Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Euro 2016: Danimarkë - Shqipëri 0 - 0

    Sot zhvillohet ndeshja e kombetares shqiptare me Danimarken, ndeshje kualifikuese per Euro 2016. Beni komentet tuaja gjate ndeshjes ne kete teme, minute pas minute.

    Per ata qe jetojne ne SHBA, ndeqjen mund ta ndiqni ne nje prej kanaleve ESPN ne oren 2:30 PM EST.

    Suksese kombetares!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Danimarkë - Shqipëri - komentet tuaja LIVE në forum

    Formacionet/ Zbardhet fjalimi i De Biazit para ndeshjes

    Xhani De Biazi nuk mban fjalime para ndeshjeve, sado të rëndësishme të jenë ato. Por, gjithsesi, ka gjithnjë një herë të parë. Para fluturimit për në Kopenhagen, trajneri i Shqipërisë sapo ka përfunduar analizën taktike me video para skuadrës, ka dhënë disa porosi individuale dhe ka dashur të injektojë besim në skuadër, çka, sipas vetë pjesës më të madhe të futbollistëve, është perceptuar si një fjalim.

    Emri:  de-biasi.jpg

Shikime: 1026

Madhësia:  50.9 KB

    Gazeta “Panorama Sport” ka arritur të zbulojë pjesën më të madhe të deklaratës së trajnerit në analizën me dyer të mbyllura. Duket qartazi që pritet të jetë një Shqipëri mbrojtëse, ku do t’i kushtohet maksimalisht rëndësi kundërsulmit.

    Ja çfarë u ka thënë ai lojtarëve: “Së pari, dua ta kini gjithnjë parasysh se ne nuk i trembemi asnjë kundërshtari. Kur them ‘ne’, e kam fjalën mbi të gjitha për ju lojtarët. Edhe njëherë po ua përsëris: NUK i trembemi asnjë kundërshtari. Nuk kemi pasur frikë nga skuadra më të mëdha dhe s’duhet të kemi asnjë droje as ndaj danezëve! Fiksojeni mirë këtë!

    Së dyti, dëshiroj t’i zbatoni mirë detyrat taktike dhe direktivat që kemi përcaktuar gjatë punës së këtyre ditëve. Duhet të ndodhë patjetër kështu! Nëse duam t’ia dalim mbanë, duhet patjetër të ndodhë kështu… Ju siguroj se, po i zbatuat mirë detyrat taktike, do të jetë më e lehtë për të gjithë.

    Së treti, duhet të jeni të kthjellët, sepse mos harroni që ne do t’i presim rivalët dhe nuk do t’i sulmojmë. Çdo minutë që kalon, është në disavantazhin e tyre dhe në favorin tonë. Çdo minutë që kalon, shton stresin tek ata, por edhe agresivitetin. Ne duhet t’i mbulojmë mirë zonat dhe të mbrohemi me qetësi, pa panik. Kur të shohim se kundërshtari është i vendosur keq, duhet të bëjmë atë çka dimë të bëjmë ne… Jam i qartë? Ti Cikallesh…, sa herë që skuadra do ta humbë topin, duhet të kthehesh mbrapa dhe të ushtrosh presing. Sapo shokët e tu të marrin topin, duhet të ecësh para që të krijosh distanca!”.

    Formacioni
    Ndërkaq, është konfirmuar edhe formacioni që, me 99 për qind, do të jetë pa Hysajn.

    Në portë do të jetë i padiskutueshmi Berisha, mbrojtja përbëhet nga Xhimshiti, Ajeti, Cana, Agolli. Mesfusha do të jetë e dendur me Gashin në të djathtë, Xhaka, Kukeli dhe Abrashi në qendër dhe Lenjani në të majtë. I vetëm në sulm, Cikalleshi.

    Emri:  formacionet.jpg

Shikime: 1010

Madhësia:  47.0 KB

    Formacionet e Danimarkes dhe Shqiperise


    Jorgis Memo
    Panorama Sport

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Danimarkë - Shqipëri - komentet tuaja LIVE në forum

    Ndeshjen mund ta beni stream nga ESPN nese jetoni ne Amerike:

    http://espn.go.com/watchespn/player/_/channel/espn2/

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Danimarkë - Shqipëri - komentet tuaja LIVE në forum

    Jemi duke loz shum mir. Kemi pas disa raste per gol por skemi fas fat.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Danimarkë - Shqipëri - komentet tuaja LIVE në forum

    33 minuta loje - 0 - 0.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Danimarkë - Shqipëri - komentet tuaja LIVE në forum

    Neshjen mund ta shifni live dhe tek tvsh-ja.

    http://www.shqiplive.net/tv-shqip-live/tvsh-live.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sayan2003 : 04-09-2015 më 15:36

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Danimarkë - Shqipëri - komentet tuaja LIVE në forum

    Mbyllet pjesa e pare 0 - 0.

    Epersi e lehte ne kontrollin e topit nga danezet por pa raste goli per dy ekipet.

  8. #8
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Danimarkë - Shqipëri - komentet tuaja LIVE në forum

    Do zoti kemi cik fat pjesen e dyte na duhet patjeter kjo fitore ....po si pjese e pare jam e knaq dhe me barazimin
    Sa keq qe Agolli mori kartonin e verdhe ....
    Ja kam friken dhe tifozeris daneze per ndonje rremuje te qellimshme ...

    Forcaaaaa Shqiponjaaaaa !!!!
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Danimarkë - Shqipëri - komentet tuaja LIVE në forum

    Bravo shqipria , perfundon neshja barazim 0-0

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Danimarkë - Shqipëri - komentet tuaja LIVE në forum

    Sonte luhët e ardhmja e Shqiperise ne BE,.. dua t'them ; ne kampionatin Evropjan

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •