Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253

    Paradokset e Zenonit

    hi

    Zenoni, eshte i famshem sepse beri disa kunderpergjigje per akuzat qe i beheshin mesuesit te tij, Parmenidit. keto kunderpergjigje ai i beri ne forme paradoksesh ku hidhte idene se levizja eshte nje iluzion, koha eshte relative....etj. besoj se eshte shume e qarte shembulli i breshkes dhe Akilit....nejse.... a mund te konsiderohet vertete iluzion koha, levizja etj etj.????????

  2. #2
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Koha iluzion?!
    Mund te them se jeta e gjithsecilit nga ne eshte perjetesia e kohes. Nuk i njoh fare keta Zenonet dhe torite e tij, por po qe se ke nerva dhe mund te thuash dicka me konkrete.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #3
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Tung!
    Shume interesante tema. Paradoksi i Zenonit "Akili dhe Breshka" eshte ai i Levizjes.

    Breshka dhe Akili bejne nje gare vrapimi dhe Beshka niset me pare nga Akili. Pasi breshka ka bere nje pjese rruge Akili niset dhe ne, ne baze te pervojes sone, meqenese Akili eshte i Shpejti e dime se do te mberrije ne finish me shpejte nga Breshka.

    Por Zenoni arsyeteon keshtu: ne momentin kur Akili niset Breshka ka shkuar ne nje pike A, dhe Akili mberin ne kete pike shume shpejte. Por nderkohe Breshka ka levizur prape nga kjo pike A ne nje pike A1 dhe Akili perseri mberrin ne kete pike A1 kur nderkohe breshka ka shkuar ne nje pike A2 e keshtu me rradhe... Ne mund te ndajme largesine deri ne fisnish ne nje pafundesi pikash dhe si rrjedhim Akilit do mberrije ne keto pika pas Breshkes.

    Ne fakt ky problem u thellua me tej ne vete ceshtjen e Levizjes: nese ne mundemi ta ndajme hapesiren, largesen ne nje infinit pikash atehere kur ndodh levizja, zhvendosja e Akilit, pra kalimi ne hapesire nga nje pike A ne nje pike B? Hapesira mes tyre eshte infinit e ndashme keshtu qe nuk mund te kemi nje zhvendosje.
    Me e qarte kjo duket tek Paradoksi i tij per Shigjeten qe leviz nga nje pike A ne nje pike B. E njejta llogjike aplikohet dhe ketu, pra kur ndodh ne te vertete levizja e shigjetes nese ne e ndajme hapesiren ne nje infinit segmentesh?
    Tani dihet se hapesira dhe koha nuk jane te ndara, dhe sipas Ajnshtajnit zhvendosja e trupit nuk eshte vecse perkulje e hapesire-kohes. Ketu do ftoja nje njohes te mire te Fizikes te na jepte nje shpjegim me te sakte, psh Emigrantin.

    Nje foto e Zenonit nga Elea
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    nuk e di kush e shkruajti i pari por me thene te drejten kohen edhe mun dta marresh si iluzion pasi nese mendon se nje minute ka 60 sek, dhe 1 sek ka nje njeqindeshe tjeter si ndarja dhe pastaj ky fraksion ka nje ndarje me te vogel dhe keshtu me rradhe, koha do te dilte si diēka abstrakte. ne rradhe te pare me vjen shume keq (me fal qe ta them) per injorancen tende kur thua qe nuk i njoh keta Zenonet. ai i shkreti nje ka qene dhe me duket se e kam thene i beri keto paradokse si kunderpergjigje qe i beheshin mesuesit te tij Parmenidin i cili supozonte te njejten gje. jane gjithesej 4 paradokse:
    1. hipodromi ku thuhet (shkurtimisht) se si mund qe te pershkruhet nje nr i pafundem pikash ne nje interval te caktuar kohe
    2. Akili dhe breshka (qe e tha zoteria)
    3.Shigjeta
    4.kjo eshte ndoshta me interesantja
    relativiteti i kohes
    Zenoni thoshte se nese kemi tre trena.te tre jane me 8 vagona. i pari eshte i ndaluar, i dyte niset ne nj drejtim te kundert me te tretin. vagoni i dyte ka njeshin e tij aty ku eshte katra e vagonit te pare, ai i treti niset aty ku eshte njeshi i te dytit. nuk e di sa i qarte jam dhe sa mund t6e kuptohet por kur te tre trenat do te barazoheshin i dyti do te kishte bera 4 vagona "kohe" ndersa i treti 8 vagona "kohe". pra del se 4=8??!?!?!?!?!?!?!?!?!? prandaj ketu qendron relativiteti i kohes. nuk i futemi per analize atyre koncepteve te tjera. une vetem nje gje dua te di :

    A ESHTE VERTETE KOHA DICKA ABSTRAKTE? A EGZISTON VERTETE AJO?
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  5. #5
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Rapper

    Pse duhet te gjykosh ne menyre abstrakte nese nje gje eshte apo jo abstrakte?
    Ne fillim, per njerzit koha ishte "i ngrohti" dhe "i ftohti", d.m.th behari dhe dimri., nata dhe dita.Kaq ishte menyra e te konceptuarit te kohes se njerezit s'kishin aq shume tru sa te interesoheshin per shume gjera.Pastaj dite-naten e ndame ne 24 ore per arsye praktike, qe ti ta dish qe kur vete nga Fieri ne Tirane te duhen 3 ore me autobus, e ndame edhe oren ne minuta, qe kur te vish ne Vlore ta dish qe e ben rrugen per 40 minuta, dhe keshtu vazhdojme me sekonda, te mijtat e sekondes etj.Thone se kane llogaritur shpejtesine e thithjes nga "gropat e zeza" qe eshte edhe me madhe se shpejtesia e rrezeve te diellit , dhe atehere , do te duhet te merren ne konsiderate edhe te 1000000-tat e sekondes.Arrijme ne ndarje te vogla te kohes sespse i intereson njerezimit.Bota ka perparuar, nuk eshte me ajo e kohes se Zenonit.
    ...niente che amassi di piu'...

  6. #6
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Patjeter qe koha eshte dicka abstrakte.
    Njerezit kane filluar duke e matur kohen me ane te fenomeneve natyrore - dita, nata, stinet... -, me pas me ane te hijes se diellit, me vone me ane te mekanizmave me sofistikuar... Pavaresisht nga saktesia e ketyre mjeteve, asnjeri nuk ka mundur te shpjegoje se cfare mat ne te vertete, se cfare eshte koha. Sidoqofte, dihet se eshte njeriu ai qe i jep gjithe rendesine kesaj vlere mbi te gjitha fale fakultetit qe ka ky i fundit per te menduar te "ardhmen". Per me shume nje nga pershkrimet e njeriut eshte : kafsha qe arrin te mendoje nje dimension tjeter te kohes, te ardhmen.

    Gjithesesi fizika kuantike tregon se ka nje kohe nen vleren e se ciles koha nuk ka kuptim ; me saktesisht, perderisa kohe mund te kete vetem midis dy ndryshimesh, sado te vogla qofshin keto, egziston nje kohe nen te cilen nuk mund te kete asnje ndryshim : "Koha e Planck-ut", 5,4 10-44 sekonda (10 ne fuqi minus 44). Kjo eshte kufiri i kohes, te pakten per fiziken kuantike.

    Sa per paradoksin e Zenonit, ai mund te zgjidhet me ane te nje formuleje te thjeshte matematike por mbi te gjitha epoka e Zenonit nuk ishte ne dijeni per paradoksin bashkekohor : shuma e fenomeneve te pafundte ( infinite) eshte nje shume e fundshme (finite).
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #7
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Korcari.
    Po te benim te njejtin arsyetim si ben ti me kohen edhe me njesite e tjera baze do te arrinim ne perfundimin se edhe gjatesia,pesha,etj., do te ishin abstrakte si koha.Atehere, ne c'bote jetojme ?
    ...niente che amassi di piu'...

  8. #8
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Pa beje njehere kete arsyetimin.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #9
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Arsyetimin mund ta besh vete sipas menyres sate.Zevendeso fjalen "kohe" me " peshe" , ndaj kilogramet ne grame e ne te miliontat e gramit si bere me sekondat .
    Nese arsyetimi qe do te besh do te jete i bindshem do te thote se do ta nxjerresh edhe peshen si koha dicka absurde. Perkundrazi, nese arsyetimi nuk do te jete i kenaqshem, do te thote se e ke patur gabim qe me pare.sepse kur te thashe "po te benim te njejtin arsyetim" ,sigurisht qe i drejtohesha arsyetimit tend.

    Une nuk do te guxoja te thosha qe njesite baze jane absurde.
    ...niente che amassi di piu'...

  10. #10
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Efendi!!!

    Cfare prallis mor te keqen lali?
    Ai arsyetimi qe bera une eshte u imi vetem ne forum, sepse eshte nje arsyetim i huazuar nga fizika kuantike. E ke idene se cfare eshte kjo e fundit zoteria jote, apo duhet te ta shpjegoj une?
    Arrin ta besh dallimin midis nje njesi kohe dhe nje njesie peshe, me llogjiken tende? Skane asgje te perbashket. Pastaj lexoje mire, une nuk thashe koha eshte absurde sepse ka nje limit...
    Sidoqofte edhe pesha ka nje kufi : edhe kjo demonstrohet nga fizika kuantike e cila thote se ne kerkimin qe behet per "gjithmone me te voglin" - quarci per momentin, i cili ka gjithashtu nje "peshe" - ka nje kufi si rrjedhoje e pamundesise te depertimit te "mureve ndaluese". Ka akoma mundesi per zbulimin e akoma me te voglit por do te vije nje moment ku do te behet e PAMUNDESHME per shkak te, po e perserit edhe njehere, mureve ndaluese.
    Pesha, zoterote, eshte dicka, nje njesi, e bazuar ne masen e trupave, pra MATERIALE. Po e le me kaq se sdo rri te te mesoj ty.
    Ti mos hajde ketu dhe ja keput siē te vjen permbare, se nuk ke seē ben, si kalamajte.

    P.S. Ka nje URGJENCE per sa i perket nje lloj semundjeje virtuale qe po perhapet tej e ndane ; mbase eshte nje virus por eshte duke prekur trute e njerzeve : e kam fjalen per "hajvanizimin"...
    Duhet parashtruar mire ky problem. Jane te pakte ata qe jane duke u munduar ti gjejne ilaē. Mobilizohuni o njerez!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  11. #11
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Korca
    Une po i thosha gjerat ashtu si i mendoja.

    MOS ME FOL PER HAJVANIZEM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 04-05-2003 mė 01:31
    ...niente che amassi di piu'...

  12. #12
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Do te doja te thosha nje here te fundit mendimin tim te kjo teme,pa deshiren per ti mbushur mendjen ndokujt se eshte keshtu si them une dhe pike.
    Koha nuk eshte abstrakte e nuk eshte dicka qe nuk ekziston.Pyetjes se a ekziston ajo ne te vertete do t'i pergjigjesha me plot gojen "PO".


    P.s
    Per te shkruajtur kete me lart m'u deshen 3 min.Nese dikush mendon se une thjesht kam iluzionin se e shkruajta per 3 min...,se kjo kohe ishte nuk ekzistoi...nuk di cfare te them...
    ...niente che amassi di piu'...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Ja po te them kete tjetren une
    qe ka lidhje me ate qe thua ti se hap ca tema interestorante
    sokrati qe ka qene gjeni mbi gjeni nqs ka ekzistuar vertet kuptohet se ai sla gje te shkruar po ai kishte mendimin se une dhe ti dhe te gjithe si njerez, kur vijme ne bote kemi ne trurin tone te lindura idete... kjo domethene me pak fjale qe ti e dije se cfare ishte nje kale para se ta shikoje per here te pare shembelltyren e nje kali dmth formen e tij dhe pershkrimin e detajuar, po ne momentin e pare qe ti e shikon kalin dhe provon me ane te shqisave se cfare eshte kali, atehere ideja e cila ka ekzistuar qe kur u linde ne trurin tend aktivizohet dhe kali eshte tashme kale... shpresoj te te pelqeje
    ReSpEkT
    MtrX ubicumque felix

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Koha nuk ekziston.
    Matja e saj eshte thjesht konvencionale.
    Koha eshte abstrakte.
    Laguna Blu

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Shpirta per mua dhe per ty dhe per te gjithe te mencurit e tjere qe flasim ketu dhe per te gjithe te mencurit e tjere qe nuk flasin ketu, fatkeqesisht koha ekziston dhe jemi brenda nje gracke...
    Jemi te gjithe te denuar me vdekje nga koha...
    Pse mendon ti qe koha nuk eksizton, argumentoje...
    Do te duhet te vije fundi qe ta marresh vesh qe koha paskerkesh (a e thashe sic duhet formen habitore te kesaj folje apo jo ) egzistuar...
    ReSpEkT
    MtrX ubicumque felix

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    E kuptoj kohen habitore
    Koha e jetes sone eshte e matshme per ne por KOHA si nocion nuk ekziston.
    Une kam ndjere dicka nje dite te vrenjtur me shi. M'u kujtuan vitet e para te fakultetit dhe m'u kujtua si qene ato KOHERA , se nuk kthehen me dhe se ishte ndryshe , te tjera ndjenja, te tjera emocione...etj Pra cdo gje raportuar ne kujtimet dhe ne ekzistencen time (materiale-fizike) Pastaj mendova po sikur te mundja te kthehesha atehere? Po nese une nuk mundem ,atehere ne ate dite pikerisht ne te cilen mendohesha, dikush tjeter ndjen te njejtat gjera sic ndjeja une dikure dhe se ajo kohe qe qe e shkuar per mua , per te eshte e tashme!Pra KOHA (vjeshte me shi) qe e njejta vetem une isha e raportuar ne tjeter koordonate lidhur me te.
    Nuk e di ne me kupton.
    Tani po iki se nuk kam me durim.
    Laguna Blu

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    e kapa ...
    arsyetim me vlere, koha qe perceptojme ne si e kaluar nuk ekziston, per te mos diskutuar fare per te ardhmen, qe eshte dhe me e paqarte...
    koha vetem sa te le pasoja...
    ta zeme se ti fitove llotarine para dy muajsh ose nje viti a ku di une se kur ne te kaluaren...
    ajo kohe abstrakte ashtu si ti e percepton, te ka vlejtur qe te besh ndryshime tek vetvetja ne te sotmen, ne kuptimin material, it bleve nje makine nje shtepi a ku di une se cfare tjeter ne te sotmen...
    koha si dimension i 4 eshte diskutuar gjithmone, dhe nqs keni parasysh sistemin 3 dimensional ne nje grafik me 3 boshte, koha eshte dimensioni i 4 po ama nuk di nese shprehet fare edhe me grafik...
    koha modelon... me nje fjale ben c'ti doje qejfi me ty...
    MtrX ubicumque felix

  18. #18
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    i dashur mtrx
    kjo ide qe thua ti eshte hedhur nga ajnshtajni dhe ai e ka quajtur kete universitet i kubezuar duke hedhur idene se universi perbehte nga 4 permasa gjeresi, gjatesi, lartesi dhe kohe.
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    po tamam, ai eshte ideatori i kesaj teorie...
    une nuk thashe se e shpika vete...
    MtrX ubicumque felix

  20. #20
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    pra si perfundim i te tera pergjigjeve tuaja ju mendoni se koha egziston?
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Stavri Pone
    Nga Oriola Rama nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 14:01
  2. Paradokset semantike
    Nga Vampirique nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 08-02-2006, 11:21
  3. Paradokset e varfėrisė
    Nga BOKE nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2004, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •