Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Nëntë momentet e shëmtuara të futbollit

    Publikuar: 14:54 / 29.09.2015


    Historia e futbollit është e shoqëruar nga momente magjike, por edhe pjesë të errëta që gjithsesi janë shkruar në histori si disa nga momentet që kanë shkruar librin e lojës që ka tërhequr vëmendjen e gjithë planetit.

    Një grup artistësh britanikë kanë zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të sjellë edhe një herë në kujtesë disa nga ngjarjet më të rëndësishme por njëkohësisht edhe më të shëmtuara. Fëmijë të përjetësuar në çastet që kanë bërë historinë të cilët prezantohen në nëntë foto spektakolare.

    1-Diego Armando Maradona i ndihmuar nga “Dora e Zotit” për të shënuar në çerekfinalen e Botërorit 1986 kundër Anglisë. Gol që e ndihmoi Argjentinën të fitonte 2-1 duke hapur rrugën për suksesin final në këtë kompeticion.



    2-Në vitin 2013 Luis Suarez kafshoi Branislav Ivanovic në ndeshjen Liverpool-Chelsea që u mbyll në barazim 2-2. Një gjest që uruguaiani e përsëriti edhe një vit më pas por këtë herë ishte Chiellini viktima e sulmuesit të Barcelonës në Botërorin 2014 gjatë sfidës Itali-Uruguai.



    3-Ndeshja e fundit e Zinedine Zidane në karrierën e tij. Berlin 2006, finalja e Kupës së Botës përfundoi në mënyrën më të keqe për një nga lojtarët me mbresëlenës të kësaj loje. Zizu u tradhtua nga nervat duke goditur me kokë Marco Materazzin. Një moment që ështe përjetësuar madje edhe në skulpturë.

    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Për: Nëntë momentet e shëmtuara të futbollit

    4-“Përse gjithmonë unë?” Kjo është shprehja më e famshme në Angli. Protagonist është Mario Balotelli, i cili shënoi në derbin City-United duke shfaqur një shprehje që ai e kishte fshehur poshtë fanellës. Një gjest që flet më shumë se 1 mijë fjalë pas polemikave të shumta që e kishin shoqëruar sulmuesin në javët e fundit.



    5-Ishte faza e 1/8-ave të Kupës së Botës 1998 ku Anglia kërkonte hakmarrje ndaj Argjentinës për eleminimin e hidhur 12 vjet më parë. Të gjithë sytë ishin drejtuar nga djali i artë i futbollit britanik, Michael Owen, por ajo sfidë pati një tjetër protagonist, David Beckham i cili goditi Diego Simeonen duke dalë nga loja me karton të kuq.



    6-Në Janarin e vitit 1995 Crystal Palace priste Manchester United në “Selkhurst Park”. Ndeshja u nxeh pasi arbitri i tregoi kartonin e kuq francezit Eric Cantona, i cili reagoi në mënyrën më të keqe duke sulmuar me një goditje kung fu tifozin Mathew Simmons.

    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Për: Nëntë momentet e shëmtuara të futbollit

    7-Paul Gascoigne, i cili do të mbahet mend gjatë edhe për karakterin e tij të pazakontë, feston golin e shënuar kundër Skocisë në vitin 1996 duke ilustruar procesin e heqjes së dhëmbit te dentisti. Në këtë parodi aktor protagonist ishte edhe Teddy Sheringham.



    8-Paolo Di Danio mori një dënim shembullor. Ai u dënua me 11 ndeshje pezullim dhe 100 mijë Pound gjobë pasi shtyu gjyqtarin Paul Alock në një ndeshje të Premier League. Incidenti u shënua në ndeshjen mes Sheffield Wedensday dhe Arsenalit në Hillsborough.



    9-Në ndeshjen e cilësuar si “Betaja e Old Trafford” mes Manchester United dhe Arsenalit, Patrick Viera doli me karton të kuq ndërsa vendasve iu dha një penallti në minutën e fundit. Rud Van Nistelrooy gaboi duke mos arritur të shënonte dhe ky është momenti i festimit të mbrojtësit të Arsenalit, Martin Keown.

    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •