Ėshtė pyetur Sheikh Uthejmini se ēka ėshtė qėllimi i mesatares nė fe?
Ėshtė pėrgjigjur: Mesatarja nė fe ėshtė qė njeriu tė mos e teprojė dhe tė tejkalojė kufirin e Allahut, po ashtu tė mos e pėrgjysmojė kufirin sepse lė mangėt atė qė ka caktuar Allahu. Mesatarja nė fe ėshtė qė tė kapesh pėr historinė e Pejgamberit paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė; teprimi nė fe ėshtė qė tė tejkalosh tė dyja, kurse pėrgjysmimi ėshtė mosarritja e saj.



Shembull pėr kėtė:
Njeriu thotė se do tė ngrihet natėn pėr tʹu falur dhe tė mos flejė tėrė jetėn, sepse namazi ėshtė prej adhurimeve mė tė vlefshme dhe do qė ta ngjallė tėrė natėn me namaz. I themi: Kjo ėshtė teprim nė fenė e Allahut dhe nuk ėshtė e drejtė njė gjė e tillė. Kjo ka ndodhur nė kohėn e Pejgamberit paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė; janė mbledhur disa persona dhe kanė thėnė disa prej tyre: Unė bėj ibadet tėrė natėn dhe nuk fle; i dyti ka thėnė: Unė agjėroj tėrė kohėn; i treti: Unė nuk martohem. Ky lajm i ka arritur Pejgamberit paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė, dhe ai ka thėnė: ʺĒ’ėshtė me disa njerėz qė thonė kėshtu e kėshtu? Unė [thotė Pejgamberi paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė] agjėroj dhe ha, falem natėn dhe fle, dhe martohem, e kush largohet nga Sunneti im, ai nuk ėshtė prej meje.ʺ [ Transmeton Buhariu] Kėta e kanė tepruar nė fe dhe ėshtė distancuar prej tyre Pejgamberi paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė, sepse ata janė larguar nga Sunneti i tij nė tė cilin ka agjėrim dhe iftar, adhurim tė natės edhe gjumė si dhe martesė. Sa i pėrket atij qė pėrgjysmon ‐ ėshtė ai i cili thotė: Nuk ka pėr mua Haxh vullnetar. Pra, unė nuk bėj gjėra vullnetare dhe i pėrmbahem vetėm obligimeve. Ndoshta ky i pėrgjysmon edhe obligimet, e ky pra, ėshtė ai qė pėrgjysmon. Mesatari: Ėshtė ai i cili ecė nė atė qė ka qenė Pejgamberi paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė, dhe Hulefai Rrashidinėt [katėr Halifet e parė pas pejgamberit paqja dhe bekimi i Zotit qoftė mbi tė].


Shembull tjetėr ‐ tre lloje njerėzish i ke nė raport me njeriun mėkatar:
I pari prej tyre thotė: Unė nuk i jep selam kėtij mėkatari [fasiku], distancohem nga ai, largohem prej tij dhe nuk i flas. I dyti thotė: Unė eci me kėtė mėkatar, i jep selam atij, e puthi nė faqen e tij, e ftoj dhe i pėrgjigjem ftesės sė tij dhe e konsideroj nga njerėzit e mirė. I treti thotė: Kėtė mėkatar e urrej pėr shkak tė mėkatit tė tij dhe e dua pėr shkak tė imanit tė tij; nuk distancohem nga ai pėrveē nėse distancimi ėshtė shkas pėr pėrmirėsim, e nėse distancimi nuk ėshtė shkas pėr pėrmirėsimin e tij por ėshtė shkas i thellimit nė mėkate, atėherė unė nuk distancohem nga ai. Themi: I pari ėshtė ekstremist qė e tepron; i dyti ekstremist qė pėrgjysmon kurse i treti ėshtė mesatar. Kėshtu themi nė lidhje me tė gjitha adhurimet dhe sjelljet me krijesa; njerėzit nė tė janė nė mes pėrgjysmimit, teprimit dhe mesatares.



Shembulli i tretė:
Njeriu i cili ka qenė rob i gruas sė tij, e cila e ka drejtuar si ka dashur vetė duke mos kundėrshtuar mėkatin dhe duke mos anuar nga mirėsia; ajo vetėm se ka udhėheq mendjen e tij dhe ėshtė bėrė mė e fortė ndaj tij. Dhe njeriu tjetėr i cili ka mendjemadhėsi dhe e ngritė kokėn ndaj gruas sė tij dhe nuk e konsideron si qenie njerėzore, e ajo tek ai [nė sytė e tij] ėshtė mė poshtė sesa shėrbėtori. Dhe njeriu i tretė ‐ mesatar, ėshtė nė marrėdhėnie [bashkėshortore] ashtu siē e ka urdhėruar Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Thotė Allahu nė Kur’an:”Edhe atyre [grave] u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė bashkėshortėsi…” [el‐Bekare 228]. Pra, kjo e fundit ėshtė mesatare, gjendja e dytė ėshtė e tepruar nė marrėdhėnie ndaj gruas sė tij, ndėrsa gjendja e tretė ėshtė e mangėt.

Baraspesho nė kėtė dhe nė tė gjitha veprat dhe adhurimet tjera!

_____________
Marrė nga libri, ʹFetava Erkanul‐Islam,ʹ tė dijetarit tė madh, Muhamed bin Salihul‐ Uthejmin, Zoti e mėshiroftė!