Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Humor nga glaukus_001

    Historia e Partise se Hajrit (rated R )
    ----------------------------------

    Pasi mbaroi universitetin me korrenspondence, Qazimi mendoi se kishte ardhur momenti per te gjetur nje pune me te mire. Shkollen e larte e kishte pasur gjithnje enderr por koherat kishin ndryshuar. Fabrika e kepuceve ku ai kish marre rrogen per vite me rradhe , kish falimentuar.
    Kishte rreth nje vit qe punonte si roje ne nje firme te huaj ndertimi. Gruaja e tij Liljana ishte mesuese ne nje gjimnaz. Ajo kish qene per te nje burim i vertete frymezimi e nxitjeje. Vajza e tyre e vetme Kozeta kete vit mbaronte maturen.
    Jeta po behej e shtrenjte dhe parate nuk u dilnin per shume gjera. Qazimi here pas here sillte nga puna gozhda , vida e ndonje vegel te vogel dhe qe me vone i shiste tek tregu i shumices. Ne fakt kohet e fundit drejtuesit e firmes kishin filluar te dyshonin tek ai , por Qazimi perpiqej t'u mbushte mendjen se hajdutet ishin shtuar shume.
    Edhe Liljana ish perpjekur te hapte nja dy kurse anglishteje por nuk i kish ecur sepse ne disa raste nxenesit dinin me shume se ajo.
    Nje mbremje burre e grua ishin shtrire ne krevat dhe po diskutonin gjendjen e tyre te mjere. Ora sa kish kaluar tete e gjysmen e meqe s'kishin drita vendosen te shkonin ne shtrat se keshtu do kursenin dhe qirinjte. Nje shoqe e Liljanes qe kendonte ne korin e kishes i kish dhene asaj nje kuti me qirinj te holle , por edhe ato po mbaronin.
    Kozeta ne dhomen tjeter po bente sikur po mesonte duke shfletuar nje reviste mode.
    Qazimin e zuri gjumi, ndersa Liljana rrinte e veshtronte nga dritarja. Nje ide i erdhi ne mendje dhe e ekzaltuar i bie me berryl Qazimit duke i thene gjeta me duket, e gjeta !
    Qazimi --Cfare gjete moj se gati me hodhe ne toke !
    Liljana --Besoj se edhe hallet tona do marrin fund tani qe do fillojne te te persekutojne ty.
    Qazimi --Ti ke luajtur mendsh, ne shyqyr e hoqem qafe ate sistem ! Megjithse kameleontet jane akoma ne pushtet.
    Liljana --Po edhe ne ate duam se keshtu do na hapet rruga per emigrim ashtu si shume te tjereve. Se nuk mbeti njeri pa ikur, vetem ne te humburit dhe budallenjte kane mbetur! Po me degjo tani !
    Qazimi --He fole te shkreten se ty cfar' s'te pjell ajo mendje.
    Liljana -- Ne te dy ashtu si shumica e popullit ia themi per politike. Me kete rast edhe ti do ti futesh ketij profesioni per te bere dicka per vendin tend. Do shkruash nja dy - tre artikuj ne nje gazete te pavarur. Per artikujt do te te ndihmoj une. Pastaj do te bejme sikur ty te godasin e te plagosin. Ne me keto fakte shkojme ne disa ambasada dhe u tregojme se jeta jone eshte ne rrezik dheeee ...keshtu ato do na japin vizat si te perndjekur politike !
    Qazimi -- (mendohet ca) Hmm , e di qe nuk e ke keq ti. Vetem se nuk dua qe te me plagosin me arme !
    Liljana --Jo ,jo mos u bej merak. Do gjejme dicka me te lehte (dhe pastaj i thote me perkedheli: Eh mor Qazo , kjo demokracia s'eshte dhe aq e keqe sa kujtonim.
    Qazimi --Mire e the se na mesoi shume gjera po edhe aktore do na beje me duket. Po na eci ky plan vertet qe do dalin ne drite se edhe keshtu pa drita tere jeten nuk rrihet ( pastaj perfshihen na ca momente ... qe nuk po i shkruaj se do i censurojne ata te partise
    Pas rreth nje jave shfletimi revistash e gazetash cifti yna ka arritur te beje nje artikull te forte ku denohet politika e Qeverise dhe korrupsioni. Fatmiresisht botuesi i nje gazete te vogel ua pranon shkrimin se iu duk me vlere.
    Ne artikullin e dyte akuzonin rolin e qeverise ne krijimin e gjendjes se rende ekonomike dhe shtimin e papunesise.
    Artikullin e trete e bene bombe fare dhe u perqendruan ne te ardhmen e vendit, ku shpetimi do vinte nga nje levizje e gjere popullore ku bazen do e perbente rinia dhe ku do goditej fuqishem monopoli i figurave te vjetra ne politike.
    Keshtu pas nje muaji dhe tre artikujsh te botuar kishte ardhur koha qe Qazimi te goditej nga forcat e erreta. Qazimi e kundershtoi idene e te shoqes per t'i rene vetes me cekic. Edhe ideja per t'i rene murit me koke s'ishte gje se mos komshinjte kujtonin se ne shtepine e tyre kish plasur sherri. Kozeta shkon ne aneks dhe kthehet me nje tigan te madh e i thote te jatit : Merre kete o babi e mendo per te ardhmen tone qe te mos te te dridhet dora !
    Qazimi e falenderon te bijen dhe pasi mbyll syte qellon veten ne balle me te. Gervishtet pak dhe nje gunge fillon te formohet.
    Liljana --Pse keshtu rrihen politikanet tane , vetem me nje gunge??
    Qazimi -- (i bere me nerva ia jep asaj tiganin ) He na e trego ti pra !
    Liljana buzeqesh dhe i thote te mos trembet se do i dhembi pak. E godet fort dy here : ne balle e ne faqe. Qazimi uleret per nje sekonde dhe bie ne toke pa ndjenja. E shoqja dhe e bija nxitojne ta sjellin ne vehte, biles Liljana i fut edhe ca shpulla. Qazimi fillon e permendet.
    Liljana -- Te lumte se e perballove me sukses sulmin e atyre maskarenjve !
    Qazimi -- Si mendon sikur te te godasin edhe ty ata moj grua se keshtu do kemi dhe deshmitare e ngjarja na del me e besueshme .
    Liljana --(skuqet e frikesuar) Po mua pse do qe te me rrahin ata , se un jam dhe e dobet nga zemra.
    Kozeta --Po he mi mami se ke per te na prish planin !
    Qazimi --Nuk kam per ta perdor tiganin , por doren. He si thua ?
    Liljana --Mire po vetem nje here ama !
    Qazimi pohon me koke dhe i thote te behet gati. Shpulla ishte aq e forte sa Liljanes i bejne syte xixa dhe duke u rrotulluar si balerine bie ne divan duke mbajtur faqen me dore.
    Me aparat bejne disa fotografi te plageve. Qazimi te nesermen shkon dhe denoncon "sulmin banditesk" ne policine e zones.Ben disa kopjo te fotove dhe i fut ne menyre te barabarte ne tre zarfe te medhenj. Ne secilin zarf fut edhe nje leter shpjeguese per kete akt barbar , bashke me copat e prera te tre artikujve te botuar.
    Me pas Qazimi viziton ambasadat e tre shteteve : X, T dhe Z dhe u jep nga nje zarf seciles.
    Pas dy ditesh ambasada e shtetit X e fton per te marre vizat. Por familja jone nuk nxitohet dhe presin pergjigjet e tjera. Te pasnesermen ambasada e shtetit T i dergon nje leter ku i kerkonte me teper fakte.
    Me ne fund edhe ambasada e shtetit Z dergon nje zarf special. Ne te thuhej se Qazimi ish ftuar nga vete ambasadori per nje takim personal.
    Qazimi nuk e priste kurre kete por nuk mund ta refuzonte kerkesen.
    Ambasadori i beri nje pritje te ngrohte . E pyeti per shendetin e tij, te gruas e vajzes dhe per sulmin shtazarak qe i kishin bere. Nga mesi i bisedes ambasadori i tregoi se kishte marre informata mbi te kaluaren e tij. Qazimi filloi te djersinte keq dhe mendoi se me kaq e pat kjo pune.
    Cuditerisht ambasadori i tha se ai ishte njeriu i pershtatshem,(meqenese nuk ish i perlyer me te kaluaren komuniste), personi i duhur qe do vinte ne jete idete e artikujve qe kish botuar. I tha se atdheu i tij kish nevoje per nje nismetar qe do kryesonte kete levizje mbarekombetare.
    Se fundi ambasadori i rekomandoi qe te themelonte dhe nje parti si dhe i la ne dore nje cek me nje vlere te madhe per ta ndihmuar ne fillimet e kesaj ndermarrjeje te rendesishme.
    Qazimi nuk gjente dot fjale falenderimi per kete gjest kaq bujar dhe i premtoi se do punonte me gjithe shpirt per kete qellim kaq sublim.
    Pas takimit dy makina te blinduara e shoqeruan deri ne shtepi. Teksa po ngjiste shkallet e pallatit Qazimi filloi te kuptonte aventuren e madhe ku ish ngaterruar.
    Ne shtepi e shoqja dhe Kozeta mezi po e prisnin. Liljana i hap deren dhe i hidhet ne qafe.
    Qazimi i thote i merzitur e duket se e hengrem keq !
    Liljana -- C'thua keshtu, po c'te tha ai?
    Qazimi -- Do qe une te rri ketu e tu jap drejtim puneve. Po me dha dhe pare ama ( dhe ve cekun ne tavoline) Tani duhet te formojme dhe nje parti.
    Liljana -- te pakten per leke s'do vuajme me , po na u be lemsh fare kjo pune. Po fundja,fitimi i madh e ka edhe rrezikun te madh.
    Qazimi --C'na u desh kjo politike!Dhe ne kujtonim se kishim halle. Tani qe kemi rene vertet ne hall.
    Kozeta --Po edhe ne do te te ndihmojm' o ba, nuk te leme vetem.
    Liljana --Mire thote vajza. Ja une qe neser do filloj te mledh firma nga nxenesit e mi per partine tone. Edhe ti Kozeta merru firma shokeve te klases, kurse ti Qazo perpiqu me keta te lagjes dhe ata te tregut te shumices.
    Qazimi -Hajt per hajer na qofte pra se keshtu do e quajme : Partia e Hajrit !
    Pas 20 ditesh mblodhen firmat e nevojshme dhe partia u miratua ligjerisht.
    Reputacioni i Qazimit u shtua edhe me teper pas takimit te dyte qe pati me ambasadorin e shtetit Z.
    Mediat filluan te zienin nga kureshtja per kete yll te ri te politikes. Gazetaret filluan ta ndjekin kudo.
    Ndersa ne fillim simpatizantet e tij mezi mbushnin nje garazh makine , tani ata mbushnin gjysmen e pallatit te sportit (gjysmen tjeter e zinin kureshtaret).
    Partite kryesore filluan ta sulmonin ashper Partine e Hajrit pasi sipas tyre programi i saj nuk ndryshonte aspak nga ai i partive te tjera. Te gjitha partite u mblodhen ne nje koalicion qe nuk ishte pare ndonjehere dhe i vune emrin :"Shpresa e fundit"
    Gjithashtu Qazimi u akuzua si kontrabandist dhe se ai ishte pronari i vertete i firmes se huaj ku punonte me pare. Edhe ambasada X publikoi letren me fotot qe Qazimi kish derguar ca kohe me pare, ku kerkonte vize per te ikur. Por Qazo ish regjur tani me keto gjera dhe i hodhi poshte keto akuza duke i quajtur shpifje e inskenime.
    Partia e tij u rrit shume , po ashtu dhe mirqenia e tij. Tashme edhe ai kish makinen e vet me shofer , shtepi te re. Kozeten e dergoi jashte me studime .
    Partise se tij i vijne vazhdimisht nga jashte ftesa per konferenca e kongrese dhe me kete rast pothuaj i tere farefisi i tij shkoi ne diaspore si delegate e te ftuar qe nuk kthehen me. Por Qazua ndihmon edhe ata qe kane mundesi te paguajne per keto viza.
    Ai vete nuk do te shkoje me jashte.
    Flitet se partia e tij mund te fitoje edhe zgjedhjet e ardhshme .
    Po ju si thoni ?

    @madeos

  2. #2
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Njė tjetėr temė e bukur!

    Temė e marrė nga forumi i vjetėr.





    VIZITONI FORUMIN E RI - FORUMISHQIPTAR.COM
    Forumi Shqiptar
    > Humor Shqiptar!
    > Te flasesh me tituj filmash!

    << Prev Topic | Next Topic >>
    Author Comment
    denku3
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 5
    (1/5/02 10:18:56 am)
    Reply Te flasesh me tituj filmash!
    --------------------------------------------------------------------------------
    "Ata ishin kater".U nisen nje nate ne "Rrugicat qe kekonin diell".Arriten tek "Pallati 176".Aty u takuan "Te tetin ne bronx".E pyeten se ku ndodhej" Kapedani "ai ju pergjigj se ishte "Ball per balle" me "Njeriun me top".Kater trimat u nisen "Ne pyjet me bore ka jete" dhe takuan "Njeriun e mire" i cili i zgjati "Doren e ngrohte" dhe i mikpriti ne kasollen e tij.U nisen ne agim sepse "Skenderbeu" po i priste dhe ata ishin vone."Nentori i dyte" erdhi dhe ata ishin akoma ne udhetim."Era e ngrohte e thellesive" i ndihmoi ata te arrinin te takonin "Gjeneral Gramafonin",i cili ju tregoi nje "Perralle nga e kaluara".Gjate rruges trimat hasen dhe "Shtigje lufte".Po i kaluan pa deme te medha sepse ishin trima.Rruga kishte dhe aventurat e veta dhe nje nga ato ishte dhe "Zonja nga qyteti" e cila i kenaqi trimat me mikpritjen e saj.Pas pak kohe arriten te "Familja peshkatarit".I zoti i priti shume ngrohte duke ja shtruar me qumesht e sardele.Trimat u larguan te kenaqur dhe me forca te reja.
    Kaq per sot. Po patet qef vazhdojeni,por me nje kusht vetem filma shqiptare te futen ok?
    Pershendetje!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

    Belami
    Doganier Kakavije
    Posts: 350
    (1/5/02 1:26:51 pm)
    Reply Re: Te flasesh me tituj filmash!
    --------------------------------------------------------------------------------
    keshtu "Tomka dhe shoket e tij" vazhduan udhetimin deri "ne pyjet me bore ka jete" sepse u duhet te takoheshin patjeter me "Bacen e Gjetajve"."Balada e Kurbinit" patjeter duhet te kishte nje shpjegim dhe trimat tane duhet ta mernin vesh te verteten,u betuan "liri a vdekje".Pasi kaluan "malet me blerim mbuluar" ariten tek busti i "partizanit vogel Velo" dhe pine nga nje cigare.Megjithese se ishte nje "udhetim ne pranvere" era ishte pak e ftohte dhe filloi te erej,por "Flaka e maleve" u ngrohte zemrat dhe u printe rugen."Ne fillim te veres" kishin planifikuar qe te zbulonin "Murimin ne kala" prandaj "Balada e kurbinit " duhej mare vesh me pare. Ruga ishte e keqe dhe shpesh here hasnin ne "Prita" 1) qe gahtaret kishin ngritur,por as te gjithe ecnin me kujdes,bile dhe "Beni ecte vete".Gjithmone eshte "fillimi i veshtire" por do tja dalim mbane u dha Tomka zemer shokeve,eshte "toka jone" bura.Ruges kur kalonin takuan "nje djale dhe nje vajze" qe po shkonin tek "shpella e pirateve".Ishte Taulanti,po po ishte pikerisht "taulanti qe kerkonte nje moter"....


    1) Prita=njerez me maska

    Qefliu
    Anetar i ri
    Posts: 17
    (1/6/02 4:24:20 am)
    Reply Re: Te flasesh me tituj filmash!
    --------------------------------------------------------------------------------
    .....i cili kishte dale per te blere"Tela per violine",por nuk i kishte ecur se firma "Debatiku" ishte pushim ate dite.Dhe trimat ecnin e ecnin duke kaluar "Fushen e blerte, fushen e kuqe".Gjate rruges me ta u bashkua edhe "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i cili u tregoi per magjine e "Lulekuqeve mbi mure",duke ua bere kete ngjarje reale.Ata u menduan... "Perballimi" me realen eshte gjithmone eksitues.... Kete mendim ua forcoi edhe Deda, i cili u foli per "Rruget e bardha", te cilat te nxirrnin shkurt.Kur u nisen serisht per rruge, dielli ishte ne te perenduar.Ata ecnin dhe kur kthenin koken shikonin "Hijet qe mbeteshin pas"....

    vetem per
    Anetar i ri
    Posts: 18
    (1/7/02 8:08:52 am)
    Reply te flasesh me tituj filmash
    --------------------------------------------------------------------------------
    keshtu pra Tomi filloj rrugen me "Flutura ne GABINE TIME "
    ishte nje rruge e gjate dhe e ftohte deri sa arriten ne "MALET ME GJELBERIM MBULUAR " aty qendruan nje nate me "PARTIZANET" te neserme more rrugen me emrin "UTHA E SHKRONJAVE " ishte nje uthetim i gjate ku njeriu i mire tregoi historine "UNE TI DHE KASANDRA " bente fjale per nje vajze qe perpiqet te shpetoi nje djale te droguar ,pastaj papritur degjuam "TINGUJ HARRESE " Ishin melodi te mregullueshme te shkeputura nga "UNE E DUA EREN " KESHTU QE ...


    denku
    Anetar i ri
    Posts: 50
    (1/7/02 9:33:25 am)
    Reply vazhdim
    --------------------------------------------------------------------------------
    Trimat arriten te nje kasolle.Aty takuan nje trim me emer me te degjuar se te fortit e Tirones."Komisari i drites" i bujti trimat dhe i qerasi me dhalle.Pastaj ju tregoi se rruga qe kishin marre,ishte e veshtire."Kolonel Bunker" ja u kishte zene shtegun dhe atyre i duhej ta evitonin.Ata u nisen pa gdhire mire tek "Mesonjetorja"per te pyetur se si ta evitonin kete pengese.Nga ndertesa po degjohej "Apasionata" dhe tingujt e saj i stepen trimat.Ata kujtuan se po i binte "Borizani i cetes",por ja qe ishte nje kuartet i perbere nga "Heronjte e vigut" te shoqeruar nga orkestra filarmonike e degjuar"Njesiti gueril".Pasi u clodhen nen nje hije lisi,u nisen perseri dhe arriten tek nje vend qe quhej"Toke e pergjakur".Filloi nje shi i rrembyer dhe i hodhen "Gunat permbi tela"qe te thaheshin.Ndezen nga nje duhan tarabosh dhe pastaj rane ne nje gjume letargjik.Pas pak kohesh i coi nje bari nga gjumi dhe i kujtoi misionin qe kishin marre persiper.Trimat u cuan me vertik duke u shfajesuar se ishte "Nje vonese e vogel"
    Kaq per sot.To be continued???????????

    SuperShejtan
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 5
    (1/8/02 11:56:00 am)
    Reply ja njerzit qe nuk kane me ēa te merren!!!!
    --------------------------------------------------------------------------------
    hallall parazita!!!

    Qefliu
    Anetar i ri
    Posts: 18
    (1/8/02 4:17:56 pm)
    Reply Re: Te flasesh me tituj filmash!
    --------------------------------------------------------------------------------
    ....por bariu tundi koken i menduar duke i mbajtur syte perdhe. Dita eshte zvogeluar dhe shirat bejne te tyren,sepse tani eshte "Nentori i dyte" tha bariu .Dimri i gjate ju pret perpara.Ne jemi trima iu pergjegjen te gjithe njekohesisht.Do e vazhdojme udhen tone me kenge ne goje.Dhe filluan te kendojne.Bariu plak u perlot.Te me falni o trima per lotet por mu kujtua "Koncerti ne vitin '32", kur pashe per here te pare Cercizin dhe banden e tij....

    Dorna82
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 10
    (1/8/02 8:07:50 pm)
    Reply Re: ja njerzit qe nuk kane me ēa te merren!!!!
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ti supergricshejton po te kishe ndonje gje me frytdhenese per te bere ,s'do na kishe kthyer pergjigje. Apo ke deshire te gricesh dhe ta kerkon fiziku ndonje shpulle nga "Dora e ngrohte" imja.
    Shaka po bej megjithese kam frike se do ma marresh per terse sic more per ters dhe kete teme humori.



    denku
    Anetar i respektuar
    Posts: 51
    (1/8/02 8:42:39 pm)
    Reply vazhdim
    --------------------------------------------------------------------------------
    Pasi u ndane me bariun,trimat vazhduan me galop te shpejte.Rruges degjuan disa zhurma.U bene gati per sulm ,por njeri prej tyre i ndaloi.Mos tha ai se e njof kete djale.Ky eshte "Shoku yne Tili".Ata u afruan dhe e pyeten pse po qante dhe turfullonte.Ai ju tha se kishte shkuar tek "Prefekti" dhe ai i kishte thene se kishte "Nje baba teper",i cili kishte humbur nga "Gjuetia e fundit".Gjithashtu turfullonte se "Mimoza llastica" e kishte lene per nje tjeter.Trimave ju erdhi keq dhe i thaneajde me ne "Ne shtepine tone". do jetosh me ne me ca te kemi.Buke e kripe e zemer.Po me pare do nisemi te mbarojme misionin."Rruge te kaltra "na presin.Tili pasi u mendua pak ju tha se do shkonte me ata.Nuk i kishte ngelur gje tjeter,ishte kapur "Dy here mat".Keshtu trimat vazhduan udhetimin dhe arriten tek "Radiostacioni".Sipas njoftimeve te fundit"Rikonstruksioni" i rruges se fshatit kishte mbaruar,keshtu qe ata do ta kishin me te lehte.Po ja qe"Vdekja e kalit" te njerit prej trimave i detyroi te vonoheshin pak.Mos u merzit e ngushelluan shokun se ndodh"Edhe keshtu dhe ashtu".



    Qefliu
    Anetar i ri
    Posts: 19
    (1/9/02 4:04:45 am)
    Reply Re: Te flasesh me tituj filmash!
    --------------------------------------------------------------------------------
    ....por trimit ia ngrohu me shume zemren fjala e Vlashit i cili i premtoi se do i zinte nje kal tjeter sapo te arrinin te "Pylli i lirise".Te gjithe qeshen me fjalet e tija,sepse ishte pak i pire,dhe kur ti dilte pija nuk do mbante mend asgje.Por Vlashi i vendosur u betua dhe dha "Besen e kuqe".Dhe trimat ecnin e ecnin vazhdimisht.Por Tili ecte kokeulur dhe vazhdonte te mendonte per Mozen.Dora i shkonte here pes here te xhepi i xhinseve ku mbante "Gezhojen e vjeter", dhuraten qe Mimoza, ajo llastica ia kishte bere per 14 shkurt.Nje nga trimat i kujtoi atij se trimi nuk qan per nje lavatrice.Duke i zgjatur kutine e taraboshit ai filloi ti tregonte per "Tanen" te cilen shpresonte ta shihte vetem "Ne fillim te veres".Por Tili tundi koken dhe vazhdoi perpara duke peshperitur"Asgje nuk harrohet".Dhe rruga e trimave vazhdoi monotonisht, derisa "Telefoni i nje mengjesi" i beri "Keshilltaret" te mblidheshin koke me koke rreth zjarrit.Kishte ndodhur "Kryengritje ne pallat".Tani do i harronin ato kohera kur nen "Yjet e neteve te gjata" ia shtronin me dhalle,kenge e qyfyre deri ne te gdhire.Tani fillonin "Mengjeze lufte".Por dikush u kujtua se nuk mund te ktheheshi pa mbaruar misionin,se "Kur te xhirohej nje film" bemat dhe aventurat e tyre do tregoheshin fije e per pe dhe ata do beheshin te famshem.Me te famshem se ata "te fortit "qe permendi denku pak me lart.Te tere filluan te perserisnin bemat e tyre me ze te larte.Zhurma zgjoi me se fundi edhe Plakun Mere...

    rrushi2rrushi
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 1
    (1/9/02 10:40:10 am)
    Reply Re: Te flasesh me tituj filmash!
    --------------------------------------------------------------------------------
    ah c'u kenaqa. do kisha deshire te vazhdonja me tituj filmash po c'e do qe s'ka ngelur asnje gje me teper....megjithate do vazhdoj ta shtrydh trurin....peshendetje krijuesve!!!!

    denku
    Anetar i respektuar
    Posts: 52
    (1/9/02 8:34:37 pm)
    Reply Re: Te flasesh me tituj filmash!
    --------------------------------------------------------------------------------
    ...Zhurma zgjoi se fundi plakun Mere.................
    I cili,pasi pastroi fytin nga kolla e thate u ul me trimat dhe pasi i degjoi ju premtoi se do tu jepte kater nga djemte e vet.Tani trimat u bene "Tete persona plus" bashke me Tilin kuptohet.Tili nuk ja ndante syte dhomes ku ishte duke fjetur "Cifti i ri" dhe u perlot se ju kujtua e dashura e tij.trimat shaluan kuajt dhe u nisen rruges se namasgjase.Provuan te conin nje telegram por nuk ju eci.Pyeten postierin dhe ju tha se "Fijet qe priten" mezi i rregullonin.Do ti rregullojm ne thane trimat.Dhe po te jete nevoja dhe me pushke ne dore.Trimat arriten ne nje mejhane qe quhej "Flaka e maleve".Aty ja shtruan me raki ball kazani dhe me mish te pjekur."Te shoh ne sy" i tha njeri prej trimave Tilit,je bere tape.Ik bashke me Tunxhin te lidhesh kuajt dhe futja nje sy gjume,se veshtiresi te reja na presin neser.Trimat e tjere po degjonin kengetaren e mejhanes qe po kendonte "Bolero".Papritur...................


    kopetenti
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 2
    (1/9/02 8:54:20 pm)
    Reply vazhdon te plaku Mere
    --------------------------------------------------------------------------------
    ........i cili i mori llafet e trimave per " Tinguj lufte ", dhe pa e zgjatur shtriu doren drejt pushkes me gjalme qe e kishte dhurate nga " Djemte e Bato Gores ". Ndaaaaaal , kush kalon, trashi zerin plaku Mere per presion, po e uli pernjehere kur i erdhi pergjigja nga ana tjeter - jemi ne te rinjte e fshatit. Pasi i ftoi ne kasollen e tij dhe ua shtroi me pekmez thane dhe raki dushku , plaku Mere si qefli qe ishte i pyeti si me lezet se ku ishte " Shoqja nga fshati ". " Shoku yne Tili ", si kopil qe ishte e kuptoi ku i rrifte cekani dhe per ta provokuar i tha se ajo , e maskuar si baxhelle , e kishte nda menjen per ti futur ca " Plumba perandorit ", mu te " Krevati i perandorit " Ehhhh tha plaku Mere me vete, te heshtesh a " Te mos heshtesh " kjo eshte ceshtja , dhe pa e zgjatur filloi tu tregonte " Shokeve " se si " Kur hidheshin themelet " e kasolles se tij , ndersa njerezit e shtepise punonin si k*ra ai bashke me shoqen nga fshati ngrinin " Balonat " nga maja e " Mullarit qe vraponte " derisa " Kur zbardhi nje dite " i zbuluan dhe i mbyllen per dy dite te kulla e barit. Ato ishin dite te bukura , perfundoi ai, " Ditet qe sollen pranveren " ne jeten time prej fshatari.
    Trimat u pane sy me sy dhe thane me ze te ulet: Ikim sa pa filluar dhe ky me " Qortimet e vjeshtes " dhe u cuan me justifikimin se do takonin " Kostandinin dhe Doruntinen ". Bejini selam nga une - tha plaku Mere
    Selami i sat eme tha Tili neper dhembe Tili qe nga nervozizmi kishte filluar te kruante k*qet me te dyja duart.

    Qefliu
    Anetar i ri
    Posts: 20
    (1/10/02 1:38:16 am)
    Reply Re: Te flasesh me tituj filmash!
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nga ana tjeter edhe Plaku Mere zgerdhihej ne "Rrethin e kujteses" time keshtu ke per te mbete o Tili, me duar ne K(biiip)-censuruar.Rruges u kujtuan qe ti benin nje tel Kostandinit.Mbas pak u degjua sekretaria tel. e Kostes.Po c'ke bere keshtu o trim,ce ke kete nofke."Duaje emrin tend" o trim ishte mesazhi qe i lane."Thirrja" "Kush po vdes ne kembe"qe degjuan nga larg i beri te kthenin koken.Pasi veshtruan nje cope here rreth e rrotull iu drejtuan atij qe kishte dhene alarmin. Me ke e pe me ate me xham apo me ate pa xham o Beqo,- i thane.Po qe se e ke fjalen per ate qe eshte mbeshtetur te lisi,dije se nuk po vdes po po nxjerr dhallen e tepert qe ka pire.Nuk e dija o shokeni,une isha"Duke kerkuar 5 oreshin" e rojes te lista prapa lisit dhe e degjova qe po renkonte,- u justifikua Bequa.Epo qellon edhe kaps tjetri'- ia preu shkurt Tomka,ndersa me vete mendonte equa roje Bequa me "Detyre te posacme" puuuuuuuu....



    O Denku sikur po i afrohemi fundit me duket.Po tema eshte interesante dhe gjyhna te mbyllet kot.Si mendon sikur personazhet e filmave ti veme ne nje film fantastiko-shkencor tip "star trek-u".Me kete rast i bejme edhe nje nder edhe Kinostudios "Shqiperia e re" qe nuk realizoi asnjehere te pakten nje film fantastiko- shkencor.

    SuperShejtan
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 6
    (1/10/02 11:52:59 am)
    Reply per dorna 1882
    --------------------------------------------------------------------------------
    nuk ta marr per ters se e di qe kush te shan te do prandaj edhe una te dua fort aq fort sa me mire nuk po e shpreh dashurine time....

    ps: mos ma merr per ters!sha-ka bej!

    kopetenti
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 3
    (1/10/02 7:13:37 pm)
    Reply ......vazhdimi
    --------------------------------------------------------------------------------
    Bequa s'di te lidhe as ushkurin e brekeve e jo me te ruaje pulat bertiti Tomka i revoltuar, te ishte burre i mire ai nuk e kishte ndare " Nusja ", ajo " Montatorja " " Dimrin e fundit ". Jo mer lal se e ke gabim - i tha Tunxhi, ai ze " Ne cdo stine " nga nje dashnore te re, tashti do me kap " Cucen e maleve ", po ka frike nga " Komunistet " e lagjes se mos ja ngrejne ne mbledhje.
    Cme cani b*then me gjithe Beqon-thoshte Tili me vete. Ne " Ndergjegjen " e tij po zhvillohej nje " Duel i heshtur " ne lidhje me " Vendimin " qe kishte marre per te blere ne DVD filmin " Nusja dhe shtetrrethimi " Director's cut, po ja, keta " Te paftuarit " po ja ngateronim mendimet e po ja benin lemsh.
    Shpejt marsh ne rruge se boll u vonuam me filozofira, u degjua zeri kumbues i " Mysafirit " sic e therrisnin ne mes tyre xha Jahon per shkak te zakonit qe kishte te shkonte te te tjeret dhe tu zinte deren per te ngrene e pire qyl , ne rrjesht per nje qafira- vazhdoi ai. Ec e ec kur prrrrrrrrr u degjua nje zhurme si krisme e thate. Te gjithe e kthyen koken dhe pane me percmim per tek " I treti " nga fundi, Curr Beja. Kishte pjerdhur prape. Epo , buzeqeshi ai si i zene ne faj , meqe arritem tek " Lugina e pushkatareve " mendova ti pershendes me nje krisme.
    Nuk ja varen shume dhe vazhduan rrugen . Ai s'kishte qene i tille me perpara po qe kur e kishte zene nje " Shi ne plazh " para ca vjetesh e kishte humbur kontrollin e B*thes qe kishte dale per llogari me vete.
    Ndaloni trima te pushojme pak ne hijen e atij lisit prane atyre " Brazdave " -tha xha Jahoja qe po i behej shurra. Trimat ndaluan aty per aty se dhe ata nuk e kishin qejf marrshimin me shume se nje atak zemre dhe u shtrine perdhe si lopet. Prisni mor derra - uluriu xha Jaho - po " operacionin zjarri " e harruat? Kush do shkoje per shkarpa?
    Si gjithmone per shkarpa nisen Tunxhin. Sa te ndizej zjarri Coli , cuni i xha Lymit, mendoi te merrte nje sy gjume . Rregulloi me shpejtesi teritorin dhe pa e zgjatur u shtri kur papritur sec ndjeu nje ere te keqe. Pthuuuu shau me vete - paskam vene koken mbi *** te thate, dhe ne fshehtesi te plote i futi copat ne xhep duke pare me frike nga " Tomka dhe shoket e tij " se mos e kishin pare.Por Tomka nderkohe duke gerhitur si derr po shikonte ne enderr " Agimet e stines se madhe " . Kur papritur e pakujtuar.................

    Belami
    Doganier Kakavije
    Posts: 359
    (1/11/02 3:29:00 am)
    Reply Re: ......vazhdimi
    --------------------------------------------------------------------------------
    kur pa pritur e pa kujtuar "kapedani" nxori koburen dhe shtiu tre here ne ajer.A dal "Balle per balle" me Miss Albanian tha ose gjithe fashtin do ta shkoj ne satere."Ilegalet" e fshatit u hodhen ne aksion per te gjetur ndonje te bukur per plakun.
    "lidhur si fishek gjerdani" ata kerkuan shtepi me shtepi por s'gjeten gje,bile edhe "Mimoza llastica" kishte ikur nga frika.
    Ata moren rugen per tek "keshilltaret" e fshatit,por ata i priten me kembe te para dhe i derguan tek "njeriu i mire".
    Ky si i mire qe ishte u tha se e kishte zene "dy here mat" kapedanin me "zonjen nga qyteti",keshtu qe mbase ja hidhnin edhe kesaj here.
    ...........
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  3. #3
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Lightbulb Fjale te urta mbledhur lendinave !

    *Thone se kush gjen nje mik ka gjetur nje thesar ... dhe ai qe gjen nje thesar as qe pyet me per mikun !!!

    *Nje molle ne dite te largon mjekun nga ''syte" .Por po hengre ca hudhra te largohen te gjithe nga syte kembet !!!

    *Koha vepron si nje mesuese e madhe por fatkeqesisht i vret te gjithe nxenesit e saj .

    *Po te moren gruan , hakmarrja me e mire do jete t'ia lesh te ta marrin !!!

    *Grate(vajzat) kujtojne vetem burrat (djemte) qe i kane bere per te qeshur ; burrat (djemte) kujtojne vetem ato qe i kane bere per te qare !!!

    *Gjerat me te bukura ne jete o zgjasin pak, o jane ilegale apo te turpshme ose te bejne te shendoshesh !

    *Bota eshte e ndare ne : te keqinj e te mire. Te miret flene me mire naten , ndersa te keqinjte ia kalojne me mire gjate dites.

    *Ne jete ka gjera me te rendesishme sesa parate. Puna eshte se duhen leke apo dollare per ti blere !!!

    *U perpoqa ti mbysja problemet e mia ne alkol , por pasi u bera esull pashe se ato dinin te notonin !

    *Vajzat e mira shkojne ne parajse, ato te keqiat .. gjithandej !

    *Beqari eshte ai person qe nuk ka bere asnje gabim ne jeten e tij.

    *Mendoj prandaj jam beqar !

    *Mos e ler veten te te kape paniku ... vrapo me shpejt se ai !!!

    *Kush qesh ne fund... ka mendim te ngadalte.

    *Vajzat e mira jane ato qe mbajne ditare ... ato te keqiat nuk kane kohe !!!

    ***

  4. #4
    shume te lezetshme . Keni munguar tek humori (ne mos gaboj ish amadeos )

  5. #5
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Wink kripe vaj uthull e sheqer

    Me njohe nga targa he ? Nejse se vonojme ndonjehere por sic thote edhe shprehja : Po te mos ishte minuti i fundit nuk kishin per tu bere ndonjehere gjerat.

    - vazhdojme me aforizma te tjere mqs eshte teme e tille-


    *Burra e djem : shikohuni ne pasqyre e do kuptoni pse grate e vajzat ju puthin me syte e mbyllur fort !!!

    *Ajo ishte aq e shemtuar sa tek Miss Shemtia i dhane cmim ngushellimi !

    *Sikur grate te ishin gjera te mrekullueshme , edhe Zoti do ta kish nje.

    *Kur lind dielli ... fillojne dhe problemet (Konfuci)

    *Nuk e le kurre per neser nje pune qe mund ta mbaroj edhe pasneser.

    *Puna me pelqen e me mrekullon. Mund te rri e ta veshtroj i ulur me ore pa u lodhur.

    *Bjeri burise se makines nqs te pelqen paqja dhe qetesia.

    *Te gjithe genjejne por nuk ka shume rendesi mqs askush nuk degjon.

    *Nje nga misteret e perditshme eshte pyetja se si ka mundesi qe pasi ke ngrene 1 kile cokollata , shton ne peshe 3 kile ???

    *Do vij sonte te bej dashuri me ty nga ora 9. Po u vonova ti mos prit por fillo pa mua.

    *Nuk eshte se kam frike nga vdekja por ... thjesht nuk dua te ndodhem atje kur te me vije.

    *Gjithmone merr para borxh nga nje person pesimist se ai nuk shpreson se do t'ia kthesh !

  6. #6
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Thumbs up Leter dashnie ... dhe Lolita

    Leter zemre
    ( autor anonim )

    Jom tu nejt ke mullar't e Kurtit t'Zymes tem. Jom tu dredh i cinare dahon. Tina dro je tu bo koqen e gjumit ene s'je hiē n'hall per mu t'shkretin qi jom tu mshi lotet me monget e xhymlekut. Tina s'ke as idinė, as imonė, qi i gjeē pri dushmonit ishallah!
    Una t'ēova per shkesė Lemen e Cufit ene tina i kishe thone asajta per mu qi u' qekshem plak. E ku qekshėm plak u' mri lavire! U' hala s'i kom mush pesdhet vjeē! Kur hy hona Mevludit i mush. Kshu ka thone ene Laja Bonit, qi ka pjellė per i here me ijen teme.
    Tina i kishe thone asajta per mu qi Xhemoli s'ka i derhem shkolle. Una kom bo dy sene mejtep e i gjys' medresje per i here me Cufin e Hekės, mi!
    U' e di taljonēen flur. E kom msu kur kon' ardhe 'taljont ke kanoqet e mija. Po nuk zune bese, m'nigjo si kom per t'fol:
    Per il tuo amore io sono tuto hazėr me bo i duel me i asllon t'eger, me e kap per la qafa e me e perplas si qen per la terra. Ah, mio kuore, se m'u kon kput komēat e xhymlekut e non c'e njeri me m'i njit. La mia shpina e tuto zhul e non c'e njeri me ma fėrku. Le lėvere m'i ka la vllai qi mi dice perher: 'Perke non martohesh, sinjor Xhemoli? Martou me sinjora Kumrijen! Ajo ka molto kultur, parla taljonēe flur.

    Tirone, me 13 Kallnur 1935

  7. #7
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Thumbs up

    Hallet e Halle Qomiles
    ( autor anonim )


    E di, qi jini t'u bajte hallet e Shqypnise, po Halles i ka ra i halli modh.
    Kom hallin e cunit, se halli cunit osht halli Halles. Halla i ba hallin,
    hallit t'cunit. Ah, Halles, s'ju dane hallet ! Se hall kur jon te vegjel e hall kur jon te m'dhonj. Halli osht, se m'osht tret cuni, osht hollu e osht bo per t'i honger hallven. M'rri cuni me sy n'tavon. As ha e as pi.

    - Cere halli t'ka ra me t'keqen Halla ?

    - S'kom as i hall o Halle !

    - Qafsh Hallen! Kallxoi Halles, hallin qi ke, se Halles i prishet gjaku kur ju shef n'hall ?

    - Halle... kom ra n'dashni...

    - Hajer ishalla ! Kush osht ajo shefteli, qi ju bofte Halla kurbon ?

    - S'e di.

    - Si me s'e di ? Po kush t'a di po s'e dite ti ?

    - Po si ta di ? Un as e kom pa, as e kom taku.

    - Bir, i paska hik grenxa cunit ! I paskan met vetem mizat. Aqi gjo osht truni shkrete... dy miza e i grenxe. T'hiken grenxa...e t'sillen mizat qark e qark.

    - Filloi me m'u sille dynjoja perqark halle.

    - A t'boj i kafe, me t'keqen Halla ?

    - ...

    - A t'i hudh sheqer a ta lej zeher ?

    - Zeher leje, zeher.

    - Po pse i shti vetes kaq zeher, s'e ma zeherose zemren o sheqeri Halles !
    Po c'qeka ajo goce, pa emen e pa surrat ? I kisha vu mene una, kur fillo tina me fol per lule e per trondafila... s'ke gjo n'terezi. Sa t'keqe e ke ket sevda, mi Halle ! E kini per rrace. Kallxoi Halles, ku e ke pa, se po m'shti n'dhe per z'gjalli !

    - N'internet.

    - Estrafkulla!!! Po cere bo ajo aqe ?

    - Shkru.

    - Po cere t'thote, mi Halle ?

    - Nuk m'thote gjo, se ajo shkru per t'gjthe.

    - Po me cere llagapi shkru, qi e shkrofsha ke t'shumtit, jarebi !

    - LA0003 !

    - Aaaaaaaa, qyqja!qyqja!qyqja!.... qeka...Laje Allamoni, ke kati trete !!! Po c'te paska cu ty ke Laja, shtedhete e ca vjece, qi te cofsha atje ku s'thuhet !

    - Mahu mi gru ! Ti t'a dhjet fare ! Kom faj un, qi flas me ty . Laje
    Allamoni ? Jo po, Lije Aslloni... Ate mund t'a qujne Lolita. Lolita, drite e jetes sime, zjarr i veshkave te mia. Mekati im, shpirti im. Lo-li-ta : maja e gjuhes ben tre kercime te vogla pergjate qiellzes per t'u goditur tre here tek dhembet. Lo.Li.Ta.
    Lolita, lumiere de ma vie, feu de mes reins....

    - Bireeeeeeeee, filloi me fol turce ! Po m'hiken cuni ! Ah, mi Bedrije, mi motra ime! Ka ardhe qometi. Vetem uji i zi ka met pa dale. Kush e shpifi ket 'ternet qi terboi dynjone? Kina pas qene ene ne t'reja, po, jo kshu ! Vite behari, dilshim n'bahce, e kenojshim konget e Suf Myzyrit :

    "Erdh pranvera me jeshile
    C'i rash bahces per midis
    Keputa nji trandafile
    T'a dhosh ty per kujtim."

    Kishte lezet shpirti! Vite ajo ere trandafilash, qi te mushte krahanurin. Po k'to t'sotmit rri mylle e shofin onrra n'televizort mi moter . E bine n'dashni me numrat. Zoti i rujte !
    Ju do halla fort, kush e njef prej jush ate LA0003, t'me coje haber, se po m'hiken cuni duresh. Se paska halle e halle.


    Selom
    teto Camilla
    (Kom vu ate emnin qi vej per listat e shqyptarve, pranej mos ja kallxoni dynjose).

  8. #8
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Thumbs up Perzierje e paster (99%)

    Ilaci i duhur

    Genci kish pak kohe qe kish filluar pune ne nje farmaci, si ndihmes. Mqs farmacia ishte e madhe ai e kish te veshtire te gjente ilacet e kerkuara dhe nganjehere u jepte klienteve ilace te tjera.
    Nje dite pronari e keshilloi se do ta pushonte nga puna po ta bente kete perseri pasi njerezit ishin ankuar.
    Me vone futet ne farmaci nje burre qe nuk pushonte se kollituri dhe kerkon shurupin me te forte pasi po e mbyste kolla. Genci perseri nuk po i gjente dot shurupet dhe i dha atij nje ilac tjeter duke e porositur qe ta pinte te gjithe shishen menjehere. Burri e piu ne vend dhe u skuq e nuk po levizte nga dera e farmacise. Pronari e pa kete dhe e pyet Gencin se c'ndodhi.
    Genci i thote : Ja sa sherova njerin .Me kerkoi shurup, un i dhashe laksativ (ilac qe te sjell diare) dhe tani ai miku pushoi se s'ja mban qe te kollitet me !



    *********


    Meraku i babait

    Nje burre shkoi per tu vizituar tek doktori i shoqeruar edhe nga djali i tij. Ne fund doktori i tha se ishte me kancer dhe se i kishte ditet e numeruara.
    Pas vizites babai i thote djalit qe te shkojne te pijne per here te fundit tek klubi i lagjes. Aty i jati takon edhe shoket e vet dhe u thote se se shpejti do vdiste pasi ishte me SIDE. Me vone djali e pyet : Po pse i genjeve shoket e tu , ti po vdes nga kanceri, jo nga Sida !
    I jati i thote : Ke te drejte mor bir, po un nuk dua qe ata te shkojne me nenen tende ne krevat kur te iki une !




    *********


    Si mbahen paster pasqyrat

    Drejtori i nje shkolle kishte marre ankesa nga patruesja se ne banjon e vajzave pasqyrat te mbushura vazhdimisht me shenja buzekuqi (vajzat pasi lyenin buzet puthnin edhe pasqyren per sport).
    Drejtori i inatosur shkon e merr disa vajza dhe i con tek banjo dhe i thote pastrueses tu tregoje se si i pastronte ajo pasqyrat.
    Pastruesja mori nje lecke e zhyti ne sifonin e WC dhe filloi te laje pasqyrat.
    Qe nga ajo dite nuk u gjeten me forma buzesh me buzekuq ne pasqyra.




    ***********


    3 fjale & 100 dollare

    Nje burre i veshur me rroba te shtrenjta e unaza floriri po pinte nje teke prane banakut.
    Nje vajze simpatike i afrohet dhe i thote se per 100 dollare ajo do bente gjithcka per te, por me nje kusht : qe t'ia thoshte vetem me tre fjale.
    Burri i mendua pak , e veshtroi me dashuri dhe i zgjati nje bankenote 100 dollarshe duke i thene : Me lyej shtepine !




    ************

    Burrri

    Nje dite Zoti urdheroi gjithe burrat qe te viheshin ne dy rreshta : ne te parin do rreshtoheshin ata qe urdheroheshin nga grate , ne te dytin ata qe urdheronin grate.
    Me vone u pa se te gjithe burrat ishin ne rreshtin e pare , por nje prej tyre ama ndodhej ne rreshtin e dyte.
    Zoti i shau burrat e tjere dhe pyeti ate qe ishte ne rreshtin e dyte: Te lumte, po na thuaj se si ia bere qe arrite te jesh i vetmi ne kete rresht ?
    Ai i tha : Ku di gje une , gruja ime me tha qe te rri ktu !




    **************

    Deshira e fundit

    Nje avion pasagjeresh pesoi defekt ne te dy motorat dhe piloti i njoftoi se avioni do perplasej .Plasi paniku ne bord dhe njerezit filluan te bertisnin. Nje grua uleret dhe thote :Nuk duroj dot me ! A ka ketu ndonje burre qe do me beje te ndihem vertet e lumtur per here te fundit?
    Nje djale i ri e i gjate i afrohet. Zberthen kemishen , (asaj i mbesin syte tek muskujt e tij) dhe ia jep asaj ne dore duke i thene :
    Na ,ma hekuros pak !




    *************

    Dhendrri

    Nje vajze e vogel me te emen po ndiqnin nje ceremoni martese. Vajza pyet :Mami pse nusja eshte veshur me te bardha? E ema i thote : po se eshte dita me e bukur e saj.
    Pastaj vajza pyet perseri : Po dhendrri pse eshte veshur me te zeza?
    E ema ... nuk pergjigjet.




    *************

    Genjeshtra

    Nje burre i thote shokut te tij : Gruan time e kam genjeshtare te madhe ! Shoku e pyet : Po pse kshu? Burri ia kthen: Po ja mbreme e pyeta se pse nuk erdhe ne shtepi? Me tha se kishte qene nga e motra dhe kish fjetur andej !
    Shoku i habitur pyet : "Po edhe ?"
    Burri i thote : Po puna eshte se une fjeta vete me te motren mbreme dhe ajo nuk ishte fare aty !




    ****************

    Lypesi

    Nje grua ishte ulur ne stolin e nje parku. Pas pak ajo vendosi te shtrihen ne stol e te pushonte. Menjehere afrohet nje lypes dhe i thote : He moj e dashur , si thua a shkojme per nje xhiro bashke?
    Gruaja inatoset dhe i thote : Pse nga ato me kujton ti mua?
    Lypesi ia kthen: Po pse je shtrire ne krevatin tim pra ???




    ***************

    Emancipimi

    Nje gazetar kish bere nje artikull per grate e shtetit te Kuvajtit disa vite para luftes se Gjirit Persik. Ai kish vene re se grate ecnin nja 2-3 metra PAS burrave.
    Pasi kjo lufte mbaroi (dmth pasi ushtria e Sadamit u terhoq ) gazetari shkoi ne Kuvajt perseri per te bere nje artikull tjeter per gjendjen e grave.
    Ai u habit nga emancipimi i shpejte qe kish ndodhur ne kete vend pasi vuri re se tani grate ecnin 2-3 metra PARA burrave.
    Per kete pyeti nje grua se cfare e kishte ndihmuar kete proces?
    Gruaja i tha : Minat e kembesorise qe jane gjithandej !!!




    ***********************

    Pijaneci

    Nje pijanec doli nga klubi dhe hipi ne makinen e tij. Kur po behej gati te ndizte makinen , i afrohet nje plak dhe i kerkon nje cigare. Pijaneci ia jep dhe pastaj ndez makinen dhe e fut ne marsh.
    Pas nja 5 minutash sheh se po ai plak i troket ne dritare nderkohe qe kilometrazhi shenonte 80 km ne ore.
    Pijaneci habitet dhe pa e hequr kemben nga pedali i gazit ul xhamin e deres dhe e pyet : Po tani cfare do more plak???
    Plaku i thote : A do qe te ndihmoj te nxjerresh makinen nga balta se e bere grope vendin !!!


    *****************

    Ngaterrimi

    Nje djalosh adoleshent qe i kish lyer floket me disa lloj ngjyrash i thote me inat nje burri ne moshe te mesme : Po ti pse me shikon ashtu he?
    Burri ia kthen : Kujtova se mos je djali im !
    Djaloshi : E pse kshu?
    Burri : Se kur isha dhe une i ri , e kisha zakon te beja gjera te cmendura. Nje here bera dashuri me nje papagalle e thashe mos ndoshta ti ishe fryti i asaj dashurie !!!



    ***************

    Taksisti i zgjuar

    Dy taksiste takohen dhe njeri e pyet tjetrin : Po ti pse e ke lyer njeren ane te vetures me ngjyre blu, kurse anen tjeter te verdhe ?
    Tjetri ia kthen : Po me ndihmon kur bej ndonje aksident . Vec kur ti shohesh deshmitaret qe vijne ne gjyq se si zihen me njeri-tjetrin !



    ******************


    Burre i lumtur

    Nje grua vjen ne shtepi me vrap dhe i therret te shoqit : Hej fitova llotarine e madhe me ate bileten qe kisha blere , prandaj bej gati plackat !
    I shoqi u gezua shume e kujtoi se tani do shkonin per pushime dhe i thote : Po cfare plackash te bej gati , ato per plazh apo ato per mal ?
    Gruaja : As qe me behet vone fare , merr cfare plackash te duash dhe mu zhduk nga shtepia !!!


    ***

  9. #9
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    Exclamation

    Per njerezit e Drejtesise


    Njeri shkoi ne 1 dyqan per te blere tru njeriu. Pyet shitesin:
    Sa kushton 1 kile tru inxhinieri?
    shitesi-- 3 dollare kilja !
    Po 1 kile tru doktori?
    shitesi -- 4 dollare kilja.
    Po 1 kile tru avokati?
    shitesi -- 100 dollare !!!
    Pse kaq shume?
    shitesi --Po a e di ti se sa avokate duhet te vrasesh qe te mbledhesh 1 kile nga trute e tyre ???


    ******************


    Nje vajze e vogel po ecte me te emen ne varreza dhe vajza e pyet : Mami a varrosin ketu 2 njerez ne 1 varr?
    E ema : Sigurisht qe jo, po pse thua keshtu?
    Vajza : Po ja tek ai varri aty shkruan : ketu prehet nje avokat dhe nje njeri i ndershem !


    ****************


    Nje avokat doli nga klubi dhe pa nje burre qe po hante bar. E pyeti : Po pse han bar more?
    burri : po se s'kam pare per ushqime !
    avokati : mire pra eja me mua ne makinen time !
    burri : po une kam dhe gruan me 3 femije aty tek ato shkurret ?
    avokati : Merri dhe ato me vete !
    Pasi ecen me makine per ca minuta burri i varfer e falenderoi nga zemra avokatin per kete te mire qe po i bente.
    avokati i thote : Jo mer mik, po un te mora se me eshte bere bari gjysem metri ne oborrin e shtepise !!!



    *****************


    Nje avokat i ri donte qe te bente pershtypje te mire tek klientet qe i hynin ne zyren e tij te re, duke u dukur se ishte avokat shume i kerkuar.
    Kur sheh se 1 burre po i afrohej zyres se tij , ai merr telefonin dhe ben sikur po fliste me nje klient : Oh zoteri jam shum i zene me ceshtje te tjera dhe do me duhet nja 1 muaj qe te shqyrtoj ceshtjen tende- dhe e ul receptorin.
    Pastaj kthehet nga burri qe po qendronte para tij: Po c'mund te bej per ju ?
    burri : un jam tekniku i telefonit dhe kam ardhur te te lidh telefonin !


    **************


    Nje grua po i thoshte nje avokati : Nuk e di se si te falenderoj qe me shpetove nga ai problem pronesie qe kisha ?
    Avokati : Qe kur fenikasit shpiken parane ky problemi yt ka vetem nje pergjigje !



    ******************


    Plaku i vitit te ri, zana e maleve dhe nje avokat i ndershem ishin bere tape dhe po ecnin ne rruge . Shohin se para tyre gjendej nje kartmonedhe 50 dollareshe .
    Si thoni ju kush e merr i pari 50 dollarshin ???

    --Asnjeri, sepse te tre jane figura mitologjike !



    ********************


    Qeni i 1 avokati ish zgjidhur nga zinxhiret dhe futet ne dyqanin e 1 kasapi dhe i merr atij nga banaku 1 cope te madhe mishi.
    Kasapi shkon tek shtepia e avokatit dhe i thote :
    Nqs qeni i dikujt me merr mua nje cope mish, a kam un te drejte t'i kerkoj leket pronarit te qenit ?
    Avokati : Sigurisht qe ke !
    kasapi : E pra ti me detyrohesh 5 dollare per ate copen e mishit qe qeni jot me mori.
    Avokati ia jep 5 dollareshin dhe te nesermen i con nje leter ku i kerkonte 20 dollare per keshillen qe i kish dhene per te zgjidhur problemin e tij .



    *****************


    Djali i nje avokati donte te vazhdonte traditen e te atit dhe pasi mbaroi fakultetin filloi pune si avokat.
    Ne fund te dites se pare te punes i telefonin te atin ne shtepi : Hej sot zgjidha ate ceshtjen per te cilen ti kishe 10 vjet qe punoje !
    I jati : C'ke bere mor idiot, po ajo ceshtje na ka mbajtur me buke per 10 vjet !



    ****************


    Nje dite pasi ishte dhene vendimi per klientin e tij, nje avokat vrapon ne zyren e ghykatesit dhe i thote : Dua qe te rihapesh kete ceshtje , pasi gjeta fakte te reja qe do ndihmojne shume klientin tim !
    Gjjykatesi : po cfare faktesh ke gjetur ?
    Avokati : Sot mora vesh se klienti im ka edhe 10,000 dollare te tjera ne banke !!!



    *******************


    Nje person merr ne telefon nje zyre avokatie dhe kerkon avokatin Smith.
    Sekretarja i thote se avokati kish vdekur para nje muaji.
    Me vone nje tjeter telefonate qe pyeste per avokatin dhe sekretarja thote se ai kish vdekur.
    Te nesermen po ky person merr dhe pyet per avokatin dhe sekretarja e merzitur i thote : Zoteri te kam thene 100 here se avokati ka vdekur !
    Personi :E di moj e di, po vetem se kam qejf kur e degjoj te ma thone !!!



    *-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*


    --Cili eshte ndryshimi mes nje avokati dhe nje prostitute ?
    -- Rrobat !

    *******************

    --Si e kupton se perjashta ben vertet ftohte ?
    --Kur sheh nje avokat qe i ka futur duart tek xhepat e tij !

    *******************

    --C'ndryshim ka mes nje vampiri e nje avokati ?
    -- Vampiri thith gjak vetem naten !

    *******************
    --Si e kupton se nje avokat po te genjen ?
    --Kur e sheh se buzet e tij po levizin !

  10. #10
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Shen Valentini


    Nje grua po i thoshte nje shoqes se vet :
    Vitin qe kaloi burri im me solli per Shen Valentin nje unaze qe e ndryshon ngjyren sipas gjendjes time shpirterore . Dmth kur un ndjehem e lumtur unaza kthehet ne ngjyre jeshile.
    Kur un jam e nevrikosur, unaze le nje shenje te kuqe ne ballin e tij !



    **************


    Gruaja u zgjua ne mes te nates nga nje zhurme : i shoqi po qante ne aneks duke pire nje shishe birre .
    C'ke -i tha ajo? - pse qan?
    Burri i thote : Te kujtohet si sot para 20 vjetesh kur babai jot na kapi duke bere dashuri ?
    Po - tha ajo.
    Ai vazhdoi : Dhe me tha me 1 cifte ne dore : O martohu me vajzen time ose do te te fus ne burg per 20 vjet !
    Po - tha ajo
    E PRA - tha ai- SOT DO ISHTE DITA QE DO KISHA DALE NGA BURGU ! ....



    **********


    Nje cift kishin dale per pazar dhe e shoqja i thote : Duhet t'i blejme dicka edhe mamit tim per shen valentin se ajo ka mbetur e vetme !
    Burri ia kthen :Po cfare pelqen ajo?
    Gruaja : Gjera elektrike ne pergjithsi .
    Burri : Ti blejme 1 karrige pra !!!


    ***

  11. #11
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Amerika osht ... nji ... driim

    (pjesė e sjellė nga denku)


    Qi thoni ju, o milet, qi s'that' gjo hiē, para ca vejtsh m'erdh'
    Lefi Xhep Kallushit m'shpi ene m'tho:

    - Sefero, ja t'shkojm' t'bojme dakumentat per llotarine amerikone!

    - Hik, o Lefo, - i thosh, - se Seferi nuk vi n'Amerike. Sa t'laje
    halet e amerikon've, mo mire po vazhdoj e po laj halet ke Kinemo
    "Partizoni", qi i kom la gjithe jeten. Zot shyqyr, neshti nuk ka as Kamitet Ekzekutiv, as kapterr Maksut qi t'm cojn shkrese me m'transferu "ku t'kete nevoje atdheu", me i llaf, "pri ihalje, m'halet qeter".

    -Po pse, o Sefero! Atyne robve aqe n'Amerike ene halet i vin' era
    livonde, - u munojte me me mush menien Lefi. Mirpo una s'e ngjova, ene nuk shkova me i bo letrat.

    Kaloi viti ene Lefit i dul llotaria. Mur gjith' robt' e shpise ene shkoi
    m'Amerike. Me thone t'drejten, i heci shume, se ene aqe m'Amerike filloi pune m'zanot t'vet. Do thoni ju "cere zanoti"!
    Po Lefi ka pas shit qofte me i dyqon t'bukur ke Rruga Kavajes !!!
    Neshti puno ke McDonlads me i lagje jevgjish n'Amerike. Mei
    llafe qoftexhi ishte, qoftexhi njeli. Mirpo kaqi nuk i shiste mo qofte
    cunve e gocve ke Rruga Kavajes, po jevgjve t'Amerikes, i hypi tongerlliku Lefit.
    Sidomos kur mur ene icik' "grin ****" a "grin ****" a ēere i thone asaj "green..."... "GREEN CARD"! Ho, se e gjeta! Kur Lefi mur ene "green card", i hyni vetja m'qef ene i rrejti menia se u bo amerikon. Qysh pri asaj dite, Lefi s'folte mo shqip.
    Kishte pas msu anglisht pri jevgjve, qi i shet buke e qofte, ene italisht pri ca muhaxhirve qi kon' shku m'Amerike e rrine ke lagjja Lefit. Kshuqi Lefi folte vec anglisht e italisht. Bile ene letrat Cajes, dashnores qi ka pas' m'Tirone, ia cojte m'anglisht e m'italisht. Vreni se cere i ka pas shkru ke letra funit:

    "My dear amore mio, Caje! Jom tu ta write questa lettera pri Far
    Westit lotano-lontano ene m'English, ene m'italiano..."

    Kur erdh' para i muji m'Tirone e m'takoi mu, m'tho:

    -Hello, Xhefri!

    -U, helli t'gjegtė e t'perveloftė, o Lefo! Cere Xhaferri, mre!
    Harrove qi e kom emrin Sefer e? Kaq shpejt harrohet shoqnia vjeter? Apo neshti qi ke fillu me i shit buk' e qofte jevgjve t'Amerikes lejohet me e bo Seferin Xhaferr!
    Tobe tobe, - i thosh, ene desha me e mor m'qafe e me e puth, se
    m'kishte mor molli, po ai s'mlo me e more m'qafe. M'kapi doren, ma boni grusht, ma perplasi m'grusht' t'vet ene masnej m'qiti gishtin e modh ene ma tuni tu m'thone:
    "Oqej, oqej!"

    -U te hekte mortja, o Lefo! Pse, me! Per kto gjona shkove hone
    m'Amerike tina e? Jo, me, po shyqyr qi s'paskom ardhe, se paskom pas per t'u bo ene una rrote kaishi si puna tate! Lefi qeshi, ene shkuni i dahon t'gjate bojkav, qi i thojte "puro", po qi mu m'vite me i thone "shurro", se ashtu ere majte, ene m'tho:

    -Eh, Xhefri, Xhefri! Uėrlld ka nryshu molto, Xhefri! Amerika osht...
    osht nji "driim"!

    -Hej ty Zoti t'dhonte hidajet e t'i prufte m'vent' ment' e kaptines,
    - i thosh!

    -Psss! "Zoti"! C'jon ktoo... mbeturina fetare, - m'tho, - nuk je
    n'korrent t'luftes qi po bojn dhi junajtid stejts kunder terrorizmit? Mos uont tu sej edhe ti mi se je fondamentalist?

    -Me morsh t'ligat, o Lefo, - i thosh, - se qeke bo ene pa din e pa
    imon, qi i gjeē pri dushmonit, ja Rabbi!

    -Ah, Xhefri, Xhefri! Uėrlld hec perpara, uėrlld! Nuk rri m'sejm
    pllejs!

    -Miro, o Lefo mire, po kur t'vi exheli ene ta kesh Azrailin ke
    kaptina, ke per ta mor vesh se sa para ka hec ky "uėrlldi" tat! At'here ke per ta msu se qefini nuk ka xhep ene se sa i duhen imoni e njerzilliku, nuk i duhen robit as paret e qofteve, as ato kllufat pri llastiku qi ju i thoni "kondom" ene qi kujtoni se e kon cu perpara dynjollikun! Se i here vakti, qi s'kishim klluf llastiku, kishim pas njel mrapa ne!
    Mirpo Lefi nuk m'nigjoi. U ul e piu i kaka-kolė me mu, se kaven turke nuk e pelqejte mo, ene mas dy ditsh i hypi tajares ene shkoi n'Amerike prap' me shit qofte.

    S'kishin kalu as tri dit' masi hiku, kur murem vesh se Lefin na e
    kishte perplas maqina ene na e kishte lone sakat. Neshti s'un shesi mo qofte, po e shetit gruja me karrige me rrota, se s'ka as pare me e ble karrigen me alitrik, qi t'heci vete. E mura
    m'telefon zavallin, se e kina cunin tone, ene desha me i uru
    kryshnosh.
    Ksaj rradhe e kishte harru anglishten Lefi.
    -Ah, mer Sefer, si kom msu, - m'tha. -Shyqyr qi paske beshtu, po mos u seklldis, se ka ene mo keq, - i thosh.


    ---

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •