Pushkini ndiente simpati pėr Kur'anin


Kisha shumė pak njohuri rreth shkrimtarit tė njohur rus Aleksandėr Sergeviē Pushkin. Madje, s'kisha dijeni rreth interesimit tė tij ndaj Islamit dhe Kur'anit. Prof. Dr. Ismail Kaynak, kishte shkruar librin "Shenjat e kulturės islamo-turke tek Pushkini". Ngjarjet shoqėrore janė tė ndėrthurura mirė me njėra-tjetrėn. Shoqėrive qė na sulmojnė si armiq tė Isait, armiq tė Merjemes nuk mund t'ua ndryshojmė mendimin brenda njė viti duke u thėnė: "Jo, nuk ėshtė kėshtu!” Kur'ani flet vetėm pėr njė femėr dhe ajo ėshtė Merjemi. Nė Kur'an ekziston njė sure me emrin e saj. Ata qė flasin keq pėr Merjemen dhe Isain nuk janė prej nesh". Edhe sikur tė shkruanin gazetat e tyre rreth kėsaj, ata pėrsėri nuk do tė ndryshonin mendim. Kryqėzatat dhe kalimi i shekujve ishin rezultat i njė armiqėsie tė gabuar. Por njė gjė ėshtė e vėrtetė dhe dihet, fara sido qė tė jetė, e mirė apo e keqe do ta japė frytin e saj. Le tė kthehemi tek Pushkini. Ai vetė ėshtė rus por gjyshi i tij nga nėna ka qenė habeshi, ėshtė rritur nė pallatet e Stambollit. Kur u kthye nė Rusi i dhanė emrin Abraham Petroviē. Nė Rusi u edukua me njė kujdes tė veēantė. kjo tregohet nė historinė "Arabi i Petrit tė madh". Petri I, e dėrgon Ibrahimin nė Paris bashkė me Korsakovin. Ai nuk kishte mbetur i kėnaqur nga Korsakovi, por kjo s'mund tė thuhej pėr Ibrahimin. Atė e kishte lejuar tė mbante emėr musliman. Prandaj, Pushkini dashurinė ndaj Islamit dhe Kur'anit e kishte trashėguar nga gjyshi i tij. Nė njė letėr tė tij drejtuar vėllait tė vet, i thotė: "Unė punoj qė tė lartėsoj Kur'anin dhe pėr kėtė kam shkruar ca gjėra; por pėrtoj t'i dėrgoj". Pėrsėri nė njė letėr dėrguar shokut tė tij, Preus P.A. Vazemskiy, mė 29 nėntor 1924, ai shkruan: "Tani m'u desh tė ikja nga Meka nė Medine. Kur'ani im (poezitė e mia) po shėtit dorė mė dorė". Nė kėtė letėr ai bėn fjalė pėr poezitė e titulluara "Pėrngjasimet e Kur'anit", tė shkruara nga vetė ai. Nė letrėn e parė, shkrimtari thotė hapur dhe sinqerisht qė ka shkruar njė vepėr pėr lartėsimin e Kur'anit. Ndėrsa nė letrėn e dytė, ai e pėrngjason jetėn e vet tė syrgjynit me atė tė Pejgamberit (a.s.). Nė njė poezi tė titulluar "I fshehur nė shpellė nė kohėn e ndjekjes", pėrdor kėto shprehje:

Duke u fshehur nė shpellė i pėrndjekur,
Unė lexova atė qė i jep qetėsi shpirtrave,
Kur'anin,
Menjėherė ngushėlluesi melek,
Erdhi pranė meje dhe mė solli njė dhuratė,
Fuqinė e Kur'anit Madhėshtor.

Kur e ka shkruar kėtė poezi, Pushkini gjendej i burgosur nė fshatin Mihajlovskoe. Ai tregon se ditėt mė tė vėshtira tė jetės i ka kaluar aty, duke lexuar Kur'an dhe gjendjen e tij e ka pėrngjasuar me ngjarjen e shpellės (midis Muhamedit a.s. dhe Ebu Bekrit). Qoftė nė poezinė ku pėrshkruan njė familje tė varfėr muslimane, banuese nė qytetin Yurzuf, qoftė nė shkrimin rreth Erzurumit, ai nuk heziton tė shfaqė dashurinė e tij ndaj Islamit dhe simpatinė ndaj muslimanėve.


PUSHKINI DHE LETERSIA ORIENTALE -

Mendimi dhe poezia arabe janė vlerėsuar lart nga Pushkini, poeti mė i madh rus i shekullit tė 19-tė, njė ndjenjė e cila mbartet qartė nė shumė nga veprat e tij. Kjo vėmendje iu pėrgjigj shumė autorėve arabė, tė cilėt e vlerėsonin jashtėzakonisht shumė veprėn e tij, dhe, kėtu vlen tė pėrmenden disa aspekte tė kėsaj lidhjeje tė ndėrsjellė.
Oborri rus u pėrpoq mė kot tė fitonte simpatinė e poetit me anė postesh e parash, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė urrejtja e carit pėr Pushkinin rritej gjithnjė e mė shumė. As kėrcėnimet nga ana e autoriteteve nuk ndihmuan pėr gjunjėzimin e ideve tė tij e kėshtu cari vendosi dėrgimin e Pushkinit nė Siberi, nė mėnyrė qė ta conte drejt vdekjes sė sigurt.
Por dy profesorė letėrsie, Gokowski dhe Karamsin, ia arritėn ta ndikonin e bindnin carin dhe pas kėsaj dėnimi fillestar u zbut disi e Pushkini u internua ne Rusinė jugore. Ai e la kryeqytetin St. Petersburg mė 6 maj 1820. Deri nė atė kohė Pushkini ishte i ndikuar deri nė njė farė shkalle nga zhvillimet romantike. Eksperiencat e tij me shtypjen dhe pėrndjekjen e nxitėn atė tė ndryshonte disa nga kėndvėshtrimet e tij nė ēėshtjet shpirtėrore dhe sociale. Si pjesė e kėtij procesi ai filloi tė studionte shumė nga burimet e vjetra tė trashėgimisė sė njerėzimit, me shpresė se kjo do t’i tregonin rrugėn e shpėtimit nga kriza e tij shpirtėrore. Nė kėto momente kritike tė jetės sė tij tė cilat arritėn kulmin nė kthesėn e tij nė realizėm, ai filloi tė lexonte njė pėrkthim tė Kuranit nga frėngjishtja. Vetėm pak kohė mė pas, nė vjeshtėn e vitit 1824, ai shkroi vjershėn epike “Njė imitim i Kuranit”.
Prejardhja e krishtere e Pushkinit, feja dhe edukimi i tij tregonin se ai kishte pikėpamje tė kundėrta me Islamin, por qė gjithsesi ishin pak, krahasuar me tė pėrbashkėtat. Pėrveē kėsaj ai e nderonte dhe respektonte Profetin dhe po ashtu kishte njė dashuri tė madhe pėr civilizimin islam e botėn arabe.
Nė fakt “Njė imitim i Kuranit” nuk ėshtė aspak njė pėrpjekje pėr tė kopjuar Kuranin ose tė arrinte diē tė ngjashme. Mė tepėr kjo ėshtė njė ndėrmarrje pėr t’i bėrė tė afėrt bashkatdhetarėve tė tij rusė disa nga mesazhet mė tė rėndėsishmė e eminente qė pėrmendeshin nė shpalljen e Allahut. E Pushkini ia arriti kėsaj me njė poezi te thjeshtė, por kuptimplote.
Rusishtja e kohės sė tij ishte jashtėzakonisht e vėshtirė dhe e shumėtrajtshme, por ai me gjeninė e vet e trajtėsoi dhe e bėri mė tė prekshme pėr lexuesit e tij. Pėr kėtė arsye Pushkini veē poet, kujtohet sot edhe si themeluesi i rusishtes letrare moderne. Kjo e nxiti poetin tė pėrzgjidhte tema nga pėrkthimi i Kuranit dhe t’ia recitonte si lirikė publikut tė gjerė. E kėshtu do tė ishte mė e lehtė tė kuptohej e tė pėrfitohej nga Libri i Shenjtė i muslimanėve. Nė kėtė rradhė vjershash, ishte qėllimi i Pushkinit tė prezantonte njė pamje tė saktė tė Kuranit, tė tė dėrguarit tė Allahut dhe hollėsirave tė civilizimit arab. Pėrvec kėsaj, ai donte tė tregonte se deri nė ē’pikė arrinte tė prekte e tė ndikonte emocionalisht dhe intelektualisht dėgjuesit e lexuesit.
Fillimi i poezisė sė mėposhtme me shumė gjasa ėshtė ndikuar nga leximi i sures El-Fexhr (Agimi):

Pasha agimin,
Dhe dhjete netėt,
Dhe ēiftin dhe tekun,
Dhe natėn kur shkon

Ndėrsa poezia e Pushkinit fillon e tillė:

Betohem nė ēiftin
Edhe nė tekun
Betohem nė shpatėn
Dhe nė luftėn e drejtė
Betohem nė yllin e mėngjesit
Betohem nė lutjen e mbrėmjes...

Fjala “profet” shfaqet nė ato rastė kur flitet pėr besim dhe besnikėri, tė cilat i japin njeriut forcė dhe kurajė. Pėr shembull:

Qėndro, o ti q, trembesh
Se nga skuta jote vezullon
Llampa e shenjtė deri nė agim
Mendime tė errėta... ėndrra mashtruese zhduken
Pėr fisnikėrinė e profetit tė lutjes sė thellė
Qėndro pra i pėrulur nė falje deri nė ag
Dhe kėndo Librin e Shenjtė deri nė mėngjes.

Profeti Muhamed pėrmendet nė shumė vende me respekt dhe vėmendje:

I Gjithėmėshirshmi i shpalli Muhamedit dritėn e Kuranit
Papėrballueshėm do tė lidhemi pas dritės
Dhe mjegulla kthjellohet nga vėshtrimet tona.

Pushkini ishte adhurues i madh i historive arabe dhe nė njė letėr tė tij drejtuar shokut tė ngushtė A. A. Bestushev vėren: “Historitė arabe janė tė mrekullueshme”. Nė fakt, pasioni i tij i ciltėr pėr kulturėn arabe gjen shprehje nė poezinė “Njė imitim i arabėve”. Aty flet me njė dhimbje tė madhe dhe atraksion tė ėmbėl:

“O e dashur, o rini e ėmbėl
Mos e lėr druajtjen tė tė mposhtė
Se ti je e imja pėrgjithnjė
Fryn njė zjarr i stuhishėm nė ne tė dy
Teksa jetojmė tė njėjtėn jetė .....
Si dy bajame nė njė lėvozhgė

Nė fakt mendimi dhe shpirti i Lindjes jepen po ashtu edhe nė poezi tė tjera tė Pushkinit. Si dėshmi vlen poezia “Profeti” nga e cila ėshtė nxjerrė ky ekstrakt:

I torturuar nga etja pėr dije dhe dritė,
U tėrhoqa nė shkretėtirėn e ngrysur
Kur me gjashtė flatra, papritur,
Nė udhėkryq u duk njė engjėll.

Me gishta tė lehtė,, vėshtirė pėr ta besuar,
Preku dy sytė e mi:
Iluminimi takoi sytė e mi,
I tmerruar si njė shkabė e njomė

Fundi i poezisė tingėllon e tillė:

Ma ka copėtuar gjoksin me goditje tė shkurtra
Falė shpatės sė ftohtė
Pastaj zėvendėsoi zemrėn time qė dridhej
Me historitė plot zjarr, tė njėjta me flakėn).
Njė kufomė - vendosa nė shkretėtirė
Kur zėri i Zotit mė ēliroi:
اohu, Profet, dhe shiko, dhe dėgjo
Le tė rritet njohja jote pėr mua
Kapėrce vende dhe dete,
Fjala jote le t’i ndezė zemrat

Hulumtimet rreth poezisė sė Pushkinit zbulojnė se shumė prej tyre si p.sh. “Talismani” apo “Vajzės nga Kalmishi” (Kalmishi ėshtė njė popull nė Kaukaz) i thanė po Islamit dhe muslimanėve. Po ashtu ai flet edhe pėr Palestinėn dhe Eufrati pėrmendet si nė “Hafizit” (njė fushė nė Eufrat) ashtu edhe te “Doni”.
Shumė nga lirikat e tij janė tė pasura me ndjenja e pėrfytyrime qartėsisht muslimane. Pėr mė tepėr ai pėrdorte edhe emra muslimanė si nė poezinė e shkurtėr tė shkruar nė 1836:

“Njė mbrėmje Leila mė refuzoi
pa dyshim
i thashė asaj:
“Ndal! Ku shkon?”
Nėn protestė ajo pėrgjigjet:
Koka jote u bė gri
Me sarkazėm ia ktheva:
“اdo gjė e ka njė fund!
Kjo aromė e fortė
ثshtė vetėm kamfur
Laila qeshi me zėrin tim qė dridhej
Dhe tha: “Ti vetė e di
Qė aroma e ėmbėl ėshtė pėr dashnorėt e rinj
Dhe kamfuri pėr vdekje pėrdoret.

A.A. Slonimsky nė librin e tij “Mjeshtėria artistike e Pushkinit” shkroi: Poezia e Pushkinit “Njė imitim i Kuranit” nė fakt nuk ėshtė njė imitim i Kuranit edhe pse nė pjesėn mė tė madhe pėrmbajtja e saj ėshtė marrė nga Libri i Shenjtė arabisht. Ngjyrosja impresionuese arabe ėshtė e domosdoshme pėr pėr njė shprehje komplete krahasuese tė shpirtit tė forcės dhe energjisė, e shprehur qartė kjo nė poezitė e tij “19 Tetori” 1825 dhe “Profeti” me 1826. Kėto poezi, veēanėrisht “Nje imitim i Kuranit” shkaktuan trazira nė rrethin letrar tė kohės sė tij. Autorėt si Anenkov tek kjo poezi shihnin kryesisht njė shprehje tė gjendjes psikologjike tė Pushkinit ndėrsa tė tjerėt si Belinski dhe Dostojevski pranuan se ai ėshtė pėrpjekur tė pėrshkruajė aspekte ngulmuese tė Kuranit; pavarėsisht nga fakti se kjo ishte apo jo interesi i tij nga pikėpamja fetare kulturore historike apo natyra gjuhėsore. Edhe sot ekzistojnė dallime tė forta midis shkencėtarėve ruse nė gjykimin rreth kėsaj poezie.
Nuk ka dyshim se Pushkini kishte lexuar mbi mendimin dhe kulturėn e muslimanėve dhe kėto lexime e kishin ndikuar shumė.
Nė mėnyrė tė natyrshme atė e ndikuan edhe poezia franceze, dhe, mė vonė nė veprat e tij shfaqen papritur ndikimet gjermane dhe angleze. Ky rend burimesh letrare e bėnė Pushkinin ta ēonte poezinė ruse nė njė rrugė tė vecante, tė cilėn e pasuan edhe figura tė tilla si Turgenjevi, Dostojevski, اehovi dhe Gorki.
Po ashtu edhe njė studim i letėrsisė arabe tė kohės dėshmon se ajo pėrfshin gjurmė tė qarta tė Pushkinit.
Nė vitin 1880, arabėt u njohėn mirė me veprėn e Pushkinit tė cilat u pėrgatitėn ose nga pėrkthimet franceze apo angleze, ose nga pėrkthimet direkte tė bėra nga studentėt (e krishterė) ne shkollėn teologjike ruso-palestineze (e themeluar nė vitin 1882). Mė sė shumti u pėrkthyen tekste prozash ruse nė arabishte, meqenėse lirika ruse ishte shumė e vėshtirė pėr t’u pėrkthyer. Pėrkthimi i parė arab i Pushkinit ishte novela e tij “Bija e Kapitenit”. Qė prej kėsaj novele emri i Pushkinit pėrmendej rregullisht publikimet letrare arabe. Nė vitin 1945 nė Shtėpinė botuese tė Kajros “Dar al Maarif” u botua njė libėr me titull “Pushkini, princi i poezisė ruse” i Naxhati Sidki.
Mikh’ail Na’ima, njė figurė e njohur e letėrsisė arabe tė asaj kohe, i shkruajti autorit nė njė letėr, e cila iu bashkangjit librit: “Gėzohem shumė qė ke marrė pėrsipėr atė detyrė qė duhet ta kisha bėrė unė pėr shkak tė lidhjeve tė mia tė forta me poezinė ruse. Do tė dėshiroja tė kisha pėrkthyer disa prej tyre nė gjuhėn tonė, nė mėnyrė qė folėsit e tyre t’i gėzoheshin sadopak”.
Mikh’ail Na’ima ishte nga tė parėt arabė qė studioi nė Rusinė cariste dhe e lexoi shumė letėrsinė ruse, ashtu siē e pėrshkruan edhe nė librin e tij “Shtatėdhjetė”. Nė letrėn e tij drejtuar Sidkit ai vėren mė tej: “Fakti qė e njeh rusishten mirė, ia rrit vlerat punės tėnde, meqenėse e ke mundur ta marrėsh dijen nga burime origjinale”. Edhe Sidki kishte studiuar nė Universitetin e Moskės. Nė parathėnien e librit tė tij Sidki flet pėr rolin dhe rėndėsinė e Pushkinit ne historinė e poezisė ruse: “Pushkini ishte pėr rusėt si al Mutennebi pėr arabėt, si Shekspiri pėr anglezėt, si Dante pėr italianėt, si Goethe pėr gjermanėt. Ai ishte njė nga tė paktat dhurata tė kohės sė tij dhe megjithėse vdiq nė moshėn 37 vjecare, ai ishte njė shkrimtar krijues (prodhimtar), i cili la shumė pėrmendore nė poezi dhe letėrsi, aq sa lexuesit e tij mund tė kujtojnė se ai kishte jetuar gjatė”. Naxhati Sidki i referohet efekteve tė ndikimeve franceze dhe angleze, megjithėse ai mbetet rus nė shpirt dhe karakter.
Ai u formua nė atmosferė islame, tė cilėn e gjeti gjatė vizitave nė Krime dhe Kaukaz dhe po ashtu edhe eskperiencat qė e frymėzuan nė shumė nga poezitė e tij tė mėvonshme. Si rezultat i bisedimeve tė dėshtuara ndėrmjet radikalėve dhe carėve qeverisės, Pushkinin e kaploi njė gjendje shpirtėrore pesimiste dhe e ndjeu veten tė veēuar nga shoqėria. E nė kėtė kontekst provoi njė ndarje tė poezisė dhe jetės, ndėrmjet artit dhe shoqėrores. Megjithatė ai nuk harroi kurrė se shkruante pėr njerėzit dhe prandaj vepra e tij duhet tė pėrconte saktėsi, thjeshtėsi dhe qartėsi.
Sidki e shoqėroi veprėn e tij me pėrkthimin e “Profetit” dhe tė “Talismanit”, qė mbanin aromėn e Lindjes me ngrohtėsinė dhe magjinė e saj.
Nga tė gjitha punimet arabe mbi Pushkinin, libri i Sidkit ėshtė shumė i rėndėsishėm , sepse nga njėra anė ishte i pari qė trajtoi kėtė temė dhe nga ana tjetėr autori kishte mundėsi tė pėrdorte material origjinal. Nė punėn e tij ai ishte objektiv e i lirė nga ēdo kritikė perėndimore dhe transmetonte pranimin dhe dashurinė pėr Pushkinin. Profesor Ali Adham nė librin e tij “Njerėz nga historia: nga Sokrati deri te Rasputini” pėrfshin edhe njė kapitull nė lidhje me poezitė e Pushkinit. Gjatė punės sė tij, ndėrsa pėrkthente Pushkinin, vėrente njėkohėsisht se: “Ai ėshtė mė i vėshtiri pėr t’u pėrkthyer nga tė gjithė poetėt rusė”. Prof. Adhami e pėlqente poezinė e tij sepse kishte njė stil tepėr tė thjeshtė e pėr kėtė arsye ndoshta i vėshtirė pėr t’u riprodhuar. اdo pėrkthyes, pavarėsisht nga aftėsitė e tij, do tė lėkundet e tundohet para se tė pėrpiqet pėr njė ndėrmarrje tė tillė. Prandaj pak nga poezitė e tij janė pėrkthyer nė arabisht, ndėrkohė qė mė sė shumti ėshtė botuar vepra e tij nė prozė. Adhami duke trajtuar cilėsitė tipike tė poezisė sė Pushkinit dhe karakterin e tij shkruan ndėr tė tjera: “Lirika e Pushkinit dallohet qartė pėr thjeshtėsinė magjepsėse, elegancėn dhe shqetėsimin e tij ekstrem pėr formėn poetike. Vetė ai ishte njė njeri plote entuziazėm, vuajtje e dinjitet. Nė fakt motivet e poezisė sė tij, tė qarta e tė sakta, del nė pah shkalla e vuajtjeve dhe e forcės”.
Njė libėr i botuar kohėt e fundit mbi letėrsinė ruse ėshtė edhe “Hyrje nė poezinė ruse tė shekullit tė 20” e dr. Hajat Sharara dhe dr. Muhamed Junis. Edhe ky libėr hedh vėshtrimin e tij nė poezinė e Pushkinit arrin nė pėrcaktimin e atyre rrugėve, tė cilave Pushkini dhe njerėzit e kohės sė tij, si pjesė e shoqėrisė, i shmangeshin.
Nė kėtė artikull synohet pak a shumė tė pėrdoren veprat e para krijuese tė Pushkinit si bazė pėr hulumtimin e sfondeve jetėsore tė jetės sė tij nė kohėn kur jetoi. Kritika letrare perėndimore vendos nė qendėr jetėn private tė autorit. Aspekti krijues kalon nė vend tė dytė nė punėn e tyre dhe ky ėshtė njė dallim nė metodėn e kėtyre dy mėnyrave tė tė menduarit.