Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Raporti: "Shqipëria, vendi më i varfër në Europë edhe për 10 vjetët e ardhshme"

    Raporti ogurzi: Shqipëria, vendi më i varfër në Europë edhe për 10 vjet

    “Shqipëria do të vazhdojë të mbetet mes vendeve më të varfra në Europë edhe për dhjetë vitet e ardhshme”.

    Raporti ogurzi vjen nga BMI-FITCH, një kompani gjigande e kërkimit dhe analizimit të tregut dhe ekonomisë.

    Normat e ngadalta të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) do të garantojnë që Shqipëria të mbetet mes vendeve më të varfëra në Europë gjatë dekadës së ardhshme, sipas një raporti të fundit të BMI Research, një kompani e grupit të njohur ndërkombëtar të renditjes, Fitch rating.

    Një mbështetje e tepruar në konsumin privat nuk është optimale, duke pasur parasysh nivelin e dobët të zhvillimit të sektorit të konsumit, që është relativisht i ri, ndërsa progresi i dobët në zbatimin e reformave strukturore do të dëmtojë panoramën afatgjatë ekonomike të vendit.

    Nga një prej ekonomive më të mbyllura në botë nën komunizëm, që përfundoi në vitin 1992, Shqipëria ka rritur hapjen e saj të tregtisë gjatë viteve të fundit. Shqipëria ishte një nga të vetmet vende evropiane që shmangu një recesion gjatë krizës globale ekonomike, dhe ka përmirësuar edhe marrëdhëniet me vendet fqinje. Progresi në secilën prej këtyre fushave u shpërblye në vitin 2014, kur Shqipëria mori statusin kandidat i BE-së.

    Përkundër këtij përparimi, BMI Research mbetet më pak optimist rreth perspektivave të rritjes në të ardhmen e vendit. Çështjet e trashëguara nga epoka komuniste ende vazhdojnë. Korrupsioni mbetet një plagë në të dy qeveritë dhe biznesin, dhe ndikon mbi atraktivitetin e Shqipërisë si një destinacion për investime. Burokracia e vendit është e lartë, dhe tregu i punës është tepër i varur nga sektori publik për punësim.

    Administrateve të njëpasnëshme u mungon progresi për të zgjidhur këto probleme dhe kjo nënkupton se administrata aktuale e udhëhequr nga socialistët do të bëjë vetëm hapa në tentativë në zbatimin e reformave strukturore në vitet në vijim. Angazhimi i BE-së për të mos pranuar anëtarë të rinj për pesë vjet, duke filluar nga viti 2015 mund të reduktoijë më tej nxitësit për qeverinë për të zbatuar reforma të dhimbshme.

    Si rrjedhojë, raporti konkludon se procesi i konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se vendet e BE për të kapur gradualisht nivelet e mesatares europiane), po e humb ritmin dhe Shqipëria parashikohet që edhe për 10 vjet do mbetet ndër më të varfërat në Europë.

    Monitor

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Raporti: "Shqipëria, vendi më i varfër në Europë edhe për 10 vjetët e ardhshme"

    Po pas 10 vjetesh ke do kalojme se e kam te veshtire te gjej ndonje vend ne Europe te ngjashem me ne?

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •