(Pjesa I) Dorėshkrimi i Enverit pėr vrasjen e kunatit: E luftuam pa mėshirė
Raportet e Enver Hoxhės me Bahri Omarin kanė qenė sa problematike, aq edhe misterioze. Sė paku pėr aq sa ka lėnė tė dokumentuar nė gjallje ish-kunati i kėtij tė fundit.
Pėrveē atyre qė ka artikuluar zyrtarisht dhe nė memoristikėn historike tė serisė Kujtime pėr kunatin Omari, Enver Hoxha ka koleksionuar njė dosje tjetėr me shėnime konfidenciale, ku pėrshkruan ngjarje e situata tė panjohura, qė, me sa duket, kanė qenė tė destinuara pėr familjen dhe rrethin e ngushtė tė bashkėpunėtorėve.
Bahri Omari nė gjyq
Ndėr materialet e rezervuara aty, gazeta Panorama, duke filluar nga sot, do tė publikojė tė plotė dorėshkrimin Takimi nė Tiranė me pseudodemokratėt, pseudonacionalistėt, agjentėt e pushtuesve, kuislingė dhe krerė tė Ballit Kombėtar: Bahri Omari, Kol Tromara, Sejfi Vllamasi. Nė fabulėn e kujtimeve ėshtė njė takim i Hoxhės me kėta tė fundit pas rikthimit tė tyre nė Shqipėri, nė fillimin e viteve 40. Bahri Omari, Kol Tromara, Sheh Karbunara dhe Sejfi Vllamasi kishin qenė deputetė nė parlamentin shqiptar para ardhjes nė pushtet tė qeverisė sė Nolit dhe me rrėzimin e saj ishin larguar jashtė shtetit, ku kishin krijuar emigracionin politik antizogist.
Kėtyre myteberėve, shkruan Hoxha me pėrbuzje, u qe mbushur mendja top se ishin antizogistėt mė tė shquar dhe politikanėt mė tė zotė qė kishte njohur Shqipėria. Rikthimi i tyre pas pushtimit fashist tė vendit dhe debatet me Hoxhėn dhe tė tijtė, pėrbėn pjesėn mė intriguese tė kujtimeve tė kėtij tė fundit, ku pjesėn mė tė rėndėsishme e zė pėrballja me Bahri Omarin, tė porsashtegtuar, siē shkruan Hoxha me tufėn e lejlekėve qė lanė kafenetė e Europės
DOKUMENTI
Takimi nė Tiranė me pseudodemokratėt, pseudonacionalistėt, agjentėt e pushtuesve, kuislingė dhe krerė tė Ballit Kombėtar: Bahri Omari, Kol Tromara, Sejfi Vllamasi
Bahri Omari, Kol Tromara, Sejfi Vllamasi, Ali Kėlcyra e Qazim Koculi me shokė ishin deputetė nė Parlamentin shqiptar para ardhjes sė qeverisė sė Nolit. Ata kishin qenė tė pranishėm nė varrimin e Avni Rustemit qė u godit nga reaksioni ēifligar me Ahmet Zogun nė krye dhe kishin marrė pjesė nė revolucionin e vitit 1924. Klika e bejlerėve dhe e feudalėve deshėn dhe e rrėzuan kėtė gjendje e Zogu ishte nė krye tė kėtij koalicioni. Por natyrisht, nė mes tė demokratėve kishte nga ata qė ishin zėri i agallarėve, si Sejfi Vllamasi, Bahri Omari, Sheh Karbunara. Kishte demokratė revolucionarė, si Avni Rustemi, Halim Xhelo etj., qė ishin bij tė popullit fukara, antifeudalė, antibejlerė.
Kėta donin dhe luftonin pėr ēlirimin e bujkut nga zgjedha e feudalėve, luftonin pėr reformėn agrare dhe pėr pavarėsinė ekonomike tė vendit. Kėta elementė mbėshtetėn Luigj Gurakuqin qė ishte kundėr dhėnies sė koncesioneve tė vajgurit fuqive tė huaja, si Anglisė, Italisė etj. Avni Rustemi ishte themeluesi i organizatės Bashkimi, program i sė cilės tė kujtonte organizimin e njė partie tė brezit tė ri dhe shprehte ide revolucionare. Ajo organizoi ndėr tė tjera demonstratėn e popullit tė Fierit, i cili kaloi pėrpara konakėve tė bejlerėve feudalė tė Vrionit me njė arkivol pėrpara, duke hedhur parulla revolucionare se feudalizmin do ta varrosim dhe tokėn do tia kthejmė fshatarit etj.
Feudalėt, bejlerėt dhe agallarėt, duke parė rrezikun qė u turrej, e vranė Avni Rustemin nė Tiranė. Kufoma e Avniut u ēua nė Vlorė, ku u varros me nderime. Mė kujtohet, isha i ri, nė shkollė qytetėse. Po rrinim me shokė nė krye tė pazarit, kur vjen Bahri Omari, i cili ishte dhėndri ynė, kishte grua motrėn e madhe, Fahrijen. Mė heq mėnjanė dhe mė thotė: Shko shpejt nė shtėpi, mė merr valixhen dhe ma sill e u thuaj anesė dhe Fahrijes se do tė nisen nė Vlorė, se bejlerėt na vranė Avni Rustemin. Unė u shtanga se Avniu ishte simbol edhe pėr ne tė rinjtė dhe u nisa me vrap, mora valixhen e ia ēova me njė frymė. Bahri Omari nė atė kohė ishte deputet i Gjirokastrės, pėrfaqėsues i Opingės, nė kundėrshtim me Mufit Libohovėn dhe mbėshtetėsit e tij.
Faksimile e dokumentit me dorėshkrimin e daktilografuar tė Enverit me kujtime pėr Bahri Omarin
Vrasja e Avniut e revoltoi popullin. Nga Vlora u dha kushtrimi dhe Revolucioni i Qershorit shpėrtheu. Nga tė gjitha anėt u nisėn pėr nė Tiranė. Zogu u arratis nė Jugosllavi, kurse nė Tiranė hyri qeveria demokratike borgjeze e Nolit. Me qeverinė e Nolit ndodhi ajo qė ndodhi, siē dihet tashmė nga historia. Me rrėzimin e saj, Zogu dhe klika e tij, me ndihmėn e Serbisė, hynė nė Tiranė dhe demokratėt e ngjyrave tė ndryshme morėn valixhet dhe shkuan nė mėrgim, ku formuan emigracionin politik antizogist.
Nė kėtė grup hynė dhe myteberėt, me tė cilėt kam pasur kontakte: Bahri Omari, Kol Tromara, Sheh Karbunara, Sejfi Vllamasi etj. Kėta lloj antizogistėsh u shpėrndanė nė tė katėrta anėt, qė nga BS-ja, nė Amerikė, Francė, Itali, Zvicėr etj. Nga ata qė kaluan nė BS, pėrveē Ali Kelmentit, Halim Xhelos e ndonjė tjetri qė ishin marksistė, militantė e patriotė, tė tjerėt morėn lloj-lloj ngjyrash, qė nga ngjyra trockiste e Zai Fundos, e agjentit tė anglezėve Tajar Zavalani dhe mė vonė deri e atyre qė u doli boja, si Sejfulla Malishova e Koēo Tashko.
I gjithė emigracioni antizogist, me pėrjashtim tė komunistėve ose kuqaloshėve, siē i quanin antizogistėt demokratė, hiqeshin si fanolistė. Por sishin asgjė. Ata shpejt i siguruan grazhdet ku tė hanin. U grupuan nė bazė tė grazhdeve ku ushqeheshin, u ndanė nė grupe kafenesh dhe e gjithė puna e tyre ishte tė lexonin atė gazetė nė tė cilėn ishte abonuar kafeneja ku ata rrinin gjithė ditėn dhe kjo qė them nuk ėshtė e ekzagjeruar. Kafeneja ishte vendi i pallavrave tė kota, i diskutimeve mbi problemet ndėrkombėtare, disa tė shara Zogut, por ajo sidomos ishte vendi i kumarit, i pokerit dhe i shahut. Kush e kush pėrpiqej ti grabiste tjetrit paratė nė kumar.
BABALLARĖT E KAFE STOPANI
Ndėr kafenetė me nam tė kėtij farė emigracioni ishte kafe Stopani nė Bari tė Italisė, ku deputetėt-onorevolė tė opozitės zogiste ishin Bahri Omari, Sheh Karbunara, Muharrem Vllamasi, Qamil Ēela, Lek Margjini oficer etj. Kafeneja Stopani ishte parlamenti. Jetėn dhe mendimet e kėtyre onorevolėve i njoh mirė, se kur veja dhe kthehesha nga Franca, qėndroja te Bahriu, te motra 4-5 ditė.
Kur ikja nga Shqipėria nė Francė, ata mė pyesnin: Ēkemi andej, ēbėhet? E duan apo se duan Zogun, kur do tė vdesė ky?. Dhe pastaj fillonin bisedat politike. Sheh Karbunara si duket hante bukė nga Italia, po admironte Inglizin. Ky sheh i zgjuar e dinak fliste dialektin e Lushnjės, nuk kishte asnjė ēikė kulturė. Ai pyeste Bahri Omarin, i cili njihte shumė gjuhė: turqisht, anglisht, frėngjisht, italisht dhe greqisht. Kultura e tij ishte pak nga tė gjitha e pathelluar, ekstensive, e pėrhapur dhe konfuze.
Ai e hiqte veten radikal socialist, admirim tė madh kishte pėr Eduard Herionėn dhe lexonte gazetėn Le Tempos. Bahri Omari nė kėtė kohė dukej njeri i afruar, i leshtė, demokrat dhe budalla, zemrėn ndaj miqve dhe tė njohurve nuk e kishte tė keqe. Ali Kėlcyra i kishte hedhur trutė e gomarit, por mė vonė Bahri Omari u bė njė nga njerėzit mė tė egėr, mė tė poshtėr, njė kuisling qė na luftoi deri nė fund dhe ne e luftuam deri nė fund atė dhe shokėt e tij.
Njėherė, teksa kthehesha nga Franca, qėndrova nė Bari dhe pyeta onorevolėt: Ēkemi nga Shqipėria?. Shehu mu pėrgjigj aty pėr aty: Punėt shkojnė mirė. Ēfarė ka ngjarė?, i pyes. Zogu, thotė Shehu, ėshtė duke vdekur, kemi lajme tė sigurta, kancer tė pashėrueshėm, pse dy doktorė tė mėdhenj kanė shkuar nga Vjena ta ekzaminojnė.
MYTEBERĖT E FĖLLIQUR ANTIZOGISTĖ
Kėtyre myteberėve u qe mbushur mendja top se ishin tė vetmit dhe mė tė shquarit antizogistė qė mund tė ekzistonin, ishin politikanėt mė tė zgjuar, mė tė zotė qė kishte njohur Shqipėria. Zogu natyrisht pėr ta ishte uzurpator, por me likuidimin e tij Shqipėria do tė binte nė gojėn e tyre si njė fik i pjekur, qė se mban mė dega; kėta kishin lindur vetėm pėr tė udhėhequr popullin shqiptar dhe pėrvoja e kafeneve tė Europės i kishte edukuar si tė tillė.
Tė ashtuquajturit nacionalistė tė kafene Stopanit, nuk kishin lidhje me gjakatarin proitalian Mustafa Merlika Kruja, por edhe grindeshin me tė. Kėta kishin lidhje me bandėn tjetėr tė demokratėve antizogistė tė Parisit, Ali Kėlcyrėn, Qazim Kokoshin, Sejfi Vllamasin, Mitrovicėn e shumė tė tjerė. Kėta kishin gjoja nė krye Kol Tromarėn, Ali Beun, Qazim Koculin, Mitrovicėn, por asnjė nuk e njihte njėri-tjetrin pėr udhėheqės, sepse tė gjithė udhėhiqnin. Udhėheqės tė erės, se ishin komandantė pa ushtarė. Vetėm kėnaqeshin se ishin deputetė, se ishin antizogistė, pra, demokratė tė kulluar dhe njerėz me influencė.
Kol Tromara, qė ishte nga Korēa, kishte Korēėn, mjaft tė bėnte thirrje dhe ajo nė kėmbė pas Kolės(!). Ali Bej Kėlcyra Dangėllinė dhe gjithė demokracinė e vendit, bile dhe fshatarėsinė, pavarėsisht se ishte kėlysh nga njė familje bejlerėsh nga mė barbarėt. Pėrveē kėtyre, Ali Beu ishte dhe dhėndri i Vrionasve. Kėshtu, pėr Qazim Koculin ai ishte Heroi i Vlorės dhe popullin e saj e kishte me vete kur tė donte.
Sejfi Vllamasi ishte ai qė zėvendėsoi Zylyftar Podėn nė Kolonjė dhe Rexhep Mitrovica ishte nga Kosova. Ah, Kosova! Pika nervagjike e kėtyre myteberėve. Tė gjitha kėto ishin ėndrrat e tyre, titujt e tyre, fuqia e tyre. Por hėpėrhė kėto nuk shėrbenin pėr asgjė, veē pėr tė marrė rroga nga shtetet kapitaliste; ata ishin bėrė agjentura rezervė e tyre. E kujt? E tė gjithėve!
Panorama
Krijoni Kontakt