Ish-funksionarët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që pas zgjedhjeve të 23 qershorit u përfshinë në kabinetin “Rama”, kanë ndryshuar gjendet e llogarive të tyre bankare dhe të pasurive gjatë viteve në detyrë. Gazeta “Shqiptarja.com” ka analizuar se si u shtuan llogaritë bankare të ministrave të Ramës gjatë vitit 2014, duke ju referuar në analizë deklaratave të pasurive të bëra prej tyre në ILDKP, duke krahasuar ato të 2012, përpara se të përfshiheshin në kabinet dhe ato të viti 2014, pas një viti në qeverisje.
Nga krahasimi, rezulton se ninistri i Financave është varfëruar nga pushtetit, ka zbrazur llogaritë bankare dhe ka marrë dy kredi, ndërsa ministrit Sajmir Tahiri nuk i ndryshojnë të ardhurat, madje blen makinë me kredi. Dy ministrat Lindita Nikolla dhe Edmond Haxhinasto i arsimojnë fëmijët jashtë vendit me “borxh”. Rezulton se Nikolla ka marrë një bursë 24 mijë euro për vajzën në Francë, ndërsa Haxhinaston e ndihmon i kunati me 5 mijë euro për vajzën në Angli. Me fat duket se ka qenë pushteti për ministren e Kulturës dhe atë të Inovacionit. Milena Kumbaro sa bëhet ministre i hyn përkthimit dhe 8 fishon të ardhurat, ndërsa Hariton e pasuron burri dhe i 6 fishohen të ardhurat./
Krijoni Kontakt