Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ilir Meta: "Qeveria e Rilindjes dështoi. Duhen bërë ndryshime në qeveri!"

    Qeveria/Ja kokat që kërkon Meta

    Emri:  IMG_20151006_104117.jpg

Shikime: 1583

Madhësia:  21.5 KB

    Megjithëse se kryeministri Edi Rama e mohoi që të ketë një debat mbi ndryshimet në qeveri, Ilir Meta nuk ndalet. Kreu i kuvendit nuk ka folur publikisht për takimin e së dielës por megjithëatë disa sinjale janë rë qarta. Vetë Meta kërkoi impulse të reja në qeverisje, por mënyra më e mirë për të kuptuar atë që ai kërkon është të lexosh mediat pranë tij.

    Kështu “Javanevs” e cila bashkë drejtohet nga këshilltari politik i Metës, lorenc Vangjeli, ka raportuar dje se listën e kokave të prera e kryeson dyshja Gjiknuri-Ahmetaj. Dhe kjo për shkak të përgjegjësisë që kanë në daljen e informacionit për çështjen e CEZ-it. Listën e ndryshimeve në qeveri, sipas “Javës” e vijon ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe kjo me arsyen e vetme, performanca e dobët sidomos në mbledhjen e të ardhurave nga doganat dhe tatimet. Një dyshe tjetër sipas “Javës”, të cilën Meta do të donte ta zbriste nga froni ministror, është edhe ajo Tahiri-Beqaj. Tahiri është sulmuar ashpër nga shtypi pranë Metës dhe ky i fundit dyshon se ai e ka nxitur qëllimisht arrestimin e Kastriot Ismailajt për ta dëmtuar. Meta dyshon gjithashtu se ministri i brendëshëm komploton me ndërkombëtarët kundër tij.Të dy ministrat, njerëz të afërt të Edi Ramës, janë shigjetuar në më shumë se një rast në këto dy vjet. Madje në rastin e Tahirit, para se policia të hynte në Lazarat, në mes të vitit 2014, LSI-ja kishte shprehur pakënaqësi të hapura publike.



    Lapsi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-10-2015 më 12:23

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta: "Qeveria e Rilindjes dështoi. Duhen bërë ndryshime në qeveri!"

    Rama përjashton mundësinë për ndryshime në Qeveri?

    Kryeministri Edi Rama ka tentuar të shuajë sot të gjithë zërat për ndryshime në kabinetin qeveritar.

    Pas takimit të shtunën në drekë me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, në media filloi të qarkullonte skenari për rishikim të qeverisë.

    Kjo shikohej edhe si një tentativë për të qetësuar zërat për prishje të koalicionit qeveritar.

    Por në përfundim të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS-së, Rama i ka quajtur sajesa këto zëra.

    “Ju flisni, ju komentoni. Nxirrni konkluzione nga ato që ju flisni. Ndryshime në qeveri, të sajuara”, deklaroi Rama.



    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-10-2015 më 12:23

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Ilir Meta: "Qeveria e Rilindjes dështoi. Duhen bërë ndryshime në qeveri!"

    Jam kurioze Albo!Ku eshte shprehur qe qeveria e Rilindjes deshtoiii?

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta: "Qeveria e Rilindjes dështoi. Duhen bërë ndryshime në qeveri!"

    Një ditë para seancës, Ndryshime në qeveri? Rama takim 60 minutësh me Metën në Kryesi



    Për të dytën herë brenda pak ditësh, kryeministri Edi Rama i është drejtuar kryesisë se Kuvendi ku ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta, në një takim prej 60 mintuash. Nuk dihen detaje nga takimi kokë më kokë, por mendohet se pjesë e bisedës kanë qenë qëndrimet e kundërta që Kryeparlamentari dhe Kryeministri kanë pasur për ndryshimet në qeveri.
    Vetëm 2 ditë, pasi dy bashkëdrejtuesit e koalicionit PS-LSI mbajtën qëndrime të kundërta në distancë për ndryshimet në qeveri, Edi Rama dhe Ilir Meta, u takuan ballë për ballë për 60 minuta në Kryesinë e Kuvendit.
    Takimi, është në vazhdën e bisedave të përjavshme që Rama e Meta, zhvillojnë për ecurinë e koaliconit, por rifreskimi i kabinetit, besohet se ka qenë pjesë e bashkëbisedimit.
    Kjo për shkak se të hënën, e 5 tetorit 2015, pak orë pasi kryeministri Edi Rama i kishte cilësuar sajesa mundësitë për lëvizje në kabinet, aleati i tij Ilir Meta, foli për nevojën e impulseve të reja në qeveri.
    Nuk dihet nëse biseda kokë më kokë e Kryeministrit dhe kreut të Kuvendit, ka çuar në dakordësi për këtë çështje kjo për shkak se pas takimit nuk pati asnjë komunikim me mediat.

    Por cili është mendimi i vetë Ministrave dhe deputetëve për ndryshimet në qeveri?

    Ermonela Felaj: Ndryshimet në qeveri janë diskrecion kushtetues i Kryeministrit, pse duhet të rrimë dhe gjykojmë gjithë ditën?

    Ulsi Manja: E ka dhënë përgjigjen i pari i punës, Kryeministri i vendit.

    Blendi Klosi: Sa vjet keni që e keni provuar me mua dhe nuk merrni dot ndonjë fjalë jashtë kontekstit.

    Më 5 tetor Meta deklaroi se kërkonte impulse te reja qeverisëse: Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, kërkojmë standarde më të larta të qeverisjes. Përsa i takon ndryshimeve, ia kemi lënë iniciativën gjithmonë Kryeministrit kur ai e gjykon të arsyeshme. Unë besoj se gjithnjë ka nevojë për impulse gjithnjë e më të gjalla dhe më të fuqishme.

    Po më 5 tetor Rama pas mbledhjes së grupit PS deklaroi se ishin hamendësime të medias
    “ Puna juaj është që ju mendoni, ju flisni, ju informoni, ju komentoni dhe pastaj kujtoni që ajo që është folur e kemi folur ne, ndërkohë që e keni folur ju”.

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta: "Qeveria e Rilindjes dështoi. Duhen bërë ndryshime në qeveri!"

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Jam kurioze Albo!Ku eshte shprehur qe qeveria e Rilindjes deshtoiii?
    Si thua ti teta, po te shkonin punet mire ne qeveri, a do te kerkonte Meta qe te largonte te gjithe ministrat qe shoku Rama i vlereson si "te suksesshem" ne punen e tyre?

    Meta mund te mos kete thene fjale per fjale qe qeveria e Rames deshtoi, por kjo eshte e kuptueshme per kedo qe degjon numrin dy te koalicionit kur ben thirrje per ndryshime ne qeveri.

    Amerikanet kane nje fjale qe thote: "Mos e ndreq po nuk eshte prishur!" Qeveria e Rilindjes eshte prishur, dhe shoku Meta nga Skrapari po mundohet ta ndreqi.

    Albo

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Ministri i Drejtësisë Nasip Naço është dorëhequr nga posti që ai mbante prej 2013-ës.

    Emri:  nasip-naco.jpg

Shikime: 731

Madhësia:  23.1 KB
    Ministri i Drejtesise Nasip Naco

    Mësohet nga burimet, të cilat bëjnë me dije për “Panorama” se ministri i LSI-së e ka paraqitur dorëheqjen pas një takimi që është zhvilluar sot në selinë e qeverisë me kryeministrin Edi Rama.

    Nuk dihet nëse kryeministri e ka pranuar dorëheqjen e Naços apo jo. Ajo që ka rënë në sy kohët e fundit është se mes Ramës dhe Metës ka pasur takime të shpeshta kohët e fundit, pjesë e të cilave ka qenë edhe vetë ministri Naço. Ndërsa publikisht ka qenë vetë kreu i Kuvendit Ilir Meta që ka shprehur se qeveria ka nevojë për impluse të reja.

    Kjo nuk është hera e parë që Nasip Naço jep dorëheqjen nga një post ministror. Në vitin 2011, pas divorcit të LSI-së me Dritan Priftin, vendin e tij në ministrinë e Ekonomisë e mori Ilir Meta i cili ia la pikërisht Nasip Naços.

    Ky i fundit e mbajti këtë post për një vit dhe në 2012 aty u emërua Edmond Haxhinasto. Naço ka mbajtur dy herë edhe postin e zv.kryetarit të Parlamentit, të cilin e la në prill 2013 kur LSI doli nga koalicioni me PD-në dhe iu bashkua PS-së.

    Panorama

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Ka shume mundesi te jete kryeprokurori i ri i zgjedhur nga shoku Sali.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ka shume mundesi te jete kryeprokurori i ri i zgjedhur nga shoku Sali.
    Bazuar ne cilat indicie?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Zëri i Amerikës: Largimi i Naços një diversion i LSI-së për të nxitur ndryshimet në qeveri

    Postuar në 09 Nëntor, 2015 06:11

    Në Shqipëri ministri i Drejtësisë Nasip Naco ka dhënë sot pasdite dorëheqjen. Rreth vendimit të tij të papritur, nuk ka një njoftim zyrtar, ndërkohë që mësohet se ai ka patur një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ka biseduar me pas dhe me kryetarin e parlamentit Ilir Meta.

    Zoti Meta është kryetari i Lëvizjes socialiste për integrim, dhe zoti Naco ishte një ndër 5 ministrat e kësaj force politike, aleatja kryesore e socialistëve të zotit Rama.

    Javët e fundit zoti Meta kishte folur disa herë për nevojën e “impulseve të reja në qeverisje” duke mohuar publikisht se dicka e tillë lidhej domosdoshmërisht me ndryshime të kabinetit të zotit Rama.

    Ky i fundit nga ana tjetër, ka hedhur poshtë, po në mënyrë të përsëritur, cdo hipotezë mbi lëvizje të mundshme në përbërjen e ekipit të tij qeverisës. Lëvizja e sotme e zotit Naco, mund të interpretohet dhe si një “diversion” i LSI-së për të nxitur pikërisht ndryshime në qeveri.

    Por me shumë gjasë, kryeministri pritet t’i qëndrojë besnik pozicionit të tij dhe t’i kërkojë partnerit të tij politik, vetëm emrin e ministrit të ardhshëm të Drejtësisë.

    Kjo është dorëheqja e dytë në kabinetin e zotit Rama që prej ardhjes së tij në pushtet në shtator të 2013. Vitin e kaluar, u tërhoq ministri i atëhershëm për Marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi, Ai ishte përfaqësues i partisë socialiste dhe u zëvendësua menjëherë nga socialistja tjetër, Ermonela Felaj./ VOA
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Bazuar ne cilat indicie?
    Ministrat e LSI jane te paprekurit nga ana e PD. Jane garantet.

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Zbardhet letra e dorëheqjes së ministrit Naço


    Zbardhet letra e dorëheqjes ministri të Drejtësisë, Nasip Naço për kryeministrin Edi Rama.

    Letra e plotë

    "I nderuar z. Kryeministër,

    Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë.

    Duke shpresuar që në çdo rast ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë,

    Ju uroj suksese në përmbushjen e obligimeve tuaja si Kryeministër,

    Me konsideratë".

    Koha Jone

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Lëvizjet e sotme në politikë me dorëheqjen e ministrit Nasip Naço, Zëri i Amerikës i cilëson si një diversion që aleati i Ramës, kreu i LSI-së bën ndryshme të tjera në qeveri.

    “Lëvizja e sotme e zotit Naco, mund të interpretohet dhe si një “diversion” i LSI-së për të nxitur pikërisht ndryshime në qeveri. Por me shumë gjasë, kryeministri pritet t’i qëndrojë besnik pozicionit të tij dhe t’i kërkojë partnerit të tij politik, vetëm emrin e ministrit të ardhshëm të Drejtësisë”,- shkruan Zëri i Amerikës.

    Lajmi i Zërit të Amerikës

    Në Shqipëri ministri i Drejtësisë Nasip Naco ka dhënë sot pasdite dorëheqjen. Rreth vendimit të tij të papritur, nuk ka një njoftim zyrtar, ndërkohë që mësohet se ai ka patur një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ka biseduar me pas dhe me kryetarin e parlamentit Ilir Meta. Zoti Meta është kryetari i Lëvizjes socialiste për integrim, dhe zoti Naco ishte një ndër 5 ministrat e kësaj force politike, aleatja kryesore e socialistëve të zotit Rama.

    Javët e fundit zoti Meta kishte folur disa herë për nevojën e “impulseve të reja në qeverisje” duke mohuar publikisht se dicka e tillë lidhej domosdoshmërisht me ndryshime të kabinetit të zotit Rama. Ky i fundit nga ana tjetër, ka hedhur poshtë, po në mënyrë të përsëritur, cdo hipotezë mbi lëvizje të mundshme në përbërjen e ekipit të tij qeverisës.

    Lëvizja e sotme e zotit Naco, mund të interpretohet dhe si një “diversion” i LSI-së për të nxitur pikërisht ndryshime në qeveri. Por me shumë gjasë, kryeministri pritet t’i qëndrojë besnik pozicionit të tij dhe t’i kërkojë partnerit të tij politik, vetëm emrin e ministrit të ardhshëm të Drejtësisë.

    Kjo është dorëheqja e dytë në kabinetin e zotit Rama që prej ardhjes së tij në pushtet në shtator të 2013. Vitin e kaluar, u tërhoq ministri i atëhershëm për Marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi, Ai ishte përfaqësues i partisë socialiste dhe u zëvendësua menjëherë nga socialistja tjetër, Ermonela Felaj.

    Zëri i Amerikës

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Tiranë, Dorëhiqet Ministri, Rama propozon Ylli Manjanin në vend të Naços



    Në orën 14:33 (9 nëntor 2015) u bë publik lajmi i dorëheqjes së Nasip Naços si Ministër i Drejtësisë.
    Burime të Ora News thanë se Naço, kishte qenë pas mesditës në zyrën e kryeministrit Edi Rama për ti dorëzuar letrën e dorëheqjes, në të cilën argumenton:
    “Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë.Duke shpresuar që në çdo rast ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë”.
    Bashkë me zotin.Naço, ka qenë edhe kreu i tij, Ilir Meta dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

    Rreth orës 13:00, Ilir Meta kishte pritur në zyrën e tij në Kuvend, zëvendës/Ambasadorin amerikan.
    Në orën 15:07 minuta, Ilir Meta, u rikthye në zyrën e kryeministrit Edi Rama, së bashku me kreun e grupit të LSI-së, Petrit Vasili, për të qëndruar aty rreth 15 minuta dhe iu drejua më pas hotel “Rogner”.
    Takimit, iu bashkua shpejt edhe zëdhënësi i LSI-së për reformën në drejtësi, Ylli Manjani.
    Ky i fundit, nuk qëndroi deri ne fund të bisedës, por u rikthye në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
    Në të njëjtën kohë, Ilir Meta la hotel “Rogner”dhe me qetësi, vlerësoi aktin e dorëhejes së Ministrit të tij.
    Meta foli për një nivel të ri të bashkëpunimit të koalicionit për realizmin e reformave, me dorëhqjen e Naços.
    Ilir Meta : “Më duhet të vlerësoj aktin e dorëheqjes së Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço si një akt të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, si një akt qytetar i cili ka dhënë kontributin e tij gjatë gjithë kësaj periudhe në të mirë të qeverisjes dhe reformave , por njëkohësisht me këtë akt ai ka gjykuar se jep një kontribut për të ndihmuar në realizimin e një bashkëpunimi të kërkuar prej kohësh dhe më të gjërë dhe të një niveli të ri për të çuar përpara të gjitha reformat dhe sidomos reformën në fushën drejtësi.”
    Meta tha se emrin e pasardhësit ia kishte lënë në dorë, Edi Ramës.
    Ilir Meta : “Emri i ri që do të propozojë kryeministri do të jetë një emër që do të çojë në një bashkëpunim më të gjërë dhe më të ri.”
    Vetëm disa minuta pas kësaj deklarate Ylli Manjani la godinën e Kryeministrisë dhe tha se si politikan do të ishte i gatshëm të merrte detyrën e Ministrit.
    Tre orë pas kësaj deklarate, Kryeministria njoftoi se Zoti. Manjani kishte marrë besimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës për të qenë ai pasuesi i Nasip Naços, një zëvendësim që Ora News e kishte njofutuar fill pas takimit që Manjani kishte pasur në Kryeminsitri.
    Ndërkohë, në njoftimin zyrtar Kryeministria tha se Edi Rama kishte pranuar dorëheqjen e zotit.Nasip Naço, duke e falenderuar atë për kontributin e dhënë në ekipin qeverisës.
    “Duke vlerësuar se kandidatura e Ylli Manjanit është më e përshtatshmja për të çuar më tej punën e nisur në drejtimin e institucionit, Kryeministri ka diskutuar më pas me zotin Manjani përfshirjen e tij në kabinetin qeveritar. Reforma në Drejtësi, përmirësimi i punës në zyrat e hipotekave, rritja e cilësisë së shërbimit në burgje, si edhe ritmi i asistencës teknike të Ministrisë së Drejtësisë në procesin e hartimit të akteve ligjore e nënligjore në funksion të reformave, kanë qenë në fokus të bashkëbisedimit” thuhet në njoftim.
    Kryeministri e ka falenderuar Ylli Manjanin për gatishmërinë për të kryer me përgjegjshmëri dhe efikasitet detyrën e lartë dhe ka firmosur propozimin për Presidentin e Republikës që të dekretojë emërimin e tij në krye të dikasterit të drejtësisë.
    Por a do të kete emra të tjerë të rinj veç Ylli Manjanit në kabinetin qeveritar? A përfundon këtu riformatimi i ekzekutivit, apo do të ketë zhvillime të tjera në orët e ardhshme?
    Ja çfare ka ndodhur ore pas ore
    19:26 Naço: Reforma në drejtësi kërkon nivel më të lartë të bashkëpunimi mes aktorëve
    Zbardhet letra e dorëheqjes së Nasip Naços si Ministër Drejtësie. Ai e argumenton dorëheqjen e tij me nevojën për një nivel më të lartë të bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të të gjithë aktorëve lidhur me reformën në drejtësi.
    “Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se Reforma në Drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si Ministër i Drejtësisë.Duke shpresuar që në çdo rast ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë”.
    19:10 Basha: Pa ikur Rama, ndryshimet me Naço e Paço rrahje uji në havan
    Ora 17:35 Rama i propozon Nishanit dekretimin e Manjanit si Ministër Drejtësie
    Ora 16:05 Ora News: Manjani Ministri i ri i Drejtësisë
    Burime nga Ora News bëjnë me dije se në vend të Naços, Ministër Drejtësie do të dekretohet Ylli Manjani.
    Në një prononcim për mediat Manjani u shpreh se “çdo kush që merret me politikë duhet të jetë i gatshëm”.
    Ndërkohë ai konfirmoi se nuk ndryshon formula mes ndarjes që qeverisjes me PS, duke deklaruar se LSI do të mbajë Ministrinë e Drejtësisë.

    ORA NEWS

  14. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ministrat e LSI jane te paprekurit nga ana e PD. Jane garantet.
    Mbase ishin po nuk jane me! Afera e CEZ-it, dosja e Naços perpara disa javesh, rasti Doshi-Rama etj etj, tregojne te kunderten!

    Nga ana tjeter Ylli Manjani, ministri me i ri, ka akuzuar ne çdo dalje publike ashper Berishen apo Boden, sidomos per aferen e CEZ-it!

    Keto raste me vijne ndermend, se ka precedente te tjera pa fund.

    Politikisht asnje nga dy partite e medha nuk ka leverdi ta mbaje mire me LSI-ne, se ne fund te mandatin e kuptojne qe tkurrja elektorale iu vjen gjithmone nga LSI-a...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Mbase ishin po nuk jane me! Afera e CEZ-it, dosja e Naços perpara disa javesh, rasti Doshi-Rama etj etj, tregojne te kunderten!

    Nga ana tjeter Ylli Manjani, ministri me i ri, ka akuzuar ne çdo dalje publike ashper Berishen apo Boden, sidomos per aferen e CEZ-it!

    Keto raste me vijne ndermend, se ka precedente te tjera pa fund.

    Politikisht asnje nga dy partite e medha nuk ka leverdi ta mbaje mire me LSI-ne, se ne fund te mandatin e kuptojne qe tkurrja elektorale iu vjen gjithmone nga LSI-a...
    Harron vetem nje gje,ne kete qeveri kane dale te gjithe tenderat socialist por nuk ka asnje tender te ministrave te LSI-s. Nuk ke asnje tender nga ata qe i "bejne" dhe vet perqindjes tender.Politikisht eshte LSI qe po mban ne kembe sistemin.
    Megjithate,po u be Naço kryeprokuror eshte emertim qe vjen direkt nga Saliu.

  16. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Harron vetem nje gje,ne kete qeveri kane dale te gjithe tenderat socialist por nuk ka asnje tender te ministrave te LSI-s. Nuk ke asnje tender nga ata qe i "bejne" dhe vet perqindjes tender.Politikisht eshte LSI qe po mban ne kembe sistemin.
    Megjithate,po u be Naço kryeprokuror eshte emertim qe vjen direkt nga Saliu.
    Te paska shpetuar, s'ke faj, dinamika e skandaleve sot ne Shqiperi leviz me shpejtesine e zhives!

    Para disa javesh Naço eshte e akuzuar direkt se firma e kunatit te tij me duket, kishte marre te gjitha tenderat duke falimentuar disa firma!

    Nje gje eshte 100% e sigurte, nqs Naço behet kryeprokuror: Emertimi vjen nga Meta dhe për Meten.
    Eshte llogjike e thjeshte, çdo gje tjeter eshte aludim...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Te paska shpetuar, s'ke faj, dinamika e skandaleve sot ne Shqiperi leviz me shpejtesine e zhives!

    Para disa javesh Naço eshte e akuzuar direkt se firma e kunatit te tij me duket, kishte marre te gjitha tenderat duke falimentuar disa firma!

    Nje gje eshte 100% e sigurte, nqs Naço behet kryeprokuror: Emertimi vjen nga Meta dhe për Meten.
    Eshte llogjike e thjeshte, çdo gje tjeter eshte aludim...

    Naturisht qe vjen nga Meta por vjen per te garantuar Saliun,gjithmon me pelqimin e Rames.Ashtu siç ka garantuar dhe Saliu -Meten. Por megjithate rruga eshte e gjate,jemi veten ne propozime e marveshje...

    Duhet gjetur "LLalla 2" dhe dy tre figura qe duhen sakrifikuar. Po rané dakort ne figurat qe duhen sakrifikuar ke dhe Naçon kryeprokurator.

  18. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Kjo eshte analiza jote, per diçka qe s'ka ndodhur.
    Une personalisht jam i prirur t'i besoj zerit te amerikes qe e thote qarte se kjo eshte nje gricje mbrenda dy paleve te mazhorances, sigurisht e orkestruar nga Meta ne kete rast.
    Parashikimin se çdo ndodhi ne politiken shqiptare, do refuzonte ta bente edhe Nostradamusi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Kjo eshte analiza jote, per diçka qe s'ka ndodhur.
    Une personalisht jam i prirur t'i besoj zerit te amerikes qe e thote qarte se kjo eshte nje gricje mbrenda dy paleve te mazhorances, sigurisht e orkestruar nga Meta ne kete rast.
    Parashikimin se çdo ndodhi ne politiken shqiptare, do refuzonte ta bente edhe Nostradamusi...
    Zeri Amerikes ne kete rast ja ka futur kot. Si mund te jete gricje kur eshte nje dorheqje e organizuar dhe ishte gati dhe kandidati i zevendesimit.

    Parashikimi ne politik eshte gjithmon i kot per shkak te faktoreve,por kjo dorheqje ka nje qellim e ka nje regji.

  20. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Zeri Amerikes ne kete rast ja ka futur kot. Si mund te jete gricje kur eshte nje dorheqje e organizuar dhe ishte gati dhe kandidati i zevendesimit.

    Parashikimi ne politik eshte gjithmon i kot per shkak te faktoreve,por kjo dorheqje ka nje qellim e ka nje regji.
    Po e filloj me te dyten per ta mbyllur me te paren.
    Konjukturat politike tek ne ndryshojne ne menyre te paparashikueshme, ndaj dhe te thuash sot se do vendoset ky apo ai, kur akoma nuk eshte e sigurte bashkejetesa Rama-Meta, eshte e kot.

    E dyta Zeri Amerikes thote se kjo eshte nje lloj diversioni nga Meta per te bere ndryshuar Rama ministrat e tij. Me pak fjale loje apo levizje taktike e Metes. Une e quaj gricje, ti quaje terrci-verrci, s'ka rendesi emertimi, por thembi i konkluzionit te Zerit te Amerikes.
    Dhe ne memorien time Zeri i Amerikes, nuk para ia ka futur kot ndonjehere per te tilla çeshtje
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •