Itali, Arrestohet shqiptari, iu gjet marijuanë dhe kokainë në garazh
Policia e qytetit të Veronës ka arrestuar shqiptarin 37 vjecar Artur Petushi me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike.
Në një garazhd në përdorim të tij u gjetën 28 kg marijuanë, 1 kg kokainë, 47 telefona celularë, 25 mijë euro, 6 automjete të përdorura për transportimin e drogës, si dhe materiale për konfeksionimin e dozimin e lëndës narkotike.
Prej më se një vit shqiptari rezident në komunën Villafranka në provincën e Veronës, vëzhgohej nga agjentët e Policisë së Veronës si një person i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Shqiptari 37 vjecar Artur Petushi konsiderohet nga policia italiane si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës që veprojnë në zonën e Veriut të Italisë, me lidhje me organizatat kriminale ndërkombëtare.
Dhe pse shumë herë të tjera është hetuar nga policia italiane, Astrit Petushi ka mundur gjithmonë t’i shpëtoj urdhërit të arrestimit.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt