Karta e fermerit, Regjistrimi, Fermerët: Nuk na intereson, punojmë për bukën e gojës



Regjistrimi i fermerëve dhe pajisja e tyre me kartë është një ndër qëllimet e operacionit anti-informalitet i cili ka nisur 1 shtator. Po si e vlerësojnë një nismë të tillë vetë fermerët? Shumë prej tyre i friksohen faktit se nëse regjistrohen do të paguajnë më shumë taksa. Ndërsa disa të tjerë e vlerësojnë të panevojshme një proces të tillë.
Fermerët shprehen se marrja e kartës do t’u vlente vetëm për të shitur prodhimet tek grumbulluesi dhe kjo nuk është gjëja e duhur për ta në një kohë që po punojnë për bukën e gojës.
Tregtarët thonë se nuk kanë asnjë leverdi t’i dërgojnë produktet në qendrat e grumbullimit për shkak të çmimit të ulët.
Fermerët mund të regjistrohen pranë drejtorive të bujqësisë në rrethe dhe më pas marrin kartën e fermerit, në bazë të së cilës mund të shesin prodhimet me faturë tek grumbulluesi.
Në bazë të ligjit tregtari i shumicës paguan TVSH për produktin dhe rimbursohet nga shteti.
Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë i kanë bërë thirrje fermerëve që të formalizohen pasi nuk do të kenë asnjë kosto apo penalizim. Ndërkohë që fermerët që kanë një xhiro deri në 15 mln lekë të reja në vit janë të përjashtuara nga cdo taksë.

Emri:  regjistrimi-i-fermereve.jpg

Shikime: 374

Madhësia:  38.4 KB

ORA NEWS