Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Historia e profetit Nuh(a.s), Varka gjigande e Nuhut, Noah 2014

    Historia e profetit Nuh a.s

    Edhe pse mes njerėzve ishte pėrhapur degjenerimi, korrupsioni dhe imoraliteti, ekzistonin njerėz tė ndershėm dhe reformatorė. Masa mė e madhe e njerėzve i respektonin kėta njerėz tė ditur dhe tė ndershėm, por nuk ndėrmerrnin asnjė hap mė tutje. Ashtu siē ndodh edhe sot, ku shumė njerėz flasin mirė pėr hoxhallarėt dhe dijetarėt tanė, por qė nuk vepron sipas kėshillave dhe porosive tė tyre.
    Transmeton imam Buhariu, se Ibnu Abasi ka thėnė lidhur me ajetin " dhe thanė: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukėn, as Nesrin!" (Nuh, 23)
    Kėto emra, u pėrkisnin disa njerėzve tė ditur dhe tė ndershėm, para se tė dėrgohet Nuhu a.s si profet. Ata i pėrkisnin fisit nga i cili doli mė vonė Nuhu a.s. Pasi kėta njerėz tė ditur kishin vdekur, shejtani u flet njerėzve qė nė vendet ku uleshin, kuvendonin dhe kėshillonin masat, tė vendosni njė shenjė dhe piketim. Kėto piketime i emėrtoni me emrat e njerėzve tė mirė. Ēdo gur, tė ketė emrin e njėrit prej tyre, qė tė mos i harroni kėshillat dhe porositė e tyre. Tė nisur nga dėshira e mirė, masat e bėnė kėtė. Megjithatė, njerėzit vazhduan tė mos adhurojnė veēse njė Zot tė vetėm. Pasi vdiq brezi i njerėzve qė kishin jetuar me kėta tė ditur dhe erdhi njė brez i ri, tė cilėt nuk i njihnin dhe nuk i kishin dėgjuar kėshillat e tyre, filluan tė adhurohen dhe t'u luten kėtyre piketimeve dhe gurėve qė mbanin emrat e tyre. Kėto idhuj qė ishin pėrhapur tek populli i Nuhut a.s, mė vonė depėrtuan edhe tek vetė arabėt dhe u pėrhapėn."
    Ky ishte interpretimi i ajetit:"dhe thanė:"Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukėn, as Nesrin!" (Nuh, 23)
    Filloi idhujtaria tė zėrė vendin e monoteizmit, derisa u shtri nė ēdo qoshe tė tokės. Tashmė, mbi faqen e tokės nuk ekzistonte asnjė monoteist. I vetmi qė adhuronte njė Zot, ishte Nuhu a.s.
    Nuhu a.s, ishte biri i Lamis, biri i Motoshalih, biri i Idrisit a.s. Kėshtu, profeti Idris a.s ėshtė babai i gjyshit tė Nuhut a.s. Siē e kemi thėnė, asokohe njerėzit jetonin me qindra vite. Vetė Nuhu a.s jetoi mė shumė se njė mijė vite dhe u dėrgua si profet, kur mes njerėzve u pėrhap idhujtaria.
    Nė njė hadith tė Buhariut, Abdullah ibnu Abasi ka thėnė:"Mes Ademit dhe Nuhut kishin kaluar dhjetė shekuj."
    Pra, njė mijė vite pas Ademit a.s, njerėzimi kishte qenė nė monoteizėm, ose ndryshe islam i pastėr.
    Profeti Nuh a.s bėri pėrpjekje heroike pėr t'i rikthyer njerėzit nė besimin nė njė Zot tė vetėm dhe tė pashoq. Thotė Zoti i lartėsuar:
    "Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij dhe i thamė:“Paralajmėroje popullin tėnd para se t’i vijė njė dėnim i dhembshėm!” (Nuh, 1)
    I frikėsuar se mos Zoti e dėnon popullin dhe njerėzit e tij, Nuhu a.s vajti dhe i kėshilloi dhe i paralajmėroi.
    "Ai tha: “O populli im! Nė tė vėrtetė, unė jam pėr ju njė paralajmėrues i qartė, qė tė adhuroni Allahun, t’i frikėsoheni Atij e tė mė bindeni mua, me qėllim qė Ai tė falė disa nga gjynahet tuaja dhe t’ju lėrė (tė jetoni) deri nė njė afat tė caktuar. Dhe, kur t’ju vijė ēasti i caktuar i Allahut, askush nuk do tė mund ta shtyjė atė, veē sikur ta dinit!" (Nuh, 2-4)
    Pėr t'ia arritur qėllimit tė tij, Nuhu a.s pėrdori metoda dhe forma tė ndryshme pėr tė komunikuar me njerėzit. Ai i vizitonte nė shtėpi ditėn dhe natėn, u fliste haptazi dhe fshehurazi, individualisht dhe kolektivisht. Kjo vazhdoi pėr nėntėqind e pesėdhjetė vite radhazi.
    Ai tha: “O Zoti im, unė e thirra vėrtet popullin tim natė e ditė, por thirrja ime edhe mė tepėr i largoi (nga e vėrteta). Sa herė, qė i thirrja pėr t’i falur Ti, ata shtinin gishtėrinjtė nė veshė dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke kėmbėngulur me mendjemadhėsi (nė mosbesim). – Duke mos dashur tė dėgjojnė, i mbyllnin veshėt me gishta dhe sytė i zinin me rrobat e trupit qė tė mos e shohin Nuhun a.s teksa pėrpiqej t'ju flasė me shenja - Pastaj i thirra me zė tė lartė. Mė pas ua shpalla edhe botėrisht, edhe fshehurazi e u thashė: “Kėrkoni falje nga Zoti juaj, i Cili ėshtė Falės i madh, qė Ai t’ju dėrgojė shi tė bollshėm, t’ju shtojė pasurinė dhe fėmijėt tuaj dhe tė bėjė pėr ju kopshte e lumenj! – Privilegjet e besimit dhe monoteizmit nuk janė vetėm nė botėn tjetėr, por edhe nė kėtė botė - Ē’ėshtė kėshtu me ju, qė nuk e madhėroni Allahun siē duhet (duke e pasur frikė), ndėrkohė qė Ai ju ka krijuar nė etapa (etapat e embrionit)? A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatė qiejt njėri mbi tjetrin, dhe nė ta e ka bėrė Hėnėn dritė, kurse Diellin e ka bėrė fener? Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimėt. pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sėrish do t’ju nxjerrė. Allahu pėr ju e ka bėrė Tokėn shtrojė tė gjerė, qė tė ecni nėpėr tė, nėpėr rrugėt e gjera.” (Nuh, 5-17)
    Asokohe, populli i Nuhut a.s udhėhiqej nga njė mbret jobesimtar, i cili lėshoi njė dekret pėr popullin qė tė mos e dėgjonin Nuhun a.s, tė mos i flisnin dhe tė mos ia vinin veshin pėr t'u distancuar nga adhurimi i idhujve dhe zotave tė tyre tė shumtė. Njerėzit iu bindėn nė mėnyrė tė verbėr mbretit tė tyre dhe e lanė Nuhun a.s. Kėtė e shpreh Nuhu a.s nė Kuran ku thotė:"Nuhu tha:“O Zoti im, ata mė kundėrshtuan mua dhe u dhanė pas atyre njerėzve, pasuria dhe fėmijėt e tė cilėve nuk kanė sjellė gjė tjetėr, veē shkatėrrimit. Ata kurdisėn njė kurth tė madh, - duke dashur ta pengojnė Nuhun a.s nė pėrmbushjen e misionit, ngrinin kurthe nga mė tė ndryshmet, ku mė i rrezikshmi ishte urdhri pėr tė mos e dėgjuar Nuhun a.s - dhe thanė: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukėn, as Nesrin! E kėshtu kanė futur nė rrugė tė gabuar shumė (njerėz). Prandaj, keqbėrėsve mos u shto gjė tjetėr, veē humbjes!” (Nuh, 21-24)
    Me gjithė kėto pengesa dhe barriera, Nuhu a.s vazhdoi t'i ftojė njerėzit dhe mesa duket kjo kėmbėngulje dha disa rezultate. Nė disa kronika, thuhet se pasuesit e Nuhut a.s ishin vetėm dhjetė. Numri mė i madh qė thuhet ėshtė tetėdhjetė dhe kjo pėr nėntėqind e pesėdhjetė vite.
    Ndėrkohė, mbreti konstaton diēka tė pėrbashkėt tek tė gjithė ndjekėsit dhe besimtarėt e Nuhut a.s. Tė gjithė ishin tė varfėr dhe fukarenj, qė nuk kishin asgjė nė dorė. Ai e thirri Nuhun a.s njė ditė dhe i tha:"Ne mund t'i lejojmė njerėzit tė dėgjojnė dhe t'u flasėsh. Madje, mund edhe tė besojmė nė ato qė thua, por me njė kusht: T'i dėbosh kėta fukarenj qė tė vijnė pas dhe tė kanė besuar. Ne i pėrkasim shtresės mė tė lartė tė shoqėrisė dhe nuk mund tė barazohemi me kėta barktharė."
    Kjo pėrmendet nė Kuran, ashtu siē pėrmendet dhe pėrgjigja e Nuhut a.s.
    "Por, paria e popullit tė tij, e cila nuk besoi, tha: “Ne shohim se ti je thjesht njeri si ne dhe, shohim, qė ty tė shkojnė pas vetėm mė tė pavlerėt nga ne, pa menduar fare. Ne nuk shohim se ti ke diēka mė tė mirė se ne, madje ju quajmė gėnjeshtarė”. Ai (Nuhu) tha: “O populli im, mendoni pak! Nėse unė mbėshtetem nė njė provė tė qartė qė mė ka ardhur nga Zoti im dhe, nėse nga ana e Tij mė ka ardhur njė mėshirė, e cila ėshtė fshehur nga sytė tuaj, a mund t’ju bėjmė ta pranoni me detyrim (provėn), kur ju e urreni? – Ėshtė Zoti ai qė mė bėri profet dhe tė dėrguarin e Tij, privilegj tė cilin nuk e gėzoni ju. Unė nuk u imponohem dot nė besim. - O populli im! Unė pėr kėtė nuk kėrkoj nga ju kurrfarė pasurie. Mua mė shpėrblen vetėm Allahu. Unė nuk mund t’i dėboj ata qė besojnė. Ata do tė takohen me Zotin e tyre. Mirėpo, unė shoh se fatkeqėsisht, ju jeni popull, qė nuk di. - ēfarė qenka ky kusht i ēuditshėm?! E refuzoni tė vėrtetėn thjesht se pasuesit e saj qenkna tė varfėr dhe fukarenj?! - O populli im, kush do tė mė mbrojė nga Allahu, nėse unė i dėboj (besimtarėt)? A nuk doni tė merrni kėshillė? Unė nuk ju them se kam thesarin e Allahut apo qė e di tė padukshmen. As nuk them se unė jam engjėll e as do t’u them atyre, tė cilėt sytė tuaj i nėnēmojnė, se Allahu nuk do t’u japė kurrfarė tė mire. – Si tė mendoj se kėta njerėz qė kanė besuar Zotin, nuk e meritojnė xhenetin dhe tė mirat e Zotit thjesht se janė fukarenj?! - Allahu e di mė mirė se ē’ka nė shpirtrat e tyre. Atėherė, sigurisht qė do tė isha prej tė padrejtėve. Ata thanė: “O Nuh, ti na kundėrshtove ne, madje e zgjate kundėrshtimin. Le tė na godasė ajo me ēfarė na kėrcėnon, nėse thua tė vėrtetėn!” – Ne tė ofruam kushtet tona dhe tė propozuam disa kėrkesa, por ti i refuzove. Tani, nėse je ai qė pretendon, sille ndėshkimin e Zotit. - Tha (Nuhu): “Vetėm Allahu do t’jua sjellė atė, nėse dėshiron; e ju Atij nuk mund t’i ikni." (Hud, 28-32)
    Duket qė sfida dhe ballafaqimi mes Nuhut a.s dhe parisė po bėhej mė i nxehtė.
    Thotė Zoti nė Kuran:"Tregoju atyre historinė e Nuhut, kur i tha popullit tė vet: “O populli im, nėse pėr ju ėshtė e rėndė prania ime midis jush dhe qė t’ju pėrkujtoj shenjat e Allahut, (dijeni se) unė jam mbėshtetur vetėm tek Allahu! Prandaj, bashkė me idhujt tuaj, vendosni si do tė veproni dhe vendimi juaj le tė mos fshihet; zbatojeni kundėr meje e mos mė jepni kohė! – Unė u sfidoj qė tė pėrgatiteni me gjithė arsenalin qė keni dhe pa hezituar tė mė vrisni. – (Junus, 71)
    Por paria dhe populli nuk e pranuan kėtė sfidė, duke e konsideruar si njė tė marrė. Pas kėsaj, do tė kalojnė qindra vite, pa besuar nė Nuhun a.s asnjė nga populli i tij. Ēdo brez qė vinte ishte mė i lig se brezi i mėparshėm. Edhe pse Nuhu a.s vazhdonte t'u flasė dhe t'i ftojė, asnjė nuk i besonte dhe nuk i bashkėngjitej karvanit tė besimtarėve dhe itharėve tė tij.
    Nė njė situatė tė tillė, Nuhut a.s i vjen Xhibrili a.s dhe i pėrcjell njė urdhėr tė Zotit. Thotė Zoti nė Kuran:"Dhe Nuhut iu shpall: “Nga populli yt askush nuk do tė besojė, pėrveē atyre qė tashmė kanė besuar, andaj mos u pikėllo pėr atė qė bėjnė ata!" (Nuh, 36)
    Gjer nė kėtė moment, Nuhu a.s nuk i kishte humbur shpresat dhe nuk ishte demoralizuar. Pasi i erdhi ky lajm nga Zoti, Nuhu a.s e shprehu zemėrimin e tij me fjalėt:"
    "Nuhu tha:“O Zoti im, ata mė kundėrshtuan mua dhe u dhanė pas atyre njerėzve, pasuria dhe fėmijėt e tė cilėve nuk kanė sjellė gjė tjetėr, veē shkatėrrimit. Ata kurdisėn njė kurth tė madh, dhe thanė: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukėn, as Nesrin! E kėshtu kanė futur nė rrugė tė gabuar shumė (njerėz). Prandaj, keqbėrėsve mos u shto gjė tjetėr, veē humbjes! Pėr shkak tė gjynaheve tė tyre, ata u pėrmbytėn dhe u hodhėn nė zjarr. Ata nuk gjetėn mbrojtės tjetėr pėr veten nė vend tė Allahut. Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lėr mbi tokė asnjė femohues, sepse, nėse Ti i lė, ata do t’i shpien nė humbje robėrit e Tu dhe do tė lindin vetėm kriminelė dhe jobesimtarė!" (Nuh, 21-27)
    Nė fund tė kėtyre ajeteve, shprehet shqetėsimi i Nuhut a.s pėr besimtarėt dhe ithtarėt qė i kishin besuar. Ai kishte frikė se mos ndikoheshin dhe e braktisnin edhe ata.
    Fjalėt e mėsipėrme, Nuhu a.s i pason me njė lutje:"O Zoti im, falmė mua dhe prindėrit e mi, si dhe ēdo besimtar, qė kėrkon strehim nė shtėpinė time! Fali tė gjithė besimtarėt e besimtaret, ndėrsa keqbėrėsve shtoju vetėm shkatėrrim!”
    (Nuh, 28)
    Nė ajete tė tjera trajtohen lutjet dhe mallkimet e Nuhut a.s kundėr jobesimtarėve.
    "Ai tha: “O Zoti im, populli im mė mohoi, andaj, Ti gjyko mes meje dhe atyre dhe mė shpėto mua e besimtarėt qė janė me mua!” (Furkan, 117-118)
    "... ka pėrgėnjeshtėruar (shenjat Tona) populli i Nuhut. Ata e quanin gėnjeshtar robin Tonė (Nuhun), i thoshin “i ēmendur”, e pengonin dhe e kėrcėnonin. Kėshtu, ai iu lut Zotit tė vet: “Unė jam i mundur, andaj mė ndihmo!” (Kamer, 9)

    Ndėrtimi i anijes
    Pas kėtyre lutjeve dhe mallkimeve, Zoti e frymėzoi Nuhun a.s tė ndėrtojė njė anije tė madhe."Dhe Ne i shpallėm atij: “Ndėrto anijen nėn Sytė (mbikėqyrjen) dhe frymėzimin Tonė." (Muminun, 27)
    Nuhu a.s nuk dinte tė ndėrtojė anije, aq mė tepėr njė anije aq tė madhe. Ishte vetė Xhibrili a.s ai qė do e udhėzonte dhe orientonte Nuhun a.s gjatė ndėrtimit tė anijes. Nė njė transmetim thuhet se Nuhut a.s iu deshėn njėqind vite pėr ta pėrfunduar ndėrtimin e anijes. Duke qenė se jetonte nė njė rajon qė nuk kishte pemė, Nuhu a.s i mbillte ato, kujdesej derisa rriteshin dhe i priste pėr anijen. Meqenėse jetonte nė mal, edhe anijen e ndėrtoi nė mal, nė kushte tė vėshtira, pasi edhe uji ishte me rezerva.
    "Dhe Ne i shpallėm atij: “Ndėrto anijen nėn Sytė (mbikėqyrjen) dhe frymėzimin Tonė e, kur tė vijė urdhri Ynė e tė vėrshojė uji nga furra, ngarko nė anije prej ēdo lloj gjallese nga njė ēift dhe familjen tėnde, pėrveē atyre qė janė dėnuar tė humbasin, dhe mos M’u drejto pėr ata qė kanė bėrė tė kėqija se ata, me tė
    vėrtetė, do tė fundosen." (Muminun, 27)
    Tashmė ishte konsumuar ēdo shans pėr jobesimtarėt. Nuhut a.s i ndalohej tė lutej pėr ta dhe tė kėrkonte falje.
    Puna e Nuhut a.s pėr ndėrtimin e anijes padyshim qė ka qenė e lodhshme. Vetėm ta imagjinosh duke mbjellė pemė dhe duke pritur tė rriten, ėshtė e lodhshme. Dėrrasat e anijes ai i lidhte me njėra tjetrėn me gozhdė, gjė e cila ceket dhe nė Kuran:"Ndėrsa Nuhun e bartėm nė njė barkė (tė ndėrtuar) prej dėrrasash dhe gozhdėsh." (Kamer, 13)
    Njerėzit shfaqnin habi dhe ēudi me atė qė u shihnin sytė: Nuhu nuk po u fliste mė pėr fenė e tij dhe ajo qė ishte akoma mė e pabesueshme, ai po ndėrtonte njė anije nė mal! Nė njė hadith, ceket se njerėzit filluan tė tallen me Nuhun a.s. Ata i thonin:"O Nuh! Deri dje ke qenė profet, kurse tashmė qenke bėrė marangoz?! O Nuh! A anije nė mal?!" Ata u thoshin njerėzve tė tjerė:"A nuk u patėm thėnė qė nuk ėshtė veēse njė i marrė dhe ju nuk na besonit?!"
    Njė tallje dhe poshtėrim i tillė ceket dhe nė Kuran, ku thotė Zoti:"Ai nisi tė ndėrtonte anijen. Sa herė qė kalonte pranė tij paria e popullit tė tij, e pėrqeshte. Ai u tha: “Nėse ju talleni me ne, edhe ne do tė tallemi me ju, ashtu si po talleni ju dhe, sė shpejti, me siguri, do ta merrni vesh, kė do ta gjejė dėnimi poshtėrues dhe mbi kė do tė bjerė dėnimi i pėrhershėm”. (Hud, 38-39)
    Lidhur me pėrshkrimin e anijes sė Nuhut a.s, Abdullah ibnu Abasi thotė:"Nuhu a.s bashkė me anijen ishin nė malin Xhudij, prej ku u shfaq dhe tufani. Gjatėsia e anijes ishte treqind parakrahė, (sipas parakrahėve tė Ademit a.s dhe qė me parametrat modernė, mund tė ketė qenė pothuaj njė km). Gjerėsia e saj ishte pesėdhjetė parakrahė, ndėrkohė qė lartėsia ishte tridhjetė parakrahė. Nga lart, ajo ishte e mbuluar (me qėllim qė tė evitojė ujin qė i vjen nga lart) dhe kishte tre dyer pėr ēdo kat."
    Kjo anije ėshtė zbuluar nė kohėt moderne, duke vėrtetuar njė premtim tė Zotit, se do e lėrė si shenjė dhe argument. Thotė Zoti nė Kuranin fisnik:"Ne e kemi bėrė atė si shenjė, por a ka kush qė ia vė veshin?" (Kamer, 15)
    Njė skuadėr shkencėtarėsh, arritėn ta zbulojnė anijen e Nuhut a.s, e cila ishte ndarė dy pjesė. Konstrukti i saj pėrkonte me pėrshkrimin qė pėrmendėm mė lart, tre kate dhe e mbuluar nga lart.

    Tufani
    Para se tė fillojė tufani shkatėrrues, Zoti e kishte urdhėruar Nuhun a.s tė pėrgatitej, ashtu siē e kishte urdhėruar tė mbledhė nga ēdo krijesė njė ēift, njė mashkull dhe njė femėr. Sinjali i afrimit tė tufanit ishte vėrshimi i ujit nė furrėn e bukės sė Nuhut a.s. Thotė Zoti i lartėsuar lidhur me kėtė:"Kur arriti urdhri Ynė e uji tė gufojė nga furra, Ne i thamė: “Ngarko nė anije nga ēdo lloj gjallese nga njė ēift, familjen tėnde - pėrveē atyre kundėr tė cilėve ka qenė fjala e dėnimit - dhe besimtarėt!” Por shumė tė paktė ishin ata qė i kishin besuar atij!" (Hud, 40)
    Njė ditė, Nuhu a.s e konstatoi ujin nė furrė, sinjal ky qė tregonte se tufani ishte afėr. Menjėherė, ai u nis drejt anijes nė mal. Atje ai mbeti pa gojė, pasi tė gjithė kafshėt dhe gjallesat e tokės, ēdo ēift prej tyre, ishin grumbulluar tek anija dhe ishin vėnė nė rresht, nė pritje tė urdhrit pėr tė hipur nė anije. Nuhu a.s i sistemoi dhe i rehabilitoi tė gjithė nė anije.
    Pasi ishin siguruar tė gjithė nė anije, u dha urdhri final dhe fatal pėr pėrmbytjen e tokės dhe gjithēkaje mbi tė. Thotė Zoti nė Kuran:
    "Dhe Ne i hapėm dyert e qiellit me ujė tė rrėmbyeshėm dhe i shpėrthyem burimet e tokės, e u takuan ujėrat pėr njė qėllim tė paracaktuar." (Kamer, 11-12)
    "Kur Nuhu Na thirri (nė ndihmė), Ne iu pėrgjigjėm bukur: e shpėtuam atė dhe familjen e tij prej katastrofės sė madhe, i lamė nė jetė vetėm pasardhėsit e tij dhe e lamė atė kujtim te brezat e tjerė. “Paqja qoftė me Nuhun ndėrmjet gjithė krijesave!” Ne, kėshtu i shpėrblejmė punėdrejtėt. Ai ėshtė vėrtet nga robėrit Tanė besimtarė. Pastaj i fundosėm tė tjerėt." (Saffat, 75-82)
    "Kur vėrshoi uji i madh, Ne ju ngarkuam ju nė anije, pėr ta bėrė atė njė paralajmėrim, qė ta dėgjojė ēdo vesh i vėmendshėm." (Hakka, 11-12)
    Me ngritjen e nivelit tė ujit, pėrmbyteshin qytete e fshatra tė tėrė. Kjo vazhdoi derisa uji mbuloi gjithēka mbi tokė, saqė thuhet se niveli i ujit arriti pesėmbėdhjetė metėr mbi malin mė tė lartė nė tokė. Thotė Zoti nė Kuran duke pėrshkruar anijen teksa ēante valėt:"Dhe ajo lundronte me ata nėpėr valėt e mėdha e tė larta sa malet." (Hud, 42) Dallgėt u ngjanin maleve pėr nga madhėsia.
    Kur Nuhu a.s ndjeu anijen tė lėkundej, pasi niveli i ujit kishte filluar tė rritej, tha:" Me emrin e Allahut"
    Gjithēka filloi tė pėrmbytej, bimėsia, gjallesa dhe ēdo gjė. Thotė Zoti nė Kuran:
    "Ai tha: “Hipni nė anije! Me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet! Me tė vėrtetė, Zoti im ėshtė Falės dhe Mėshirėplotė”. (Hud, 41)
    "Kur tė hipėsh nė barkė ti dhe ata qė janė me ty, thuaj: “Qoftė lavdėruar Allahu, i cili na shpėtoi prej popullit keqbėrės” Dhe thuaj: “Zoti im, mė zbarko nė vend tė bekuar, se Ti je mė i miri pėr tė na zbarkuar.” (Muminun, 28)
    Zoti i lartėsuar i kishte premtuar Nuhut a.s se do e shpėtojė atė bashkė me familjen. Kėshtu, tė gjithė familjarėt e Nuhut a.s kishin hipur nė anije, pėrveē djalit tė tij. Me Nuhun a.s nė anije ishte dhe gruaja e tij. Lidhur me gruan e Nuhut a.s, e cila nė Kuran konsiderohet si amorale, ajo kishte vdekur para se tė ndodhė tufani.
    "Allahu ka dhėnė si shembull pėr ata qė nuk besojnė, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin tė martuara me dy nga robtė Tanė tė ndershėm dhe i tradhtuan ata. Prandaj, ata nuk mund t’i mbrojnė aspak nga Allahu (Ditėn e Gjykimit) e atyre tė dyjave do t’u thuhet: “Hyni nė zjarr, me ata qė po hyjnė!” (Tahrim, 10)
    Kėshtu, gruaja e Nuhut a.s – siē e cekėm mė lart – bashkė me fėmijėt ndodheshin nė anije. Djali i vetėm qė nuk pranoi tė ngjitet nė anije bashkė me Nuhun a.s, quhej Kenan. Ai refuzoi pasi ishte jobesimtar. Kur Nuhu a.s hypi nė anije bashkė me besimtarėt e tjerė, e ftoi dhe djalin e tij, por ai refuzoi. Kjo pėrmendet nė Kuran, ku Zoti i lartėsuar thotė:"ndėrsa Nuhu thėrriste birin e vet, i cili ishte ndarė veē: “O biri im, hip me ne e mos u bėj me mohuesit!” (I biri) tha: “Unė do tė strehohem nė njė mal i cili do tė mė ruajė nga uji”. Nuhu iu pėrgjigj: “Sot askush nuk do tė kursehet nga dėnimi i Allahut, pėrveē atij qė e mėshiron Ai!” Njė valė nė mes tyre i ndau dhe ai u fundos." (Hud, 42-43)
    Nuhut a.s i ishte premtuar se familja e tij do tė shpėtonin nga tufani. Pėr kėtė, Nuhu a.s tha:"Pastaj Nuhu iu lut Zotit dhe i tha: “O Zoti im, biri im ėshtė nga familja ime, premtimi Yt ėshtė i vėrtetė dhe Ti je Gjykatėsi mė i drejtė!” (Hud, 45)
    Me kėto fjalė, Nuhu a.s kėrkonte sqarim dhe nuk e kundėrshtonte vullnetin e Zotit. Pėrgjigja qė i erdhi Nuhut a.s ishte:
    "(Allahu) tha: “O Nuh, ai nuk ėshtė nga familja jote, ai ėshtė punė e keqe. Mos mė pyet pėr atė qė ti nuk e di. Unė tė kėshilloj qė tė mos bėhesh nga tė paditurit”. (Hud, 46)
    Me kėtė, Zoti i kumtonte Nuhut a.s se lidhjet e gjakut dhe familjare, ndėrpriten nėse njėri nga familjarėt ėshtė jobesimtar. Kjo vihet re edhe tek ndarja e trashėgimisė, ku nėse njė nga familjarėt ėshtė jobesimtar, ai nuk gėzon tė drejtėn e pėrfitimit nga pasuria e tė vdekurit besimtar.
    "ai ėshtė punė e keqe" Pėr shkak tė veprave tė liga qė vepronte djali i Nuhut a.s, ishte shndėrruar nė simbol tė ligėsisė dhe poshtėrsisė. Nuhu e ndjeu gabimin dhe u pendua:"(Nuhu) tha: “O Zoti im, mbėshtetem tek Ti pėr Tė tė mos kėrkuar gjėra, pėr tė cilat nuk kam dijeni. Nėse Ti nuk mė fal dhe nuk mė mėshiron, do tė jem nga tė humburit”. (Hud, 47)
    Nuhu a.s nuk i kishte thyer kurrė urdhrat dhe ligjet e Zotit. Kėtė rast, ai e konsideroi si thyerje tė urdhrit tė Zotit, prandaj kėrkoi falje dhe u pendua.
    Si rezultat i pėrmbytjes sė madhe, u shua e gjithė jeta tokėsore. Tė gjithė gjallesat dhe kafshėt mbi tokė u mbytėn dhe u zhdukėn. Vetėm jeta ujore nuk u prek. Tė gjallėt e vetėm nė tė gjithė tokėn, ishin vetėm ata qė ishin nė anijen e Nuhut a.s.
    Sipas njė transmetimi tė Abdullah ibnu Abasit, Nuhu a.s, besimtarėt dhe kafshėt qėndruan nė anije pėr gjashtė muaj rresht. Nė disa transmetime tė ndryshme, thuhet se ata dolėn nga anija ditėn e Ashures, dita e dhjetė e muajit Muharrem. Kėtė ditė, Profeti a.s e agjėronte pasi ishte dita kur profeti Musa a.s kishte shpėtuar bashkė me popullin e tij, ashtu siē kishte shpėtuar dhe Nuhu a.s nga pėrmbytja mė parė.
    Pėrmbytja u ndėrpre me njė urdhėr nga Zoti i lartėsuar, ashtu siē kishte nisur nė fillim. Thotė Zoti nė Kuran rreth kėtij fakti:"Mė pas, njė zė thirri: “O Tokė, gėlltit ujin tėnd dhe ti, o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tėrhoq e u plotėsua urdhri (i Allahut). Ndėrsa anija u ndal nė malin al Xhudij dhe u tha:“Larguar qofshin keqbėrėsit (nga mėshira e Allahut)!” (Hud, 44)
    "Atėherė iu tha: “O Nuh, zbrit me pėrshėndetje prej Nesh dhe me bekime pėr ty dhe pasardhėsit e atyre qė gjenden me ty. Disa popujve (pas teje), Ne do t’u japim kėnaqėsi e pastaj do t’i godasė nga Ne dėnimi i dhembshėm!” (Hud, 48)
    Transmetohet se Nuhu a.s, gjatė kohės qė gjendeshin nė anije, herė pas here dėrgonte njė pėllumb pėr tė hetuar nėse kishte pėrfunduar pėrmbytja. Herėn e fundit qė e nisi, pėllumbi u kthye me njė degė ulliri, gjė e cila ishte sinjal se niveli i ujit po zbriste dhe pemėt kishin filluar tė shfaqeshin. Nuhu a.s e dėrgoi dhe njė herė dhe pėllumbi u kthye me shenja balte nė kėmbė. Ky ishte sinjal qė pėrmbytja kishte pėrfunduar dhe se toka po dilte nė sipėrfaqe. Prej kėtu, pėllumbi me gjethen e ullirit nė sqep, ėshtė konsideruar si pėllumbi i paqes.
    Nuhu a.s bashkė me familjen, besimtarėt dhe kafshėt zbritėn nga anija. Tashmė, nė tė gjithė tokėn nuk kishte njerėz tė tjerė pėrveē tyre. Veēse nuk duhet tė harrojmė se njerėzimi nė kohėn e Nuhut a.s nuk kishin kėtė shpėrndarje qė kanė sot. Asokohe njerėzit gjendeshin nė Gadishullin Arabik dhe nė rajonin e Palestinės. Edhe pse pjesa tjetėr e botės nuk ishte e populluar nga njerėzit, ajo u pėrmbyt e gjitha.
    Tė gjithė njerėzit qė ishin me Nuhun a.s, kur u vendosėn sėrish nė tokė ishin impotentė, tė paaftė pėr tė lindur dhe pėr t'u shtuar. Askujt tjetėr pėrveē Nuhut a.s dhe tė shoqes, nuk i lindėn fėmijė. Toka u popullua sėrish, por vetėm nga familja dhe pasardhėsit e Nuhut a.s. Pėr kėtė, Nuhu a.s etiketohet si babai i dytė i njerėzimit. Kjo pėrmendet dhe nė Kuranin fisnik:"Kur Nuhu Na thirri (nė ndihmė), Ne iu pėrgjigjėm bukur: e shpėtuam atė dhe familjen e tij prej katastrofės sė madhe, i lamė nė jetė vetėm pasardhėsit e tij." (Saffat, 75-78)
    "Ju jeni pasardhės tė atyre qė Ne i mbartėm me Nuhun! Ai ka qenė vėrtet njė rob mirėnjohės.” (Isra, 3)

    Fėmijėt dhe vdekja e Nuhut a.s
    Nuhat a.s i lindėn fėmijė tė tjerė, emrat e tė cilėve janė: Sam, fėmijėt e tė cilit ishin tė bardhė dhe pak esmerė. Arabėt dhe Hebrenjtė rrjedhin nga Sam.
    Fėmija i dytė ėshtė Ham, fėmijėt e tė cilit ishin me lėkurė tė zezė. Pasardhėsit e tij janė zezakėt e Afrikės.
    Fėmija i tretė ėshtė Jafith, fėmijėt e tė cilit ishin biond me njė tė kuqėrremtė tė lehtė. Europianėt dhe Azia lindore janė pasardhės tė Jafith.
    Pas tufanit, Nuhu a.s jetoi edhe treqind e pesėdhjetė vite tė tjera. Tė gjithė kėto vite ai i kaloi nė adhurim tė Zotit. Ai ishte adhurues dhe mirėnjohės pėr tė mirat e Zotit.
    Transmeton Ibnu Maxhe, se Profeti a.s ka thėnė:"Nuhu a.s agjėronte gjatė gjithė kohės, pėrveē festave."
    Nuhu a.s vdiq dhe sipas transmetimeve mė tė sakta, ėshtė varrosur nė Meke. Ndėrkohė qė disa transmetime tė tjera, sinjalizojnė se u varros nė Kerkbika, nė Libanin e sotėm.

    Pėrshtati: Elmaz Fida
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 16-11-2015 mė 14:41
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •