Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Çerciz Topulli “Letër e një mëmëdhetari “

    Çerciz Topulli “Letër e një mëmëdhetari “






    E fëlliqura Turqi shqiptarët i ka rrjepur e varfëruar keq sa që mund të themi se varfëri e vobësi si e shqiptarëve nuk gjendet gjëkundi. Pa shtëpi, pa gjë, pa mësim e pa më të voglën shpresë kanë mbetur, edhe prap pagesë të rëndë i paguajnë Turqisë e cila i merr ushtarë që të vejnë e vdesin nga klima dhe shigjetat e Mahmut Jahjait në Arabi. As udhë s’kemi, as ura, as mesonjëtore as ndonjë të mirë për vendin tonë ka bërë gjerë më sot Turqia. Të gjitha të hollat që mbledh i dërgon në Stamboll dhe çdo nëpunësi të saj i ka dhënë lejen të rrjepë gjendjen në çdo udhë të mundur…"
    (Gazeta "Drita" Nr. 86, dhjetor 1906).

    Dhe po në këtë artikull duke u bërë thirje bashkëkombasve të vet që t’i lanë menjanë përçarjet dhe dasitë fetare, Çercizi shkruan tekstualisht; "Duhet të bëjmë kurban, sakrificë e gjdo gjë që kemi, që të shpëtojmë nga Turqia. Dua prap të them, se vdes për nji shqiptar të krishterë, se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona, ndërsa me turqit ndryshojmë si dita nga errësira, si jeta nga vdekja!”.

    Çerciz Topulli “Letër e një mëmëdhetari “ (botuar në Gazeta “Drita”, Sofje 1906)

  2. 3 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    2043 (31-08-2015),cool_shqype (31-08-2015),jarigas (30-08-2015)

  3. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Çerciz Topulli “Letër e një mëmëdhetari “

    .....epo ec e fol me krimbat e osmanllinjve se...!!
    Jarigas

  4. #3

    Për: Çerciz Topulli “Letër e një mëmëdhetari “

    Pikerisht ashtu. Linku me poshte permban nje shkrim me permbledhje nga vete kronikanet turq (nuk di ta numeroj sa here e kam thene ne kete forum qe kane qene vete kronikanet turq ata qe kane dokumentuar masakrat ndaj shqiptareve). Aty le ta lexojne mire turkoshaket se cfare kobi ka qene sundimi turk ne keto toka. Cfare mallkimi qe nuk po shuhet akoma.


    http://www.forumishqiptar.com/thread...resa-Shqiptare

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Çerciz Topulli “Letër e një mëmëdhetari “

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin


    E fëlliqura Turqi shqiptarët i ka rrjepur e varfëruar keq sa që mund të themi se varfëri e vobësi si e shqiptarëve nuk gjendet gjëkundi. Pa shtëpi, pa gjë, pa mësim e pa më të voglën shpresë kanë mbetur, edhe prap pagesë të rëndë i paguajnë Turqisë e cila i merr ushtarë që të vejnë e vdesin nga klima dhe shigjetat e Mahmut Jahjait në Arabi. As udhë s’kemi, as ura, as mesonjëtore as ndonjë të mirë për vendin tonë ka bërë gjerë më sot Turqia. Të gjitha të hollat që mbledh i dërgon në Stamboll dhe çdo nëpunësi të saj i ka dhënë lejen të rrjepë gjendjen në çdo udhë të mundur…"
    (Gazeta "Drita" Nr. 86, dhjetor 1906).

    Dhe po në këtë artikull duke u bërë thirje bashkëkombasve të vet që t’i lanë menjanë përçarjet dhe dasitë fetare, Çercizi shkruan tekstualisht; "Duhet të bëjmë kurban, sakrificë e gjdo gjë që kemi, që të shpëtojmë nga Turqia. Dua prap të them, se vdes për nji shqiptar të krishterë, se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona, ndërsa me turqit ndryshojmë si dita nga errësira, si jeta nga vdekja!”.

    Çerciz Topulli “Letër e një mëmëdhetari “ (botuar në Gazeta “Drita”, Sofje 1906)

    Darius je i papam ca her. Cerciz Topulli ne shkrimin me siper flet troc per fen e ti thu mos flisni per fen se jemi ke forumi historis

    Me thuj kush nuk e ka rejp dhe nuk e ka shkatrru shqiprin?

    Greku?
    Serbi?
    Zogu?
    Italjoni?
    Gjermoni?
    Enver Hoxha?
    Sali Berisha?
    Edi Rama?

    Pse Turqit duhet t'ishin me mir se kto t'tjeret me siper? Si duket shqiptarve i lezeto kur i rjepin ndaj dhe jemi kto qe jemi sot.

    N'kohen e turqve ka pas shqiptar bejler e agallar qe kan pas qypat me flori sa me ndertu 1000 her rruget e shkollat e infrastrukturen shqipris por thuj qe jena popull derdimen e injorant. I pari qe u tregu i shkathet ishte zogu qe jua mori florinin me kopil'llik duke ngrejt cmimin e fronges prej letre mo teper se frangat e florinit. Pastaj erdh dhe xhaxhi Enver qe jua mori t'gjitha paret me dhun. Se kuptoj sa qejf kena me u mor me historin e para 200 -600 vjetve kur ne akoma po na rjepin e shk******** shqiptaret ton qe i kena dhon voten me qejf.

  6. #5

    Për: Çerciz Topulli “Letër e një mëmëdhetari “

    Cercizi flet per luften kunder turqve. Nuk eshte faji im qe ti do te lexosh ate qe do ti dhe jo ate qe thuhet.

    Duhet të bëjmë kurban, sakrificë e gjdo gjë që kemi, që të shpëtojmë nga Turqia. Dua prap të them, se vdes për nji shqiptar të krishterë, se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona, ndërsa me turqit ndryshojmë si dita nga errësira, si jeta nga vdekja!”
    Nese permend feja shkarazi ajo eshte ne kontekst me ate ai qe thote per sundimin turk dhe zgjedhen qe ka populli nga ky sundim. Se ca lidhje ka Cerciz Topulli me italianin apo gjermanin, Enver Hoxhen, Berishen e Ramen, ate vetem ti mund ta gjesh.



    Nese ty te vret syte ajo qe ka thene Cercizi atehere hap nje teme tek Toleranca Fetare dhe trajtoje ne kendveshtrimin fetar. Na lodhet e fryte koken me keto nderhyrje vend e pa vend. Mesohuni ore njeri te lexoni e te respektoni nenforumet.

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çerciz Topulli “Letër e një mëmëdhetari “

    Letra e rrallë e Çerçiz Topullit e 1908/ Lini mënjanë gjakrat, mëritë e kusarllëqet

    Emri:  vnvbnvbvrrr.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  44.5 KB

    Luftëtari i çështjes kombëtare, Çerçiz Topulli (1880 – 1915), përmes gazetave të kohës u është drejtuar shqiptarëve që të jenë unikë e t’ju kundërvihen grekomanëve dhe turkomanëve. “Sot është koha t’i tregojmë gjithë botës së qytetëruar që shqiptarët janë ata më të mirët njerz dhe i meritojnë të drejtat që kërkojnë”, thotë ai në letrën e shkruar në janar 1908, të cilën mund ta lexoni të plotë më poshtë.

    “Drejtuar bashkatdhetarëve të tij, Janar 1908 “

    E ndershmja gazetë “Drita”, sikundër edhe gazetat shqipe, e kanë treguar kthjellët programin e Komitetit e të komitave shqiptarë, andaj gjithë veprat tona të motit që shkoi ishin pas urdhërit të komitetit, në të përhapurit e ndjenjave kombëtare mbi gjithë anët të Shqipërisë, të cilat për gëzim të mëmëdhetarëve, e për nakar të armiqve, kanë përparuar shumë dhe rrënjosur në çdo zemër shqiptari. Sa për gjakun e Spiro Kosturit , pa fjalë që e kërkojmë dhe do ta marrëm siç duhet nga të vërtetët shkaktarë e jo siç pandehin edhe thonë grekët nga dhespotlerët që ndodhen në Shqipëri.

    Dhespotlerët e gjithë krerët e çdo feje nderohen prej shqiptarëve dhe kurdoherë do t’i nderojmë dhe do t’i mbrojmë, po vetëm u lutemi të mos nakatosen në çështjet kombiare e të bëjnë propagandë për Greqinë, Turqinë e për të tjerat. Për vrasjen e Fotit, është i ditur shkaku, andaj mos pandehin grekët që programi i Komitetit është për të vrarë dhespotlerë, se ashtu më 24 orë këmbë nuk mbetet. Dy-tri herë i patëm në dorë dhespotin e Korçës e atë të Konicës, po as ndër mend nuk na shkoi një punë e tillë.

    Despotit të Konicës nuk është e vërtetë që ju bë pusi, këto janë gënjeshtra të pakripura të grekëve e vetëm kur të vërtetohej një lajm që na dhanë për vrasjen e Riza beut, mund ta dridhte bishtin si Foti, po si u siguruam që s’ka gisht, asnjë frikë të mos ketë nga komitat shqiptarë.

    Sa për vrasje të pafajme, siç bëjnë rufjanët grekë mbi gra e fëmijë, është jashtë programit tënë, se asisoj mund të vrasim në çdo ditë nga 100 grekë, që ndodhen në Shqipëri, po këta i numërojmë vëllezër pa ndonjë ndryshim, se edhe këta as emrin s’duan t’i dëgjojnë Greqisë e s’mund të ndahen prej nesh. Shpresojmë që këtë verë të dëgjohen dhe nga këta të bashkëpunojnë nën flamur të komitetit shqiptar edhe atëhere do të mos mundin të thonë grekët asgjë.

    Grekët e dinë fort mirë që në Shqipëri nuk ka përveç shqiptarë, sa për fetë e kuptuan që shqiptari i nderon të gjitha, po më shumë Shqipërinë edhe bashkë: muhamedane, ortodoksë e katolikë përpiqen për qëllimin e shenjtëruar. Kjo duket që i mahnit grekët kur shohin që komitat janë prej gjithë feve.

    Sa për të fëlliqurit turkomanë e grekomanë këta numërohen me gisht dhe vetëm interesat e poshtra i mbajnë larg qëllimit. Po sa para u bën lëkura këtyre gomarëve të zgjebosur? Për këta tradhëtarë e këpucëgrisur nuk ka tjetër përveç shpagim të tradhëtisë. Motin që shkoi nuk u përpoqëm dot me andartët, me gjithë të ndjekurat që bëmë në ato vende ku kishin shëtitur përpara.

    Vetëm 4 komita nga Devolli u përpoqën me 35 andartë nga të cilët u vranë dy. Këtë mot, shpresojmë të mos dëgjohet as emër andarti grek në Shqipëri. Moti 1908 do të jetë i lumtur për Shqipërinë, andaj besojmë se është e teprt t’u kujtojmë detyrën që kanë mëmëdhetarët për të mbushur, se dita për dita ushtëria shtohet dhe duhet ndihmuar Komitëti për qëllimin e shenjtëruar.

    Edhe me qenë fjala për detyrë, duhet përmendur shqiptarëve të brendshëm që nuk bëjnë përveç detyrën duke pritur komitat nëpër shtëpit dhe jo të pandehin që e bëjnë këtë miqësisht. Po për fat të keq ndodhet, edhe gjer më sot, nga ndonjë shqiptar i çnderuar i cili, duke pritur komitat në shtëpi, shpreson t’i shpien ndonjë gjë të vjedhur. Shkoi ajo kohë dhe është turp i madh të ushqejnë të këtilla qëllime, andaj i këshillojmë të heqën dorë se komiteti kusarët do t’i ndjekë gjithë si tradhtorët.

    Sot është koha t’i tregojmë gjithë botës së qytetëruar që shqiptarët janë ata më të mirët njerz dhe i meritojnë të drejtat që kërkojnë, andaj lini mënjanë gjakrat, meritë e kusarllëqet dhe rrethohuni flamurit të nderuar për shpëtim të mëmëdheut. Ju lutemi pritni nderë që ju ruajmë.

    Shërbëtori i Kombit. Kryekomit Çerçiz Topulli”.

    Lapsi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •