Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Intelektualët e Shqypnisë

    Këtë modën e talljes së fesë duket se e nisi ortodoksi Kuteli, që u tallte fenë dhe traditat myslimanëve (se kësi intelektualësh kemi ne, që u vjedhin trurin fqinjëve dhe e pagëzojnë me emër shqiptar) dhe pastaj midis pakicës vlleho-ortodokse kjo lojë kalojë në intelektualët e komunizmit. Ndërsa gjer dje objekti i gazit ishin myslimanët dhe fshatarësia e fushave, pastaj u bë objekt vetë ortodoksia (nga protestantët e Korçës) dhe në fund objekt talljeje u bë e gjithë feja me disa fetarë duke ngrënë plumbin ballit pse thoshin se kishte zot. Disa nga këta intelektualë i kemi akoma të gjallë, disa i janë kthyer traditës së vjetër, duke tallur vetëm myslimanët dhe jo Krishterimin (i tillë duket Kadareja), kurse në rastin e çunit të Kiços, Ben Blushin, dëgjojmë se të gjitha fetë na dolën kot (Blushi vetë është personifikim i kësaj rryme, në fillim e nisi si Kuteli, ortodoks i mirë që tall myslimanët, pastaj na doli komunist që nuk do as ish-tarafin e vet, ortodoksët).

    Nuk po vazhdoj më me historinë e intelektit/budallallëkut shqiptar, por përderisa Blushi, Kadareja dhe shumë "intelektualë" të tjerë na thonë se Kurani apo Bibla qenkan libra koti që nuk bëjnë të lexohen, unë fetari fanatik vendosa (meqë e tha Blushi) ta djeg edhe Kuranin edhe Biblën dhe tani nga ju intelektualët e Forumit Shqiptar dua të më citoni një libër shqip që paska vlera më të larta artistike dhe psikologjike sesa Kurani apo Bibla.

    Kjo nuk është puna e intelektualit të mirëfilltë? Nuk duhet t'i japësh tjetrit një alternativë më të mirë kur i thua se Kurani apo Bibla janë libra koti? Nuk do të thotë se Blushi (në rastin tonë) i paska lexuar të dy librat dhe i paska parë që të dy qenkan libra pa vlerë dhe që ta vendosi diçka të tillë intelektuali shqiptar, do të thotë se e ditka fare mirë se kush është libri me vlerë dhe kush është libri pa vlerë. Tani Blushi etj. na thonë se Kurani apo Bibla është pa vlerë dhe ne po presim të na thoni se cili libër shqip na paska vlera më të larta...

    Sugjerimet mirëpriten....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Intelektualët e Shqypnisë

    Pse ? I Sterjo Spase dhe plot e plot te tjere po mesa duket ti nuk paske lexuar shume letersi shqipe

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Intelektualët e Shqypnisë

    E me vegla djajsh apo djaj-njerez jane. Te varur nga djajte(predatore qe duan te shkaterrojne ameriken e cila po humb votbesimin e Zotit cdo dite) qe ndertuan rusine dhe e duan shume fene sidomos ate Islame pas rrenimit te saj.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •