Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes kërcënon qytetarët me burg, qytetarët dalin në protesta

    Marshimi në rrugë , Në Shkodër nisin protestat kundër qeverisë



    Me thirrje kundër qeverisë në Shkoder u mbajt protesta për problemet social-ekonomike, e drejtuar nga bashkimi sindikatave dhe me mbështetjen e qytetarëve.
    Albert Tuka, kreu i BSPSH: “Qeveria shqiptare u thotë punonjësve të duhanit që mbjellin kulturën e duhanit: mbillni duhan se ju gjejmë tregshitjet. Në të njëjtën kohë tmerron qytetarët duke grabit kulturat e tyre. Arsimtarëve të fshtatit me numër protokolli 682 të datës 29.07.2015 i hiqet vështirësia. Të ndalë korrupsionin, ndal dhunën sepse po grabit gjithë mallin e biznesit të vogël”
    Me pankarta në duar protestuesit kanë rreshtuar premtimet e qeverisë, për shëndetësi falas, për ulje të taksave, dhe për zbatueshmëri të ligjit në mënyrë të barabartë.

    Proetsta nisi në qendër të qytetit përballë prefekturës dhe më pas vijoi e nëpër rrugët kryesore të Shkodrës.

    Emri:  shkoder-protesta1.jpg

Shikime: 341

Madhësia:  58.5 KB

    Emri:  shkoder-protesta.jpg

Shikime: 268

Madhësia:  52.7 KB

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes kërcënon qytetarët me burg, qytetarët dalin në protesta

    Në të gjithë vendin, Tregtarët e fruta-perimeve në protestë, kundër vendosjes së kasës fiskale



    Dhjetëra tregtarë të tregut të fruta perimeve në Elbasan, protestuan përpara Drejtorisë Rajonale të Tatimeve kundër aksionit ndaj informalitetit.
    Ata kërkojnë të mos u vendoset kasë fiskale, pasi për specifikën e mallit që tregtojnë kjo është e pamundur.
    Në Shkodër, tregtarët e Zdrales kërkojnë zgjidhje për tregtimin e fruta-perimeve, pas aksionit që ka ndërmarrë duke i larguar nga trotuaret dhe rrugët. 200 tregtarët që prej vitesh shesin në këtë zonë, ditët e fundit janë përballur edhe më kërkesën e tatimorëve për liçensim.
    Tregtarët e tregut industrial të Kavajës, protestuan kundër aksionit të qeverisë për t’i formalizuar. Sipas tyre klasifikimi si biznes i vogël, dhe vendosja e kasave përkthehet në falimentim, pasi shpenzimet janë më të larta se fitimet.
    Në janë 250 tregtarë që i janë drejtuar Këshillit të Bashkiak me kërkesën për t’u trajtuar si Ambulant.
    Në të gjithë vendin tregtarët janë përballur me kontrolle për ligjshmërinë e aktivitetit, në kuadër të aksionit ndaj informalitetit, i nisur prej fillimit të shtatorit.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes kërcënon qytetarët me burg, qytetarët dalin në protesta

    Elbasan, Informaliteti, tregtarët ambulantë në protestë: Mos na kërkoni kasë



    Dhjetra tregtarë të tregut të fruta perimeve në Elbasan, por edhe ambulantë protestuan përpara Drejtorisë rajonale të Tatimeve kundër aksionit ndaj informalitetit.
    “Ambulanti nuk njeh kasën. Do të jap bllokun më tha. Vjen tjetri dhe më kërkon dy fije speca, çfarë mund ti shkruaj unë atij?”
    “ Të vijë të kronemetrojë sa bie paga reale, çfarë shpenzimesh kemi ne, sa mall firo hedhin ne. Ne nuk përballojmë dot bukën e gojës”.
    Ata kërkojnë zbutjen e masave të aksionit që ka nisur prej fillimit të shtatorit.
    “Unë kam njeri të sëmurë në shtëpi. Ku ti gjej 250 mijë lekë që t’ia jap atij? Unë nuk fitoj as 2 mijë lekë në ditë”.
    Tregtarët ambulantë kërkojnë të mos u vendoset kasë fiskale, pasi për specifikën e mallit që tregtojnë kjo është e pamundur.
    “Këta po na bëjnë të mbysim veten. Mora borxh për libra se nuk dua që fëmija… I kam të dyja te shkolla e muzikës, me çfarë do ti laj lekët e dritave unë po nuk shita banana?”
    Më pas protesta e tregtarëve të Namazgjasë në Elbasan, u zhvendos para zyrës së Prefektit.

    Emri:  protesta-tregtarve.jpg

Shikime: 180

Madhësia:  43.1 KB
    Ne foto : Protestuesit ne Elbasan

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •