Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 180
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI KATËRT

    NJË ZEMËR E HAPUR PËR TË GJITHË BOTËN.

    Rendësia e aftësisë për të mirëpritur falas.




    139. Megjithatë, nuk do të doja ta reduktoja

    këtë qasje në një formë utilitarizmi.

    Ka një bujari që jep falas.

    Është aftësia për të bërë disa gjëra

    thjesht sepse janë të mira në vetvete,

    pa shpresuar për të marrë ndonjë fitim,

    e duke mos pritur menjëherë diçka në këmbim.

    Kjo bën të mundur mirëpritjen e të huajit,

    edhe nëse për momentin

    nuk sjell ndonjë përfitim të prekshëm.

    Megjithatë, ka vende që pretendojnë

    të mirëpresin vetëm shkencëtarët dhe investitorët.

    140. Kushdo që nuk jeton sipas kësaj aftësie krejt vëllazërore,

    e bën ekzistencën e vet një punë të mundimshme,

    duke matur gjithmonë atë që jep

    dhe çfarë merr në këmbim.

    Zoti, nga ana tjetër, jep falas, deri në atë pikë

    sa ndihmon edhe ata që nuk janë besnikë

    dhe “e bën diellin të lindë mbi të këqijtë dhe të mirët” (Mt 5,45).

    Kjo është arsyeja pse Jezusi rekomandon:

    "Ndërsa ti, kur të bësh lëmoshë,

    të mos dijë e majta çfarë bën e djathta,

    që lëmosha jote të jetë e fshehtë,

    e Ati yt që sheh në fshehtësi, do ta shpërblejë" (Mt 6, 3-4).

    Ne e morëm jetën falas, nuk e kemi paguar atë.

    Prandaj, të gjithë mund të japim pa pritur diçka,

    të bëjmë mirë pa pritur të njëjtën gjë nga personi që ndihmojmë.

    Kjo është ajo që Jezusi u tha dishepujve të tij:

    “ Falas morët, falas edhe jepni!” (Mt 10,8).

    141. Cilësia e vërtetë e vendeve të ndryshme të botës

    matet me këtë aftësi për të menduar jo vetëm si vend,

    por edhe si familje njerëzore,

    dhe kjo tregohet veçanërisht në periudha kritike.

    Nacionalizmat e mbyllur

    në fund e manifestojnë këtë paaftësi për të dhënë falas,

    bindjen e gabuar për të qenë në gjendje

    të zhvillohen mbi shkatërrimin e të tjerëve

    dhe se duke qenë të mbyllur me të tjerët,

    do të jenë më të mbrojtur.

    Emigranti shihet si një uzurpator

    që nuk ofron asgjë.

    Kështu, njeriu naivisht mendon

    se të varfërit janë të rrezikshëm

    ose të padobishëm

    dhe se të fuqishmit janë dashamirës bujarë.

    Vetëm një kulturë sociale dhe politike

    që përfshin mikpritjen falas,

    mund të ketë një të ardhme.

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI KATËRT

    NJË ZEMËR E HAPUR PËR TË GJITHË BOTËN.

    Dimensioni lokal dhe dimesiioni universal.



    142. Duhet mbajtur mend se

    “prodhohet një tension midis globalizimit dhe lokalizmit,

    dimensionit global e lokal.

    Vëmendje duhet t'i kushtohet dimensionit global

    për të mos rënë në një imtësi të përditshme.

    Në të njëjtën kohë, nuk është e përshtatshme

    të humbasim nga sytë atë që është dimensioni lokal,

    që na bën të ecim me këmbët në tokë.

    Dy gjërat e bashkuara e pengojnë njeriun

    të bjerë në një nga këto dy ekstreme:

    njëra, që qytetarët të jetojnë

    në një universalizëm abstrakt dhe globalizues, [...];

    tjetra, që qytetarët të bëhen një muze popullor

    për "eremitët" lokalistë,

    të dënuar të përsërisin të njëjtat gjëra pa pushim,

    të paaftë për të lejuar veten

    të sfidohen nga ajo që është e ndryshme

    dhe të vlerësojnë bukurinë

    që Zoti përhap përtej kufijve të tyre".

    Ne duhet të shikojmë botën,

    që na shpengon nga poshtërsia shtëpiake.

    Kur shtëpia nuk është më një familje,

    por një rrethim, një qelizë,

    bota na shpengon

    sepse është si shkaku përfundimtar

    që na tërheq drejt plotësisë.

    Në të njëjtën kohë,

    është e nevojshme të pranohet përzemërsisht

    dimensioni lokal,

    sepse ai ka diçka që dimensioni global nuk e ka:

    të jetë tharmi, të pasurohet,

    të fillojë pajisje subsidiariteti.

    Prandaj, vëllazëria universale

    dhe miqësia shoqërore brenda çdo shoqërie

    janë dy pole të pandashme

    dhe të përbashkëta.

    Ndarja e tyre çon në shtrembërim dhe polarizim të dëmshëm.

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI KATËRT

    NJË ZEMËR E HAPUR PËR TË GJITHË BOTËN.


    Dimensioni lokal - shije lokale.



    143. Zgjidhja nuk është një gjë që heq dorë nga thesari i vet.

    Ashtu siç nuk ka dialog me tjetrin pa identitet personal,

    ashtu nuk ka hapje mes popujve nëse nuk niset

    nga dashuria për tokën, për njerëzit, për tiparet e tyre kulturore.

    Unë nuk komunikoj me tjetrin nëse nuk kam një substrat

    në të cilin jam i vendosur dhe i rrënjosur,

    sepse mbi këtë bazë mund të mirëpres dhuratën e tjetrit

    dhe t'i ofroj atij diçka autentike.

    Është e mundur të mirëpres ata që janë të ndryshëm

    dhe ta njoh kontributin e tyre origjinal

    vetëm nëse jam lidhur fort me popullin tim

    dhe me kulturën e popullit tim.

    Të gjithë e duan tokën e tyre dhe kujdesen për atë

    me përgjegjësi të veçantë

    dhe kujdesen për vendin e tyre,

    ashtu siç çdokush duhet ta dojë dhe të kujdeset për shtëpinë e vet

    që ajo të mos shembet,

    pasi kjo është një gjë që nuk bëhet nga fqinjët.

    E mira e botës kërkon gjithashtu

    që të gjithë ta mbrojnë dhe ta duan tokën e tyre.

    Anasjelltas, pasojat e katastrofës së një vendi

    do të ndikojnë në të gjithë planetin.

    Kjo bazohet në kuptimin pozitiv të së drejtës së pronës:

    ruaj dhe kultivoj diçka që zotëroj, në mënyrë

    që të jetë një kontribut për të mirën e të gjithëve.

    144. Për më tepër, ky është një parakusht për shkëmbime

    të shëndetshme dhe pasuruese.

    Përvoja e të jetuarit në një vend të caktuar

    dhe në një kulturë të caktuar

    është baza që na mundëson të kuptojmë

    aspekte të realitetit, të cilat ata

    që nuk kanë një përvojë të tillë,

    nuk janë në gjendje t'i kuptojnë aq lehtë.

    Universalja nuk duhet të jetë dominimi homogjen,

    uniform dhe i standardizuar i një forme të vetme kulturore mbizotëruese,

    e cila në fund do të humbasë ngjyrat e poliedrit

    dhe do të jetë e neveritshme.

    Është tundimi që del nga tregimi i lashtë të Kullës së Babelit:

    ndërtimi i një kulle që arrinte në qiell

    nuk shprehte unitetin midis popujve të ndryshëm

    të aftë për të komunikuar sipas diversitetit të tyre.

    Përkundrazi, ishte një përpjekje mashtruese,

    e lindur nga krenaria dhe ambicia njerëzore,

    për të krijuar një unitet të ndryshëm

    nga ai që dëshironte Perëndia

    në planin e provanisë së tij,

    për kombet (krh. Zan 11:1-9).

    145. Ekziston një hapje e rreme drejt globalizmit universal,

    që rrjedh nga sipërfaqësia boshe e atyre

    që nuk janë në gjendje të depërtojnë plotësisht në atdheun e tyre,

    ose e atyre që mbajnë me vete një mllef të pazgjidhur ndaj popullit të tyre.

    Në çdo rast, “ne duhet gjithmonë të zgjerojmë shikimin tonë

    për të njohur një të mirë më të madhe

    që do të sjellë përfitime për të gjithë ne.

    Por duhet ta bëjmë pa ikur,

    pa u çrrënjosur nga dimensioni ynë vendor.

    Duhet t'i futim rrënjët në tokën pjellore

    dhe në historinë e vendit tonë,

    që është dhuratë nga Zoti:

    punohet në një vend me një hapësirë të vogël,

    me atë që është afër,

    por me një këndvështrim më të gjerë. [...]

    Është e vërtetë që as sfera globale mund të na tjetërsojë,

    e as anshmëria e izoluar nuk muind të na bëjë sterilë ":

    shikimi dhe kuptimi i realitetit në terësinë e tij

    ku të gjithë respektohen në vlerën e tyre",

    na shpëton, sepse e tëra është

    më shumë se shuma e pjesëve të saj,

    dhe është gjithashtu më shumë nga shuma e tyre e thjeshtë”.

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI KATËRT

    NJË ZEMËR E HAPUR PËR TË GJITHË BOTËN.



    Dimensioni universal.


    146. Ka narcizizma "lokalistë"

    që nuk shprehin një dashuri të shëndetshme

    për popullin dhe kulturën e tyre.

    Fshehin një frymë të mbyllur

    që për shkak të njëfarë pasigurie

    dhe njëfarë frike nga të tjerët,

    preferon të krijojë mure për të mbrojtur veten.

    Por nuk është e mundur të jesh një person integruar

    në një mënyrë të shëndetshme

    pa një hapje të sinqertë dhe të përzemërt

    për gjithçka ndodh në universin,

    pa e lënë veten të sfidohet nga ajo

    që po ndodh diku tjetër,

    pa e lejuar veten të pasurohet nga kulturat e tjera

    dhe duke mos ndjerë solidaritetin me popuj të tjerët

    të goditur nga tragjedi të ndryshme.

    Të sëmurët nga ky narcizizëm "lokalistë"

    mbyllen me obsesion mes disa ideve, zakoneve dhe sigurive,

    të paaftë për t'u admiruar përballë mundësive

    dhe bukurive të shumta që ofron e gjithë bota

    dhe u mungon një solidaritet autentik e bujar.

    Kështu, jeta lokale nuk është më vërtetë pritëse,

    ajo nuk e lejon më veten të plotësohet nga tjetri;

    prandaj kufizon veten në mundësitë e zhvillimit,

    bëhet statik dhe sëmuret.

    Sepse, në realitet, çdo kulturë e shëndetshme

    është për nga natyra e saj e hapur dhe mikpritëse,

    kështu që “kultura pa vlera universale nuk është kulturë e vërtetë”.

    147. Dihet sot se

    sa më pak është përhapur në universin një person

    në mendjen dhe zemrën e tij,

    aq më pak do të jetë në gjendje

    të interpretojë realitetin e afërt

    në të cilin është zhytur.

    Pa marrëdhënie dhe krahasim me ata

    që janë të ndryshëm,

    është e vështirë të kemi një njohje të qartë

    dhe të plotë të vetvetes, të vendit të dhe kulturës e vet,

    pasi kulturat e tjera nuk janë armike

    nga të cilat njeriu duhet të mbrohet,

    por janë pasqyrime të ndryshme

    të pasurisë së pashtërshme të jetës njerëzore.

    Duke e parë veten nga këndvështrimi i tjetrit,

    i atyre që janë të ndryshëm,

    secili mund të njohë më mirë

    veçoritë e personit dhe kulturës së tij:

    pasuritë, mundësitë dhe mungesat.

    Përvoja që fitohet në një vend

    duhet të zhvillohet "në kontrast" dhe "në harmoni"

    me përvojat e të tjerëve

    që jetojnë në kontekste të ndryshme kulturore .

    148. Në realitet, një hapje e shëndetshme nuk bie kurrë në konflikt me identitetin. Në fakt, duke u pasuruar me elementë të origjinës së ndryshme, një kulturë e gjallë nuk bëhet një kopje apo një përsëritje të thjeshtë, por përkundrazi integron risitë sipas modaliteteve të veta. Kjo provokon lindjen e një sinteze të re, nga e cila përfundimisht përfitojnë të gjithë, pasi kultura në të cilën burojnë këto kontribute më pas ushqehet. Prandaj u kërkova popujve me një kulturë origjinale që të ruanin rrënjët dhe kulturat e tyre stërgjyshore, por do të doja të sqaroja se nuk ishte "qëllimi im të propozoja një indigjenizëm krejtësisht të mbyllur, ahistorik, statik, që i shpëton çdo forme hibridizmi", pasi "Identiteti kulturor i çdo grupi thellohet dhe pasurohet në dialog me realitete të ndryshme dhe mënyra autentike e ruajtjes së tij nuk është një izolim që varfëron”. Bota rritet dhe mbushet me bukuri të reja falë sintezave të njëpasnjëshme që prodhohen mes kulturave të hapura, jashtë çdo imponimi kulturor.
    149. Për të nxitur në drejtim të një marrëdhënie të shëndetshme midis dashurisë për atdheun dhe pjesëmarrjes së përzemërt me mbarë njerëzimin, vlen të kujtojmë se shoqëria botërore nuk është rezultat i shumës së vendeve të ndryshme, por është vetë bashkimi që ekziston midis ato, është përfshirje reciproke, përpara shfaqjes së ndonjë grupi të caktuar. Çdo grup njerëzor integrohet në këtë ndërthurje të bashkimit universal dhe gjen bukurinë e tij atje. Prandaj, çdo person i lindur në një kontekst të caktuar e di se ai i përket një familjeje më të madhe, pa të cilën nuk është e mundur të kuptojmë plotësisht veten.

    150. Kjo qasje kërkon përfundimisht një pranim të gëzueshëm se asnjë popull, asnjë kulturë apo person nuk mund të arrijë gjithçka vetëm me forcat e veta. Të tjerët janë, për ata që e njohin natyrën tonë njerëzore, nevojshëm për ndërtimin e një jete të plotë. Ndërgjegjësimi për kufirin ose anshmërinë, larg nga të qenit një kërcënim, bëhet çelësi falë të cilin mund të ëndërrohet dhe zhvillophet një projekt të përbashkët. Sepse "njeriu është një qenie kufizuar që nuk ka kufi".

    Dalla propria regione
    151. Grazie all’interscambio regionale, a partire dal quale i Paesi più deboli si aprono al mondo intero, è possibile che l’universalità non dissolva le particolarità. Un’adeguata e autentica apertura al mondo presuppone la capacità di aprirsi al vicino, in una famiglia di nazioni. L’integrazione culturale, economica e politica con i popoli circostanti dovrebbe essere accompagnata da un processo educativo che promuova il valore dell’amore per il vicino, primo esercizio indispensabile per ottenere una sana integrazione universale.

    152. In alcuni quartieri popolari si vive ancora lo spirito del “vicinato”, dove ognuno sente spontaneamente il dovere di accompagnare e aiutare il vicino. In questi luoghi che conservano tali valori comunitari, si vivono i rapporti di prossimità con tratti di gratuità, solidarietà e reciprocità, a partire dal senso di un “noi” di quartiere.[131] Sarebbe auspicabile che ciò si potesse vivere anche tra Paesi vicini, con la capacità di costruire una vicinanza cordiale tra i loro popoli. Ma le visioni individualistiche si traducono nelle relazioni tra Paesi. Il rischio di vivere proteggendoci gli uni dagli altri, vedendo gli altri come concorrenti o nemici pericolosi, si trasferisce al rapporto con i popoli della regione. Forse siamo stati educati in questa paura e in questa diffidenza.

    153. Ci sono Paesi potenti e grandi imprese che traggono profitto da questo isolamento e preferiscono trattare con ciascun Paese separatamente. Al contrario, per i Paesi piccoli o poveri si apre la possibilità di raggiungere accordi regionali con i vicini, che permettano loro di trattare in blocco ed evitare di diventare segmenti marginali e dipendenti dalle grandi potenze. Oggi nessuno Stato nazionale isolato è in grado di assicurare il bene comune della propria popolazione.

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI KATËRT

    NJË ZEMËR E HAPUR PËR TË GJITHË BOTËN.



    Dimensioni universal.


    146. Ka narcizizma "lokalistë"

    që nuk shprehin një dashuri të shëndetshme

    për popullin dhe kulturën e tyre.

    Fshehin një frymë të mbyllur

    që për shkak të njëfarë pasigurie

    dhe njëfarë frike nga të tjerët,

    preferon të krijojë mure për të mbrojtur veten.

    Por nuk është e mundur të jesh një person integruar

    në një mënyrë të shëndetshme

    pa një hapje të sinqertë dhe të përzemërt

    për gjithçka ndodh në universin,

    pa e lënë veten të sfidohet nga ajo

    që po ndodh diku tjetër,

    pa e lejuar veten të pasurohet nga kulturat e tjera

    dhe duke mos ndjerë solidaritetin me popuj të tjerët

    të goditur nga tragjedi të ndryshme.

    Të sëmurët nga ky narcizizëm "lokalistë"

    mbyllen me obsesion mes disa ideve, zakoneve dhe sigurive,

    të paaftë për t'u admiruar përballë mundësive

    dhe bukurive të shumta që ofron e gjithë bota

    dhe u mungon një solidaritet autentik e bujar.

    Kështu, jeta lokale nuk është më vërtetë pritëse,

    ajo nuk e lejon më veten të plotësohet nga tjetri;

    prandaj kufizon veten në mundësitë e zhvillimit,

    bëhet statik dhe sëmuret.

    Sepse, në realitet, çdo kulturë e shëndetshme

    është për nga natyra e saj e hapur dhe mikpritëse,

    kështu që “kultura pa vlera universale nuk është kulturë e vërtetë”.

    147. Dihet sot se

    sa më pak është përhapur në universin një person

    në mendjen dhe zemrën e tij,

    aq më pak do të jetë në gjendje

    të interpretojë realitetin e afërt

    në të cilin është zhytur.

    Pa marrëdhënie dhe krahasim me ata

    që janë të ndryshëm,

    është e vështirë të kemi një njohje të qartë

    dhe të plotë të vetvetes, të vendit të dhe kulturës e vet,

    pasi kulturat e tjera nuk janë armike

    nga të cilat njeriu duhet të mbrohet,

    por janë pasqyrime të ndryshme

    të pasurisë së pashtërshme të jetës njerëzore.

    Duke e parë veten nga këndvështrimi i tjetrit,

    i atyre që janë të ndryshëm,

    secili mund të njohë më mirë

    veçoritë e personit dhe kulturës së tij:

    pasuritë, mundësitë dhe mungesat.

    Përvoja që fitohet në një vend

    duhet të zhvillohet "në kontrast" dhe "në harmoni"

    me përvojat e të tjerëve

    që jetojnë në kontekste të ndryshme kulturore .

    148. Në realitet, një hapje e shëndetshme

    nuk bie kurrë në konflikt me identitetin.

    Në fakt, duke u pasuruar me elementë të origjinës së ndryshme,

    një kulturë e gjallë nuk bëhet një kopje

    apo një përsëritje të thjeshtë,

    por përkundrazi integron risitë sipas modaliteteve të veta.

    Kjo provokon lindjen e një sinteze të re,

    nga e cila përfundimisht përfitojnë të gjithë,

    pasi kultura në të cilën burojnë këto kontribute

    më pas ushqehet.

    Prandaj u kërkova popujve me një kulturë origjinale

    që të ruanin rrënjët dhe kulturat e tyre stërgjyshore,

    por do të doja të sqaroja se nuk ishte

    "qëllimi im të propozoja një indigjenizëm

    krejtësisht të mbyllur, ahistorik, statik,

    që i shpëton çdo forme hibridizmi",

    pasi "Identiteti kulturor i çdo grupi

    thellohet dhe pasurohet në dialog me realitete të ndryshme

    dhe mënyra autentike e ruajtjes së tij

    nuk është një izolim që varfëron”.


    Bota rritet dhe mbushet me bukuri të reja

    falë sintezave të njëpasnjëshme

    që prodhohen mes kulturave të hapura, jashtë çdo imponimi kulturor.


    149. Për të nxitur në drejtim të një marrëdhënie të shëndetshme

    midis dashurisë për atdheun

    dhe pjesëmarrjes së përzemërt me mbarë njerëzimin,

    vlen të kujtojmë se shoqëria botërore

    nuk është rezultat i shumës së vendeve të ndryshme,

    por është vetë bashkimi që ekziston midis ato,

    është përfshirje reciproke,

    përpara shfaqjes së ndonjë grupi të caktuar.

    Çdo grup njerëzor integrohet

    në këtë ndërthurje të bashkimit universal

    dhe gjen bukurinë e tij atje.

    Prandaj, çdo person

    i lindur në një kontekst të caktuar

    e di se ai i përket një familjeje më të madhe,

    pa të cilën nuk është e mundur

    të kuptojë plotësisht veten.

    150. Kjo qasje kërkon përfundimisht

    një pranim të gëzueshëm se asnjë popull,

    asnjë kulturë apo person

    nuk mund të arrijë gjithçka

    vetëm me forcat e veta.

    Të tjerët janë, për ata

    që e njohin natyrën tonë njerëzore,

    nevojshëm për ndërtimin e një jete të plotë.

    Ndërgjegjësimi për kufirin ose anshmërinë,

    larg nga të qenit një kërcënim,

    bëhet çelësi falë të cilin mund

    të ëndërrohet dhe zhvillophet

    një projekt të përbashkët.

    Sepse "njeriu është një qenie kufizuar që nuk ka kufi".



  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI KATËRT

    NJË ZEMËR E HAPUR PËR TË GJITHË BOTËN.

    Nga rajoni i vet.



    151. Falë shkëmbimit rajonal,

    nga i cili vendet më të dobëta hapen ndaj gjithë botës,

    është e mundur që universaliteti

    të mos shpërbëjë veçoritë.

    Një hapje adekuate dhe autentike ndaj botës

    presupozon aftësinë për t'u hapur ndaj fqinjit,

    në një familje kombesh.

    Integrimi kulturor, ekonomik dhe politik

    me popujt përreth duhet të shoqërohet

    nga një proces arsimor që promovon

    vlerën e dashurisë për të afërmin,

    ushtrimi i parë thelbësor

    për arritjen e një integrimi të shëndetshëm universal.

    152. Në disa rrethe popullore

    ende jetohet fryma e “lagjes”,

    ku secili në mënyrë spontane

    ndjen detyrën për të shoqëruar

    dhe ndihmuar fqinjin.

    Në këto vende që ruajnë këto vlera komunitare,

    jetohen marrëdhëniet e afërsisë

    me tipare falas, solidariteti dhe reciprociteti,

    duke u nisur nga sensi i fqinjësisë.

    Do të ishte e dëshirueshme

    që kjo të mund të përjetohej

    edhe midis vendeve fqinje,

    me aftësinë për të ndërtuar afërsi të përzemërt

    midis popujve të tyre.

    Por vizionet individualiste

    përkthehen në marrëdhëniet midis vendeve.

    Rreziku i të jetuarit duke mbrojtur njëri-tjetrin,

    duke i parë të tjerët si konkurrentë

    apo armiq të rrezikshëm,

    transferohet në marrëdhëniet me popujt e rajonit.

    Ndoshta ne jemi edukuar në këtë frikë dhe këtë mosbesim.

    153. Ka vende të fuqishme

    dhe korporata të mëdha

    që përfitojnë nga ky izolim

    dhe preferojnë të merren

    me secilin vend veç e veç.

    Përkundrazi, u hapet mundësia

    vendeve të vogla apo të varfra

    për të arritur marrëveshje rajonale

    me fqinjët e tyre,

    të cilat i lejojnë ata

    të negociojnë në tërësi

    dhe të shmangin shndërrimin

    në segmente margjinale të varura

    nga fuqitë e mëdha.

    Sot, asnjë shtet kombëtar i izoluar

    nuk është në gjendje të sigurojë t

    ë mirën e përbashkët të popullsisë së vet.

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI I PESTË

    POLITIKA MË E MIRË.


    154. Për të bërë të mundur zhvillimin e një bashkësie botërore,

    të aftë për të realizuar një shoqëri vëllazërore,

    duke filluar nga popujt dhe kombet që tasmë jetojnë këtë miqësi shoqërore,

    nevojitet politika më e mirë,

    e vënë në shërbim të së mirës së vërtetë të përbashkët.

    Megjithatë, për fat të keq, politika sot shpesh

    merr forma që pengojnë rrugën drejt një bote tjetër.


    Populizmat dhe liberalizmat

    155. Përbuzja e të dobëteve

    mund të fshihet në format populiste,

    të cilat i përdorin ata

    në mënyrë demagogjike për qëllimet e e veta,

    ose në format liberale në shërbim të interesave

    ekonomike të të fuqishmëve.

    Në të dyja raste

    është e vështirë të mund të mendohet

    për një botë të hapur

    ku ka vend për të gjithë,

    për një botë që përfshin në vetveten më të dobëtit

    dhe i respekton kulturat e ndryshme.


    Popullore apo populiste

    156. Vitet e fundit fjalët “populizëm” apo “populist”

    kanë pushtuar mediat

    dhe kanë qenë shumë të përdorura në përgjithësi.

    Kështu këto fjalë humbin vlerën

    që mund të zotëronin

    dhe bëhen një nga polaritetet

    e shoqërisë së ndarë.

    Kjo ka shkuar aq larg sa pretendohet

    të klasifikohen njerëzit, grupet,

    shoqëritë dhe qeveritë

    mbi bazën e një ndarjeje binare:

    "populiste" ose "jopopuliste".

    Nuk është më e mundur

    që dikush të shprehet për ndonjë temë

    pa rrezikuar të klasifikohet

    në një nga këto dy pole,

    qoftë për ta diskredituar atë

    në mënyrë të padrejtë

    apo për ta lavdëruar në mënyrë të ekzagjeruar.

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI I PESTË

    POLITIKA MË E MIRË.



    157. Pretendimi për vendosjen e populizmit si një çelës për të lexuar realitetin shoqëror

    përmban një dobësi tjetër: faktin që ai injoron

    legjitimitetin e nocionit "popull", përkufizimit i fjalës "popull".

    Përpjekja për ta zhdukur këtë kategori nga gjuha

    mund të çojë në eliminimin e vetë fjalës "demokraci" ("qeveri e popullit").

    Gjithsesi, për të pohuar se shoqëria është më shumë

    se shuma e thjeshtë e individëve,

    termi "popull" është i nevojshëm.

    Realiteti është se ka fenomene sociale që strukturojnë magjorancën,

    ka mega-tendenca dhe aspirata që e përfshijnë anëtarët e komunitetit;

    për më tepër, është e mundur të mendohet për objektiva të përbashkëta, përtej dallimeve,

    për të zbatuar së bashku një projekt të përbashkët;

    së fundi, është shumë e vështirë të planifikohet diçka të madhe në planin afatgjatë,

    nëse nuk rezulton të jetë një ëndërr kolektiv.

    E gjithë kjo shprehet me emrin “popull” dhe me mbiemrin “popullor”.

    Nëse ato nuk do të përfshiheshin së bashku

    me një kritikë solide ndaj demagogjisë,

    një aspekt themelor i realitetit shoqëror do të hiqej dorë.


    158. Vërtet ka një keqkuptim.

    “Popull nuk është një kategori logjike, as një kategori mistike,

    nëse kjo merret në kuptimin që çdo gjë që bën populli është e mirë,

    ose në kuptimin që kategoria "popull" është një kategori engjëllore.

    Oh jo! Është një kategori mitike [...]

    Kur shpjegohet se çfarë është një popull, përdoren kategori logjike

    sepse janë të nevojshme disa shpjegime:

    janë të nevojshme pët të kuptuar çfarë nënkuptohet me këto kategori, sigurisht.

    Por nuk shpjegohet në këtë mënyrë ndjenjën e përkatësisë së një populli.

    Fjala popull ka diçka më shumë që nuk mund të shpjegohet logjikisht.

    Të jesh pjesë e një populli nënkupton të bashkëndahet

    një pjesë e një identiteti të përbashkët të përbërë nga lidhje shoqërore dhe kulturore.

    Dhe kjo nuk është diçka automatike,

    përkundrazi: është një proces i ngadalshëm, i vështirë... drejt një projekti të përbashkët”.


    159. Ka liderë popullorë të aftë për të interpretuar ndjenjën e një populli,

    dinamikën e tij kulturore dhe prirjet e mëdha të një shoqërie.

    Shërbimi që ata ofrojnë, duke bashkëngjitur anëtarët e një populli

    dhe duke i udhëhequr, mund të jetë baza

    për një projekt të qëndrueshëm transformimi dhe rritjeje,

    i cili gjithashtu nënkupton aftësinë për t'u lënë vendin të tjerëve

    në kërkimin e së mirës së përbashkët.

    Por kjo gjë degjeneron në populizëm të çmendur

    kur fillon të varet nga aftësia e dikujt për të tërhequr konsensus

    duke shfrytëzuar politikisht kulturën e popullit,

    nën çdo shenjë ideologjike, në shërbim të projektit personal

    dhe të qëndrimit të dikujt në pushtet.

    Herë të tjera synon të grumbullojë popullaritet

    duke nxitur prirjet më të ulëta dhe egoiste të disa sektorëve të popullsisë.

    Kjo rëndohet kur bëhet, në forma të rënda apo delikate,

    një nënshtrim i institucioneve dhe i ligjshmërisë.

    160. Grupet e mbyllura populiste shtrembërojnë fjalën "popull",

    pasi në realitet ajo për të cilën ata flasin,

    nuk është një popull i vërtetë.

    Në fakt, kategoria “popull” është e hapur.

    Një popull i gjallë, dinamik me një të ardhme

    është ai që mbetet vazhdimisht i hapur ndaj sintezave të reja,

    duke marrë atë që është ndryshe.

    Ai nuk e bën këtë duke e mohuar vetveten,

    por përkundrazi me prirjen për t'u vënë në lëvizje

    dhe për t'u vënë në dyshim, për t'u zgjeruar,

    pasuruar nga të tjerët dhe kështu mund të përparojë.

    161. Një tjetër shprehje e degjeneruar të një autoriteti popullor

    është ndjekja e interesit të menjëhershëm.

    Nevojat popullore plotësohen për të siguruar vota apo mbështetje,

    por pa përparuar në një angazhim të vështirë, të mundimshëm dhe të vazhdueshëm

    që u ofron njerëzve burimet për përparimin e tyre,

    duke qenë në gjendje të mbajnë jetën e tyre me përpjekjet dhe krijimtarinë e tyre.

    Në këtë kuptim e kam thënë qartë se është

    “larg nga unë të propozoj një populizëm të papërgjegjshëm”..

    Nga njëra anë, tejkalimi i pabarazisë kërkon zhvillimin e ekonomisë,

    shfrytëzimin e potencialit të çdo rajoni

    dhe kështu sigurimin e barazisë së qëndrueshme.

    Nga ana tjetër, "planet asistenciale, me të cilët përballohen disa emergjenca,

    duhet të konsiderohen vetëm si përgjigje të përkohshme".

    162. Tema e madhe është puna.

    Ajo që është vërtet popullore

    - sepse promovon të mirën e popullit -

    është t'u sigurohet të gjithëve mundësia për të bërë

    që farat që Zoti ka mbjellë te secili, aftësitë e tij,

    iniciativat e tij, forcat e tij të mbijnë.

    Kjo është ndihma më e mirë për të varfërit,

    mënyra më e mirë për një ekzistencë dinjitoze.

    Ndaj këmbëngul në faktin se

    “të ndihmosh të varfërit me para duhet të jetë gjithmonë një ilaç i përkohshëm

    për përballimin e emergjencave.

    Synimi i vërtetë duhet të jetë gjithmonë t'u mundësohet atyre

    një jetë dinjitoze përmes punës”.

    Për aq sa ndryshojnë sistemet e prodhimit,

    politika nuk mund të heqë dorë nga qëllimi

    për të arritur që organizimi i një kompanie t'i sigurojë

    çdo personi një mënyrë për të kontribuar

    me aftësitë dhe angazhimin e tij.

    Në të vërtetë, “Nuk ka varfëri më e keqe se ajo

    që shkaktohet nga mungesa e punës

    dhe nga mungesa e atij dinjiteti të garantuar nga puna”.

    Në një shoqëri vërtet të përparuar,

    puna është një dimension i domosdoshëm i jetës shoqërore,

    sepse nuk është vetëm një mënyrë për të fituar bukën,

    por edhe një mjet për rritjen personale,

    për të krijuar marrëdhënie të shëndetshme,

    për t'u shprehur, për të ndarë dhuratat,

    për t' u ndjerë bashkëpërgjegjës për përmirësimin e botës d

    he, në fund të fundit, për të jetuar si popull.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 11-08-2022 më 06:24

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI I PESTË

    POLITIKA MË E MIRË.


    Vlera dhe mungesa e vizioneve liberale.




    163. Kategoria "pupull”, të cilës i përket në një mënyrë të ngushtë

    vlerësimi pozitiv i lidhjeve komunitare dhe kulturore,

    zakonisht refuzohet nga vizionet individualiste liberale,

    në të cilat shoqëria konsiderohet si një shumë e thjeshtë e interesave,

    që janë të ngjashmë dhe eksistojnë për të gjithë.

    Ata flasin për respektimin e lirive,

    por ky respektim nuk është i rrënjosur mjaft në shoqëri

    e për këtë nuk është i njejti për të gjithë,

    nuk është diçka e mirë e përbashkët.

    Në kontekste të caktuara, nga ana e tyre vjen shpesh

    akuza për populizëm ndaj të gjithë atyre

    që mbrojnë të drejtat e më të dobëtve në shoqëri.

    Për këto vizione, kategoria "popull"

    është diçka e lartësuar në nivelin e një mit,

    por në fakt nuk ekziston.

    Megjithatë, në këtë mënyrë krijohet një polarizim i panevojshëm,

    pasi as kategoria "popull"dhe as kategoria "i afërmi"

    nuk janë kategori thjesht mitike apo romantike,

    të pajisur me atë fuqi për të përjashtuar

    ose përçmuar organizimin shoqëror,

    shkencën dhe institucionet e shoqërisë civile .

    164. Bamirësia-dashuria bashkon të dy dimensionet

    - atë mitik dhe atë institucional -

    pasi nënkupton një rrugë efektive

    që duhet të përshkruhet

    për të të transformuar historinë,

    duke kërkuar të përfshihet gjithçka:

    institucionet, ligjin, teknologjinë,

    përvojën, kontributet profesionale,

    analizat shkencore, procedurat administrative,

    dhe kështu me radhë.

    Sepse “në fakt nuk ka jetë private

    nëse nuk mbrohet nga rendi publik;

    një shtëpi e ngrohtë nuk ka intimitet

    nëse nuk është nën mbrojtjen e ligjshmërisë,

    të një gjendje qetësie të bazuar në ligj e forcë

    dhe me kushtin e një minimumi të mirëqenies

    ë siguruar nga ndarja e punës,

    shkëmbimet tregtare, drejtësia sociale

    dhe nga shtetësia politike”.

    165. Bamirësia-dashuria e vërtetë është në gjendje

    t'i përfshijë të gjitha këto në përkushtimin e saj,

    dhe nëse duhet të shprehet në marrëdhënje me njëri-tjetrin,

    ajo është gjithashtu e aftë të arrijë

    te një vëlla dhe një motër të largët dhe madje të injoruar,

    nëpërmjet burimeve të ndryshme

    që institucionet e një shoqërie të organizuar, të lirë dhe krijuese,

    janë të afta të gjenerojnë.

    Në këtë rast konkret, Samaritanit të Mirë

    i duhej edhe një han që do t'i lejonte të zgjidhte

    atë që ai vetëm në atë moment nuk ishte në gjendje të siguronte.

    Dashuria për të afërmin është realiste

    dhe nuk harxhon asgjë që është e nevojshme

    për një ndërrim të historisë

    që synon të mirën e të më të mjerëve të shoqërisë.

    Nga ana tjetër, ndonjëherë ka ideologji të majta

    ose doktrina sociale të kombinuara me zakone individualiste

    dhe procedura joefektive që janë vetëm në dobi të një pakice.

    Ndërkohë, turma e të braktisurve mbetet

    në mëshirën e vullnetit të mirë të mundimshëm të pakicës.

    Kjo tregon se është e nevojshme të nxitet

    jo vetëm një përshpirtëri vëllazërore,

    por në të njëjtën kohë një organizatë botërore më efikase,

    për të ndihmuar në zgjidhjen

    e problemeve urgjente të të braktisurve

    që vuajnë dhe vdesin në vendet e varfra.

    Kjo nga ana tjetër nënkupton

    se nuk ka një rrugëdalje të vetme të mundshme,

    një metodologji të vetme të pranueshme,

    një recetë ekonomike që mund të zbatohet

    në mënyrë të barabartë për të gjithë

    dhe kjo kërkon dhe presupozon

    që edhe shkencat më rigoroze

    mund të propozojnë rrugë të ndryshme.

    166. E gjithë kjo mund të ketë pak rendësi

    nëse humbasim aftësinë për të kuptuar

    se ka nevojë për një ndryshim të zemrave,

    të zakoneve dhe të stilit të jetës njerëzore.

    Kështu ndodh kur propaganda politike,

    media dhe ndërtuesit e opinionit publik

    veprojnë në favor të një kulture individualiste dhe naive

    për të garantuar interesat e paregulluara ekonomike

    dhe organizimet e shoqërive në shërbim të atyre

    që tashmë kanë shumë pushtet.

    Prandaj, kritika ime ndaj paradigmës teknokratike

    nuk do të thotë se vetëm duke kontrolluar ekseset e saj

    mund të jemi të sigurt, sepse rreziku më i madh

    nuk qëndron te gjërat, te realitetet materiale,

    te organizatat, por te mënyra se si njerëzit i përdorin ato.

    Çështja është dobësia njerëzore,

    tendenca e vazhdueshme njerëzore ndaj egoizmit,

    e cila është pjesë e asaj që tradita e krishterë e quan "marrëveshje":

    prirja e qenies njerëzore për t'u mbyllur

    në imanencën e vetes së tij, të grupit të tij,

    interesat e veta të vogla.

    Ky epsh nuk është një defekt i epokës sonë.

    Ka ekzistuar që kur njeriu ka qenë njeri

    dhe thjesht transformohet,

    fiton mënyra të ndryshme ndër shekuj,

    duke përdorur mjetet që momenti historik i vë në dispozicion.

    Por është e mundur të dominohet me ndihmën e Zotit.

    167. Përkushtimi arsimor, zhvillimi i shprehive të solidaritetit,

    aftësia për të menduar për jetën e njeriut në mënyrë më integrale,

    thellësia shpirtërore janë të nevojshme për t'u dhënë

    cilësi marrëdhënieve njerëzore,

    në mënyrë që vetë shoqëria të reagojë ndaj padrejtësive të veta,

    devijimeve, abuzimeve ekonomike, teknologjike,

    pushteteve politike dhe mediatike.

    Ka vizione liberale që e shpërfillin këtë faktor të dobësisë njerëzore

    dhe imagjinojnë një botë që i përgjigjet një rregulli të caktuar,

    i aftë që në vetvete të sigurojë të ardhmen

    dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve.

    168. Tregu i vetëm, me regullat e tij të vëçantë,

    nuk zgjidh gjithçka, megjithëse ndonjëherë

    ka njerëz që duan t'i besojmë kësaj dogme

    të besimit neoliberal.

    Është një mendim i varfër, i përsëritur,

    që propozon gjithmonë të njëjtat receta

    përballë çdo sfide që lind.

    Neoliberalizmi e riprodhon veten ashtu siç është,

    duke përdorur teorinë magjike

    të “mbushjes-bollekut” apo “pikimit”

    – pa e emërtuar –

    si të vetmen mënyrë për të zgjidhur problemet sociale.

    Nuk kuptohet se "mbushja-bolleku”

    që shpallen si qellim të tregut,

    nuk e zgjidh pabarazinë,

    e cila është burimi i formave të reja të dhunës

    që kërcënojnë strukturën shoqërore.

    Nga njëra anë, një politikë ekonomike aktive

    është e domosdoshme, për të arritur

    "promovimin e një ekonomie

    që favorizon diversifikimin produktiv

    dhe krijimtarinë sipërmarrëse",

    në mënyrë që të jetë e mundur rritja e vendeve të punës

    në vend të reduktimit të tyre.

    Spekulimet financiare me paratë e lehta

    si qëllimi i tyre themelor vazhdojnë të bëjnë kërdi.

    Nga ana tjetër, "pa forma të brendshme të solidaritetit

    dhe besimit të ndërsjellë,

    tregu nuk mund të kryejë plotësisht funksionin e tij ekonomik.


    Dhe sot është ky besim që ka pushuar së ekzistuari".

    Fundi i historisë nuk ishte ajo që ishtë parashikuar

    dhe recetat dogmatike të teorisë mbizotëruese ekonomike

    rezultuan të mos ishin të pagabueshme.

    Brishtësia e sistemeve botërore

    përballë pandemisë ka nxjerrë në pah

    se jo gjithçka mund të zgjidhet me lirinë e tregut

    dhe se, përveç rehabilitimit të një politike të shëndetshme

    që nuk i nënshtrohet diktateve të financave,

    "ne duhet ta vëmë dinjitetin njerëzor në qendrën

    dhe mbi atë shtyllë duhet të ndërtojmë

    strukturat alternative shoqërore që na nevojten.

    169. Në disa vizione ekonomike të mbyllura dhe monokromatike,

    duket se, për shembull, lëvizjet popullore

    që grumbullojnë njerëz të papunë,

    të pasigurt dhe informalë

    dhe shumë të tjerë që nuk përshtaten lehtësisht

    në kanalet tashmë të krijuara,

    nuk e gjejnë vendin e tyre.

    Në fakt, ato krijojnë forma të ndryshme

    të ekonomisë popullore dhe prodhimit të komunitetit.

    Është e nevojshme të mendohet

    për pjesëmarrje sociale, politike dhe ekonomike

    të anëtarëve të këtyre grupëve,

    në mënyra të tilla "që përfshijnë lëvizjet popullore

    dhe gjallërojnë strukturat qeveritare lokale,

    kombëtare dhe ndërkombëtare

    me atë përrua energjie morale

    që lind nga përfshirja e të përjashtuarve

    në ndërtimin e një fati të përbashkët".

    Në të njëjtën kohë, është mirë të sigurohet

    “që këto lëvizje, këto përvoja solidariteti

    që rriten nga poshtë, nga nëntoka e planetit,

    të konvergojnë, të jenë më të koordinuara,

    të takohen”. Kjo, megjithatë,

    pa e tradhtuar stilin e tyre karakteristik,

    sepse ata janë “mbjellës ndryshimi,

    nxitës të një procesi në të cilin miliona veprime të vogla

    dhe të mëdha konvergojnë në mënyrë krijuese,

    si në një poezi”.

    Në këtë kuptim ata janë “poetë socialë”,

    që punojnë, propozojnë, promovojnë

    dhe çlirojnë sipas mënyrës së tyre.

    Me to do të jetë i mundur zhvillimi integral njerëzor,

    gjë që kërkon të kapërcejmë

    “atë ide të politikave sociale

    të konceptuar si një politikë ndaj të varfërve,

    por asnjëherë me të varfërit,

    të të varfërve dhe aq më pak të futur

    në një projekt që i bashkon popujt”.

    Ndonëse janë të bezdisshme,

    megjithëse disa "mendimtarë" nuk dinë

    t'i klasifikojnë, duhet pasur guximin të pranojë

    se pa to "demokracia atrofizohet,

    bëhet nominalizëm, formalitet,

    humbet përfaqësimin, humbet trupin

    sepse e lë popullin jashtë në luftën e tij,

    çdo ditë për dinjitetin e tij, në ndërtimin e fatit të tij"
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 11-08-2022 më 13:29

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI I PESTË

    POLITIKA MË E MIRË.


    Pushteti ndërkombëtar.



    170. Më lejoni të përsëris se “kriza financiare e viteve 2007-2008

    ishte një mundësi për të zhvilluar një ekonomi të re,

    më të vëmendshme ndaj parimeve etike

    dhe për një rregullim të ri të aktivitetit financiar spekulativ

    dhe të pasurisë virtuale.

    Por nuk ka pasur një reagim që të na çonte

    në rimendimin e kritereve të vjetruara

    që vazhdojnë mjerisht të qeverisin botën".

    Në të vërtetë, duket se strategjitë aktuale

    të zhvilluara më pas në botë,

    kanë qenë të orientuara drejt një individualizmi më të madh,

    drejt një integrimi më pak të vendosur,

    drejt një lirie më të madhe

    për të fuqishmit më të vërtetë,

    që gjithmonë gjejnë një mënyrë për të dalë të padëmtuar.

    171. Do të doja të këmbëngulja mbi një parim:

    “Përkufizimi klasik i drejtësisë

    sipas të cilit duhet t'i jepet secilit gjithçka i takon atij,

    kërkon që asnjë individ apo grup njerëzor

    nuk mund të konsiderohet i gjithëfuqishëm,

    i autorizuar ta shkelë dinjitetin

    dhe të drejtat e individëve apo të grupeve të tjera shoqërore.

    Ndarja e vërtetë e pushtetit

    - politik, ekonomik, ushtarak, teknologjik e kështu me radhë -

    midis një shumice subjektesh

    dhe krijimi i një sistemi ligjor për rregullimin

    e pretendimeve dhe interesave,

    sjell kufizimin e pushtetit.

    Megjithatë, sot, panorama botërore

    na paraqet shumë të drejta të rreme,

    dhe - në të njëjtën kohë -

    sektorë të mëdhenj të shoqërisë

    janë pa mbrojtje, dhe viktima me të vërtetë

    të një ushtrimi të keq të pushtetit".

    172. Shekulli i njëzet e një

    “po përjeton një humbje të pushtetit të shteteve kombëtare,

    mbi të gjitha sepse dimensioni ekonomiko-financiar,

    me karakteristika transnacionale,

    priret të mbizotërojë mbi politikën.

    Në këtë kontekst, zhvillimi

    i institucioneve ndërkombëtare më të forta

    dhe të organizuara në mënyrë më efektshme

    bëhet i domosdoshëm,

    e kjo kërkon autoritete të përcaktuara

    në mënyrë të paanshme

    nëpërmjet marrëveshjeve ndërmjet qeverive kombëtare,

    të pajisura edhe me fuqinë për të sanksionuar.

    Kur flasim për mundësinë e një forme

    të autoritetit botëror të rregulluar me ligj,

    nuk duhet të mendojmë domosdoshmërisht

    për një autoritet personal.

    Megjithatë, duhet të paktën të parashikohet

    krijimi i organizatave botërore më efektshme,

    të pajisura me autoritet

    për të siguruar të mirën e përbashkët botërore,

    zhdukjen e urisë dhe mjerimit

    dhe mbrojtjen e sigurt të të drejtave themelore të njeriut.


    173. Në këtë këndvështrim,

    kujtoj se është e nevojshme

    një reformë "e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

    si edhe e arkitekturës ndërkombëtare ekonomike dhe financiare,

    në mënyrë që konceptit të familjes së kombeve

    t'i jepet një përmbajtje reale".

    Pa dyshim, kjo presupozon kufizime të sakta ligjore,

    që të mos jetë e mundshme të mendohet

    që ato organizata ndërkombëtare

    të jenë autoritete të kooptuar vetëm nga disa vende

    dhe, në të njëjtën kohë,

    për të parandaluar imponimet kulturore

    apo zvogëlimin e lirive thelbësore

    të kombeve më të dobëta për shkak të dallimeve ideologjike.

    Në fakt, “bashkësia ndërkombëtare është

    një bashkësi juridike e themeluar mbi sovranitetin e çdo shteti anëtar,

    pa lidhje vartëse që mohojnë ose kufizojnë pavarësinë e tij”.

    Por “detyra e Kombeve të Bashkuara,

    nisur nga postulatet e Preambulës dhe nenet e para

    të Kartës së saj Kushtetuese,

    mund të shihet si zhvillim dhe promovim i sovranitetit të ligjit,

    duke ditur se drejtësia është një kusht i domosdoshëm

    për realizimin e idealit të vëllazërisë universale.

    Duhet të sigurohet dhe garantohet

    sundimi i pakundërshtueshëm të ligjit

    dhe rikthimi e palodhshëm ndaj negociatave,

    ndaj shërbimeve të mira

    dhe ndaj vendimeve të marra nga këta institucione,

    siç propozohet nga Karta e Kombeve të Bashkuara,

    si një normë e vërtetë ligjore themelore".

    Është e nevojshme të shmanget çlegjitimimi i kësaj Organizate,

    duke qenë të bindur se problemet

    dhe mangësitë e saj

    mund të përballohen, të analizohen, dhe të zgjidhen bashkërisht.


    174. Duhet guxim dhe bujari

    për të vendosur lirisht disa qëllime të përbashkëta

    dhe për të siguruar përmbushjen

    e disa normave thelbësore në mbarë botën.

    Që kjo të jetë vërtet e dobishme,

    "nevoja për të mbajtur besimin

    në angazhimet e marra (pacta sunt servanda)"

    duhet të mbështetet,

    në mënyrë që të shmanget

    "tundimi për t'iu drejtuar ligjit të forcës

    dhe jo forcës së ligjit".

    Kjo kërkon forcimin e “instrumenteve rregullatore

    për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve,

    në mënyrë që të forcohet shtrirja

    dhe natyra e tyre e detyrueshme”.

    Ndër këto instrumente legjislative

    duhet të favorizohen marrëveshjet shumëpalëshe

    ndërmjet shteteve, sepse ato garantojnë më mirë

    që marrëveshjet dypalëshe kujdesin

    për një të mirë të përbashkët vërtetë universale

    dhe mbrojtjen e shteteve më të dobëta.

    175. Falë Zotit, shumë grupe dhe organizata të shoqërisë civile

    ndihmojnë për të kompensuar dobësitë e komunitetit ndërkombëtar,

    mungesën e koordinimit të tij në situata komplekse,

    mungesën e vëmendjes ndaj të drejtave themelore të njeriut d

    he ndaj situatave shumë kritike të disa grupeve.

    Kështu, parimi i subsidiaritetit merr një shprehje konkrete,

    e cila garanton pjesëmarrjen dhe veprimin e komuniteteve

    dhe të organizatave të nivelit më të ulët,

    të cilat veprojnë me shtetin në mënyrë plotësuese.

    Shumë herë ata bëjnë përpjekje të lavdërueshme

    duke menduar për të mirën e përbashkët

    dhe disa nga anëtarët e tyre arrijnë

    deri aty sa kryejnë vepra vërtet heroike,

    të cilat tregojnë se sa njerëzimi ynë

    është ende i aftë të kryejë vepra shumë të bukura.

  11. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI I PESTË

    POLITIKA MË E MIRË.


    Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi dhe dashuri sociale dhe politike.



    176. Për shumë njerëz, politika sot është një fjalë e keqe

    dhe nuk mund të injorohet se ky mendim

    është pasoja e një realiteti, sepse nën fjalën "politike"

    shpesh fshihen gabimet, korrupsioni,

    mungesa të kompetencave të disa politikanëve.

    Kësaj i shtohen edhe strategjitë

    që synojnë ta dobësojnë atë,

    ta zëvendësojnë me ekonominë

    ose ta dominojnë me ndonjë ideologji.

    E megjithatë, a mund të funksionojë bota pa politikë?

    A mund të gjendet një mënyrë efektshme

    për të krijiuar një vëllazëri universale

    dhe një paqe sociale pa një politikë të mirë?

  12. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI I PESTË

    POLITIKA MË E MIRË.


    Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi dhe dashuri sociale dhe politike.

    1. Politika që na nevojtet.




    177. Më lejoni të ritheksoj se "politika

    nuk duhet t'i nënshtrohet ekonomisë

    dhe ekonomia nuk duhet t'i nënshtrohet diktateve

    dhe paradigmës së efikasitetit të teknokracisë".

    Edhe pse duhet të refuzohen keqpërdorimi i pushtetit,

    korrupsioni, mosrespektimi i ligjeve dhe mungesa e competencave,

    "nuk mund të justifikohet një ekonomi pa politikë,

    e cila do të ishte e paaftë për të mbështetur ]

    dhe për të vënë në lojë një logjikë tjetër

    të aftë për të qeverisur aspektet e ndryshme të krizës aktuale".

    Përkundrazi, "ka nevojë për një politikë

    që mendon me një vizion të gjerë

    dhe që ndjek mundësi të re integrale,

    duke përfshirë aspektet e ndryshme të krizës

    në një dialog ndërdisiplinor".

    Mendoj për “një politikë të shëndoshë,

    të aftë për të reformuar institucionet,

    për t'i bashkërenduar ato

    dhe për t'i pajisur me praktika të mira,

    të cilat bëjnë të mundur tejkalimin

    e presioneve dhe plogështisë-inercisë vicioze”.

    Kjo nuk mund t'i kërkohet ekonomisë

    dhe as nuk mund të pranohet

    që ajo të marrë pushtetin real të shtetit.

    178. Duke njohur shumë forma të politikës së ulët,

    që synon interesin e menjëhershëm,

    mbaj mend se "madhështia e politikës

    shfaqet kur, në momente të vështira,

    ajo vepron mbi bazën e parimeve të mëdha

    dhe mendon e programon me një vizion të hapur

    për të arritur të mirën e përbashkët në planin afatgjatë.

    Pushteti politik e ka shumë të vështirë

    ta pranojë këtë detyrë në një projekt për një komb

    “dhe aq më tepër në një projekt të përbashkët

    për njerëzimin e sotëm dhe të ardhshëm.

    Të mendosh për ata që do të vijnë

    nuk u shërben qëllimeve elektorale,

    por është ajo që kërkon drejtësia autentike,

    sepse, siç kanë mësuar Ipeshkëvijtë e Portugalisë,

    toka "e merr hua çdo brez që pastaj duhet t'ia kalojë brezit të ardhshëm"

    179. Shoqëria botërore ka mangësi serioze strukturore

    të cilat nuk mund të zgjidhen thjesht

    dhe shpejt me arna të rastësishme.

    Ka gjëra që duhet të rinovohen

    dhe kanë nevojë për ndryshime,

    vendime në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar,

    programe dhe transformime të mëdha.

    Vetëm një politikë e shëndoshë

    mund të jetë udhëzuese e këtyre programëve,

    duke përfshirë sektorët më të ndryshëm

    dhe njohuritë më të ndryshme.

    Në këtë mënyrë, një ekonomi

    e integruar në një projekt politik, social, kulturor dhe popullor

    që synon të mirën e përbashkët

    mund të "hapë rrugën drejt mundësive të ndryshme,

    të cilat nuk nënkuptojnë ndalimin e krijimtarisë njerëzore

    dhe ëndrrën e tij për përparim,

    por kanalizimin e kësaj energjie në një mënyrë të re".
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 13-08-2022 më 06:14

  13. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI I PESTË

    POLITIKA MË E MIRË.


    Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi dhe dashuri sociale dhe politike.



    2. Mirësia dhe dashuria në politikën.



    180. Të arrihet të njihet në çdo qenie njerëzore një vëlla apo një motër

    dhe që të kërkohet në marrëdhënje me ta

    një miqësi shoqërore që përfshin të gjithë,

    nuk ështlë thjesht utopi.

    Kërkohet në politikanët që të jenë të vendosur

    dhe të aftë për të gjetur rrugë efektive

    për të arritur këta qellime konkretisht

    dhe me të vërtetë.

    Çdo angazhim në këtë drejtim bëhet

    një ushtrim i lartë mirësie dhe dashurie.

    Në të vërtetë, një individ mund të ndihmojë një person në nevojë,

    por, kur bashkohet me të tjerët

    për t'i realizuar ata procese shoqërore

    që promovojnë një shoqërie vëllazërore

    në të cilën gjithashtu mbretëron drejtësia për të gjithë,

    atëherë ai hyn në "një fushën më të gjerë

    në të cilën mirësia dhe dashuria janë të vërteta

    e mund të flitet për mirësinë-dashurinë politike".

    Është një çështje e përparimit

    drejt një rendi shoqëror dhe politik,

    shpirti i të cilit është bamirësia shoqërore.

    Edhe një herë ju ftoj të rivlerësoni politikën,

    e cila "është një thirrje shumë e lartë,

    një nga format më të çmuara të bamirësisë,

    sepse kërkon të mirën e përbashkët".

    181. Të gjitha angazhimet që rrjedhin nga doktrina shoqërore e Kishës

    "janë nxjerrë nga dashuria hyjnore,

    e cila, sipas mësimit të Jezusit,

    është përmbledhja e të gjithë Ligjit (krh. Mt 22, 36-40).

    Kjo kërkon të pranohet se "dashuria,

    e mbushur me gjeste të vogla të kujdesit të ndërsjellë,

    përfshin në të njëjtën kohë, çdo angazhim

    të jetës civile dhe të jetës politike,

    dhe manifestohet në të gjitha veprimet

    që kërkojnë të ndërtojnë një botë më të mirë".

    Për këtë arsye dashuria shprehet

    jo vetëm në marrëdhënie intime e të ngushta,

    por edhe në “makro-marrëdhënie:

    marrëdhënie shoqërore, ekonomike, politike”.

    182. Kjo bamirësi politike presupozon në njeriun

    një përparim social që shkon përtej çdo mentaliteti individualisht

    duke zhvilluar një ndjeshmërinë shoqërore.

    "Bamirësia sociale bën që të duam të mirën e përbashkët

    dhe të kërkojmë me të vërtetë të mirën e të gjithë njerëzve,

    të konsideruar jo vetëm individualisht,

    por edhe në dimensionin social që i bashkon ata.

    "Secili është plotësisht person

    kur i përket një populli dhe në të njëjtën kohë

    nuk ka popull me të vërtetë pa respekt për fytyrën e çdo personi.

    Popull dhe person janë terma korrelativë.

    Megjithatë, sot ka një përpjekje për të reduktuar

    termi popull në një dimension individualist,

    lehtësisht të dominuar nga pushtete

    që synojnë interesa të paligjshme.

    Politika e mirë kërkon mënyra

    për të ndërtuar komunitete

    në nivele të ndryshme të jetës shoqërore,

    në mënyrë që të ribalancohet

    dhe riorientohet globalizimi

    për të shmangur efektet e tij shpërbërëse.

  14. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    221

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    e ke gabim Populli nuk eshte kategori mitike.
    Fraza dhe fjale pa kuptim keshkruar.
    Popull d.t.th., : nga fjalori i Oxfordit: human beings making up a group or assembly or linked by a common interest.

  15. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI I PESTË

    POLITIKA MË E MIRË.


    Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi

    dhe dashuri sociale dhe politike.



    3. Dashuri e efektshme.


    183. Duke u nisur nga “dashuria shoqërore”,

    është e mundur që të shkohet dreit një qytetërimi të dashurisë,

    për të cilin të gjithë mund të ndihemi të thirrur.


    Dashuria-bamirësi, me dinamizmin e saj universal,

    mund të ndërtojë një botë të re,

    sepse nuk ësjtë një ndjenjë sterile,

    por mënyra më e mirë për të arritur rrugë

    të efektshme zhvillimi për të gjithë.

    Dashuria shoqërore është një forcë

    e aftë të nxisë rrugë të reja

    për të përballuar problemet e botës së sotme

    e për të përtërirë thellësisht nga brenda

    struktura, organizata shoqërore, rende publike.

    184. Dashuria-bamirësia është në zemër

    të çdo jete të shëndetshme dhe të hapur shoqërore.

    Megjithatë sot deklarohet lehtë parëndësia e saj

    për t’i interpretuar dhe drejtuar përgjegjësitë morale.

    Është shumë më tepër sesa një sentimentalizëm subjektiv,

    nesë ajo shoqërohet më një angazhim ndaj të vërtetës,

    në mënyrë që të mos jetë lehtësisht

    pre e emocioneve dhe të opinioneve të rastësishme të subjekteve.

    Marrëdhënia e saj me të vërtetën

    favorizon te dashuria-bamirësi universalizmin e saj

    dhe kështu e ruan atë nga kufizimi

    vetëm brenda një fushë të ngushtë dhe private marrëdhëniesh.

    Përndryshe do të përjashtohet prej planeve

    dhe proceseve të ndërtimit të një zhvillimi njerëzor

    në përmasa universale, në dialogun

    mes dijeve dhe veprueshmërive.

    Pa të vërtetën emocioni zbrazet

    nga përmbajtja marrëdhënore dhe shoqërore.

    Prandaj, hapja ndaj të vërtetës

    e mbron dashurinë-bamirësi

    nga një besim i rremë, që e privon

    prej frymëmarrjes njerzore dhe universale.

    185. Dashuria-bamirësi ka nevojë për dritën e të vërtetës

    që ne vazhdimisht kërkojmë

    dhe kjo dritë është ajo e arsyes dhe e fesë,

    pa relativizma.

    Kjo gjithashtu nënkupton zhvillim e shkencave

    dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm

    me qëllim të gjetjes së rrugëve konkrete

    dhe më të sigurta për të arritur rezultatet e dëshiruara.

    Në fakt kur bëhet fjalë për të mirën e të tjerëve,

    nuk mjaftojnë qëllimet e mira,

    por bëhet fjalë për të arritur

    në mënyrë të efektshme atë

    për të cilën ata dhe kombet e tyre anë nevojë për t’u realizuar.

  16. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI I PESTË

    POLITIKA MË E MIRË.


    Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi

    dhe dashuri sociale dhe politike.

    4. Aktiviteti i dashurisë poitike.



    186. Ekziston e ashtuquajtura dashuri “spontane”,

    veprimet e të cilën lindin drejtpërdrejt nga virtyti i dashurisë-bamirësi

    dhe u drejtohen personave dhe popujve.

    Pastaj ekziston një dashuri “e diktuar”,

    aktet e të cilës na shtyjnë që të krijojmë

    institucione më të shendetshme,

    rende më të drejta, struktura më solidare.

    Nga kjo rrjeh që është “një akt dashurie

    po aq i domosdoshëm edhe angazhimi

    që ka për qëllim ta organizojë

    e ta strukturojë shoqërinë në mënyrë

    që i afërmi të mos gjendet në mjerim”.


    Është deashuri-bamirësi

    të qëndrosh afër një personi që vuan

    dhe është gjithashtu dashuri-bamirësi

    gjithka që dikush, edhe pa pasur

    kontaktë drejtpërdrejtë me atë person,

    për të ndrysshuar kushtet shoqërore

    që atij i shkaktojnë vuajtje.


    Nëse dikush ndihmon një të moshuar

    për të kaluar një lumë – dhe kjo është dashuri-bamirësi e mrekullueshme –

    politikani ndërton për të një urë,

    edhe kjo është dashuri-bamirësi.

    Nëse dikush ndihmon tjetrin

    duke i dhënë për të ngrënë,

    politikani krijon një punë për të

    dhe ushtron një formë shumë të lartë bamirësie

    që fisnikëron veprimin e tij politik.


    5.Sakrificat e dashurisë.


    187. Kjo dashuri-bamirësi,

    zemra e shpirtit të politikës,

    është gjithmonë një dashuri preferenciale për të fundmit,

    e cila qëndron pas çdo veprimi

    të ndërmarrë në favor të tyre.

    Vetëm me një vështrim, horizonti

    i të cilit të shndërrohet nga dashuria-bamirësi

    që e shtyn atë të dallojë dinjitetin e tjetrit,

    të varfrit njihen dhe vlerësohen

    në dinjitetin e tyre të pamasë,

    respektohen në stilin dhe kuturën e tyre,

    dhe për këtë arsye integrohen

    me të vërtetë në shoqëri.

    Ky vështrim është thelbi i shpirtit autentik të politikës.

    Duke nisur prej aty,

    shtigjet që hapen, janë të ndryshme

    nga ato të një pragmatizmi të pashpirt.

    Për shëmbull, “nuk mund të trajtohet skandali i varfërisë

    duke promovuar strategji kontrolli

    që vetëm i sigurojnë të varfrit

    në qenie të zbutura dhe të padëmshme.

    Sa trishtuese është të shohësh që,

    prapa veprave të supozuara altruiste,

    tjetri reduktohet që të bëhet pasiv.

    Ajo që nevojtet është

    që të këtë kanale të ndryshme shprehjeje

    dhe pjesëmarrjeje shoqërore.

    Edukimi është në shërbim të kësaj ecjeje,

    në mënyrë që çdo qenie njerëzore

    të bëhet arkitekti i fatit të tij.

    Këtu parimi i subsidiaritetit,

    i pandashëm nga parimi solidaritetit,

    tregon vlerën e tij.

    188. Prej këtu lind nevoja urgjente

    për të gjetur një zgjidhje për gjithçka

    që sulmon të drejtat themelore të njeriut.

    Politikanët janë të thirrur

    që të kujdesen për brishtësinë,

    brishtësinë e popujve dhe të personave.

    Të kujdesësh për brishtësinë

    do të thotë forcë dhe butësi,

    do të thotë luftë dhe frytshmëri

    në mes të një modeli funkcionalist

    dhe privatist që të çon

    në mënyrë të pashmangshme

    në “kulturën e skarkos”.(...)

    Do të thotë të marresh përgjegjësinë

    për të tashmen në situatën e saj

    më mënjanuese dhe shqetësuese

    dhe të jesh në gjendje

    ta veshësh atë me dinjitet.

    Në këtë mënyrë, sigurisht

    që zhvillohet një aktivitet intensiv,

    sepse “gjithçka duhet të bëhet

    për të mbrojtur gjendjen

    dhe dinjitetin e personit njerëzor”.

    Politikani është një realizues,

    është një ndërtues me objektiva të medha,

    më një vështrim të gjerë,

    realistik dhe pragmatik,

    edhe përtej vendit të tij.

    Shqetësimet kryesore të një politikani

    nuk do të duhej të ishin

    ato të shkaktuara nga vënia nën hetim,

    por nga fakti se nuk ka gjetur

    një zgjidhje efektive

    për “fenomenin e përjahstimit shoqëror

    dhe ekonomik,

    me pasojat e tij të trishtueshme

    të trafikimit të qenieve njerëzore,

    të tregtisë së organeve

    dhe të indeve njerëzore,

    të shfrytëzimit seksual të fëmijëve,

    të punës skllavëruese,

    përfshirë prostitucionin,

    trafikimin e drogës dhe të armëve,

    terrorizmin dhe krimin e organizuar ndërkombëtar.

    I tillë është rendi i madhësisë

    së këtyre situatave

    dhe numri i jetëve të pafajsme të përfshira,

    sa duhet të shmangim çdo tundim

    për të rëne në një nominalizëm deklamues

    e një efekt qetësues të ndërgjegjeve.

    Duhet të kujdesemi që institucionet tona

    të jenë me të vërtetë të efektshme

    në luftën kundër të gjitha këtyre fatkeqësive”.

    Kjo gjë bëhet duke shfrytëzuar

    në mënyrë inteligjente

    burimet e medha të zhvillimit teknologjik.

    189. Jemi ende larg nga globalizimi

    të të drejtave më thelbësore të njeriut.

    Për këtë arsye, politika botërore

    nuk mund të mos vendosë

    midis objektiave të saj kryesore

    dhe të patjetërsueshëm të eliminimit efektiv të urisë.

    Në fakt “kur spekulimi finaciar

    ndikon në çmimin e ushqimeve

    duke i trajtuar atë si një mall çfarëdo,

    miliona persona vuajnë

    dhe vdesin urie.

    Nga ana tjetër, tonelata me ushqime

    hidhen poshtë. Kjo përbën

    një skandal të vërtetë.

    Uria është kriminale,

    të ushqyerit është një e drejtë e patjetërsueshme.

    Shumë herë, ndërsa zhytemi

    në diskutime semantike apo ideoogjike,

    lëjojmë ende që të këtë vëllezër dhe motra

    që vdesin urie dhe etje,

    pa çati mbi kokë apo pa pasur mundësi që të mjekohen.

    Së bashku më këto nevoja themelore

    të paplotësuara,

    trafikimi i qenieve njerëzore

    është një tjetër turp për njerëzimin

    që politika ndërkombëtare

    nuk duhet të vazhdojë ta tolerojë,

    përtej fjalimeve dhe qëllimeve të mira.

    Është minimumi i domosdoshëm.



    6.Dashuria që integron dhe mbledh


    190. Dashuria-bamirësi politike

    shprehet gjithashtu në hapjen ndaj të gjithëve.

    Sidomos ai që ka përgjegjësinë

    për të qeverisur,

    është i thirrur që të heqë dorë nga ajo që e pengon takimin

    dhe kërkon puqjen të paktën në disa tema.

    Ai di të dëgjojë këndvështrimin e tjetrit,

    duke lejuar që secili të këtë hapësirën e vet.

    Me heqjen dorë dhe me durim

    një qeveritar mund të favorisojë

    krijimin e atij shumëfaqëshi të bukur

    ku të gjithë gjejnë një vend.

    Në këtë fushë nuk funkcionojnë

    bisedimet e tipit ekonomik.

    Është diçka më shumë,

    është një shkëmbim ofertash

    në favor të së mirës së përbashkët.

    Duket një utopi naive,

    por nuk mund tëheqim dorë

    nga ky objektiv shumë i lartë.

    191. Ndërsa shohim

    se çdo lloj intolerance fondamentaliste

    dëmton marrëdhënjet

    midis personave, grupeve, dhe popujve,

    le të angazhohemi për të jetuar

    dhe për t’u mësuar të tjerëve

    vlerën e respektit,

    dashurinë e aftë për të pranuar çdo ndryshim,

    përparësinë e dignjitetit

    të çdo qenie njerëzore ndaj çdo ideje,

    ndjenjem praktike dhe madje edhe mëkati të tij.

    Ndërsa në shoqërinë aktuale

    fanatizmat, logjikat e mbyllura dhe fragentimi shoqëror e kulturor

    përhapen në shoqërinë e sotme,

    një politikan i mirë hedh hapin e parë

    me qëllim që të gjithë të dëgjohen.

    Është e vërtëtë që ndryshimet krijojnë konflikte,

    por uniformiteti krijon asfiksi

    dhe bën që të gëlltitemi kulturalisht.

    Të bëjmë të mundur që të mos jetojmë

    të mbyllur në një fragment realiteti.

    192. Në këtë kontekst, dëshiroj të kujtoj

    se, së bashku me të Madhin Imam Ahmad Al-Tayyeb-in

    u kemi kërkuar “arkitektëve

    të politikës ndërkombëtare

    dhe të ekonomisë botërore

    që të angazhohen seriozisht

    për të përhapur kulturën e tolerancës,

    të bashkëjetesës dhe të paqes;

    për të ndërhyrë sa më shpejt

    që të jetë e mundur,

    për ndalimin e derdhjes së gjakut të pafajshëm”.

    Dhe kur një politikë e caktuar

    mbjell urrejtje dhe frikë ndaj kombeve të tjera

    në emër të së mirës së vendit të vet,

    duhet të shqetësohemi,

    të reagojmë në kohë

    dhe menjëherë të ndryshojmë drejtim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 09-09-2022 më 08:42

  17. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga Letra Enciklike e Papës Françesku VËLLEZËR TË GJITHË.

    KAPITULLI I PESTË

    POLITIKA MË E MIRË.


    Marrëdhënie shoqërore themeluat mbi mirësi

    dhe dashuri sociale dhe politike.


    7.Më shumë pjellori sesa rezultate.



    193. Ndërsa kryen këtë veprimtari të palodhshme,

    çdo politikan vazhdon të jetë një qenie njerëzore.

    Është i thirrur që të jetojë dashurinë

    në marrëdhënje e tij të përditëshme ndërpersonale.

    Është një person që ka nevoje të kuptojë

    se bota moderne, në përsosëmërinë e vet teknike,

    priret ta racionalizojë gjithnjë e më shumë

    plotësimin e dëshirave njerëzore,

    të klasifikuara dhe të ndara

    midis shërbimeve të ndryshme.

    Gjithnjë e më pak

    një person thirret me emrin e vet,

    gjithnjë e më pak do të trajtohet si person

    kjo qenie unike në botë,

    që ka zemrën e vet, vuajtjet e veta,

    problemet e veta, gëzimet

    dhe familjen e vet.

    Do t’i njihen vetem

    sëmundjet e tij për t’i shëruar,

    mungesa e parave për ta siguruar ato,

    nevoja e tij për një shtëpi për t’i dhënë strehim,

    dëshira e tij për argëtim

    dhe zbavitje për t’i organizuar ato.

    Sidoqoftë, “ta duash

    më të parëndësishmin e qenieve njerëzore si vëlla,

    sikur në botë të mos kishte asnjë tjetër përveç tij,

    nuk është humbje kohe”.

    194. Edhe në politikë

    ka vend për të dashur me butësi.

    “Çfarë ëhtë butësia? Është dashuria

    që bëhet e afërt dhe konkrete.

    Është një lëvizje që fillon nga zemra

    dhe arrin të sytë, veshët, duart...

    Butësia është rruga që kanë ndjekur burrat

    dhe gratë më të guximshme dhe më të forta”.

    Në mes të veprimtarisë politike,

    “më të vegjlit, më të dobëtit, më të varfrit

    duhet të na zbusin:

    kanë “të drejtën” që të na rrëmbejnë

    shpirtin dhe zemrën.

    Po, ata janë vëllezërit tanë

    dhe si të tillë duhet t’i duam dhe t’i trajtojmë.

    195. Kjo na ndihmon që të pranojmë

    se jo gjithmonë bëhet fjalë

    për të arritur rezultate të medha,

    që nganjëherë nuk janë të mundshme.

    Në veprintarinë poitike

    duhet të mbahet mend se

    “pavarësisht nga pamja e jashtmë,

    çdo njeri është jashtëzakonisht i shenjtë

    dhe meriton dashurinë.

    Si pasojë, nëse mund ta ndihmoj

    së paku një personqë

    të këtë një jetë më të mirë,

    kjo shfajëson dhurimin e jetës sime.

    Është diçka e mrekullueshmë

    që të jesh popull besnik i Hyjit.

    Deo ta arrimë plotësinë

    kur t’i shëmbin muret

    dhe zemrat të na mbushen me fytyra e emra!”.

    Objektivat e medha

    të ëndërruara në strategji,

    arrihen pjesërisht.

    Përtej kësaj, ata që duan

    dhe kanë reshtur

    se kuptuari politikën si një kërkim pushteti,

    “mund të jemi të sigurt se asnjë

    nga aktet tona të shqetësimit të sinqërtrë për të tjerët

    nuk do të humbasë,

    asnjë përpjekje bujare nuk ëahtë e kotë

    dhe nuk shkon kot asnjë çast durimii

    përjetuar me dhimbje.

    E gjitha kjo qarkullon përmes botës,

    si një forcë jetësore.

    196.Nga ana tjetër

    është një fisnikëri e madhe

    të jesh në gjendje të fillosh procese,

    frytet e të cilave do të korren nga të tjerët,

    me shpresën e vendosur në forcën e fshehtë

    të së mirës që mbillet.

    Politika e mirë bashkon dashurinë me shpresën,

    me besimin në rezervat e të mirës

    që janë në zemrat e njerëzve, pavarësisht gjithkaje.

    Prandaj, jeta autentike politike,

    që themëlohet mbi të drejtën e mbi një dialog të drejtë mes subjekteve,

    ripërtërihet me bindjen se çdo grua,

    çdo burrë e çdo brez përmbajnë në vetveten

    një premtim që mund të leshojë

    energji të reja marrëdhënore, intelektuale,kulturore dhe shpirtërore..

    197. E parë në këtë mënyrë,

    politika është më fisnike sesa dukja,

    marktingu apo format e ndryshme të maquillage-it mediatik.

    E gjithë kjo nuk mbjell asgjë

    përveç përçarjes, armiqësisë,

    dhe një skepticizmi të zymtë

    të paaftë për t’iu apeluar një projekti të përbashkët.

    Duke menduar për të ardhmen,

    në disa momente të caktuara pyetjet duhet të jenë:

    “Për çfarë qëllimi? Ku sinoj vertët?”.

    Sepse pas disa vitesh,

    duke reflektuar për të kaluarën,

    pyetja nuk do të jetë:

    “Sa më kanë miratuar,,

    sa më kanë votuar,

    sa kanë pasur një imazh pozitiv për mua?”.

    Pyetjet, mbase të dhimshme do të jenë:

    “Me sa dashuri e kam bërë punën time?

    Në çfarë i kam ndihmuar popuj

    që të përparojnë?

    Çfarë gjurmë kam lënë në jetën e shoqërisë?

    Çfarë lidhje reale kam krijuar?

    Çfarë forcash pozitive kam liruar?

    Sa paqe shoqërore kam mbjellë?

    Çfarë kam prodhuar

    në vendin që më ishte besuar?



  18. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga LETRA ENCIKLIKE E ATIT TË SHENJTË FRANÇESKU

    MBI VËLLAZËRINË DHE MIQËSINË SHOQËRORE.

    KAPITULLI I GJASHTË

    DIALOGU DHE MIQËSIA SHOQËRORE.


    198. T’i afrohemi njëri- tjetrit, të shprehemi te njëri- tjetri,

    ta dëgjojmë njëri=tjetrin, ta shohim njëri-tjetrin,

    ta njohim njëri tjetrin, të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin,

    të kërkojmë pika takimi e, gjithë kjo përmblidhet në foljen “dialogoj”.

    Për ta takuar dhe për ta ndihmuar njëri-tjetrin ,

    duhet të dialogojmë.

    Nuk ka nevojë që të themi se për çfarë na shërben dialogu.

    Na mjafton të mendojmë

    se çfarë do të ishte bota pa dialogun e durueshëm

    të kaq shumë njerëzve bujarë,

    që i kanë mbajtur të bashkuara familjet dhe bashkësinë.

    Dialogu këmbëngulës dhe i guximshëm

    nuk përbën lajm si përleshjet dhe konfliktet,

    e megjithathe pa u ndier e ndihmon botën

    për të jetuar më mirë.

    Shumë më tepër sesa ne mendojmë.



    DIALOGU SHOQËROR DEJT NJË KULTURE TE RE.


    199. Disa përpiqen që t’i ikin realitetit

    duke u strehuar në një botë private,

    kurse disa të tjerë përballen me këtë realitet

    me një dhunë shkatërruese,

    për “midis indifeerencës egoisike dhe protestës së dhumshme

    egziston një mundësi që është gjithmonë e mundur: dialogu.

    Dialogu midis brezave,

    dialogu në popull,

    sepse të gjithë jemi popull,

    asftësia për të dhënë dhe për të marrë,

    duke mbetur të hapur ndaj të vërtetës.

    Një popull rritet kur pasuritë e tij të ndryshme kulturore

    dialogojnë në mënyrë ndërtuese:

    kultura popullore dhe ajo universitare,

    kultura rinore dhe ajo artistike,

    kultura teknologjike dhe ajo ekonomike,

    kultura familjare dhe ajo mediatike.

    200. Dialogu shpesh ngatërohet me diçka shumë të ndryshme:

    një shë.mbim i etur i opinioneve në rrjetet sociale,

    shumë herë i orientuar nga një informacion mediatik

    jo gjithmonë i besueshëm.

    Janë thjesht monologje

    që ecin paralelisht,

    ndoshta duke iu imponuar vëmendjes së të tjerëve

    për shkak të toneve të tyre të larta dhe agresive.

    Por monologjet nuk angazhojnë askënd,

    deri në atë pikë sa përmbajtjet e tyre

    jo rrallëherë janë oportuniste dhe kontradiktore.


    201. Përhapja kumbuese

    e fakteve dhe e referencave

    në media, në realitet

    shpesh mbyll mundësitë e dialogut,

    sepse lejon që të gjithë,

    me justifikim e gabimeve të të tjerëve,

    të mbajnë të paprekura dhe pa ngjyrime

    idetë, interesat dhe zgjedhjet e veta.

    Mbizotëron zakoni

    i diskreditimit të shpejt të kundërshtarit,

    duke i atribuar atij epitete poshtëruese,

    në vend që të bëhet një dialog

    i hapur dhe i respektueshëm,

    në të cilin kërkohet të arrihet një sintezë

    që shkon përtej.

    Me e keqja është se kjo gjuhë, e zakonshme

    në kontekstin mediatik të një fushate politike,

    është përgjithësuar kaq shumë

    sa të gjithë e përdorin atë çdo ditë.

    Debati shumë herë manipulohet

    nga interesa të caktuara

    që kanë një fuqi më të madhe

    dhe në mënyrë të pandershme

    përpiqen të përkulin opinionin publik

    në favor të tyre.

    Nuk po i referohem vetëm qevërisë aktuale,

    sepse kjo fuqi manipuluese

    mund të jetë ekonomike,

    politike, mediatike, fetare ose e çfarëdo lloji.

    Ndonjëherë justifikohet apo shfajësohet

    kur dinamika e saj përkon

    me interesat vetjake ekonomike ose ideologjike,

    por herët ose vonë

    kthehet kundër po këtyre interesave.


    202. Mungesa e dialogut bën

    që askush, në sektorë të veçantë,

    të mos shqetësohet

    për të mirën e përbashkët,

    por të shqtësohet më tepër

    që të marrë avantazhet

    që ofron pushteti,

    ose, në rastin më të mirë,

    të diktojë mënyrën e vet të menduarit.

    Kështu bisedimet kthehen thjesht në negociata,

    në mënyrë që secili të përvetësojë

    të gjitha fuqinë dhe avantazhet

    më të mëdha të mundshme,

    pa një kërkim të përbashkët

    që krijon të mirën e përbashkët.

    Heronjtë e të ardhmes

    do të jenë ata që do të jenë në gjendje

    ta thyejnë këtë logjikë jo të shëndetshme

    dhe do të vendosin të mbështesin me respekt

    një fjalë që është mbushur me të vërtetën,

    përtej interesave personale.

    Dashtë Zoti që këta heronj

    në mënyrë të heshtur

    të jenë duke dalë në dritë

    në zemrën e shoqërisë tonë.




    Të ndërtojmë së bashku.


    203. Dialogu shoqëror autentik

    prezupozon aftësinë për të respektuar

    kënveshtrimin e tjetrit, duke pranuar mundësinë

    që ai mund të përmbajë bindje

    ose interesa të ligjshme.

    Duke filluar nga identiteti i tij,

    tjetri ka diçka për për të dhënë

    dhe është e dëshirueshme

    që të thellojë dhe të ekspozojë pozicionin e tij

    në mënyrë që debati publik të jetë edhe më i plotë.

    Kur një person ose grup

    është koherent me atë që mendon,

    u përmbahet fort vlerave dhe bindjeve të veta,

    si dhe zhvillon një mendim të vetin,

    në një mënyrë apo në një tjetër

    kjo gjë do t’i sjellë dobi shoqërisë.

    Por kjo gjë ndodh vetëm në masën

    në të cilën ky zhvillim bëhet në dialog

    dhe në hapje ndaj të tjerëve.

    Në fakt në një shpirt të vërtetë dialogu,

    ushqehet aftësia për të kuptuar

    domethënien e asaj që thotë dhe bën tjetri,

    edhe pse ai nuk arrin

    ta paraqesë atë si bindje të vetën.

    Kështu behemi të sinqertë,

    nuk fshehim atë që besojmë ,

    nuk reshtim së dialoguari,

    së kërkuari pika takimi

    dhe mbi të gjitha nuk reshtim

    së punuari dhe së angazhuari së bashku.

    Diskutimi së bshku,

    nëse u jep vërtet hapësirë të gjithëve

    dhe as nuk manipulon

    e as nuk e fsheh informacionin,

    është një stimul i vazhdueshëm

    që mundëson arritjen e të vërtetës

    në mënyrë më të përshtatshme,

    ose të paktën në shprehjen e saj

    në mënyrë më të qartë.

    Parandalon që sektorët e ndryshëm

    të marrin një pozicion,

    të rehatshëm dhe vetëmjaftueshëm,

    në mënyrën e tyre të të parit

    të gjërave dhe në interesat e tyre të kufizuara.

    Mendojmë se ndryshimet janë krijuese,

    krijojnë tension

    dhe përparimi i njerëzimit qëndron

    pikërisht në zgjidhjen e një tensioni.


    204. Sot ekziston bindja

    se, përveç zhvillimeve specializur shkencore,

    është i nevojshëm komunikimi midis disiplinave,

    pasi realiteti është një,

    megjithse mund të trajtohet nga këndvështrime

    dhe me metodologji të ndryshme.

    Rreziku që përparimi shkencor

    të konsiderohet sot qasje e vetme e mundshmë

    për të kuptuar një aspekt të jetës,

    të shoqërisë dhe të botës

    nuk duhet të neglizhohet.

    Në vend të kësaj një studiues

    që përparon me frytshmëri në analizën e tij

    dhe është gjithashtu i gatshëm

    që të njohë përmasa të tjera të realitetit

    që ai hulumton,

    falë punës së shkencave dhe të dijëve të tjera

    i hapet njohjes së realitetit

    në mënyrë më tërësore dhe të plotë.


    205. Në këtë botë të globalizuar

    mediat mund të ndihnojnë

    që të ndihemi afër njëri tjetrit,

    që të na bëjnë të perceptojmë

    një ndjenjë të ripërtërirë

    njesje të familjes njerëzore

    që na shtyn drejt solidaritetit dhe angazhimit serioz

    për një jetë më dinjitoze.

    Mund të na ndihmojnë në këtë vëçanërisht sot,

    kur rrjetet e komunikimit njerëzor

    kanë arritur zhvillime padëgjuara.

    Në veçanti, interneti mund të ofrojë

    mundësi më të mëdha

    për takim dhe solidaritet midis të gjithëve,

    dhe kjo është një gjë e mirë,

    është një dhuratë e Zotit.

    Sidoqoftë është e nevojshme

    që format aktuale të komunikimit

    të na orientojnë efektivisht

    drejt takimit bujar,

    kërkimit të sinqertë të së vërtetës së plotë,

    shërbimit, afërsisë me më të fundmit,

    angazhimit për të ndërtuar të mirën e përbashkët.

    Në të njejtën kohë,

    siç kanë treguar Ipeshkvijtë e Australisë,

    nuk mund të pranojmë

    një botë digjitale të projektuar

    për të shfrytëzuar dobësinë tonë

    dhe për të nxjerrë më të keqen prej njerëzve.

  19. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga LETRA ENCIKLIKE E ATIT TË SHENJTË FRANÇESKU

    MBI VËLLAZËRINË DHE MIQËSINË SHOQËRORE.

    KAPITULLI I GJASHTË

    DIALOGU DHE MIQËSIA SHOQËRORE.

    THEMELI I KONSENSUSIT.



    206. Relativizmi nuk është zgjidhja.

    Nën velin e një tolerance të supozuar,

    ai përfundon duke favorizuar faktin

    se vlerat morale interpretohen nga të fuqishmit

    sipas bindjeve të momentit.

    Në fund të fundit,

    nëse nuk ka të vërteta objektive

    dhe as parime të përcaktuara,

    përveç plotësimit të aspiratave personale

    dhe të nevojave të momentit,

    nuk mund të mendojmë

    se do të mjaftojnë programet politike apo forca e ligjit,

    kur është kultura ajo që prishet

    dhe nuk njihet më asnjë e vërtetë objektive

    apo parim universalisht i vlefshëm,

    ligjet do të kuptohen vetëm

    si diktime arbitrare d

    he pengesa që duhen shmangur.


    207. A është e mundur

    që t’i kushtojmë vëmendje të vërtetës,

    të kërkojmë të vërtetën

    që i përgjigjet realitetit tonë të thellë?

    Çfarë është ligji pa bindjen e arritur

    përmes një ecjeje të gjatë reflektimi

    dhe urtie, që çdo qenie njerëzore

    është e shenjtë dhe e paprekshme?

    Me qëllim që një shoqëri të ketë një të ardhme,

    duhet të ketë zhvilluar një respekt të përzemërt

    për të vërtetën e dinjitetit njerëzor,

    të cilit i nënshtrohemi.

    Atëherë nuk do ta vrasim dikënd

    jo thjesht për të shmangur përbuzjen shoqërore

    dhe peshën e ligjit,

    por për bindje.

    Është një e vërtetë e domosdoshme,

    që e njohim me arsye dhe e pranojmë me ndërgjegje.

    Një shoqëri është fisnike dhe e respektuar,

    edhe sepse kultivon kërkimin e të vërtetës

    dhe lidhjen e saj me të vërtetën themelore.


    208. Është e nevojshme që të praktikohet

    demaskimi i modaliteteve të ndyshme të manipulimit,

    të shtrembërimit dhe të fshehjes së të vërtetës

    në sferat publike dhe private.

    Ajo që ne e quajmë “e vërteta”

    nuk është vetëm komunikimi i fakteve nga gazetaria.

    Para së gjitha ëhstlë kërkimi i bazave më të forta

    që qëndrojnë në themel të zgjedhjeve

    dhe të ligjeve tona.

    Kjo nënkupton pranimin

    se intelligjenca njerëzore mund të tejkalojë interesat e momentit

    dhe të kuptojë disa të vërteta që nuk ndryshojnë,

    të cilat ishin të vërteta përpara nesh

    dhe do të jenë gjithmonë.

    Duke hulumtuar natyrën njerëzore,

    arsyeja zbulon vlera që janë universale, sepse rjedhin prej saj.


    209. Ndryshe a nuk mund të ndodhë ndoshta

    që të drejtat themelore të njeriut,

    që sot konsiderohen të pakapërceshme,

    të mohohen nga pushtetarët,

    pasi kanë marrë “pëlqimin” e një populsie

    të përgjumur dhe të frikësuar?

    As thjesht një konsensus midis popujve të ndryshëm,

    po aq i manipolueshëm,

    nuk do të ishte i mjaftueshëm.

    Kemi prova të bollshme për gjithë të mirën

    që jemi në gjendje të bëjmë,

    megjithatë , në të njejtën kohë,

    duhet të pranojmë aftësinë për shkatëlrrimin

    që kemi brenda vetes tonë.


    A nuk është individualizmi

    indiferent dhe i pamëshirshëm ,

    në të cilin kemi rënë,

    rezultat i përtacisë në kërkimin e vlerave më të larta,

    të cilat tejlalojnë nevojat momentale?

    Relativizmit i shtohet reziku

    që të pushtetshmit ose më të aftit

    të jenë në gjendje të imponojnë

    një të vërtetë të supozuar.

    Megjithatë, “përballë normave morale

    që ndalojnë të keqen e brendshme,

    nuk ka privilegje ose përjashtime për askënd.

    Të jesh Zoti i botës ose “mjerani” i fundit

    në faqën e dheut nuk përbën asnjë ndryshim:

    përballë kërkesave morale jemi të gjithë absolutisht të barabartë”.


    210. Ajo që na ndodh sot,

    duke na tërhequr drejt një logjike perverse dhe boshe,

    është se ekziston një asimilim i etikës dhe i politikës nga fizika.

    Nuk ekziston e mira dhe e keqja në vetvete,

    por vetëm një llogaritje e avantazhve dhe e disavantazheve.


    Zhvendosja e arsyes morale ka si pasojë

    që ligji nuk mund t’i referohet

    një konceptimi themelor e ideve sunduese.

    Ka zënë fill një degjejerim:

    një rrafshim që shkon gjithnjë më poshtë

    përmes një konsensusi sipërfaqësor dhe kompromentues.

    Si rrjedhojë, triumfon logjika e forcës.



    Konsensusi dhe e vërteta.



    211. Në një shoqëri pluraliste,

    dialogu është mënyra më e përshtatshme

    për të njohur atë që gjithmonë

    duhet të afirmohet dhe respektohet,

    dhe që shkon përtej konsensusit të rastit.

    Po flasim për një dialog

    që duhet pasuruar dhe ndriquar nga arsyeja,

    nga argumente racionale,

    nga një larmi perspektivash,

    nga kontribute njohurish dhe këndvështrimesh të ndryshme

    dhe që nuk përjashton bindjen

    se është e mundur të arrihen disa të vërteta themelore,

    të cilat duhet dhe do të duhej gjithmonë

    që të mbështetshin.

    Pranimi se duhet të ekzistojnë disa vlera të përhershme,

    edhe pse jo gjithmonë është e lehtë që të njihen,

    i jpë fortësi dhe qëndrueshmëri një etike shoqërore.

    Edhe kur i kemi njohur dhe i kemi marrë përsipër

    falë dialogut dhe konsensusit,

    shohim se këto vlera themelore

    tejkalojmë çdo konsensus,

    i njohim si vlera që i tejkalojnë kontekstet tona

    dhe kurrë nuk mund të diskutohen.

    Mund të rritet kuptimi ynë

    mbi domethënien dhe rëndësinë e tyre -

    dhe në këtë kuptim konsensusi është një realitet dinamik –

    por në vetveten ato vlerësohen si të qëndrueshme

    për domethënien e tyre të brendshme.


    212. Nëse një gjë e caktuar mbetet gjithmonë

    e përshtatshme për funcionimin e duhur të shoqërisë,

    a nuk ndodh sepse pas saj

    ekziston një e vërtetë e përhershme,

    të cilën inteligjenca mund ta kuptojë?

    Në vetë realitetin e qenies njerëzore dhe të shoqërisë,

    në natyrën e tyre të thellë,

    ekzistojnë një varg strukturash bazë

    që mbështesin zhvillimin dhe mbijetësën e tyre.

    Prej aty rrjedhin nevoja të caktuar

    që mund të zbulohen falë dialogut,

    edhe pse ato nuk janë krijuar

    në kuptimin e ngushtë prej konsensusit.

    Fakti që disa norma janë të domosdoshme

    për vetë jetën shoqërore

    është një treguesi i jashtëm

    se si ato janë diçka thelbësisht e mirë.

    Si pasojë, nuk është e nevojshme

    që të vësh interesin shoqëror dhe konsensusin

    kundër realitetit të një të vërtetë objektive.

    Këto të trija mund të bashkohen në mënyrë harmonike

    kur, përmes dialogut,

    personat kanë guximin

    që t’i shkojnë deri në fund të çeshtjeje.


    213. Nëse dinjiteti i të tjerve duhet të respektohet në çdo situatë,

    kjo është sepse ne nuk e shpikim

    apo nuk e supozojmë këtë dinjitet,

    por sepse në ta ka vërtet një vlerë më të lartë

    se gjërat materiale dhe rrethanat,

    që kërkon ata të trajtohen në një mënyrë tjetrën.

    Që çdo qenie njerëzore zotëron

    një dinjitet të patjetërsueshëm

    është një e vërtetë që i përgjigjet natyrës njerëzore

    përtej çdo ndryshimi kulturor.

    Prandaj qenia njerëzore zotëron

    të njejtin dinjitet të padhunueshëm

    në çdo epokë historike

    dhe askush nuk mund të ndihet i autorizuar nga rrethanat

    që ta mohojë këtë bindje apo të mos veprojë si rrjedhojë.

    Inteligjenca mund të shqyrtojë realitetin e gjërave,

    përmes reflektimit, përvojës dhe dialogut,

    për të njohur në këtë realitet

    që e tejkalon bazën e disa kërkesave të përgjithshme morale.


    214. Për agnostikët,

    ky themel mund të duket i mjaftueshëm

    për t’u dhënë një vlefshmëri universale

    të të patundshme dhe të qëndrueshme

    parimeve etike themelore dhe të panegociueshme,

    në mënyrë që të parandalojë katastrofa të reja.

    Për besimtarët,

    natyra njerëzore, burim parimesh etike,

    është krijuar nga Hyji

    i cili, në fundd të fundit,

    u jep një themel të shëndoshë këtyre parimeve.

    Kjo nuk krijon një obsesion etik

    dhe as nuk i hap rrugën diktimit

    të asnjë sistemi moral,

    pasi këto parime themelore dhe universalisht të vlefshme

    mund të çojnë në krijimin

    e rregulloreve të ndryshme pratike.

    Prandaj gjithmonë mbetet një hapësirë për dialogun.

  20. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Përmbledje e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.

    Nga LETRA ENCIKLIKE E ATIT TË SHENJTË FRANÇESKU

    MBI VËLLAZËRINË DHE MIQËSINË SHOQËRORE.

    KAPITULLI I GJASHTË



    DIALOGU DHE MIQËSIA SHOQËRORE.


    NJË KULTURË E RE


    215. Jeta ësstë arti i takimit,

    edhe pse në jetë ka shumë konflikte.

    Shumë herë i kam ftuar njerëzit

    që të zhvillojnë një kulturë takimi,

    që shkon përtej dialektikave

    që e vënë njërin kundër tjetrit.

    Është një jetë që priret të formojë atë poliedër

    që ka shumë faqe, shumë brenjë,

    por të gjitha përbëjnë një njesi të pasur me nuanca,

    sepse e tëra është më e madhe se një pjesë.

    Poliedri përfaqëson një shoqëri

    në të cilën ndryshimet bashkëjetojnë

    duke u integruar, duke u pasuruar,

    dhe duke ndriçuar njëri-tjetrin,

    edhe pse kjo përfshin diskutime dhe mosbesim.

    Në fakt, nga të gjithë mund të mësojmë diçka,

    askush nuk është i padobishëm,

    ashkush nuk është i tepërt.

    Kjo nënkupton përfshirjen e periferive.

    Ata që jetojnë në to, kanë një këndvështrim tjetër,

    shohin aspektet e realitetit

    që nuk njihen nga qëndrat e pushtetit

    ku merren vendimet më përcaktuese.


    Takimi bërë kulturë.

    216: Fjala “kulturë” tregon diçka që ka depërtuar te populli,

    te bindjet e tij më të thella dhe në stilin e tij të jetës.

    Nëse flasim për një “kulturë” në popull,

    kjo është më shumë sesa një ide apo një abstraktim.

    Përfshin dëshirat, entuziazmin

    dhe në fund një stil jete që karakterizon atë grup njerëzish.

    Prandaj të flasësh për “kulturën e takimit”

    do të thotë se, si popull, kemi pasion, dëshirën për t’u takuar,

    kërkimin e pikave të takimit,

    ndërtimin e urave, planifikimin e diçkaje që i përfshin të gjithë.

    Kjo është bëre një aspiratë ose një stil jete.

    Subjekti i kësaj kulture është populli,

    jo një sektor i shoqërisë

    që synon ta mbajë pjesën tjetër të qetë

    me mjete profesionale dhe mediatike.

    217. Paqja shoqërore arrihet me punë,

    është diçka artizanale.

    Do të ishte më e lehtë

    që të përmbaheshim liritë dhe ndrishimet

    me pak dinakëri dhe burime.

    Por kjo paqe do të ishte sipërfaqësore dhe e brishte,

    jo fryt e një kulture tkimi që e mbështet atë.

    Integrimi i realiteteve të ndryshme

    është shumë më i vështirë dhe i ngadaltë,

    por edhe garancia e një paqeje reale dhe të qëndrueshme.

    Kjo nuk arrihet duke mbledhur së bashku të pastrit,

    pasi “edhe njerëziit

    që mund të kritikohen për gabimet e tyre,

    kanë diçka për të ofruar

    që nuk duhet të nënvlerësohet”.

    Dhe nuk konsiston në një paqe

    që lind duke ua mbyllur gojën kërkesave shoqerore

    ose duke i shmangur ata që bëjnë shumë zhurmë,

    sepse nuk është “një consensus në letër

    apo arritje në një paqeje kalimtare

    për një pakicë të kënaqur.

    Ajo që ka rëndësi është të fillohen procese takimi,

    procese që mund të ndërtojnë një popull

    të aftë për të bashuar dallimet.

    T’i armatosim fëmijët tanë me armët e dialogut!

    T’u mësojmë atyre luftën e mirë të takimit.


    Shija për ta rinjohur tjetrin.


    218. Kjo gjë kërkon aftësinë e zakonshme

    për t’ia njohur tjetrit drejtën

    që të jetë vetvetja dhe i ndryshëm.

    Duke nisur nga kjo njohje

    që është bërë kulturë,

    bëhet e mundur që të arrihet një pakt shoqëror.

    Pa këtë njohje, zhvillohen mënyra të ndryshme

    që çojnë në humbjen e çdo domethënjeje që ka tjetri,

    në bërjen e tij i parëndësishëm

    dhe në mirënjohjne e asnjë vlere që ai ka në shoqëri.

    Pas refuzimit të disa formave të dukshme të dhunës,

    shpesh fshihet një tjetër dhunë më e hollë:

    ajo e atyre që përçmojnë atë që është ndryshe,

    veçanërisht kur kërkesat e këtyre

    dëmtojnë në njëfarë mënyre

    interesat e tyre.

    219. Kur një pjesë e shoqërisë pretendon

    të shijojë gjithçka ofron bota,

    sikur të varfërit të mos ekzistonin,

    kjo në një moment të caktuar

    ka pasoja e saj.

    Injorimi i ekzistencës dhe i të drejtave të të tjerëve

    herët a vonë shkakton një formë dhune ,

    shpesh të papritur.

    Endrat e lirisë, të barazisë dhe të vëllazërisë

    mund të qëndrojnë në nivelin e formaliteteve,

    sepse nuk janë efektivisht për të gjithë.

    Prandaj nuk bëhet fjalë vetëm

    për kërkimin e një takimi midis atyre

    që mbajnë forma të ndryshme të pushtetit

    ekonomik, politik ose akademik.

    Një takim real shoqëror vë

    në një dialog të vërtetë format e medha kulturore

    që përfaqësojnë shumicën e popullsisë.

    Shpesh propozimet e mira

    nuk bëhen nga sektorët më të varfëruar,

    sepse paraqiten me një veshje kulturore që nuk është e tyre

    dhe me të cilën nuk mund të njihen të identifikuar.

    Si psojë, një pakt shoqëror realistik dhe përfshirës

    duhet të jetë gjithashtu një “pakt kulturor”,

    i cili respekton dhe supozon

    botëkuptime, kultura dhe stile të ndryshme jete

    që bashkëekzistojnë në shoqëri.


    220. Për shembull, popujt me një kulture të lashtë autoktone vendali

    nuk janë kundër përparimit,

    edhe pse kanë një ide të ndryshme për përparimin,

    shumë herë më humaniste

    se ajo e kulturës moderne të popujve të zhvilluar.

    Nuk është një kulturë e orientuar

    për avantazhin e atyre që janë në pushtet,

    të atyre që kanë nevojë

    të krijojnë një lloj parajsë në tokë.

    Intoleranca dhe përbuzja ndaj kulturave popullore autoktone

    është një formë e vërtetë dhunë,

    tipike e “etiçistëve” pa mirësi

    që jetojnë duke gjykuar të tjerët,

    Por asnjë ndryshim autentik,

    i thellë dhe i qëndrueshëm

    nuk është i mundur nëse nuk bëhet

    duke filluar nga kulturat e ndryshme,

    kryesisht të të varfërve.

    Një pakt kulturor prezupozon

    që të hiqet dorë për të kuptuar identitetin e një vendi

    në mënyrë monolite

    dhe kërkon që ndryshueshmëria të respektohet

    duke i ofruar asaj mënyra promovimi dhe integrimi shoqëror.


    221. Ky pakt kërkon gjithashtu

    që të pranohet mundësia

    e heqjes dorë nga diçka për të mirën e përbashkët.

    Askush nuk mund të mbizotërojë krejt të vëtetën,

    as të kënaqë tërësinë e dëshirave të veta,

    sepse, sepse ky pretendim

    do të na qonte në dëshirën

    për ta shkatëruar tjetrin

    duke mohuar të drejtat e tij.

    Kërkimi i një tolerance të rreme

    duhet t’i hapë rrugë realizimit dialogues,

    të atyre që besojnë

    se duhet t’u qendrojnë besnjkë parimeve të tyre,

    duke pranuar gjithashtu

    se edhe tjetri ka të drejtë të përpiqet

    të jetë besnik ndaj parimeve të veta.

    Është njohja e vërtetë e tjetrit,

    të cilën vetëm dashuria e bën të mundur

    dhe që do të thotë ta vësh veten

    në vendin e tjetrit për të zbuluar atë që është autentike,

    ose të paktën e kuptueshme, midis motivimeve dhe interesave të tij.



    RIFITIMI I MIRËSJELLJES.


    222. Individualizmi konsumist shkakton shumë abuzime.

    Të tjerët bëhen tjesht pengesa

    për qetësinë e kendshme vetjake,

    Kështu përfundojnë t’i trajtojnë si bezdisje

    dhe agresiviteti rritet.

    Kjo theksohet dhe arrin

    në nivele acaruese në kohë krize,

    në situata katastrofike, në momente të vështira,

    kur shfaqet shpirti i “lë të shpëtojë vetveten kush të mundet”.

    Sidoqoftë është edhe e mundur

    që të bëhet zgjedhja për të ushtruar mirësinë.

    Ka njerës që e bëjnë atë dhe bëhen yje në mes të erësirës.

    223. Shën Pali përmendte një fryt të Shpirtit Shenjt

    me fjalën greke chrestotes (Gal. 5,22)

    e cila shpreh një gjendje shpirtërorre

    jo të ashpër, të palatuar, të fortë,

    por të mirë, të ëmbël,

    që mbështet dhe ngushëllon.

    Personi që e zotëron këtë cilësi

    i ndihmon të tjerët në mënyrë

    që ekzistenca e tyre të jetë më e durueshme,

    vëçanëisht kur e mbajnë peshën

    e problemeve, të urgjencave, dhe të anktheve të tyre.

    Është një mënyrë për të trajtuar të tjerët

    që shfaqet një forma të ndryshme:

    si mirësi në sjellje, kujdes për të mos lenduar me fjalë ose gjeste,

    përpjekje për të lethsuar peshën e të tjerëve.

    Përfshin “fjalë nxitjeje

    që ngushëllojnë, japin force dhe shtytje”,

    në vend të fjalëve “që poshtërojnë,

    trishtojnë, acarojnë dhe përbuzin”.

    224. Mirësjellja është një lirim nga mizoria

    që ndonjëherë depërton në marëdhëniet njerëzore,

    nga ankthi që nuk na lejon të mendojmë për të tjerët,

    nga urgjenca e shpërqëndruar

    që shpërfill faktin se edhe të tjerët

    kanë të drejtë të jenë të lumtur.

    Sot rallëherë gjendet kohë dhe energji

    për të ndalur me qëllim

    që t’i trajtojmë mirë të tjerët,

    që t’u themi “me leje”, “më fal”, faleminderit.

    Megjithatë, herë pas here

    shfaqet mrekullia e një personi të mirë,

    i cili lë menjanë shqetësime dhe urgjencat e veta

    për të kushtuar vëmendje,

    për të dhënë një buzëqeshje,

    për të thënë një fjalë nxitëse,

    për të krijuar një hapësirë dëgjimi

    në mes të kaq shumë shpërfiljeje.

    Kjo përpjekje,e jetuar çdo ditë,

    është e aftë që të krijojë

    atë bashkëjetesë të shëndetshme

    që kapërcen keqkuptimet dhe parandalon konfliktet.

    Praktikat e mirësjelljes nuk është një detaj dytësor

    dhe as një qëndrim sipërfaqësor ose borgjez.

    Meqenëse prezupozon vlerësim dhe respekt,

    kur bëhet kulturë në një shoqëri

    shdërron thellësisht stilin e jetës,

    marëdhëniet shoqërore,

    mënyrën e diskutimit dhe të ballafaqimit të ideve.

    Lehtëson kërkimin e konsensusit

    dhe hap rrugë ku acarimi i shkatëron të gjitha urat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 08-10-2022 më 04:33

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •