Ne fakt ta bindesh nje njeri te besoje eshte sikur ta bindesh njeriu se shikon nderkohe qe ai mendon se eshte i verber, ta bindesh se degjon nderkohe ai mendon se eshte i shurdher,se dashuron, se imagjinon etj kur ai i ben keto instiktivisht dhe ska nevoje per bindje.

Eshte nje rregull te arte te mohosh ekzistencen e dickaje duhet te hulumtosh gjithesine dhe mbas kesaj mund ta mohosh, gje eshte e pamundur per njeriun ose te mohosh ate brenda nje kohe dhe nje hapesire por ky mohim eshte i manget.Ndersa per te pohuar ekzistencen e dickaje mjafton nje shembull i gjetur, nje ekzemplar, nje moster, nje shenje e cila gjendet tek ti.
Nga kjo teori del se askush nuk ka te drejte te mohoje Zotin perderisa nuk e ka shetitur apo njohur gjithesine.
Cdo kush e beson Zotin sepse shenjat e krijimit te Tij jane kudo nga universi e deri tek profetet dhe ligjet e tij dhe mrekullite qe u ndodhen atyre.
E nese akoma stu ka mbush mendja fillo dhe lexo shtjellim filozofik te shembujve te meposhtem.

Shqisat jo gjithmone jane argument

Atė qė e ndiej me shqisat e mia, nuk dyshoj nė ekzistencėn e saj.Kjo ėshtė e vėrteta logjike, e pranuar, e gjithėnjohur. Mirėpo ėshtė evidente dukuria qė kur nė mesditė shkoj nėpėr shkretėtirė mė paraqitet qartė nė sy njė liqe i vogėl, e kur tė arrijė tek ai shoh vetėm rėrė (zallė), sepse atė qė e kam parė ka qenė fatamorganė. E fus pendėn e shkrimit nė gotė tė ujit dhe e shoh si tė thyer, kurse ajo nuk ėshtė e thyer. . Prandaj, shqisat gabojnė, mashtrojnė dhe imagjinojnė, apo imagjinon pronari i tyre, pra a pėr kėtė shkak tė dyshojmė nė ekzistencėn e asaj qė e ndiejmė? Jo, sepse sikur tė dyshoja nė tėrė atė qė shoh, dėgjoj dhe ndiej, do tė ngatėrroheshin tek unė tė vėrtetat - faktet me fantazitė dhe do tė bėhesha njėjtė si i ēmenduri.Mirėpo shtojmė edhe njė kusht pėr arritjen e njohjes, apo bindjes sė fortė nė ekzistimin e asaj qė e ndjej, e ky ėshtė qė mendja nė bazė tė pėrvojės paraprake tė mos gjykojė se ajo qė e ndiej ėshtė iluzion - imagjinatė apo mashtrim i shqisave, ndėrsa mendja ėshtė ajo qė ėshtė mashtruar herėn e parė, duke menduar se fatamorgana ėshtė liqe uji, e kur e sheh pėr herė tė dytė, e di se ajo ėshtė mirazhi. Mendja gjykon pas shikimit tė lapsit sė thyer nė gotėn e ujit - herėn e parė - se ajo ėshtė e pathyer, siē edhe ka qenė, edhe pse syrit i duket e thyer.Sendet nė tė cilat shqisat gabojnė apo mashtrojnė janė tė kufizuara, tė pakta dhe tė njohura, kėshtu qė nuk e dobėsojnė parimin e pėrmendur, e as qė nė tė ndikojnė.
Parimi i besimit nepermjet deshmive
Ekzistojnė gjėra tė cilat nuk i kemi parė e as ndier, por thellė besojmė nė ekzistimin e tyre, njėlloj sikur qė thellė besojmė nė ekzistimin e asaj ēka shohim dhe ndiejmė. Thellė jemi tė bindur nė ekzistimin e Indisė dhe Brazilit, e nuk i kemi vizituar asnjėherė. Besojmė se Aleksandri i Madh e ka pushtuar Persinė, ndėrsa ne nuk kemi prezentuar nė betejat e Aleksandrit dhe as qė kemi qenė dėshmitarė.Sikur ēdonjėri tė mendonte nė vete, do tė shihte se sendet nė ekzistimin e tė cilave beson, e nuk i ka parė, janė mė shumė nė numėr se ato tė cilat i ka parė (shtetet, qytetet dhe ngjarjet historike tė cilat kanė ndodhur dhe sot ndodhin). E si ėshtė thellė i bindur nė ekzistimin e atyre sendeve, e nuk i ka ndier me shqisat e veta?Ėshtė i bindur thellė nė ekzistimin e tyre atėherė kur mbi to e kanė lajmėruar njerėzit tjerė, njėri pėrmes tjetrit, mundėsia e tė cilėve qė tė merren vesh mes veti e tė trillojnė kėto sende, e qė pastaj t’i transmetojnė rrejshėm, praktikisht ėshtė e pamundur.Prandaj parimi i dytė ėshtė: ashtu siē arrihet deri te bindja e fortė pėrmes shqisave dhe vėshtrimit, poashtu arrihet edhe pėrmes dėshmive tė transmetuesve, nė sinqeritetin e tė cilėve besojmė, pėrmes lajmeve tė vėrteta.


Parimi kufizueshmerise te shqisave


Sa ėshtė largėsia e njohurisė tė cilėn e arrijnė shqisat, dhe a janė ato nė gjendje tė kuptojnė krejt ēka ekziston?Shembulli i shpirtit dhe i shqisave ėshtė sikur shembulli i njeriut tė cilin sundimtari e ka burgosur nė kėshtjellė, duke ia mbyllur tė gjitha dyert dhe dritaret, dhe duke mos i lėnė asgjė pėrveē disa vrimave tė vogla - tė ēarave nė muret e kėshtjellės, pėrmes tė cilave ai shikon lumin qė rrjedh nė anėn lindore, vrima nga tė cilat shihet kodra e cila gjendet nė anėn perėndimore, vrima nga tė cilat shikon pallatin qė ngritet nė anėn veriore dhe vrima pėrmes tė cilave shikon fushėn e cila ėshtė e vendosur nė anėn jugore.Burgu ėshtė shpirti, kėshtjella ėshtė trupi, ndėrsa vrimat janė shqisat. Shqisa e tė pamurit mbikėqyr botėn e ngjyrave, shqisa e tė dėgjuarit botėn e zėrave, shqisa e shijimit botėn e shijeve, shqisa e tė nuhaturit botėn e aromave dhe shqisa e tė prekurit botėn e sendeve.Tani pyesim:
1. A ka arritur ēdonjėra prej shqisave tė pėrmendura tė zbulojė krejt atė ēka gjendet nė botėn mbi tė cilėn ka vigjėluar? Kur i burgosuri vėshtron pėrmes vrimės nga e cila shikon nė lum, ai nuk e sheh tė tėrin, por vetėm njė pjesė tė tij, njėlloj sikurse syri kur e vėshtron botėn e ngjyrave qė nuk e sheh tė tėrėn por vetėm njė pjesė tė saj.Unė nuk e shoh milingonen kur lėvizė nė largėsi prej tri miljesh, edhe pse milingona ekziston atje, e as qė i shoh bakteriet dhe mikroorganizmat nė gotėn e ujit tė pastėr, edhe pse nė gotė gjenden me miliona bakterie. Po ashtu nuk i shoh elektronet tė cilat qarkullojnė nė mes tė atomit siē qarkullojnė yjet nė kupėn e qiellit. Mė pastaj, ajo milingone posedon zė, por unė nuk e dėgjoj, sepse veshi im pranon vibracionet me forcė (intensitet) prej njėzet mijė deri nė njėzet e pesė mijė fona, dhe ēka ėshtė mė e dobėt se kjo nuk e dėgjon, e ēka ėshtė mė e fortė e shpon timpanin e veshit dhe shkakton dhembje. Unė nuk e ndiej erėn e sheqerit, edhe pse miza e ndiein dhe vėrsulet tek ai. Ndaj shqisat, nga botėrat mbi tė cilat iu ėshtė dhėnė pushteti, zbulojnė vetėm njė pjesė tė tyre.
2. Mandej, a nuk ėshtė e mundur qė ndėrmjet botės sė ngjyrave, mbi tė cilėn vigjėlon syri, dhe botės sė zėrave, mbi tė cilėn vigjėlon veshi, tė ekziston njė botė tjetėr, tė cilėn nė esencė nuk e njoh, sepse nuk posedoj shqisė pėr njohjen e saj?A nuk ėshtė e mundur qė ndėrmjet lumit dhe kodrės - nė raport me tė burgosurin e kėshtjellės - tė ekzistojė njė kopsht i madh tė cilin ai as nuk e sheh e as nuk e njeh, sepse nuk gjenė vrimė pėrmes sė cilės do ta vėshtronte? Prandaj, a ka tė drejtė qė pėr shkak se nuk e sheh ta mohojė ekzistimin e tij?Njeriu qė ėshtė i verbėr qė nga lindja ka mundėsi qė pėrmes dėgjimit tė arrijė deri te njohuria se deti ėshtė i kaltėr, ndėrsa livadhi i gjelbėrt, por nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė se ē’ėshtė ajo kaltėrsi apo ai gjelbėrim. I shurdhėri pėrmes arsimimit kupton se meloditė pėrbėhen prej vargjeve, takteve, valeve dhe shkallėve - notave, mirėpo nuk ėshtė gjendje ta ndjejė vėrtetė esencėn e muzikės. Pra, a ka tė drejtė i verbėri ta mohojė ekzistimin e gjelbėrimit, apo i shurdhėri ta mohojė realitetin e melodisė, pėr shkak se nuk e ndien?
Nė brendėsinė e dhomės me qetėsi tė madhe gjenden tė gjitha meloditė dhe tingujt tė cilat momentalisht emitohen nga tė gjitha radio stacionet. Por ti nuk i ndien, sepse nuk janė ngjyrė tė cilėn e sheh me sy, e as zė tė cilin e dėgjon me veshė, ato janė valė tė njė lloji tjetėr, tė cilat kanė zė, por veshi nuk i ndien, mirėpo kur ta pėrdorėsh radion, e cila kėta tinguj - pasi qė i pranon nga radio stacioni - i kthen te ti, ti i dėgjon ato. Ti nuk i ndien ndryshimet e vogla tė shtypjes atmosferike, sepse nuk posedon shqisė me tė cilėn do t'i ndijshe, mirėpo nėse pėrdorė barometrin, do t'i ndiesh, ashtu siē nuk i ndien vibracionet dhe dridhjet e qeta, mirėpo radari i ndien. Prandaj, ka shumė gjėra tė cilat nuk hynė nė sferėn e ndjenjave apo shqisave, sepse nuk janė ngjyra tė cilat shihen, zėra tė cilat dėgjohen, sende tė cilat preken, aroma tė cilave u merr erė, e as ushqim i cili shijohet. Pra, a kam tė drejtė qė ta mohoj ekzistimin e tyre vetėm pėr shkak se shqisat e mia tė kufizuara nuk i ndiejnė?3. A janė shqisat tė pėrsosura (tė pėrkryera)?Popujt e mėparshėm i kanė kufizuar shqisat nė pesė, duke mos pėrfytyruar mundėsinė e shtimit tė numrit tė tyre. Mirėpo sot te njeriu janė zbuluar shqisa tjera, tė reja, tė cilat All-llahu i Madhėrishėm i ka depozituar nė tė, e ajo qė pranon shtim - rritje nuk ėshtė e pėrsosur.Unė i mbylli sytė, pastaj i shtriej dorėn dhe e mbledhi, duke ndier se ėshtė e shtrirė apo e mbledhur, e nuk e kam prekur, as qė e kam parė. Me ēfarė shqise kėtė e kam ndier? E kam ndier kėtė me tė ashtuquajturit muskuj apo shqisa muskulore. Po ashtu, ndiej lodhje apo plogėshti, ndiej mėrzi, gėzim dhe dekurajim, duke mos i ndie kėto me asnjėrėn nga pesė shqisat, por me tė ashtuquajturėn shqisė tė brendshme.Unė eci pa mu marrė kėmbėt, ndėrsa foshnja - nė fillim tė ecjes - rrėzohet. Biciklisti dhe argėtuesit e cirkut, tė cilėt ekzekutojnė ēudira, me cilėn shqisė e mbajnė baraspeshėn? Ekziston shqisa e tetė, e kjo ėshtė shqisa e baraspeshės. Shkencėtarėt e kanė zbuluar vendin nė tė cilin All-llahu i Madhėrishėm e ka vendosur atė, e ajo ėshtė njė substancė e vogėl e lėngėt nė veshin e brendshėm, me ndihmėn e sė cilės mbahet baraspesha. Nė kuadėr tė eksperimentimeve tė tyre kėta shkencėtarė e kanė eliminuar kėtė substancė te lepuri, ashtu qė mė vonė ka filluar te eci duke rrėshqitur, sikur tė ishte i dehur. Parimi i tretė, pra, ėshtė se nuk kemi tė drejtė qė tė mohojmė gjėrat vetėm pse nuk i ndiejmė ato me shqisat tona.


Parimi i imagjinates


Kemi thėnė se shqisat kanė aftėsi tė kufizuara, sepse unė me sytė e mi nuk shoh krejt atė qė ėshtė e dukshme. Kjo ėshtė e vėrtetė, mirėpo All-llahu i Madhėrishėm na ka pajisur me aftėsi, me tė cilat e pėrmbushim mungesėn e shqisave, e kjo ėshtė imagjinata apo fantazia.Unė edhe pse nuk jam nė gjendje ta shoh shtėpinė time nga Italia nė Shqiperi, jam nė gjendje ta pėrfytoj atė sikur ta shoh. Prandaj imagjinata i plotėson shqisat. Pra, a i ka ajo kufijtė e vet, apo ėshtė e lirė, e pakufizuar? A jam nė gjendje tė pėrfytyroj diē qė me shqisa nuk e kam ndier?Imagjinata, sipas mendimit tė psikologėve, ėshtė dyllojėshe: imagjinatė destruktive, siē ishte pėrfytyrimi im i shtėpisė nga Italia nė Shqiperia, dhe imagjinata kreative apo konstruktive, siē ėshtė imagjinata e poetėve, tregimtarėve, piktorėve dhe artistėve tjerė. Shikoni nė imagjinatat e kėtyre artistėve, a kanė imagjinuar diē qė nuk ekziston nė realitet?Skulptori qė ka gdhendur statujėn e Davidit ka ardhur me figurėn tė cilės ne nuk ia kemi parė ēiftin, e as atė tė cilės plotėsisht i ngjan apo i pėrgjigjet, mirėpo a ėshtė ajo diēka e re, apo skulptori i saj ka marrė pjesė nga realiteti dhe mes veti i ka ndėrlidhė? Ka marrė hundėn mė tė bukur tė cilėn ai e ka parė, buzėt mė tė bukura dhe trupin mė tė bukur, duke i ndėrlidhur kėto nė mes veti dhe kėshtu ka ardhur me diē tė re. Megjithatė kjo e reja ėshtė e pėrbėrė nga pjesėt e sė vjetrės.Nė statujėn e mėzatit asirian me krahė nė muzeumin e Parisit nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme, pėrveē qė skulptori i tij ka marrė kokėn e njeriut dhe e ka vendosur nė trupin e mėzatit, e pastaj ia ka shtuar krahėt e shpendit. Pra, figura dhe pamja e re ėshtė e pėrbėrė nga pjesėt e vjetra.Po ashtu, shtaza e ēuditshme tė cilėn e ka pėrfytyruar Kazvini, si dhe fantazia e poetėve, sado thellė qė kanė hyrė nė fushėn e metaforave, krahasimeve, metonimeve dhe hiperbolave magjike, ato nuk dalin nga suazat e bashkimit tė pjesėve - tė shpėrndara e tė realitetit. Nėse do tė thelloheshim edhe mė shumė nė bashkimin e jashtėzakonshėm tė kėtyre (pjesėve nga realiteti), do tė vėrenim se edhe vet imagjinata ėshtė e pafuqishme t'i merr me mend tė gjitha ato sinteza. Merrni pėr shembull njė pjesė nga bota e ngjyrave dhe njė pjesė nga bota e zėrave, dhe thuani se a ka kėnduar ndonjė kėngėtarė melodi me aromė tė pakėndshme, apo era pėrkatėse ėshtė e ngjyrės sė kuqe, e pastaj kėtė fotografi paraqitjani imagjinatės suaj dhe do tė shihni se nuk jeni nė gjendje qė ta pėrfytyroni, edhe pse e tėra kjo fotografi nuk ka dalė prej botės reale. Ne nuk jemi nė gjendje qė tė pėrfytyrojmė melodinė me aromė, e as erėn e kuqe. Pastaj, mundėsitė tona janė t'i pėrfytyrojmė vetėm tri dimensione: gjatėsinė, gjerėsinė dhe lartėsinė, dhe nuk jemi nė gjendje ta pėrfytyrojmė rrethin pa cirkonferencė apo trekėndėshin pa kėnde. E atėherė si ta pėrfytyrojmė botėn e ardhme dhe atė ē’ka nė tė, duke qenė se ajo botė plotėsisht dallohet nga kjo? Me tė vėrtetė bota e ardhme nė raport me kėtė botė ėshtė si kjo botė nė raport me botėn e foshnjės nė stomakun e nėnės. Sikur tė ishim nė gjendje qė tė vėmė kontakt me foshnjėn nė brendėsinė e nėnės dhe ta pyetnim - po ta marrim se ėshtė nė gjendje tė na pėrgjigjet - duke i thėnė: “Ē’ka ėshtė gjithėsia?”, ajo do tė na pėrgjigjej: “Gjithsesi janė tė gjitha kėto dukuri tė cilat mė mbulojnė dhe kėto errėsira tė cilat mė rrethojnė.”Po t’i thonim: “Kėndej ekziston njė tjetėr gjithėsi, nė tė cilėn gjenden dielli dhe hėna, nata dhe dita, toka dhe deti, fushat dhe kodrat, shkretėtirat shterpė dhe kopshtet e shtruara!”, ai nuk do tė kuptonte domethėnien e kėtyre fjalėve, e edhe sikur t'i kuptonte, nuk do tė ishte nė gjendje tė pėrfytyronte kuptimin e tyre tė vėrtetė. Andaj, Abdullah Ibni Abbasi [radijall-llahu anhu] ka thėnė: “Nga gjėrat e ahiretit nė dunjallėk janė vetėm emrat - emėrtimet (e tyre)!” (Thėnė ndryshe, vetėm emrat e asaj qė gjendet nė dunjallėk dhe ahiret janė tė pėrbashkėta, derisa esenca plotėsisht ndryshon). Pėr kėtė arsye vera (qė pihet sh.p.) nė botėn e ardhme nuk ėshtė si vera nė dunjallėk, as zjarri i Xhehennemit nuk ėshtė si zjarri i dunjallėkut, e as ura e Siratit, e shtrirė pėrtej Xhehennemit, nuk ėshtė si urat tjera tė shtrira pėrmbi lugina e lumenj.Pra, parimi i katėrt ėshtė: imagjinata njerėzore ėshtė nė gjendje ta pėrfshijė vetėm atė deri tek e cila kanė arritur shqisat.

Parimi i kufizueshmerise se mendjes
--------------------------------------------------------------------------------
Kur syri e shikon thuprėn e drejtė, tė thyer nė gotėn e ujit tė pastėr, mendja nuk mashtrohet me atė qė syri e ka parė, sepse e din se thupra ende ka mbetur e drejtė. Kur syrit i duket rėra e shkretėtirės si ujė, mendja e di se ajo ėshtė mirazh - mashtrim, dhe se nuk ėshtė ujė, por rėrė. Kur ta shikojmė magjistarin nė cirk se si nxjerr nga goja njėqind faculetė, kurse nga mėngėt e sakos njėzet lepuj, mendja kupton se ajo ėshtė fanitje dhe mashtrim. Pra, mendja ėshtė bėrė gjykatės, dhe ky gjykim i saj ėshtė largpamės. Mirėpo, a ėshtė ajo (mendja) gjykatės mbi tė gjitha, dhe a ėshtė largėsia e gjykimit tė saj e pafund?Mendja nuk ėshtė nė gjendje qė tė kuptojė asgjė, deri sa nuk pėrkufizohet me dy gjėra: me kohė dhe hapėsirė. Pra, atė qė nuk ėshtė e pėrkufizuar me kohė dhe hapėsirė mendja, vetvetiu, nuk ėshtė nė gjendje ta kuptojė.Sikur profesori i historisė tė thoshte: "Ka shpėrthyer lufta nė mes kroateve dhe shqiptareve ,( mirėpo nuk ėshtė zhvilluar kjo luftė para 1950 e as pas tij, e as nė ndonjė kohė tjetėr,) por nė tė vėrtetė ka shpėrthyer”, kėtė ti nuk do ta kuptoje apo besoje, e as qė do ta pranoje. E sikur profesori i gjeografisė tė thoshte: "Ekziston qyteti i cili nuk ėshtė nė rrafshinė e as nė kodėr, as nė tokė e as nė det, nuk ėshtė nė Tokė e as nė gjithėsi, as nė ēfarėdo hapėsire, mirėpo ai ekziston”, ti kėtė nuk do ta kuptoje, e as qė do t'i besoje atij.Prandaj, mendja nuk gjykon ndryshe, pėrveē se me kufijtė e kohės dhe hapėsirės, ashtu qė pėr atė qė ėshtė jashtė atyre kufijve, nga ēėshtja e shpirtit, caktimit tė All-llahut tė Madhėrishėm, lartėsisė dhe cilėsive tė Tij, mendja nuk ėshtė nė gjendje tė gjykojė pėr to.Pastaj, mendja ėshtė e kufizuar. Nuk mund tė gjykojė mbi tė pakufizuarėn, e as qė ėshtė nė gjendje ta kuptojė atė. Prezentoja vetes amshueshmėrinė e besimtarit nė Xhennet! Mendja e besimtarit ėshtė e bindur se ajo ėshtė e vėrtetė dhe kjo bindje (jekin) i ka ardhur pėrmes lajmit tė tė sinqertit, tė Dėrguarit tė Zotit, profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Mirėpo, shiko vallė mendja jote a e kupton amshueshmėrinė? Koncentro mendimin mbi tė, e do tė shohėsh se si e pėrfytyron qėndrimin e tyre nė Xhennet njė shekull apo dy, njėqind, njė milion apo njė mijė milion shekuj, pastaj do tė konstatosh se mendja jote mbetet e pafuqishme dhe pyet: "E ēka pas kėsaj?" Ajo dėshiron qė me atė ta caktojė kufirin. Ajo nuk ėshtė nė gjendje ta kuptojė amshueshmėrinė, e kur tė pandehė arritjen deri te ajo, vie nė kundėrshtim i cili dėshmon mbi kotėsinė dhe mashtrimin e saj.Filozofi gjerman, Kanti, e ka shkruar librin e njohur nė tė cilin vėrteton se mendja nuk ėshtė nė gjendje qė tė bie gjykime pėr diē tjetėr, pėrveē se mbi botėn materiale. Mirėpo atė tė cilėn e ka thėnė Kanti shumė mė parė e kanė thėnė dijetarėt tanė, duke e pėrsėritur dhe vėrtetuar aq shumė, sa qė ėshtė bėrė si fakt nė pėrgjithėsi i njohur, kurse tė folurit mbi tė - pėrsėritje e zakonshme. Dijetarėt tonė kanė shpjeguar me argumente matematikore se “rrethi i ēoroditur - circulus viciosus” (qė ēdo send shkakton tjetrėn dhe kėshtu me radhė gjer nė fund) ėshtė i gabuar dhe gėnjeshtėr.Njėri nga argumentet mė tė afėrta tė tyre ėshtė ky: nga pika (M), p.sh. nxjerr dy rreze, d.m.th. dy vija tė drejta tė cilat largohen nė mes veti, dhe pandeh (pėrfytyron) gjatėsinė e ēdo vije deri nė pafundėsi (B, B). Pastaj i bashkon kėto dy vija me vija diagonale nė distancė tė barabartė (C-H; C1 - H1; C2 - H2), dhe kėshtu deri sa nuk tė arrish deri te vija (B, B). A ėshtė ajo vijė e kufizuar apo e pakufizuar?Nėse thua se ėshtė e kufizuar, do tė tė thuhet se ajo vijė ėshtė ndėrmjet dy pafundėsive. Prandaj si mund tė jetė e kufizuar? E nėse thua se ėshtė e pakufizuar, e merr pėrgjigjen se ajo ėshtė vijė e cila i bashkon dy pika (B, B), prandaj si mund tė jetė e pakufizuar?Pra, ajo ėshtė e kufizuar dhe e pakufizuar, e kjo ėshtė kundėrthėnie!Pra, ėshtė vėrtetuar se mendja humb baraspeshėn (ērregullohet tė perceptuarit e saj) kur bėn pėrpjekje qė tė gjykojė mbi tė pakufizuarėn, njėlloj siē bie nė kundėrthėnie absurde kur tė gjurmon mbi atė qė nuk ka fund – pafundėsinė.Mendja, pra, nuk ėshtė nė gjendje qė tė gjykojė, e as qė ėshtė i drejtė gjykimi i saj, pėrveē se mbi sendet e kufizuara materiale. Ndėrsa sa i pėrket asaj qė ėshtė jashtė kufijve tė materiales, apo tė padukshmes - botės metafizike, mendja mbi tė nuk mund tė gjykojė. E ajo qė e ka vėrtetuar Kanti, e para tij edhe dijetaret islame gjendet nė librin Sherhul-Mevakif nga Sejjidi, mesazhi El-Meksadul-Esna dhe nė librat tjerė tė dogmatikės.


Parimi i besimit tek instikti shpirteror i njeriut


Tė gjithė njerėzit, edhe besimtarėt edhe pabesimtarėt, ata tė cilėt shkojne ne faltore, apo tė edukuarit nė strehimore etj,kur i godet ndonjė fatkeqėsi e madhe - katandisje fati, nga e cila humbin durimin dhe nuk gjejnė ilaē, nuk kėrkojnė ndihmė dhe mbrojtje nė asnjė nga kėto krijesa, por kėrkojnė ndihmė dhe strehim tek Qenia e cila ėshtė prapa atyre krijesave, Zotin tė cilėn nuk e shohin, por nė shpirtra dhe zemra e ndiejnė ekzistimin, madhėsinė dhe lartmadhėrinė e Tij .Kjo i ndodh njė numri tė madh tė nxėnėsve dhe studentėve nė ditėt e provimeve, si dhe shumė tė sėmurėve kur dhembjet iu shtohen dhe mjeku bėhet i paaftė pėr ta. Tė gjithė i kthehen Zotit tė tyre dhe i pėrkushtohen Atij me lutje dhe adhurim. Pra, a keni pyetur ndonjėherė se ē'ėshtė shkaku i kėsaj dhe tė ngjajshmės me kėtė? Si e dimė ne qė ndonjėri i cili bie nė vėshtirėsi i kthehet Zotit tė Madhėrishėm? Tė gjithėve na kujtohen ditėt e luftės sė kaluar dhe asaj tė parės, se si njerėzit iu kanė kthyer fesė duke kėrkuar strehim tek All-llahu i Madhėrishėm. Komandantėt dhe eprorėt janė drejtuar kah tempujt dhe e kanė orientuar ushtrinė nė namaz - lutje.Kam lexuar nė revistėn El-Muhtar artikullin e pėrkthyer nga njė revistė tjetėr, tė botuar nė ditėt e luftės, nga njė i ri - parashutist (nė kohėn kur parashutistėt dhe aterimet kanė qenė diē e re), i cili tregon ndodhinė e tij, ku ai thotė se ėshtė rritur nė shtėpi nė tė cilėn askush nga anėtarėt e saj nuk e kanė pėrmendur Zotin, e as qė Atij iu kanė lutur - falur. Ka mėsuar nė shkolla nė tė cilat nuk ka pasur orė mėsimi fetar e as mėsues besimtarė, dhe se ėshtė edukuar me edukatė materialiste (laike), apo mė mirė thėnė, ashtu siē edukohet kafsha, e cila nuk di tjetėr pėrveē ushqimit, pijes dhe mbarėsimit. Mirėpo kur ėshtė lėshuar herėn e parė me parashutė, duke e parė veten se si bie, para se parashuta tė ketė filluar tė hapet, ai kishte filluar tė lutet me gjithė zemėr: “O Zot, o Krijuesi im!”, duke u ēuditur nga i erdhi ky besim.E bija e Stalinit, e cila ėshtė rritur dhe edukuar nė vorbullė tė mosbesimit, para shume kohesh i ka botuar memoraret e veta nė tė cilat pėrmend se si i ėshtė kthyer besimit, edhe vet duke iu ēuditur kėsaj kthese. Mirėpo nė kėtė nuk ka kurrfarė ēudie, sepse besimi nė ekzistimin e All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė diē qė ėshtė e fshehur nė ēdo shpirt. Ajo ėshtė natyrshmėri - njė nga instinktet esenciale njerėzore, siē ėshtė p.sh. instinkti seksual, e njeriu ka instiktin e besimit.Megjithėkėtė, kėtė natyrshmėri njerėzore ndonjėherė e mbulojnė epshet, dėshirat, pasionet dhe nevojat materiale jetėsore,ideologjite, filozofite, lufta ateiste e diktatoreve, e kur ta tronditin tmerret, rreziqet dhe vėshtirėsitė ai hedhė nga vetja atė mbulesė dhe paraqitet besimin. Pėr kėtė shkak ai i cili nuk beson quhet kafir, kurse nė gjuhėn arabe fjala kafir ka kuptimin: “Ai i cili mbulon”. Ėshtė interesante se mbėshtetjen e kėsaj ideje e kam gjetur nė dy deklarata, tė largėta mes veti sipas kohės, hapėsirės, kushteve dhe qėllimit, mirėpo tė njėjta sipas kuptimit.Deklaratėn e muslimanes sė njohur, tė devotshmes Rabije El-Adevijes, dhe deklaratėn e shkrimtarit tė njohur francez, ateistit Anatoll Fransoa, i cili pėr shkakun e ateizmit dhe mosbesimit tė vet thotė: “Njeriu bėhet besimtarė kur si rezultat i analizės sė urinės i paraqitet se ka sėmundjen e sheqerit (nė kohėn kur insulina nuk ka qenė i njohur)...” Ndėrsa Rabijes i ėshtė thėnė: “Filani ka sjellur njė mijė dėshmi mbi ekzistimin e All-llahut tė Madhėrishėm”, kurse ajo nė kėtė ėshtė buzėqeshur dhe ka thėnė: “Mjafton njė dėshmi.” E pyetėn: “Cila ėshtė ajo?” Nė ēka u pėrgjigj: “Sikur tė udhėtoje i vetmuar nėpėr shkretėtirė, e nė njė moment tė rrėshqet kėmba dhe bie nė njė bunar nga i cili nuk je nė gjendje tė dalėsh, ēka do tė bėjė atėherė?” Bashkėbiseduesi i saj tha: “Do tė thėrrisja: O Zot...”, “Kjo ėshtė dėshmia”, iu pėrgjigj Rabija.Besimi nė All-llahun e Madhėrishėm ėshtė nė thellėsinė e shpirtit tė ēdo njeriu. Kjo ėshtė e vėrteta tė cilėn ne muslimanėt e njohim, sepse All-llahu i Madhėrishėm na ka lajmėruar se besimi - imani ėshtė natyrshmėri (instinkt) me tė cilėn i ka krijuar njerėzit. Kėtė tė vėrtetė evropianėt mė vonė e kanė zbuluar. Dirkemi, profesor i njohur francez i filozofisė, e ka shkruar librin nė tė cilin thekson se besimi nė ekzistimin e Zotit ėshtė e vėrtetė e qartė - aksiomė. Ėshtė e pamundur qė njeriu tė jetojė dhe tė vdesė duke mos menduar mbi Zotin e kėsaj gjithėsie. Mirėpo ndoshta ka qenė mendjeshkurtėr dhe nuk ka arritur gjer tek Zoti i vėrtetė, por ka adhuruar gjėrat tjera pėrveē Tij, duke konsideruar se ata janė zot apo e afrojnė te Zoti.E kur tė ndodh diēka e re, kur del ndonjė telashe dhe vie ēasti i rrezikut, ai i kthehet tė vetmit Zot, All-llahut tė Madhėrishėm dhe i hedhė zotėrat e rrejshėm. Mushrikėt e fisit Kurejsh kanė adhuruar Hubelin, Latin dhe Uzatin, gurėt dhe statujat. Hubeli ėshtė statujė nga voska e kuqe, tė cilėn e ka sjellur Amėr ibn Luhajj nga Siria, nga Shami. I kanė thėnė se ėshtė zot i madh dhe i fuqishėm, e kur e mori dhe e vuri mbi deve, rrugės i ra dhe dora e kėsaj statuje u bė copė e grimė, prandaj ia bėnė njė dorė tjetėr nga ari. “Zot” tė cilit iu thye dora! Por edhe krahas kėsaj e kanė adhuruar! E kanė adhuruar nė momentet e rehatisė dhe sigurisė, kurse kur lundronin nėpėr det dhe kur valet turbulloheshin, duke paralajmėruar fantazmėn e pėrmbyjtjes, nuk kanė thirrur: “O Hubel”, por: “O Zot.” Edhe nese nje krishter eshte duke rene nga maja e nja mali nuk do thote me o Jezus por do thote o Zot, sepse vete Jezusi luste Zotin dhe fjala o Zot pavarsisht gjuheve eshte lutja e shpirtit te cdo njeriu kur eshte keq.Kjo ėshtė e dukshme edhe sot me rastin e anije thyerjeve, gjatė shpėrthimit tė zjarrit, me rastin e rrezikut apo keqėsimin e sėmundjes, ti atėherė do t’i shohish ateistėt se si i kthehen fesė!Pėrse? Pėr shkak se besimi ėshtė insinkt, dhe definicioni mė i plotė pėr njeriun ėshtė se “ai ėshtė religjioz(qenie fetare)”. Shikoni kėta materialistė - pabesimtarė kur t’iu vie vdekja! A mendoni se Marksi dhe Lenini kur e kanė parė vdekjen (janė bindur nė arritjen e saj) kanė thirrur mjetet prodhuese tė cilat i kanė adhuruar, apo kanė thirrur Zotin? Bėhuni tė bindur se nuk kanė vdekur para se t’i jenė lutur Zotit, por atėherė kur lutja nuk bėnė dobi. Edhe Faraoni ka bėrė tirani dhe mendjemadhėsi duke folur:“Unė jam mė i madhi zot i juaji”, ndėrsa kur e pėrfshiu atė pėrmbysja tha: “Besova se nuk ka Hyjni tjetėr pos Atij qė i besuan beni israilėt (izraelitėt)...” (Junus: 90)Nė simpatinė e dashurisė tė cilėn e ndien i dashuruari qėndron argumenti se besimi ėshtė natyrshmėri – instinkt te njerėzit (shpirtėrat e tyre). Dashuria ndaj All-llahut ėshtė fotografi e zvogėluar e besimit, si dhe njė nga format e ibadetit.Francezėt, pasi qė mes tyre kishte dominuar lėnia e fesė, fjalėn “adhurim” e kanė pėrdorur pėr dashurinė. Nė kėtė i kanė pasuar edhe disa nga arabet, tė cilėt janė evropianizuar, kėshtu qė nė bisedat e tyre filluan tė flisnin: “E do dhe e adhuron” dhe “e ka dashuruar deri nė adhurim”, e kjo nuk do tė thotė asgjė tjetėr, vetėm se adhurimi ėshtė manifestim natyral i besimit nė Zotin, ndėrsa dashuria njėra nga format e besimit.I dashuruari i nėnshtrohet tė dashurit tė vet dhe i zbaton tė gjitha dėshirat e tij, ngjashėm vepron edhe besimtari ndaj Zotit tė Madhėrishėm (i nėnshtrohet dhe i zbaton urdhėrat e Tij). I dashuruari nuk ēanė kokėn dhe nėse tė gjithė njerėzit hidhėrohen nė tė, vetėm qė ai tė cilin e do tė jetė i kėnaqur me tė. I njėjtė ėshtė edhe rasti i besimtarit me All-llahun e Madhėrishėm. Nuk i vė veshin hidhėrimit tė gjithė njerėzve, vetėm qė Ai tė jetė i kėnaqur me tė. I dashuruari i frikėsohet tė dashuruarit tė vet, i frikėsohet hidhėrimit tė tij dhe ėshtė i kėnaqur me tėrė atė qė rrjedh nga ai. Pra, dashuria (tė dashuruarit) ėshtė dėshmi se besimi - imani ėshtė instinkt natyror te njerėzit.

Te kufizuarit terminologjik
--------------------------------------------------------------------------------
Atė qė e kemi thėnė mė parė nuk do tė thotė se dashuria ndaj All-llahut tė Madhėrishėm ėshtė e njėjtė sikur dashuria ndaj personit tė dashuruar. Jo, sepse i dashuruari i nėnshtrohet tė dashurit tė vet dhe i frikohet humbjes se dashurise, ėshtė i kėnaqur me sjelljet e tij dhe i jep pėrparėsi kėnaqėsisė sė tij pėr shkak tė kėnaqėsisė tė cilėn e ndien, sepse ai nė tė e do vetveten. E sikur, pėr shembull, Zhulieten ta kishte kapluar zgjebja (sėmundje e lėkurės sh.p.) dhe t’ia kishte shėmtuar fytyrėn, hundėn apo sytė, Romeo nuk do t’i afrohej, e as qė do tė ndiente pėrmallim pėr tė. Madje do tė ikte dhe do tė largohej prej saj. Ky ėshtė dallimi nė mes dashurisė ndaj krijesės dhe Krijuesit.Kėto janė dy dashuri tė ndryshme, mirėpo gjuhėt njerėzore, pėr shkak tė ngushtėsisė dhe paaftėsisė sė tyre qė tė pėrfshijnė kuptimet shpirtėrore, pėrdorin tė njėjtėn shprehje pėr shumė kuptime. Kėshtu kur themi: “Filani i do pamjet kodrinore”, “filani e do historinė”, “filani e do artin”, ndėrsa “prindi e do fėmijėn e vet”, “Romeo e do Zhulieten”, ndėrsa “besimtari e do Zotin e Madhėrishėm”, ēdonjėra nga kėto dashuri dallohet nga tjetra. Shembulli i kėsaj ėshtė edhe fjala “bukuri”. Ky ėshtė njė nocion, ndėrsa ne e pėrdorim nė njė mijė kuptime. Nė kėtė bėjnė pjesė edhe fjalėt tona: “Zoti dėgjon dhe sheh” dhe “filan njeriu dėgjon dhe sheh”, me fjalė tjera, nuk ėshtė i shurdhėr, e as i verbėr, mirėpo tė dėgjuarit dhe tė pamurit e Tij nuk ėshtė i ngjashėm dėgjimit dhe shikimit tė robit (njeriut), sepse All-llahu i Madhėrishėm nuk i pėrngjan asnjėrės nga krijesat, e as qė Atij i pėrngjet diēka, dhe tė gjitha ajetet qė flasin mbi cilėsitė e All-llahut tė Madhėrishėm janė tė pėrmendura nė kėtė kuptim. All-llahut tė Madhėrishėm asgjė nuk i pėrngjan ne kete bote.Pra cdo gje ne kete bote eshte e paplotesuar dhe joabsolute pervec Zotit te lartesuar qe eshte Absolut ne gjithe cilesite e Tij.Pikerisht prej kesaj rrjedh dhe dashuria e paster e njeriut per Zotin kurse ne fe te shpikura kur zotrat jane njerez, kafshe, statuja, sende atehere dashurite e atyre njerzve per to jane te mangeta dhe te mbushura me dilema dhe turbullira pasi shpirtat nuk dashurohen dot me fallsivitete pafundesisht.Ato dashuri jane si shija e kripes ku hahet para embelsire dhe te iluzionon se kjo eshte shija me e mire qe mund te kesh shijuar ndonjehere, por zhgenjehen kur provojne shijen e embelsires se dashurise ndaj Zotit te vertete.


Parimi llogjik per ekzistencen e botes tjeter


Parimi i shtatė ėshtė qė, njeriu me intuitė ndien se kjo botė materiale nuk ėshtė e tėra qė ekziston dhe se prapa kėsaj fshihet bota e panjohur shpirtėrore, duke i vėrejtur reflekset tė cilat nė tė e dėrgojnė. Kjo pėr shkak se njeriu e sheh se kėnaqėsitė materiale janė jetėshkurtėra (tė kufizuara), ashtu qė kur ta realizojė qėllimin dhe ta arrijė kufirin kėnaqėsia pushon tė jetė kėnaqėsi dhe shndėrrohet nė “shprehi”, ashtu qė zhduket ėmbėlsia dhe mrekullia e saj dhe bėhet si anekdotat e mėsuara pėrmendesh apo si ndonjė tregim i vjetėr.I varfėri shikon veturėn e tė pasurit e cila kalon pranė tij dhe shikon vilėn e tij pranė sė cilės qėndron, dhe mendon nė vete se e tėrė bota do tė ishte e tij sikur tė posedonte diē tė tillė, mirėpo atėherė kur kjo do tė bėhej e tij, ai nuk do tė ndiente atė ėndje dhe kėnaqėsi. I dashuruari e kalon tėrė natėn pa gjumė, duke imagjinuar mbi takimin me tė dashurėn, duke menduar se tėrė kėnaqėsitė e dunjallėkut janė nė dashurinė ndaj saj, e kur e marton atė qė e ka dashur dhe kalojnė dy vite nė martesė, treten tė gjitha ato endrra, shuhen kėnaqėsitė dhe nga ato i mbesin vetėm kujtimet. I sėmuri lėngon nga sėmundja dhe vuan duke pėrfytyruar se e tėrė kėnaqėsia ėshtė nė shėrim dhe kalimin e dhembjeve, e kur t’i kthehet shėndeti dhe harron ditėt e sėmundjes, nuk sheh mė nė shėndet asgjė nga ato kėnaqėsi qė i pėrfytyronte. I riu e dėshiron me gjithė shpirt “famėn”, duke u gėzuar kur ndonjė radio - stacion e kumton emrin e tij apo ndonjė gazetė fotografinė e tij, e kur tė arrinė famėn dhe kur emri dhe personaliteti i tij tė dėgjohet, fama i bėhet gjė e rėndomtė.Mandej ndodh qė njeriu ta dėgjojė poezinė nė natėn e qetė, tė cilėn e reciton poeti i tij i i dashur pėr tė, ashtu qė e mallėngjen nė thellėsi tė shpirtit dhe e ngrit nė botėn shpirtėrore. Ose lexon rrėfimin nga shkrimtari te shkathėt dhe e ndien sikur ai e udhėheq rrugėve tė botės magjepse, nė tė cilėn pėrveē mrekullive ka edhe poezi e aromė, e kur rrėfimi tė pėrfundon, ndien sikur ka qenė nė ėndrrėn e ėmbėl tė mallėngjyer nga e cila ėshtė zgjuar, kot duke tentuar qė t’i kthehet ėmbėlsisė dhe joshjes sė saj.I pėrjeton momentet e njohjes - zbulimit kur shpirti pastrohet pėrmes tė menduarit dhe pėrsiatjes duke u liruar nga presioni i materies, ashtu qė nė krihet e pastėrtisė dhe pavarėsisė ngritet deri sa nuk arrin te kufiri prej tė cilit e sheh Tokėn dhe atė qė gjendet nė tė aq tė imėt sa qė nuk meriton shikimin, pėr shkak se ndien kėnaqėsi shpirtėrore dhe ėndje sė cilės nuk i ėshtė e barabartė kėnaqėsia e ushqimit tė cilėn e ndien i urituri, as kėnaqėsia tė cilėn e ndien dorėshliri ndaj tė pafatit, e as kėnaqėsia e pasurisė dhe autoritetit pėr varfėnjakun e mjerė.Shpirti vazhdimisht pretendon dhe synon atė, botėn mė tė lartė shpirtėrore, botėn e panjohur nga e cila ka tė njohura vetėm kėto reflektime, tė cilat shpėrndahen para se t’i paraqiten, i humbin dhe i zhduken kėto momente tė kėndshme - fryma freskuese, tė cilat shkapėrderdhen para se tė paraqiten. Atėherė kupton se kėnaqėsitė materiale janė jetėshkurtėra, se kėnaqėsitė shpirtėrore janė me vėllim mė tė madh se ato materiale, dhe se lėnė gjurmė mė tė thella nė shpirt. Siē bėhet thellė i bindur (nėpėrmjet intuitės, e jo dėshmisė racionale) se kjo jetė materiale nuk ėshtė e tėra qė ekziston, dhe se bota e panjohur, e fshehur pas botės sė materies, ėshtė e vėrtetė ekzistuese pėr tė cilėn shpirtėrat mallėngjehen, duke u pėrpiqur qė tė ngjiten tek ajo, por nga kjo e pengon ky trup i rende i cili nuk e lejon qė lirisht tė fluturojė kah ajo (bota shpirtėrore). Ky ėshtė argumenti psikologjik mbi ekzistimin e botės tjetėr.


Parimi i provimit te pakte ne kete bote per te shijuar amshueshmerine


Besimi nė ekzistimin e botės tjetėr ėshtė rezultat i domosdoshėm i besimit nė ekzistimin e All-llahut tė Madhėrishėm. Shpjegimi i kėsaj ėshtė se, All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i drejtė, e i Drejti nuk lejon dhunėn, dhe as qė e lė tiranin pa dėnim, sikur qė nuk e lė tė shkelurin pa drejtėsi. Megjithatė, ne nė kėtė botė shohim ata tė cilėt jetojnė dhe vdesin si mizorė - e nuk dėnohen, dhe ata tė cilėt jetojnė e vdesin si tė shkelur - pa drejtėsi. E ēka do tė thotė kjo? Dhe si ndodhė kjo pranė ekzistimit tė Zotit tė Madhėrishėm dhe drejtėsisė sė Tij? Kjo jep tė kuptosh se “bota e ardhme”, nė tė cilėn bamirėsi do tė shpėrblehet ndėrsa mėkatari tė dėnohet, ėshtė e domosdoshme.“Tregimi” nuk mbaron me pėrfundimin e kėsaj bote, sepse, sikur nė TV tė shfaqej ndonjė film, e tė ndėrpritet nė mes tė shfaqjes dhe tė kumtohet se filmi ka “pėrfunduar”, askush nga shikuesit nuk do tė besonte nė kėtė, dhe do tė thėrrisnin: “Ēka ka ngjarė me heroin”? Ku ėshtė mbarimi i tregimit? Ata presin nga autori qė tregimin ta realizojė deri nė fund dhe tė nxjerrė nė shesh pėrfundimin e heronjėve tė tij. E tillė ėshtė gjendja me Krijuesin e njerėzve. E si, pra, njeriu i menēur tė besojė se “tregimi i jetės” pėrfundon me vdekje. Si, kur llogaria ende nuk ėshtė rregulluar, e as tregimi nuk ėshtė plotėsuar? Andaj mendja bėhet thellė e bindur se ky kozmos ka Zotin e vet, dhe se pas kėsaj bote ėshtė ahireti - bota e ardhme. Se ajo botė e panjohur, njė refleks shkėlqimi tė sė cilės shpirti e ka vėrejtur nė melodinė e qetė dhe nė tregimin gjenial, dhe nė momentin e inspirimit e ka ndier erėn e saj, nuk ėshtė bota e idealit tė cilėn e ka krijuar Krijuesi i Platonit. E ka vėrejtur se kėnaqėsia mė e madhe e dunjallėkut - kėnaqėsia e marėdhėnies seksuale - nuk zgjatė mė shumė sė gjysmė minuti, dhe ka arritur deri te njohja se ajo ėshtė vetėm njė shembull i kėnaqėsive tė ahiretit. Ajo ėshtė prova e ushqimit tė cilėn e shijon, e nėse tė pėlqen, e blen dhe e han deri sa tė ngopesh, apo si modeli i tregtarit tė cilin e sheh mallin, e nėse eshte i kėnaqur me tė, e blen mallin. Me tė vėrtetė ajo kėnaqėsi ėshtė fotografia e zvogėluar (shembulli) e kėnaqėsive nė botėn tjetėr, tė cilat janė tė pėrhershme dhe nuk kanė kufij, te tė cilat ndien kėnaqėsi qė nuk shndėrrohen nė “shprehi – rėndomshmėri” si kėnaqėsitė e kėsaj bote, por amshueshėm mbesin kėnaqėsi, bėhen gjendje tė pėrhershme.

Shkeputur prej

https://www.facebook.com/antiateizmi?fref=ts