Pas marrjes së progresraportit, “Naço”, nisja e një vale ndryshimesh në Qeveri? Meta:Mund ta them këtë
Ndryshimi më i fundit në kabinetin qeveritar me dorëheqjen e Nasip Naços si Ministër Drejtësie duket se do të pasohet nga të tjera lëvizje. Të paktën këtë la të kuptohet sot kreu i Kuvendit, Ilir Meta, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve.
Meta: Mund ta them këtë, por pa asnjë diskutim që ky ndryshim për të cilin dua të falenderoj edhe njëherë zotin. Naço që i hapi rrugë këtij ndryshimi, absolutisht që do ti shërbejë impulsve të reja jo vetëm sa i takon reformës në drejtësi,jo vetëm sa i takon rritjes së transparencës dhe sidomos rolit të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim për gjithë qeverisjen e vendit por dhe luftës kundër korrupsionit. Në këtë plan jam i bindur se është një lëvizje mjaft pozitive.
Duke folur për reformën në drejtësi, Meta shprehu bindjen se me ardhjen e opinioneve të Komisionit të Venecias, do përshpejtohet dhe proçesi për përmbylljen e saj.
Meta: “Do bëjmë gjithçka për të ecur në mënyrë sa më të shpejtë, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në këtë proçes. Dhe pa asnjë diskutim pasi të kemi opinionet e Komisionit të Venecias besoj se nuk do të duhet shumë kohë për të ecur drejt vendosjes së shtyllave kryesore të kësaj reformë në parlament”.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt