Pyet Zhbogar: Si e kuptojnė sundimin e ligjit deputetėt qė nuk i pėrgjigjen thirrjes sė Prokurorit?
GazetaExpress E hėnė, 02 Nentor 2015 21:15
(E PLOTĖSUAR) Zhbogar ka thėnė se ai nuk mund ta kuptojė se si njė deputet nuk i pėrgjigjet thirrjes sė Prokurorit.
Ai ka thėnė se kur Prokurori kėrkon tė pėrgjigjeni nė disa pyetje, deputetėt duhet tė jenė shemubll i mirė pėr kėtė. Kėto deklarata ai i bėn duke folur pėr situatėn e fundit nė Kuvendin e Kosovės dhe ftesėn e Prokurorisė ndaj disa deputetėve tė opozitės.
Mendoj se janė tė panevojshme pasiqė nuk shoh rezultate tė mira pėr Kosovėn. Kur njė deputet i Parlamentit thotė se nuk do ta respektojė urdhėrin e Prokurorit atėherė pyetja ėshtė se si e kuptojnė ata sundimin e ligjit, thotė ai.
Zhbogar: Opozita lėshoi mundėsinė qė ta votojė njė hap tė rėndėsishėm tė Kosovės drejt Europės
Pėrfaqėsuesi i BEsė nė Kosovė, Samuel Zhbogar thotė se nėnshkrimi i MSAsė mes Kosovės dhe BEsė ėshtė njė lajm i mirė dhe se kjo ėshtė kontrata e parė e marrėdhėnieve mes tė dyja palėve.
Nė emisionin Zona B tė Klan Kosovės, Zbogar ka thėnė se ky ėshtė njė fillim i marrėdhėnieve shumė tė rėndėsishme mes Kosovės dhe BEsė.
Mendoj se ėshtė njė ditė shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn dhe BEnė. Ėshtė njė lajm pėrfundimisht i mirė. Kemi pritur kohė tė gjatė pėr kontratė tė parė tė marrėdhėnieve midis nesh. Kemi filluar bisedimet nė vitin 2011 dhe mė pas ka pasur shumė diskutime brenda BEsė por tani kemi marrėveshjen dhe tani kemi ratifikimin sot nė Kuvend. Po ky ėshtė fillimi i njė marrėdhėnie shumė tė rėndėsishme, thotė Zbogar.
Ai ka thėnė se opozita do tė duhej tė ishte prezentė edhe gjatė votimit tė MSAsė sepse ky ėshtė njė hap i madh i Kosovės drejt Europės, i cili duhet ta ketė mbėshtetjen e opozitės.
Para se gjithash isha i kėnaqur qė opozita ishte nė Kuvend. Mendoj se ishte shumė mirė ti shohim prapė deputetėt e Parlamentit sė bashku. U inkurajova se ne kauzėn europiane tė Kosovės tė gjithė tė bashkohen dhe ta pėrkrahin atė. Fatkeqėsisht opozita doli edhe pse sipas fjalimeve mendova se do tė votonin pro. Mendoj se ėshtė njė mundėsi e lėshuar sepse tė gjithė e duan njė tė ardhme europiane pėr Kosovėn. Do tė ishte mirė qė edhe ata tė ishin prezent gjatė votimit, ka thėnė Zhbogar./Express/
Krijoni Kontakt