Raporti i OSBE-së, Kokëdhima: Të dalin përgjegjësit, atakon gjithë institucionet
GJIROKASTËR- Deputeti Koço Kokëdhima flet për raportin konfidencial të OSBE- së të publikuar në media duke shprehur kritikat e tij. Sipas Kokëdhimës, “Një raport duhet të ketë standarde profesionale, ndërsa çdo akuzë duhet të shoqërohet me burim informacioni”.
Kokëdhima shton se me anë të këtij raporti atakohen gjithë institucionet, prandaj i kërkon OSBE-së të nxjerrë përgjegjësit.
“Prezantimi i raportit atakon gjithë institucionet. Kam kërkuar prezantimin e plotë të raportit, OSBE të nxjerrë përgjegjësit”.
Në raport përfliten 31 deputetë shqiptarë, ndërsa ka sjellë reagimet e politikanëve të majtë e të djathtë, të cilët kanë rrëzuar poshtë pretendimet e raportit, edhe pse OSBE ka sqaruar se ai është vetëm një përmbledhje e artikujve të transmetuar apo shkruar në mediat shqiptare. OSBE ka reaguar duke thënë se ky raport nuk është hartuar dhe nuk ka lidhje me politikën e Organizatës.
(ma.ar/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt