Nė pėrpjeket e herėpashershme tė Kryetarit tė Opozitės shqiptare pėr tė konfiguruar Partinė Demokratike si njė Parti e vėrtetė Opozitare me njė Program tė qartė pėr tė nxjerrė nga gjėndja jo e mirė Shqipėrinė nė tė ardhmen, figurojnė vetėm dy nisma tė shprehura nga ai, tė cilat vetėm konstatojnė tė metat e qeverisjes por nė asnjė nga ato nuk paraqitet ndonjė opsion i mundshėm se si mund tė dilet nga gjėndja jo e mirė ekonomiko-financiare e Shqipėrisė si dhe nga papunėsia.
Kėto dy nisma paraqesin vetėm Korrupsionin galopant tė pranishėm sipas Kryetarit Basha por nė asnjė rast se si mund tė luftohet apo tė minimizohet ky korrupsion.
Nė idenė e dytė shprehet ideja e Dekriminalizmit e cila praktikisht ėshtė paraqitur si Projekt-ligj nė Parlament, por praktikisht dekriminalizimi i klasės politike nuk duhet bėrė vetėm nga Maxhoranca sepse probleme tė njėjta ka dhe klasa politike e cila sot ėshtė nė opozitė, aq mė tepėr kur nė project ligjin e propozuar paraqiten detaje teknike se mund tė bėhet dekriminalizmi tė cilat nuk mund tė futen nė ligj porn ė aktet nėn ligjore.
Pėrveē kėtyre dy nismave nė fjalorin politik tė Kryetarit tė Partisė mė tė madhe Opozitare njė vėnd tė madh zenė ashpėrsia e gjuhės sė pėrdorur dhe grinta e tij pėr tė pėrzėnė Maxhorancėn politike qė qeveris nėpėrmjet 2 milion shuplakave me dhunė.
Largimi i kėsaj maxhorance sipas Bashės mund tė bėhet vetėm mosbindje civile, me demonstrate, me akuza tė rėnda tė pavėrtetuara, dhe me urrejtje jo normale. E thėnė mė shkoqur mund tė vėrejmė tek Kryetari i ri i Partisė jo vetėm trashjen e zėrit nė sulmet kundėr Maxhorancės por edhe njė litar tė trashė urrejtjeje e cila ngjasin vetėm me tė folurėn populiste tė Enver Hoxhės nė linjėn politike tė tė cilit kishte vetėm armiq pėrballė dhe ushtarė nė anėn e tij.
Kjo urrejtje jo normale dhe frazat e egra dhe tė ashpra tė lėshuara ndaj Maxhorancės si `banda e Edi Ramės, `banditė`, kriminelė, mafiozė, nė deklaratat e tij nė media dhe nė shtyp, mendoj se kanė pėr qėllim destabilizimin e vėndit dhe krijimin e njė klime tė ashpėr e jo normale politike qoftė nė parlament qoftė nė mjediset sociale dhe mediatike.
Pėrse ėshtė zgjedhur njė orientim i tillė politik i opozitės nė projektin ambicioz pėr tė fituar zgjedhjet e ardhshme?
A ka nė kėtė orientim opozitar tė ashpėr dhe aspak i civilizur element tė radikalizmit politik?
A ka nė kėtė orientim politik tė opozitės element tė dis informimit tė mediave?
A ka nė kėtė orientim politik elemente tė shmangies sė pėrgjegjėsisė pėr gjėndjen aktuale ekonomike dhe financiare tė vėndit?
Dhe sė fundmi, a ka nė kėtė orientim politik njė mėnyrė tė re tė bėrjes politikė nga Lulzim Basha apo ėshtė njė imitacion i ish Kryetarit tė PD Sali Berishės?
Kėto pyetje mund tė marrin njė pėrgjigje mė tė qartė pot ė shihen me kujdes Deklaratat e Kryetarit Lulzim Basha tė cilat ishin tė mbushura me urrejtje, fjalė tė papėrshtatėshme dhe aspak tė hijshme pėr njė Kryetar Partie dhe Koalicioni i cili nesėr mund tė drejtojė qeveritė e ardhshme, dhe asnjė propozim konstruktiv, pėrveē pėrsėritjes se bezdishmė tė dekriminalizimit dhe bėrjes sė testit tė drogės, a thua sikur Shqipėria na qėnka sėmurė kėto dy vite qė e ka marrė Maxhoranca qeverisėse nga tė inkriminuarit dhe drogaxhinjtė.
Bėrja politikė nė kėtė mėnyrė tė kujtojnė demagogjitė djallėzore tė ish udhėheqėsit komunist i cili nxiste luftėn e klasave dhe urrejtjen midis klasave, nuk ka asnjė tė ardhme, dhe mendoj se ky orientim politik nuk duhet ti shkojė njė Kryetari tė ri tė Opozitės pėr kėto arėsye:
- Ky kryetar i ri duhet tė ndryshojė kursin e PD nė drejtim tė bashkėpunimit me koalicionin kundėrshtar sepse kjo do tė tregojė civilizim dhe kulturė,
- Ky Kryetar duhet tu largohet individėve tė rrugės dhe mafiozėve tė biznesit informal dhe bashkėpunimit me element tė inkriminuar me qėllim fitoren e zgjedhjeve,
- Ky Kryetar nuk duhet tė pėrdorė gjuhėn e ashpėr politike tė pėrēarjes dhe tė hedhjes sė fajit totalisht spektrit tjetėr politik duke e ditur fare mirė qė njė pjesė tė madhe tė fajit, madje po aq sa dhe spektri tjetėr i majtė, e ka vetė Partia e tij dhe ish Kryetari i saj gjatė gjithė kėtyre viteve nė tė cilėn ajo ka drejtuar,
- Nuk mund tė korrigjhen gabimet dhe pėrgjegjėsitė qė shkaktuan hummbjen e zgjedhjeve parlamentare dhe tė pėrgjitshme duke sulmuar tė tjerėt dhe duke u hedhur fajet e pėrgjegjėsitė pėr tė cilėt janė ata pėrgjegjės,
- Duhet shtrirė dora e bshkėpunimit kur ėshtė fjala pėr pėrgjegjėsi tė ėrbashkėta kombėtare dhe probleme strategjike tė vėndit si reforma nė drejtėsi dhe dekriminalizimi qė nė fakt ėshtė pjesė e reformės nė drejtėsi.
Dihet qė dekriminalizimi duhej tė kishte filuar me miratimin e Ligjit tė Lustracionit dhe tė pėrfundonte me reformėn nė drejtėsi, pėr shkak tė sė cilės njė pjesė e mirė e deputetėve tė zgjedhur nuk janė cilėsore dhe kanė rekorde kriminale pikėrisht sepse vetė Opozita e sotme nė kohėn kur ishte nė qeverisje miratoi ligje qė lejonin tė futeshin nė qeverisjen qėndrore dhe lokale dhe nė parlament tė elementėve tė tillė. Disa nga ata janė deputetė edhe nė PD.
Pėr kėtė arėsye duket sikur kjo gjuhė e ashpėr e Bashės direkte dhe akuzonjėse kundėr Maxhorancės qeverisėse e nė raste tė veēanta herė kundėr Kryeministrit aktual dhe herė kundėr Kryetarit tė Parlamentit me partinė e tė cilit ndanė pėrgjegjėsitė e dėshtimeve gjatė 2007-2013, duket jo vetėm e papėrshtatėshme, por duket sikur ai zėri i kaposhit tė ri qė pėrpiet tė duket si kaposh i vjetėr kur pėrpiqet tė trashė zerin.
Nė tė gjitha rastet e akuzės do tė ishte mė mirė qė Kryetari i Opozitės ti dėrgonte nė Prokurori se sa ti pėrgjithėsonte dhe ti pėrsėrisė ēdo ditė ai apo tė tjerėt, sepse akuza tė tilla dhe kritika tė tilla po duken tek populli si pa efekt , ne disa raste janė boomerang, dhe disa nga kėto akuza tė lėshuara nga Basha janė `trigger` pėr tė krijuar situate artificiale tė destabilitetit.
Situata tė tilla, media dhe publiku i vlerėsoi si pėrpjekje pėr tė destabilizuar vendin dhe pėrpjekje pėr tė transferuar pėrgjegjėsitė e ish-qeverisjes qeverisė aktuale, sidomos me akuzat ndaj CEZ, dhe DIA-s dhe pėrpjekjeve pėr tė akuzuar Kryetarin e Kuvendit.
Sapo akuzat e lėshuara nė parlament dėshtuan, menjeherė pas njė mbledhje tė PD akuzat u drejtuan kundėr Kryeministrit dhe vazhdojnė tė jenė i-reale pėrsa i pėrket argumentit dhe sharjeve plot urrejtje.
Mendoj se nuk mund rehabilitojė vehten PD dhe Kryetari i kėsaj Partie, duke u fshehur nėpėrmjet sulmeve dhe akuzave plot urrejtje, ose duke transferuar nė mėnyrė diabolike pėrgjegjesitė e Partisė sė vet tek Maxhoranca qeverisėse.
Sė fundmi del njė problem i rėndėsishėm pa tė cilin PD Demokratike nuk mund tė fitojė besimin e elektoratit dhe zgjedhjet e ardhėshme: korrupsioni gjatė qeverisjes sė tyre, dėshtimet ekonomike gjatė qeverisjes sė tyre, informaliteti gjatė qeverisjes sė tyre, borxhi i madh i fshehur dhe i hapur qė i la qeverisjes sė sotme , si do ta trajtojė Kryetari i PD? Duke mbyllur njėrin sy e njėrin vesh, duke mos reflektuar pėr gjėndjen e rėndė brėnda P.D., duke mos nxjerrė pėrgjegjėsite e vetė PD nė gjėndjen jo tė mirė ekonomike-financiare tė Shqipėrisė, duke harruar qė gjėndja jo e mirė ekonomike-financiare nė Shqipėri ėshtė edhe si shkak i gjendjes sė rėndė ekonomike nė Greqi dhe itali, duke harruar se papunėsia dhe rrefugjatėt kanė rritje pėr shkak tė ardhjes po nga kėto vėnde?
Nėse nuk bėhen kėto analiza, nėse nuk nxirren pėrgjegjėsitė, nėse nuk ribėhet njė program i ri i PD, PD e cila ėshtė njė vlerė e pa llogaritėshme nė politikėn shqiptare do tė dėshtojė pėrsėri nė rifitimin e besimit tė elektoratit dhe nė mundėsinė e fitores nė zgjedhjet e ardhėshme.
Krijoni Kontakt