Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 49
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Paskan dhembe keto akuzat o shoku Meta! Te paska zene frika, e po mundohesh t'ia faturosh Vilson Ahmetaj aferen tende?

    Te pakten hoqe dore nga mohimi i faktit qe raporti i avokateve te Rames flet per nje ish-kryeminister te implikuar ne korrupsion.

    Po te doli huq me Vilsonin, ke edhe Ylli Bufin, edhe Fatos Nanon, edhe Pandeli Majkon si ish-kryeministra. Provo t'ua faturosh atyre.

    Mire do qe t'ia faturonim ketij Berishes, por ky ka qene ish-president e jo ish-kryeminister. Edhe ustallaret e paguar te Dites nuk e bejne qe te marri dhene dot nje genjeshter te tille.

    Albo

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Kuvendi në debat për CEZ, Berisha kërkon hetim ndërkombëtar



    Kuvendi u përfshi sot nga debatet rreth dyshimeve për një aferë korruptive në aferën CEZ- DIA.
    Deputeti dhe ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar për këtë çështje, të cilën e konsideroi si vjedhjen më të madhe që i është bërë ndonjëherë shqiptarëve. Edhe deputeti socialist Erion Braçe kërkoi hetim të çështjes duke akuzuar Berishën dhe ministrat e tij për këtë aferë.
    Kjo vjedhje u bë nga vetë Berisha kur ishte kryeministër dhe ministri i tij i Financave, Ridvan Bode, tha Braçe. Ai u shpreh për një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës të këtyre aferave, por dhe të përfituesve të tyre.
    Sali Berisha: “Hetimi ndërkombëtar është i domosdoshëm sepse kemi të bëjmë me depozita kolosale parash në parajsa fiskale të diktuara nga agjencitë shqiptare”
    Erion Braçe: Nëse kjo histori duhet të hetohet të hetohet e plotë dhe gjithpërfshirëse të përfshijë dhe ato godinat ku mbarten pronarët e vërtetë jo vetëm të këtyre aferave por dhe përfituesit konkretë të këtyre aferave. Ata që e kanë pësuar janë shqiptarët, gjëndja që ne trashëguam është produkt i këtyre vendimeve skandaloze kriminale në dëm të qytetarëve dhe në favor të një grushti kompanish. Nëse ne duam të hetojmë patjetër të përfshijmë këta ministra që kanë hedhur firma në këto letra. Nëse duam të kuptojmë cila është lidhja midis politikës dhe këtyre kompanive kjo është shumë e qartë dhe duhet të hetohet. Si ka mundësi që dy prej kompanive kanë marrë përqindje nga paratë që argëtoheshin drejtëpërdrejtë nga thesari i buxhetit të shtetit.
    ‘Ata që e kanë pësuar nga këto histori”, vijoi Braçe, janë shqiptarët. Gjendja që trashëguam në sektorin energjitik është produkt i këtyre kontratave korruptive, shtoi ai.
    Damian Gjiknuri mbështet hetimin por akuzon qeverinë Berisha
    “Kush e solli CEZ në Shqipëri? Na pyetët ju. Të gjithë veprimet që bëtë shkatërruan sektorin energjetik. Meqënëse KESH e kishte LSI Enti do raportojë tek unë. Pse e shkarkuat Bujar Nepravishtën?
    Pse nuk bëtë shpronësim kur hoqët licencën e CEZ? Kush e arrestoi Kastriot Ismailaj. A e arrestoi kjo qeveri. Pse e ka thirrrur në 2012 ai Drejtori I Pastrimit të Parave, apo bëri ndonjë marrëveshje me Ismailajn.
    Të gjithë kompanitë janë të lidhura me pushtetin dhe u bë gjëja më e tmerrshme morën para nga buxheti I shtetit. Më pas në 2013 u bë marrëveshja e vetëgjyqësisë. Shteti nuk paguan I thonin cekëve, dhe as cekët nuk paguanin KESH. Bëtë marrëveshjen e vetëgjyqësisë financiare. Të gjitha këto jo vetëm shkatërruan sektorin energjetik por dëmtuan cështjen në arbitrazh.
    Çfarë investigimi ndërkombëtar doni? Merrni përgjegjës BE-në dhe thoni këtu u bë korrupsion u falën 600 mln euro, mbase dhe BE ka qenë e përfshirë në këtë korrupsion, hajde ta hapim dhe këtë, por ai është nekrofil.

    ORA NEWS

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Propozimi i Metës, Akuzat për ÇEZ, Meta: Të hetohet nga prokuror amerikan çdo zyrtar i lartë



    Dy ish aleatët në qeverisje, Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në një mendje, se duhet një hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ.
    Kreu i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, mbështeti tezën e një dite më parë të ish kryeministrit, duke forcuar bindjen e hetimit nga amerikanët për aferat që mund të fshihen në procesin e ndërmjetësimit mes kompanisë DIA që u kontraktua nga CEZ për mbledhjen e borxheve dhe vetë CEZ
    Ilir Meta: “Dua të mbështes fuqimisht idenë e një hetimi të shpejtë të plotë e të thellë ndërkombëtar për të gjithë çeshtjen e ÇEZ që nga dita e parë e aktivitetit tonë e deri më sot. Madje do ta konkretizoj dhe më tej. Ftoj krerët e partive parlamentare ti kërkojnë në mënyrë të veçantë SHBA-së të krijojnë juridiksion të veçantë prokurorëve amerikanë të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj çështje që pretendohet se i ka kushtuar disa qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë dhe janë përmendur dhe akuzuar mjaft figura politike e qeveritare. Jam i sigurtë dhe besoj se jo vetëm Berisha por dhe të gjithë të tjerët do ti bashkohen kësaj kërkese konkrete nëse janë vërtet të gatshëm të kontribuojnë për dekriminalizimin dhe luftën kundër korrupsionit. Besoj se dekriminalizimi bëhet në mënyrë konkrete dhe është i domosdoshëm. Kjo çështje meriton hetim ndërkombëtar, e theksoj amerikan. Pasi jo vetëm SHBA janë më të interesuar se çdo aelat tjetër për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por besoj se SHBA në çështjen e shumëdebatuar nuk ka asnjë lloj konflikti”
    Meta: Edhe politikanët e akuzuar të hetohen nga prokurorët amerikanë
    Tek ndërkombëtarët, kryeparlamentari gjeti rrugëdhalje edhe për hetimin e zyrtarëve të lartë
    “Ne si LSI do të kërkojmë në kuadër të reformës në drejtësi që për çështje të hetimit kur akuzohen politikanë të niveleve të larta për akuza që kanë të bëjnë me lidhjet e tyre me krimin e organizuara apo skandalet e tyre të kemi prokurorë amerikanë për aq kohë sa të rimëkëmbet besimi tek drejtësia jonë pasi ky besim është i lëkundur”
    Dhe në fund, hoqi shpresat e opozitës, që kërkon largimin e tij nga detyra.

    ORA NEWS

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Denoncim, Afera ÇEZ-DIA, Bode: Qeveria fsheh letrën e Bankës Botërore

    Emri:  bode-655x356.jpg

Shikime: 492

Madhësia:  17.1 KB

    Opozita akuzoi sot mazhorancën se po tentojnë të fshehin të vërtetën lidhur me aferën CEZ-DIA-s. Ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, në një deklaratë për mediat publikoi një letër të Bankës Botërore që sipas tij qeveria e ka fshehur.
    “Banka Botërore, në rolin e arbitrit dhe garantuesit të marrëveshjes, pas vlerësimeve të saj teknike, njoftoi institucionet shqiptare dhe CEZ, me letrën e saj të datës 14 Dhjetor 2011, ku qeveritarët e akuzuar nuk janë të interesuar ta nxjerrin”, deklaroi ish-Ministri i Financave.

    Deklarata e plotë e Bodes
    Për të sqaruar opinionin publik dhe për të denoncuar këto përpjekje të dëshperuara të të implikuarve në këtë çështje, po paraqes faktet dhe dokumentet e mëposhtme;
    Siç është thënë shumë herë, kontrata e privatizimit të CEZ ka qënë e shoqëruar me një garanci bankare të Bankës Botërore prej 60 milionë Euro, e cila mund të tërhiqej nga CEZ në rastet kur ERE nuk kishte marrë vendim në përputhje me kontratën lidhur me borxhin e keq sipas studimit qe do të bënte Deloitte, kompania ndërkombëtare e zgjedhur nga të dy palët.
    ERE në vitin 2011, pas publikimit të raportit nga Deloitte, vendosi çmimin 2.8 lekë duke mos e marrë në konsideratë raportin e Deloitte për nivelin prej 16.85% të borxhit të keq. Pra faturave të papaguara të energjisë elektrike.
    Kjo solli kërkesën e CEZ drejtuar Bankes Boterore dhe Qeverise Shqiptare, per te sekuestruar garancine prej 60 milionë euro në datën 25 nëntor 2011.
    Banka Botërore, në rolin e arbitrit dhe garantuesit të marrëveshjes, pas vlerësimeve të saj teknike, njoftoi institucionet shqiptare dhe CEZ, me letrën e saj të datës 14 Dhjetor 2011, ku qeveritarët e akuzuar nuk janë të interesuar ta nxjerrin. Në këtë letër Banka Botërore shkruan se;
    a) Qeveria shqiptare për shkak të vendimit të mësipërm të ERE-s rrezikonte humbjen e 60 milionë eurove.
    b) Ajo mbështeste qeverinë për te gjetur një zgjidhje të drejte dhe të qëndrueshme dhe se për të arritur këtë, ERE duhej të miratonte nivelin e borxhit të keq 16.85% dhe të reflektontë këtë gjë në tarifat perkatese.
    c) Kjo zgjidhje konsiderohej nga Banka Boterore si ne perputhje me praktikat me te mira dhe ne perputhje me interpretimin e saj per deklaraten rregullatore për borxhin e keq.
    d) Nese behej kjo, kerkesa e CEZ per te ekuestruar garancine bankare te mbajtur prej saj, nuk do te ekzekutohej.
    Nderkaq, siç pretendohet se ishte ulur çmimi, CEZ kishte rrezuar me vendim gjykate vendimin e ERE per çmimin perj 2.8 lekesh qe lidhej me llogaritjen e borxhit te keq ne nivelin 14 % ( jo 16.85 siç thotë audituesi ndërkombëtar Deloitte) dhe per kete arsye nuk paguante prej muajsh energjine qe merrte nga KESH, duke e çuar në vështirësi financiare.
    Letra që përflitet e Ministrisë së Financave qe tundin ata qe jane te akuzuar me shprese qe te manipolojne opinionin publik por edhe provat me shpresën se mund të mbulojnë skandalin e CEZ dhe të komanisë DIA, pa e lexuar ne asnje rast permbajtjen e saj, kjo letër eshte pergjigje ndaj nje letre te ERE ku njoftonte insitucionet ashtu edhe Ministrinë e Financave e cila u përfshi në çështje nga dhjetori i vitit 2011 për shkak të garancisë, ku deklraronte masat qe ajo mendonte te nderrmerrte pas rekomandimit te Banke Boterore për të shëndoshur sektorin energjitik shqiptar.
    Ne kete leter, nuk ka asnje kerkese per ulje cmimi, apo as dhe nje opinion se sa duhej te miratohej cmimi, pasi kjo eshte nje e drejte ekskluzive e ERE. Letra mbeshtet programin e ERE ne kushtet qe te jete i bazuar ne kuadrin ligjor respektiv, ne rekomandimet e Bankes Boterore, ne heqjen e rrezikut qe vendi kishte ne procese gjyqesore vendore dhe nderkombetare që do të përfundonte me sekuestrimin e 60 milionë eurove si dhe ne funksion të garantimit te furnizimit me enerjgie elektrike te panderpre per popullaten pa rritur cmimin per konsumatoret.Pra kjo është letra që tundet nga të akuzurit. Sigurisht që mes institucioneve ka komunikim dhe aq më tepër që isha në rolin e garantuesit të një gjobe që mund ti vihej vendit prej 60 milionë eurosh, kur efekti i çmimit të diskutueshëm ishte 10 milionë euro.
    Per ta permbledhur, Ministria e Financave nuk ka thene as me shume dhe as me pak, nga ajo qe Banka Boterore i ka thene qeverise shqiptare dhe vete ERE. Aq eshte e vertete kjo, sa ne Vendimin e ERE per te miratuar borxhin e keq, ne menyre te qarte dhe pa ekuivok thuhet se [citoj] “letra e Ministrisë së Financave ne cilesine e garantorit mbeshtet propozimin e Bankes Boterore”.
    Ne perfundim, faktet qe ka konstatuar vete avokati i qeverise shqiptare, ne letren e tij drejtuar gjykates ndërkombëtare, pasi ka shqyrtuar te gjitha dokumentet ka dale ne konkluzion se ne vitin 2012, cmimi i KESH eshte rritur me 48%, dhe nuk është ulur siç pretendojnë, dhe se kjo sic duket ka sjelle prishjen e pazareve mes DIA dhe atyre qe jane te lidhur me te dhe CEZ. Per saktesi ju lutem referoheni paragrafit 1743 ne faqen 31 te raportit te vete konsulentit ndërkombëtar.
    Partia Demokratike ka kerkuar dhe kerkon nje hetim nderkombetar per kete ceshtje si dhe doreheqjen e Ilir Metes per ti hapur rrugen nje hetimi te plote dhe te drejte te kesaj ceshtje. Faktet e fundit per kercenim deshmitaresh jane perpjekje te pushtetareve per te mbyllur hetimin e ketij rasti te paprecedente dhe manipulimi me faktet dhe të vërtetat po ashtu është një devijim nga vëmëndja e publikut lidhur me aferën tepër të rëndë, si në rastin e raportit të DIA-s ashtu si me rastin e zgjidhjes së kontratës së privatizimit të CEZ, ku qindra milionë euro iu falën në mënyrë të paargumentuar, dhe ku u bllokua çdo process penal të personave të implikuar në çështjen me CEZ. Mbetemi të vendosur për ti hapur rrugën një hetimi ndërkombëtar.

    Emri:  letra1.jpg

Shikime: 530

Madhësia:  31.6 KB
    Letra e ish-ministrit te Financave Ridvan Bode

    Emri:  letra-e-bb-411x226.jpg

Shikime: 575

Madhësia:  29.4 KB
    Letra qe i pergjigjet BB

    ORA NEWS

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Emri:  letra-e-bb-1.jpg

Shikime: 565

Madhësia:  81.7 KB
    Letra qe i pergjigjet BB

    ORA NEWS

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Afera e CEZ-it, Prifti: Meta më kërkoi të loboja për Ismailajn. Nuk pranova

    Ish-ministri i Ekonomisë dhe i Energjisë, Dritan Prifti ka rrëfyer sot në “Opinion” pozicionin e tij për aferën e CEZ-it.

    Emri:  Prifti-.jpg

Shikime: 558

Madhësia:  23.5 KB

    Sipas tij, ka qenë Ilir Meta ai që i kërkoi t’i dërgonte letër me shkrim CEZ-it çek që të merrte si mbledhës të borxheve të vjetra të OSSHsë kompaninë e Kastriot Ismailajt.

    Negociatat janë bërë në vitin 2010, kur Dritan Prifti ishte ministër i Ekonomisë dhe Energjisë, ndërsa Ilir Meta ishte zv/kyeministër dhe ministër i Jashtëm.

    Prifti tregon se një nga arsyet që ai u zëvendësua me Metën në Ministrinë e Ekonomisë ishte se nuk pranoi që të lobonte për Ismailajn në CEZ.

    “Një nga arsyet që unë u largova si ministër i Ekonomisë ishte Kastriot Ismailaj. Meta më kërkoi që t’i bëja letër me shkrim CEZ-it që të merrte Kastriot Ismailjan si mbledhës të borxheve.

    Mirëpo unë refuzova, pasi Kastriot Ismailaj nuk vinte nga bota e biznesit. Ai nuk kishte një kompani që mblidhte borxhe. Atë e krijoi para se të caktohej nga CEZ-it”, tha Prifti.

    I pyetur nëse kishte njohje me Ismailjan, Prifti tha se nuk kishte parë asnjë kontakt. “Unë nuk e njoh z. Ismailaj. S’kam Patur asnjë lloj kontakti me të.

    Meta më ka kërkuar që ta pres Ismailajn, por nuk pranova. Ismailaj nuk kishte kompani që mblidhte borxhe dhe unë s’mund t’ia propozoja CEZ-it emrin e tij”, tha Prifti.

    Prifti tregon me tej se po ta kishte rekomanduar ai Ismailajn, tani do të ishte në burg. “Marrëveshja është firmosur më 1 shtator të vitit 2010. Unë nuk isha ministër në atë kohë, por ishte Ilir Meta”, tha Prifti.

    Ai shtoi se Meta dhe Ismailaj kanë udhëtuar bashkë për në Pragë për të bindur CEZ-in dhe se kjo mund të verifikohej lehtë nga sistemi TIMS. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe ish-administratori i CEZ-it, Hejsek.

    Kujtojmë se borxhi i trashëguar i OSSH-së, ishte identifikuar në 230 mln euro deri në vitin 2010. Ndaj CEZ-i kishte vendosur që të nënshkruante me një kompani për të mbledhur këto borxhe.

    Dhe kompania që u zgjodh ishte DIA, me administrator Kastriot Ismailajn, i cili firmosi në shtator 2010 kontratën prej rreth 4 mln eurosh me CEZ-in për të mbledhur borxhet e vjetra.

    Panorama

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Nje gje nuk mora vesh nga ky sqarim i ketij ish ministri "fantastik".

    Nuk ka rendesi se kush e ka firmosur kontraten,sepse e para nuk mund te gjendet pergjegjési,e dyta nuk eshte problem i ministrit te financave,o eshte detyre e tije aspekti financiar i kontrates. Qe eshte: 1) çfare jane keto 60 milion euro ? Po i marim te gjitha mundesite.

    a) Nuk dihet se çfare jane,o nuk i di te kujt jane.
    b) Jane para qe i perkasin B.Boterore,dmth jane nje fond i saj qe quhet "i humbur",pra eshte nje garanci qe BB e vendos nga "xhepi" i saj.
    c) Jane para shqiptare,dmth,te shtetit Shqiptar te thena ne garanci BB per kontraten.
    d) Qe eshte pak a shum e njejta me C;jane para te B.Boterore te cilat jane te thena borxh shtetit Shqiptar po prap nga B.B.Me perqindje o pa perqindje ?

    Ne qofte se eshte mundesia D,o ajo qe ka me teper propabilitet o mundesi,ministri duhet te shprehej : Kontrata e privatizimit CEZ ka qene e shoqeruar me nje garanci bankare te Bankes Boterore prej 60 milion euro te cilat jane te garantuara nga Shteti Shqiptar. Sepse perndryshe nuk kuptohet se çfar humbim.
    1)Jane 60 milion euro "tonat" qe i humbim ? 2) O jane 60 milion euro te dhuruara qe i humbim se nuk i fitojm ?
    Mundesi tjeter nuk ka,edhe me hetim nderkombetar,amerikan,"imperializt-revizionist".


    (More, por si lan gje Enverit,sikur i ka nxjerre nga b...,por te pakten te flasin si Enveri kur ishte sagllam jo si Enveri kur ishte i semure. Shkojne nga nje garanci bankare deri tek gjoba. Vetem ne Shqiperi mund te gjobitesh me 60 milion euro qe i ke dhene ne garanci,por garanci e dhene nga dikush tjeter ku vet ministri del garant. Duhet manual psikologjie se ai i finances nuk pi uje).

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Hetimi ndërkombëtar/ Një goditje e ambasadës së SHBA për Metën

    Emri:  lumet.jpg

Shikime: 411

Madhësia:  44.5 KB

    Ambasada amerikane ka nxituar të shuajë një ditë më pas zellin e tepruar të Ilir Metës për të kërkuar një hetim ndërkombëtar dhe posaçërish amerikan për aferën e CEZ. I gjendur nën trysninë e zhurmës që shkaktuan zbulimet e agjensisë BIRN, për të cilat flitej se kishin pas një seli diplomatike perëndimore, Meta kërkoi ditën e kurban Bajramit një hetim ndërkombëtar për CEZ.

    Por, ose për t'iu kundërpërgjigjur Metës, ose e trembur nga një shumicë e re Meta- Berisha (të dy kanë kërkuar hetim ndërkombëtar) ambasada e rrugës së Elbasanit ka reaguar flakë për flakë.

    SHBA vlerësoi se "përgjegjës për hetimin e çështjeve që ndikojnë popullin shqiptar janë vetëm policia dhe prokuroria shqiptare". Ndërkohë, ambasada amerikane thekson se SHBA i mbështet institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, përmes ekspertëve të OPDAT.
    I pyetur nga Shqiptarja.com se si e pret Ambasada amerikane ftesën e z. Meta për një hetim nga ana e SHBA-së për çështjen e CEZ, zëdhënësi Ryan Roberts u shpreh:

    “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre. Nëpërmjet zyrës së OPDAT, Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit. Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”.

    Lapsi

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Basha: Rama-Meta, kumbarët e tangos kriminale për CEZ-in



    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si ortakë të lidhur pas aferës korruptive me CEZ. Nga selia blu, Basha i etiketoi dy aletatët në bashkëqeverisje si kumbarot e së njëjtës tango kriminale.

    “Kjo është tangoja, tangoja kriminle që kërcëhet nga dy kumbarët që kërcnojnë godasin njëri-tjetrin por dhe mbahen fort pas njëri-tjetrit për hir të qindra milionë eurove, para të shqiptarëve ndërkohë që varferia po shkon në skaj ndërsa në krye të vendit vazhdon tango kriminale e dy kumbarëve Edi Rama dhe Ilir Meta. Megaskandali do të zbardhet, Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë në kthetrat e këtij korrupisoni kriminal. PD do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për të mundësuar hetim ndërkombëtar me prokurorë të vendeve partnere atlantike”, tha Basha.

    Të hënën demokratët depozitojnë dy nisma, njërën në kushtetuese për anullimin e marrëveshjes për cez dhe tjetrën në kuvend për heitmin ndërkombëtar për CEZ. Një ditë më parë kryetari i Kuvendit kërkoi që për hetimin e çështjes së CEZ të vijnë prokurorë amerikanë që të zbardhin të plotë këtë ngjarje.

    Shqiptarja

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Mir kumbarot e tankos kriminale,por per barbaret e Viçidolit si i behet halli ?

    A ka shtet ne Bot qe faturat e energjise te instituteve shteterore t'ja japi privatit jashte kontrates qe ti mbledhi me 50 % fitim ?
    A ka barbar me rekorde te tilla fantazie ?

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Pastrimi i parave eshte nje nga shtyllat e mafjes(demokracise reale) dhe nuk mund te ngrihet mbi baltovine komunash brezash apo ne klime komuniste, lindore apo te thate ashtu si edhe mafja pra demokracia kalon ne degjenerim apo pranim te kontigjenteve te kalbura te shtetit apo fasades komuniste apo populiste qe paraqitet ne nuanca te ndryshme ngjyrash por qe ka po ate fe dhe ide 'Lindni dhe Vdisni' jo vetem pa rrugedalje por e ka frymemarrje natyrale dhe ritem 'bjell-manivel' te funksionit komune, komunale apo shtet.

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    OSHEE, padi Kastriot Ismailajt: Na kthe 4.8 milionë eurot

    Nderkohë qe administratori i kompanisë ‘Debt International Advisory’ (DIA) eshte në qeli, pasi dyshohet se krijoi një skemë mashtruese që lidhej me vjeljen e borxheve të CEZ, duke përfituar në këtë mënyrë miliona, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është duke përgatitur një padi civile që do ta paraqesë në nisje të procesit penal ndaj Ismailajt.

    Përmes kësaj padie civile, OSHEE kërkon që Ismailaj të kthejë shumën prej më shumë se 4.8 milionë euro, që ka zhvatur gjatë kohës që ka vjelë borxhet e kompanisë ceke.

    Lajmi pohohet nga burime të besuara brenda OSHEE per GSH, të cilat saktësuan se janë ngarkuar dy juristë që po merren me përgatitjen e dosjes, ndonëse do të duhet të presin derisa prokuroria ta dorëzojë në gjykatë dosjen ndaj biznesmenit dhe vetëm në nisje të procesit mund ta depozitojnë padinë e tyre si padi brenda procesit penal.

    Nga hetimet e prokurorisë rezulton deri më tani, se shuma në fjalë, është përvetësuar përmes një skeme mashtruese nga Ismailaj dhe paratë janë transferuar drejt vendeve që konsiderohen si parajsa fiskale.

    Hetimet ndaj Ismailajt dhe DIA kompania e kontraktuar për mbledhjen e borxhit të kompanisë çeke CEZ, janë në valën e tyre dhe shumë shpejt pritet që prokuroria të dërgojë çështjen në gjyq.

    Përgjatë kohës që Ismailaj ndodhet në qeli, nuk ka pranuar të japë shpjegime për prokuroren e çështjes Antoneta Sevdari, por në dosje ndodhet vetëm një deklarim i bërë nga biznesmeni kur ishte person nën hetim.

    ‘ZHVATAJA’ E PARAVE
    Ismailaj që njihet për njohjet dhe lidhjet e fuqishme në politikë, kishte themeluar kompaninë “Debt International Advisory” (DIA). Kjo kompani u kontraktua për vjeljen e borxheve të kompanisë CEZ. Sipas prokuro­risë, ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme ­përmes një skeme mashtruese. Ismailaj pretendonte se për shpenzimet operative i nevojitej një shumë prej afro 500 mijë euro, që duhet t’i paguheshin nga kompania CEZ për llogari të DIA.

    Këto para konsideroheshin nga Ismailaj si tarifë fikse mujore. Në bashkëpunim me drejtues të lartë të CEZ dyshohet se Ismailaj ka paraqitur fatura për shërbime që në fakt nuk janë kryer dhe rezultonin fiktive. Përmes këtyre faturave fiktive, ai justifikonte kalimin e shumës së majme nga kompania CEZ te DIA, që në fakt i pretendonte si identifikim debitorësh dhe pagesa për shpenzimet operative.

    HETIMET
    Njësia Task-­Forcë është duke e hetuar Ismailajn për pastrim parash, të kryer në bashkëpunim me ish­kreun e bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hajsek. Me shumë gjasë, Hajsek, do t’i shpëtojë akuzës zyrtare, pasi në marrëveshjen mes kompanisë ceke CEZ dhe qeverisë shqiptare ka një nen favorizues për të parët.

    Pas disa hetimesh, prokurorja Antoneta Sevdari iu drejtua Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për sekuestrimin e kompanive të Ismailajt dhe llogarive bankare të tij. Kështu, në një seancë sekrete të mbajtur më datë 16 shtator 2014, gjykatësi Altin Shkurti, firmosi për pranimin e kërkesës së prokurorisë.

    Konkretisht në vendim thuhet se “shoqërisë “Adriatic Development Corporation LTD” në periudhën 2006­mars 2008 në bankën xxx (sot xxx) kishte përfituar transferta në mbërritje në shumën totale 4.598.501 USD dhe 800.000 EUR. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve ishte dërguar nga shoqëria “Hassans Client2ACC”, me adresë “57/63 Line Woll Road, NewYork, USA”, në shumën totale 4.526.228 USD dhe 800.000 EUR. Përveç dërguesit të mësipërm transfertat ishin dërguar edhe nga United Recouces Ag, ST. Gallerstrasse 19, Zvicer dhe DOMINICUS Ag, ST. Gallerstrasse 19, po në Zvicër. Një pjesë të fondeve të përfituara në emër të shoqërisë “Adriatic Development Corporation Ltd”, në një total prej 2.994.376 USD, Kastriot Ismailaj i kishte transferuar të strukturuara në shuma të ndryshme, ku si përfitues ishin kompani dhe persona të ndryshëm në shtete të ndryshme të njohura si parajsa fiskale”.

    Mandej theksohet se, “Nga informacioni paraprak rezulton se përshkrimet në këto transferta ishin të ndryshme si: Pagesa për studime fizibiliteti në projekte minierash; për shërbime ligjore; për shpenzime zyre; për konsulencë; për shpenzime udhëtimi, pagesa për numra telefonash, etj. Drejtoria e Policisë e Qarkut Tiranë disponon informacione të marra në rruge operative se të ardhurat për shoqëritë në emër të Kastriot Ismailaj janë zero”. GSH

    Gazeta Shqiptare

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Sekuestrimi i pasurive të Ismailajt, gjykata merr kohë për të shqyrtuar provat

    TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda nuk merr vendim për kërkesën e Prokurorisë në lidhje me kërkesën për konfiskim të pasurive të Kastriot Ismailajt, administratorit të kompanisë “Debt International Advisory” (DIA) dhe nënës së tij Lutfije Ismailajt. Nga hetimet e deritanishme rezulton se përmes shoqërisë së tij “Adriatic Development Corporation LTD” kontraktuar nga CEZ për mbledhjen e borxheve, Kastriot Ismailaj kishte kryer transferta të dyshimta bankare në drejtim të vendeve që konsiderohen si “parajsa fiskale”.

    Administratori i DIA-s, kompanisë që u kontraktua nga kompania çeke CEZ shpërndarje, dyshohet të ketë përvetësuar përmes skemës mashtruese një shumë prej 4.8 milionë euro, në bashkëpunim me ish-kreun e bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hejsek përgjatë periudhës nëntor 2010-tetor 2011.

    Gjykata e Krimeve të Rënda mori sot ë shqyrtim kërkesën e prokurorisë për konfiskimin e llogarive të shoqërisë “Adriatic Development Corporation LTD” të Kastriot Ismailaj në vlerat 3.2 milionë USD dhe 450.000 Euro, por kërkoi kohë për ta shqyrtuar provat e vëna në dispozicion nga prokuroria.

    Nga verifikimet e të ardhurave të të afërmve të Ismailajt, rezulton së në llogarinë e nënës së tij janë gjetur shuma të konsiderueshme parash, për të cilat është kërkuar konfiskimi.

    (el.sp/BalkanWeb)

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Intervistë për VOA, Rama komenton ÇEZ nga Amerika: Mjegull e opozitës, koalicioni funksionon

    Emri:  618-655x356.jpg

Shikime: 483

Madhësia:  25.2 KB

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga përtej oqeanit situatën e trazuar politike në vend.
    Duke folur në një intervistë për Zërin e Amerikës shefi i qeverisë deklaroi se nuk ekziston asnjë çështje për ÇEZ dhe se gjithçka e përfolur është një tymnaje që po krijohet nga opozita dhe media.

    Rama: “Është një përfolje shumë e madhe dhe mua nuk më mbetet tjetër veçse të përmend atë shprehjen e famshme: “Fali Zot se nuk dinë se ç’bëjnë!” po këtu nuk dinë se ç’bëjnë në fakt që të gjithë edhe ata që akuzojnë dhe ata që komentojnë sepse çështja e ashtëquajtur sepse një çështje ÇEZ nuk ka, është absolutisht e trajtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe marrëveshja e qeverisë shqiptare ka qenë një domosdoshmëri për të çliruar kompaninë nga kthetrat ku ishte terësisht e kapur për shkak të keqadministrimit, një kompani me 1 miliard borxhe të akumuluara dhe për shkak të ndërhyrjeve shumë brutale të qeverisë së mëparshme në çështjet e kompanisë. Për qeverinë shqiptare kjo është një çështje e mbyllur dhe e mbyllur me sukses. Gjithë të tjerat janë pjesë e një çorodie të madhe që karakterizon sot opozitën por edhe median. Sepse medias i takon të bëjë hetimet e veta, leximet dhe konkluzionet e veta për interesin e publikut. Dhe nuk i takon të bëjë këtë ping-pong të shëmtuar nga ku publiku del më i çoroditur”.
    Sa i përket çështjes ÇEZ-DIA, Rama tha se kjo çështje i takon zyrës ligjore dhe se nuk ka asnjë lidhje me qeverinë.
    Rama: Studioja ligjore e sjellë në këtë debat absurd nga media të caktuara ka dhënë një prononcim shumë të qartë dhe ka thënë nuk ka asnjë referencë nominale për kreun e Kuvendit, pikë. Kjo është e gjitha pjesë e punës së bërë nga studioja ligjore në funksion të procesit të zgjidhjes të gjithë problemit të rëndë të trashëguar të ÇEZ dhe nuk ka lidhje fare as me qeverinë shqiptare as me çuarjen në prokurori nga qeveria shqiptare të askujt.Kjo e gjitha është mjegull e ngritur dhe dendësuar dita-ditës nga një zogori burimesh dhe personazhesh që shtrihen nga selia e PD deri tek burime të informacionit që nujk informojnë shqiptarët por deformojnë”.

    ORA NEWS

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Kastriot Ismailaj tregon si i transferoi paratë

    Administratori i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj i hodhi poshtë akuzat për pastrim parash. Në seancën gjyqësore të ditës së sotme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ai tregoi se si i kishte lëvizur paratë për të cilat akuzohet nga prokuroria se i ka pastruar.

    “Nuk i kam sjellë me çanta, siç pretendon prokuroria, por me anë të bankave. I transferova në Adriatic Development Corporation nga shoqëri të tjera që janë jashtë vendit dhe janë në pronësi timen. 6 prej këtyre shoqërive të mia janë në Zvicër”.

    Adriatic Development Corporation është një tjetër shoqëri e Ismailajt. Administratori i DIA –s akuzohet se ka pastruar shuma të mëdha parash nga viti 2006 deri në vitin 2008, përpara se të themelonte DIA –n dhe të firmoste kontratën me kompaninë CEZ, të cilës akuzohet se i ka marrë 5 milionë dollarë.

    Prokuroria thotë se ai është pjesë e një rrjeti të madh të ndërkombëtar të pastrimit të parave. Sipas saj, në 2006 – 2008 ai ka depozituar në Adriatic Development Corporation 4.598.501 USD dhe 800.000 EURO, para këto që sipas prokurorisë e kanë burimin të pajustifikuar. Këto shuma janë marrë ngakompania “Hassans Client2ACC“ me seli në Nju Jork, e cila dyshohet gjithashtu për tranferta të paligjshme në SHBA dhe nga kompanitë United Recouces Ag dhe DOMINICUS Ag me seli në Zvicër.

    Por Ismailaj tha sot në Gjykatë se këto para janë hetuar më parë, kanë rezultuar pa probleme dhe nëse do të ishin pjesë e një rrjeti të pastrimit të tyre do të ishin bllokuar nga bankat jashtë vendit.

    “I kam patur në banka të mëdha në botë. Po të kishte pastrim parash, do të m’i kishin bllokuar këto banka”, u tha ai gjyqtarëve.

    Gjykata i ka bllokuar rreth 5 milionë dollarë Ismailajt dhe familjarëve të tij, si pjesë e hetimit për pastrimin e parave. Ky hetim është i veçuar nga ai i çështjes CEZ.

    HETIMI PËR CEZ

    Kompanisë çeke Kastriot Ismailaj akuzohet se i ka marrë 5 milionë euro nga mbledhja e borxheve. Njëkohësisht e ka dërguar në arbitrazh dhe kërkon 135 milionë euro për prishje të njëanshme të kontratës. Nëse do ta fitojë gjyqin, këto para ai do t’ia marrë shtetit shqiptar, pasi Shqipëria e ribleu CEZ bashkë me borxhet e saj.

    Arbitrazhi me CEZ ka përfshirë në debate të forta politikën. Opozita thotë se marrëveshja e DIA me CEZ u nënshkrua me ndërmjetësimin e Ilir Metës dhe se Ismailaj i ka dhënë rryfshet Metës, siç rezulton nga një shkresë e avokatëve të shtetit shqiptar në arbitrash, referuar një investigimi të rrjetit ballkanik të gazetarisë investigative, BIRN.

    Emri i Metës për lidhje me DIA –n u përmend më vonë edhe nga ish –Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, i cili thotë se kur ishte ministër, Meta i ka kërkuar atij t’i drejtohet me një shkresë CEZ –it për të pranuar DIA –n si kompani të mbledhjes së borxheve.

    LSI i konsideroi akuzat ndaj Metës si skenar për destabilizimin e vendit, me autor Dritan Priftin e Tom Doshin. Spartak Braho, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, u dërgoi një letër krerëve të institucioneve më të larta në vend në të cilë shprehte shqetësimin se Doshi e Prifti po kërcënonin Ismailajn, nëpërmjet gruas së tij, që të implikonte edhe Metën në dëshminë e tij.

    Më vonë, me anë të nënkryetarit Ylli Manjani, LSI e akuzoi DIA –n si sponsorizuese të skenarit për goditjen e Ilir Metës.

    Dëshmia e Ismailajt konsiderohet kyçe përsa i përket implikimit ose jo të Ilir Metës. Opozita thotë se Meta është i shqetësuar pasi dyshon se Ismailaj mund të dëshmojë kundër tij.

    ARBITRAZHI

    Ka mjaft paqartësi mbi të ardhmen e gjyqit DIA – CEZ (sot OSHEE) në arbitrazhin e Vjenës. Ish –drejtori ekzekutiv i DIA –s, pretendon se është kërcënuar nga juristi i OSHEE, Rezat Ruçi. Pala e akuzuar e mohon këtë akuzë. Ish –drejtori nuk është marrë si dëshmitar i mbrojtur nga drejtësia, por ai mbrohet nga policia pasi ndihet i kërcënuar.

    Paqartësitë lidhen me dyshimet se disa segmente të mazhorancës janë të interesuar që ai ta fitojë gjyqin dhe segmente të tjerë jo, pasi në këtë mënyrë ai do t’i merrte shtetit 135 milionë euro.

    Analistë pranë qeverisë kanë artikuluar disa herë se do të gjendet një zgjidhje mes DIA dhe shtetit për arbitrazhin. Por një ditë më parë Kastriot Ismailaj tha prerazi në gjykatë: “Nuk tërhiqem nga çështja në Arbitrazh”.

    Lapsi

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Kush kërkon ta helmojë Kastriot Ismailajn?

    Emri:  burgu_3.jpg

Shikime: 523

Madhësia:  22.0 KB

    Administratori i DIA –s, Kastriot Ismailaj, po i kalon ditët në qelinë e burgut 302 në Tiranë, nën masa të rrepta sigurie. Ai është i vetëm në qeli dhe nuk ka asnjë kontakt me të dënuarit e tjerë. Nuk i lejohet komunikimi në telefon dhe del në ajrim me grup të gatshëm. Ushqimi i kontrollohet rreptësisht, nga frika që ai ka se mos e helmojnë. Jeta e tij konsiderohet në rrezik nga autoritetet.

    Po perse ndihet i rrezikuar Kastriot Ismailaj aq sa ekziton frika se mund të helmohet?

    Administratori i DIA ka disa llogari të hapura. Së pari ai llogaritë i ka me shtetin shqiptar. I kërkon 135 milionë euro dhe për këtë arsye është në arbitrazh me OSHEE (ish –CEZ).

    Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, deklaroi javën e shkuar në një emision televiziv dhe DIA ishte tërhequr nga arbitrazhi, me anë të një shkrese të firmosur nga administratorja Rebeka Gaskin Gain.

    Por një ditë më parë u mësua se z. Gain nuk është më administratore e kompanisë dhe se në këtë pozicion ishte rikthyer Kastriot Ismailaj. Vetë Ismailaj deklaroi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, po dje, ku po gjykohet për pastrim parash, se nuk ishte tërhequr nga arbitrazhi dhe se do t’i shkonte atij deri në fund, për të marrë 135 milionë eurot që pretendon se i detyrohet CEZ (sot OSHEE) nga prishja e kontratës.

    Gjithësesi qeveria shqiptare duket e interesuar për ta gjetur një marrëveshje me DIA –n.

    Së dyti ai është vënë nën shenjestër të sulmeve të Lëvizjes Socialistë për Integrim. Nënkryetari i saj, Ylli Manjani, deklaronte pak javë më parë se DIA ishte financuesja e planit mafioz për të goditur Ilir Metën.

    Kreytari i opozitës, Lulzim Basha tha në fillim të javës se Ilir Meta ishte i frikësuar se mos Kastriot Ismailaj fliste kundër tij.

    Këtë shqetësim e kishte shprehur më parë edhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho. Në letrën drejtuar krerëve të disa institucioneve ai shkruante se Tom Doshi e Dritan Prifti po kërkonin që, përmes kërcënimeve ta detyronin Ismailajn të implikonte Ilir Metën në aferën CEZ-DIA. Kërcënimet ata po i bënin nëpërmjet gruas së tij.

    Bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava dhe deputeti Tom Doshi pranuan se ishin takuar pak ditë para se Braho të shkruante letrën. Por folën për një raport miqësor mes tyre, që datonte 15 vjet më parë. Dritan Prifti i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka deklaruar publikisht se Ismailaj është mik i Metës.

    Ilir Meta dhe drejtues të tjerë të LSI kanë folur për një njohje të hershme të Priftit me Ismailajn.

    Së treti, çështja e pastrimit të parave mund t’i hapë telashe me persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Deri tani prokuroria nuk ka mundur të identifikojë të tjerë të implikuar, por e ka konsideruar Ismailajn si pjesë të një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave.

    Për të gjitha këto arsye, 52 –vjeçari Ismailaj ruhet nën masa të larta sigurie, aq sa i kontrollohet edhe ushqimi. Informacioni që ai zotëron konsiderohet i një rëndësie të veçantë, jo vetëm se mund të implikojë Ilir Metën në aferën CEZ-DIA me anë deklaratash, por edhe për faktin se ai ka lidhje të forta edhe jashtë Shqipërisë.

    Masat e sigurisë i janë shtuar “me urdhër nga lart” shoqëruar me kërkesat për të mos patur kontakte me persona të tjerë, pasi “mund të nxjerrë ndonjë fjalë”. Për këtë arsye ai ndihet më shumë i frikësuar. Tani e sheh veten të ketë kundërshtarë shtetin dhe partinë e ish –mikut të tij, Ilir Meta.

    Ai s’ka më besim tek askush, aq sa dyshon se edhe ushqimet që i dërgon e shoqja në burg nuk janë të sigurta e se me anë të tyre duan ta helmojnë. Ndoshta është vetëm një paranojë…

    Lapsi

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Përse heshtin politikanet dhe shteti për përgjimin e Ismailajt?!

    Nga Blendi Fevziu

    Të gjithë shurdhë dhe të gjithë qorr! Kjo është logoja që mund të shoqëronte një deklaratë të djeshme të gazetarit Artan Hoxha, bërë në emisionin Opinion. I ftuar në një emision për gazetarinë investigative, Hoxha ka lexuar një letër zyrtare të prokurorisë, pjesë e përgjimeve të Kastriot Ismailajt, në të cilën citohej edhe një sms që këtij të fundit i kishte ardhur nga një numër që në atë kohë e dispononte Ilir Meta.

    Hoxha e lexoi vetë sms dhe teksti i saj është i njohur. Nuk ka asnjë dyshim që Hoxha kishte llogaritur që ta publikonte letrën në mundësinë e parë në një vëmendje maksimale siç është ajo televizive. Sot ai ka fikur telefonin pasi ka hedhur ne Facebook e tij disa prej letrave zyrtare. Rasti e solli që dje pas emisionit, t’i hedh një sy për pak minuta dhe të fotografoj me celular disa prej letrave të tij.

    Letra të firmosura nga prokurori dhe oficeri i policisë gjyqësore, letra ku shënohej vendimi i gjykatës për vënien në përgjim të numrit dhe ku në kllapa shënoheshin emrat e personave që flisnin me Ismailajn. Kishte ndër to disa emra politikanësh, disa emra gazetarësh të njohur e po ashtu botues me ndikim në atë kohë, që kishin rënë në rrjetën e përgjimit, me apo pa shkak. Thjeshtë për një telefonatë.

    Kishte shumë biznesmenë dhe njerëz që flisnin për milion dollarë dhe për investime nga Tanzania në Afrikën e Jugut. Për blerje minierash floriri dhe për investime në Shqipëri që s’janë bërë kurrë. Ishin vetëm pak fletë të një dosje, që një burim shumë i informuar i huaj, i ka konfirmuar Opinion.al se përbëhet prej afro 8000 faqesh. Një dosje për të cilën askush nuk di të thotë se ku ndodhet, kush po e heton dhe çfarë ka brenda.

    Nuk ka asnjë dyshim që publikimi i dosjes synon goditjen e Metës nga kundërshtarët apo partnerët e tij politikë. Kjo gjë mbetet e paqartë. Për faktin që i vetmi që u përmend është Meta, ndërkohë që në dosje figurojnë edhe emra të tjerë. Por më e rëndësishme se sa beteja politike dhe goditja ndaj Metës që tashmë nuk është e re, ka një seri pikëpyetjesh dhe çudish që shoqërojnë këtë histori. Një histori që të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin dhe nuk e dëgjojnë!

    I pari hesht Meta. Meta duhet të thotë nëse përgjimi është i vërtetë apo i montuar. Nëse është i vërtetë çfarë ka dashur të thotë me të dhe cili ka qenë kuptimi!

    I dyti hesht Prokurori, që nuk shpjegon se si është lënë në përgjim një njeri me imunitet deputeti, ende në fuqi në vitin 2008?! Si e ka bërë këtë pa vendim gjykatë (Nëse besojmë versionin që Hoxha deklaroi dje) dhe mbi të gjitha si e ka transkriptuar kur nuk ka pasur leje ligjore për këtë?

    I treti hesht Parlamenti, të cilit i është përgjuar pa leje një deputet dhe kjo përbën shkelje të ligjit!

    I katërti hesht shteti, të gjitha strukturat e tij, që nuk tregojnë se si ka dalë një dosje e mbyllur me vendim gjykate dhe e destinuar të asgjësohet, nëpër media?! Si mundet dokumentet e shtetit të qarkullojnë kaq lirshëm edhe kur bëhet fjalë për përgjime delikate, ku përfshihen edhe njerëz që nuk kanë lidhje me çështjen, por janë thjeshtë miq të Ismailajt?! Kush e ka nxjerrë dosjen? Prokuroria? Gjykata? Policia? apo të gjitha nga pak? A është nxjerrë dosja për shantazh dhe ndaj kujt do vijojë më pas ky shantazh? Askush nuk e sheh dhe askush nuk e dëgjon!

    Hesht opozita që zakonisht flet për gjithçka por kësaj herë bën sikur nuk e ka mendjen ose sikur nuk e ka parë! Nuk ka folur ende. As për të dhënë një version të sajin.

    Hesht Kryeministri, i cili si në rastin e parë sërish ndihet jashtë çështjes dhe vijon të qëndrojë jashtë, edhe pse bëhet fjalë për aleatin e tij kryesor! Nuk ka folur deri tani. As për ta mbrojtur.

    Heshtin të gjithë këta që akuzojnë median vend e pa vend, por sot po flet vetëm media. Me aq fuqi sa ka ajo. Të tjerët heshtin dhe nuk shikojnë! Ose dinë më shumë se sa dimë ne…

    Opionion

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,483

    Për: Opozita: Kastriot Ismailaj ka pastruar para për llogari të Ilir Metës

    Si po shkon hetimi nderplanetar i CEZ-it.

    U aprovua drafti i dekriminalizimit me reformen e komisionit te Venecias ? Pakti i Varshaves a eshte dakort me propozimin e Berishes ?

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Akuzat ndaj Metës për “CEZ”, avokati i OSHEE: Gënjeshtra të qëllimshme

    Studio "Clifford Chance" në cilësinë e këshilltarit kryesor të OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA i ka dërguar një letër ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe administratorit të OSHEE-së, Ardian Çela.


    Në këtë letër, zyra avokatore thekson se, pavarësisht se nuk ka reaguar ndaj shkrimeve në media, siguron se nuk ka asnjë të dhënë që lidh kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta me veprimet korruptive të DIA-s, apo administratorëve të saj.

    “Në këtë dritë është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashtrimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të Nderuarit Kryetar të Parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit. Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashtrimeve tona. Ju do të kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh z. Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktuale. Në çdo rast, përfshirë përpjekjen e fundit frenetike të oponentëve të OSHEE-së për te shkaktuar konfuzion publik, ato dështuan dhe procedimi përfundoi me dhënien e vendimit përfundimtar të arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015”, thuhet në letrën e Clifford Chance.

    / Top Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  20. #40
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Akuzat ndaj Metës për “CEZ”, avokati i OSHEE: Gënjeshtra të qëllimshme

    Po mire e kane keta, i falen gati 600 milion euro CEZ-it dhe tani na e nxjerrin te pafajshem!

    Nejse Metes i doli videoja ashiqare të perfshire ne afere korruptive, nderkohe qe gjykatat e shpallen te pafajshem! Prova ishte e manipuluar
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •