Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 37 prej 37
  1. #21
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Ku e bazon kete qe ke shkruar ? Te djegia Xhordano Brunos, apo te vrasja e mijra shtrigave, apo te ndalimi i astronomise, apo te qindra akte dhune dhe ndalesa te tjera qe bien ndesh me kishen ?
    Komplet jashte kontekstit. Djegia e Xhordano Brunos ishte 4 shekuj me mbrapa. Mundohu te stisesh faktet. Po ashtu dhe djegia e shtrigave skishte filluar ende. Madje as inkuizicioni nuk ekzistonte si koncept. Do fillonte rreth 200 vjet me pas me perndjeken e katareve dhe ualldensianeve.


    Islami u pergjigj me shpat ndaj moslejimit te kesaj feje. Shpata u perdor per te mos u zhdukur nga faqja e dheut kushdo qe perqafonte kete fe. Shpata ishte vetem per vetmbrojtje dhe jo per te perhapur fene. Bile edhe gjate periudhes Osmane, ata qe nuk donin te beheshin Myslimane duhet te paguanin "xhizje" / takse. Nese do te ishte perdorur shpata, Ballkani do te ishte sot me fe Islame dhe jo ashtu siē eshte.
    Piji lengun islamit tend se te paska trashur mendjen. Ishte islami ai qe sulmoi vendet tradicionalisht te krishtera, jo e anasjellta. Nuk e shpiku krishterimi xhihadin por islami. Eshte baza e islamit dhe e filozofise islamike. Dhe mos me trego mua sesi do ishte ballkani se ketu t'i kam sjelle deshmite e kronikaneve turq se cfare kane thene per masakrat dhe barbarizmat osmane ne Ballkan (dmth tokat tona). Nuk eshte faji im qe sdoni te lexoni.


    Ej thirri mendjes... feja e krishtere thote nuk u perhap me dhune si Islami !!!

    Eshte tjeter gje sesi vepron ne nje epoke te caktuar dhe eshte komplet tjeter gje filozofia ne te cilen bazohet. Di ta besh ndryshimin ti?


    Mjafton te te kurdis pak dhe te te kujtoj Ameriken e Jugut se ē'u be gjate ekspansionit te Krishtere

    Nuk ka nevoje te me kurdisesh ti mua se i kam sjelle ketu ne forum ato materiale vete. Plus qe ca me hidhesh nga dega ne dege? Mos valle te dukem sikur jam ndonje fetar, katolik apo i krishtere qe po debatoj per fe apo po them qe krishterimi eshte engjell?

  2. #22
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447
    Faleminderit
    16
    70 falenderime nė 64 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Komplet jashte kontekstit. Djegia e Xhordano Brunos ishte 4 shekuj me mbrapa. Mundohu te stisesh faktet. Po ashtu dhe djegia e shtrigave skishte filluar ende. Madje as inkuizicioni nuk ekzistonte si koncept. Do fillonte rreth 200 vjet me pas me perndjeken e katareve dhe ualldensianeve.
    Po pra, dhe kjo ndodhi per shkak se Krishterimi nuk po gjente mbeshtetje por perkundrazi po kundershtohej.
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Piji lengun islamit tend se te paska trashur mendjen. Ishte islami ai qe sulmoi vendet tradicionalisht te krishtera, jo e anasjellta. Nuk e shpiku krishterimi xhihadin por islami. Eshte baza e islamit dhe e filozofise islamike. Dhe mos me trego mua sesi do ishte ballkani se ketu t'i kam sjelle deshmite e kronikaneve turq se cfare kane thene per masakrat dhe barbarizmat osmane ne Ballkan (dmth tokat tona). Nuk eshte faji im qe sdoni te lexoni.
    O robo se na bere koken daulle. Nje here me thua se je jashte konteksti se puna e Xhordanos dhe Inkuiziconet filluan 200 vjet me vone... Ndersa tani po thua qe Islami u perhap me shpate. Edhe shpata u perhap me vone se Muhamedi nuk kishte ushtri kur filloje te propagandoje Islamin. Nuk ka asnje... asnje dhe asnje historian ta ket shkruar dhe pranuar se Islami ne fillimet e tija u perhap me shpate dhe nuk ka asnje historian ta ket thene (siē e thua ti apo ndonje pseudo lexues Kur'ani qe se kupton fare po niset nga X-Y arsye ) qe ne kuran thuhet perhapeni fene ne ēdo lloj menyre.



    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin

    Eshte tjeter gje sesi vepron ne nje epoke te caktuar dhe eshte komplet tjeter gje filozofia ne te cilen bazohet. Di ta besh ndryshimin ti?
    Po pra, mos kundershto veten.

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Nuk ka nevoje te me kurdisesh ti mua se i kam sjelle ketu ne forum ato materiale vete. Plus qe ca me hidhesh nga dega ne dege? Mos valle te dukem sikur jam ndonje fetar, katolik apo i krishtere qe po debatoj per fe apo po them qe krishterimi eshte engjell?
    Une nuk hidhem deg me deg, po ti u zure ngusht dhe fillove jo para po prapa. Ne fillimet e tyre asnje fe dhe as nje ideologji politike nuk mund te perhapej me lufte. Duhen dekada per te mos thene shekuj qe te arrihet perdorimi i forces pasi jane grupuar njerez te cilet jane te bindur per te te ndjekur pas me ēdo lloj kostoje.

  3. #23
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Citim Postuar mė parė nga Wrangler Lexo Postimin
    Po pra, dhe kjo ndodhi per shkak se Krishterimi nuk po gjente mbeshtetje por perkundrazi po kundershtohej.
    Wrangel, mua sme pelqejne perdredhjet neper tema. As lojrat e fjaleve. Une ta thashe qe skam dale te mbroj krishterimin dhe paraqes si engjell. Sesi ndryshuan gjerat me pas apo se cfare u be me krishterimin me pas kjo eshte per teologet per ta diskutuar, jo per mua. Une te fola per krishterimin ne momentin qe filluan Kryqezatat.

    O robo se na bere koken daulle. Nje here me thua se je jashte konteksti se puna e Xhordanos dhe Inkuiziconet filluan 200 vjet me vone... Ndersa tani po thua qe Islami u perhap me shpate. Edhe shpata u perhap me vone se Muhamedi nuk kishte ushtri kur filloje te propagandoje Islamin. Nuk ka asnje... asnje dhe asnje historian ta ket shkruar dhe pranuar se Islami ne fillimet e tija u perhap me shpate dhe nuk ka asnje historian ta ket thene (siē e thua ti apo ndonje pseudo lexues Kur'ani qe se kupton fare po niset nga X-Y arsye ) qe ne kuran thuhet perhapeni fene ne ēdo lloj menyre.
    Koken daulle ty ta ben paditura dhe paaftesia per te kuptuar ate qe shkruhet fare qarte, e zeza mbi te bardhe dhe jo une. Nuk e them une qe islami u perhap me shpate, e thote historia. Nuk e them une qe Siria dhe Palestina dhe absolutisht gjithe vendet e tjera ne Lindjen e Afert dhe ate te Mesme ishin komplet te krishtera dhe islami jot i sulmoi dhe pushtoi. E thote historia. Nuk e them une qe Muhameti ishte ai qe sulmoi Meken, e thote historia.


    Po pra, mos kundershto veten.

    Jo nuk kundershtoj veten. Po per nje moment pata shpresen qe do arrish te kuptosh. Paskam gabuar


    Une nuk hidhem deg me deg, po ti u zure ngusht dhe fillove jo para po prapa. Ne fillimet e tyre asnje fe dhe as nje ideologji politike nuk mund te perhapej me lufte. Duhen dekada per te mos thene shekuj qe te arrihet perdorimi i forces pasi jane grupuar njerez te cilet jane te bindur per te te ndjekur pas me ēdo lloj kostoje.
    Une u zura ngushte? Ti qenke me te vertete gallate. Une po te argumentoj cdo gje qe po shkruaj, po te pergjigjem fare i qete e i gatshem per debat. Je ti ai qe po kercen sa andej ketej dhe ngaterrohesh me breke neper kembe (ose me mire poture neper kembe). Shko e ndiq vijen historike si ndryshoi demografia religjioze dhe si u shnderruan nga te krishtere ne myslimane vendet qe permenda me siper.

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447
    Faleminderit
    16
    70 falenderime nė 64 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Edhe nje here:

    A the qe Islami filloji me shpate ? PO ... Une po te them qe Islami filloj me nje njeri te quajtur Muhamed, i cili nuk mund te pushtonte as Sirine, as Iranin e as nje fshat me shpat. U deshen disa vite qe nje grup te bindej per Islamin dhe t'i bashkohej Muhamedit. Ky grup u debua nga Meka per shkak te bindjeve te tyre fetare. Ky ishte fillimi/lindja e fes Islame. Pe gje shpata ketu ? JO

    Tani fillo e shkruaj - kur une isha, ti dole, ai hyri, ajo iku

  5. #25
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Citim Postuar mė parė nga Wrangler Lexo Postimin
    Edhe nje here:

    A the qe Islami filloji me shpate ? PO ... Une po te them qe Islami filloj me nje njeri te quajtur Muhamed, i cili nuk mund te pushtonte as Sirine, as Iranin e as nje fshat me shpat. U deshen disa vite qe nje grup te bindej per Islamin dhe t'i bashkohej Muhamedit. Ky grup u debua nga Meka per shkak te bindjeve te tyre fetare. Ky ishte fillimi/lindja e fes Islame. Pe gje shpata ketu ? JO

    Tani fillo e shkruaj - kur une isha, ti dole, ai hyri, ajo iku
    Nga materiali i postuar prej meje:

    Me nje energji te madhe, luftetaret e Islamit sulmuan te krishteret menjehere mbas vdekjes se Muhametit
    Kur Muhameti luftonte kunder Mekes ne shekullin e 7-te, krishterimi ishte feja dominuese, e fuqishme dhe e pasur ne rrajon. Si nje besim i Perandorise Romake, ajo shtrihej ne gjithe Mesdheun, perfshi dhe Lindjen e Mesme ku dhe kishte lindur.
    A mjafton kjo per t'iu pergjijgur asaj tollovitjes tende?

  6. #26
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,219
    Faleminderit
    3
    40 falenderime nė 33 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Me aq sa kuptova, linja jote mendimit eshte qe kryqezatat tentuan te rifitonin territoret e humbura krishtere nga ekspansioni musliman, me te drejten qe keto toka kane qene dikur krishtere dhe qe popujt krishtere po vuanin nen zgjedhen islame. Pra legjitimiteti eshte perkatesia paraislame e ketyre territoreve, por harron te cekesh qe kemi te bejme me nje hapesire kohore 4-5 shekullore nga pushtimi islam i Levantit deri tek nisja e Kryqezatave. Nese ndjekim kete linje mendimi, edhe krishterimi u perhap ne territore jo te krishtera, diku paqesisht diku me shpate, zhduku shume here me teper se islami kultura dhe popuj ne menyre te dhunshme - mjafton te kujtojme luften e te krishtereve ndaj trashegimise romake-helene, djegjen e veprave te dijetareve te antikitetit qe bienin ndesh me doktrinen e re fetare e cila tashme kishte thundrat e pushtetit. Ironikisht ishin dijetaret arabe qe paten miresine ti ruanin e perkthenin keto vepra e dije te antikitetit, te cilat jane nje trashegimi e civilizimit njerezor ne teresi. Nga ana tjeter, popujt krishtere nen shtetet islamike gezonin te drejta ne kembim te takses (xhizjes) islamike - pra perfitonin mbrotje te prones se tyre nga zoterit sundues musliman. Madje ata nuk privoheshin as nga e drejta per te marre pjese ne ushtrite e Kalifit e per tu pasuruar e shperblyer per sherbimet e tyre ushtarake me toka dhe placke lufte. Te gjithe akademiket bien dakort njezeri per statusin e te krishtereve nen sundimin e Kalifatit dhe sundimeve islame qe pasuan ne periudhen e ashtequajtur si Zeniti islam. Ne te kundert, popujt muslimane te mbetur pa zot pas pushtimeve kryqtare u deportuan, masakruan, vodhen, skllaveruan; mjafton te te kujtoj aftermath-in e pushtimit te Jeruzalemit pas Kryqezates se pare, ku ne qytet nuk mbeti kembe muslimani, si krahasim me ripushtimin e qytetit nga Saladini, ku te krishteret u lejuan te qendronin dhe te mbanin edhe pronat e tyre ose te largoheshin ne drejtim te tokave te sunduara nga te krishteret ne kembim te nje takse, e barazvlefshme me 40$-50$ me kohen e sotme - duke mos lene anash as zemergjeresine e Sulltanit per ata qe nuk paguanin dot.

    Levanti ishte dhe eshte ende nder rajonet gjeopolitke me jetike te Mesdheut. Kryqezimi i rrugeve tregtare mes Azise dhe Europes i jep ketij rajoni nje rol jetik e jo me kot te gjitha perandorite qe jane ngritur ne pellgun e Mesdheut kane tentuar te vendosin hegjemonine e tyre mbi kete rajon, qe nga Egjipti i lashte ne perplasjet me Hititet, tek Roma, Otomanet, Venediku, Perandoria Britanike e deri tek trazirat e sotme me satelitet politike te Fuqive te Medha. Nese kerkon nje pergjigje se perse filluan Kryqezatat, pergjigjet gjenden ne analizen e rendesise se Levantit. Kryqezatat nuk qene asgje tjeter sesa nje tentative ekspansioniste e Kishes te mbeshtetur nga fisniket e pasur feudal, te etur per territore ne Levant. Sigurisht sic e ke cekur dhe vete, jo te gjithe dolen te fituar, madje shume u rrenuan, por si inisiative ''biznesi'' e kohes, kishte rreziqet dhe perfitimet e veta.

    Nuk ka shembull me te paster per te ilustruar mendesine e Kryqezatave dhe te atyre qe merrnin pjese ne to sesa Kryqezata e 1204. Ushtaret pasi kishin plackitur Zaren te shtyre nga Venediku, per te nxjerre koston e ndertimit te anijeve kryqtare qe do sherbenin per transportim, e me pas te zhgenjyer nga numri i vogel qe moren pjese ne Kryqezate dhe humbja qe solli nga kostoja e ndertimit te tyre, e me pas pasi plackiten Ballkanin; gjoja do luftonin ne emer te Jezusit qe predikonte pasivizem, placktiten te krishteren Kostandinopoje aq sa kronisti Niketa Koniati do te thoshte: ''edhe arabet, madje jane me njerezore dhe me te mire se kjo turme qe bart kryqin e Krishtit mbi supe''. Aq u shkaterrua Bizanti sa u coptua ne disa pjese dhe per te rimarre pushtetin, perandoret e ardhshem zhvarrosen edhe perandoret e vdekur per te shitur stolite, e madje i kerkuan ndihme edhe te pafeve turq. Kur turqit moren Qipron, Kreten, popullsia greke ju hapi dyert sepse nuk duronte presionin fiskal dhe intolerancen fetare veneciane.

    Se fundmi per te mos u zgjatur, cek Rilindjen Europiane dhe tenton deri diku ta lidhesh me krishterimin. Krishterimi ka luajtur nje rol me shume se nje mijevjecar ne Europe dhe gjurmet e pasojat jane te pamohueshme, pa cekur ne pozitivitetin e aspektit pasi kjo i takon nje teme tjeter, por vete ndergjegjja europiane, vete Rilindja si koncept ishte nje kapercim tek nje ndergjegje parakristiane, tek nje identitet i zhytyr ne erresiren e kishes prej shekujsh. Jo me kot u quajt (Ri)lindje pasi mes saj dhe Lindjes kishte patur nje vdekje te gjate ne te gjitha sferat kulturore, shkencore e sociale te shoqerise europiane.
    relata refero

  7. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Uriel pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    angmokio (10-09-2015),Evian (11-09-2015),Wrangler (10-09-2015)

  8. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447
    Faleminderit
    16
    70 falenderime nė 64 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Shpresoj qė tė paktėn tė kesh kuptuar Urielin

  9. #28
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Me aq sa kuptova, linja jote mendimit eshte qe kryqezatat tentuan te rifitonin territoret e humbura krishtere nga ekspansioni musliman, me te drejten qe keto toka kane qene dikur krishtere dhe qe popujt krishtere po vuanin nen zgjedhen islame. Pra legjitimiteti eshte perkatesia paraislame e ketyre territoreve, por harron te cekesh qe kemi te bejme me nje hapesire kohore 4-5 shekullore nga pushtimi islam i Levantit deri tek nisja e Kryqezatave.
    Jo nuk harroj te cek asgje:

    Ishte nje pergjigje kunder 4 shekujve pushtime gjate te cilave myslimanet kishin pushtuar 2/3 e botes se vjeter te krishtere. Kishte ardhur nje moment qe krishterimi duhej te mbrohej ose t’i nenshtrohej islamit. Kryqezatat ishin mbrojtja.
    Pra e kam cekur dhe qe ne fillim madje.

    Nese ndjekim kete linje mendimi, edhe krishterimi u perhap ne territore jo te krishtera, diku paqesisht diku me shpate, zhduku shume here me teper se islami kultura dhe popuj ne menyre te dhunshme - mjafton te kujtojme luften e te krishtereve ndaj trashegimise romake-helene, djegjen e veprave te dijetareve te antikitetit qe bienin ndesh me doktrinen e re fetare e cila tashme kishte thundrat e pushtetit. Ironikisht ishin dijetaret arabe qe paten miresine ti ruanin e perkthenin keto vepra e dije te antikitetit, te cilat jane nje trashegimi e civilizimit njerezor ne teresi. Nga ana tjeter, popujt krishtere nen shtetet islamike gezonin te drejta ne kembim te takses (xhizjes) islamike - pra perfitonin mbrotje te prones se tyre nga zoterit sundues musliman. Madje ata nuk privoheshin as nga e drejta per te marre pjese ne ushtrite e Kalifit e per tu pasuruar e shperblyer per sherbimet e tyre ushtarake me toka dhe placke lufte. Te gjithe akademiket bien dakort njezeri per statusin e te krishtereve nen sundimin e Kalifatit dhe sundimeve islame qe pasuan ne periudhen e ashtequajtur si Zeniti islam. Ne te kundert, popujt muslimane te mbetur pa zot pas pushtimeve kryqtare u deportuan, masakruan, vodhen, skllaveruan; mjafton te te kujtoj aftermath-in e pushtimit te Jeruzalemit pas Kryqezates se pare, ku ne qytet nuk mbeti kembe muslimani, si krahasim me ripushtimin e qytetit nga Saladini, ku te krishteret u lejuan te qendronin dhe te mbanin edhe pronat e tyre ose te largoheshin ne drejtim te tokave te sunduara nga te krishteret ne kembim te nje takse, e barazvlefshme me 40$-50$ me kohen e sotme - duke mos lene anash as zemergjeresine e Sulltanit per ata qe nuk paguanin dot.
    Me fal kush po e diskuton se si u perhap krishterimi ne territore jo te krishtera?

    Nese kerkon nje pergjigje se perse filluan Kryqezatat, pergjigjet gjenden ne analizen e rendesise se Levantit. Kryqezatat nuk qene asgje tjeter sesa nje tentative ekspansioniste e Kishes te mbeshtetur nga fisniket e pasur feudal, te etur per territore ne Levant. Sigurisht sic e ke cekur dhe vete, jo te gjithe dolen e fituar, madje shume u rrenuan, por si inisiative ''biznesi'' e kohes, kishte rreziqet dhe perfitimet e veta.
    Kjo eshte njera nga pergjigjet, jo PERGJIGJA. Ose njera nga teorite.

    Nuk ka shembull me te paster per te ilustruar mendesine e Kryqezatave dhe te atyre qe merrnin pjese ne to sesa Kryqezata e 1204. Ushtaret pasi kishin plackitur Zaren te shtyre nga Venediku, per te nxjerre koston e ndertimit te anijeve kryqtare qe do sherbenin per transportim, e me pas te zhgenjyer nga numri i vogel qe moren pjese ne Kryqezate dhe humbja qe solli nga kostoja e ndertimit te tyre, e me pas pasi plackiten Ballkanin; gjoja do luftonin ne emer te Jezusit qe predikonte pasivizem, placktiten te krishteren Kostandinopoje aq sa kronisti Niketa Koniati do te thoshte: ''edhe arabet, madje jane me njerezore dhe me te mire se kjo turme qe bart kryqin e Krishtit mbi supe''. Aq u shkaterrua Bizanti sa u coptua ne disa pjese dhe per te rimarre pushtetin, perandoret e ardhshem zhvarrosen edhe perandoret e vdekur per te shitur stolite, e madje i kerkuan ndihme edhe te pafeve turq. Kur turqit moren Qipron, Kreten, popullsia greke ju hapi dyert sepse nuk duronte presionin fiskal dhe intolerancen fetare veneciane.
    Vijmesia e kryqezates ska asnje rendesi ne teme. Sidoqofte une ate e preka shkarazi dhe u dhane disa fakte sa per ilustrim. Por nuk eshte se kane ndonje rendesi per temen.


    Se fundmi per te mos u zgjatur, cek Rilindjen Europiane dhe tenton deri diku ta lidhesh me krishterimin. Krishterimi ka luajtur nje rol me shume se nje mijevjecar ne Europe dhe gjurmet e pasojat jane te pamohueshme, pa cekur ne pozitivitetin e aspektit pasi kjo i takon nje teme tjeter, por vete ndergjegjja europiane, vete Rilindja si koncept ishte nje kapercim tek nje ndergjegje parakristiane, tek nje identitet i zhytyr ne erresiren e kishes prej shekujsh. Jo me kot u quajt (Ri)lindje pasi mes saj dhe Lindjes kishte patur nje vdekje te gjate ne te gjitha sferat kulturore, shkencore e sociale te shoqerise europiane.
    Nuk kam bere asnje lidhje midis krishterimit dhe Rilindjes. Kjo eshte ajo qe kam thene per Rilindjen:

    Rilindja, e lindur nga nje perzjerje e cuditshme e vlerave romake, meshires mesjetare dhe nje respekti te vecante per tregti dhe sipermarrje cuan ne te tjera levizje si humanizmi, revolucionin shkencor dhe epoken e eksplorimit

    Pra ska asnje lidhje. Se kuptoj nga e nxorre kete konkluzion.

  10. #29
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Citim Postuar mė parė nga Wrangler Lexo Postimin
    Shpresoj qė tė paktėn tė kesh kuptuar Urielin
    Te kuptoj une Urielin? Une kam debatuar plot here me Uriel dhe e kuptojme njeri tjetrin fare mire. Ti ke ndonje gje tjeter per te thene per temen? Apo do varesh ke ajo qe thote Urieli (qe se marr vesh pse po ma trajtoke sikur eshte duke cituar ndonje liber te shenjte)

  11. #30
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447
    Faleminderit
    16
    70 falenderime nė 64 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Te kuptoj une Urielin? Une kam debatuar plot here me Uriel dhe e kuptojme njeri tjetrin fare mire. Ti ke ndonje gje tjeter per te thene per temen? Apo do varesh ke ajo qe thote Urieli (qe se marr vesh pse po ma trajtoke sikur eshte duke cituar ndonje liber te shenjte)
    Unė pėr temėn shkruajta mjaft, veē se ujin nuk e ēoj dot aty ku do ti. Jo se nuk dua, por ėshtė e pamundur.

  12. #31
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Ti per temen nuk shkruajte asgje. Dhe ky eshte problemi jot. Ishe e je ti ai qe do ta cosh ujin ne drejtim qe do ti duke i thene kuptim komplet tjeter atyre qe kam shkruar une. Ndonese une vazhdimisht po insistioj qe hapja e temes ka te beje ekskluzivisht me arsyen pse filluan Kryqezatat, ti vazhdon e me permend kuran e Muhamet apo ku di une se cfare tjeter. Gje qe me le te kuptoj qe ti dhe une vijme nga dy mentalitete komplet te ndryshme. Ti flet me emocione fetare ndersa une jam i zhveshur komplet nga ato dhe po paraqes ato qe dihen nga te gjithe. Serisht po e perseris per te 100 here ne kete teme, nuk merrem me bemat e kryqezates apo krimet dhe perpjekjet e bera gjate saj. Nuk merrem sesi e cfare vuajten te krishteret gjate saj dhe sesi u trajuan myslimanet nga te krishteret apo e anasjellta (pasi ato jane te faktuara dhe tashme pjese e historise). Jane bere ilustrime ne shkrim ne kete kontekst por jane per hir te kronologjise historike, nuk jane objekti i temes. Objekti i temes eshte arsyeja pse filloi Kryqezata. Nese ke deshire te hapesh nje teme ku te trajtosh ate qe ndodhi gjate kryqezates, shume mire. Hape dhe je i lire te hedhesh gjithe materialet qe do. Kjo po qe eshte pjesmarrje dhe me vlere per forumin. Perndryshe sic thone anglezet, put up or shut up !!!

    Tani mjaft me e lagu se lagu se skam nder mend te shkruaj tre faqe qe te bind ty. Ska arsye pse.

    E mbylla ketu diskutimin me ty.

  13. #32
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Kush i dha shtysen kryqezates


    Ne vitin 1094 ose 1095, Aleks Komneni I, perandori bizantin i dergon Papes Urbani II nje kerkese per ndihme ndaj turqeve Selxhuke qe kishin pushtuar pothuajse gjithe Azine e Vogel. Ne Keshillin e Klermontit, Papa Urban i drejtohet te gjitheve me thirrjen per ndihme ndaj grekeve dhe per marrjen e Palestines nga sundimi mysliman. Jane ne fakt 5 dokumenta qe paraqesin kete fjalim te Urbanit, te shkruara nga njerez qe ishin prezent gjate fjalimit.

    Uriel jam i sigurt qe ti e di kete fakt dhe cuditem si e injoron duke konsideruar Levantin dhe kontrollin ndaj ti si shkakun e fillimit te Kryqezates. Nuk e di nese ka dokumentim me serioz se vete fjalimi i Urbanit qe mund te konfirmoje arsyen e Kryqezates. Une nuk e gjej dot se ku e kam futur ate fjalim (e kam patur ne gjuhen angleze te shoqeruar ne latinisht) por sa ta gjej do e postoj ketu. Por kam nje fragment te postuar nga Princeton University ne vitin 1921. Dhe me kujtohet fare mire arsyeja pse e ruajta ate material. Duke kerkuar disa te dhena per Geronimo-s, hasa emrin e Johan Komnenit dhe Durresit dhe me poshte ishte fragmenti ne fjale te cilin e arkivova. Vijon si me poshte:


    Urbani II: Leter instruksioni mbi Kryqezaten, Dhjetor 1095

    Urbani, peshkop, sherbetor i sherbetoreve te Zotit, te gjithe besimtareve, te gjithe princve dhe subjekteve te tyre qe presin ne Flander ju pershendes, uroj e bekoj

    Besoj se vellazeria juaj prej kohesh ka mesuar nga shume te dhena se nje furi barbare ka mesyer dhe rrenuar kishat e Zotit ne rrajonet e Lindjes. Per me teper, qe eshte dhe nje blasfemi, kane uzurpuar kishat dhe sherbyesit e tyre ne Qytetin e Shenjte te Krishtit qe eshte shenjteruar nga pasioni dhe ringjallja e tij. Duke vajtuar me nje shqetesim gjithnje ne rritje ndaj kesaj fatkeqesie, ne vizituam rrajonet e Gaulit (Galia) dhe ja dedikuam perpjekjet tona thirrjes ndaj princerve te asaj toke dhe subjekteve te tyre qe te clironin kishat e Lindjes. Solemnisht ne morem pjese ne keshillin e Auvernjes si pikenisje te ketij kalvari per te lare mekatet e tyre. Autorizuam birin tone te dashur Adhemar, Peshkopin e Puy, liderin e kesaj ekspedite si perfaqesuesin tone, mekembesin tone ne menyre qe kushdo qe do marre pjese, t'i bindet komandave te tij sikur te ishin tonat...etj etj etj

    Eshte shkruar ne gjuhe te veshtire per t'u pershtatur. Teksti ne anglisht i permbahet ne menyre rigoroze stilit te perdorur ne shekullin e 11-te.

    Po ashtu (po i referohem dy shkollareve e studiuesve me autoritar ne fushen e historise se Kryqezates: Thomas F. Madden dhe Jonathan Riley-Smith) sipas konkluzionit ne referimet historike gjate Mesjetes nuk mund te gjeje nje kristian te vetem ne Europe qe nuk besonte se Kryqezata ishte nje akt i larte miresie. Madje dhe vete myslimanet i respektonin idealet e Kryqezates dhe dedikimin e njerezve qe luftuan ne to. Por cdo gje ndryshoi me reformimin protestant kur Martin Luter deklaroi se te luftoje myslimanet ishte sikur te luftoje vete krishtin pasi ishte ky i fundit qe kishte derguar turqit per te denuar krishterimin per humbjen e besimit. Dhe ka qene pikerisht iluminimi i shekullit te 18-te koha kur ne fakt lindi dhe kendveshtrimi aktual ndaj kryqezates.

    Madje sipas ketyre profesoreve edhe mbas periudhes se reformimit/iluminimit, kryqezata nuk shihej me sy te keq. Edhe vete myslimanet tregonin fare pak interes deri ne momentin kur subjekti u politizua dhe perendimi deklaroi Izraelin si shtet. Pra e thene ndryshe, vetem ne gjeneratat e fundit kryqezata eshte shdnerruar ne propaganden anti fetare qe shohim sot. Kryqezata nuk ishte nje agresion i paprovokuar por nje levizje mbrojtese per krishterimin nga myslimanizmi. Myslimanet kishin 450 vjet qe sulmonin te krishteret. Dhe kupa u mbush kur Komneni beri thirrje per ndihme.

    Etj etj. Keto i solla sa per argument dhe ne mbeshtetje te temes qe hapa. Nese keni qejf te hapet nje teme per kryqezaten ne teresi atehere e hapim dhe sjellim sejcili cfare materialesh disponojme.

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    jarigas (13-09-2015)

  15. #33
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,074
    Faleminderit
    2
    38 falenderime nė 34 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Teme e dobishme. Une kisha nevoje per nje permbledhje te tille.
    La verita' ti rendera' libero!

  16. #34
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Nuk solla ne teme (enkas) letren e Aleks Komnenit drejtuar Robertit te Flandres pasi nuk dihet me siguri autenticiteti i saj. Prandaj se perfshiva ne teme. Dihet qe ka ekzistuar nje leter qe duhej t'i kalohej ne dore papes dhe ishte ky komunikim ai qe solli perfshirjen e Urbanit dhe thirrjen publike qe ben me pas. Dhe sa per te goxhduar akoma me shume rendesine e ketij komunikimi, kjo nuk ishte letra e pare qe Aleksi i dergonte papes. Vite perpara kesaj ai i drejtohet edhe Papa Gregorit II per te luftuar selxhuket por qe nuk u be gje pasi ishte problemi i sulmeve te normaneve me dy Guiskarded (e njejta periudhe kur erdhen dhe ne brigjet tona dhe u perleshen me arberit, himarjote e dhermijote).

  17. #35
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Po hartoj nje teme tjeter per kete nenforum qe do flase per kryqezatat dhe jo vetem arsyen pse filluan ato. Ne kete menyre kokeboshet dhe imbecilet e forumit te arrijne te kuptojne ndryshimin. (shpresoj).

  18. #36
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Mosha
    47
    Postime
    5,397
    Faleminderit
    393
    249 falenderime nė 213 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Padyshim, evropianet e terrorizuar gjer ne palce nga frika historike qe kane ndaj Islamit dhe myslimaneve, te budallepsur nga rryma mbreteruese majtiste qe nga fillimi i shekullit te njezete dhe sidomos, te mbrujtur me filozofine e krishtere te veteflijimit e veteakuzimit per ēdo te keqe qe ndodh ne bote, nuk ngrene zerin e se vertetes mbi Kryqezatat, te vetmin akt heroizmi(e budallalleku) kunder bishes islamike qe i hyri ne oborr dhe e kafshoi pa meshire e pa pushim, duke e skllaveruar e masakruar mizorisht!!
    Jo, frika ndaj bishes se sopitur, eshte ngulitur thelle ne vetedijen e evropianeve....i paralizon trurin dhe logjiken!!
    Pergjate 14 shekujsh, Islami ka bere 548 luftera kunder te krishtereve, budisteve, zoroastrianeve, duke mbytur ne gjak Lindjen e afert, te mesme, Afriken veriore, Evropen; duke skllaveruar me miliona njerez, duke djegur biblioteka anembane;e si qeni i terbuar, duke kafshuar edhe vetveten ne mungese te kundershtareve!! Ky eshte Islami!!
    Pergjate te se njejtes periudhe, Krishterimi ka bere 18 luftera kunder Islamit(perfshi kryqezatat)!!
    Keto jane faktet historike!
    Persa i perket dallkaukeve te infektuar nga ideologjia majtiste, si Urieli psh, te cilet trajtimin e jo-myslimaneve si gjysemskllever nen sundimin muslimaneve e ngrene ne nivelin e nje vlere pozitive, beh, jane pikerisht produkti i atij tmerrit qe akoma eshte i gjalle ne vetedijen historike te evropianeve!!

    Po sjell nje paragraf te shkurter te librit te nje gazetareje italjane qe jo vetem ka bere historine e gazetarise boterore, por dora vete ka prekur Islamin dhe kulturen qe bart:

    Oriana Fallaci
    Fuqia e arsyes ( La forza della ragione )


    ........Sepse
    ky ėshtė arti i vetėm nė tė cilin bijtė e All-llahut kanė gjithmonė
    shkelqyer, arti i mesymjes, pushtimit,nenshtrimit.
    Pre e tyre mė tė lakmuar ka qenė gjithmonė
    Evropa, bota e krishterė, dhe , duam t'i japim
    nje sy Historise qė z Dudł deshiron te kontrolloje, dmth te fshije?
    Qe nė 635 pas Krishtit, vetem tre vjet pas vdekjes sė Muhamedit, qe ushtritė e Gjysmehenes pushtuan te krishterėn Siri dhe te krishteren Palestinė.
    Qe nė 638 pas Krishtit qė moren Jeruzalemin dhe Varrin tė Shenjtė.
    Qe nė 640 qė pas pushtimit te Persise e Armenise e Mesopotamise, dmth Irakun e sotem,
    mesyne Egjiptin e krishterė dhe u perhapen ne Magrebin e krishterė, pėrkatėsisht nė Tunizi
    dhe nė Algjeri dhe Marok.
    Qe nė 668 qė pėr here te pare sulmuan Kostandinopojėn,ne njė rrethim prej pesė vjetėsh.
    Qe nė 711 qė , kapercyer ngushticėn e Gjibraltarit,
    zbarkuan nė katolikun Gadishull Iberik, futen nen zoterim
    Portugaline dhe Spanjen, ku megjithė Pelayot dhe Cid Campeadoret dhe krerėt e ndryshem tė angazhuar
    nė Rimekembjen(Reconquista), mbetėn aty pėr tetė shekuj.
    E ata cilėt besojnė nė mitin e "bashkėjetesės paqėsore " qe mbreteronte, sipas bashkėpunėtorėve me pushtuesin, ne marrėdhėniet ndėrmjet pushtuesve dhe pushtuarve, dote benin
    mirė tė rilexonin historitė e murgjerive dhe manastireve te djegur, kishave te pėrdhosura,te murgeshave te
    pėrdhunuara, grave ēifute e tė krishtera te rrėmbyera pėr t'u mbyllur nėpėr hareme.
    Do tė bėnin mirė tė mėtonin mbi kryqėzimet e Kordoves, varjet ne Granada, prerjet e kokave ne Toledo
    dhe Barcelonė, i Sevilje dhe Zamora. (Ato ne Sevilje, kėrkuar nga Mutamid, mbreti i cili me kokat
    prera stolister kopshtet e pallatit tė tij. Ato ne Zamora, nga Almanzor: veziri i quajtur -bamiresi-
    i filozafeve, mė-i-madhi-udhėheqės-qė-Spanja-Islamike ka-nxjerre-ndonjehere).
    O Zot!
    Tė permendej emri i Jezusit apo i Marise, ekzekutoheshe menjėherė. Te kryqezuar, pikėrisht, ose me koke te prere, ose varur. Nganjėherė ne hł. T'u bije kėmbanave, po ashtu.Te vishje njė rrobė tė gjelbėr,
    ngjyra e Islamit, gjithaq. Kur kalonte njė musliman,
    qentė-e-pafe duhet tė hiqeshin mėnjanė,
    te peruleshin. Nėse muslimani i sulmonte apo fyente, ata,
    nuk mund te ngrinin krye. Sa per ate
    se qentė-e-pafe nuk kishin detyrim pėr t'u
    konvertuar nė Islam,a e dini se per ē'arsye? Per faktin
    se tė konvertuarit nuk paguanin me taksat. Ndersa qentė-e-pafe, po.
    Nga Spanja nė 721 ata iu versulen
    mė pak katolikes Francė. Udhėhequr nga Abd al-Rahman,
    Guvernatori i Andaluzisė, kapercyen
    Pirenejte dhe moren Narbonen. Masakruan gjithė
    popullsine mashkullore, skllavėruan
    tė gjitha gratė dhe tė gjithė fėmijėt e pastaj vazhduan per Carcassonne. Nga Carcassonne kaluan nė
    Nimes ku bene kasaphana murgeshash dhe freterish. Nga
    Nimes shkuan nė Lion dhe Dijon ku bastisėn
    ēdo kishė, dhe a e dini sa kohė zgjati
    pėrparimi i tyre nė Francė? Njėmbėdhjetė vjet. Me valė.
    Nė 731 njė valė e treqindetetedhjetemije kembesoresh dhe
    gjashtėmbėdhjetė mijė kalorėsish arriti ne Bordņ, qe u dorėzua
    menjėherė. Nga Bordņ u versulen per nė Puatjers
    pastaj nė Turs, dhe nėse mė 732 Karl Marteli(Charles Martel) nuk
    do te kishte fituar betejėn e Puatje-Turs(Poitiers-Tours), sot edhe
    francezėt do te kercenin flamenkon. Me 827
    zbarkuan nė Siqeli, njė tjetėr objektiv i
    dėshirave te tyre. Sipas zakonit duke masakruar dhe pėrdhosur,
    pushtuan Sirakuzen dhe Taorminen, Messinen pastaj
    Palermon, dhe nė tre ēerekt e njė shekulli (aq iu desh te perkulnin rezistencėn e krenareve Siqeliane) e
    islamizuan. Qendruan per mė shumė se dy shekuj e gjysmė,
    derisa u perzune nga normanėt,
    por nė 836 zbarkuan nė Brindisi.
    Nė 840, nė Bari. Gjithashtu islamizuan Puljen( Puglia).
    Mė 841 zbarkuan nė Ankona. Pastaj nga Adriatiku,
    kaluan nė detin Tirren dhe nė verėn e
    846 zbarkuan nė Ostia(bregdeti Romes). Plaēkiten
    dogjen, dhe duke iu ngjitur lumit Tiber(Tevere) arritėn nė Romė. E vune nėn rrethim dhe njė
    natė hyne brenda. Plaēkitėn bazilikat e
    Shėn Pjetrit dhe Shėn Palit, plaēkiten gjithēka munden. Pėr tė shpėtuar prej tyre, Papa Serxho II
    u detyrua te zotohej per te paguar njė haraē vjetor prej
    25 mijė monedhash argjendi. Pėr tė parandaluar tė tjera
    sulma, pasardhėsit te tij Leone IV iu desh te ndertoje muret leonine........vazhdon.
    Jarigas

  19. #37
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,074
    Faleminderit
    2
    38 falenderime nė 34 postime

    Pėr: Perse Filluan Kryqezatat

    Eshte shume e veshtire nganjehere te ndahet kufiri midis se mires dhe se keqes
    La verita' ti rendera' libero!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •