Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Fjala e Presidentit Nishani në pritjen me rastin e Takimit Ndërkombëtar “Paqja është gjithnjë e mundur.”

    6 shtator 2015, Pallati i Brigadave

    Emri:  presidenti-nishani-pritja.jpg

Shikime: 479

Madhësia:  46.5 KB
    Emri:  presidenti-nishani-pritja-21.jpg

Shikime: 324

Madhësia:  31.4 KB
    Emri:  presidenti-nishani-pritja-32.jpg

Shikime: 328

Madhësia:  37.7 KB

    Të nderuar Hirësi të komuniteteve fetare nga e gjithë bota,
    Të nderuar përfaqësues të Bashkësisë “Sant’ Egidio”
    I nderuar Presidenti Vujanoviç,
    Shkëlqesi Ambasadorë,
    Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare shqiptare,
    Të nderuar pjesëmarrës, të dashur miq,

    Kam nderin dhe kënaqësinë që, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, t’ju përshëndes dhe t’ju uroj mirëseardhjen në këtë veprimtari madhështore, shumë të rëndësishme dhe me vlera të paçmuara për kohën që jetojmë dhe sfidat, me të cilat përballemi në kuadër të zhvillimeve të brendshme dhe atyre ndërkombëtare.

    Më lejoni të uroj dhe të shpresoj që kjo veprimtari në Tiranë të jetë vetëm fillimi, duke u pasuar në të ardhmen nga veprimtari të tjera të tilla të organizuara në vende të ndryshme, në mënyrë që të kthehet në një forum e të përbëjë një burim mesazhesh shumë të rëndësishme për të sotmen e të ardhmen.

    Dëshiroj të përmend këtu përpara jush atë që shpreha në fjalën time të mirëseardhjes për Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, gjatë vizitës së Tij në Shqipëri: “Shtëpia e Shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”. Unë thjesht përshkrova me fjalë atë që shqiptarët, kudo ku janë, e zbatojnë dhe e kanë pjesë të traditës dhe bashkëjetesës së tyre shembullore me njëri-tjetrin. Për ne shqiptarët miku është njëlloj, si mysliman apo i krishterë, hebre, budist apo hindu dhe është njëlloj i mirëpritur pa dallim në shtëpitë tona. Kjo vlen edhe sot për të gjithë ju, pjesëmarrës në këtë takim.

    Për të folur më konkretisht, po citoj me këtë rast Pashko Vasën, një ndër personalitetet e spikatura të jetës politike e kulturore në Shqipëri, i cili ka shkruar: “E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqiptarit është shqiptaria!”. Kjo shprehje është treguesi më origjinal i ekzistencës së tolerancës dhe harmonisë fetare në Shqipëri, që nuk është aspak e rastësishme, por e kultivuar më shumë mund e sakrificë për shekuj me radhë. Kjo tolerancë dhe harmoni i ka shërbyer plotësisht ruajtjes dhe forcimit të identitetit kombëtar, shpeshherë në kushte dhe rrethana aspak të favorshme.

    Ndërkohë, një tjetër personalitet i njohur i politikës shqiptare, Faik Konica, është shprehur: “Vërtet kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”. Kjo sintetizon më së miri kontributin e bashkësive fetare për atdheun, për Shqipërinë, që është pika e bashkimit e të gjithëve pa dallim feje e krahine.

    Në qoftë se u referohemi shembujve të tolerancës dhe harmonisë fetare në Shqipëri, ato janë vërtet të shumtë dhe të gjithëllojshëm. Mjafton të përmend një fakt të vetëm historik, pasi ata janë aq të shumtë, sa nuk do të mund t’i përmendja dot kurrë të gjithë, kur delegati i Indisë u shpreh në seancën e mbledhjes së Lidhjes së Kombeve më 17 dhjetor 1920: “Kur në botë zhvilloheshin ende luftëra ndërfetare, në Shqipëri, myslimanët, katolikët dhe ortodoksët jetonin në harmoni dhe ishte fakt i shkëlqyeshëm për një vend me shumicën dërmuese të popullsisë myslimane të kishte këtu përfaqësues një të krishterë dhe një prift”.

    Toleranca dhe harmonia fetare në Shqipëri manifestohen në shumë mënyra, duke nisur nga festimet e përbashkëta të festave fetare, krushqitë, miqësitë, etj. Fatmirësisht, kjo tolerancë dhe harmoni fetare është një vlerë e madhe e një kombi të vogël, që sot e transmeton me shumë bujari tek të tjerët për t’i shërbyer zhvillimit, përparimit e mirëqenies së tyre. Kjo vlerë na ka ndihmuar dhe na ka shërbyer edhe në çastet më të vështira, me të cilat jemi përballur ne shqiptarët si komb, duke kontribuar në mënyrë racionale e graduale në ndërtimin e së ardhmes dhe prosperitetit të vendit tonë. Kjo vlerë i ka kthyer shqiptarët kudo janë në faktorë të fuqishëm stabiliteti dhe përparimi.

    Asnjëherë në histori Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë përballur me konflikt fetar në mes tyre, pavarësisht nga rrethanat dhe nxitjet që mund të jenë stisur në çaste të caktuara dhe kjo falë tolerancës, harmonisë, respektit dhe bashkëpunimit që ka ekzistuar dhe ekziston në mes besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri. Kjo nuk ka qenë, në asnjë rast, një koincidencë e vetme apo e rastësishme, por ka qenë produkt i një tradite të zhvilluar e të kultivuar brez pas brezi me shumë durim, mund e sakrifica.

    Toleranca dhe harmonia fetare janë antiteza e fenomeneve si terrorizmi dhe acarimi ndërmjet njerëzve, bashkësive dhe kombeve. Shqipëria, fatmirësisht, nuk është prekur nga këto fenomene, përkundrazi, ajo është rreshtuar në krah të shteteve që po luftojnë me këtë të keqe të madhe që po i krijon sot shqetësime serioze shoqërisë dhe qytetërimit mbarëbotëror. Organizata terroriste po i shkaktojnë dëme të pariparueshme civilizimit mijëravjeçar botëror, si pasojë e mungesës së tolerancës së tyre ndaj besimeve të tjera dhe ndaj zhvillimeve moderne bashkëkohore.

    Një ndër shtyllat, ndoshta më themelore të tolerancës e harmonisë fetare në Shqipëri, është se besimet dhe bashkësitë fetare janë njëlloj të barabarta si për nga rëndësia, ashtu edhe për nga ligjshmëria e tyre. Kjo baraspeshë dhe ligjshmëri duhet ruajtur me shumë këmbëngulje e seriozitet dhe nuk duhet provokuar nga asnjë besim apo bashkësi fetare, pasi provokimet do të çonin në shkatërrimin e pariparueshëm të kësaj vlere të paçmuar, por gjithsesi, të brishtë që ne, fatmirësisht, kemi. Shqipëria e ka sanksionuar lirinë e besimit fetar me Kushtetutë, ndërkohë që ajo ka rregulluar marrëdhëniet në mes të shtetit shqiptar dhe fesë si marrëdhënie që karakterizohen nga neutraliteti i shtetit shqiptar kundrejt të gjitha besimeve dhe bashkësive fetare në vend.

    Liria e fesë dhe e besimit u godit rëndë nga sistemi i kaluar diktatorial që bëri përpjekje maksimale dhe përdori të gjitha mjetet e mundshme, deri dhe ato më barbaret, siç ishte shembja e kishave, xhamive dhe objekteve të tjera të kultit, si dhe përndjekja, persekutimi, internimi dhe ekzekutimi i klerikëve pa dallim. Kjo qe një tronditje e madhe shpirtërore dhe kulturore për mbarë popullin shqiptar, i cili megjithatë, ai doli të ruajë tolerancën dhe harmoninë me njëri-tjetrin, ashtu siç kishin bërë edhe brezat e mëparshëm. Nuk është aspak rastësi që po ajo harmoni që ekzistonte përpara kalvarit komunist, sot është rikthyer dhe rigjallëruar me të njëjtat atribute dhe vlera dhe duket qartë që do të ndiqet dhe të çohet më tej nga brezat e ardhshëm.

    Toleranca dhe harmonia fetare përbëjnë sot ato vlera që po kontribuojnë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi janë garancia më e madhe e stabilitetit dhe bazë e sigurt e zhvillimit gradual të vendit drejt përmbushjes së standardeve të kërkuara për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

    Të nderuar të ftuar,

    Dëshiroj ta mbyll këtë fjalë mirëseardhjeje, duke mbetur me shpresë se kjo veprimtari do të shërbejë si përçues i mesazheve të paqes, tolerancës dhe harmonisë mes njerëzve, shteteve dhe kombeve, mesazhe për të cilat shoqëria e sotme moderne ka nevojë ndoshta më shumë së kurrë. Uroj që veprimtari të tilla të organizohen në të ardhmen edhe në shumë vende të tjera, që ato të kthehen në një urë të fuqishme komunikimi e bashkëpunimi.

    Zoti i Plotfuqishëm ju bekoftë të gjithëve!

    Ju faleminderit!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Lutja për paqen në tokën e vëllazërisë fetare

    Emri:  big_konferenca_per_paqen_lajm.jpg

Shikime: 166

Madhësia:  192.5 KB

    Fjala e Kryeministrit Edi Rama në çeljen e konferencës së 28-­të Ndërkombëtare për Paqen, nismuar nga Komuniteti Sant’ Egidio që ketë vit organizohet në Shqipëri:

    Të nderuar Miq, kaq të posaçëm!

    Mirëse keni ardhur në vendin që Papa Françesku e quajti vendin e vëllazërisë fetare.

    Ndonëse po ju drejtohem thjesht dhe pa emërtesat ceremoniale të rastit, për t’ju kursyer kohë, sepse do të ishte një listë shumë e gjatë, protokollare të jeni të gjithë të sigurt se keni vlerësimin tim më të lartë, jo vetëm për atë përfaqësoni institucionalisht, por edhe për atë përmasë të paçmuar shpirtërore që përçoni, në kohërat e vështira që jetojmë, si melhem për qindra e mijëra, miliona besimtarë, por dhe njerëz vullnetmirë.

    Por jam i bindur që askush nuk do të më mbajë mëri, nëse përshëndes në veçanti një bari shpirtrash dhe njerëzish, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, duke na e bërë të gjallë, me praninë e tij, rezistencën përballë martirizimit të popullit irakian dhe të krishterëve atje në mënyrë të veçantë.

    Prandaj për forcën e paepur morale dhe për kujtesën që na përcjell, që Lindja e Afërme e bashkëjetesës fetare dhe e krishtërimit shpirtbardhë irakian nuk ka vdekur, Imzot Sako, Patriark i Babilonisë së Kaldejve, qofshi i mirëseardhur në Tiranë!

    “Që një pemë të duket nëse është e mirë, ajo duhet parë nga frutet”, thotë dorëshkruesi ungjillor Mateu.

    Prej 30 vitesh, pema shumë e brishtë që u mboll në Asizi nga krerët e përbotshëm të përshpirtjes dhe besimit, rreth të paharruarit Gjon-Pali II, në frymën e një “lutje për Paqen”, ka hedhur tanimë rrënjët e veta të shpresës, në një botë ku një gri gjithmonë e më shqetësuese duket sikur po përpiqet, shpeshherë, jo pa sukses t'i zërë frymën dhe të mbysë çdo spektër ngjyrash.

    Ashtu siç teologët flasin për një ekonomi të shëlbimit, në vorbullën e historisë njerëzore, nuk më duket aspak e tepërt që të cilësoj këtë nisëm tanimë të gjatë sa një gjeneratë njerëzish, si një ekologji të shpirtit të arsyes dhe të jetës së kulturës.

    E rrahur nga të gjitha erërat e kundërta të historisë të dy dekadave të fundit, pema e mbjellë në dheun pjellor mbi të cilin eci Shën Françesku, tamam për hir të brishtësisë së saj, shndërrohet për ne në një gur kilometrik për të vazhduar sëbashku pavarësisht mundimeve dhe sfidave përballë barbarisë dhe forcës së saj të mosarsyes, në një rrugëtim të bashkëjetesës, ku është forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës që përbëjnë edhe arsyen pse të gjithë ne sot, jemi këtu së bashku.

    Nisma e Komunitetit Sant’Egidio ka një veçanti, e cila na e bën triodin e lutjes për Paqen këtu në Tiranë, një event që përligj gëzimin tonë për ta patur këtë lutje këtu në Shqipëri, por që meriton të meditohet thellë edhe nga të gjithë ne.

    Me mjeshtërinë dhe artin e të mbledhurit së bashku të një numri të madh ndjekësish besimesh të ndryshme, me dasira të trashëguara të gjithfarëllojshme, por që i bashkon vetëdija e të qenurit shtegtarë në rrugën e të jetuarit në dinjitet, në rrugën e paqes dhe të arsyes, vullnetarët, drejtuesit, ideuesit, barinjtë e këtij komuniteti të madh, janë gjithmonë mishërimi i një vizioni, por edhe i një metode.

    Në fakt, vizioni i një paqeje gjithmonë të mundshme, për çdo realist apo pragmatist kokëfortë që tek politika dhe ekonomia sheh fjalën e fundit të kapitullit të çdo historie, mund të duket qesharak, madje edhe cinik.

    Duke asociuar mendimin tuaj, prej thuajse 30 vitesh, hulumtimin e mjeteve socio-politike për të përmirësuar kushtet e Paqes, ju nuk lini pas dore, madje e ktheni në suazën brenda të cilit ky mendim merr sens, domosdoshmërinë e një rendi botëror etik.

    Aty ku “Lutja për Paqen” ndryshon nga çdo event tjetër i promovuar me vullnet të mirë nga organizata apo grimca të pushtetshme të shoqërisë civile, është fakti se nuk i mëshohet për asnjë moment nevojës së një rendi të ri botëror, mbi themele thjesht gjeopolitike, financiare apo politike, sado të shëndosha apo të qëndrueshme mund të duken ato.

    Prej jush, propozimi që përcillet nëpërmjet dialogut të pareshtur, deri në rraskapitje nganjëherë, edhe këtu në Shqipëri diçka mbaj mend nga negociatat rraskapitëse nën yshtjen vullnetmirë të Sant’Egidios në kohëra të vështira për ne, pas rënies së regjimit komunist, është përpjekja për një rend etik gjithëpërfshirës e të bashkëpranuar.

    Ky është një vizion, por dhe një metodë, që i bëjnë jehonë, dhe i japin të drejtë urgjencës që na parashtrohet të gjithëve dhe që do ta sillja këtu të përkufizuar më së miri nga patriarku Ekumenik Bartolomé i cili thotë se “Përgjigja ndaj problemeve të mëdha të njerëzimit nuk është vetëm ekonomike; si e tillë, ajo mbetet e zbrazët pa argumentin etik dhe shpirtëror”. Janë fjalë të mesazhit të tij në “Avenir de la Terre”, në Paris në vitin 2009, por që sot kumbojnë edhe më fuqishëm përballë gjithë atyre shfaqjeve të dhimbjes, por edhe të barbarisë që po na bëhen përditë e më shumë ngjarje të lidhura me të përditshmen tonë.

    Në këtë pikëpamje, të shohësh të mbledhur gjithë këta njerëz krerë dhe përfaqësues besimesh nga më të ndryshmit, nuk është një përligjje e relativizmit.

    Historia e këtij vendi dëshmon se mes tyre, opinionet, besimet, zgjedhjet personale, nuk janë të barabarta, as nuk janë të barasvlershme, por asesi nuk janë arsye për të parë pengesat në vend se të shohim shtigjet e komunikimit të mundshëm. Gabimet apo paudhësitë, asesi nuk mund të vlejnë sa e mira dhe sa e vërteta.

    Historia e Shqipërisë e përmbledhur më së miri në mesazhin e sapodëgjuar të Papa Franceskut, ku persekutimi i besimeve dhe përjashtimi i Zotit nga e drejta për të qenë i pranishëm si aspiratë në këtë tokë, përgjakën vendin, morën shumë jetë njerëzish të pafajshëm, mëkati i vetëm i të cilëve ishte se besonin në Zot, shkatërruan një mori dëshmish të gjalla të tempujve të besimit, por gjithsesi nuk triumfuan dot mbi të mirën dhe të vërtetën që është në themel të çdo besimi dhe të çdo përpjekjeje besimmirë në emër të Zotit.

    E ja ku jemi këtu sot në të njëjtin vend në këtë pallat, i cili u çel, për t'i bërë jehonë propagandës më të shfrenuar të një regjimi ateist dhe sot ka mbledhur këtu së bashku të gjithë ju, si shprehja më kuptimplotë se paqja jo vetëm është e mundshme, por është dhe e vetmja mundësi që e ardhmja na ofron.

    Nëse paqja, pajtimi dhe dashuria nuk ushqejnë lutjen, individuale apo të përbashkët, buzët që murmurisin janë veç daulle që bien shurdhët në shpirt e në mendje. E prandaj besoj se ftesa e fjalës së shenjtë të Kuranit që thotë: “Përmbushni lutjen duke bërë të mirën dhe përuluni së bashku me ata që përulen”, është ftesa më e hapur dhe më kuptimplotë për atë çka secilit mund t’ju ofrojë lutja e përbashkët.

    Pikërisht për këtë arsye, unë jam i ngazëllyer që ky event, si zgjatim drejt qiellit të asaj peme të mbjellë në Asizi që përmenda më parë, shtrihet në hijen dhe frymëmarrjen e vet, në këtë tokë, në tokën e shqiptarëve.

    E jo si një thirrje për sinkretizëm, por një lutje për gjithpërfshirje, tamam sepse nuk është katalizator përkatësie ekskluzive fetare, por një apel për t'u takuar me tjetrin nëpërmjet njohjes së ndërsjellë dhe dialogut, duke bërë që ky event, përtej njerëzve që takojmë këtu, të përçojë rrugën e takimit si mesazh tek të gjithë ata që e duan paqen, por që nuk do ta gjejnë dot kurrë nëse nuk e kërkojnë së bashku me atë me të cilin janë në luftë.

    Më lejoni që ta mbyll duke ju uruar çdo të mirë dhe duke ju uruar çdo sukses në këtë qëndrim tuajin sëbashku në Tiranë, me besimin e madh se ashku sikundër historia e këtij vendi të vogël na tregoi se Zotin, besimin në të, lutjet drejt tij, pavarësisht në çfarë rruge, pavarësisht në çfarë forme mund të gjenden forca që ta pengojnë për një farë kohe dhe për një kohë të gjatë, nuk ka forcë që e pengon dot përgjithmonë, për të bërë dritë në shpirtin e njerëzve që duan paqe.

    Paqja është gjithmonë e mundshme nëse, sipas shembullit që jep Apostulli Pjetër në një nga letrat e tij, jemi gjithmonë të gatshëm, të përgatitur e të ndërgjegjshëm për të dhënë llogari për angazhimin dhe shpresën tonë në favor të dashurisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

    Shumë faleminderit!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Referati i Kryepiskopit Anastas në ceremoninë e hapjes të takimit ndërkombëtar: “Paqja është gjithmonë e mundshme”




    PAQJA ËSHTË GJITHMONË E MUNDSHME


    E kundërta e paqes është egocentrizmi

    Prof. Dr. Anastasi
    Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
    Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës


    Emri:  11999697_503888193119537_4061454073951062183_o.jpg

Shikime: 147

Madhësia:  29.4 KB

    Dhuna më tragjike në ditët tona është keqpërdorimii termit “paqe” nga njerëz që realisht nuk besojnë në të. Por, megjithatë, dëshira e njeriut për bashkekzistencë paqësore në rang botëror mbetet permanente. Çdo përpjekje për të ripërtërirë interesimin për paqen dhe për t’u thelluar në kuptimin e saj është një kontribut shumë i vyer në ecurinë e njerëzimit. Dhe kjo Konferencë, lavdi Perëndisë, bën pjesë në këtë kategori.

    Është gëzim dhe një nder i veçantë për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të jetë një nga organizatorët e këtij Takimi për Paqen, së bashku me Komunitetin e San Exhidios dhe Konferencën e Ipeshkëve Katolikë të Shqipërisë. Së paridëshirojmë të shprehim falënderimet tona të përzemërta dhe mirëseardhjen e ngrohtë për gjithë pjesëmarrësite nderuar që pranuan ftesën tonë. “Paqja e Perëndisë, që kapërcen çdo mendje” (Fil.4:7), le të mbushë jetën e secilit dhe le të ndriçojë shpirtrat tanë gjatë punimeve të kësaj Konference.

    Shqipëria, për shumicën nga ne, gjatë rrjedhës së shekullit të 20-të,siç është e njohur, u përball me shumë sprova e kryesisht vuajti një persekutim ateist tëtejzgjatur. Prej vitit 1991, ka përqafuar lirinë fetare dhe njëkohësisht kultivon bashkekzistencën paqësore midis komuniteteve fetare, si dhe me ata njerëz që nuk i përkasin ndonjë komuniteti fetar. Kujtimet e dhimbshme nga gjakderdhjet e shekullit të kaluar bashkë me dy luftërat botërore dhe konfliktet e përgjakshme në fund të shekullit në Ballkanin Perëndimor, e fuqizuan dëshirën për paqe në të gjitha format e saj.

    Tema e kësaj Konference, “Paqja është gjithnjë e mundur”, duket në pamje parë dinamike dhe optimiste. Por lajmet që transmetohen kohët e fundit në mënyrë të vazhdueshme nga të gjitha mjetet e informimit publik, e që na shfaqin konfliktet e egra në zona të ndryshme të globit, hedhin hije resh të errëta mbi optimizmin tonë për mundësinë e një paqeje të përbotshme. Kështu, i shtojnë edhe një pikëpyetje në fund formulimit të temës sonë: “Paqja është gjithmonë e mundur?”. Brenda këtij realiteti të pasigurt, punimet e Takimi Ndërkombëtar për Paqen do të rezultojnë një kërkim shpresëdhënës, duke ofruar propozime konkrete për çështjen kritike të paqes.

    Në formën e një hyrjeje, do të doja të theksoja dhe të flisja shkurtimisht për pesë pika:

    1. Që të bëhet e mundur ajo çka në pamje të parë duket si e pamundur, pra mbizotërimi i paqes së përbotshme; këtu një rol të rëndësishëm luajnë edhe komunitetet fetare. Në mënyrë analoge me drejtimet, që pasuesit e tyre marrin prej bindjeve fetare, komunitetet mund të mbështesin ose të minojnë paqen në nivel lokal, rajonal ose botëror. Pra, që paqja të bëhet realitet, një prerogativë e domosdoshme për këtë qëllim është paqja midis feve.

    Çështja e paqes midis feve që dialogojnë midis tyre me mirëkuptim të ndërsjellë, është qartësisht komplekse dhe, sigurisht, që në këtë pikë nuk kemi asnjë dëshirë për të bërë sinkretizëm. Respekti i vërtetë për lirinë fetare të çdo personi njerëzor dhe për dinjitetin e tij, mbetet themeli i fortë i bashkekzistencës paqësore. Në shtresat e doktrinës së feve të mëdha ndodhen elementë të rëndësishëm dhe frymëzime paqeprurëse, të cilat duhet të zbulohen me kujdes, të përdoren dhe të rezultojnë produktive për një paqe të përbotshme. Zërat paqësorë që dalin nga mushkëritë e feve botërore duhet të intensifikohen dhe të ekspozohen në mënyrë permanente, me anë të predikimit, katekizmit, ligjëratave, me çdo lloj forme komunikimi.

    Sigurisht, që të gjitha nismat për dialog midis feve dhe kulturave do të japin ndihmesën e tyre në arritjen e këtij qëllimi. Ne i jemi mirënjohës të gjithë atyre që përpiqen për këtë synim, veçanërisht Komunitetit të San Exhidios, për përpjekjet e tij sistematike dhe frymëzuese gjatë dekadave të fundit.

    2. Ndërgjegjja fetare, me larminë e formave të saj, ka aftësinë të kontribuojë me mënyra të ndryshme në zhvillimin e prirjeve paqeprurëse dhe në përgjithësi, në kultivimin e paqes në nivel lokal dhe global.

    Në pjesën më të madhe të traditave fetare gjejmë: Së pari, një kërkim për paqe të brendshme. Së dyti: ne mbështesim uljen e kurbës së agresivitetit. Karakteristika e përbashkët e tretë është pasja e marrëdhënieve paqësore me Realitetin e epërm, qoftë kur konceptohet si Perëndi personal ose jo personal. Së katërti, fetë kanë caktuar parime që lehtësojnë bashkëjetesën paqësore brenda çdo grupimi të veçantë shoqëror. Dhe në fund fare, bëhen përpjekje për ruajtjen e paqes përtej komunitetit konkret, me mbarë njerëzimin.

    Të gjithë sa besojmë në mënyrë të ndërgjegjshme, duhet të hulumtojmë dhe promovojmë një theologji dhe antropologji paqësore, duke nxjerrë përfitime prej pasurisë së doktrinave tona fetare dhe prej faqeve më të mira të historisë së traditave tona fetare. Njëkohësisht, duhet të theksojmë edhe detyrimin e çdo njeriu për t’iu kundërvënë dhunës dhe të punojmë për pajtimin dhe paqen e qëndrueshme në planet. Në veçanti brezi i ri, ka nevojë për një edukim të ndërgjegjshëm paqësor, të ushqyer dhe të frymëzuar nga burime fetare shpirtërore.

    3. Kërkimi i paqes presupozon mbrojtje konstante dhe fuqizim të drejtësisë. Në çdo kohë, por veçanërisht në epokën tonë, marrëdhënia që paqja ka me drejtësinë po del në pah në mënyrë shpërthyese. Kjo marrëdhënie haset në shumë fe. Dëshira e sinqertë për paqen në nivel lokal dhe global, shprehet me dëshirën e vërtetë dhe me përpjekjen për drejtësi. Një botë e padrejtë nuk mund të jetë paqësore. Sot, paqja dhe drejtësia kanë marrë edhe një tjetër sinonim: progresin. Të gjithë mundemi dhe duhet të kontribuojmë për zhvillimin e zonave më të varfra. Varfëria mbetet forma më e keqe e dhunës. Kur njerëzit, pranë ose larg nesh, privohen nga gjërat e domosdoshme për mbijetesë, nuk është çudi të kthehen në drejtime të tjera dhe të përqafojnë koncepte ekstremiste për arritjen e një shoqërie të drejtë dhe për t’i dhënë kuptim jetës dhe vdekjes.

    Më konkretisht, në lidhje me problemin e terrorizmit që dominon vitet e fundit, mendojmë se shoqëritë perëndimore, që disponojnë fuqi ekonomike, shkencore dhe ushtarake, duhet t’i bëjnë vetes një autokritike krijuese. Të shikojnë më qartazi përgjegjësinë dhe detyrimin e tyre në dimensionet e reja globale. Paqja dhe siguria, për të cilat flasim të gjithë, do të arrihen me përpjekjen tonë për paqe sociale dhe zhvillimin e shoqërive më të varfra të planetit ku jetojmë. Do të ishte tragjike, shpirtërisht dhe politikisht, që për shkak të neglizhencës ose arrogancës, të lejojmë të zhvillohet një proletariat i ri, shumëformësh, që do të ngrejë krye dhunshëm, duke shpërdoruar “energjinë atomike” të një tradite fetare konkrete.

    4. Ajo që shpesh lihet në harresë- ndërkohë që përbën bërthamën e paqes- është se ndërgjegjja fetare duhet të promovojë faktin që paqja zë fill përbrenda nesh, në thellësi të qenies njerëzore. Lidhet me përulësinë, faljen, lirinë nga urrejtja, nga hidhërimi, zilia. Ajo lulëzon me anë të lidhjes së vazhdueshme me Perëndinë e paqes. Veçanërisht kuptimi i krishterë i paqes së brendshme është më i thellë dhe më i gjerë sesa apatia e stoikëve. Nuk kufizohet në indiferencën për sa ndodh rreth nesh. Duke ruajtur paqen tonë të brendshme do të jemi të aftë të jetojmë me të tjerët “nëse është e mundur për ju, duke pasur paqe me të gjithë njerëzit” (Rom.12:18).

    5. Dhe pika e fundit, e kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi: ai individual, kolektiv, etnik, racor. Egocentrizmi mobilizon forma të shumëllojshme dhune, të cilat e vrasin paqen me mënyra të ndryshme. Ky është frymëzuesi dhe ushqyesi i konflikteve, qofshin këto vogla ose të mëdha, të cilat i bombardon me urrejtje të vazhdueshme.

    Antidoti ndaj egoizmit nuk janë moralizimet me fjalë përgjithësuese dhe inkurajuese. As formulimet juridike dhe mekanizmat e shtypjes. Ky antidot është fuqizimi i dashurisë, i një dashurie shumëdimensionale, praktike, të painteres, që nuk njeh kufij, paragjykime dhe çdo lloj tjetër diskriminimi. Pikërisht këtu gjendet mundësia e jashtëzakonshme dhe kontributi i një ndërgjegjeje fetare të shëndetshme. Ky antidot, madje edhe në kushtet e konflikteve afatgjata, fal fuqinë e faljes dhe të pajtimit. Si përfundim, fuqia e dashurisë fiton mbi dashurinë për pushtet, që shkatërron planetin.

    * *

    Secili nga ne, në përpjekjen për paqen, udhëhiqet në përputhje me trashëgiminë fetare që ka, si dhe merr frymëzim e fuqi nga ky besim personal. Veçanërisht, tek ata që janë pasues të feve monoteiste, mbizotëron siguria se paqja është dhuratë e Perëndisë dhe se njeriu ftohet ta përftojë dhe të bashkëpunojë në fuqizimin e saj, me respekt ndaj çdo personi njerëzor, pavarësisht bindjeve politike, fetare apo të llojeve të tjera.

    Shpresoj se, nëpërmjet referateve, diskutimeve dhe problematikës më të gjerë që do të trajtohet gjatë Konferencës, do të përftojmë material shumë të vlefshëm për t’u thelluar në mënyrë sa më të plotë në çështjen jetike të paqes, të kushteve paraprake dhe të mundësive për arritjen e saj. Madje do të fitojmë edhe frymëzimin që të vazhdojmë me entuziazëm më të madh për të qenë punëtorë të paqes. Me sigurinë se “ të lumur janë paqebërësit, se ata do të quhen bij Perëndie” (Matth.5:6).

    Përpjekja për paqe të thellë përbrenda nesh, me ambientin natyror, në komunitetin tonë, me të gjithë universin, duhet të jetë detyrë parësore për ne dhe në shekullin e 21-të, ky duhet të jetë kërkimi ynë primar, me sigurinë se Perëndia është paqe. Perëndia është gjithnjë me paqebërësit, duke i frymëzuar dhe mbështetur ata në përpjekjen dhe në mundimin e tyre për paqen.


    KOASH

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Fjala e ministrit Blendi Klosi gjate Takimit Nderkombetar per Paqen qe nisi sot ne Tirane

    Emri:  71da5e0d428d66e90e797334b9391645_XL.jpg

Shikime: 182

Madhësia:  23.5 KB

    Mirësevini në Shqipëri të nderuar MIQ!

    Mirësevini në bashkëjetesën tonë fetare, paqësore në qindra vjet!

    Mirësevini në vendin e harmonisë mes besimeve dhe komuniteteve fetare!

    Mirësevini në vendin e mbi 650 xhamive, 150 teqeve , e mbi 1100 kishave!

    Mirësevini në vendin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, vendin e Nënë Terezës!

    Mirësevini në vendin e çudirave të bukura, në vendin ku kthehet në faktor paqeje ajo çka gjetiu ka sjellë luftë.

    Në Shqipëri, jetë e mot, njerëzit kanë ndarë gëzimin e fatkeqësinë, duke këmbyer të njëjtin besim dhe nevojë për njëri-tjetrin. Në Shqipëri, prifti dhe hoxha kanë luftuar njësoj për shkollat shqipe; bashkë krijuan shtetin shqiptar, dhe bashkë ndanë qelinë e burgut të diktaturës, sepse njësoj janë privuar nga e drejta për të besuar në fe e në Zot.

    Mirësevini në vendin ku në një monument të rrallë kulture, në Kishën-Xhami të Shën-Shtjefnit, në Shkodër, ndërtuar në shekullin XIII dhe shtuar me një minare në shekullin XV, gjatë javës faleshin në xhami e të dielën myslimanët tërhiqeshin për t'u lënë të krishterëve vendin për meshën.

    E kjo gojëdhënë e historisë nuk është trillim, por metafora reale e bashkëjetesës së feve, besimeve, njerëzve dhe kulturave.

    Kjo është Shqipëria, vendi i 2400 monumenteve të kulturës, vendi i qindra kalave,

    vendi i mikpritjes, vendi i Besës- fjalës së dhënë – që vështirësisht përkthehet në gjuhë të tjera, sepse është kaq e lidhur me traditën dhe historinë e vendit tonë.

    Në shekuj ne besojmë tek Besa - fjala e dhënë, sepse në shekuj kemi besuar se fjala është më e fortë se pushka.

    Ka qenë kjo fjale e dhënë, që shpëtoi mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. E sërish sot, ne më shumë besojmë se fjala dhe dialogu mund ta bëjnë gjithmonë paqen të mundur.

    Të nderuar zotërinj presidentë,

    I nderuar zoti Kryeministër,

    Të nderuar klerike e politikanë të lartë,

    Të nderuar miq e vullnetarë,

    E drejta e besimit është një nga liritë e të drejtat themelore të njeriut, dhe ne si përfaqësues të shtetit kemi detyrimin ta mbrojmë e garantojmë, për të gjithë qytetarët pa dallim.

    Kjo bëhet akoma edhe më e rëndësishme sot, kur grupeve të caktuara fetare në botë u mohohet kjo e drejtë dhe ata persekutohen bash për shkak të besimit të tyre, akoma më e rëndësishme kur diversiteti kulturor e historik cenohet, kërcënohet e zhduket duke abuzuar me fenë.

    Në këtë botë të mbushur me konflikte, paqja dhe harmonia që ne kemi, i ngjan një njeriu të shëndetshëm, që vetëm një i sëmurë mund t’ia dijë vlerat që ka. Ndaj jemi shumë krenarë të mirëpresim kaq shumë miq nga e gjithë bota, në një qytet ku sot, në më pak se dy vjet ne mbështetëm ndërtimin e shumëpritur për myslimanët të xhamisë së madhe; përuruam katedralen ortodokse me pjesëmarrjen e patriarkëve nga mbarë bota; pritëm të gjithë bashkë, të krishterë e myslimanë, ashtu siç i ka hije mikpritjes së shqiptarit, Papa Françeskun; dhe financuam Odeonin e bektashinjve, të cilin do ta përurojmë në këto ditë të paqes, si një vlerë jo vetëm për bektashinjtë shqiptarë, por si një referim për mbarë bektashinjtë në botë.

    Miq e të ftuar,

    Jam shumë i nderuar që ju drejtohem në hapje të këtij takimi ndërkombëtar që na gjen së bashku në këto ditë të rëndësishme, deri në mbrëmjen e datës 8 shtator, për të thënë së bashku se "Paqja është gjithmonë e mundur". Në emër të qeverise shqiptare, do doja të falenderoja me zemër Komunitetin e Sant'Egidio-s, i cili, në frymën e Asizit, vendosi të mbajë takimin e 28-të këtu në Shqipëri, ndërsa ende ne kujtojmë vizitën historike të Papa Françeskut një vit më parë.

    Dhe në mbyllje, duke cituar Nënë Terezën: “Paqja fillon me një buzëqeshje..” dhe duke vazhduar me thënien e Muhamedit: “Buzëqeshni, sepse buzëqeshja shkruhet si bamirësi…”.

    Me lejoni t’ju uroj punime të mbara në kryeqytetin e paqes dhe harmonisë fetare, model të cilin Papa Françesku e quajti vëllazëri fetare…

    Ju faleminderit!

    Koha Jone

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Ne takimin nderkombtar per paqe, Shqiptaret veshin shkallet me flamuj homoseksualesh !

  6. #6
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Ne takimin nderkombtar per paqe, Shqiptaret veshin shkallet me flamuj homoseksualesh !
    Si thua, a ti vrasin sipas ligjit kuranor?!!
    Jarigas

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Si thua, a ti vrasin sipas ligjit kuranor?!!
    Do ta bejm qejfin ty, dhe do t'aplikojm Biblen ne pyetjen e trajtimit t'homoseksualeve !

  8. #8
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Do ta bejm qejfin ty, dhe do t'aplikojm Biblen ne pyetjen e trajtimit t'homoseksualeve !
    Patjeter, ne si te krishteret, aplikojme fjalen e Krishtit: " ....kush eshte i pamekat, le te hedhe gurin e pare..", ".. mos gjykó dhe s'ke per te qene i gjykuar", "... duaje te afermin si vetem tende.."!

    Dhiaten e vjeter jua leme ju muhamedaneve!!
    A ka ndonje fjale teresisht paqesore ne librin e Muhamedit?!!
    Jarigas

  9. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Patjeter, ne si te krishteret, aplikojme fjalen e Krishtit: " ....kush eshte i pamekat, le te hedhe gurin e pare..", ".. mos gjykó dhe s'ke per te qene i gjykuar", "... duaje te afermin si vetem tende.."!

    Dhiaten e vjeter jua leme ju muhamedaneve!!
    A ka ndonje fjale teresisht paqesore ne librin e Muhamedit?!!
    Dilema me homoseksualizmin nga kendi fetare eshte per TY (si i krishtere) me e madhe se per MUA (si musliman).....ergo, te ta them sa nuk ma ke thane ???.......jaro, mos u perdridh...... ose hesht, si ja ke zanat !

    tung
    albanish by nature

  10. #10
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Dilema me homoseksualizmin nga kendi fetare eshte per TY (si i krishtere) me e madhe se per MUA (si musliman).....ergo, te ta them sa nuk ma ke thane ???.......jaro, mos u perdridh...... ose hesht, si ja ke zanat !

    tung
    Ti s'mund te kesh dilema, se e ke te lejuar me Kuran.....plus qe sulltanet e tu te dashur, ishin plot me dylbera....nen shembullin e Muhamedit!!
    Sa per mua, jam une ai qe flas per veten, e jo nje krimb islamik si ti!!
    Nga kendi im fetar, une jam i krishtere dhe si i tille, perpiqem t'i perngjas Krishtit......ti, kujt perpiqesh t'i ngjasosh, Muhamed gjakatarit pedofil, apo Mehmet fatihut dylber?!!
    Jarigas

  11. #11
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Ti s'mund te kesh dilema, se e ke te lejuar me Kuran.....plus qe sulltanet e tu te dashur, ishin plot me dylbera....nen shembullin e Muhamedit!!
    Sa per mua, jam une ai qe flas per veten, e jo nje krimb islamik si ti!!
    Nga kendi im fetar, une jam i krishtere dhe si i tille, perpiqem t'i perngjas Krishtit......ti, kujt perpiqesh t'i ngjasosh, Muhamed gjakatarit pedofil, apo Mehmet fatihut dylber?!!
    Jaro, kadal me doktor nuhen, e din ti se menjehere vjen "vaksina" kur e humb kontrollin (e din ti cçfare vaksine, apo ?, mos te lind ndonje dyshim tash)....pra, fol çka te pyeta, ose hesht, sic e ke zanat....

    Ti ndoshta e mban si shembulli i krishtit, por nuk ja ke idene se cili ka qene ai....po e pyete zevendesin e tije mbi rruzull, kukuuuuuu, homot mund lirisht ti nenshkruajn testamentet.....a, jar, çka thua ty ?
    albanish by nature

  12. #12
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Tiranë: Takimi ndërkombëtar "Paqja është gjithnjë e mundur"

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Jaro, kadal me doktor nuhen, e din ti se menjehere vjen "vaksina" kur e humb kontrollin (e din ti cçfare vaksine, apo ?, mos te lind ndonje dyshim tash)....pra, fol çka te pyeta, ose hesht, sic e ke zanat....
    O Tunxh, Sa te djeg qe Gjergj Kastrioti ua leroi me me nene e me fe, sulltan-kalifeve te tu te dashur??!!
    U bene edhe krimbat osmanlli te ngrene zerin....shko re, kelysh osmanllije!!

    Ti ndoshta e mban si shembulli i krishtit, por nuk ja ke idene se cili ka qene ai....po e pyete zevendesin e tije mbi rruzull, kukuuuuuu, homot mund lirisht ti nenshkruajn testamentet.....a, jar, çka thua ty ?
    Ke duhet te pyesim si cili ka qene Krishti, Muhamed egersiren qe jargavitej per Aishen 6 vjeçe a??!!
    Homot apo krimbat si ti, mund lirisht t'i shkruajne testamentet perderisa jane te barabarte me tere njerezimin perpara ligjit e perpara Zotit!!
    More vesh hajvan, mora thuaj!! ("kafshe" ta thashe ne gjuhen e stergjysherve te tu, toçke islamiko-osmanllije)
    Jarigas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •