Pyetje:
I nderuari sheikh, Allahu ju dhëntë sukses, pyetësi thotë: Allahu ju ruajttë, keni përmendur disa çështje në lidhje me fotografinë, a lejohet përgatitja e disa fotografive në lidhje me ditën e kiametit?



Pergjigje:
"Jo, jo, këtë gjë e bëjnë disa të rinj me qëllim për t’i thirrur të tjerët tek Allahu, kështu thonë ata, e vizatojnë xhehenemin, xhenetin, lumenjtë. Kjo nuk lejohet, këto janë nga çështjet e gajbit, që i di vetëm Allahu i Lartësuar, pra, nuk lejohet të luhet me këto. Thirrja në rrugën e Allahut të Lartësuar nuk është në këtë mënyrë. Thirrja për tek Allahu është me Kur’an dhe Sunet, duke i inkurajuar dhe frikësuar dhe duke e sqaruar me fakte. Hapin varre! Pastaj thonë kjo është me qellim për thirrje tek Allahu dhe për përkujtim të Allahut! Përkujtoni me Kur ’an o vëllai im “…ti këshilloje me këtë Kur ’an atë që i ka frikë kërcënimit Tim” (Kuran, Kaf 45). Atij që nuk i mjafton përkujtimi me Kur ’an, nuk i bën dobi as hapja e varrit me qellim përkujtimi, kjo është përpjekje e tepërt që nuk ka zbritur Allahu për të argument!

____
Sheikh Salih el Fewzan, Allahu e ruajttë!