Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 180
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    TË GJITHË VËLLEZËRIT...Nr 9 e 10...



    KAPITULLI I PARË.


    HIJET E NJË BOTE TË MBYLLUR.




    Pa pretenduar të bëj një analizë shteruese

    apo të marr parasysh të gjitha aspektet e realitetit në të cilin jetojmë,

    unë propozoj vetëm t'i kushtojmë vëmendje disa tendencave në botën e sotme

    që pengojnë zhvillimin e vëllazërisë universale.


    Ëndrra që thyhen

    10. Për dekada, bota dukej se kishte mësuar nga kaq shumë luftëra dhe dështime

    dhe po shkonte ngadalë drejt formave të ndryshme të integrimit.

    Për shembull, ëndrra për një Evropë të bashkuar është zhvilluar,

    e aftë për të njohur rrënjët e përbashkëta

    dhe për t'u gëzuar për diversitetin që e banon.

    Kujtojmë "bindjen e patundur të etërve themelues të Bashkimit Evropian,

    të cilët dëshironin një të ardhme të bazuar në aftësinë

    për të punuar së bashku për të kapërcyer ndarjet

    dhe për të nxitur paqen dhe bashkimin midis të gjithë popujve të kontinentit".

    Po kështu, aspirata për integrimin e Amerikës Latine mori vend

    dhe filluan të ndërmerren disa hapa.

    Në vende dhe rajone të tjera ka pasur përpjekje

    për qetësim dhe qasje që kanë dhënë fryte

    dhe të tjera që janë dukur premtuese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 01-12-2021 më 12:17

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    TË GJITË VËLLEZËRIT...Nr 11 E 12.


    11. Por historia po tregon shenja të një kthimi në të kaluarën.

    Ndizen konflikte anakronike që konsideroheshin të tejkaluara;

    ringjallin nacionalizma të mbyllura, të acaruara, të inatosura dhe agresive.

    Në vende të ndryshme, një ide e unitetit të popullit dhe kombit,

    e mbarsur me ideologji të ndryshme,

    krijon forma të reja egoizmi dhe humbje të sensit shoqëror,

    të maskuar nga një nevojë për të mbrojtur popullin dhe interesat kombëtare.

    Dhe kjo na kujton se “çdo brez duhet t'i bëjë të vetën

    betejat dhe arritjet e gjeneratave të mëparshme

    dhe t'i çojë ata drejt synimeve edhe më të larta.

    Është rruga. E mira, si dhe dashuria, drejtësia dhe solidariteti

    nuk arrihen njëherë e përgjithmonë;

    ato duhet të pushtohen çdo ditë.

    Nuk është e mundur të kënaqemi për rezultatët

    të arritur tashmë në të kaluarën

    dhe të ndalemi e ta shijojmë atë

    sikur kjo situatë na bëri të injorojmë

    se shumë nga vëllezërit tanë ende vuajnë situata

    të padrejtësisë që na sfidojnë të gjithëve.”
    [8]

    12. “Hapja ndaj botës” është një shprehje

    që tashmë është adoptuar nga ekonomia dhe financat.

    Ajo i referohet ekskluzivisht hapjes ndaj interesave të huaja

    ose lirisë së fuqive ekonomike për të investuar

    pa kufizime apo komplikime në të gjitha vendet.

    Konfliktet lokale dhe mosinteresimi për të mirën e përbashkët

    shfrytëzohen nga ekonomia globale për të imponuar një model unik kulturor.

    Kjo kulturë bashkon botën, por ndan njerëzit dhe kombet,

    sepse “shoqëria gjithnjë e më e globalizuar

    na afron, por nuk na bën vëllezër”.

    Ne jemi më të vetëm se kurrë në këtë botë të standardizuar

    që favorizon interesat individuale

    dhe dobëson dimensionin e ekzistencës së komunitetit.

    Përkundrazi, tregjet po rriten, ku njerëzit luajnë rolin e konsumatorëve ose spektatorëve.

    Përparimi i këtij globalizmi normalisht favorizon identitetin

    e më të fortëve që mbrojnë veten,

    por kërkon të shpërbëjë identitetet e rajoneve më të dobëta dhe më të varfra,

    duke i bërë ato më të cenueshme dhe të varura.

    Në këtë mënyrë, politika bëhet gjithnjë më e brishtë

    përballë fuqive ekonomike transnacionale

    që zbatojnë “divide et impera”.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    FUNDI I VETËDIJES HISTORIKE.


    13) Për të njëjtën arsye favorizohet gjithashtu
    Një humbje e ndjenjës së historisë,
    E cila shkakton një shpërbërje të mëtejshme.
    Ndjhet një depërtim kulturor i një lloj “dekonstruksionizmi”,
    ku liria njerëzore pretendon të ndërtojë gjithçka nga e para.
    Mbete gjallë vetëm nevoja për të konsumuar
    pa kufi dhe theksimi i shumë formave
    të individualizmit pa përmbajtje.
    Në këtë kontekst vihej një këshillë
    që u dhashë të rinjve:
    “Nëse një person ju bën një propozim
    dhe ju thotë që ta shpërfillni historinë,
    që të mos merrni parasysh përvojën e të moshuarve,
    që të përbuzni gjithçka që ka kaluar
    dhe që të shikoni vetëm drejt të ardhmes
    që ai ju ofron, a nuk është kjo një mënyrë e lehtë
    për t’ ju tërhequr me propozimin e tij,
    që ju të bëni vetëm atë që ai ju thotë?
    Ai person ka nevojë që të jeni të zbrazët,
    të çrrënjosur, mosbesues ndaj gjithçkaje,
    me qëllim që t’u zini besë vetëm premtimeve të tij
    dhe t’u nënshtroheni planeve të tij.
    Kështu funksionojnë ideologjitë e ngjyrave të ndryshme,
    që shkatërrojnë (ose–ndërtojnë)
    gjithçka është e ndryshme
    dhe në këtë mënyrë mund të sundojnë pa kundërshtime.
    Për të arritur këtë qëllim ata kanë nevojë për ata të rinj
    që e përbuzin historinë,
    që e refuzojnë atë pasuri shpirtërore dhe njerëzore
    që na kanë përçuar brezat e mëparshëm,
    që shpërfillingjithçka që ka ekzistuar përpara tyre” (Christus vivit. 181).

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    FUNDI I VETËDIJES HISTORIKE.


    14) Këto janë format e reja të kolonizimit kulturor.
    Të mos harrojmë se “popujt që tjetërsojnë traditën e tyre
    dhe nga mania imituese, dhuna e diktuar,
    neglizhenca apo apatia e pafalshme
    tolerojnë që t’ u merret atyre shpirti,
    humbasin bashkë me fizionominë e tyre shpirtërore,
    edhe qëndrueshmërinë morale,
    dhe, në fund, pavarësinë ideologjike, ekonomike dhe politike”.
    Një mënyrë e efektshme
    për të shkatërruar vetëdijen historike,
    të menduarit kritik, angazhimi për drejtësinë
    dhe rrugëtimet e integrimit është
    heqja e domethënies apo ndryshimi i fjalëve të mëdha.
    Çfarë kuptimi kanë sot shprehje të tilla, si p.Sh.
    demokracia, liria, drejtësia, njësia?
    Janë manipuluar dhe deformuar
    për t’ i përdorur si mjete sundimi,
    si tituj përmbajtjesh boshe
    që mund t’i shpërbëjnë për të justifikuar çdo veprim.

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    PA NJË PROJEKT PËR TË GJITHË!


    15) Mënyra më e mirë për të sunduar
    e për të përparuar pa kufij
    është mbjellja e mungesës së shpresës
    dhe ngjallja e mosbesimit të vazhdueshëm,
    edhe pse të maskuar nga mbrojtja e disa vlerave.
    Sot në shumë vende përdoret mekanizmi politik
    i acarimit, i egërsimit dhe i polarizimit.
    Me mënyra të ndryshme u mohohet të tjerëve
    e drejta për të ekzistuar dhe për të menduar,
    dhe për këtë qëllim përdoret strategjia e talljes së tyre,
    e hedhjes së dyshimeve rreth tyre, e rrethimit të tyre.
    Nuk pranohet pjesa e tyre e të vërtetës, vlerat e tyre
    dhe në këtë mënyrë shoqëria varfërohet
    dhe bie nën arrogancën e më të fortit.
    Kështu politika nuk është më një diskutim i shëndetshëm
    mbi projektet afatgjata për zhvillimin e të gjithëve
    dhe e të mirës së përbashkët,
    por vetëm receta dritëshkurtra marketingu
    që gjejnë në shkatërrimin e tjetrit
    burimin më të efektshëm.
    Në këtë lojë meskine kualifikimesh,
    debati manipulohet për ta mbajtur atë
    në një gjendje polemikash dhe kundërshtimesh.

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    PA NJË PROJEKT PËR TË GJITHË!


    16) Në këtë përplasje interesash
    Që na vë të gjithëve kundër të gjithëve,
    ku fitorja është sinonim i shkatërrimit,
    si mund ta ngresh kokën për të njohur fqinjin tënd
    apo të qëndrosh pranë atyre
    që janë rrëzuar gjatë rrugës?
    Një projekt me objektiva të mëdha
    për zhvillimin e krejt njerëzimit
    sot tingëllon si një dëlir.
    Distancat midis nesh rriten
    dhe rruga bëhet e vështirë dhe e ngadaltë
    drejt një botë të bashkuar
    dhe me të drejt pëson një tërheqje të re dhe drastike.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    PA NJË PROJEKT PËR TË GJITHË!


    17) Të kujdesemi për botën

    që na rrethon dhe na mbështet,

    do të thotë të kujdesemi për veten tonë.

    Por kemi nevojë të bëhemi një “ne”,

    që jeton në Shtëpinë e përbashkët.

    Një kujdes i tillë nuk është në interes

    të fuqive ekonomike

    që kanë nevojë për të ardhura të shpejta.

    Shpesh zërat që ngrihen

    në mbrojtje të mjedisit

    heshtohen ose tallën,

    duke mbuluar me racionalitet

    ato që janë vetëm interesa të veçanta.

    Në këtë kulturë që jemi duke prodhuar,

    të zbrazët, të orientuar drejt të menjëhershmes

    dhe pa një projekt të përbashkët,

    “është e paparashikueshme që,

    përballë shterjes së disa burimeve,

    të fillojë të krijohet një skenar i volitshëm

    për luftëra të reja, të mashkuara

    me kërkesa fisnike” (Laudato si, 869)

    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 18-02-2022 më 08:40

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    SKARCOJA BOTËRORE.


    18) Disa pjesë të njerëzimit duken të sakrifikueshme

    për të mirën e një përzgjedhjeje

    që favorizon një sektor njerëzor

    të denjë për të jetuar pa kufij.

    Në fund, “njerëzit nuk ndihen më

    si një vlerë parësore për t’u respektuar

    dhe për t’u mbrojtur, veçanërisht

    nëse janë të varfër ose me aftësi të kufizuar,

    nëse nuk janë më të nevojshëm,

    si të pa lindurit,

    ose nëse nuk janë më të nevojshëm,

    si të moshuarit.

    Jemi bërë të pandjeshëm

    ndaj çdo formë shpërdorimi,

    duke filluar nga ai ushqimor,

    që është ndër më të qortueshmit”.

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    SKARCOJA BOTËRORE.


    19) Mungesa e fëmijëve,

    e cila provokon plakje të popullsisë,

    bashkë me braktisjen e të moshuarve

    në një vetmi të dhimbshme,

    pohon në mënyrë të heshtur

    se gjithçka përfundon në ne,

    se vlejnë vetëm interesat tona individuale.

    Kështu, “objekti i skartos

    nuk janë vetëm ushqimi apo mallrat e tepërta,

    por shpesh vetë qeniet njerëzore.

    Kemi parë çfarë u ka ndodhur

    të moshuarve në disa vende të botës

    për shkak të koronavirusit.

    Nuk duhej të kishin vdekur ashtu.

    Por në realitet diçka e ngjashme kishte ndodhur

    edhe më përpara për shkak të ngrohtësisë

    dhe të rrethanave të tjera: skartuar mizorisht.

    Nuk e kuptojmë se izolimi i të moshuarve

    dhe lënia e tyre në dorë të të tjerëve,

    pa shoqërimin e duhur dhe të kujdesshëm të familjes,

    gjymton dhe varfëron vetë familjen.

    Po ashtu arrin deri aty

    t’i privojë të rinjtë nga kontakti i nevojshëm

    me rrënjët e tyre dhe me një mençuri

    që rinia nuk mund të arrijë vetë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 19-02-2022 më 04:36

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    SKARCOJA BOTËRORE.


    20) Ky shartim shfaqet në shumë mënyra,

    si në fiksimin për uljen e kostove të punës,

    pa kuptuar pasojat serioze

    që kjo gjë shkakton,

    sepse papunësia prodhon

    si efekt të drejtpërdrejtë

    zgjerimin e kufijve të varfërisë.

    Po ashtu, skartimi merr forma të neveritshme

    që besonim se i kishim tejkaluar,

    siç është racizmi, i cili fshihet

    dhe rishfaqet pa pushim.

    Shprehjet e racizmit rinovojnë në ne turpin,

    duke treguar se përparimet

    e pretenduara të shoqërisë

    nuk janë aq reale

    dhe nuk janë të garantuara

    njëherë e përgjithmonë.

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    SKARCOJA BOTËRORE.


    21) Ekzistojnë rregulla ekonomike

    që janë të efektshme për rritjen,

    por jo aq për zhvillimin tërësor njerëzor (Populorum progressio, 14).

    Është rritur pasuria, por pa barazi,

    dhe kështu ajo që ndodh,

    është se “lindin varfëri të reja” (Caritas in veritate, 22).

    Kur thuhet se bota moderne

    ka zvogëluar varfërinë,

    kjo gjë bëhet duke e matur atë

    me kritere të epokave të tjera,

    të pakrahasueshme me realitetin aktual.

    Në fakt, në kohë të tjera, për shembull,

    mos- pasja e energjisë elektrike

    nuk konsiderohej shenjë varfërie

    dhe nuk ishte shkak shqetësimi serioz.

    Varfëria gjithmonë analizohet

    dhe kuptohet në kontekstin e mundësive reale

    të një momenti konkret historik.

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    TË DREJTA E NJERIUT JO AQ UNIVERSALE.


    22) Shumë herë vërehet se të drejtat e njeriut

    nuk janë të njëjta për të gjithë.

    Respektimi i këtyre të drejtave

    “është një parakusht për vetë zhvillimin

    shoqëror dhe ekonomik të një vendi.

    Kur dinjiteti i njeriut respektohet

    dhe të drejtat e tij njihen dhe garantohen,

    krijimtaria dhe sipërmarrja lulëzojnë gjithashtu

    dhe personaliteti njerëzor mund të shpalosë

    nismat e veta të shumta në favor të së mirës së përbashkët”.

    Por “duke vëzhguar me kujdes shoqëritë tona bashkëkohore,

    ndeshen shumë kontradikta

    që na shtynë të pyesim nëse dinjiteti i barabartë

    i të gjitha qenieve njerëzore,

    shpallur solemnisht 70 vjet më parë,

    njihet, respektohet, mbrohet dhe promovohet në çdo rrethanë.

    Forma të shumta padrejtësie vazhdojnë ende sot në botë,

    të ushqyera nga vizione antropologjike reduktuese

    dhe nga një model ekonomik bazuar në fitim,

    i cili nuk heziton ta shfrytëzojë, ta shkartojë e madje edhe ta vrasë njeriun.

    Ndërsa një pjesë e njerëzimit jeton në pasuri,

    një pjesë tjetër sheh dinjitetin e vet të shpërfillur,

    të përbuzur ose të shkelur

    dhe të drejtat e veta themelore të injoruara apo të shkelura”.

    Çfarë do të thotë kjo për barazinë e të drejtave

    bazuar në të njëjtin dinjitet njerëzor?

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.


    TË DREJTA E NJERIUT JO AQ UNIVERSALE.



    23) Në mënyrë të ngjashme,

    organizimi i shoqërive në të gjithë botën

    është ende larg pasqyrimit të qartë

    se gratë kanë saktësisht të njëjtin dinjitet

    dhe kanë të drejta identike si burrat.

    Me fjalë pohohen disa gjëra,

    por vendime dhe realiteti përçojnë një mesazh tjetër.

    Është fakt që “dyfish më të varfra

    janë gratë që duhet të durojnë situata përjashtimi,

    keqtrajtimi dhe dhune,

    meqë shpesh nuk janë në gjendje

    t’i mbrojnë drejtat e tyre (EG 1108).

  14. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    TË DREJTA E NJERIUT JO AQ UNIVERSALE.


    24) Gjithashtu pranojmë

    që “megjithëse bashkësia ndërkombëtare

    ka miratuar marrëveshje të shumta

    për t’i dhënë fund skllavërisë në të gjitha format e saj

    dhe ka nisur strategji të ndryshme

    për ta luftuar këtë fenomen;

    edhe sot miliona njerëz – fëmijë, burra dhe gra të çdo moshe –

    privohen nga liria e tyre

    dhe detyrohen të jetojnë në kushte

    të ngjashme me ato të skllavërisë....

    Sot si dje, në rrënjë të skllavërisë,

    gjendet një konceptim i personit njerëzor

    që pranon mundësinë e trajtimit të tij si një objekt...

    Personi njerëzor, i krijuar në shëmbëlltyrë dhe në përngjasim të Hyjit,

    me force, me mashtrim ose me kufizim fizik apo psikologjik

    privohet nga liria, kthehet në mall apo në pronë të dikujt;

    trajtohet si një mjet dhe jo si një qellim”.

    Rrjetet kriminale “përdorin me zgjuarsi teknologjitë moderne informatike

    për të joshur të rinj dhe fëmijë në çdo kënd të botës.

    Devijimi nuk ka kufij kur nënshtrohen gra

    që pastaj detyrohen të abortojnë.

    Një akt i neveritshëm që arrin deri në rrëmbimin e personave

    me qëllim shitjen e organeve të tyre.

    E gjithë kjo bën që trafikimi i qenieve njerëzore

    dhe forma të tjera të skllavërisë

    të bëhen një problem botëror,

    i cili kërkon të merret seriozisht nga njerëzimi në tërësinë e tij,

    sepse “ashtu si organizatat kriminale përdorin rrjete globale

    për të arritur qëllimet e tyre,

    edhe veprimi për ta mposhtur këtë fenomen

    kërkon një përpjekje të përbashkët

    dhe po aq globale nga ana e aktorëve të ndryshëm

    që përbëjnë shoqërinë!”

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    KONFLIKTI DHE FRIKA.


    25) Luftërat, atentatet, përndjekjet

    për arsye racore ose fetare

    dhe shumë padrejtësi kundër dinjitetit njerëzor

    gjykohen në mënyra të ndryshme

    në varësi të faktit nëse ato i përshtaten

    apo jo interesave të veçanta, thelbësisht ekonomike.

    Ajo që është e vërtetë,

    kur i përshtatet një personi të pushtetshëm,

    pushon së qeni e tille

    kur nuk është më në interesin e tij.

    Situata të tilla dhune janë shumëfishuar dhimbshëm

    në shumë vende të botës,

    aq sa kanë marrë tiparet e asaj që mund të quhet si

    “lufta e tretë botërore në copa”.

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    KONFLIKTI DHE FRIKA.


    Kjo gjë nuk na habit

    nëse vërejmë mungesën e horizonteve të afta

    që të na bëjnë të bashkohemi,

    sepse në çdo luftë, ajo që shkatërrohet,

    është “vetë projekti i vëllazërisë,

    që gjendet i shkruar në thirrjen e familjes njerëzore”,

    kështu që “çdo situatë e kërcënuese

    ushqen mosbesim dhe mbylljen në vetvete”.

    Kështu bota jonë përparon

    në një dikotomi të pakuptimtë,

    me pretendimin e “garantimit të stabilitetit

    dhe të paqes në bazë të një sigurie të rreme

    të mbështetur nga një mendësi

    e frikës dhe e mosbesimit”.

  17. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    KONFLIKTI DHE FRIKA.


    27) Në mënyra paradoksale ekzistojnë frika atavike,

    që nul janë kapërcyer nga progresi teknologjik;

    madje, kanë ditur të fshehen dhe të forcohen pas teknologjive të reja.

    Edhe sot, pas mureve të qytetit antik

    është humnera, territori i të panjohurës, shkretëtira.


    Ajo që vjen prej atje nuk është e besueshme,

    sepse nuk njihet, nuk është familjare, nuk i përket fshatit.

    Është territori i asaj që është “barbare”,

    nga e cila njeriu duhet të mbrohet me çdo kusht.


    Si pasojë, krijohet pengesa të reja vetëmbrojtjeje.

    Kështu që bota nuk ekziston më,

    dhe ekziston vetëm bota “ime”,

    deri në atë pikë sa shumë vetë nuk konsiderohen me qenie njerëzore

    me një dinjitet të patjetërsueshëm

    dhe bëhen thjesht “ata”.

    Rishfaqet tundimi për të krijuar një kulturë të mureve,

    për të ngritur mure,

    mure në zemër, mure në tokë për ta penguar këtë takim me kulturat e tjera,

    me njerëzit e tjerë.

    Dhe ai që ngre një mur,

    ai që ndërton një mur do të përfundojë skllav

    brenda mureve që ka ndërtuar, pa horizonte,

    Sepse atij i mungon kjo tjetërsi i tjetrit”.


    28) Vetmia, frika dhe pasiguria e shumë njerëzve,

    të cilët ndihen të braktisur ng sistemi,

    krijon një tokë pjellore për mafjet.

    Këto në fakt, diktohen duke e paraqitur veten

    si “Mbrojtës” të të harruarve,

    shpesh përmes llojeve të ndryshme të ndihmës,

    ndërsa ndjekin interesat e tyre kriminale.

    Ekziston një pedagogji tipike mafioze

    e cila, me një frymë të rreme bashësiore,

    krijon lidhje varësie dhe vartësie

    nga të cilat është shumë e vështirë të lirohesh.


  18. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    GLOBALIZIMI DHE PòRPARIMI PA NJË DREJTIM TË PËRBASHKËT.


    29) Bashkë me Imamin e Madh ahmad Al-tazzeb-i

    nuk i anashkalojmë zhvillimet pozitive

    që kanë ndodhur në shkencë, teknologji, mjekësi, industri dhe mirëqenie,

    veçanërisht në vendet e zhvilluara.

    Sidoqoftë theksojmë se, së bashku me këto përparime historike,

    të mëdha dhe të vlerësuara,

    ka ndodhur edhe një përkeqësim i etikës ,

    që kushtëzon veprimin ndërkombëtar,

    dhe një dobësim i vlerave shpirtërore

    dhe i ndjenjës së përgjegjësisë.

    E gjithë kjo kontribuon në përhapjen e një ndjesie të përgjithshme

    frustrimi, vetmie dhe dëshpërimi...

    Lindin vatra tensioni dhe grumbullohen armë dhe municione,

    në një situatë botërore të sunduar nga pasiguria, zhgënjimi dhe frika për të ardhmen

    dhe të kontrolluar nga interesa dritëshkurtëra ekonomike”.

    Gjithashtu tregojmë “krizat e rënda politike, padrejtësinë

    dhe mungesën e një shpërndarjeje të drejtë të burimeve natyrore...

    Përballë krizave të tilla që shkaktojnë vdekjen prej urisë të miliona fëmijëve,

    shndërruar fillimish në skelete njerëzore

    –për shkak të varfërisë dhe të urisë –

    mbretëron një heshtje e papranueshme ndërkombëtare”.

    Përpara kësaj panorame,

    edhe pse na tërheqin shumë përparime,

    nuk gjejmë një drejtim vërtet njerëzor.

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    GLOBALIZIMI DHE PËRPARIMI PA NJË DREJTIM TË PËRBASHKËT.


    30) Në botën e sotme, ndjenjat e përkatësisë në të njëjtin njerëzim dobësohen,

    ndërsa ëndrra për të ndërtuar së bashku drejtësinë dhe paqen

    duket një utopi e kohërave të tjera.

    Shohim se si sundon indiferenca e rehatisë,

    e ftohtë dhe e globalizuar, bijë e një zhgënjimi të thellë

    që qëndron pa mashtrimit të një iluzioni:

    besimi se mund të jemi të gjithëfuqishëm

    dhe të harrojmë se të gjithë jemi në të njëjtën barkë.

    Ky zhgënjim, i cili lë pas vlerat e mëdha vëllazërore,

    çon “drejt një lloj cinizmi.

    Ky është tundimi me të cilin përballemi

    nëse shkojmë në këtë rrugë zhgënjimi...

    Izolimi dhe mbyllja në vetvete ose në interesat vetjake

    nuk janë kurrë mënyra për ta rivendosur shpresën

    dhe për të sjellë ripërtëritje,

    por është afërsia, është kultura e takimit.

    Izolimi,jo; afërsia, po.

    Kultura e ndeshjes, jo; kultura e takimit, po”.

  20. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,419
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    GLOBALIZIMI DHE PËRPARIMI PA NJË DREJTIM TË PËRBASHKËT.




    31) Në këtë botë që kalon pa një drejtim të përbashkët,

    thithet një atmosferë në të cilën

    “distanca midis fiksimit për mirëqenien vetjake

    dhe lumturisë së njerëzimit të bashkëndarë

    duket se po zmadhohet:

    deri në pikën sa të bën të mendosh

    se midis individit dhe bashkësisë njerëzore

    është duke ndodhur një ndarje e vërtetë...

    Sepse një gjë është të ndihesh i detyruar të jetosh së bashku

    dhe krejt tjetër gjë është të vlerësosh pasurinë

    dhe bukurinë e farave të jetës së përbashkët

    që duhen kërkuar dhe kultivuar së bashku”.

    Teknologjia po bën përparime të vazhdueshme,

    por “sa bukur do të ishte sikur rritja e inovacioneve shkencore

    dhe teknologjike të shoqërohej

    edhe me një drejtësi dhe përfshirje sociale gjithnjë e më të madhe!

    Sa bukur do të ishte nëse,

    ndërsa zbulojmë planete të reja të largëta,

    të rizbulonim nevojat e vëllait

    dhe të motrës që sillen rreth meje!

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •