Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Po ata thane qe nuk hyn dot ne stadium nese bileta nuk shoqerohet nga pasaporta dhe emrat nuk perputhen. Si qenka shitur 1 mije euro ne tregun e zi atehere? Se mesa kuptoj une, blerja e nje bilete me emrin tend dhe shoqerimi i saj me nje dokument identifikimi eshte bere pikerisht per te evituar hyrjen ne stadium te cdo njeriu. Atehere si u shiska kjo bilete 1 mije euro kur emrat nuk perputhen?

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    bileta 1000 leke eshte shitur te afermit tim me 10000 leke nga miqte e presidentit te korces, sigurisht qe biletat jane ndare sipas deshires se dukes dhe miqve te tij. Nje korrupsion I papare me biletat qe jane ndare dhe shitur nen dore duke fituar miliona per veten dhe kupolen drejtuese te fshf. Nese nuk e di se si behet korrupsioni ne Shqiperi - Darius, po ta shpjegoj me poshte.
    Polici korrupton shoferin dhe 70-80% te ardhurave te korrupsionit I kalon tek shefi, dhe shefi I tij I kalon ca nga kjo shume eprorit, dhe keshtu qe parat perfundojne ne xhepat e te korruptuarve ne seri. Keshtu dhe me shitjen e biletave te ndeshjes.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  3. #23

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Nuk diskutoj faktin qe ka korrupsion apo hile. Ajo qe po perpiqem te kuptoj eshte sesi do merren keto bileta nga njerez me emer tjeter ne nje kohe qe hyrja ne stadium do jete e verifikuar me dokument identifikimi qe duhet te perputhet me emrin ne bilete.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Në kërkim të një bilete për ndeshjen Shqipëri- Serbi, ja ç’thotë Jul Deda

    Transmetuar më 05.10.2015 - 20:40 0 0
    Ndeshja e shumëpritur e së enjtes ka lënë jo pak tifozë me kokën mënjanë, për shkak të pamundësisë për të parë direkt në stadium ndeshjen Shqipëri- Serbi.

    Në mesin e atyre që kanë mbetur pa biletë është edhe aktori Julian Deda.

    Duke postuar një fotografi në Instagram ai shkruan; “I zhgënjyer por stoik dhe i buzëqeshur. Kjo foto i dedikohet të gjithë atyre që akoma nuk kanë arritur të gjejnë një biletë për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Jam me ju motra dhe vëllezër, mos u mërzisni, mjafton të jemi mirë me shëndet”./a.y/noa.al - See more at: http://www.noa.al/artikull/ne-kerkim....wBUn90hf.dpuf
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Nuk diskutoj faktin qe ka korrupsion apo hile. Ajo qe po perpiqem te kuptoj eshte sesi do merren keto bileta nga njerez me emer tjeter ne nje kohe qe hyrja ne stadium do jete e verifikuar me dokument identifikimi qe duhet te perputhet me emrin ne bilete.
    I afermi im me konfirmoj qe atij qe I nxirrte bileten nga fshf , I ka dhene leternjoftimin dhe 10000 leke ( perkunder 1000 leke qe ishte cmimi ne bilete)
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    striot Myftaraj

    10 orë ·
    .

    O shqiptarë kur të mburrin se ke dy palë ****, mos u kreno, ta kanë rrasur nga pas
    Këto ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, në Shqipëri është duke u zhvilluar si rrallë ndonjëherë një fushatë propagande e ideuar dhe drejtuar personalisht nga Kryeministri Rama, për t’ i bindur shqiptarët që, megjithëse në Serbi nuk u lejuan as tifozë shqiptarë, as simbole kombëtare shqiptare, Shqipëria nuk duhet të sillet në të njëjtën mënyrë, sepse duke pranuar tifozë serbë me simbole kombëtare serbe, do t’ i tregojmë botës që ne jemi ndryshe nga serbët, se ne jemi të qytetëruar, se jemi mikpritës, do të tregojmë dinjitet. Në ceremoninë e dorëzimit të titullit Doctor Honoris Causa trainerit të përfaqësueses shqiptare të futbollit Gianni De Biasi, në Universitetin Europian të Tiranës, pesë ditë para ndeshjes, Kryeministri Rama tha në fjalimin që mbajti me këtë rast (e gjithë ceremonia u sajua që të mbante fjalimin Rama): “Ndeshja me Serbinë është padyshim vendimtare për t’u kualifikuar, por është vendimtare edhe për një arsye tjetër, për të bërë diferencën në fushën e lojës, për të bërë diferencën në shkallët e stadiumit… edhe që të gjithë ata që do të ndjekin ndeshjen në shkallët e stadiumit të japin gjithçka, për të provuar se ne jemi ndryshe… Që pavarësisht rezultatit, nga çdo përballje të dalim dinjitozë.”
    Shkurt, Kryeministri Rama na tha ne shqiptarëve se duhet t’ i tregojmë botës me krenari që ne kemi dy palë ****. Por, siç thotë proverbi: “Kur të mburrin se ke dy palë ****, mos u kreno, ta kanë rrasur nga pas.” Sepse për botën e sotme, koncepte si qytetërimi, respekti dhe dinjiteti në marrëdhëniet mes shteteve, organizatave dhe individëve, nuk kanë një kuptim folklorik, por janë të shprehura në ligje dhe në rregulla të sakta. Respekti në të gjitha gjuhët e mëdha të botës është fjalë neutrale, sa i përket kuptimit, dhe konotacioni i përdorimit të saj është ai i reciprocitetit në trajtimin e tjetrit, qoftë ky shtet apo individ. Pra, qytetërimi, dinjiteti, sot kanë në bazë vetërespektin. Nuk mund të ketë një sjellje të qytetëruar dhe me dinjitet ndaj të tjerëve ai shtet, individ apo organizatë që nuk respekton vetveten.
    Në rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi, kjo do të thotë se ne shqiptarët do të tregonim mjaftueshëm një sjellje të qytetëruar dhe me dinjitet, duke përmbushur detyrimin etik dhe ligjor për të respektuar marrëveshjen e arritur vitin e kaluar mes dy federatave të futbollit asaj serbe dhe asaj shqiptare dhe të sanksionuar nga UEFA. Sipas kësaj marrëveshjeje, në Serbi nuk do të kishte as tifozë shqiptarë dhe as simbole kombëtare shqiptare të ekspozuar në stadium dhe në rrugë, para dhe gjatë ndeshjes. Anasjelltas, në Shqipëri nuk do të kishte as tifozë serbë e as simbole kombëtare serbe, të ekspozuar në stadium dhe në rrugë, para dhe gjatë ndeshjes. Përjashtim duhet të bënte flamuri i skuadrës udhëtuese të ekspozuar në stadium, sipas rregullave të UEFA, gjë që serbët nuk e respektuan, pasi e fshehën flamurin shqiptar.
    Shqipëria e respektoi marrëveshjen në ndeshjen e parë në Beograd. Tani që ishte rradha e Serbisë për ta respektuar marrëveshjen, doli Kryeministri i Shqipërisë dhe tha se Shqipëria duhet ta shkelë marrëveshjen në përfitim të Serbisë, pasi kështu do t’ i tregojmë botës që jemi ndryshe nga serbët, sepse kështu do t’ i shfaqim botës qytetërim, dinjitet. Por ajo që do të kuptojë bota e qytetëruar është se ne nuk kemi vetërespekt, pasi shkelëm në dëmin tonë një marrëveshje ndërkombëtare të arritur me ndërmjetësinë e UEFA. Dhe cilës botë do t’ ia tregojmë këtë gjë? UEFA, e cila ka sanksionuar marrëveshjen e vitit të kaluar, ka 54 shtete anëtare, që përbëjnë pjesën më të rëndësishme të botës së futbollit?
    Në emër të qytetërimit të llojit “i qytetëruar me dy palë ****”, Tirana, në këto ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi u mbush nga Qeveria me flamurë serbë, të vënë dinakërisht, në afishet publicitare të një koncerti, me këngëtarë nga Serbia, Shqipëria dhe Kosova, që do të mbahet një ditë para ndeshjes në oborrin e pasëm të ndërtesës së Kryeministrisë, nën kujdesin e Kryeministrit Rama. Koncerti është pjesë e fushatës së ideuar dhe zbatuar personalisht nga Kryeministri Rama për të pasur prani serbe në Shqipëri me rastin e ndeshjes, shumë duke shkelur kufizimet që vendos marrëveshja e arritur vitin e kaluar. Në stadiumin e Elbasanit do të ketë tifozë serbë me simbole kombëtare serbe.
    Në ndeshjen në Beograd, as delegacioni zyrtar i FSHF që ishte në tribunë nuk u lejua të mbante simbole kombëtare shqiptare, madje as të këndonte Hymnin Kombëtar Shqiptar, kur ai u ekzekutua para ndeshjes. Nuk ka asnjë videoregjistrim me të cilin të provohet se ka ndodhur e kundërta dhe Hymni Shqiptar është kënduar. Në ndeshjen në Elbasan, në emër të qytetërimit të llojit “i qytetëruar me dy palë ****”, do të lejohen tifozët serbë që së bashku me delegacionin zyrtar serb të këndojnë Hymnin Serb, nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit të Shqipërisë.
    Në ndeshjen Serbi-Shqipëri, tetorin e kaluar në Beograd, shumë shqiptarë u ndjenë krenarë se e panë veten me dy palë ****, kur droni me flamurin e zi u shfaq në qiell dhe u ul në fushën e stadiumit. Na bëri krenarë para botës, e cila pa se ne jemi njerëz me dy palë ****, thanë praktikisht shumë shqiptarë me këtë rast.
    Mirë, të dashur bashkëkombas, kam një vit që iu them unë, Kastriot Myftaraj, por një palë **** nga këto janë **** serbe dhe kjo tregon se Serbia na e rrasi nga pas me këtë historinë e dronit. Sepse ka shumë fakte në këtë histori që e vërtetojnë se dronin nuk mund ta ngrinte një shqiptar pa bashkëpunim me serbët. Madje ka shumë fakte që vërtetojnë se dronin nuk e ka ngritur një shqiptar, dhe se Ismail Morinaj, i njohur si Ballist Morina vetëm sa e ka marrë përsipër me fjalë ngritjen e dronit. Sepse në filmin e Digitalb për të, ai nuk dha asnjë provë që ka qenë te kisha në anë të stadiumit dhe ka ngritur dronin. Një njeri që e dinte se ishte duke rrezikur jetën dhe mund të vritej nga serbët kur të provonte të largohej nga Serbia, do të kishte bërë nje videoregjistrim së paku prej një minutë atje në kulmin e kishës, duke shfaqur pamjen e stadiumit që nga kulmi i kishës, si dhe vetveten atje, në sfondin e stadiumit dhe të fushës së tij. Këtë videoregjistrim do t’ ia kalonte dikujt aty për aty. Kështu do të linte një dëshmi të pakundërshtueshme për atë që kishte bërë dhe do të bindeshim se e kishte bërë vërtet ai këtë gjë.
    Shqiptarët e verbuar nga krenaria e të pasurit dy palë ****, duhet ta kishin kuptuar se një njeri që niset me një mision të tillë në Beograd, dhe që me shumë gjasë shkonte drejt vdekjes, do të kishte bërë së paku një videoregjistrim në Itali, nga ku u nis dhe të cilin do t’ ia besonte një prej miqve të tij, që ishin në dijeni, duke iu thënë që ta shikonin dhe ta publikonin të nesërmen e ndeshjes nëse nuk kishin njoftim prej tij. Në këtë videoregjistrim, do t’ u linte një kumt bashkëatdhetarëve e familjes duke thënë se në rast se zhdukej pa lënë gjurmë atëherë kjo do të thoshte se e kishin vrarë serbët. Por Morinaj nuk e bëri këtë videoregjistrim, se kjo nuk mund t’ i shkonte në mendje njeriut që shkoi në Beograd vetëm për të marrë përsipër me fjalë ngritjen e dronit. Kjo gjë mund t’ i shkonte në mendje vetëm njeriut që do të kishte shkuar në Beograd vërtet për të ngritur dronin.
    Shumë shqiptarë, të entusiazmuar nga që e panë veten me dy palë **** me këtë rast, nuk duan të dëgjojnë faktet e shumtë që vërtetojnë se dërgimi i dronit në stadium është skenar serb. Nuk duan të dëgjojnë se kur ke dy flamurë, është si të kesh dy palë ****. Nuk duan të kuptojnë se Ismail Morinaj ndjek një agjendë që duket shumë përtej intelektit të këtij njeriu që ka braktisur shkollën në vit të dytë apo të tretë gjimnaz. As vetë nuk është i sigurt se kur, sipas atyre që ka thënë në emisionin “Thurje”, në Kanalin T, në Digitalb, në korrik. Ismail Morinaj thotë se është autori i flamurit “Autochthonous”, të Shqipërisë Etnike, që na qenka një flamur i cili ngre vetëdijen kombëtare. Domethënë ai ka dubluar dhe tjetërsuar flamurin kombëtar shqiptar, duke krijuar një flamur të ri për Shqipërinë Etnike, domethënë për aspiratën e bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet, ka krijuar një flamur me fushë të zezë, pra e kundërta e flamurit me fushë të kuqe të Skënderbeut. Ky dublim dhe tjetërsim i flamurit nuk mund të jetë ide e dalë nga mendja e njeriut që ka braktisur gjimnazin në vit të dytë ose të tretë. Shqiptarët e verbuar nga krenaria e të pasurit dy palë ****, nuk kuptojnë se Serbia ka mëse një shekull që përpiqet ta tjetërsojë flamurin kombëtar shqiptar, dhe këtë e arriti pa dhunë, në një natë, me flamurin e zi të dronit. Shqiptarët e verbuar nga krenaria e të pasurit dy palë **** nuk kuptojnë se ajo që nuk ndodh është domethënëse po aq sa ajo që ndodh. Ajo gjë që nuk ka ndodhur është se Ivan Bogdanovi dhe tifozët serbë gjatë këtij viti nuk e kanë djegur kurrë flamurin “Autochthonous”. Ata kanë djegur vetëm flamurin kuqezi të Skënderbeut.
    Shqiptarët e verbuar nga krenaria e të pasurit dy palë ****, nuk duan të kuptojnë se trajektorja dhe lëvizjet që bëri droni në stadium, nuk mund të bëheshin me një dron që drejtohej thjesht me sy të lirë, siç tha Morinaj se e kishte drejtuar dronin, domethënë me një dron të papajisur me GPS (drejtues satelitor), dhe pa WiFi. Sepse duke e drejtuar dronin thjesht me sy të lirë nuk mund të bëhej kthesa para arritjes së dronit te shtylla ndriçuese e stadiumit dhe litarët me flamurin e zi do të qenë përplasur me shtyllën ndriçuese dhe do të kishin ngecur atje. Gjithashtu, nuk mund të bëheshin me një drejtim thjesht me sy të lirë të dronit, ato lëvizje që Morinaj i quajti valvitje, duke thënë se dërgoi dronin katër-pesë herë te tribuna ku ishte Presidenti serb Nikoliç. Litarët dhe banneri me siguri që do të përplaseshin me tribunat dhe do të kapeshin nga tifozët serbë. Shqiptarët e verbuar nga krenaria e të pasurit dy palë **** nuk duan të kuptojnë se videokamerat e shtyllave ndriçuese të stadiumit, që vëzhgonin pjesën e jashtme të stadiumit, do ta kishin regjistruar Morinajn kur ngjitej në murin e kishës dhe kur ishte në kulmin e saj. Këto videokamera qenë të lidhura drejtpërdrejt me qendrën e mbikqyrjes policore. Shqiptarët e verbuar nga krenaria e të pasurit dy palë ****, nuk duan të kuptojnë se, kur Morinaj u ngjit në murin e kishës do të ishte aktivizuar sistemi i alarmit i kishës, e cila ka një të tillë se është një nga kishat që ka më së shumti ikona të çmuara në Serbi. Shqiptarët e verbuar nga krenaria e të pasurit dy palë ****, nuk duan të kuptojnë se Morinajn do ta kishin vënë re policët dhe xhandarët që mbikqyrnin zonën përreth stadiumit me dylbi me rreze infrakuqe për shikim natën. Shqiptarët e verbuar nga krenaria e të pasurit dy palë ****, nuk duan të kuptojnë se, meqënëse Kryeministri serb Vuçiç tha pas ndeshjes se para ndeshjes i kishte bërë me dije Bashkimit Europian se shqiptarët kishin përgatitur një provokim të rëndë me rastin e ndeshjes, kjo do të thotë se mbikqyrja policore duhet të përqëndrohej kryesisht për zonën përreth stadiumit, pasi në stadium nuk kishte tifozë shqiptarë. Shkurt, shqiptarët e verbuar nga krenaria e të pasurit dy palë ****, nuk duan të kuptojnë se asnjë shqiptar nuk mund të ngrinte një dron nga një kishë pesëdhjetë metra larg stadiumit atë natë në Beograd. Dhe në fakt as vetë serbët nuk kanë publikuar videoregjistrime, të cilët ata nuk mund t’ i kishin, që Morinaj ta ketë bërë këtë gjë. Dhe këta janë vetëm pak nga faktet e shumtë që provojnë se Morinaj nuk është autori i ngritjes së dronit në Beograd.
    Në të vërtetë shqiptarët pak nga pak kanë nisur të dyshojnë, por tani i ka gjetur si me atë njeriun i cili pa veten në ëndërr sikur kishte dy palë **** dhe ua tregoi këtë ëndërr miqve me krenari, si shenjë të mirë. Por njëri nga miqtë i tha se nëse ishte e kënaqur me këtë ëndërr kjo ishte njëjtë sikur të pranonte se ishte homoseksual. E ëndërrparësi këtë nuk donte ta pranonte kurrsesi. E shqiptarët që u gënjyen nga droni nuk duan të pranojnë se janë kaq idiotë./Kastriot Myftaraj
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Atmosferë e vakët në Elbasan Arena, mungojnë tifozët e “vërtetë” në stadium
    LApsi.al




    Postuar në 08 Tetor, 2015 09:10









    Shitja e biletave vetëm për “të përzgjedhurit” e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka penalizuar atmosferën në Elbasan Arena. Pritej që mbështetja për djemtë e kombëtares të ishte euforike dhe e zjarrtë, në një ndeshje historike si kjo me Serbinë, por nga shkallët e stadiumit ka munguar energjia e mbështetjes për djemtë e Kombëtares. Disa prej grupimeve më të mëdha të tifozëve iu mohuan biletat e ndeshjes nga Federata Shqiptare e Futbollit ose morën një numër të kufizuar. Siç dihet pjesa më e madhe e biletave shkoi për institucionet shtetërore, sponsorët apo dhe partnerë të FSHF-së.








    2

    Add new comment


    Comments




    Submitted by ari on Thu, 10/08/2015 - 22:44




    vetem tifozet e partis komuniste te rames ishin ne Stadion.ishte sikur te shkoje ne varrim.vetem qe vellaut te rames vuqiq ti plotesohej deshira.





    Submitted by Mërgintari dk on Thu, 10/08/2015 - 23:01




    Kështu ndodh kur politikani i fut hundët në sport . Fajtor është Rama bashkë me Dukën sepse deshtën të bëhe ma shka se shkau... Të demonstrosh politikë pacifiste në sport për të fituar simpati tek ndërkombëtarët a ti humbish kombëtarët këtë e ben vetëm njeriu i llojit të Edit. Turp për të dhe Fshf në i futën në stadium "tifozët" që nuk kanë lidhje me fudbollin. Atmosfera ishte aq e plogësht fitova përshtypjen se jam në një arenë ku incizohet film me statistë të kurdisur... Ëndërra për kualifikim vazhdon...





    Submitted by lela on Thu, 10/08/2015 - 23:25




    ja ca i beri qeveria kombetares me mir te ishte stadiumi bosh se sa futbollistat te shihnin reth e qark stadiumit kukullat pa ze te qeveris na befshin gjak e dhjamm 2 golat





    Submitted by Gjergj Kastrioti on Fri, 10/09/2015 - 02:58




    Pijini longun tani tifozve te përzgjedhur,, o armando duka o legen o edi rama o gjo e gjatë,, ne stadium duhet te ishin tifozat e vertetë sepse ata i japin zemër çunave gjatë lojës, tifozat kuq e zi, plisat, shvecerat, kosovarët , tetovarët, tironsit, ballistët, guerrillsët, durrsakt, vlonjatët, etj,,, dmth duhet të lejoheshin në stadium tifozat e vërtet, si ballist morina, që i kan shku mbrapa kombtares gjithmonë,, tani ti edi rama merre për dore dukën edhe shkoni boni tifozllik me kulturë dhe paqe në armeni, se kur të shkoni aty do e bllokojn kryeqytetin e vet armenët, si e bllokuat ju tironën edhe elbasonin, e shkelët popullin tuj me kom, që ti tregoni sa për furçe dynjos që jemi të qytetëruar dhe nuk flasim keq për njeri, i duam të gjithë me serb e grek, dhe mos harroni kur të shkoni ngop të s.... , nuk lejohet me e fut në stadium flamurin e shqipris etnike se mërziten serbët pastaj,,, Hajde k n p ku ta keni
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Dy javë para ndeshjes – UEFA kërcënon Shqipërinë dhe Serbinë

    Duhej të ishin të gjitha të personalizuara me emër dhe mbiemër, por biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi kanë përfunduar në treg të zi, duke u shitur me çmime 10 apo më shumë herë se çmimi normal, shkruan SYRI.net.

    Konfirmimi ka ardhur nga Policia e Elbasanit e cila ka nisur hetimet në lidhje me denoncimet e bëra, kryesisht nga qytetarë nga Kosova, të cilët kishin blerë bileta në tregun e zi. Janë dy persona nga Peqini, njëri prej të cilëve është ndaluar dhe tjetri në kërkim, që akuzohen për shitje të biletave në treg të zi.

    Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se, ka nisur procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit 23-vjeçarit me inicialet T. R., banues në Peqin.

    Pas kallëzimit të bërë nga katër qytetarë nga Kosova me inicialet A. K., 19 vjeç, E. K., 20 vjeç, L. K., 24 vjeç dhe N. M., 20 vjeç, të gjithë banues në Malishevë, ndaj të riut me inicialet T. R., i cili i do ti shiste 3 bileta me vlerë 150 euro, ndërkohë i ka dhënë vetëm një, i ka premtuar se do ti sillte dhe dy të tjera, por pasi ka marrë 150 eurot është larguar.

    Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Manipulimi i tregut”.

    Ndërkaq është proceduar penalisht 52-vjeçari po nga Peqini me inicialet M. Ll., sepse nga informacionet e marra në rrugë operative dhe gjatë kontrollit të bërë nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:20, para Stadiumit “Elbasan Arena”, i janë gjetur 4 bileta sporti me çmim të shtrenjtë me emra të tjerë dhe jo në emrin e tij, të cilat më pas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Manipulimi i tregut”.
    syri.net
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •