Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Arvanitët e Greqisë

    Arvanitët e Greqisë.


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Arvanitët e Greqisë

    Xhufi: Shqiptarët ua shpallën pavarësinë grekëve

    Skënderbeu mund të jetë grek, aq sa ç'mund të jetë shqiptar Eleuther Venizellosi. Kështu u përgjigjet deklaratave të partisë ultranacionaliste greke "Agimi i Artë", historiani i njohur Pëllumb Xhufi.
    Në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", historiani thotë se deklaratat e drunjta të "Agimit të Artë" nuk do të meritonin asnjë vëmendje, nëse nuk do të shprehnin një shqetësim real të nacionalizmit grek dhe të historiografisë nacionaliste greke.

    Kjo forcë politike ultra-nacionaliste, përmes një shkrimi në faqen zyrtare, shprehej se shqiptarët nderojnë si hero kombëtar një grek, Jorgo Kastriotin, i cili zhvilloi një luftë të ortodoksisë kundër turqve, për të mbajtur të lirë rajonin. Në shkrim shtohej gjithashtu se shqiptarët përdorin në mënyrë të padrejtë flamurin e Perandorisë Bizantine si flamur kombëtar dhe nënvizonin se Epiri ishte grek.

    Por, cilësimi si grek i Skënderbeut, për Xhufin ka tjetër domethënie. "Fakti është se historia e ka lënë Greqinë pa heronj e pa vepra heroike. Në 500 vjetët e sundimit osman, në Greqi nuk arrin të shquash një lëvizje, një kryengritje çlirimtare, si përkundrazi ndodhi me shqiptarët gjatë shekujve XIV-XIX", tha ai.

    Nga ana tjetër, profesori vëren se "fakti që aktorët kryesorë të kryengritjes së vitit 1821 dhe të çlirimit të Greqisë ishin shqiptarët, Ali Pashë Tepelena, Marko Boçari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej të përtypej lehtë".

    Sipas Xhufit, është pikërisht për këtë arsye që historiografia dhe politika greke bënë gjithçka për t'i 'adaptuar' e për t'i paraqitur ata si grekë.

    "Madje qysh në shekullin XIX, ndonjë ideolog i 'megali-idesë' shkoi më tutje: duke ndjerë si frustrim kombëtar boshllëkun në histori, e në heronj për Mesjetën greke, mendoi të 'rrëmbejë' edhe Skënderbeun", shton ai, duke theksuar se cilësimet mbi heroin janë krejt të hershme. Për Pëllumb Xhufin, njohës i mirë dhe autor i disa librave për këtë periudhë historike, "Agimi i Artë" nuk bën gjë tjetër veç shkel në rrugë të perënduara.

    "Askush në Evropë e Amerikë nuk ua ka vënë veshin kllapive të tilla. Madje edhe në vetë Greqinë, brenda dhe jashtë botës akademike po shtohen gjithnjë e më shumë zërat, që denoncojnë nervin nacionalist e shovinist të historiografisë e të vetë politikës greke", nënvizon ai. Në fund, ai këshillon që "ndaj këtyre duhet të tregohemi (dhe duhet të tregoheni edhe ju gazetarët) të vëmendshëm dhe jo ndaj kakarisjeve të sorrave të 'Agimit të perënduar'". /Telegrafi/

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Arvanitët e Greqisë

    leri arvanitet e Greqise por ca do behet me arvanitet e Shqiperise qe vazhdojne te mos shohin te ardhme ne atdhe dhe largohen sapo i krijohet nje mundesi..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Arvanitët e Greqisë

    Ti qofsh o njeri i mire qe merresh me Xhufin apo Skenderbeun, por une them se asgje nuk peshon me 'qarin' dhe se atij nuk i kane dhene hisen qe meriton ne histori.

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Për: Arvanitët e Greqisë

    Kolokotroni nuk eshte arvanitas, por maniat. Gjithsesi, gjithe kreret greke flisnin shqip se shqipja ishte gjuha e trimave dhe kacakeve, njehere e nje kohe. Sot kreret shqiptare flasin greqisht, se nuk jemi me vend trimash dhe liridashesish.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •