Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Banka Botërore: Në Shqipëri, 48% e të punësuarve informalë

    Emri:  0ff50ca2823d6af4d7d47bea8ecfd837_XL.jpg

Shikime: 361

Madhësia:  9.5 KB

    Tregu i punës në Shqipëri në sektorët jobujqësore është 48 % në informalitet. Shifrat alarmante për të punësuarit e padeklaruar i ka dhënë Banka Botërore në një studim të posaçëm të publikuar kohët e fundit për tregun e Punës në Shqipëri.

    Raporti i Bankës Botrërore vëren se cilësia e punësimit është e ulët dhe se informaliteti është mjaft i përhapur. Banka referon gjithashtu se vlerësimet e anketës së fuqisë punëtore sugjerojnë se afër gjysma e punësimit total jashtë bujqësisë korrespondon me punësimin informal dhe pothuajse tre të katërtat e punës në ndërtim është informale.

    Banka Botërore vëren se niveli arsimor i punëtorëve jashtë bujqësisë është gjithashtu i ulët, veçanërisht në disa sektorë. Sektori i ndërtimit thith shumë punëtorë të pakualifikuar, ku më shumë se gjysma e vendeve të punës të ndërtimit janë të zëna nga punonjës me arsim fillor. Në të kundërt të ndërtimit, sektori i shërbimeve ka shumicën e punonjësve të kualifikuar. Rreth 82% e punonjësve në shërbime janë me arsim të lartë.

    Studimi i Bankës Botërore vlerëson se, në sektorin e ndërtimit 70% e të punësuarve nuk deklarohen, në sektorin e shërbimeve madhësia e informalitetit është 35% dhe në sektorin e industrisë është 46 %. Nga ana tjetër referuar të dhënave të INSTAT shihet se, në sektorin e shërbimeve janë të angazhuar 62% e të punësuarve, në sektorin e ndërtimit 10%, ndërsa në atë të industrisë 28%.

    Banka Botërore ka konstatuar se Shqipëria përballet me sfida të shumta të tregut të punës. Sektori i bujqësisë punëson një pjesë të madhe të fuqisë punëtore, më aftësi të ulta, shumica e të cilëve janë punëtorë të papaguar të familjes ose të vetë­punësuar. Jashtë bujqësisë, informaliteti është i lartë dhe shumë prej tyre janë me kualifikim të ulët. Shifrat e e punësimit tregojnë rezultate të dobëta tek gratë dhe tek të rinjtë.

    Banka e Botërore vëren gjithashtu se Shqipëria nuk ka një axhendë politike për të angazhuar me punë të varfrit, në të cilën mundësitë për punësim të jenë të arritshme për të gjithë.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Banka Botërore: Në Shqipëri, 48% e të punësuarve informalë

    Kriza ekonomike/ Forca e punës në Shqipëri, ndër më të ulëtat në Europë

    Pjesëmarrja në fuqinë punëtore në Shqipëri është e ulët në krahasim me rajonin. Në studimin më të fundit të Bankës Botërore mbi tregun e Punës në Shqipëri referohet se, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është e ulët në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku Bosnja paraqitet me nivelin më të ulët 54%, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës në Shqipëri është 62 %, ndërsa në vendet e zhvilluara ky tregues është mbi 75%-90%. Të dhënat i referohen vitit 2013.

    Në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore shihen pabarazi të mëdha në Shqipëri, ku pjesëmarrja më e ulët është në mesin e femrave.

    Hendeku në pjesëmarrjen e fuqisë punëtore ekziston mes meshkujve dhe femrave në moshë pune.

    Ndërsa 51 për qind e grave marrin pjesë në forcën e punës, për meshkujt ky tregues është 72%.

    Studimi vëren se rreth 68 për qind e grave të reja janë joaktive në forcat e punës.

    Nga të dhënat e fundit të INSTAT papunësia në Shqipëri është 17.3 % e forcës së punës në tremujorin e dytë të 2015. Por nëse flukset emigrimit do të ishin më të ulta dhe pjesëmarrja në forcën e punës do të ishte ne nivelet e Europës, papunësia ndër shqiptare do të ishte alarmante në kushtet në të cilat po zhvillohet ekonomia aktualisht.

    Kriza ekonomike globale dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i ritmeve të rritjes ekonomike që pasoi dha pasoja negative në tregun shqiptar të punës. Pjesëmarrja në fuqinë punëtore ra me më shumë se 3 pikë në mes 2007 dhe 2008. Shoku që dha kriza ishte më ashpër ishte mbi të rinjtë, me një rënie prej rreth 6 pikë përqindje gjatë krizës (2007-2010).

    Të dhënat për vitet e fundit, tregojnë se pjesëmarrja e fuqisë punëtore ka vazhduar rënie në vitin 2012 dhe 2013, me disa shenja të rimëkëmbjes në vitin 2014. /Monitor/

    Emri:  Forca-e-punes-ne-Shqiperi.jpg

Shikime: 68

Madhësia:  86.6 KB

    Fotoja qarteson me shume nje qyrraxhi forumi, i cili ka prirje shkencore te komunikoj vetem me shifra...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •