Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1

    Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë



    Qeveria e Futbollit Europian, UEFA, do të jetë gjithë sy e veshë të enjten e 8 tetorit, kur në “Elbasan Arena” do të zbresë Shqipëria dhe Serbia, për të luajtur takimin e radhës të vlefshme për eliminatoret e evropianit “Francë 2016″.

    Pas ngjarjeve të turpshme të 14 tetorit të vitit të shkuar, ku organizimi skandaloz i ndeshjes nga ana e Serbisë solli dhunimin e Kombëtares së Shqipërisë nga ana e tifozëve që u futën në fushë, policisë dhe sigurisë së stadiumit, UEFA, e cila doli e turpëruar pas vendimit të KAS-it që rrëzoi Disiplinën dhe Apelin e Nionit, dëshiron me çdo kusht që të shmangë ngjarje të tilla. Në fakt, vlen të theksohet se ajo që ndodhi në “Humska” të Beogradit, ishte pjellë e tolerancës së shpeshtë të UEFA-s pikërisht ndaj Serbisë, pasi nuk ishte hera e parë që koret raciste dhe ofendimet me bazë etnike dëgjoheshin në ndeshje të tilla. Prandaj, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka shfrytëzuar mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në Maltë për të biseduar personalisht me presidentin e FSHF-së, Armand Dukën, dhe presidentin e federatës serbe, Tomislav Karaxhiçin, për të biseduar rreth argumentit më të nxehtë të eliminatoreve të tetorit dhe për të lëshuar kërcënime ndaj të dyja federative. Nga sa është mësuar, Platini është shprehur qartë se “kush gabon, do të digjet, do ta pësojë rëndë”.




    Kërcënimi i francezit që udhëheq UEFA-s është serioz, pasi ai nuk do të mund t’i lejonte vetes një tjetër turpërim publik pas qëndrimit të njëanshëm dhe fare të hapur që mbajti pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre nga gjyqtari Atkinson pas hedhjes së flakadanëve në fushë nga tifozëria vendëse. Platini është shprehur ashpër, ndërsa ka kërkuar që t’i vijë fundi dhe përplasjes mes dy vendeve, që situata të tilla të mos përsëriten më. Nga kjo kuptohet dhe arsyeja e takimit të Dukës me kreun e SHISH, Visho Ajazin, dhe kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çakon. Çdo gjë pritet që të jetë e monitoruar dhe e kontrolluar deri në detaje, për të shmangur incidente që mund të sillnin dhe përjashtimin e Shqipërisë nga arena europiane për një periudhë të gjatë kohore.

    Jeton Selimi/VOAL

  2. #2

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Tani u kujtua platini te mari kto masa extreme?! Ky eshte pushta me e madhe e mafias qe ka gllaberitur futbollin.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Po normal. Aq bllof sa doli duke mbeshtetur e mbajtur anen e Serbiser ashqiare, tani do sillet sikur rregullat kane rendesi te madhe dhe jep edhe paralajmerime. Harron qe Shqiperia dhe shqiptaret nuk bene asgje qe te meritojne keto kercenime. Si do justifikoje veten ndryshe Platinovici?

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    martini1984 (26-09-2015)

  5. #4

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Me sakte ai del hapur qe eshte nje pro sllav i theksuar per interesat e tija te pushtetshme. Piken e hajrit mos e befshin nese denojne Shqiprine padrejtesishte.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Po pse ky panik ne media nuk e kuptoj? Le te luajne per te fituar ndeshjen,nuk na intereson se kush ekip eshte perballe. Duhen piket per te shkuar ne France. Kjo nuk eshte as lufte as politike,thjeshte futboll. Nuk e kuptoj kete histeri neper media e forume. Ne edhe kur i kemi punet pak mire sikur e kerkojme vete qe te ndodhi dicka e pastaj jo e ka fajin UEFA jo e ka Platinia. Le te luajme futboll e te fitojme ca do beje Platini e UEFA?

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    jarigas (27-09-2015)

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po normal. Aq bllof sa doli duke mbeshtetur e mbajtur anen e Serbiser ashqiare, tani do sillet sikur rregullat kane rendesi te madhe dhe jep edhe paralajmerime. Harron qe Shqiperia dhe shqiptaret nuk bene asgje qe te meritojne keto kercenime. Si do justifikoje veten ndryshe Platinovici?
    Eshte me i dhjere se Blater....
    http://www.cbc.ca/sports/soccer/fifa...isis-1.3244878
    http://www.lesoir.be/999599/article/...our-un-travail
    Si FAKT ka qene me kohe
    http://www.mirror.co.uk/sport/footba...-might-5783843
    Disa i dine,te tjere nuk i besojne,ndokush tjeter lezetohet kur....................me mbush xhepat!
    Nuk ka ne kapitalizem ndershmeri dhe drejtesi,ndryshe te fusin shkelmin.
    Naten e mire.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    “FSHF” trafik dhe politikë me biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Asnjë kosovar në stadium, stadiumi me militant të PS dhe LSI

    Posted: 15:07, 01/10/2015 syri.net

    duka-fshf-ps-lsi

    Pasi kanë gënjyer se biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi do të dilnin në shitje, pasi kanë bërë që mijëra njerëz të prisnin në radhë për një biletë, pasi kanë sekuestruar me polici çdo apartament që shikon nga stadiumi, pasi kanë urdhëruar të arrestohet kush hap grilat e dritareve të shtëpive të tyre që shikon nga stadiumi, sot “FSHF” ka pranuar se nuk ka bileta. Biletat janë prenotuar dhe plotësuar nga administrata shqiptare.

    Biletat janë shpërndarë nëpër ministri me argumentin se kështu kemi mundësi ti identifikojmë tifozët dhe ti detyrojmë të duartrokasin himnin serb. Kjo e ka një të vërtetë pas bashkim-vllazërimit Rama-Vuçiç.

    Duke njohur faktin se administrata është mbushur me militantë, është fakt se duhet të jesh ose anëtari “FRESH” ose anëtar i “LRI” për të marrë një biletë për ndeshjen me Serbinë. Dhe baza e këtyre dy partive nuk është se kanë ndonjë ngarkesë ndaj serbëve.

    Për ta serbët vetëm me kosovarët kanë pasur probleme, jo me ne. Prandaj, ka dhe një vendim të prerë: Asnjë biletë për kosovarët dhe shqiptarët e diasporës. Kush ka pasaportë kosovare nuk mund ti afrohet “Elbasan Arena”.

    Tjetër fakt është se mediat kanë raportuar për mijëra bileta në treg të zi. Të cilat prej kohësh kanë kapur shifrën e mbi një mijë euro një biletë. Dhe këto bileta vetëm për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, mundësisht jo për emra verior pasi sipas “politikbërësve” në “FSHF” ata i urrejnë serbet dhe nuk do të duartrokasin kur të ekzekutohet himni “vëlla serb”.

    Një tjetër skandal është vendimi për të mos e lejuar as ti afrohet stadiumit Ballist Morina. Por nuk ka të njëjtin vendim për vëllain e kryeministrit Olsi Rama. Ku sipas gazetarit të oborrit nga Top Channel, heroi i Beogradit ishte jo “Ballist Morina” por “Partizan Rama”.

    Si përfundim, “FSHF” po bën jo vetëm trafik me biletat por edhe politik. Sikur kosovarët e kombëtares të mos pranonin të hynin në fushë në shenjë proteste për “racizmin” ndaj tifozëve kosovarë, me kë do të luante Armando Duka kundër Serbisë?
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    nga e gjthe kjo, nuk me pelqeu, qe kane hyre me "liste" qe te duartrokasin himnin serb.

    S'kane pse, as ta duartrokasin e as ta fishkellejne.pfff
    "Më e mira është armike e së mirës"

  11. #9

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Pallavra dhe shkrim komplet militant. Kushdo qe e ka hartuar kete shkrim ka kritikuar politizimin e ndeshjes ne nje kohe qe vete shkrimi ka permbajtje komplet politike. Askush nuk do detyroje njerezit te duartrokasin himnin serb. Mbase idea eshte qe mos kete njerez qe ta fishkelljene ate (sic bene serbet ne Beograd me himnin tone). Dhe une jam teresisht dakort me masat e marra. Jo per te ndeshkuar tifozerine kosovare apo ate verioire po per t'i hequr cdo mundesi serbeve qe mos bejne dot asnje provokim. Po te ishin lene biletat e lira nuk dihej se kush do futej ne stadium. Dhe te gjithe e kemi nje fare ideje qe UDB-ja (e dikurshme) i ka disa kelysha te saj si brenda ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove. Te pakten ne kete menyre shteti, policia dhe sherbimi sekret kane kontroll te plote te situates dhe sdo lene vend per provokime. UEFA i ka syte tek ne dhe kane derguar te njejtin komisar fushe qe ishte dhe ne Beograd. Askush nga ne nuk do donte te humbte lojen (dhe si rezultat shancin per te shkuar ne France) per shkak te denimit nga UEFA. Sma ha mendja qe kjo e fundit ta kete gelltitur kollaj kthimin e vendimit qe mori nga CAS. Pra jemi te detyruar qe te marrim masa dhe ekstreme qe loja te kryhet normale nga ana organizative.

  12. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    martini1984 (02-10-2015),murik (05-10-2015)

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    eshte analize e syri.al
    se dyti biletat qe po shiten ne treg te zi me 1000 € copa nuk mund te bien ne dore te udb serbe, shqiptare qe punojne ne administrate dhe njekohesisht jane me sherbimet e udb serbe nuk ka, masat ekstreme do ishte te kishin mbushur stadiumin me femije te moshes 7-10 vjecare dhe jo ca te njerkes dhe ca te halles; a mendoni se presidenti I fshf ka menduar per tifozet apo per cakejt e politikes, une mendoj qe kjo e dyta qendron me shume.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  14. #11
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Ndeshja Shqipëri-Serbi. Qeveria Rama sponsorizon 109 studentë serbë në Elbasan Arena, po për studentët nga Presheva?!…

    Posted: 20:16, 17/09/2015

    femijet-serb

    Një grup studentësh serbë do të qëndrojnë në Shqipëri në datat 7-9 tetorë në kuadër të ndeshjes Shqipëri –Serbi që luhet në 8 Tetor në Elbasan Arena. 50 deri në 100 studentë të moshës n 18-19/20 vjeçarë janë të ftuar që të ndjekin këtë ndeshje gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri ndërsa akomodimi don të bëhet nga student shqitparë në shtepitë e familejve të tyre.

    Sipas një informacioni që ka siguruar Syri.Net të gjitha kostot e transportit dhe ushqimit të studentëve serbë do të mbulohen nga qeveria shqiptare. Të mërkurën në mesditë, grupi i studentëve serbë do të mbërrijë në aeroportin Nënë Tereza dhe më pas ato do të priten në një drekë të shtruar nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

    Më pas do të bëhet akomodimi i këtyre studentëve nëpër familjet që do të përzgjidhen për strehimin e tyre ku edhe do të darkojnë. Gjatë qëndrimit të tyre dy ditorë, studentët serbë do të kenë mundësis edhe të kryejnë vizita nëpër sitet arkeologjike të Durrësit dhe Elbasanit dhe më pas në darkën e 8 Tetorit ata do të akomodohen në Stadiumin Elbasan Arena për të ndjekur ndeshjen Shqipëri Serbi e vlefshme për eleminiatoret e Euro 2016.
    Deri këtu një akt për tu përshëndetur ai i qeverisë shqiptarë nisur edhe nga tensionet që u regjistruan në ndeshjen e parë Serbi Shqipëri në stadiumin e Beogradit ku shqiptarët nuk ishin aspak të mirëpritur nga autoritetet serbe. Por pyetja tjetër që lind në këto nismë, është se a nuk do të kishte qenë e udhës që të njëjtin sponsorizim, qeveria shqiptarë në këtë kuadër ta kishte bërë edhe për 100 studentë shqiptarë të Preshevës të cilët gjithashtu do të donin të ishin në Elbasan Arena për të mbështetur Kombëtarën KuqeZi dhe për ta bërë më të plotë tablonë e bashkejetesës normale në rajonin e Ballkanit.

    Por duket se kompleksi i Edi Ramës për të qenë sa më “lideri i rajonit” që të jetë e mundur e ka fokusuar gjithë vëmendjen e tij tek temenaja për studentët e Serbisë dhe asnjë tolerim për ata shqiptarë të cilëve vetëm vizë nuk po u kërkohet për të hyrë në Elbasan Arena se, masat e tjera të ndërmara nga policia për këtë ndeshje do i kishin zili edhe autoritetet hungareze që po përballen ashtu si dijnë ata me emigrantët sirianë.
    syri.net
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  15. #12

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Citim Postuar më parë nga par Lexo Postimin
    eshte analize e syri.al
    Nuk thashe qe e ke shkruar ti. Ju referova autorit te shkrimit.

    shqiptare qe punojne ne administrate dhe njekohesisht jane me sherbimet e udb serbe nuk ka...
    Te them te drejten kjo eshte nje deklarate qe kerkon shume kellqe ta provosh. Ka patur politikane ne sherbim te UDB-se e lere me funksionare te administrates. Fatkeqesisht ne nuk mund ta dime se kush eshte e kush nuk eshte ne sherbim te UDB-se.

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    martini1984 (02-10-2015)

  17. #13
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Fatkeqesisht ne nuk mund ta dime se kush eshte e kush nuk eshte ne sherbim te UDB-se.[/QUOTE]


    nese nuk dime se cilet jane ne sherbim te udb, pse qeveria dergon vetem administraten dhe antaret e freshit dhe te lsi ne stadium,
    Pse nuk I nxori biletat si gjithmone tek stadium qemal stafa qe te merreshin vetem me pasaporte dhe vetem nga nje per pasaporte, dhe nje here nese duhet siguri e larte ; Pse nuk cuan ne stadium vetem femije?
    Luhet nje pisellik I madh me inferioritetin karshi serbise pavarsisht se eshte vetem nje komshi, dhe se dyti ; e dini qe Armando duka dhe disa deputet te tjere ne parlament shumicen e bizneseve I ka te lidhura me serbine.
    LE TE SHPRESOJME QE GJITHCKA DO SHKOJ MBARE PER FUTBOLLIN DHE FUTBOLLISTET E KOMBETARES KUQ E ZI
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  18. #14
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Pallavra dhe shkrim komplet militant. Kushdo qe e ka hartuar kete shkrim ka kritikuar politizimin e ndeshjes ne nje kohe qe vete shkrimi ka permbajtje komplet politike. Askush nuk do detyroje njerezit te duartrokasin himnin serb. Mbase idea eshte qe mos kete njerez qe ta fishkelljene ate (sic bene serbet ne Beograd me himnin tone). Dhe une jam teresisht dakort me masat e marra. Jo per te ndeshkuar tifozerine kosovare apo ate verioire po per t'i hequr cdo mundesi serbeve qe mos bejne dot asnje provokim. Po te ishin lene biletat e lira nuk dihej se kush do futej ne stadium. Dhe te gjithe e kemi nje fare ideje qe UDB-ja (e dikurshme) i ka disa kelysha te saj si brenda ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove. Te pakten ne kete menyre shteti, policia dhe sherbimi sekret kane kontroll te plote te situates dhe sdo lene vend per provokime. UEFA i ka syte tek ne dhe kane derguar te njejtin komisar fushe qe ishte dhe ne Beograd. Askush nga ne nuk do donte te humbte lojen (dhe si rezultat shancin per te shkuar ne France) per shkak te denimit nga UEFA. Sma ha mendja qe kjo e fundit ta kete gelltitur kollaj kthimin e vendimit qe mori nga CAS. Pra jemi te detyruar qe te marrim masa dhe ekstreme qe loja te kryhet normale nga ana organizative.
    Keshtu eshte edhe nuk e luan istikami!Te tjeret n.q-se duan te mblidhen se toku dhe ti turren trojeve te humbura,si ka penguar kerrkush.Si dhe vajtja apo kualifikimi per ne France eshte...........MARKETING per Shqiperine.
    PS:edhe per futboll prape politike....Man.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  19. #15
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    POLICIA SHQIPTARE duhet kqyri ardhesit koke e kembe!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  20. #16
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Citim Postuar më parë nga par Lexo Postimin
    Fatkeqesisht ne nuk mund ta dime se kush eshte e kush nuk eshte ne sherbim te UDB-se.
    LE TE SHPRESOJME QE GJITHCKA DO SHKOJ MBARE PER FUTBOLLIN DHE FUTBOLLISTET E KOMBETARES KUQ E ZI[/QUOTE]

    Personalisht per armando duken nuk kam asnje simpati ose nuk e shof dot,por i jap te drejte per faktin...

    Mendim personal dhe shpresojme te fitojme!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  21. #17
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Ai qe ka akoma DELL Shqiptar...

    Tipp der Woche für mich
    Albanien-Serbien.
    Gewinnt ALBANIEN sonst sollen es verpissen!
    Ohne fan brille,aber das spiel juckt mich...und WIE!
    --

    Ky jam UNE ne nje forum me 60.000 pjesemarres!
    Do zoti nuk me perjashtojne....por nuk besoj!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  22. #18

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Tifozi shqiptar: Serbët më ofruan 50 mijë euro për trazira në ndeshje


    Tifozi i Kombëtares shqiptare, Uliks Ademi, që jeton në Itali, ishte bërë i njohur kur kishte hyrë në fushë gjatë ndeshjes Itali - Shqipëri, në nëntor të vitit të kaluar dhe kishte marrë autograf të Lorik Canës.

    Ai të dielën për gazetën tiranase "Panorama Sport", ka theksuar se një grupim i tifozëve serbë në Itali i ka ofruar 50 mijë euro që të shkaktojë trazira në “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë e Serbisë. Ademi ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë këtë, ndërsa është ankuar që nuk ka ende biletë për ndeshjen.

    "Disa përfaqësues të një grupimi tifozësh serbë në Itali më kanë ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh duke më kërkuar që të shkaktoj trazira në “Elbasan Arena”. Organet kompetente mund të verifikojnë telefonatat e mia. Ata më kanë marrë në telefon duke më kërkuar një gjë të tillë.

    Madje më kanë 'dhuruar' një flamur serb. Janë përpjekur të më joshin në një farë mënyre", ka thënë tifozi Uliks Ademi për gazetën tiranase. "Sigurisht që kam refuzuar në mënyrë kategorike. Si mund të konceptohet që një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve të çojë nëpër mend të dëmtojë kombëtaren. Por provokimet e serbëve të tilla janë. Unë refuzova të shisja flamurin e Kombëtares të firmosur nga Lorik Cana për 10 mijë euro, e si mund të sulmoj ekipin tonë përfaqësues në një ndeshje kaq vendimtare. Ishte një telefonatë e neveritshme dhe një skenar që vetëm nga imagjinata e shfrenuar serbe mund të vijë", ka thënë Ademi.


    http://koha.net/?id=6&l=77881

  23. #19

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Ballisti është duke “zier” diçka tjetër, ka një dhuratë për Vuçiqin


    Ismail Morina, i njohur si Ballisti, që mori nam kur midis Beogradit lëshoi dronin me flamur të Shqipërisë etike e me figurat e Isa Boletinit e Ismail Qemalit, është duke gatuar një tjetër gjë.

    Në kohën kur Federata Shqiptare e Futbollit ka deklaruar se nuk do ta lejojë hyrjen e Ballistit në stadium, ky përmes Facebookut ka dhënë një mesazh.

    “100 për qind prezent”, ka shkruar Ballisit, teksa ka bashkuar edhe një video, raporton koha.net.

    “Prania ime do të jetë e fuqishme. Kjo është bileta ime dhe do të jem në mesin e tifozëve kuqezi ku unë tash jam pjesë tash sa kohë”, ka thënë Ballisti.

    Ai ka pasur edhe një porosi për tifozët, teksa ka treguar se ka një porosi që

    “Kam marrë me postë nga Potoçari i Bosnjës një palë syze që në qoftë se më ipet mundësia t’ia dhurojë kryeministrit Vuçiq. Janë pak të përdorura, por nuk janë të thyera”, ka thënë Ballisti, pa dhënë më shumë detaje.

    Ka pasur edhe një porosi për kombëtaren serbe, në videon e plotë të cilën mund ta ndiqni më poshtë:


    http://koha.net/?id=6&l=78018

  24. #20
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Grupimi më i madh i tifozerisë bardheblu të Tironës, kanë ironizuar Federatën Shqiptare të Futbollit me një baner të shfaqur në derbin e fundit që u luajt në Qemal Stafa mes Tironës dhe Partizanit.

    Reagimi vjen pasi FSHF nuk ka vënë në dispozicion asnjë biletë të ndeshjes Shqipëri-Serbi për këtë tifo-grup ashtu siç ka bërë në të shkuarën në ndeshjet e kombëtares kuqezi. Në një deklaratë të mëhershme FSHF bënte me dije se ajo i kishte “përzgjedhur” përfaqësuesit e tifo-grupeve që do të ishin në Elbasan Arena në 8 Tetor, Tirona Fanatics kanë ironizuar vendimin e FSHF-së, duke i vetëquajtur si “Të Papërzgjedhurit”.

    Kjo parrullë e ‘TF’ vjen vetëm një ditë pasi tifo-grupit “Ballistat” i Tetovës iu drejtua me tre banera institucionit të qeverisur nga Armando Duka me fjalët “Duka familjen në p..”, “FSHF o pedera” dhe “E harruat Iliridën”. Por edhe pas këtij anashkalimi të FSHF-së, sërish reagimi i ‘TF’ ka qenë krejt qytetar dhe me doza ironie ndërsa ata janë vetëshpallur thjeshtë si “Të Papërzgjedhurit”. syri.net




    Burime konfindenciale bëjnë me dije se 300 zyrtar të lartë që mbajnë funksione shtetërore do ta ndjekin falas ndeshjen Shqipëri-Serbi ndërsa qytetarët e thjeshtë do tu duhet që të paguajnë dëri në 1 mijë euro në treg të zi për një biletë për ndeshjen e 8 tetorit Shqipëri-Serbi në “Elbasan Arena”.

    Të pranishëm për të ndjekur këtë ndeshje pritet që të jetë kryeministri, Edi Rama, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministra të sportit dhe kulturës, dhe ndoshta edhe kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuciç, i cili ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

    Ata që kanë siguruar një biletë për të parë në stadium ndeshjen ndaj Serbisë janë njerëz me fat pasi gjetja e një bilete për qytetarët e thjeshtë është pamundur.

    Shumica e personave që kanë siguar një biletë për ndeshjen e 8 tetorit e kanë siguruar me “mik” pranë FSHF ose nga partitë politike syri.net


    "nje I aferm I imi ka marr 2 bileta nga te afermit e presidentit te skenderbeut me 10000 ( te reja ) bileta. Kjo eshte FSHF "
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 06-10-2015 më 05:10
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •