, pa ushqim dhe pa ujė. Pasi Haxheres i pėrfunduan rezervat e fundit tė ushqimit dhe ujit qė kishte marrė me vete, djali filloi tė qajė nga etja dhe uria. Ėshtė diēka shumė e rėndė pėr nėnėn, tė dėgjojė foshnjėn tė qaja nga uria dhe tė mos ketė ēfarė ti japė. Ajo e la foshnje dhe u ngjit me vrap mbi njė kodėr aty pranė (safa). Me tu ngjitur lart, mbajti frymėn me shpresė se mos dėgjon ndonjė zė. Kur i humbi shpresat, zbriti poshtė nė luginė dhe vazhdoi vrapin derisa u ngjit nė kodrėn pėrballė (Merva). Me t'u ngjitur sipėr, i ra rreth e rrotull me shpresė se mos dėgjon ose dallon ndonjė shenjė jete, por shumė shpejt i humbi shpresat edhe kėtu. Duke kėrkuar, i vajti mendja tek djali dhe mendoi se e kishte lėnė tė vetėm. Kėshtu, zbriti kodra dhe me vrap u ngjit nė kodrėn e parė (Safa) e cila ndodhej mė pranė djalit. Kėtė ritual mes dy kodrave, ajo e bėri shtatė herė rresht. Pėr ta pėrjetėsuar shqetėsimin e kėsaj nėne pėr djalin e saj, Zoti e ka bėrė obligim ritualin e Saj-it gjatė Haxhit. Kur u ngjit herėn e shtatė mbi Merva, ajo dėgjoi njė zė. Edhe pse nuk kishte tjetėr kush, ajo tha:"Hesht!" Ajo konstatoi se zėri vinte nga ana djalit tė saj Ismailit. Me vrap u nis drejt tij dhe atje pa se nėn kėmbėt e foshnjės buronte ujė.
Ajo qė kishte ndodhur ėshtė se Xhibrili a.s e kishte goditur tokėn me krahun e tij – mu tek pusi i Zemzemit sot – dhe menjėherė kishte shpėrthyer uji. Krahu i njė meleku, kishte goditur tokėn tek kėmbėt e njė profeti dhe kishte dalė ujė. Duke qenė se fillimisht uji ishte i paktė, Haxhereja filloi tė formojė njė pellg me rėrė, me qėllim qė uji tė mos shkonte dėm. Ndėrkohė qė mblidhte rėrė rreth uji, ajo thoshte:"Zem, zem (grumbullohu, grumbullohu)."
Thotė profeti Muhamed a.s:"Zoti e faltė nėnėn e Ismailit! Nėse nuk do e kishte mbledhur ujin, ai do tė rridhte si njė lum."
Haxhereja dhe djali i saj Ismaili a.s pinė nga uji i zemzemit dhe i shpėtuan vdekjes me anė tė kėsaj mrekullie hyjnore. Pėr shkak tė ekzistencės sė ujit, filluan tė mblidhen dhe zogjtė, tė cilėt shiheshin nė qiell duke fluturuar rreth e qark ujit. Sakaq, njė nga fiset mė tė shquara arabe, Xhurhum, ishte shpėrngulur nga Jemeni, pėr shkak tė rrėnimit tė digės sė ujit atje. Nė Jemen, ishte ndėrtuar njė digė e madhe pėr rezervat ujore. Shkatėrrimi i kėsaj dige nga ku furnizoheshin me ujė fiset arabe, kishte bėrė qė ata tė shpėrnguleshin prej atij vendi dhe tė shpėrndaheshin nė qoshe tė ndryshme tė Gadishullit Arabik. Kėshtu i takon qė origjina e tė gjithė arabėve ėshtė nga Jemeni. Mes fiseve qė u shpėrngulėn pėrfundimisht nga Jemeni, ishte dhe fisi Xhurhum, njė ndėr fiset burimore arabe. Secili nga fiset kėrkonte vende dhe zona ku kishte ujė. Duke qenė se ishin tregtarė, ata i njihnin burimet e ujit dhe oazet, tė cilėt kryesisht i gjenin nė rrugėn pėr nė Sham. Gjatė rrugės, ata dalluan shpendėt tė fluturonin rreth e qark luginės Bekke. Ata e kuptuan se shpendėt nuk mund tė fluturonin pa ndonjė shkak dhe pėr kėtė dėrguan njė prej tyre tė hetojė situatėn. Kur u kthye i dėrguari, i lajmėroi se atje kishte gjetur ujin, atė pėr tė cilin ishin shpėrngulur nga Jemeni. Menjėherė i gjithė fisi u drejtua drejt vendit, ku pėrveē ujit gjetėn dhe njė grua me foshnjėn e saj. Duke qenė se ishin njerėz tė fisėm, tė ndershėm dhe babaxhanė, ata e pyetėn:"A na lejon dhe neve tė banojmė nė kėtė luginė dhe tė pėrdorim kėtė ujė?" Haxhereja u pėrgjigj:"Po, me kusht qė tė mė shpėrbleni pėr kėtė." Burrat i thanė:"Dakord!" Edhe pse ishte vetėm njė grua e pa krahė, edhe pse ata ishin njė fis i tėrė me burra e me gra dhe mund tė vendoseshin pa pyetur fare pėr atė grua tė mjerė, ata e pranuan kėtė kusht. Ky ishte njė ndėr treguesit e fisnikėrisė dhe babaxhanllėkut tė tyre. Tashmė Haxheres dhe djalit tė saj, pėrveē ujit iu sigurua dhe ushqimi e shoqėria. Ismaili a.s do tė rritet mes fisit Xhurhum, ku dhe do tė mėsojė arabishten e pastėr. Ai do tė martohet me njė vajzė nga fisi Xhurhum dhe prej tyre lindin arabėt qė mė vonė do tė quhen arabėt e arabizuar. Nga kjo familje, do tė dalė dhe profeti i fundit, Muhamedi a.s.
Tė gjithė kėto ngjarje, ishin rezultat dhe pėrgjigje e lutjeve qė bėri Ibrahimi a.s pasi e kishte braktisur familjen. Kėto lutje janė regjistruar nė Kuranin fisnik.
"O Zoti ynė, unė kam vendosur disa nga pasardhėsit e mi, nė njė luginė qė nuk mbillet, afėr Shtėpisė Tėnde tė Shenjtė, qė tė falin namazin. Prandaj, bėj qė zemrat e njerėzve tė ndiejnė dashamirėsi pėr ata dhe jepu fruta, me qėllim qė ata tė tė falėnderojnė." (Ibrahim, 37)
Shtėpia e Shenjtė qė ėshtė Qabeja, nuk ka qenė e ndėrtuar asokohe. Lidhur me faktin nėse themelet e saj ekzistonin, d.m.th ka ekzistuar mė parė, thuhet se Qaben e ka ndėrtuar djali i Ademit a.s, Shithi, por qė me kalimin e kohės ishte rrėnuar. Kėtė pėrforcon dhe ajeti qė thotė:"Me tė vėrtetė, Faltorja e parė e ngritur pėr njerėzit, ėshtė ajo nė Bekkė (Mekė), e bekuar dhe udhėrrėfyese pėr popujt." (Al Imran, 96)
ēdo vit, Ibrahimi a.s e vizitonte Haxheren dhe djalin e tyre mė shumė se njė herė. Ndėrkohė, djali i tyre Ismaili a.s kishte hedhur shtat dhe ishte rritur. Nė njė nga vizitat e tij, teksa po flinte i qetė, Ibrahimi a.s sheh njė ėndėrr aq sa tė ēuditshme dhe tė shqetėsuese. Ai pa sikur therr djalin e tij tė vetėm, gjė e cila ishte sinjal prej Zotit se duhej ta therė, pasi ėndrrat e profetėve janė tė vėrteta. Kėtė ndodhi e rrėfen vetė Zoti i lartėsuar nė Librin e Tij, ku thotė:
“O Zoti im, dhuromė njė fėmijė prej tė mirėve!” Dhe Ne i dhamė lajmin e gėzuar pėr njė djalė tė mbarė! Kur fėmija u rrit aq sa ta ndihmonte nė punė, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parė ėndėrr se duhet tė tė flijoj. Ēfarė mendon ti?” –
Me tė drejtė, shtrohet pyetja:"Pėrse Ibrahimi a.s i kėrkoi mendim dhe u konsultua dhe me djalin qė duhej tė therte, Ismailin?! Ai mund ta therte ndėrkohė qė Ismaili a.s ishte duke fjetur."
Nė njė rast tė tillė, demonstrohet dėshira e babait mysliman e besimtar, qė djali i tij tė jetė pjesėmarrės nė njė vepėr qė pėrbėn kulminacionin e bindjes ndaj Zotit, me qėllim qė edhe ai tė pėrfitojė nga sevapi. Ky ėshtė njė mesazh shumė i fuqishėm qė u drejtohet tė gjithė prindėrve, qė t'i bėjnė fėmijėt pjesėmarrės nė vepra tė mira dhe shpėrblime. Nėse dėshiron tė japėsh sadaka, jepja fėmijės tėnd ta bėjė kėtė. Kjo, me qėllim qė fėmija tė mėsohet tė japė. Kur tė shkosh tė dėgjosh njė ligjėratė, merri dhe fėmijėt e tu qė tė mėsohen.
Pėrgjigja e Ismailit a.s, ishte akoma mė mbresėlėnėse
"I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siē je urdhėruar! Dashtė Allahu, unė do tė jem i durueshėm!” (Saffat, 100-102) se pyetja e Ibrahimit a.s.
Ibrahimi a.s – siē duket qartė dhe nė ajetin e mėsipėrm – i tha se kam parė nė ėndėrr sikur tė therr dhe nuk i tha se jam urdhėruar. Megjithatė, Ismaili a.s e dinte se ėndrrat e profetėve janė tė vėrteta. Ai nuk i tha "E pėrse duhet tė mė therrėsh?! ēfarė krimi paskam bėrė qė tė meritoj njė fund tė tillė?! Pėrse nuk pret njė urdhėr tė qartė nga Zoti, por dashke tė mė therėsh pėr njė ėndėrr qė ke parė?!" Tė gjitha kėto as qė i vajtėn ndėrmend Ismailit a.s.
"I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siē je urdhėruar! Dashtė Allahu, unė do tė jem i durueshėm!”
Thonė dijetarėt myslimanė:"Me kėto fjalė, Ismaili a.s demonstroi kulmin e etikės dhe modestisė me Zotin e lartėsuar." Ai nuk tha se do jem i durueshėm, por kėtė e kushtėzoi me dėshirėn dhe vullnetin e Zotit. Sado tė fortė ta ketė besimin njeriu, nuk ka pėrse tė vetė mashtrohet. Gjithēka, i duhet dedikuar Zotit tė motrave. Thotė Zoti nė Kuran:"
"Asnjėherė mos thuaj, pėr ēfarėdo gjėje qoftė, se: “Me siguri qė nesėr do ta bėj kėtė”. pa shtuar “Nė dashtė Allahu! Dhe, kur tė harrosh (tė thuash “nė dashtė Allahu”) - kujtoje Zotin tėnd e thuaj: Shpresoj se Zoti im do tė mė udhėzojė nė atė qė ėshtė mė e mirė dhe mė e dobishme nga kjo”. (Kehf, 23-24)
Pasi baba e bir vendosėn tė ēojnė nė vend vullnetin e Zotit, Ismaili a.s i tha tė atit:"Ma kthe fytyrėn nga toka, qė mos e shohėsh fytyrėn time – ndėrkohė qė mė therr – dhe tė vijė keq." Me kėtė, ai donte t'ia lehtėsojė procesin tė atit.
"Pasi iu nėnshtruan qė tė dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballė pėrtokė." (Saffat, 102)
Mandej, Ibrahimi a.s morri thikėn, e vuri nė qafėn e tė birit dhe filloi ta lėvizė qė ta therė. Ajo qė ndodhi ėshtė se thika nuk priste. Thika e humbi vetinė e saj, ashtu siē zjarri e humbi vetinė e tij. Thika nuk mund tė presė veēse me urdhėr tė Zotit, ashtu siē dhe zjarri nuk mund tė djegė veēse me urdhėr tė Zotit.
Ibrahimi a.s pėrpiqej me sa fuqi kishte por thika nuk priste. Po ashtu Ismaili a.s, i thoshte herė pas here:"Ngjeshe fort o baba!" por sėrish thika nuk priste.
"Pasi iu nėnshtruan qė tė dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballė pėrtokė." (Saffat, 102)
Tė dy i ishin nėnshtruar urdhrit hyjnor dhe ishin tė bindur se po vepronin drejt. Islam do tė thotė, t'i dorėzohesh plotėsisht urdhrave dhe dispozitave tė Zotit, pa kundėrshtim dhe hezitim.
E gjitha kjo ishte sprovė nga Zoti si pėr Ibrahimin a.s ashtu dhe pėr Ismailin a.s. Me dorėzimin e plotė, vėnien e thikės nė qafė dhe tentativave pėr ta ēuar nė vend urdhrin e Zotit, tė dy e kishin kaluar me sukses kėtė sprovė. Tashmė nuk ishte nevoja pėr tė derdhur gjak. Vlera qė kėrkohej ishte dorėzimi dhe nėnshtrimi i plotė ndaj Zotit. Kurse gjaku dhe mishi janė tė pavlerė.
"Ne e thirrėm: “O Ibrahim, ti e pėrmbushe ėndrrėn.” Vėrtet, Ne kėshtu i shpėrblejmė punėmirėt! Kjo, me tė vėrtetė ka qenė njė sprovė e qartė!" (Saffat, 104-107)
Kjo ka qenė sprova mė e rėndė me tė cilėn Zoti ka vėnė nė provė njė njeri. Kush prej nesh mund ta bėjė diēka tė tillė me djalin e tij? Kush prej nesh mund ta bėjė diēka tė tillė me djalin e tij tė vetėm, i cili i ka lindur pas tetėdhjetė e pesė vitesh pritje? Dhe e gjitha kjo pėr shkak tė njė ėndrre?! Ibrahimi a.s, shumė mirė mund tė thoshte se vrasja e njė personi – aq mė tepėr e djalit tė tij tė vetėm – ėshtė krim. Ai shumė mirė mund ta zvarriste derisa t'i shpallej njė urdhėr i qartė. Por ai nuk e bėri kėtė dhe iu nėnshtrua plotėsisht urdhrave tė Zotit. Thotė Zoti nė Kuran:"dhe tė Ibrahimit - i cili i plotėsoi detyrimet." (Nexhm, 37)
Ai e kishte mbajtur besėn nė gjithēka. Ai pranoi tė sakrifikohej kur e hodhėn nė zjarr. Ai pranoi tė sakrifikoi djalin e tij tė vetėm, pėr njė ėndėrr qė pa. Ai sakrifikoi pasurinė e tij, saqė etiketohej me nofkėn "babai i miqve". Nuk pranonte ta hajė vaktin e radhės, veēse me ndonjė mik. Kur nuk gjente dikė pėr tė ngrėnė, ai zemėrohej shumė.
"Dhe Ne e zėvendėsuam atė (Ismailin) me njė kurban tė madh." (Saffat, 104-107)
Teksa tentonte tė therė djalin, Ibrahimi a.s dėgjoi njė zė nga qielli. Kur ktheu kokėn, dalloi Xhibrilin a.s me njė dash tė majmė, duke zbritur nga qielli. Ai nuk ishte nga deshtė e tokės, por ishte dash qė ishte ushqyer nė xhenet.
Tregon Abdullah ibnu Abasi:"Ishte njė dash qė kishte kullotur nė xhenet pėr dyzet vite. Ai ishte i bardhė, me dy sy tė gjerė, me brirė tė gjata."
Zoti e pėrjetėsoi njė ritual tė tillė, ku haxhillarėt therrin kurban ēdo vit pranė Qabes, bashkė me ta tė gjithė myslimanėt anembanė botės. Duke therrur kurban, ne sikur i themi Zotit: Ne o Zot vazhdojmė tė ecim nė gjurmėt e Ibrahimit a.s, i cili u tregua i gatshėm tė sakrifikojė djalin e tij tė vetėm." Kurbani ėshtė pėrkujtues dhe sinjalizues i gatishmėrisė pėr tė sakrifikuar pėr hatėr tė Zotit. Ne jemi tė gatshėm tė sakrifikojmė veten, fėmijėt dhe pasurinė tonė, duke ecur kėshtu nė gjurmėt e profetit tonė Ibrahim a.s.
"..dhe i lamė atij (Ibrahimit) kujtim tė mirė nė brezat e mėvonshėm. “Paqja qoftė mbi Ibrahimin!” Ja, kėshtu, Ne i shpėrblejmė punėmirėt. Ai ka qenė vėrtet njė nga robėrit Tanė besimtarė. (Safat, 108-111)

Lindja e Is'hakut
Me qėllim qė ta nderojė pėr bindjen dhe besėn e mbajtur, Zoti e shpėbleu Ibrahimin a.s me njė djalė tjetėr, Is'hakun, me gruan e parė Sarėn.
"Ne i dhamė atij lajmin e mirė pėr (lindjen e) Is’hakut, profet prej njerėzve tė mirė." (Safat, 112)
Unė habitem me disa interpretues tė Kuranit, tė cilėt mendojnė se djali qė Ibrahimi a.s pranoi tė flijojė, ishte Is'haku dhe jo Ibrahimi a.s. Kjo, pasi janė ndikuar nga rrėfenjat izraelite. Zoti i lartėsuar e pėrgėzoi Ibrahimin a.s me lindjen e Is'hakut, si shpėrblim pėr respektimin e urdhrit tė Zotit, qoftė dhe nė flijimin e djalit tė tij tė vetėm.
Pasi Ibrahimi a.s u kthye nė Palestinė, ku u bashkua me gruan e tij tė parė Sarėn, Zoti e pėrgėzoi me lindjen e Is'hakut. Asokohe, Ibrahimi a.s kishte mbushur njėqind e njėzet vjeē. Kurse gruaja e tij Sara, ishte nėntėdhjetė vjeēe. Lajmin pėrgėzues dhe sihariqin, ia dhanė tre melekė, tė cilėt zbritėn nga qielli, Xhibrili a.s, Mikaili dhe meleku i vdekjes. Kėtė sihariq, ata ia dhanė gjatė rrugės pėr tek fshati i Lutit a.s. Zoti i lartėsuar i kishte urdhėruar ta shkatėrronin pėrfundimisht vendbanimin e popullit tė Lutit a.s, pėr shkak tė sjelljeve perverse qė ishin pėrhapur mes tyre.
Gjatė rrugės, ata u ndalėn nė familjen e Ibrahimit a.s dhe Sarės. Ata vajtėn tek shtėpia e Ibrahimit a.s, me pamjen e njerėzve. Kur u takuan me Ibrahimin a.s e pėrshėndetėn dhe hynė brenda. Siē e kemi cekur dhe mė lart, Ibrahimi a.s gėzohej pa masė kur i shkonin miq nė shtėpi. Ibrahimi a.s, pėrveē gėzimit se i erdhėn miq, ndjeu frikė dhe shqetėsim nga prezenca e tyre. Ata nuk ishin tė njohur nė atė zonė dhe nuk kishin asnjė shenjė udhėtimi, nuk kishin kafshė udhėtimi, rrobat i kishin tė pastra dhe nuk dukeshin tė lodhur, qė tė merreshin pėr udhėtarė.
"A e ke dėgjuar historinė e mysafirėve tė nderuar tė Ibrahimit? Ata hynė tek ai e i thanė: “Paqe!” - dhe ai u tha: “Paqe, o njerėz tė panjohur!” (Dharijat, 24-25)
Edhe pse nuk i njohu dhe nuk iu dukėn udhėtarė, ai i futi brenda dhe i nderoi siē nderonte tė gjithė miqtė.
"Tė dėrguarit Tanė, i sollėn Ibrahimit lajmin e mirė dhe i thanė: “Paqe mbi ty!” Ai u pėrgjigj: “Paqja qoftė mbi ju!” Dhe me tė shpejtė u solli atyre njė viē tė pjekur." (Hud, 69)
"E pa u vėnė re, ai shkoi te njerėzit e shtėpisė dhe solli njė viē tė majmė." (Dharijat, 26)
Edhe pse ishin vetėm tre vetė, Ibrahimi a.s vajti e u therri njė viē tė madh. Kjo pasi siē thamė, ishte tepėr bujar dhe zemėrgjerė. Bujaria dhe zemėrgjerėsia ėshtė nga virtytet e profetėve dhe tė dėrguarve tė Zotit.
"Kur pa se ata nuk po i zgjasnin duart tek mishi, nuk i pėlqeu dhe ndjeu frikė prej atyre." (Hud, 70)
Duke parė qė miqtė nuk po hanin fare nga mishi i pjekur, Ibrahimi a.s ndjeu frikė. Nė njė transmetim, thuhet se miqtė (melekėt) i thanė:"Nuk hamė ushqim, pa paguar ēmimin e tij." Me kėtė donin ta sprovojnė. Ibrahimi a.s u tha:"Mirė, hajeni dhe i paguani ēmimin." Melekėt e pyetėn:"E cili na qenka ēmimi i tij?" Ibrahimi a.s u pėrgjigj:"Qė tė thoni nė fillim "bismilah" dhe nė fund "elhamdulilah". Melekėt i thanė:"Ka tė drejtė i gjithėmėshirshmi, kur tė etiketon "Mik i Zotit".
Melekėt e qetėsuan dhe i treguan se kush ishin nė tė vėrtetė.
"(Engjėjt) thanė: “Mos u frikėso, Ne jemi dėrguar te populli i Lutit”. (Hud, 70)
Gjithashtu, i treguan misionin me tė cilin i kishte dėrguar Zoti, pėr tė ndėshkuar popullin e Lutit a.s.
Sakaq, gruaja e Ibrahimit a.s, Sara, qėndronte nė kėmbė duke u shėrbyer miqve.
"Gruaja e tij, qė rrinte aty, qeshi dhe Ne i dhamė lajmin e mirė pėr Is’hakun e pas Is’hakut - pėr Jakubin." (Hud, 71)
Ajo qeshi para se tė dėgjojė sihariqin pėr lindjen e djalit, Is'hakut. Dijetarėt thonė se qeshi kur dėgjoi se populli i Lutit a.s do tė ndėshkoheshin dhe shkatėrroheshin pėrfundimisht, pėr shkak se ishin degjeneruar dhe shthurur moralisht. Vetė profeti Lut a.s kishte dėshmuar:"Nuk njoh njerėz mė tė shthurur mbi faqe tė tokės se kėta." Kėshtu, kur Sara dėgjoi se ky popull do tė shkatėrrohej, qeshi dhe u gėzua.
Pėrveēse e pėrgėzuan me lindjen e Is'hakut, melekėt i dhanė dhe njė sihariq tjetėr po aq tė gėzuar, lindjen e Jakubit, djalit tė Is'hakut. Ajo do tė jetonte aq shumė, sa tė shihte edhe djalin e Is'hakut. Pra, ishin tre sihariqe. I pari, ishte se do tė lindė njė djalė. I dyti se do jetonte gjatė derisa ta shohė djalin e saj, Is'hakun tė rritur. I treti se do gėzohej me lindjen e nipit tė saj, Jakubit a.s, i cili dhe ai do tė ishte profet.
Prandaj, kur profeti Muhamed a.s u pyet se kush ishte i fismi, ai u pėrgjigj:"I fismi, ėshtė biri i tė fismit, biri i tė fismit, biri i tė fismit. Ėshtė Jusufi, biri i Jakubit, biri i Is'hakut, biri i Ibrahimit a.s." Profet, bir profeti, bir profeti, bir profeti. Njė nder i tillė nuk i ėshtė dhėnė tjetėr kujt, pėrveē profetit Jusuf a.s.
"Atėherė erdhi gruaja e tij, qė, duke thėrritur dhe rrahur fytyrėn, tha: “Vallė, a mundem (tė lind) unė, plaka shterpė?” (Dharijat, 29)
"Kur melekėt i dhanė sihariqin e lindjes sė Is'hakut, Sara tha:"Ajo tha: “Ah! E mjera unė! A mos vallė, kėshtu plakė do tė lind unė, ndėrkohė qė edhe burri im ėshtė plak! Me tė vėrtetė, kjo ėshtė diēka e jashtėzakonshme! Ata (engjėjt), thanė: “A mos vallė, po ēuditesh me urdhrin e Allahut? Mėshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftė mbi ju – familjen e tė Dėrguarit. Me tė vėrtetė, Ai ėshtė i Falėnderuar dhe i Lavdėruar!” (Hud, 72-73)
"Ata thanė: “Kėshtu ka qenė vullneti i Zotit tėnd. Ai ėshtė vėrtet i Urtė dhe i Gjithėdijshėm.” (Dharijat, 30)

Ndėrtimi i Qabes
Nė njė nga vizitat e Ibrahimit a.s, i tha djalit tė tij Ismailit:"O biri im, Zoti mė ka ngarkuar me njė pėrgjegjėsi." Ismaili a.s iu pėrgjigj:"O baba, vepro sipas asaj qė tė ka urdhėruar Zoti!" Ibrahimi a.s e pyeti:"Po, a do tė mė ndihmosh?" Ismaili a.s iu pėrgjigj:"Po." Edhe pse nuk e dinte se ēfarė duhej tė bėjė. Atėherė, Ibrahimi a.s i tregoi:"Zoti mė ka urdhėruar tė ndėrtoj nė kėtė vend, njė faltore." Ismaili a.s i tha:"Dhe unė do tė ndihmoj."
"Kujtoje kur Ne vendosėm pėr Ibrahimin vendin e Faltores.." (Haxh, 26)
Thuhet, se teksa hapte themelet, Ibrahimi a.s zbuloi themelet qė kishte hedhur Shithi a.s. Nė njė transmetim tjetėr, thuhet se ai zbuloi themelet e vendosura nga melekėt.
Kur kurejshėt vendosėn ta rindėrtojnė Qaben, deshėn qė themelet t'i thellojnė themelet e saj. Ata vazhduan tė punojnė tek themelet, derisa zbuluan gurė tė gjelbėr me formė trekėndėshe, si majat e malit, tė ndėrthurur me njėri-tjetrin. Duke dashur t'i nxjerrin qė ta thellojnė themelin, dikush solli njė kazmė dhe me tė hoqi njėrin nga gurėt nė formė trekėndėshi. Me ta hequr gurin, prej atje doli njė dritė e fortė, e cila gati sa nuk i humbi shikimin kėtij personi. Nė ēast, guri i ra nga duart dhe zuri vendin qė kishte mė parė. Atėherė, mė tė moshuarit u thanė:"Mos i prekni ato gurė, por ndėrtojeni sipėr tyre."
Kėto ishin themelet e Qabes, gurė, nėn tė cilėt gjendej dritė. Allahu i lartėsuar ėshtė burimi i dritės mbi tokė.
"Kujtoje kur Ne vendosėm pėr Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhėruar): “Mos mė shoqėro asgjė (nė adhurim) dhe pastroje Shtėpinė Time (nga idhujtaria), pėr ata qė vijnė rrotull saj (nė shenjė adhurimi) dhe pėr ata qė rrinė nė kėmbė, pėrkulen dhe bien nė sexhde duke u falur." (Haxh, 26)
"Me tė vėrtetė, Faltorja e parė e ngritur pėr njerėzit, ėshtė ajo nė Bekkė (Mekė), e bekuar dhe udhėrrėfyese pėr popujt. Nė tė ka shenja tė qarta (qė janė): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti qė) kush hyn nė tė ėshtė i sigurt;" (Al Imran, 96)
"Kur Allahu e provoi Ibrahimin me disa urdhėrime, tė cilat ai i plotėsoi, Allahu i tha: “Unė do tė tė bėj ty imam (prijės) tė njerėzve!” - “Po pasardhėsit e mi?” - pyeti ai. Allahu tha: “Premtimi Im nuk i pėrfshin tė padrejtėt.” (Bekare, 124) Zoti i pėrjashtoi zullumqarėt nga mundėsia pėr tė qenė njerėzit e dashur tė Zotit.
Kujtoni kur Ne e bėmė Qabenė vendgrumbullimi dhe sigurie pėr njerėzit, duke thėnė “Bėjeni vendin e Ibrahimit si vendfaljeje!” Ne i urdhėruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni Shtėpinė Time (Qabenė) pėr ata qė e vizitojnė, qė rrijnė aty pėr adhurim dhe qė falen duke u pėrkulur dhe pėrulur”. Kur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, bėje kėtė vend qytet tė sigurt dhe furnizoji me prodhime banorėt e tij, ata qė besojnė nė Allahun dhe nė jetėn tjetėr!” – Herėn e parė, Ibrahimi a.s u lut pėr pasardhėsti e tij dhe Zoti ia pranoi lutjen por vetėm pėr besimtarėt prej tyre. kėtė herė, kur Ibrahimi a.s lutet pėr furnizim tė bollshėm, e kufizon atė vetėm pėr besimtarėt. Kurse Zoti pėrfshin dhe jobesimtarėt, pasi risku u takon tė gjithėve - Allahu tha: “Atė qė nuk beson, pėr pak kohė do ta bėj qė tė kėnaqet e pastaj do ta hedh nė dėnimin e zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq qė ėshtė ai!" (Bekare, 125-126)
Ibrahimi a.s dhe Ismaili, filluan ndėrtimin e faltores sė parė nė tokė dhe gjatė punės, e lusnin Zotin me pėrgjėrim.
"Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritėn themelet e Qabes, u lutėn:“O Zoti ynė! Pranoje prej nesh (kėtė vepėr)! Me tė vėrtetė, Ti je Ai qė dėgjon dhe di gjithēka! O Zoti ynė! Na bėj tė pėrulur ndaj Teje! Bėj qė edhe pasardhėsit tanė tė jenė tė pėrulur ndaj Teje! Tregona ritet e Haxhit – na trego si tė adhurojmė - dhe pranoje pendimin tonė, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mėshirėploti! O Zoti ynė! Dėrgo tek ata njė tė dėrguar nga gjiri i tyre, qė t’u lexojė shpalljet e Tua, t’ua mėsojė Librin dhe Urtėsinė (rregullat e fesė) e t’i pastrojė (nga gjynahet)! – Kjo ishte lutja mė madhėshtore qė bėnė - Vėrtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!” (Bekare, 127-129)
gjatė ndėrtimit, Ibrahimit a.s iu desh njė gur qoshi. Pėr kėtė i kėrkoi Ismailit a.s qė t'i sjellė njė gur tė pėrshtatshėm. Ismaili a.s ia ktheu:"O baba! Jam i lodhur." Ibrahimi a.s i tha:"ēohu!" dhe Ismaili a.s u ngrit dhe vajti tė kėrkojė. Pasi kėrkoi gjatė dhe nuk gjeti, u kthye duarbosh. Kur u kthye, pa qė nė qoshe ishte vendosur guri dhe Ibrahimi a.s po vazhdonte punėn. I ēuditur, pasi nė ato zonė nuk ekzistonin gurė tė tillė tė bardhė, e pyeti:"O baba! Kush ta solli kėtė gur?!" Ibrahimi a.s u pėrgjigj:"E solli Ai qė nuk lodhet. E solli Xhibrili a.s dhe ky gur ėshtė nga xheneti."
Guri pėr tė cilin flitet, ėshtė guri i zi qė ndodhet nė njė nga katėr qoshet e Qabes. Nė njė hadith, thuhet se fillimisht ai ishte i bardhė si qumėshti, por me kalimin e kohės u nxi, nga gjynahet e njerėzve.
Baba e bir, vazhduan ndėrtimin e Qabes, ku muret ishin pa baltė, ishin mure tė thatė, gurė tė vendosur mbi njėri-tjetrin. Kur ndėrtimi kishte mbėrritur nė lartėsinė e Ibrahimit a.s dhe e kishte tė pamundur tė vazhdojė, ai i kėrkoi Ismailit a.s t'i sjellė njė gur qė tė qėndrojė sipėr tij gjatė punės. Ismaili a.s i solli njė gur, mbi tė cilin Ibrahimi a.s qėndronte kėmbėzbathur. Pėr shkak tė qėndrimit tė gjatė, guri mori formėn e kėmbėve tė Ibrahimit a.s. Qė atė herė, guri njihet me emrin "vendqėndrimi i Ibrahimit" (mekam Ibrahim). Mė parė, ky gur qėndronte ngjitur me murin e Qabes dhe njerėzit shtyheshin nga dėshira pėr ta parė gurin dhe gjurmėt e kėmbėve tė Ibrahimit a.s. Kjo shkaktonte shumė probleme gjatė tavafit. Pėr kėtė, Umer ibnul Hattabi e lėvizi nga ai vend, pasi u konsultua me shokėt e tjerė tė Profetit a.s.
Ekziston dhe njė mendimi i dytė, lidhur me vendin ku ndodhet mekami i Ibrahimit a.s sot. Sipas kėtij mendimi, Ibrahimi a.s e pėrdorte gurin pėr tė kontrolluar nivelin e mureve. Thuhet se ai qėndronte shumė gjatė mbi atė gur, duke kontrolluar nivelin e katėr mureve.
Sido qė tė jetė, ai ėshtė njė vend i shenjtė dhe me vlera. “Bėjeni vendin e Ibrahimit si vendfaljeje!” (Bekare, 125)
Tė falesh pranė mekamit tė Ibrahimit a.s ėshtė diēka e pėlqyeshme, por nėse nuk pengon njerėzit qė bėjnė tavafin. Nė tė kundėrt, mund tė falesh nė ēdo vend tjetėr nė Qabe.

Rituali i Haxhit
Me pėrfundimin e faltores, Zoti obligoi njė nga pesė shtyllat e besimit Islam, Haxhin.
"dhe vizita (pėr haxh) e kėsaj Faltoreje (ėshtė detyrė) pėr kėdo qė ka mundėsi ta pėrballojė rrugėn. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojė pėr askėnd." (Al Imran, 97)
Pėr ta publikuar kėtė obligim, Zoti urdhėroi Ibrahimin a.s:"Thirri njerėzit pėr haxhillėk..." (Haxh, 27)
Ibrahimi a.s pyeti i habitur:"O Zot! T'i thėrras njerėzit tė vijnė nė haxh?! E sa mund tė arrijė zėri im?!" Zoti i lartėsuar iu pėrgjigj:"O Ibrahim! Ti ke obligim t'i thėrrasėsh, kurse kumbesa ėshtė pėrgjegjėsi e Imja." Atėherė, Ibrahimi a.s u nis drejt Arafatit, u ngjit mbi njė kodėr atje dhe thirri:"O njerėz! Zoti u kėrkon tė kryeni haxhin!" Ishte njė njeri qė i bėnte thirrje tė gjithė njerėzimit, qė tė kryejnė ritin e Haxhit. E kush mund ta dėgjonte?! Por nė kėtė rast ndėrhyjnė dhe veprojnė ligjet hyjnore, ndaj zėri i tij mbėrriti tek tė gjithė njerėzit mbi tokė. Jo vetėm kaq, por mrekullia mė e madhe ėshtė se Zoti i lartėsuar e bėri Qaben dhe ritin e Haxhit, diēka tė shenjtė dhe tė dashur pėr tė gjithė besimtarėt.
"Thirri njerėzit pėr haxhillėk: ata do tė vijnė nė kėmbė dhe me deve prej tė gjitha viseve tė largėta, qė tė dėshmojnė dobitė e tyre dhe tė pėrmendin Emrin e
Allahut nė ditėt e caktuara mbi kafshėt (pėr kurban), tė cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfėr!" (Haxh, 27-28)
Qė atėherė, starton dėshira dhe pasioni pėr tė kryer Haxhin nė kėtė vend tė bekuar.

Ibrahimi a.s, mik i Zotit
Ibrahimi a.s ishte njeriu mė i dashur tek Zoti, saqė mori dhe titullin "mik i Zotit". Nė shumė thėnie, profeti Muhamed a.s sinjalizon se Ibrahimi a.s ishte profeti mė i dashur tek Zoti, pas tij." Nė njė nga kėto hadithe, Profeti a.s thotė se Ditėn e Kiametit, do e kenė zili tė gjithė njerėzit, madje edhe vetė Ibrahimi a.s.
Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregomė si i ngjall tė vdekurit!” – Zoti i tha: “A nuk beson?” - “Besoj” - iu pėrgjigj Ibrahimi, “por dėshiroj tė mė qetėsohet zemra.” – Dijetarėt shprehen se ekzistojnė dy lloje dijesh: Dija e sigurt (ilmul jekin), sipas tė cilės njeriu nuk dyshon aspak pėr diēka. Transmetohet nga Umer ibnul Hattabi, se ka thėnė:"Pėr Zotin, sikur tė hapej qielli dhe tė shoh me sy xhenetin dhe zjarrin, nuk do mė shtohej mė shumė besimi qė kam pėr ekzistencėn e tyre." E dyta, ėshtė siguria e plotė (ajnul jekin) kur njeriu e sheh me sytė e tij, atė qė i besonte mė parė. - Allahu i tha:“Merr katėr zogj dhe copėtoji. Shpėrnda nė ēdo kodėr nga njė copė prej tyre pastaj thirri! Ata do tė tė vijnė me tė shpejtė. Dhe ta dish se Allahu ėshtė i Plotfuqishėm dhe i Urtė.” (Bekare, 260)
Zoti i tha qė tė marrė katėr zogj, t'i therė, t'i copėtojė, mishin e puplat t'ua pėrziejė me njėri-tjetrin dhe t'i shpėrndajė nė katėr male. Nė njė transmetim, thuhet qė kokat e tyre, e urdhėroi t'i mbajė nė duar. Ibrahimi a.s mori katėr zogj, i theri, i copėtoi dhe i pėrzjeu me njėri-tjetrin, pėrftesėn e ndau nė katėr pjesė, ku ēdo pjesė e ēoi nė njė mal, ndėrkohė qė kokat i mbajti nė dorė. Mandej, i thirri mishrat e katėr zogjve, tė cilėt erdhėn para syve tė tij, secili mori kokėn e tij dhe fluturuan, duke u ringjallur kėshtu sėrish.
Si ēdo profeti tė dėrguar tjetėr, edhe profetit Ibrahim a.s iu shpallėn vargje hyjnore. Kur profeti Muhamed a.s u pyet mbi shpalljen e Ibrahimit a.s, u pėrgjigj:"Ato ishin tė gjitha fjalė tė urta. Nga kėto fjalė, ishin:"O ti sovran tiran, i sprovuar dhe i vetėmashtruar! Unė nuk tė dėrgova tė koleksionosh tė mirat e dynjasė me njėra-tjetrėn, por tė dėrgova qė tė pėrkrahėsh atė qė i ėshtė bėrė padrejtėsi. Lutjen e atij qė i ėshtė bėrė padrejtėsi, unė e dėgjoj edhe nėse vjen nga njė jobesimtar."
Njė kėshillė tjetėr ėshtė:"Njė njeri i menēur, pėrderisa nuk e ka humbur mendjen akoma, duhet ta ndajė ditėn nė orė:"Nė njė orė, ai duhet t'i qajė hallet Zotit tė tij. – Ky ėshtė njė ritual tė cilin e kanė braktisur njerėzit. Ai konsiston nė faktin qė tė ulesh dhe t'i flasėsh Zotit, sikur e ke pėrpara, nė vetmi tė plotė. – Nė njė orė, tė meditosh mbi krijesat e Zotit - pėr ata qė e pėrmendin Allahun duke qėndruar nė kėmbė, ndenjur ose shtrirė dhe qė meditojnė pėr krijimin e qiejve dhe tė Tokės (duke thėnė “O Zoti Ynė! Ti nuk i ke krijuar kot kėto - lartėsuar qofsh (nga ēdo e metė)! Prandaj na ruaj nga ndėshkimi i zjarrit." (Al Imran, 191) – Nė njė orė, i flet vetes dhe i kėrkon llogari pėr gjithēka ka vepruar pėr atė ditė. Njė orė tjetėr, e ka pėr dėfrim tė lejuar. Njė i menēur nuk ka pėrse lodhet, veēse pėr tre gjėra: Pėrgatitje pėr atė qė e pret (Ditėn e Gjykimit), tė lodhet pėr tė siguruar riskun, tė kėnaqet me diēka jo tė ndaluar. I menēuri duhet ta njohė mirė kohėn dhe aktualitetin ku jeton, tė lodhet pėr interesin e tij, tė ruajė gjuhėn e tij. Kush e di qė fjalėt janė pjesė e punės, pėr tė cilat do japė llogari, i pakėson fjalėt, pėrveē rasteve kur ėshtė e dobishme."

Vdekja e dy grave tė Ibrahimit a.s
Para se tė vdesė Ibrahimi a.s, vdiq e shoqja e tij Haxhereja, nėna e Ismailit a.s dhe u varros nė Meke. Ibrahimi a.s u pikėllua shumė nga vdekja e saj. Mė vonė, vdiq dhe Sara, e cila ishte njėqind e njėzet e shtatė vjeēe. Ibrahimi a.s i dėshpėrua shumė pėr vdekjen e saj, madje e vajtoi duke i pėrmendur vlerat dhe virtytet e saj mė tė mira.

Vlerat e Ibrahimit a.s
Nė shumė hadithe tė sakta, flitet pėr vlerat e hazreti Ibrahimit a.s. Njė nga vlerat e tij mė tė spikatura, ėshtė se njihej si mik i tė Gjithėmėshirshmit.
"Kush ėshtė besimtar mė i mirė se ai qė i dorėzohet sinqerisht Allahut, duke qenė bamirės dhe zbatues i fesė sė pastėr tė Ibrahimit, tė cilin Allahu e ka marrė pėr mik tė ngushtė?!" (Nisa, 125)
Njė vlerė tjetėr, siē ceket nė njė hadith tjetėr, ėshtė se Ibrahimi a.s ėshtė personi i parė qė do tė vishet Ditėn e Kiametit.
Njė vlerė e tretė, ėshtė se nė Kuran ai pėrshkruhet si njeriu qė e mbajti besėn me Zotin, duke i pėrmbushur tė gjithė obligimet. "dhe tė Ibrahimit - i cili i plotėsoi detyrimet." (Nexhm, 37)
Ibrahimi a.s hyn tek tė dėrguarit e vendosur, tė cilėt pėrmenden nė ajetin:
"Ne lidhėm besėn me ty (o Muhamed) siē bėmė me profetėt e tjerė: me Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, tė birin e Merjemes. Ne lidhėm me ata njė besė solemne," (Ahzab, 7)
Njė vlerė tjetėr, ėshtė se Ibrahimi a.s ėshtė etiketuar nga vetė Zoti si umet.
Me tė vėrtetė, Ibrahimi ka qenė prijės (umet) shembullor (me tė gjitha virtytet e mira), i pėrulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qenė nga idhujtarėt. (por ka qenė) mirėnjohės ndaj dhuntive tė Tij. Ai e zgjodhi atė dhe e udhėzoi nė rrugė tė drejtė. Ai e falėnderonte Zotin pėr gjithēka, sa herė qė vishej, thoshte "Elhamdulilah", po kėshtu sa herė qė ushqehej, dilte dhe kthehej. Njerėzit sot e kanė harruar burimin e begative tė tyre. " (Nahl, 120-122)
Ibrahimi a.s vdiq nė moshėn njėqind e shtatėdhjetė vjeēare. Atė e varrosėn dy djemtė e tij Ismaili a.s dhe Is'haku, Habron, qė sot njihet nga myslimanėt me emrin Halil.
"Dhe Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhėsve tė tij u dhamė Profecinė dhe Librin. Ne i dhamė atij shpėrblim nė kėtė botė, ndėrsa nė jetėn tjetėr, me siguri, ai do tė jetė prej njerėzve tė mirė." (Ankebut, 27)
Tė gjithė profetėt qė rrjedhin pas Ibrahimit a.s, janė nga familja e tij.

Pėrshtati: Elmaz Fida