Nje Specie E Re Njeriu Zbulohet Ne Afriken E Jugut

Ky eshte nje zbulim qe per nga rendesia do kete ndikim te padiskutuar ne pemen gjeanologjike njerezore. Universiteti i Witwatersrand, ne bashkepunim me National Geographic eshte krenar te deklaroje zbulimin qe do revolucionalizoje njohurine tone mbi paraardhesit tane. Dhe ky eshte Homo Naledi e qe perfshihet ne menyre perfekte brenda genit tone Homo.



Fosili i zbuluar i perket qenies me komplete te zbuluar ndonjehere ne Afrike. Nje dhurate kjo qe jo vetem pasuroi njohurine tone mbi diversitetin e njeriut por dhe qe na meson mbi sjelljet qe mendoheshin qe i perkisnin vetem njeriut modern. Homo Naledi u has dy vjet perpara nga nje grup speleologesh amatore ne nje sistem shpellash te quajtur Ylli qe Lind, ne Afriken e Jugur dhe pikerisht ne ate zone qe eshte konsideruar gjithmone si djepi i njerezimit. Kjo coi ne organizimin e njeres nga ekspeditave me te medha te fushes se antropologjise me pjesmarrjen e 60 shkenctareve dhe vullnetareve qe do germonin shpellen. Vete ekspedita mori emrin Ylli qe Lind. Brenda tre ditesh qe kishin filluar germimet, grupi i shkenctareve qe priste te rekuperonte nje skelet te vetem, kuptoi se kjo shpelle permbante dicka shume me ndryshe e te mahnitshme.
Gjeja ndryshe ishte prania e jo nje sekleti por ajo e 15 individeve pjese e te njejtes specie hominide e grupuar nje 1500 fosile te gjetura ne nje dhome te vetme, 90 metra nga hyrja. Menjehere hominidi u mbiquajt naledi, ne nderim te emrit Yll ne dialektin Sesotho te Afrikes se Jugut. Sipas grupit te shkenctareve, trualli i shpelles permban shume here me teper fosile. Sipas konkluzionit te pergjithshem, vete trualli eshte praktikisht i krijuar nga kockat e ketyre individeve.




Ne fakt kaq i larte eshte numri i kocave te gjetura saqe ato perfaqesojne cdo pjese skeletore te trupit te njeriut dhe i perkasin moshave te ndryshme, nga te mitur, ne te rinj e deri tek pleqte. Dhe kjo specie duket te jete nje perzjerje e mrekullueshme e te dhenave fizike si te njeriut primitiv ashtu dhe atij modern. Homo Naledi ishte 1.5 metra i gjate, me nje trup te hajthem e muskuj te formuar mire. Kembet e holla ishin ne proporcion me trupin e tij dhe fakti qe nuk kishte nevoje te suportonte nje peshe te madhe. Naledi peshonte rreth 45 kg.