Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Këngëtarja Ketlin Pjalmi

    PERSONAZJ/ Flet moderatorja dhe këngëtarja Ketlin Pjalmi: Dita më e bukur, kur fitova Çmimin e Parë vjet në Itali, në orën 2 të natës

    Të jesh shkodrane e të mos kalosh të paktën 15 ditë në Velipojë nuk ndodh

    Më pëlqen të më thonë je inteligjente, por pse jo dhe e bukur

    Mashkulli ideal duhet të jetë pak a shumë si babi im

    Ëndrra të kem një familje të shëndoshë

    Jam elokuente dhe merrem vesh me të dy gjinitë

    Rrobat e banjës i preferoj me ngjyra të ndezura, është ndër të vetmet raste kur unë tradhtoj ngjyrën e zezë.



    Albert ZHOLI

    Një femër e zgjuar simpatike dhe me shumë projekte për jetën. Shkodrën qytetin e saj nuk e ndërron me asnjë qytet tjetër. Aty u lind, u rrit dhe mësoi se si duhet të ecësh në jetë. Asnjëherë si jep përparësi bukurisë, por punon dhe studion që të jetë gjithmonë në korrent të çdo zhvillimi kulturor apo artistik. Sipas saj, “Mami pa diskutim ka ndikuar pas vendimit tim që të isha pjesë e artit, mund të them që çdo arritje e imja është falë saj”. Ditë të bukura mund të numëroj shumë, mund të përmend kur fitova Çmimin e Parë vjet në Itali. Ishte ore 2 e natës, thekson ajo. Rrobat e banjës i preferon me ngjyra të ndezura, është ndër të vetmet raste kur ajo tradhton ngjyrën e zezë.

    A është i vështirë modelimi në televizion si profesion?

    Besoj shumë i vështirë, pasi nëse bën disa herë gabime duhet të hapësh rrugë.

    -Si e filluat rrugën e këngës? Kush ju zbuloi dhe cila ishte kënga që ke kënduar në skenë?

    Muzikën e kam të trashëguar nga mami im, por nuk ishte ajo që më shtyu të isha pjesë. Ajo dërgonte fëmijë të vegjël të talentuar në qendrën kulturore të fëmijëve, i dërgonte të gjithë përveç meje, kështu që mora zemër dhe u bëra mike vet me mikrofonin. Mesa kujtoj ishte një këngë për fëmijë “Kur bie shiu në pyll” dhe që në daljen time të parë mora çmim.

    Kënga juaj e preferuar?

    “My kind of Love” mbetet e preferuara ime. Pa diskutim me tërheqin edhe trandet e reja, por gjej veten tek këngët e Emily Sande

    -Sa ka ndikuar nëna juaj në këtë profesion?

    Mami pa diskutim ka ndikuar pas vendimit tim që të isha pjesë e artit, mund të them që çdo arritje e imja është falë saj. Përkujdesja e saj për mua ka arritur deri në pikën, ku ajo la karrierën e saj që t’i përkushtohej totalisht times.


    -Cilat janë planet këtë periudhë?

    Pas një periudhe goxha të ngjeshur me angazhimet e mia si në shkollë në prezantim ashtu dhe muzikë po pretendoj që të bej pak pushime dhe si çdo vit të nis një tur koncertesh në Itali.

    -Kur je ndjerë më keq në skenë?

    Jam munduar të shijoj çdo dalje timen në skenë nuk kujtoj momente të sikletshme.

    Kur ka qenë dita juaj më e keqe në jetë?

    Aksidenti i gjyshes time dhe pritja ankthioze që ajo të dilte nga koma ishte padyshim dita më e keqe e jetës time.

    -Kur ndjeheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo e këngëtare ultra?

    Gënjej nëse them se pamja fizike për mua si Ketlin nuk ka rëndësi, por fakti që i jam përkushtuar artit e jo konkurseve të bukurisë më bën të vlerësohem më tepër për arritjet e mia si këngëtare.

    -Cili është objektivi kryesor që kini në jetë?

    Të jem femër e suksesshme në jetë pse jo të kem një karrierë apo profesion të nderuar dhe të kem një familje të shëndoshë, besoj se është dëshira e të gjithëve jo veç e imja ...

    - Ku i bëni pushimet verore?

    Të jesh shkodrane e të mos kalosh të paktën 15 ditë në Velipojë, nuk ndodh, (qesh). Më pas preferoj ose më mirë shfrytëzoj jugun e Italisë që gjatë turit të bëj dhe pushime.

    -Cili është për ju, mashkulli ideal çfarë duhet të ketë ai?

    Nuk preferoj të krijoj idealizma, por tani që e mendoj s’duhet të ketë as më shumë as më pak se babai im.

    -Me kë preferon të shoqërohesh më shumë me meshkuj apo me femra?

    Ne artistët e kemi shpirtin më të butë, plus, jemi elokuentë dhe merremi vesh me të dy gjinitë.

    - Cila ka qenë dita më e bukur në jetë?

    Ditë të bukura mund të numëroj shumë, mund të përmend kur fitova Çmimin e Parë vjet në Itali. Ishte ora 2 e natës. Isha shumë e lodhur, në fillim mora Çmimin e Kritikës dhe u mjaftova me aq. Kur u kurorëzova me Çmimin e Parë as që e kisha mendjen fare, madje ishte një grua që po më thoshte të ngjitesha në skenë, s’po kuptoja asgjë. Pa diskutim u super lumturova, madje festuam deri të nesërmen.

    -Cilat rroba banje preferoni?

    Rrobat e banjës i preferoj me ngjyra të ndezura, është ndër të vetmet raste, kur unë tradhtoj ngjyrën e zezë.

    - Cila ngjyrë ju pëlqen në veshje?

    Preferoj kombinimet e ndryshme, kam një stil timin që besoj se i shkon linjave të mia.

    Kremi dhe pudrat e preferuara?

    Kremrat s’i përdor, madje, as krem pudrën, ndërsa për parfume preferoj setin e “Versacess”.

    Frutat dhe ushqimet e preferuara?

    Qershitë si fruta, si ushqim preferoj (verë –dimër) kallamarët.

    Palestra pjesë e jetës tuaj, ku përqendrohet?

    Hmm... palestrën e frekuentoj dhe këto kohët e fundit kemi filluar t’i rregullojmë marrëdhëniet.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,140

    Për: Këngëtarja Ketlin Pjalmi

    Suksesi qe do ta diferencoje nga te tjerat .....


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •