Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Ben Blushi deputetëve: "Në burg nuk duhen futur qytetarët e këtij vendi, por ju!"

    Kuvend , Blushi: Ky parlament duhet t’i dorëzohet drejtësisë



    Deputeti socialist Ben Blushi mbajti një fjalim në parlament ku shprehu shqetësimin për situatën politike, por dhe domosdoshmërinë për të miratuar reformën e drejtësisë si borxh që ky parlament i ka zgjedhësve të tij.

    Pjese nga fjala e deputetit

    Ka aq shumë njerëz me të shkuar kriminale këtu, saqë nganjëherë më duket vetja sikur jam në kushtet e paraburgimit dhe kjo s’është për të qeshur dhe padyshim mbetet është në turpin e atyre që i sollën, i përdorën për vota dhe po i mbrojnë akoma sot për shkak se me këtë i ka vënë një damkë këtij parlamenti i cili do të hyjë në histori si parlamenti më qesharak dhe më i turpshëm që kemi pasur në jetë.
    Por fatkeqësisht ky parlament është legjitim. Populli shqiptar i ka votuar të dy palët sepse nuk ka pasur një ofertë më të mirë. Nuk ka votuar për emrat por për listat e partive. Çdo njeri këtu, megjithëse nuk është në vendin që i takon prapë është legjitim. Pyetja ime është kjo: A do të ishte ky parlament kaq i ndotur dhe kaq i shëmtuar nëse në Shqipëri do të kishte pasur drejtësi të pavarur? Unë them se jo
    Drejtësia dhe vetëm drejtësia do duhej të ishte dhe mund të jetë e vetmja rrugë për të penguar ndotjen e politikës. Një drejtësi e pavarur që nuk barazon kriminelin me të drejtin është e vetmja dhe e fundmja mundësi për të pastruar këtë parlament. Prandaj reforma në drejtësi është reform politike.
    Unë nuk besoj më se të dy palët në këtë parlament dhe për më tepër ata që kanë mundësi të marrin vendime në emër të dy palëve kanë fuqi, aftësi, kompetencë dhe vullnet për ta pastruar këtë parlament.
    Ka vetëm dy mundësi që ende nuk janë konsumuar. E para populli shqiptar, nëse ai merr vendime për të na nxjerrë të gjithë jashtë sigurisht që ne nuk e ndalojmë dot, por kjo akoma nuk ka ndodhur.
    E dyta është drejtësia. Nëse drejtësia funksion një pjesë e madhe e anëtarëve të këtij parlamenti nuk mund të shkelin më këtu.
    Për shkak se unë e kam këtë bindje prej kohësh, besoj se reforma në drejtësi është reforma e reformave jo vetëm si kusht i BE-së por si shpagim i joni. Sepse ky parlament ka vetëm një shans që të lajë llogarinë me zgjedhësit e tij me të cilët është në borxh duke reformuar sistemin e drejtësisë. Ose më saktë duke iu dorëzuar drejtësisë. Ky do të ishte i vetmi dhe i fundit akt moral që ia vlen të mbahet mend prej nesh.
    Prandaj çdo truk procedurial që mund të përdorni ju për të kushtëzuar dekriminalizimin me reformën e drejtësisë, në fund fare është truk i pavend dhe i pagjetur.
    Sepse unë besoj se vetëm drejtësia e pavarur mund ta përmiërsojë politikën në Shqipëri. Vetëm një drejtësi e pavarur mund të na detyrojë të kemi frikë nga ligji, të ndëshkohemi dhe të mbajmë përgjegjësi për aktet tona personale.
    Ka një debat të madh, që e bëjmë ne dhe ata jashtë: Kush meriton realisht të shkojë në burg?
    Sot shkon në burg si shofer se shkel semaforin, si student se proteston, shkon burg si klient se nuk ke kupon tatimor, si sipërmarrës se nuk paguan taksat, si fukara se të prishet catia e shtëpisë e nesër e ndërton pa leje.
    Shkon në burg dhe si gazetar se ose thua të vërtetën ose deformon të vërtetën sipas kutit të propozuesve

    Po pyetja është:Po si politikan a shkon në burg?

    Se si shofer shkon në burg, si fukara po, klient po. Po politikani a shkon në burg?!

    Deri tani nuk ka ndodhur. Të gjithë kanë shkuar, ose janë gati për të shkuar në burg por një politikan që shkon në burg nuk kemi parë. Dhe kjo nuk është pyetja ime ështe e njerëzve jashtë kësaj salle. Ka një ndryshim të madh mes zanateve që përmenda, shoferi, sipërmarrësi, gazetari, klienti, beriberi, cfarë janë këta, këta janë zgjedhës. Nëse ata janë zgjedhës ne jemi të zgjedhur.
    Pse zgjedhësit shkojnë në burg dhe të zgjedhurit nuk shkojnë asnjëherë në burg? Kjo është çështja:
    Spese ne nuk kemi bërë asnjë ligj asnjë reform që të na ndëshkojë ne. Edhe kur është e detyrueshme dhe e dukshme ne përdorim procedurën për të shmangur drejtësinë. Po zgjedhësit, në këtë rast berberi, shoferi të na pyesë: Po pse ne shkojmë në burg dhe ju nuk shkoni në burg asnjëherë
    Ka ardhur koha të japim përgjigje serioze. Nëse kjo përgjigje vonohet do të vijojmë të jemi ai vendi që u përmend sot këtu, 1 milionë njerëz në emigracion kemi çuar. Një qytet nga Elbasan zhduket çdo vit. Nuk ikën se është I varfër, ikën sepse nuk ka drejtësi. Sepse beson se ata që bëjnë më shumë dëm nuk ndëshkohen asnjëherë. Çfarë ndodh në Shqipëri sot. 70 % njerëzve që çojmë nëpër shkolla nuk gjejnë punë kur dalin nga shkolla. Nuk ka asnjë vend që punëson më pak rininë se ne. Nuk ka asnjë vend që edukon më keq rininë se ne. Çfarë do bëjnë ata të rrinë këtu, të na dëgjojnë ne, sigurisht që ikin.

    Pyetja është pse po ikin. Ne mund të mos kemi përgjigje për këta njerëz.

    29. 4 E thashë nuk poi kin se janë vetëm të varfër, sepse të varfër ka në të gjithë botën por po ikin se besojnë se ata që i bëjnë dëm më shumë këtij vendi, që jemi ne, nuk ndëshkohen dhe nuk kanë për tu ndëshkuar. Ndëshkimi I tyre për pandëshkueshmërinë tonë është braktisja jonë, se nuk ka rrugë tjetër. Ne jemi e vetmja klasë politike në Europë që po i ikin zgjedhësit e vet. Besoj se ka ardhur koha të ndëshkojmë veten tonë. Në vend të shqiptarëve të ikim ne, ose t’i dorëzohemi papunësisë ose drejtësisë. Rrugë të tretë nuk ka për ne

    ORA NEWS

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (01-03-2017),skender76 (12-11-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Ben Blushi deputetëve: "Në burg nuk duhen futur qytetarët e këtij vendi, por ju!

    Nuk ka folur keq, ne pergjithesi si teori ka te drejt. Vetem se ka teoriken e pergjithesimit,nuk ka percaktuar asgje. Ne si,ne kush ? Kush jane keta "ne" dhe si do futen ne burg,dhe pse duhet te futen ? Pastaj,kur fut edhe reformen ne drejtesi duket sikur kerkon te justifikoje kete sistem." Ta bejme kete reform se duhet por jo se do ndryshoje ndonje gje". Eshte nje denancim i bukur i mire por mbetet vetem nje denancim.Nuk shpegon as shkakun e vjedhjes,nuk tregon as shkaktaret e vjedhjes,nuk shpegon perse nuk funksionon ligji kunder vjedhjes.
    Ta bazosh gjithe arsyetimin ne nje reforme ne drejtesi eshte budallik,sepse dihet qe e vetmja "reforme ne drejtesi" qe eshte e mundur te behet eshte thjeshte nje urdher nga "lart" qe mund ti jepet prokuroris per arrestime. Urdheri,nuk ka nevoje per reforme.

  4. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Ben Blushi deputetëve: "Në burg nuk duhen futur qytetarët e këtij vendi, por ju!

    Bravo Blushit!!

    Kjo klase politike esht e deshtuar, plotesisht!!

    Poplli esht shum qorr...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Ben Blushi deputetëve: "Në burg nuk duhen futur qytetarët e këtij vendi, por ju!

    Ja tha o ja tha, po kujt ja tha?
    Ka bere vaki ne ndonje planet qe te denojne veten politikanet???
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Ben Blushi deputetëve: "Në burg nuk duhen futur qytetarët e këtij vendi, por ju!

    Po Ben Blushi ciles klase politike i perket?

    Libretto rosso di Mao che ormai non si legge più, ma che qualche volta risulta ancora utile: non regalare al pescatore del pesce, insegnagli a pescare meglio.

    Por kur talleshin dhe benin baracaleta albanezet me Kinezet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •