Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    Rama dhe Shkreli ndërtojnë një bunker hoxhist në mes të Tiranës

    Emri:  bunk-e1441724889754.jpg

Shikime: 740

Madhësia:  64.9 KB

    Në strehimin antibërthamor që ndodhet te Ministria e Punëve të Brendshme, po del në pah një kupolë, e cila për nga forma ngjan plotësisht me bunkëret që ndërtoheshin gjatë periudhës së komunizmit.

    Ironia është se as në kohën e Enverit një bunker i tillë nuk ka ekzistuar.

    Por ja që këshilltari i Ramës Artan Shkreli e ka parë të udhës që ta ndërtojnë tani.

    Në një debat të ndërmarrë në rrjet Shkreli orvatet të argumentojë: “Eshte hyrja per ne strehimin antiatomik te luftes se ftohte qe po hapet per publikun dhe turistet. Kemi prishur me qindra keto kohe, dhe do vijojme akoma. po perpiqemi per me te miren… aty poshte eshte nje strehim antiatomik me 60-70 zyra qe eshte mekat te rrije i varrosur e pa asnje funksion… te pakten keshtu mund te sherbeje per te kuptuar monstruozitetin e luftes, regjimit dhe ideologjive.”

    Megjithatë për viktimat e komunizmit me siguri kjo gjetje nuk do të lërë një shije aspak të mirë.

    MAPO

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    Me idioter njerez nuk kam pare e degjuar. Nuk dine se c'bejne dhe meren me gomarlleqe. Ku jane premtimet? Mjekesia,punesimi, rendi,shkollat? Per faqe te zeze. Nje grup aventurieresh e ka mare ne dore kete vend te mjere.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    O shoku Rama!

    - Nga nje ane na thua qe "shteti nuk ka leke" dhe na rrit taksat, na shtrengon e shtrydh qe te paguajme edhe faturat e energjise, edhe taksat e ushqimeve, e nga ana tjeter ke para te ndertosh bunkere ne mes te Tiranes?

    - Sa mijera bije nenash humben jeten ne ato 50 vjetet e komunizmit ne Shqiperi neper burgje, neper kampe internimi, neper varre masive e pa emer? Sa familjare te tyre sot nuk dine se ku kane eshtrat e prinderve e gjysherve te tyre te vrare e persekutuar nga ai rregjim? A shpenzoi qeveria jote nje qindarke per te vendosur nje pllake perkujtimore me emrat e tyre ne burgjet famekeqe apo kampet e internimit ku keta njerez u treten? Them pllake perkujtimore, pasi per muzeume e per te ndihmuar familjaret qe te gjejne eshtrat e te afermeve te tyre, aq qe behet fjale.

    - Por ti ke para ne buxhetin e shtetit per te harxhuar per ngritjen e bunkereve ne mes te Tiranes e per te zhvarrosur bunkeret anti-atomike te rregjimit komunist! Ashtu sic ke para edhe te shpenzosh per te hapur shtepite e sigurimit te shtetit ku torturonte njerez po ne Tirane. Si tha ai keshilltari yt i gjitheditur nga Malesia me lart? E bejme kete gje per "turizem"! Po ata ithtaret komuniste te atij rregjimi qe jane ende gjalle, dhe vrane e prene ne emer te atij rregjimi, e jane ende edhe sot e kesaj dite nostalgjike per ate rregjim, pa u penduar e kerkuar ndjese viktimave te tyre, a lejohet qe te vizitojne bunkeret e tua o shoku Rama?

    - Nuk hoqe dore nga betoni ti. Si kur ishe kryetar bashkie, edhe tani qe je kryeminister, i ke vene detyre vetes qe ta betonizosh e bunkerizosh gjithe Tiranen! Ja me kete bunkerin ne mes te Tiranes, ia arrite qellimit. Une propozoj ta pagezojme "Bunkeri i Edi Rames!".

    Albo

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    Bunkeri te Min. e Brendshme, Ish të përndjekurit protestojnë



    Bunkeri te Min. e Brendshme, Ish të përndjekurit protestojnëVendi - 21/09/2015 18:46
    Ish të përndjekurit politike zhvilluan një protestë përpara Ministrisë së Brendshme kundër ndërtimit të një bunkeri të vendosur pranë këtij institucioni.
    Mes protestuesve dhe policisë ka patur edhe momenti tensioni.
    Me thirrjet “Liri Demokraci” dhe “Poshtë Komunizmit” protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë, pasi nëpërmjet ndërtimit të këtij bunkeri po sillen simbolet e komunizmit.
    Kjo është protesta e dytë brenda disa ditësh, ku ish-të përndjekurit kanë deklaruar se do të protesojnë deri në largimin e bunkerit.

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    BBC: Bunkeri i ri në Tiranë, shqetësues për qytetarët

    Emri:  bunkeri.jpg

Shikime: 475

Madhësia:  36.6 KB

    Një bunker i ri që po ndërtohet në qendër të kryeqytetit të Shqipërise ka shqetësuar banorët, të cilët e lidhin atë në mënyrë të pashmangshme me të shkuarën komuniste të vendit.

    Bunkeri po merr formë në qendër të Tiranës, ngjitur me Ministrinë e Brendshme, por sipas Balkan Insight News, deri më tani qeveria e majtë ka qëndruar në heshtjë, pa sqaruar se përse ky bunker po ndërtohet. Disa njoftime në mediat lokale thonë se ai është një atraksion turistik ose art. Ndërtimi shfaq ngjashmëri te habitshme me 700.000 bunkerët rrethorë të ndërtuar nëpër Shqipëri gjatë 40 viteve të udheheqjes së diktatorit Enver Hoxha, i cili druhej sa nga sulmet sovietike, po aq edhe nga ato perëndimore.

    Sipas Balkan Insight News, kjo ngjarje ka shqetësuar shumë njerëz qe mendojnë se ndërtesa reflekton një farë nostalgjie për periudhën komuniste. Opozita e kryesuar nga Partia Demokratike ka organizuar një sërë protestash pranë vendit ku po ndërtohet bunkeri dhe disa protestues kanë tentuar t’a prishin ndërtimin. Sic shihet në video, një grup policësh është angazhuar për të marrë në mbrojtje objektin.

    Megjithëse për pjesën më të madhe të shqiptarëve, bunkerët janë një kujtim i hidhur i së shkuarës, disa nga këto objekte janë konvertuar për përdorime moderne. Ata janë shndërruan në dyqane, restorante e madje edhe në festival muzike. Vitin e kaluar, një kompleks i madh i nëndheshëm pranë kryeqytetit, u hap për publikun për të parën herë, pasi qeveria planifikoi t’a përdorte hapësiren si museum apo ekspozitë arti.

    BBC

  6. #6
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    Si ishte fjala ajo fjala e urte... popullit i duhet q....ire nena qe te quaje baba.
    She ajo tjetra: cdo popull e meriton qeverine e vete.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar smokkie për postimin:

    martini1984 (04-02-2016)

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    Kush eshte arkitekti o krijuesi i idese,duhet ti japin noten 10. Sepse ka gjetur nje ide te re,forma e bunkerit eshte nje ide e re,asnje shqiptarit nuk i vjen nder mend kjo forme.Plus nga ana estetike qe te kujton ato bunkerat neper bregjet e detit apo neper fusha qe ngjanin si topa muti dhe kryhesisht per ate kan sherbyer.
    Sikur arkitekti ti shkruaj WC siper do jet perfekte.
    Fantastike. Ide vertet rilindase.Nje top muti i vendosur ne mes te Tiranes.
    ("Top per top....,nuk kishte ndonje te gatshem ? Apo te investosh ne m.ut eshte maksimumi qe politika e arti arijne ne ate vend)
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 25-09-2015 më 02:39

  9. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    Jam i mendimit qe ky njeri sepse sdua as te ja permend emrin ka nostalgji te theksuar per kohen e monizmit dhe sidomos per bunkeret dhe tunelet. Shtepine qe po nderton ne Surrel e ka bere ne forme bunkeri, tregimin e tij te famshem me fjalorin me te piste qe mund te kete gjuha e bukur shqipe e zhvillon ne brendesi te nje tuneli, ku personazhi kryesor therret hiqi breket Ina. Para pak kohesh hapi edhe ekspoziten bunkeri apo tuneli me fotografi, letra dhe sende te krimineleve me te tmerrshem komunist shqiptar. Ne te shumten e fjalimeve te tij eshte e pamundur qe mos te gjesh fjalen tunel dhe bunker, ndoshta mund te jete edhe koincidence por ndoshta edhe kompleks.

    Me paturpesine me te madhe kryebashkiaku i Tiranes para disa ditesh organizoi piknikun me te shemtuar qe nga vitet e PPSH. Pikniku titullohej " A do te vish edhe ti me ne, ne Peze" ne Pezen e kuqe komuniste nje parade e shemtuar dhe e felliqur me bij, niper dhe mbesa te ish zuzareve dhe zagareve te sigurimit shtetit, disa vajza te veshura si partizane ashtu si njehere e njekohe gjyshet e tyre qe lane shtepia dhe katandi ne kundershtim me kodin dhe nderin e shqiptarit e dolen malit te shkerdhehen me partizanet e Enverit.

    Eshte tendence e kesaj qeverie te mundohet te paraqese ne nje kendveshtrim ndryshe madje duke i dhene edhe nuanca moderne periudhes komuniste, barbarise me te shemtuar qe ka perjetuar populli yne. Prandaj qe bunkeri ne qender te tiranes nuk ka pse te ju habise duke pasur parasysh qe bunkeri me i madh aktualisht eshte kryeministria me pjellen komuniste qe mban brenda saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 25-09-2015 më 09:07
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    Të përndjekurit notë-proteste ndaj qeverisë: "Po ktheni komunizmin"



    TIRANË - Ish-te perndjekurit politike i dorezuan presidentit Nishani nje note proteste kunder mazhorances qeverisese ne shenje revolte kjo, ndaj asaj qe ata e quajne "rikthim ne komunizem" dhe qe u nxit nga ndertimi i bunkerit me qëllim turistik pranë Ministrisë së Brendshme.

    “I dorëzuam Presidentit një note proteste kundër mazhorancës në emër të 100 mijë familjeve që i mbijetuan regjimit, për rikthimin e simboleve të diktaturës dhe për prishjen e ekuilibrave të shoqërisë shqiptare. Rikthimi i ideologjisë komuniste ka sjellë një represion të paparë ndaj familjeve që i mbijetuan regjimit. Enver Hoxha dhe regjimi i tij dënohen për torturë. Presidenti shprehu gatishmërinë e plotë për përkrahjen në këtë lëvizje politike që mos të na shkojë situatë siç shkoi në vitin 1997. Edi Rama dhe Ilir Meta le të festojnë në familjet e tyre ditëlindjen e Enver Hoxhës, ideologjinë e saj por jo në shoqërinë shqiptare. Shqipëria tani është bashkuar me Evropën, i dënojmë torturat e komunizmit. I kërkuam presidentit të ndalet trysnia mbi mediat, të mos jetë megafon në shërbim të qeverisë por të shoqërisë. Reforma në drejtësi, të mos jenë ata që kanë marrë pjesë në krimet e diktaturës, shqiptarët kanë specialistë shumë të zotë që i shërben shoqërisë shqiptare”, u shpreh përfaqësuesi i të ish-të përndjekurve pas takimit me presidentin Nishani.

    Me duart të lidhura me zinxhirë ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist kanë marrë rrugën në këmbë nga institucioni i tyre në drejtim të Presidencës për të kërkuar shembjen e bunkerit. Ata e konsiderojnë ndërtimin e këtij bunkeri si rikthim në komunizëm, periudhë në të cilën ata kanë vuajtur duke u përndjekur politikisht ose duke u dënuar me burgim.

    Emri:  193122.jpg

Shikime: 359

Madhësia:  47.5 KB

    Ata u nisën nga selia e ish-të përndjekurve që ndodhet përballë parlamentit, për të kaluar më tej edhe pranë bunkerit ende në ndërtim, aty ku i prisnin forca të shumta policie të parapërgatitur për një protestë të tyre….por mesa duket ish-të dënuarit politikë kishin misionin e qartë: Takimin me presidentin Nishani dhe kërkesën për të shkatërruar këtë bunkerë...ndaj kanë kaluar mjaft paqësisht para bunkerit dhe kanë vijuar rrugën drejt Bulevardit për në Presidencë të lidhur me zinxhirë në duar.

    “Kur pamë bunkerin që u ndërtua u shqetësuam pa masë. Ne si të shkatërruar kemi qelizën e fuqishme të moralit që s’mund ta pranojmë në asnjë mënyrë komunizmin. 25 vjet kur u thye komunizmi ndërtohet pa moral komunizmi, ne nuk mund ta pranojmë. I bëj thirrje çdo qytetari, e provuam 50 vite dhe nuk u ngopën”, u shpreh për Shqiptarja.com një ish-i përndjekur para takimit me kreun e shtetit Bujar Nishani.

    Shqiptarja

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    Cudi si nuk shkuan shqiptaret e rinj me femije ti benin m..in brenda!

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    Bunkeri pas zjarrvënies nga protestuesit (FOTO)

    Emri:  646305c1963cdb7c8468bcd08b7b387e_XL.jpg

Shikime: 299

Madhësia:  16.6 KB

    Një grup protestuesish të opozitës i vunë zjarrin dhe dëmtuan bunkerin që po ndërtohej pranë Ministrisë së Transportit, një projekt i qeverisë që opozita e ka denoncuar si nostalgji për ish-liderin komunist, Enver Hoxha. Këto janë fotot e gjendjes së bunkerit pas ngjarjeve të sotme.

    Koha Jone

  13. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    Paralajmërimi, Ndërtimi i bunkerit, ish të përndjekurit: Protesta masive nëse qeveria s’tërhiqet



    Protesta e 8 dhjetorit do të përsëritet sërish nëse qeveria nuk ndal ndërtimet për bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme. Ka qenë ky paralajmërimi i Shoqatës së Ish të Përndjekurve Politikë, drejtuar mazhorancës që sipas tyre po ringren simbolet e regjimit komunist.
    Ish të përndjekurit politikë paralajmërojnë vijimin e protestave nëse qeveria vijon punimet për ndërtimin e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.
    Në një deklaratë për mediat kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve politike, Besim Ndregjoni është shprehur se nëse Kryeministri i vendit Edi Rama do të vijojë të ringrejë simbolet e komunizmit, protesta e 8 dhjetorit do të përsëritet.
    Besim Ndregjoni: “ Mendjemadhësinë , urrejtjen utopike të Kryeministrit për shtresën anti-komuniste për të rikthyer simbolet e komunizmit, ne të mbijetuarit e dikaturës do t’i përgjigjemi si me 8 dhjetor me aktin tonë madhor moral: jo rikthimit të simboleve të dikaturës enveriste në vendet publike.”
    Reagimi i shoqatës së ish të përndjekurve politikë vjen pasi sipas tyre Këshilltari i Kryeministrit Artan Shkreli, është shprehur se do të vazhdojnë ndërtimet për bunkerin.
    Në reagim thuhet gjithashtu se ish të përndjekurit janë të vendosur për të mos toleruar asnjë symbol të komunizmit.

    ORA NEWS

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    PS Pjella e PPSH
    e thjeshte
    ky po ben komunizmin por sipas menyres demokratike
    avash avash,,,,,,,,,
    spaguajte dritat burg = Interrnim ne kohen e ppsh

    JAne mbush burgjet ne shqiperi plot.............
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës

    Me bunkere merren akoma debilat....

    Mit dem Stadtplan «The Third Reich» in der Hand begeben sich britische und amerikanische Gäste auf Spurensuche. . Besonders bei Jugendlichen aus dem Ausland sei das Interesse an den Orten der NS-Vergangenheit stark gewachsen, sagt Natascha Kompatzki, Sprecherin der Berliner Tourismus Marketing.

    Me harten e Rajhut te trete,miqte,vizitoret apo te ftuarit amerikane dhe britanike jane ne kerkim te gjurmeve te bunkerit.Vecanerisht tek te rinjte nga jashte shtetit interesat per vendet e te kaluares naziste jane rritur shume,thote Natasha Kompatzki ,zedhenesja e turizmit per MARKETING ne Berlin.


    Por ja qe eshte bere parking ne Berlin,bunkeri i dolfit!

    PS: per rritje cmimesh,pasiguri,krim dhe shume te tjera skipetaret se hapin gojen....vetem llapin!
    Normale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga martini1984 : 04-02-2016 më 19:57
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •