Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Qeveria u rrit taksat e gjobat, biznesi shkurton 73,000 vende pune dy muajt e fundit

    Brisida Shehaj alarmohet: Bizneset shkurtojnė 73 mijė vende pune dy muajt e shkuar

    Emri:  11890012_10153190505371523_2166729475642027993_o.jpg

Shikime: 176

Madhėsia:  31.0 KB

    Emaili i Brisida Shehajt: “Dua urgjent analizėn sidomos drejtoria e VIP, janė 4800 largime dhe ėshtė alarmante. Kontaktoni ēdo subjekt”…

    Listat e tė larguarve nga puna pėr periudhėn shtator-tetor tė kėtij viti tregojnė njė situatė vėrtet alarmante tė pushimeve nga puna tė punonjėsve. Sipas listave, tė ndara sipas rretheve, qė disponohen nga Monitor, janė rreth 73 mijė largime nga puna tė deklaruara tė punonjėsve pėr shtatorin dhe tetorin 2015, shumė prej tė cilėve i pėrkasin industrisė sė kėpucėve e veshjeve dhe tė call center, dy sektorėt qė kanė qenė gjeneruesit kryesorė tė punėsimit nė vend.

    Kėto tė dhėna kanė shqetėsuar dhe drejtoreshėn e pėrgjithshme tė Tatimeve, Brisida Shehaj, e cila nė njė email drejtuar stafit (qė disponohet nga Monitor) u thotė atyre “Dua urgjent analizėn sidomos drejtoria e VIP, janė 4800 largime dhe ėshtė alarmante. Kontaktoni ēdo subjekt”.

    Sipas listave, rekordin e mban Tirana me rreth 29 mijė largime. Edhe bizneset VIP kanė shkurtuar nė dy muaj rreth 9500 punonjės.

    Nė listėn e kompanive qė kanė shkurtuar punonjės mbizotėrojnė ato tė fasonit, por edhe tė call center. Ky i fundit ishte i vetmi sektor qė ishte aktiv nė punėsimin e tė rinjve vitin e fundit, por qė ka deklaruar shumė shkurtime nė shtator e tetor.

    Shkurtime ka bėrė dhe administrata shtetėrore, sidomos nė Tiranė, apo dhe Komunat, nė kuadėr tė reformės sė re administrative. Shkurtime kanė pasur dhe kompanitė e ndėrtimit.

    Rrethi i dytė qė ka humbur mė shumė vende pune, ėshtė ai i Durrės, me rreth 8300. Edhe nė kėtė qytet, ka shumė kompani fason, kryesisht veshje, qė kanė ulur numrin e tė punėsuarve.

    Nė Shkodėr, rezulton qė biznesi i veshjeve dhe i kėpucėve ėshtė nė vėshtirėsi. Njė numėr i madh sipėrmarrjesh tė kėtij sektori po shkurtojnė me dhjetėra punonjės. Nė Shkodėr janė larguar rreth 4100 punonjės nė dy muajt nė fjalė.

    Rreth 3000-4000 tė larguar ka pasur dhe nė qytetet e Elbasanit, Fierit dhe Vlorės.

    Kėto shkurtime masive tė vendve tė punės pėrkojnė me fushatėn anti-informalitet, me njė presion tė shtuar ndaj bizneseve dhe ashpėrsimin e gjobave pėr punonjės tė pasiguruar dhe deri te kėrcėnimet pėr burgim. Nė kahun tjetėr, ekonomia dhe konsumi po ngadalėsohen, burimet e financimit kanė shteruar (banka nuk po japin mė kredi), ēka ka vėnė realisht nė vėshtirėsi biznesin. Banka e Shqipėrisė uli sė fundmi pėr herė tė dytė pritshmėritė pėr rritjen ekonomike, nė 2.5% (parashikimi fillestar ishte 3%, qė u ul nė mes tė vitit nė 2.7%).

    Sipėrmarrės tė sektorit tė veshjeve pohojnė se ata nuk kanė mė interes tė shtojnė fuqi punėtore, pasi dhe situata nė Itali nuk ėshtė pozitive, por edhe ambienti i brendshėm nuk ėshtė favorizues. “Po maksimizojmė burimet qė kemi dhe po mbajmė personelin e kualifikuar”, thonė fasonistėt, duke shtuar se sipėrmarrėsit tani, qė “u janė prerė kėmbėt” po i bėjnė mirė llogaritė, duke larguar punonjėsit me rendiment tė ulėt.

    Fushata anti- informalitet shton nė skemė 141 mijė persona

    Megjithatė, fushata kundėr informalitetit ka pasur dhe aspektin e saj pozitiv, nė shtimin e numrit tė punonjėsve tė deklaruar, qė janė mė tė larta se numri i tė larguarve. Pėr shtator-tetor 2015, rezultojnė tė jenė futur nė skemė rreth 141 mijė persona, nga tė cilėt rreth 90 mijė vetėm nė shtator, kur filloi aksioni.

    Si rrjedhojė, diferenca neto e vendeve tė shtuara tė punės, ėshtė rreth 68 mijė.

    Megjithatė, ndėrsa tė shtuarit nė skemė kanė qenė nė pjesėn mė tė madhe tė punėsuar, por nė tė zezė, dhe thjesht janė formalizuar (njė pjesė e madhe e atyre qė janė futur nė skemė janė biznese individė, tė vetėpunėsuar), largimet masive nga puna tregojnė se rreth 73 mijė familjeve (apo 10% tė totalit tė famijleve shqiptare) u ka ikur tė paktėn njė burim tė ardhurash.

    Krahasimi me muajt e mėparshėm, pėr tė parė nėse numri i tė larguarve ka qenė po aq i lartė, apo kjo dukuri ėshtė pėrshpejtuar nė shtator-tetor ėshtė disi i pamundur, pasi tatimet nuk i kanė mbajtur tė dhėnat e detajuara nė kėtė formė mė parė, por gjithsesi vlerėsohet se situata ėshtė pėrkeqėsuar. Nga tabelat e largimeve dhe punėsimeve rezulton qė sipėrmarrjet qė kanė larguar punonjės nga puna, nuk kanė marrė tė tjerė, ndėrkohė qė ka dhe biznese qė kanė pushuar 20-30 punonjės njėherėsh.

    Monitor

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Qeveria u rrit taksat e gjobat, biznesi shkurton 73,000 vende pune dy muajt e fu

    Shkėlzen Berisha: Reforma e Adhamudhit shkurtoi 73 mijė vende pune pėr 60 ditė

    Emri:  12243289_10153318677754472_7096284733362358348_n-300x250.jpg

Shikime: 29

Madhėsia:  24.6 KB

    “Reforma e Adhamudhit” – Kėshtu ėshtė konsideruar operacioni i qeverisė kundėr informalitetit dhe efektet e para qė ai ka dhėnė vetėm dy muaj pasi filloi, nga Shkėlzen Berisha, i cili ka komentuar sot tė dhėnat zyrtare qė flasin pėr shkurtimin e 73 mijė vendeve tė punės nė vetėm 60 ditė!

    Kjo situatė, sipas Berishės nė njė mesazh nė rrjetet sociale, shpjegohet me “pamundėsinė pėr tė pėrballuar taksat, presionin dhe gjendjen e rėnduar ekonomike”.

    Ai e ka shoqėruar komentin e tij kritik me tabelėn e publikuar sot nė tė gjitha mediat, tė vendeve tė mbyllura tė punės nė tė vendin duke pėrmbyllur kėshtu konkluzionin e tij pėr njė nga reformat mė tė ashpra dhe mė tė trumbetuara nga ana e kreut tė Qeverisė.

    Syri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,142
    Faleminderit
    434
    518 falenderime nė 436 postime

    Pėr: Qeveria u rrit taksat e gjobat, biznesi shkurton 73,000 vende pune dy muajt e fu

    Po filloj dhe Xeni te meret me tabela dhe ekonomi,qenkemi vertet ne hall. Te "parekuperushem". Mbas Xenit presim dhe Shkendijen pastaj i fundit te fiki driten.

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •