Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Bushat-diplomacia: Komunistët e Tiranës në OKB votë pro vëllezërve komunistë në Kubë

    Shqipëria, votë kundër SHBA-ve në OKB

    Emri:  Votimi-OKB.jpg

Shikime: 406

Madhësia:  30.5 KB

    Shqipëria u rreshtua kundër Shteteve të Bashkuara dje në një votim në Asamblenë e OKB-së, duke përkrahur një rezolutë që dënon embargon amerikane ndaj Kubës. SHBA dhe Izraeli votuan “jo” ndaj kësaj rezolute, ndërkohë që Shqipëria iu bashkua 185 vendeve të tjera, në dokumentin që votohet çdo vjeshtë prej 23 vitesh në OKB. Vendi ynë nëpërmjet nëpër-mjet përfaqësuesit të vet zgjodhi të mos votojë kundër, abstenojë apo qoftë edhe të mos votojë fare. Por, u rreshtua pro Kubës, kundër aleatit tonë strategjik. Gjatë fjalimit që mbajti në OKB në fillim të muajit tetor, kryeministri Rama tha se “duhet të mësojmë nga e kaluara, jo të jetojmë bashkë me të”.

    Zv/ambasadori amerikan tha në Asamble se rezoluta nuk njihte përpjekjet e SHBA-ve dhe Kubës për t’u afruar me njëri-tjetrin. Kuba pretendon se embargoja amerikane i ka kushtuar asaj plot 109 miliardë euro ndër vite. Përfaqësuesi kubanez tha se do ta paraqiste çdo vit rezolutën për votim derisa SHBA-të të vendosnin ta hiqnin përfundimisht bllokadën. Presidenti Barak Obama ka deklaruar më parë, se shpresonte që Kongresi Amerikan do të merrte një vendim për heqjen përfundimtare të embargos mes dy vendeve që rilidhën marrëdhëniet diplomatike, pak javë më parë.

    VOTIMI I SHQIPERISE
    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për të dënuar embargon e Shteteve të Bashkuara në Kubë. Ky ishte votimi i parë për këtë problem, pasi të dyja vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Izraeli u bashkua me Shtetet e Bashkuara në votim. Kuba vlerëson se embargoja ka shkaktuar ekuivalentin e 109 miliardë euro dëme në ekonominë e saj. Presidenti amerikan Barak Obama tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së muajin e kaluar se ai ishte “i bindur” se Kongresi i SHBA-ve “në mënyrë të pashmangshme do të heqë embargon”.

    Në deklaratën e tyre, Shtetet e Bashkuara, thanë se nuk mund të mbështesin rezolutën, sepse ajo nuk arriti të marrë në konsideratë “hapat e rëndësishëm në frymën e angazhimit” të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara, dhe ata ishin të zhgënjyer se Kuba kishte zgjedhur për të sjellë një rezolutë “pothuajse identike” me ato të viteve të kaluara.

    Shtetet e Bashkuara donin të balanconin deklaratën duke thënë se marrëdhëniet në zhvillim me Kubën dhe se presidenti Barak Obama dëshiron të punojë me Kongresin për të hequr embargon. Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm kuban Rodriguez bëri të njohur marrëdhënien e re me Shtetet e Bashkuara. Por ai tha se “faktet tregojnë qartë si kristali” se bllokada – Kuba i referohet kështu embargos – është ende duke u “zbatuar plotësisht dhe tërësisht”.

    Rregullat e reja për tregtinë të ndërmarra nga Obama vetëm e modifikojnë atë në një mënyrë shumë të kufizuar. “Dëmi që na ka shkaktuar është i paçmueshëm”, tha ai.
    Votimi është bërë një ritual vjeshte në Kombet e Bashkuara. Vitin e kaluar, për vitin e 23-të rresht, organi ndërkombëtar me shumicë dërrmuese miratoi rezolutën që dënon embargon amerikane ndaj ishullit me një votim 188 me 2. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ishin të vetmit kombe që votuan kundër rezolutës. Edhe këtë vit, Izraeli u bashkua me Shtetet e Bashkuara në votim. Tri vende të vogla, Ishujt e Paqësorit – Micronesia, Ishujt Marshall dhe Palau, abstenuan vitin e kaluar. Këtë vit ato ndryshuan votat e tyre në favor të rezolutës, duke i dhënë fitoren Kubës me diferencën më të madhe ndonjëherë. Shumë folës gjatë debatit për rezolutën pranuan rinovimin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës dhe heqjen e ishullit nga lista amerikane e sponsorëve të terrorizmit.

    PRECEDENTI
    Pak javë më parë, Shqipëria votoi “kundër” qëndrimit amerikan në OKB dhe “pro” hyrjes së Palestinës në organizatë. Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu e quajti gafë diplomatike këtë qëndrim të Shqipërisë. “Votimi nuk i zgjidh problemet në atë zonë”, tha asokohe Shehu.

    (m.k/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Bushat-diplomacia: Komunistët e Tiranës në OKB votë pro vëllezërve komunistë në

    Keta injorante duan te na prishin me Ameriken. Tani qe dolen kunder Amerikes ne kete votim te pervitshem, te shikojme cfare masash do marri Amerika kunder nesh. Sigurisht qe nuk do jene pozitive.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bushat-diplomacia: Komunistët e Tiranës në OKB votë pro vëllezërve komunistë në

    Bushati: Kuba? Nuk votuam kundër SHBA-ve në OKB

    Emri:  9122aa326df6cebf34dab6901d8307cd_XL.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  18.1 KB

    Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, sqaroi votën e Shqipërisë, një ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pro heqjes së embargos ndaj Kubës, votim ku ne ishim në unison me të gjitha vendet anëtare të BE-së, por ndryshe nga partneri ynë më i rëndësishëm SHBA-të, që dhanë votën kundër.

    “Shqipëria nuk ka votuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e martë.

    Shqipëria ka votuar në mënyrë konsistente me atë linjë që e ka të përvijuar prej kohësh.

    E njëjta rezolutë është hedhur thuajse çdo vit dhe Shqipëria, pavarësisht çfarë qeverish kanë ardhur apo kanë ikur, ka votuar njësoj”,- deklaroi ministri Ditmir Bushati.

    Top Channel

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bushat-diplomacia: Komunistët e Tiranës në OKB votë pro vëllezërve komunistë në

    Berisha: Vota kundër SHBA në OKB tradhti kombëtare

    Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për votën e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pro Kubës në lidhje me embargon amerikane. Berisha thotë se kjo votë është antikombëtare dhe rikthim në kohën e diktatorit Enver Hoxha.

    Ish-Kryeministri e ka quajtur “tradhti të mirëfilltë kombëtare” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës votën pro të Shqipërisë për Kubën. Dje Shqipëria në OKB votoi pro rezolutës që dënon SHBA-në për embargon shumëvjeçare të tyre që kishin vendosur ndaj regjimit të Fidel Kastros në Kubë. Këtë veprim të diplomacisë shqiptare, Berisha e ka quajtur një akt të ulët dhe të turpshëm.

    Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Berisha

    Nje vote pro diktatorit Fidel Kastro, kunder SHBA! Vote e turpshme dhe antikombetare e neo-bllokmenit Edi Rama

    Te dashur miq, Edi Rama dhe klika e neoibllokmenve ne pushtet votoi ne OKB pro rezolutes qe denon ShBA per embargon e tyre shume vjecare ndaj regjimit diktatorial aventurier ne Kube te Fidel Kastros.
    Shtetet e Bashkuara te Amerikes vendosen embargon ndaj regjimit te diktatorit aventurier te ishullit te Karaibeve pasi ky regjim shnderroi Kuben ne nje vend pa liri dhe te drejta njerezore per qytetaret e saj, ne nje vend vegel satelit i verber i Moskes qe dergonte ushtrite dhe fallangat ne vende te ndryshme te Amerikes Latine dhe Afrikes per te destabilizuar ne keto vende demokracite e reja dhe zevendesuar ato me regjime komuniste satelite te Moskes dhe Havanes.

    Te votosh ne OKB pro Kastros dhe per denimin e SHBA, vendit dhe kombit qe ka bere me shume se kushdo tjeter dhe ka luajtur rol percaktues ne lirine e shqiptareve, eshte nje rikthim i koherave te Enver Hoxhes per Shqiperine ne OKB, eshte nje akti i ulet, i turpshem dhe antikombetar, eshte nje turp madhor dhe nje tradhti e mirefillte kombetare.

    Ftoj shqiptaret te denojne kete akt te shemtuar antishqiptar te Edvin Kristaq Rames dhe neo-bllokmenve te fuqishme ne Shqiperi dhe kudo ne bote, per te permbysur sa me pare kete klike antishqiptare! sb

    Koja Jone

  5. #5

    Për: Bushat-diplomacia: Komunistët e Tiranës në OKB votë pro vëllezërve komunistë në

    Ketu ka folur drejt. Te mbrosh komunistet e Kubes para Amerikes, nuk ka shume nevoje per koment. Tregon qarte ke kemi ne krye te vendit.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qyfyre për postimin:

    murik (29-10-2015)

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Bushat-diplomacia: Komunistët e Tiranës në OKB votë pro vëllezërve komunistë në

    Ne kemi pasur e do kemi hajvan ne politik por ky minister eshte vertet per psikiatri. Mjer ai popull,qe nuk e di se nga te ankohet nga hajdutet o budallenjt.

    Kaq rac e trashe te jene te gjith socialistet,e paskan budallikun ne gen.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    murik (29-10-2015)

  9. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bushat-diplomacia: Komunistët e Tiranës në OKB votë pro vëllezërve komunistë në

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne kemi pasur e do kemi hajvan ne politik por ky minister eshte vertet per psikiatri. Mjer ai popull,qe nuk e di se nga te ankohet nga hajdutet o budallenjt.

    Kaq rac e trashe te jene te gjith socialistet,e paskan budallikun ne gen.
    Gabohesh ne vleresimin per Ditmirin. Mund te kete admirim per €urot dhe tenderat mbase, por budalla nuk eshte!

    Duhet gerrmuar arsyeja perse votuan kundra SHBA-se, por fatkeqesisht tek ne nuk ka gazetari investigative dhe i zbulojme te tilla gjera mbas disa dekadash nga sherbimet e huaja...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Bushat-diplomacia: Komunistët e Tiranës në OKB votë pro vëllezërve komunistë në

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Me shum propabilitet,si e gjithe politika shqiptare,aryeja,qellimi,ideali eshte thjesht "dylekshi" .

    Tani,mbase budalla nuk eshte por justifikimet mbas budallikut qe ben nuk di ti arsyetoje,nuk e ka llogjiken e arsyes,dhe mbase nuk eshte thjesht budalla :

    Rasti i pare,ishte x organizate nderkombetare ku kishin propozuar nje shqiptar,ministri i lartpermendur nuk pranon.Nxjerr si justifikim qe shqiptari ishte demokrat. Deri ketu ne rregull,sepse edhe budalliku kerkon o ka njefare ndershmerie.

    Rasti i dyte,votojne ne menyre te kundert nga ajo qe voton Amerika,qe mund edhe te kuptohet,por kur voton ne menyre te kundert natyrisht qe ke votuar kunder Amerikes,ose Amerika ka votuar gabim kunder interesave te saj.

    Rasti,qe ve ne dyshim jo zgjuarsin por budallikun,ishte votimi pro Palestines. Ketu si justifikim,psikiatrik,u kerkua nje mbledhje e perbashket midis arabeve dhe izralianve. Natyrisht qe justifikimi i fundit nuk mund te quhet per nje minister te jashtem thjesht budallik.

  11. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bushat-diplomacia: Komunistët e Tiranës në OKB votë pro vëllezërve komunistë në

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Me shum propabilitet,si e gjithe politika shqiptare,aryeja,qellimi,ideali eshte thjesht "dylekshi" .

    Tani,mbase budalla nuk eshte por justifikimet mbas budallikut qe ben nuk di ti arsyetoje,nuk e ka llogjiken e arsyes,dhe mbase nuk eshte thjesht budalla :

    Rasti i pare,ishte x organizate nderkombetare ku kishin propozuar nje shqiptar,ministri i lartpermendur nuk pranon.Nxjerr si justifikim qe shqiptari ishte demokrat. Deri ketu ne rregull,sepse edhe budalliku kerkon o ka njefare ndershmerie.

    Rasti i dyte,votojne ne menyre te kundert nga ajo qe voton Amerika,qe mund edhe te kuptohet,por kur voton ne menyre te kundert natyrisht qe ke votuar kunder Amerikes,ose Amerika ka votuar gabim kunder interesave te saj.

    Rasti,qe ve ne dyshim jo zgjuarsin por budallikun,ishte votimi pro Palestines. Ketu si justifikim,psikiatrik,u kerkua nje mbledhje e perbashket midis arabeve dhe izralianve. Natyrisht qe justifikimi i fundit nuk mund te quhet per nje minister te jashtem thjesht budallik.
    Pikerisht kete doja te te sqaroja, pra faktin se ne nuk e njohim arsyen e ketyre votimeve, pak si teper te çuditshme! Me nje llogjike te rendomte, kur je kunder amerikes do te thote se je pro ruseve. Por prape une paraprakisht jam i predispozuar ta hedh poshte dhe nuk e marr si te mireqene.

    Ata ose ato qe duhet te na informojne, meqenese ministri sjell justifikime vari k...n, jane gazetaret te cilet duhet t'ia fusin dy kembe me nje kepuce ministrit. Por duke pare faktin se tek ne gjithçka eshte e shitur, perfshire ketu edhe gazetarine, ministri edhe ndonje gazetari pa peshe qe guxon t'ia beje pyetjen, i kthen pergjigje tallese duke lene te kuptoje se nuk ka askush te drejte te nderhyje ne punet e qeverise. Me pak fjale njesoj si ne komunizem, me nje diference te vogel, se mediat e shumta qe kemi ngrohen nen rrezet e diellit te aferave korruptive te qeverise dhe prandaj preferojne te heshtin ose te sjellin gjysem te verteta ne publik duke ia perdorur ne forme shantazhi ministrave...

    Shife pak Meten si doli per here te pare mbas tre vjetesh nga binari sot tek intervista e dhene per Zerin e Amerikes!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 29-10-2015 më 19:07
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Bushat-diplomacia: Komunistët e Tiranës në OKB votë pro vëllezërve komunistë në

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Pikerisht kete doja te te sqaroja, pra faktin se ne nuk e njohim arsyen e ketyre votimeve, pak si teper te çuditshme! Me nje llogjike te rendomte, kur je kunder amerikes do te thote se je pro ruseve. Por prape une paraprakisht jam i predispozuar ta hedh poshte dhe nuk e marr si te mireqene.

    Ata ose ato qe duhet te na informojne, meqenese ministri sjell justifikime vari k...n, jane gazetaret te cilet duhet t'ia fusin dy kembe me nje kepuce ministrit. Por duke pare faktin se tek ne gjithçka eshte e shitur, perfshire ketu edhe gazetarine, ministri edhe ndonje gazetari pa peshe qe guxon t'ia beje pyetjen, i kthen pergjigje tallese duke lene te kuptoje se nuk ka askush te drejte te nderhyje ne punet e qeverise. Me pak fjale njesoj si ne komunizem, me nje diference te vogel, se mediat e shumta qe kemi ngrohen nen rrezet e diellit te aferave korruptive te qeverise dhe prandaj preferojne te heshtin ose te sjellin gjysem te verteta ne publik duke ia perdorur ne forme shantazhi ministrave...

    Shife pak Meten si doli per here te pare mbas tre vjetesh nga binari sot tek intervista e dhene per Zerin e Amerikes!
    Ashtu eshte,ke te drejte,vetem me nje ndryshim qe ne komunizem natyrisht mediat nuk kishin as liri e panvarsi,por kur dilte nje problem ne shtyp dikush pergjigjej (o me shkarkim o me burgim),kjo ndodh edhe ne vendet e tjera te europes. Vetem ne Shqiperi ndodh qe mediat nuk vlejne per te mos thene qe jane pjese e mashtrimit. Eshte turp ta thuash,por ishim me te mire mediat ne komunizem sesa sot ne demokraci. Eshte tmerr por eshte e vertet.

    Per rastin e mesiperm,ka shume mundesi (supozoj) qe ambasadori amerikan ti ket derguar ndonje vrejtje qeveris socialiste per gjithe keto skandale qe ndodhin resht...dhe si pergjigje "keta te zgjuarit" i votojne kunder ne OKB.

    "Se natyrish duhet ta ken pyetur ambasadorin e shkrete shteti i tije: Si shkojne punet ne shqiperi ? "Mir -i eshte pergjigjur i shkreti- I kan hequr dritat nje plake por kesaj radhe nuk e ka futur ne burg,ministri i shendetsis meret vetem me firmen qe ka fituar te gjithe tenderat por e ka shitur firmen qe e kishte te tije. Nje parlamentare ja jep hekurudhen djalit por e ka djalin e vet nuk e ka kopil,dhe kryeministri punon o ne vilen e Surrelit ose del e shet piktura neper bote. Mir keshtu ne pergjithesi,kur degjoj dekriminalizimin e reformen ne drejtesi me bie ndonje infrakt por e kaloj me shpresen qe akoma nuk jam çmendur " Nuk po permend opoziten se me gjeni ne koma ".

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •