Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 58 prej 58
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    U erdhi rradha edhe kalave prej guri te rilindin?

    Une them qe te veme nje pllake perkujtimore tek Kalaja e Petreles: "E rikonstruktoi i madherishmi, i bekuari i Papes se Romes Franceku, Vellai i Kalifit te Madherishem Erdogan, Rilindasi i shqiptareve, Edi Rama!"

    Dhe poshte kesaj pllake, te skalitin ne gurr nje gomar me vesh te gjate.

    Albo

  2. #42

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Shkrimi i meposhtem i perket disa javeve me pare por ja vlen te sillet

    Ndocaj replikon me Kumbaron: Pllaka e Sulltanit ofendon Skënderbeun!

    Nga Eduard Ndocaj

    E nderuar znj. Ministre,

    Së pari, ju përshëndes për replikën qe keni bërë në formë anonime në facebook e pse më duket i ekzagjeruar krahasimi me ISIS apo përdorimi i “Nofkave” trima për ata që kanë bërë mbishkrimet në Kalanë e Lezhës.

    Së pari, duhet me qartësuar opinion publik me atë që po ndodh në Kalanë e Lezhës e dikush duhet të mbaj përgjegjësi e kjo e fundit nënkupton e kërkesës e faljes nëse gabohet si dhe aktin e dorëheqjes nëse gabimi është i rëndë.

    Historia nuk është pronë e imja, as e juaj e as e një Qeverie gjatë një mandati të caktuar. Po ashtu monumentet e kulturës dëshmojnë historinë shqiptare e cila është shkruar me shumë gjak e sakrifica. Me gjak dëshmorësh të rënë për kauza madhore.

    Ju, edhe pse jeni ministre nuk keni as kompetenca e as moral të dëmtoni historinë tonë kombëtare e për më tepër të përdhosni qëndresën heorike të njerëzve që kanë dhënë gjithçka për ekzistencën e Shqipërisë.

    Unë, jam i pari që e kam dënuar publikisht vendosjen e pllakës së Sulltanit në Kalanë e Lezhës, sepse ajo e para nuk është pjesë e historisë e dyta në histori nuk ka rikuperime. Përderisa ajo pllakë për një arsye apo për tjetër nuk ndodhet më në Kalanë e Lezhës, ajo nuk mund të rivendoset me aty. Mund të rivendoset në formën e ikonës në ndonjë muze, qoftë edhe në muzeun arkeologjik të Lezhës.

    Kalaja e Lezhës ka një histori shumë të madhe, shumë më të madhe se vetë Sulejmani. Ajo është rindërtuar mbi dy herë edhe sipas kësaj teorie duhet të rivendoset edhe një pllakë e dedikuar Venedikut.

    Kështjella është rindërtuar nga Sulltan Sulejmani jo për të qenë në shërbim të shqiptarëve, apo iris të tyrë, por në shërbim për të ruajtur pushtetin e tij dhe pushtimin e nënshtrimin e shqiptarëve.

    Kalaja e Lezhës ka një simbolikë shumë të madhe, sepse është edhe simboli i Besëlidhjes së Lezhës të bërë nga Skënderbeu që bashkoi princat shqiptar kundër turqëve, po ashtu është edhe vendi ku është varrosur Skenderbeu.

    Rivendosja e asaj pllake mbi hyrjen e Kalasë së Lezhës është një poshtërim për rezistencën e Skënderbeut dhe të shqiptarëve për 500 vjet.

    Së shpejti, do të kemi mundësi të jem në Parlament e do të kërkojë një interpelancë dhe dorëheqjen tuaj për këtë akt që unë do e konsideroja të pa precedentë dhe krejt antikombëtarë.

    Ajo Kështjellë s’ka qenë asnjëherë pronë osmane e as pronë e Sulejmanit. Ajo pllakë nuk bën pjesë tek historia shqiptare e nuk konsiderohet as monument kulture.

    Unë, ju bëj thirrje të reflektoni sa jeni në kohë dhe presim dorëheqjen tuaj.

    Dënojë shkarravitjen e Kështjellës, se është pronë e gjithë shqiptarë. Vazhdojë të insistoj për heqjen e pllakës si dhe në të njëjtën kohë aksioni shkarravitjes së Kështjellës ka ardhur si pasojë e provokimit tuaj me vendosjen e saj.

    http://www.mapo.al/2015/09/ndocaj-re...on-skenderbeun

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    jarigas (07-10-2015)

  4. #43

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Darius,

    Me sjell dokumentin i cili tregon per ndalimin e gjuhes. Te vetmin dokument qe permendet, eshte nje flet e nxjerrur nga arkivat greke.
    Tani, çfar gjurme kulturore rrenoi, posto listen se kollaj eshte te flasesh ne ajer duke mos faktuar asgje, provat ! Provat sjelli.
    Provat i ke ne forum ti dudum. Me dhjetra tema te hapura e te dokumentuara me data e emra, kronikane turq e te huaj. Lere kuranin dhe lexo historine. Une nuk denjoj te debatoj me nje filo tuk sic je ti. Madje kam kaq shume neveri kur lexoj pislleqet qe shkruan sa ska ku te shkoj. Aq shume material eshte hedhur ne kete forum sa mund te hartohen libra voluminoz. Shpenzo kohen te mesosh e te mbushesh koken qe ke e bosh. Por nuk besoj se do funksionoje. E shfletoj shpesh forumin shqiptar, sidomos nenforumin e Historise e ate te Gjuhes Shqipe. Nuk kam pare asnje, te them ne menyre absolute ASNJE nga ju islamiket e thekur qe te dilni kunder Turqise. Me krijon kaq shume te perzjere sa po te kisha mundesi do ju kisha shporrur te gjitheve nga ky forum dhe do e kisha disinfektuar nga faqja e pare ne te fundit se na keni ndohtur ambjetin. Kaq neveri kam per ju.

  5. #44
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin

    Mire,

    Duke e pare neverin ekstreme qe shpreh ketu, a do kishe lejuar kontestimin e "arkivit tënd historik" ne kete forum ?

    PS : Un s'jam historian, por e di qe ne historin tone kombtare ka futkotje ne mase, shembull ne temat qe poston ti, fillon gjithehere duke dhen verdiktin dhe pastaj duke bere nje rezume te dokumentave autentike, por provat autentike s'jan askund ! E ne fakt, ato jan t'interesanta per t'debatuar e jo supozimet dhe gjykimet e pseudo-historianeve.

  6. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    ...mesoni nga RILINDASIT"TANE:

    ....Dhe FILIP SHIROKA perderisa kujton GJERGJ KASTRIOTIN shprehet:

    ....Neteve te dimrit e edhe gjithhere mbremjeve,Gjysherit Tane na mesojne se ne jemi BIJT E GJRGJ KASTRIOTIT.Ata pergjithhere,thone se ne MALET TONA gjithmone do te vringelloj SHPATA E KRYEHEROIT GJERGJ KASTRIOTI.AI eshte i pavdekshem nder MALET E FUSHAT TONA.SHQIPETARET JANE BIJTE E TIJ,andaj kane BESEN DHE BURRNINE E SOJIT TETIJ.ME EMRIN E GJERGJ KASTRIOTIT DHE PRINCAVET TE TJERE,gjthmone do te l'shohet kushtrimi,O PRITE GJEGJ KASTRIOTIN more hejjjj.....
    Dhe ne nje varg te FILIP SHIROKES MESOJME:

    N'SHQYPNIN TONE do't shkelqej prap DIELL'i LIRISE,

    se guximi s'soset ner bir't e KASTRIOTIT....

    ....Atehere,ku jane valle,keta BIJ TE KASTRIOTIT,qe lene flliqtine e sulltaneve ne KULLAT TONA ????!!!....

  7. #46
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Evian, po ça provash kërkon ti o njeri? Që gjuha shqipe ka qenë e ndaluar ka prova me thasë dhe këtë e dëshmon tërë historia e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ku e gjen guximin ti që të hedhësh tutje mundin vigan dhe peripecitë e atyre burrave të mëdhenj të cilët për hirë të identitetit dhe gjuhës sonë dhanë jetën? Ndërkohë që luftonin në të gjitha frontet për rimëkëmbjen e popullit tonë perandoria osmane bënte pazare me fqinjët tanë dhe shkëmbime popullsish duke privuar njerëzit prej vendlindjes tyre.

    Ti nuk bën gjë tjetër vetëm se shpalos paditurinë tënde kur thua diçka të tillë. Nëse politikat osmane dhe ata turke do të kishin qenë pozitive dhe integruese në lidhje me të drejtat e pakicave sot nuk do të kishin probleme të tilla si çështja kurde etjerë.

    Në vitin 1923 gjuha kurde ndalohet rreptësisht që të flitet dhe të shkruhet. Ky ligj ka qëndruar në fuqi për 68 vite me radhë. Dmth nqs dikush kapej apo dëgjohej që fliste në gjuhën e nënës gjuhë të cilën e kishte trashëguar prej të parëve përbënte shkelje penale dhe dënohej.

    Në Turqi ke me miliona shqiptarë dhe të them unë që 99.999% e tyre nuk dinë të flasin shqip dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë iniciativë prej shtetit turk të hapet ndonjë shkollë shqipe.

    Ndërsa nga ana tjetër kemi Italinë e cila si djep i artit dhe kulturës në vendbanimet e arbëreshëve prej shumë kohëve ka hapur shkollat në gjuhën shqipe madje të financuara dhe të nxitura nga vetë shteti për hirë të ruajtjes së traditës arbëreshe.

    Përveç kësaj ti nëse i përket kombit shqiptar të Maqedonisë apo të Kosovës në këtë pikë duhet të jesh edhe më i ndjeshëm sepse dihet tashmë që në periudhën e ish-Jugosllavisë e keni vuajtur një privim të tillë madje e vuani edhe tani sidomos në Maqedoni.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #47
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Eshte e vertete qe osmanet paten ndaluar publikimet ne gjuhen shqipe dhe eshte e panevojshme te diskutohet per kete gje. Fakti me i besueshem eshte kur Sami Frasheri hapi shoqaten e publikimit te shkrimeve shqip osmanet ja mbyllen me force . Vlen te theksohet se vete Samiu kish punuar per shtetin osman dhe ata nuk e kursyen aspak per ta denuar me vone vetem per shkak te shkrimeve te tij ne shqip dhe jo per pikpamjet politike.

    Osmanllinjte kane pasur gabimet e tyre dhe eshte e kote te mundohemi te flasim vetem per pozitivitet . Mos harrojme qe perandoria osmane ne shekullin e 19-te ishte ne kaos total dhe sigurisht qe merrej me budalleqe te tilla sikur shkrimi e leximi ne shqip apo kurdisht. Megjithate ajo qe duhet evidentuar eshte se perandoria osmane ka pasur dhe anet pozitive per ne shqiptaret dhe ashtu sikur flasim per anet negative te evidentojme dhe ato pozitive. Shqiptaret kane perfituar nga shteti osman duke pasur mundesine te marrin pozita te larta ne kete perandori. Por si gjithmone shqiptaret kurre nuk kane ditur qe te kontribojne per vendlindjen e tyre pasi keta vezire shume mire kane pasur mundesite qe ti ndryshonin keto ligje. Pra ketu qendron absurditeti me i madh dhe qe ja vlen te diskutohet. Kush ishin ata qe ndaluan shkrimin ne gjuhen shqipe , turq apo shqiptare?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #48

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ...mesoni nga RILINDASIT"TANE:

    ....Dhe FILIP SHIROKA perderisa kujton GJERGJ KASTRIOTIN shprehet:

    ....Neteve te dimrit e edhe gjithhere mbremjeve,Gjysherit Tane na mesojne se ne jemi BIJT E GJRGJ KASTRIOTIT.Ata pergjithhere,thone se ne MALET TONA gjithmone do te vringelloj SHPATA E KRYEHEROIT GJERGJ KASTRIOTI.AI eshte i pavdekshem nder MALET E FUSHAT TONA.SHQIPETARET JANE BIJTE E TIJ,andaj kane BESEN DHE BURRNINE E SOJIT TETIJ.ME EMRIN E GJERGJ KASTRIOTIT DHE PRINCAVET TE TJERE,gjthmone do te l'shohet kushtrimi,O PRITE GJEGJ KASTRIOTIN more hejjjj.....
    Dhe ne nje varg te FILIP SHIROKES MESOJME:

    N'SHQYPNIN TONE do't shkelqej prap DIELL'i LIRISE,

    se guximi s'soset ner bir't e KASTRIOTIT....

    ....Atehere,ku jane valle,keta BIJ TE KASTRIOTIT,qe lene flliqtine e sulltaneve ne KULLAT TONA ????!!!....
    E ke bere Gjergj Kastriotin me lemze ne varr duke e permendur 10 here ne cdo postim.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #49
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Eshte e vertete qe osmanet paten ndaluar publikimet ne gjuhen shqipe dhe eshte e panevojshme te diskutohet per kete gje. Fakti me i besueshem eshte kur Sami Frasheri hapi shoqaten e publikimit te shkrimeve shqip osmanet ja mbyllen me force . Vlen te theksohet se vete Samiu kish punuar per shtetin osman dhe ata nuk e kursyen aspak per ta denuar me vone vetem per shkak te shkrimeve te tij ne shqip dhe jo per pikpamjet politike.

    Osmanllinjte kane pasur gabimet e tyre dhe eshte e kote te mundohemi te flasim vetem per pozitivitet . Mos harrojme qe perandoria osmane ne shekullin e 19-te ishte ne kaos total dhe sigurisht qe merrej me budalleqe te tilla sikur shkrimi e leximi ne shqip apo kurdisht. Megjithate ajo qe duhet evidentuar eshte se perandoria osmane ka pasur dhe anet pozitive per ne shqiptaret dhe ashtu sikur flasim per anet negative te evidentojme dhe ato pozitive. Shqiptaret kane perfituar nga shteti osman duke pasur mundesine te marrin pozita te larta ne kete perandori. Por si gjithmone shqiptaret kurre nuk kane ditur qe te kontribojne per vendlindjen e tyre pasi keta vezire shume mire kane pasur mundesite qe ti ndryshonin keto ligje. Pra ketu qendron absurditeti me i madh dhe qe ja vlen te diskutohet. Kush ishin ata qe ndaluan shkrimin ne gjuhen shqipe , turq apo shqiptare?
    Vllai, a e kemi sot gjuhen shkollarisht te kultivuar ?

    Po, e kemi ?, eh pra, kjo eshte puna e atyre shqiptareve qe mendoj se me larte don te ju hudhish nje pjese te fajit.

    Si mbreti zog, si enveri e kishin kollaj te bejne "reforma" ne arsim...pikerisht pra, reforma, qe nenkupton se ato gjeten nje subjekt te gatshem qe munden ta gdhendin e ujdisin sipas nevojes se kohrs.

    E kam parashtruar disa here pyetjen qe mendoj se eshte me kausale per ta kuptuar problemin, dhe ajo nuk ka te beje me ate se PSE nuk na lane shkollimin, por KURRE u be kjo pyetje e pjekur, qe faktori politik shqiptare te shihte mevojen per te punuar ne ate drejtim. Une mendoj se ne nuk kemi hezituar ose ngec ne zgjidhjen e ketij problemi (ne krahasim me serbet, bugaret e greket qe kishin kulture arsimi shekullore per arsye te kishave te pamvarura te tyre). Ne per. osmane hapeshin rradhazi shkolla sipas modelit perendimore (rrespektivisht nga fillimi i tanzimatit, qe ne fakt nenkupton reforme), ku shqiptaret ishin poashtu prezent, te cilet bile arrinin nepermjet te peticioneve, protestave, te fitojne me teper vende studimi sa qe ju takonin sipas proporcit (vendet kane qene te kufizuara dhe te ndare nder popujt). Rilindaset teper vone (krahasuar me serbet e greket) fillojne me ambiciet per zyrtarizimim e gjuhes shqipe....por cka ishte "arsyeja" e kesaj vonese ?....histografia na thot "turku gjakpires qe i kishte neveri shqiptaret"....po çka thuan faktet ?.....i ka shqyrtuar ato dikush ne menyre objektive ?.....gjeje nje studim bashkkohore per kete....ka ndonje ?...ka ndonje qe mbeshtetet ne burime autentike, origjinale (jo ne punime parrarendese, qe ne boten e civilizuar quhen plagiate, ose kopje) ?

    Sidoqofte, perderisa mbi kete diskurs do te zoteroje grindja qe na kane fut me "trickat nr. 17", do te ngelim ketu ku jemi, stagnacion kulturore.....ate qe rilindasit e arriten vetem per disa "vite", ne nuk jemi te afte ta tejkalojme per tash 100 vjet....

    Selam
    albanish by nature

  11. #50
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Mireluce Kumbarucja, na quan mjerane.

    Oj zonj e nderume, merre pllaken e sulltan-sulejmanit e maje te shipja jote, se lezhjanet nuk e dun.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  12. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    ...ky eshte skandal.Kjo"zonj"duhet dhene doreheqje dhe ne te njejten kohe duhet te ndiqet penalisht,per perdhosjen e
    Shqiptareve ne pergjithesi,e ne zhgarravitjen e historise.

  13. #52
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Shkrimi i meposhtem i perket disa javeve me pare por ja vlen te sillet

    Ndocaj replikon me Kumbaron: Pllaka e Sulltanit ofendon Skënderbeun!

    Nga Eduard Ndocaj

    E nderuar znj. Ministre,

    Së pari, ju përshëndes për replikën qe keni bërë në formë anonime në facebook e pse më duket i ekzagjeruar krahasimi me ISIS apo përdorimi i “Nofkave” trima për ata që kanë bërë mbishkrimet në Kalanë e Lezhës.

    Së pari, duhet me qartësuar opinion publik me atë që po ndodh në Kalanë e Lezhës e dikush duhet të mbaj përgjegjësi e kjo e fundit nënkupton e kërkesës e faljes nëse gabohet si dhe aktin e dorëheqjes nëse gabimi është i rëndë.

    Historia nuk është pronë e imja, as e juaj e as e një Qeverie gjatë një mandati të caktuar. Po ashtu monumentet e kulturës dëshmojnë historinë shqiptare e cila është shkruar me shumë gjak e sakrifica. Me gjak dëshmorësh të rënë për kauza madhore.

    Ju, edhe pse jeni ministre nuk keni as kompetenca e as moral të dëmtoni historinë tonë kombëtare e për më tepër të përdhosni qëndresën heorike të njerëzve që kanë dhënë gjithçka për ekzistencën e Shqipërisë.

    Unë, jam i pari që e kam dënuar publikisht vendosjen e pllakës së Sulltanit në Kalanë e Lezhës, sepse ajo e para nuk është pjesë e historisë e dyta në histori nuk ka rikuperime. Përderisa ajo pllakë për një arsye apo për tjetër nuk ndodhet më në Kalanë e Lezhës, ajo nuk mund të rivendoset me aty. Mund të rivendoset në formën e ikonës në ndonjë muze, qoftë edhe në muzeun arkeologjik të Lezhës.

    Kalaja e Lezhës ka një histori shumë të madhe, shumë më të madhe se vetë Sulejmani. Ajo është rindërtuar mbi dy herë edhe sipas kësaj teorie duhet të rivendoset edhe një pllakë e dedikuar Venedikut.

    Kështjella është rindërtuar nga Sulltan Sulejmani jo për të qenë në shërbim të shqiptarëve, apo iris të tyrë, por në shërbim për të ruajtur pushtetin e tij dhe pushtimin e nënshtrimin e shqiptarëve.

    Kalaja e Lezhës ka një simbolikë shumë të madhe, sepse është edhe simboli i Besëlidhjes së Lezhës të bërë nga Skënderbeu që bashkoi princat shqiptar kundër turqëve, po ashtu është edhe vendi ku është varrosur Skenderbeu.

    Rivendosja e asaj pllake mbi hyrjen e Kalasë së Lezhës është një poshtërim për rezistencën e Skënderbeut dhe të shqiptarëve për 500 vjet.

    Së shpejti, do të kemi mundësi të jem në Parlament e do të kërkojë një interpelancë dhe dorëheqjen tuaj për këtë akt që unë do e konsideroja të pa precedentë dhe krejt antikombëtarë.

    Ajo Kështjellë s’ka qenë asnjëherë pronë osmane e as pronë e Sulejmanit. Ajo pllakë nuk bën pjesë tek historia shqiptare e nuk konsiderohet as monument kulture.

    Unë, ju bëj thirrje të reflektoni sa jeni në kohë dhe presim dorëheqjen tuaj.

    Dënojë shkarravitjen e Kështjellës, se është pronë e gjithë shqiptarë. Vazhdojë të insistoj për heqjen e pllakës si dhe në të njëjtën kohë aksioni shkarravitjes së Kështjellës ka ardhur si pasojë e provokimit tuaj me vendosjen e saj.

    http://www.mapo.al/2015/09/ndocaj-re...on-skenderbeun

    Sipas ca thashethemeve Edi Ndocaj ka pas nje biznes, diku 100/200 puntor shqiptar/romun.
    Iku Edi e s'pagujti puntort per 7/8 muj.
    Shqiptart i shkun ne Shqipri, e me pushk ne dor ja moren paret...
    Romunt, ehe..., t'sadushit...

    Tashi ky don me u ba deputet...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  14. #53
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Evian, po ça provash kërkon ti o njeri? Që gjuha shqipe ka qenë e ndaluar ka prova me thasë dhe këtë e dëshmon tërë historia e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ku e gjen guximin ti që të hedhësh tutje mundin vigan dhe peripecitë e atyre burrave të mëdhenj të cilët për hirë të identitetit dhe gjuhës sonë dhanë jetën? Ndërkohë që luftonin në të gjitha frontet për rimëkëmbjen e popullit tonë perandoria osmane bënte pazare me fqinjët tanë dhe shkëmbime popullsish duke privuar njerëzit prej vendlindjes tyre.
    Po flet per periudhen e xhonturqve qe "dekreti" per t'cilin na flet, nuk e gjen askund.
    Xhonturqit nuk dallonin asgje nga mendesia e juaj, ishin nacionalist te verbuar dhe ishin ndershkaktaret e falimentimit te perandorise Osmane. Mos te futemi me fell, se dalim shume shpejt ne perfundim qe ata ishin te ushtruar per t'ngritur revolta gjithandej P.O. qe kjo e fundit te bie. Tani, ceke periudhen : behet fjale per fillim te shekullit te kaluar !

    Ti nuk bën gjë tjetër vetëm se shpalos paditurinë tënde kur thua diçka të tillë. Nëse politikat osmane dhe ata turke do të kishin qenë pozitive dhe integruese në lidhje me të drejtat e pakicave sot nuk do të kishin probleme të tilla si çështja kurde etjerë.

    Në vitin 1923 gjuha kurde ndalohet rreptësisht që të flitet dhe të shkruhet. Ky ligj ka qëndruar në fuqi për 68 vite me radhë. Dmth nqs dikush kapej apo dëgjohej që fliste në gjuhën e nënës gjuhë të cilën e kishte trashëguar prej të parëve përbënte shkelje penale dhe dënohej.

    Në Turqi ke me miliona shqiptarë dhe të them unë që 99.999% e tyre nuk dinë të flasin shqip dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë iniciativë prej shtetit turk të hapet ndonjë shkollë shqipe.

    Ndërsa nga ana tjetër kemi Italinë e cila si djep i artit dhe kulturës në vendbanimet e arbëreshëve prej shumë kohëve ka hapur shkollat në gjuhën shqipe madje të financuara dhe të nxitura nga vetë shteti për hirë të ruajtjes së traditës arbëreshe.

    Përveç kësaj ti nëse i përket kombit shqiptar të Maqedonisë apo të Kosovës në këtë pikë duhet të jesh edhe më i ndjeshëm sepse dihet tashmë që në periudhën e ish-Jugosllavisë e keni vuajtur një privim të tillë madje e vuani edhe tani sidomos në Maqedoni.
    Krejtesisht jasht teme, dhe s'jam i Maqedonise dhe sincerisht eshte vendi qe me se paku e njohe.
    Kur thua prej shume kohesh, i'a vlen te potencohet se sikur te mos e kishim P.O., shqiptaret do kishin vazhduar si 1500 vite me rradhe duke mos pasur shkolla !

  15. #54
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Eshte e vertete qe osmanet paten ndaluar publikimet ne gjuhen shqipe dhe eshte e panevojshme te diskutohet per kete gje. Fakti me i besueshem eshte kur Sami Frasheri hapi shoqaten e publikimit te shkrimeve shqip osmanet ja mbyllen me force . Vlen te theksohet se vete Samiu kish punuar per shtetin osman dhe ata nuk e kursyen aspak per ta denuar me vone vetem per shkak te shkrimeve te tij ne shqip dhe jo per pikpamjet politike.

    Osmanllinjte kane pasur gabimet e tyre dhe eshte e kote te mundohemi te flasim vetem per pozitivitet . Mos harrojme qe perandoria osmane ne shekullin e 19-te ishte ne kaos total dhe sigurisht qe merrej me budalleqe te tilla sikur shkrimi e leximi ne shqip apo kurdisht. Megjithate ajo qe duhet evidentuar eshte se perandoria osmane ka pasur dhe anet pozitive per ne shqiptaret dhe ashtu sikur flasim per anet negative te evidentojme dhe ato pozitive. Shqiptaret kane perfituar nga shteti osman duke pasur mundesine te marrin pozita te larta ne kete perandori. Por si gjithmone shqiptaret kurre nuk kane ditur qe te kontribojne per vendlindjen e tyre pasi keta vezire shume mire kane pasur mundesite qe ti ndryshonin keto ligje. Pra ketu qendron absurditeti me i madh dhe qe ja vlen te diskutohet. Kush ishin ata qe ndaluan shkrimin ne gjuhen shqipe , turq apo shqiptare ?
    Perandoria Osmane nuk u mund nga jasht, por nga mbrenda.
    Ishin nacionalistet turq, ata te cilt e deshen pavaresin e Turqise me shume se cdo vend tjeter, per t'ia arrit : Te krijonin trazira an e mban perandorise !

    Sherbimet sekrete s'datojn nga dje, por jan shume me te hershem.

  16. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Mireluce Kumbarucja, na quan mjerane.

    Oj zonj e nderume, merre pllaken e sulltan-sulejmanit e maje te shipja jote, se lezhjanet nuk e dun.
    Kalaja Lezhes nuk osht vetem e lezhjonve por e gjith shqiptarve.

    Historia nuk do me dit per emra. Meqe romaket na kan pushtu hajde t'zhdukim cdo lloj gjoje qe ka lidhje me perandorin romake dhe t'rujm vetem veprat ilire ( nqoftse ka).

    Katolikt jon me t'kqinj se isis ket e ka tregu historia. Shyqyr qe vatikanin nuk e pjerdh mo njeri se t'kishte forc kishte djeg trecerekun e botes ne turra drush.

  17. #56
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Sayan,

    historia na pelqen edhe ne lezhjaneve.
    Biles ne e bejm historine.
    Kshuqe merre librin e historise dhe shkruaj se ministrja Kumbaro e vuri pllaken e sulejmanit, ndersa lezhjanet e hoqen ate.

    Ps.
    - Si shqiptari-shqiptarit te jap nje keshille:
    DUAJE ZOTIN POR JO NJERZIT QE FLASIN N'EMER T'ZOTIT!!

    - Meqe te pelqen historia, mos shko larg por kerko emrat/mbiemrat e gjysherve/stergjysherve te tu, dhe te garantoj qe do gjesh emra/mbiemra te krishtere.
    Shqiptaret or mik kane qen te krishtere.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  18. #57
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    "Mos harro, shqiptaret kan qen komunist-ateist.
    Mos harro, iliret ishin pagan !"

    Tani çfar i kerkon te krishtereve, qe t'ken respekt per paganizmin dhe komunizmin duke mbajtur lidhje te ngushta me te kaluaren dhe te mbahen peng te ateizmit ?

    Kalaja e Lezhes nuk eshte e krishter.

  19. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Mbishkrimi i Sulltan Sulejmanit vendoset në Kalanë e Lezhës

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Sayan,

    historia na pelqen edhe ne lezhjaneve.
    Biles ne e bejm historine.
    Kshuqe merre librin e historise dhe shkruaj se ministrja Kumbaro e vuri pllaken e sulejmanit, ndersa lezhjanet e hoqen ate.

    Ps.
    - Si shqiptari-shqiptarit te jap nje keshille:
    DUAJE ZOTIN POR JO NJERZIT QE FLASIN N'EMER T'ZOTIT!!

    - Meqe te pelqen historia, mos shko larg por kerko emrat/mbiemrat e gjysherve/stergjysherve te tu, dhe te garantoj qe do gjesh emra/mbiemra te krishtere.
    Shqiptaret or mik kane qen te krishtere.
    Skender un jom tip shum tolerant nga natyra pamvarsisht se n'forum per hir te disa karagjozve katolik tregohem i veshtir.

    Gruaja ime osht ortodokse dhe feja per ne te dy ska qen kurr penges. Shqiptarve kurr nuk i ka ardh e keqja nga fet e ndryshme por nga injoranca. Per mu nuk ka problem qe shum shqiptar jon te besimit katolik apo ortodoks perkundrazi feja muslimone e thot troc qe cdo njeri le te praktikoj besimin e tij. Shqipria ka qen pagane u bo e krishter dhe s'fundmi muslimone dhe mbas disa shekuj nje zot e di se cfar po pastaj? Cila osht domethonia e ksaj shprehje qe shqiptaret kan qen t'krishter? Ca perfitojm ne si shqiptar nga kjo shprehje?

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •