paska njerz hala qe kokan ne enderr e ne gjum te thell
e po mendoikan qe serbija ende e ka kosoven nen sundim hahaha
zgjonu more ju azilanta ne serbi e europ e shifne realitetin se Kosoven e kemi ēlirue se bashku me mikun ton te perhershem AMERIKEN
dhe tani e qeverisin shqiptaret .
-------------------------------------------------------------
Unė jam kėtu pėr tė shprehur pėrkrahjen time pėr Parlamentin e Kosovės.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, prit sot nė takim ambasadorin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Kosovė, Greg Delawie, me tė cilin diskutoi pėr zhvillimet e fundit nė Kuvendin e Kosovės.
“Unė dėshiroj tė sigurojė ambasadorin e SHBA-sė se investimi i partnerėve tanė, veēanėrisht i SHBA-sė nė ndėrtimin e shtetit tė Kosovės dhe demokracinė kosovare ka qenė i drejtė dhe Kosova do tė jetė storie e suksesit, njė shtet ligjor, stabil, demokratik dhe i zhvilluar ekonomikisht”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Ambasadori amerikan konfirmoi pėrkrahjen e tij pėr kryetarin Veseli nė vazhdimin e seancės sė nesėrme plenare, duke e konsideruar tė rėndėsishme qė Kuvendi i Kosovės tė vazhdojė punėn dhe tė miratojė ligje qė janė qenėsore pėr Kosovėn.
“Unė jam kėtu pėr tė shprehur pėrkrahjen time pėr Parlamentin e Kosovės. Ne kemi biseduar se sa e rėndėsishme ėshtė pėr Kuvendin qė tė mbajė seancė nesėr, nė mėnyrė qė tė miratohen ligje qė janė tė rėndėsishme pėr mirėqenien e qytetarėve tė Kosovės”, tha ambasadori Delawie, nė adresimin para gazetarėve.
Duke i konsideruar veprimet e partive opozitare si tė dėmshme pėr vendin dhe demokracinė e Kosovės, z. Delawie kėrkoi nga deputetėt e tyre qė tė qėndrojnė nė Kuvend dhe tė mos pėrdorin dhunė. Ai tha se investitorėt po i shohin imazhet e dhunės, dhe se kjo nuk ėshtė gjė e mirė pėr Kosovėn.
“Duhet tė them se njerėz nga mbarė bota, janė duke parė nė televizor imazhe tė dhunės dhe kaosit nė institucionet mė tė rėndėsishme dhe demokratike tė Kosovės. Kjo nuk ėshtė gjė e mirė pėr Kosovėn. Pėr ata njerėz qė sjellin armė nė Kuvendin e Kosovės dhe i pėrdorin kundėr kolegėve tė tyre, unė kam njė mesazh: Ju po e lėndoni ekonominė e Kosovės, ju po rrezikoni qė Kosova tė izolohet nga komuniteti euro-atlantik, ju po vėni nė rrezik shanset e Kosovės pėr liberalizmin e vizave, ju po i vononi shanset e Kosovės pėr njohje tė reja”, theksoi ambasadori amerikan.
Ai pėrsėriti se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė pėr qėllim ta ndihmojnė Kosovėn qė tė bėhet pjesė e Bashkimit Evropian, ndėrsa shtoi se tė gjithė qytetarėt e Kosovės duhet tė jenė dhe tė trajtohen tė barabartė para ligjit.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se ėshtė njė shqetėsim i tė gjithė miqve qė kanė ndihmuar nė shtetndėrtimin e Kosovės se me veprimet e fundit demokracia e saj po dėmtohet. Kryetari Veseli falėnderoi ambasadorin amerikan pėr mbėshtetjen e vazhdueshme tė shtetit tė tij pėr Kosovėn dhe veēanėrisht Kuvendin e saj, duke shtuar se Kosova do tė jetė storie e suksesit, si njė shtet ligjor dhe demokratik.
Ai u bėri thirrje deputetėve tė opozitės qė tė kthehen nė Kuvend dhe qė sė bashku tė punojnė pėr tė mirėn e vendit. Kryetari Veseli theksoi se Kuvendi nuk ka nėnshkruar asgjė dhe nuk duhet tė jetė pjesė e bllokimit, por vend i diskutimeve dhe debatit, nga i cili nuk do tė prodhohen skenarė qė destabilizojnė vendin.
Kryetari i Kuvendit i konsideroi tė dobėt dhe qė nuk ia duan tė mirėn kėtij vendi tė gjithė ata tė cilėt krijojnė situata dobėsie dhe konflikti nė Kuvendin e Kosovės.
“Unė dėshiroj tė sigurojė ambasadorin e SHBA-sė se investimi i partnerėve tanė, veēanėrisht i SHBA-sė nė ndėrtimin e shtetit tė Kosovės dhe demokracinė kosovare ka qenė i drejtė dhe Kosova do tė jetė storie e suksesit, njė shtet ligjor, stabil, demokratik dhe i zhvilluar ekonomikisht”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Krijoni Kontakt