Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Studimi: Doni të rigjeni lumturinë e humbur? Mos u fut në Facebook!

    Hiqni ‘spinën’ nga rrjetet sociale, Facebook ul lumturinë

    Emri:  social-media-sites.jpg

Shikime: 662

Madhësia:  39.2 KB

    KOPENHAGEN – Një studim i Institutit të Kërkimit të Lumturisë, me qendër në Kopenhagen ngre shqetësimin se rrjetet sociale ulin lumturinë tek njerëzit. Shkëputja e ‘spinës’ nga bota virtuale përmirëson ndjeshëm jetën tonë të përditshme.

    Në këtë studim thuhet, se tek njerëzit që zgjedhin të shkëputen prej rrjeteve sociale lumturia rritet, ulet zemërimi dhe ndjenja e vetmisë reduktohet. Sipas raportit të institutit danez, disa personave u është dashur një periudhë e shkurtër nga shkëputja e rrjeteve sociale, që të ndjehen më shumë të lumtur dhe të plotësuar. Ndërkohë, ky studimi është kryer mbi një grup prej 1 mijë personash. Atyre u është kërkuar që të japin një vlerësim për lumturinë e tyre në një shkallë nga 1 tek 10. Mesatarja e lumturisë së tyre ishte 7.67.

    Pasi bënë këtë matje, studiuesit u kërkuan gjysmës së personave të anketuar që për një javë të qëndrojnë larg rrjeteve sociale, sidomos “Facebook”-ut. Kështu, në përfundim të kësaj periudhë, dy grupeve, atij që vazhdoi të përdorë rrjetet sociale dhe atij që hoqi dorë prej tyre, iu kërkua që të bënin sërish një përshkrim të nivelit të lumturisë duke nisur nga 1 tek 10.

    Nga studimi rezultoi se, grupi i parë, ai që nuk hoqi dorë nga rrjetet sociale kapi një mesatare prej 7.75, pra thuajse e njëjtë me mesataren e mëhershme, ndërsa grupi i dytë kapi një mesatare prej 8.12 lumturie. Sakaq, studiuesit danezë pranojnë që ky studim i tyre nuk mund të përfaqësojë një të vërtetë absolute. Ata shprehen, se mund të shërbejë si pikë referimi e mjaftueshme për të kuptuar ndryshimin dhe për këtë mjafton të përmendet fakti që personat që hoqën dorë nga rrjetet sociale për një javë ishin shumë më tepër aktivë në botën reale.

    (ed.me/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Studimi: Doni të rigjeni lumturinë e humbur? Mos u fut në Facebook!

    Kam pase shume adresa f.b dhe tani 1 qe kam do ta mbyll fare pasi kto jan e mese te verteta
    provojeni njihere mbylleni f,b tuaj per nji jave e do ta vereni lumturine qe do te kaloni ato 7 dite
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Studimi: Doni të rigjeni lumturinë e humbur? Mos u fut në Facebook!

    Dikur keto studime i benin mbi TV sot i bejne mbi internetin. Por jane studime te hershme,antike 2 mije 3mije vjeçare.
    Natyrisht,po ta perdoresh Fb si vezhgues o i vezhguar nga vrima e çelesit,nuk mund ta rigjesh lumturine,per vet faktin qe nje sy qendron hapur tek vrima e çelsit e tjetri eshte i mbyllur.
    Edhe Fb,eshte si mbledhja e frontit (hajde shpego çfare eshte fronti,pastaj mbledhjen...) o sot mbledhja (diskutimi i perbashket) e pallatit,po e more seriozisht nuk do kenaqesh ndersa po e more per gallat mbase nuk do rigjesh lumturin e humbur por nuk do humbasesh asgje nga lumturia qe ke.
    Dikur e dikur,"keto studime" beheshin per zbulimin e shkrimit dhe perdorimin e tije per leximin. Ne fakt,studjuesit e sotem ankoheshin dhe 2-3 mije vjet perpara,sepse ky lexim i shkrimit i hoqi kenaqesin e tregimit. Njerezit nuk rinin me bashke qe te tregonin (gojarisht).Por edhe ne ato kohera,kishte njerez qe tregimet i mernin seriozisht dhe nuk kenaqeshin dhe kishte dhe njerez qe shkonin per gallat,mbase dhe ata nuk kenaqeshin por te pakten shtynin kohen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 18-11-2015 më 21:17

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Studimi: Doni të rigjeni lumturinë e humbur? Mos u fut në Facebook!

    Mendoj qe njerezit kane qene vertete t e lumtur atehere kur ska pasur Internet e celular
    mendoj se kane qene pak me te veshtira gjerat per tu bere
    por mendoj se vertete kane qene te lumtur

    Sa per Celularin................ Ju thafte dora atij qe e shpiku se po ma nxin jeten
    edhe i nevojshem por edhe acarues
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. #5
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763

    Për: Studimi: Doni të rigjeni lumturinë e humbur? Mos u fut në Facebook!

    Ne pergj interneti ka dhe anen e tij negative.Vertete ne fb flet me shoqerine por ka dhe tipa qe perdorin adresa fallco per te gjuajtur peshq.Aman aman kur i zbulon si ndjehesh.Pale me ato sitete e pahijshme qe ngelen burrat duke ju varur jargat.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Studimi: Doni të rigjeni lumturinë e humbur? Mos u fut në Facebook!

    Sitet e pahijshme jane site kulturore ne kuptimin sociologjik te fjales. Jane site politik, ku shkohet per te manifestuar perkrahjen kundrejt tolerancen dhe protesten kunder racizmit fetar,politik e racial.Por edhe per te studjuar opinionet e ndryshme te artit figurativ.

    Jarget,jane nje ekspresion fizik i jashtem nuk jane nje ekspresion shpirteror intelektual i brendshem.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    martini1984 (27-12-2015)

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Studimi: Doni të rigjeni lumturinë e humbur? Mos u fut në Facebook!

    Ne facebook gjen ate te kalit!

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ciarli për postimin:

    martini1984 (27-12-2015)

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Studimi: Doni të rigjeni lumturinë e humbur? Mos u fut në Facebook!

    Kam dhe vet 1.
    Sa here e hap.....e njeh kete,po ate,ose ata,mbase ato.
    I fshij!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •