Publikuar: 14:54 / 29.09.2015
Historia e futbollit është e shoqëruar nga momente magjike, por edhe pjesë të errëta që gjithsesi janë shkruar në histori si disa nga momentet që kanë shkruar librin e lojës që ka tërhequr vëmendjen e gjithë planetit.
Një grup artistësh britanikë kanë zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të sjellë edhe një herë në kujtesë disa nga ngjarjet më të rëndësishme por njëkohësisht edhe më të shëmtuara. Fëmijë të përjetësuar në çastet që kanë bërë historinë të cilët prezantohen në nëntë foto spektakolare.
1-Diego Armando Maradona i ndihmuar nga “Dora e Zotit” për të shënuar në çerekfinalen e Botërorit 1986 kundër Anglisë. Gol që e ndihmoi Argjentinën të fitonte 2-1 duke hapur rrugën për suksesin final në këtë kompeticion.
2-Në vitin 2013 Luis Suarez kafshoi Branislav Ivanovic në ndeshjen Liverpool-Chelsea që u mbyll në barazim 2-2. Një gjest që uruguaiani e përsëriti edhe një vit më pas por këtë herë ishte Chiellini viktima e sulmuesit të Barcelonës në Botërorin 2014 gjatë sfidës Itali-Uruguai.
3-Ndeshja e fundit e Zinedine Zidane në karrierën e tij. Berlin 2006, finalja e Kupës së Botës përfundoi në mënyrën më të keqe për një nga lojtarët me mbresëlenës të kësaj loje. Zizu u tradhtua nga nervat duke goditur me kokë Marco Materazzin. Një moment që ështe përjetësuar madje edhe në skulpturë.
Krijoni Kontakt