Emri:  148669_6.jpg

Shikime: 1738

Madhësia:  69.7 KB

Sopranoja Ermonela Jaho do të bëjë specializime falas për artistët shqiptarë. Konkurrentët nuk do paguajnë, dhe nisma e Jahos nuk do t’i kushtojë asnjë qindarkë buxhetit të Operës apo atij të shtetit.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka njoftuar të gjithë të interesuarit se në datat 14-­18 tetor 2015, në ambientet e këtij teatri do të zhvillohet një Kurs Specializimi i drejtuar nga: Sopranoja Ermonela Jaho, Angelo Gabrielli (docent në Konservator dhe ekspert vokal), Elda Laro (dirigjent orkestre i dytë në Teatrin e Operës të Berlinit) dhe Paolo Andreoli (pianist, mjeshtër bashkëpunues operistik).

Ky projekt synon që të ndihmojë të gjithë artistët ekzistues dhe ata të brezit të ri, për t’i drejtuar ata në mënyrë më konkrete për të krijuar një ide më të qartë sesi duhet të përgatiten përditë teknikisht për të arritur të shprehin artistikisht vetveten duke synuar ndërtimin e një karriere të shëndoshë profesionale në Shqipëri dhe mbarë botën.

Pjesëmarrja në këtë kurs do të jetë falas, por do të ketë një numër të kufizuar pjesëmarrësish, deri në 12 Pjesëmarrësit në Kursin e Specializimit do të përcaktohen në bazë të një audicioni që do të zhvillohet më 14 tetor, në orën 12:30 në ambientet e TKOB. Numri total i pjesëmarrësve do të jetë 12. Numri total i dëgjuesve do të jetë 20.

Aplikantët duhet të dorëzojnë në zyrat e TKOB ose me e­mail, formularin e aplikimit, CV me fotografi, letër motivuese, CD me një arie të përgatitur jo më larg se 6 muajt e fundit, brenda datës 30 shtator 2015. Aplikantët e përzgjedhur për audicion do të lajmërohen nga TKOB.

Janë të ftuar që të marrin pjesë në audicionin përzgjedhës të gjithë këngëtarët lirikë, pjesë e TKOB, studentët e kantos të Universitetit të Arteve dhe Liceut Artistik si dhe këngëtarë të tjerë lirikë.

Shqiptarja