Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Edi Rama hap dritën jeshile: "Do të furnizojmë Puglia në Itali me ujë nga Syri i Kaltër"

    Puglia, Rama propozon projektin "Furnizim me ujë nga Shqipëria"

    Kryeministri, Edi Rama i ftuar në takimin ndërkombëtar “Rrugët e reja të Levantes. Sipërmarrjet e vendeve të jugut e sfida e internacionalizmit”, që u organizua sot gjatë panairit “Fiera del Lavante”, në qytetin e Barit ka bërë një propozim të guximshëm.

    Gjatë takimit me presidentin e rajonit të Pulias, Michele Emiliano, Rama ka propozuar një bashkëpunim mes dy vendeve duke shfrytëzuar burimet natyrore të Shqipërisë dhe aftësinë inxhinierike të Italisë.

    Bëhet fjalë për krijimin e një menaxhimi të përbashkët të rezervave ujore, ku Shqipëria do t’i ofrojë Pulias furnizim me ujë të pijshëm.

    “Jemi të lidhur natyrshëm gjeografikisht, dhe unë pata kënaqësinë e madhe të takoja guvernatorin Emiliano me të cilin biseduam për një projekt të madh për ujin. Ne kemi shumë burime ujore, dhe Puglia ka shumë njohuri për administrimin e ujit, së cilës ky i fundit i mungon. Atëherë duhet të tentojmë t’i japim jetë një kompanie shumëkombëshe, e para në llojin e vet, e cila mund të sjellë përfitime reciproke duke shfrytëzuar burimet e mëdha ujore të Shqipërisë dhe burimet e mëdha në dije të Puglia-s”, tha Rama.

    “Në Shqipëri ka ujë me një cilësi të mirë. Kemi menduar që ky mund të jetë një ndër projektet më të mëdha midis Shqipërisë dhe Italisë. Ky projekt shpresojmë që të rrëzojë dhe barrierat, ku shumë italianë duhet të vizitojnë Shqipërinë kjo dhe falë tarifave shumë të lira”, u shpreh Emiliano.

    Gjatë këtij takimi, Rama ka theksuar se janë 40 mijë biznese të vogla në Itali të drejtuar nga shqiptarët që japin një kontribut prej 3.2 miliardë euro në vit me anë të taksave.

    “Sot, ai imazh apokaliptik i para 25 vjetëve që qarkulloi në mbarë botën, me anijen më të mbushur në historinë e lundrimit, me shqiptarë që derdheshin në brigjet puljeze, duket se i përket një epoke tjetër gjeologjike. Dhe të gjithë ata, që në momentin e mbërritjes së anijes krijuan një shqetësim të madh dhe shumë frikë janë integruar më së miri dhe kontribuojnë në PBB-në italian me një shumë që arrin 3.2 miliardë euro taksa. Këto janë të dhëna zyrtare të 2014-ës. Nga kjo pikëpamje, mendoj se shqiptarët janë integruar plotësisht, dhe emigracioni ynë ka hyrë në librat e historisë që na mëson se emigracioni është gjithnjë një burim rritjeje si për vendin e origjinës ashtu edhe për vendin pritës. Nga ana tjetër, gjërat kanë ndryshuar shumë sigurisht. Sot janë më shumë se 20 mijë italianë që punojnë në Shqipëri”, tha Rama.

    Në fund të panairit, Rama bashkë me presidentin e Rajonit të Puglias dhe kreun e bashkisë së Barit, inauguruan bulevardin me emrin “Shqipëria”.

    Shqiptarja

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Edi Rama: "Do të furnizojmë Puglia në Itali me ujë nga Shqipëria"

    Po, Majko e lidhi Shqiperine me Italine me tunel nen det, rama tani do coje edhe ujin ne Itali. Po keta muter nuk po bejne dot nje ujesjelles per Vloren ka 25 vjet e jo me te cojne uje ne Itali.Fare e keqe

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    Sayan2003 (16-09-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Edi Rama: "Do të furnizojmë Puglia në Itali me ujë nga Shqipëria"

    Un kom koh qe nuk lexoj barsaleta. Lexoj lajmet e dites me thoniet e Edi Rames dhe m'shtohet humori.

  5. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Edi Rama: "Do të furnizojmë Puglia në Itali me ujë nga Shqipëria"

    Mbas batutave te Rames, pritet te dal edhe kopia e tij ne Bashki (Vilajet Qyrku) me shprehjen e famshme:

    Do ngremë dy turbina,
    Te Lana nën urë,
    Një punon me ujë,
    Dhe tjetra me shurrë....
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Rama: "Do të furnizojmë Puglia në Itali me ujë nga Shqipëria"

    Rama kthen projektin e Nanos, uji i Syrit të Kaltër drejt Italisë

    A thua se Shqipëria i ka zgjidhur të gjitha problemet e saj lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm, tani mësohet se një pjesë e ujit shqiptar do të shkojë me tuba gjigandë drejt Italisë.

    Dhe nuk do të jetë një ujë dosido, por ai i kristaltë i Syrit të Kaltër.

    Mësohet se është kjo marrëveshja që ka nënshkruar kryeministri Edi Rama me Italinë, gjatë vizitës së tij të djeshme në Rajonin e Puljas.

    Një projekt i tillë është i qeverisë Nano dhe u kundërshtua fort asokohe dhe gjithsesi mbeti në letër, por duket se tashmë Rama ka vendosur ta bëjë realitet.

    Emri:  syri.jpg

Shikime: 102

Madhësia:  82.5 KB

    MAPO

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Rama: "Do të furnizojmë Puglia në Itali me ujë nga Shqipëria"

    Nga kane humbur ata patriotet qe e ndalen Berishen tu shiste ujin e detit qe u be kos grekerve?

    Ku jane keta sot kur shoku Rama, ashtu si shoku Nano, u fal italianeve ujin e pijshem te Syrit te Kalter?

    Apo jane patriote qe u behet vone vetem per ujin e kripur, jo ate pa kripe?

    Temen e vjeter per kete ceshtje:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...-Syri-i-Kalter

    Albo

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Rama: "Do të furnizojmë Puglia në Itali me ujë nga Syri i Kaltër"

    Projekti rreth 1 mld euro/ “Ata e hedhin ujin në det, ne e duam sepse…”, ujësjellës nga Gjirokastra në Pulia, mediat italiane: Qeveria shqiptare i jep ‘dritën jeshile’ Italisë

    “Qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën me Galugnano, në Salento”. Kështu nis artikulli i Corriere, teksa thuhet se qeveria shqiptare ka autorizuar Italinë që të fillojnë planifikimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me këtë shtet.

    “Shqipëria hedh një sasi të madhe uji në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin. Ne kemi interes ta marrim sepse për ne uji do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të bëjmë turizmin të rritet dhe t’u japim një të ardhme të gjithë pulianëve”, deklaroi presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano, gjatë një konference për shtyp në Bari për investimet në sistemin e ujit.

    Për të ndërtuar infrastrukturën do të duheshin 4 vjet punë dhe një miliard burime financimi nga BEI, BERZH, shteti italian, rajoni etj. Qëllimi është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia, e cila vuan nga thatësira.

    Propozimi u lancua në vitin 2022 nga presidenti i Confindustria Puglia dhe Bari-Bat, Sergio Fontana.

    “Këtu në Pulia, ne kemi aftësitë për të qenë një pikë referimi kombëtare për politikën e ujit. Kemi Ujësjellësin Pulian, më të madhin në Evropë, stacionin e parë kontraktues në Pulia. Të bashkuar buzë detit Adriatik kemi përballë Shqipërinë, një vend shumë i pasur me ujë. Ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme të ngushta me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit, në mënyrë proaktive. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, tha Fontana, gjatë asamblesë vjetore të Confindustria Bari-Bat.

    Ballkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-05-2023 më 14:49

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 06:39
  2. BE refuzon ti hapi driten jeshile Shqiperise, flasim prape ne qershor 2014
    Nga Archon në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 21-12-2013, 16:15
  3. BE i hap driten jeshile negociatave me Turqine
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 01:56
  4. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:49
  5. Plan per furnizim me uje te Puglias nga Syri i Kalter
    Nga shkodra13 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-08-2002, 18:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •